(Okelio e shtrirë
në dy faqe) Për herë të parë, nga arkivi
i OKLL zbardhet një raport i krerëve të saj për Mbretin Zog, lidhur me
zhvillimet në Shqipëri gjatë LDB
(Titull i shtrirë
në dy faqe) Kupi: U larguam nga Shqipëria
për të mos dëmtuar planet e Aleatëve dhe për të shmangur vëllavrasjen
(Nëntitull në një
faqe) OKLL ofron një këndvështrim dhe një
version tjetër të zhvillimeve politiko-ushtarake gjatë LDB, krejt të ndryshëm
nga ai i historiografisë zyrtare komuniste
(Somario e
bolduar, në krye të tekstit)
Me anë
të një raporti daktilografik për Mbretin Zog, asokohe në Londër, të shkruar nga
Kajro në 31 faqe, e që mban datën 2 Gusht 1945, Kryetari, major Abaz Kupi dhe
Sekr. i Përgjithshëm i OKLL, Prof. Gaqo Gogo, na japin një pasqyrë tejet
interesante të rezistencës antifashiste dhe zhvillimeve kryesore politike e
ushtarake në Shqipëri gjatë periudhës Prill 39 - Nëntor 44.
Qartësia
e mendimit, gjuha e shkruar bukur dhe tejet e figurshme, ngjyresat emotive në përshkrimin
e zhvillimeve, punës konkrete dhe qëndrimeve politike të OKLL, shënojnë një
kulmim të publicistikës epistolare dhe koncepsionit filozofik e politik të njërës
nga tre partitë që përfaqësuan dhe dominuan jetën politike në Shqipëri gjatë
LDB.
Pavarësisht
tonit patetik atdhetar dhe panegjirikës në argumentimin e kontributeve të OKLL,
autorët e raportit nuk kanë mundur të shmangin narrativën tragjike të humbjes së
nacionalistëve legalistë e ballistë, si një sagë deterministe e së Djathtës
historike e djegur në flakët e luftës civile dhe tradhtisë sllavokomuniste.
Me
penelata të holla e mjeshtërore, pavarësisht vetëpranimit të ndikimit të fortë
britanik mbi OKLL dhe krerët e saj, Kupi dhe Gogo e kanë shprehur megjithatë surprizimin
për qëndrimet e papritura prej tyre të Londrës zyrtare lidhur me pozicionimet,
raportin e forcave dhe fatet e faktorëve politiko-ushtarakë në Shqipëri. Qëndrime
këto që, megjithë kritikat publike për komunistët e Ballkanit, (të cilët sipas
Londrës armët dhe fuqitë po i përdornin për qëllime të marrjes së pushtetit), si
aleatë lufte nuk këmbëngulën fort dhe nuk arritën të ndalojnë luftën civile në
Shqipëri.
Raporti
është dëshmi e fortë e faktit se, pas rezistencës me armë në datat 7, 8 dhe 9
Prill, rezistenca antifashiste e mëtejshme ishte spontane, e vetorganizuar, pak
e ndikuar politikisht dhe thellësisht atdhetare. Pohim ky i tërthortë i të vërtetës
se PKSH dhe sllavokomunistët shtrembëruan, falsifikuan dhe përvetësuan luftën
dhe gjakun e antifashistëve shqiptarë duke glorifikuar një historiografi të
rreme, me të cilat justifikuan dhe motivojnë, dje dhe sot, pushtetmarrjen e përgjakshme
dhe luftën e paskrupullt për pushtet në pluralizëm.
Ky material shënon një pasurim të
vizionit politik të njërës nga partitë e traditës historike, duke dëshmuar njëkohësisht
epërsinë teorike e konceptuale të nacionalistëve mbi komunistët në raport me
Çështjen Kombëtare, epërsi e pranuar edhe nga kryetari i asokohshëm i PKSH, M.
Popoviçi, në letrat dërguar Titos.
Përgatiti
Sulejman GJANA
Kryetar i PLL
M
a d h e r i!
Po paraqitim pershkrimin e veprimtarise se Levizjes s’one.
Qendresa ne Shqiperi nuk ka qene vetem e nje Partije,
ose e nje rryme politike. Nuk ka perfaqesuar vetem nje ideollogji, ose vetem
nje shkolle fillosofike, ose vetem nje klase shoqerore.
Do te perpiqemi ne punen t’one te pershkruajme klimen
materiale, psikollogjike e morale, ne gjirin e se ciles u zhvillua beteja e
Levizjes s’one kunder armikut dhe kunder nje qeverie te njerezve te besuar nga
armiku.
Deshira jone eshte te tregojme se qendresa nuk eshte
vetem nje veprimtari e nje pakice njerezish trima, besnike, idealiste dhe
entusiaste, por edhe qendrimi i pjekur i shumices se shqiptareve.
Jashte Shqiperise nuk dime nese eshte formuar besimi i
plote mbi qendresen tone, ndaj kuptimi i duhur i qendreses se vertete eshte se
Levizja e jone qendresen e vet nuk e ka bere vetem me anen e mitralozit nder
duart. Kjo ka qene vetem forma e saj luftuese dhe ka marre me mijra pamje te tjera
qe do te perpiqemi t’i pershkruajme.
Ndermjet qendreses heroike te luftetarit te ri qe
plotson misjone te rrezikshme dhe atij shqiptari me pak dynamik ose me te
vjeter, e qe i kundershton Tiranes kuislinge, italjanit dhe gjermanit me nje
lloj qendrese morale, pasive, kokfortesi, ndodhen shume shkallzime vlerash me
rendesi.
Sido qe te jete gjith keta burra me merita te ndryshme
jane te frymezuar me bindjen e plote per fitoren, me vullnetin e mire per te
mekembur Shqiperine, me te bashkuar dhe me nje deshire fanatike per te shliruar
Atdhene dhe siguruar lirine dhe kthyer Mbretin.
*** ***
Okupacion
mbi okupacion. Populli i Shqiperise ndjek me vemendje peripetit e luftes. Meson
lajme alarmuese. Me gjith fatkeqsite shpreson. Ka bindje te madhe ndaj vehtes e
sidomos kundrejt Rinise, e cila eshte krejt e pastert, me plot kuraje dhe ka
per te dale gjekundi, qofte ne fushe ose mal, per t’a mbajtur nalt dhe me
valvitje te gjalle Flamurin e vet.
Formohen
qeverira por asndonje nuk gezon besimin dhe kreditin e popullit. Prapa qeveritareve
aventuriera ndodhen edhe aventuriere te tjere politike, te cilet jane pjestare
kryesore te komploteve, te ndryshimeve ligjore dhe te pjesemarrjes se
Shqiperise ne Lidhjen e Boshtit.
Shkaktohen
disa manifestime, perhapen zera te fshehta dyke kerkuar prej popullit qendrese,
durim dhe perbuzje per okupatorin dhe qeveritaret e tij.
Gjendja
e brendshme trondit fort okupatorin por nuk lejon per reakcion. Dite per dite
populli i yne asiston ne kapjen dhe internimin e pjestareve te tij, te paditur
nga krerët e gjakut te vet. Asnje ze nuk degjohet, populli duron duke
shtrenguar dhembet.
Qeveritaret
vazhdojne sipermarrjen e tyre. E dine qe duhet
te perfitojne prej anesthezise se çastit te popullit.
Me anen e detyrimeve, intrigave, rekrutohen parlamentare nazi-fashiste,
shumica e te cileve perbehet nga burracake, te dobet e pa karakter, qe
abdikojne pushtetin e tyre kushtetues midis duarve te disa personave pergjegjes
te shkatrrimit t’one, e qe jane trathtaret me te medhenj te Atdheut.
Regjimet e reja, ne te cilat shumica e shqipetareve
nuk aderon me zemer, fillojne te imitojne Mussolinizmin dhe Hitlerizmin.
Shtypi, radioja, kinemaja jane te cenzuruara.
Fillojne kerkesat policore. Del dekreti i intemimit
administrativ. Mbledhjet jane te ndaluara rreptesisht. Shqiptaret detyrohen te
mesohen te mos ndjejne shqiptarisht dhe e drejta e shprehjes se mendimit te
tyre u eshte ndaluar. Detyrohet nje bindje e verber ndaj qeveritarevet dhe
prapa ketyre behet dorezimi i Shqiperise tek armiku.
Ka edhe disa tipa naive qe besojne tek qeveritaret se
Shqiperia do te mekembet ndene drejtinin e ketyre qeveruesve pa eksperience
politike dhe ne prani te okupatorit ne Shqiperi. Ka edhe trathtare qe
trumbetojne triumfin, qe festojne rendin e ri dhe bashkepunojne haptazi me
okupatorin. Midis tyre ka edhe shume pacifiste qe kane refuzuar luftimin kunder
okupatorit dhe tani kallin propaganden kunder anglo-amerikane-sovjetikeve.
Shqiperia e okupuar e kuptoi shume shpejt shkakun e
vertete te zaptimit te saj, priste kohen e hakmarrjes kundrejt trathtareve dhe
e kish kuptuar me kohe se pamvaresia e qeverive te Tirares ka qene false.
Qeverite e Tiranes flisnin per mentaret t’ane, per mosbindjen t’one
morale, por keshtu vertetonin qe qeverija jone ka qene e lire dhe sovrane.
Shume shqiptare mbeshteteshin te qeveria si e vetmja
shprese qe kish ngelur. Kur behesh ndonje vizite prej qeveritareve gjendeshin
edhe shume shqiptare qe i duatrokitnin, por ishin nga ata qe nuk dine me
tamamesi se ç’mund te presin prej tyre dhe qe mund te ndjekin çdo njeri
sy-mbyllas. Por kjo nuk vazhdoi shume kohe. Shpejt nga te gjithe anet fillon te
murmuritet se ne kete ndermarrje nuk ka qartesi dhe slnqeritet.
Elementat qe qendrojne ne qeveri se bashku me te
gjithe ata qe grumbullohen rreth pushtetit, jane aderues te vjeter te ligave
fashiste dhe sherbetoret e kesaj plutokracije te madhe qe frika panike e
bolshevizmit i shtyti qe te behen defetiste (disfatiste) dhe proitalo-gjermane.
Shqiptari i pajosur me frymen e kritikes i pret me skepticizme
genjeshtrat e radios dhe te shtypit. Propaganda italo-gjermane qe ushtrohet
prej kanalit te tyre eshte shume pak per ta dhe i revolton. Sa me shume qe
shtohen portretet e nazifashisteve, kaqe me teper perhapen fjale poshtnuese per
ta.
Populli shqiptar perbuz mistiken e qeveritareve te
Tiranes. Ne disa krahina te Shqiperise shvillohen mbledhje te fshehta dhe
rregjistrohen anetare per ushterin e neserme te lirise, vullnetare te
Kryengritjes Kombetare,
Kete ndermarrje e inkurajon fort Londra (ne te cilen e
marrim vesht se ka intervenuar Mbreti), me caktimin e foljes ne gjuhen shqipe
ne radion e vet dhe qe kohe-kohe leshon zerin e disa ushtarakeve te vet qe
njifeshin prej shqipetareve si miq te Shqiperise, dyke proklamuar se lufta nuk
ka mbaruar, se fuqi te tjera ndodheshin ne Bote qe do te hynin shpejt ose vone
ne lufte dhe Shqiperia qe te fitoje duhet te kontribuoje ne luften e
pergjitheshme.
Ne fillim fjalet e ketyre miqve te Shqiperise nuk kane
patur suksesin e duhur, por degjimi eshte bere me simpathi. Zera te ndryshem
shoqeronin versionet e rastit. Ushtaret italo-gjermane flisnin me kryenaltesin
e tyre karakteristike se Ingliterra do te mposhtet brenda disa javeve. Kaluan
dite, jave, muaj, vjete dhe Ingliterra qendron.
Radioja shqip e Londres, qe degjohet prej te gjitheve, shperndan
parreshtur fjale shprese.
Ne Shqiperi okupatori behet zot i tokes s’one. Ka
rekuizicionuar gjith ç’ka gjetur te mire. Eshte arrogant dhe gjithnje brutal. Me
gjith kto shqiptaret nuk deshperohen dhe kundrejt çdo shfaqjeje predikojne
triumfin e kombeve demokratike. E urrejne diktaturen dhe sundimin e huaj. Nuk
pajtohen me skllaverimin, qofte ndene sipermarrjen direkte te armikut, qofte
ndene shtypjen e policise. Ne zemren e tyre
eshte rrenjosur pasioni trim per lirine, qe ndodhet ne traditen e frymes
shqiptare. Te luftohet per te eshte per burrat e saj me teper se nje detyre,
eshte nje Nevoje.
Kishte filluar nje fare lufte ne menyren e veçante te
ketyre burrave, izollime me grupe te vegjel nga 3-4 veta. Mbjellin shpresen
rreth tyre, perserisin ç’kane degjuar ne radion shqip te Londres, dobesojne si
mundin genjeshtrat e radios italo-gjermane te Tiranes. Jane gjithnje te
sinqerte.
Kur kreret e qeverive kuislinge shkembejne
doreshtrengime te ndryshme shnderuese me drejtuesit italo-gjermane, keta e dine
se çfare kuptimi kane kto. Kuislingat e shiten Shqiperine, sepse nuk
bashkepunohet per gjysem, nuk trathtohet per gjysem dhe kur i nenshtrohet nji
here nje kundershtari, pa turp, duhet t’i nenshtrohet deri ne fund.
Eshte shume rende t’u besohet fqinjeve, miqve, ne nje
shtet ku Sim-i dhe Gestapo-ja e ndihmuar prej disa njerezve per turp te gjakut
t’one, vezhgon pa rreshtur. Zelli i ketyre eshte i pa kufishem. Qendruesve te
pare nuk iu mungon kurajua, por u mungojne mjetet. Me gjith keto mungesa, prape
notojne kundrejt kurrentit (rrymës) armik.
Populli asiston ne kapjen e shume pjestareve te vet te
mbeshtetur ne meshiren e fatit, te injoruar krejt nga autoritetet. Lajmet
perhapen nga disa zyrtare se keto masa ishin konform me nje marreveshtje te
arrire midis qeverise shqiptare dhe autoriteteve te Romes se Mussolinit ose te
Reich-ut te III.
Qeveria e Tiranes nuk guxon per pergenjeshtrim. Me ne
fund del haptazi manevra e brendeshme, dyke zbuluar disa elementa te vendit
inisiator te ketij bashkepunimi, midis te cileve edhe disa ministra. Keta
shqiptare te gjykuar si te pa deshiruarshem per shkak te ndjenjave te tyre
antinaziste terhiqeshin nder vende te pa njohura, pa marre parasysh seksin,
moshen, gjendjen e vertete, shendetin. Keta shqiptare u paditen prej
bashkeatdhetareve te tyre trathtare e miq te nazifashizmit.
Nuk mjaftuan internimet e shqiptareve ne mase prej
italjaneve gjat fashizmit ne Shqiperi, kur u refuzua hetimi ne emer te
Mussolinit, kur u refuzua pjesemarrja si pjestare te popullit italjan. Mesues,
profesora, studente, nxenes, jane burgosur dhe internuar ne Itali.
Disa nga ata qe ngelen vazhduan kurset e doktrines
fashiste. Disa mesues ne edukaten morale te nxenesve te tyre predikonin edukaten
fashiste. Rinia u detyrua te aderoje ne Rinine Fashiste Italjane. Fashistet
rekrutuan edhe disa te rinj, te cilet sherbenin per te spiunuar dhe paditur
prinderit e tyre.
Me arritjen e Italjaneve dhe te Gestapo-s se tmershme
u manifestuan me nje here edhe brutalitetet me ndjekjet. Qendresa e thjeshte
shqiptare nuk duroheshe dhe burgoseshe.
Kleriket kane vuajtur shume. Shume murgj u perzune nga
manastiret e tyre. Manastiret, teqet, kishrat dhe xhamite e te gjith entet e
kultit fetar u bene depo ushtarake, ose vende spektakli per trupat okupuese.
Fashistet
deshnin te shuanin prej toke Shqiperine. Disa nga shqiptaret kane dashur te
ndalonin edhe gjuhen shqipe. Ata qe kundershtuan e paguan me burgje. Disa
shqiptare italjanizuan edhe emrat e veta. Rrugat e ndryshme u pagezuan me emra
italjane.
“Giovinezza”
u be hymni shqiptar. Flamuri i yne i trasheguar u perfshi ne stemen e Savoias
dhe u rrethua me shenjat e Liktorit. Qe te gjitha kryeshin me pelqimin e
qeveritareve trathtare. Burgjet mbusheshin. Ne fushat e perqendrimit per dit
koncentroheshin motrat dhe vellezrit t’ane. Sim-i filloi nga veprimtaria e tij
e zakonshme: brutalitet dhe tortura.
Te te gjitha keto masa populli i yt Madheri qendroi.
Ndoshta nuk e ka ndjere kurre ndonje here tjeter kaqe shqiptar vehten sa ne
kohen e vuajtjeve te Liktorit dhe te Teutonit. Nuk enderron veçse triumfit dhe
hakmarrjes.
Me qindra nga pjestaret e tij, te rinj dhe te reja, e
kane paguar me jeten e tyre per besnikerine ndaj Shqiperise ose per qendrimin
kundershtar ndaj armikut: sa burra dhe gra jane pushkatuar per veprimtarin e
tyre shqiptare; sa jane tortyruar per arsye te favorizimit qe kane treguar ne
mprojtjen, sigurimin dhe mshefjen e shokeve dhe shoqeve te tyre dhe sa jane
varur.
Pak nga pak qendresa shtohet. Populli shqiptar del
prej lithargjise (letargjisë) se tij, sa do qe ndjekjet qeveritare jane shume
te rrepta dhe masat e okupatorit jane te tmerrshme. Shfaqen trakte dhe shkrime
te ndryshme te daktillografuara. Kudo kendohen neper mure, bile edhe neper
vendet e shpalljeve zyrtare qeveritare, parullat: Rrofte Shqiperia e Lire;
Rrofte Mbreti; Poshte okupatori.
Shperndahen fletore modeste klandestine, te shtypura
me makine shkrimi, ne fund te te cilave ftohen kenduesit qe pasi t’a kendojne
t’ia shperndajne tjetrit. Kto flete nuk pushojne se kaluari dore me dore deri
sa behen nga perdorimi fare te pa lexueshme. Disa gjejne mjete lehtesuese nga
shtypeshkronja te ndryshme dhe sasia e fletores se tyre shtohet dhe propaganda
leshon rrenjat e veta neper katundet dhe qytetet fqinje. Çdo dite fletet klandestine
shperndahen me larg.
Shtypi i trathtareve sulmon propaganden e vertete te
zerit te popullit shqiptar. Shtypi zyrtar shqiptar kontrollohet nga italjanet e
gjermanet dhe i detyrojne drejtimet e tyre dyke iu diktuar edhe vijen e
sjelljes.
Shqiptaret te eger nga temperamenti refuzojne bindjen
e tyre ndaj zerit te shtypit zyrtar. Por ne anen tjeter kushtet e jetes
keqsohen dita-dites. Çmimet shtohen, burgjet mbushen dhe nuk zbrazen.
Ingliterra vazhdon qendresen e vet madheshtore dhe numuri
i atyre qe binden se okupatori do te shporret nga toka e jone shtohet teper e
me teper.
Fletoret klandestine fitojne shume shpejt favorin e
publikut. Lenda eshte e goditur dhe e informuar mire. Redaktoret e tyre,
shumica jo profesionel, japin keshilla e fjale urdheruese.
Shitja e makinave te shkrimit, shaptillografe, leter,
te gjitha jane te rregulluara. Redaktuesit perpiqen per nxjerrjen e fletoreve
te shtypura, ose nje gazete te vertete, dhe pranojne per realizimin e kesaj
nevoje çdo sakrifice.
Ishte shume rende te gjendej ndonje drejtues
shtypshkronje qe te ishte i guximshem per te pranuar rrezikun. Me gjith kto
shtypi i yne klandestin pasuroheshe çdo dite me organe te reja: shperndamja e
tij shumezoheshe pa pushim; numri i kenduesvet nuk mund te krahasohet me sasine
qe shtypet, sepse çdo flete kendohet nga 10, apo 20 e me teper veta.
Ky shtyp, se bashku me radion shqip te Londres kurajon
popullin e Shqiperise, qe fillon te besoje ne Levizjen e qendreses se
brendeshme dhe te bindet se okupatori do te shporret, se inglizet do te
rezistojne dhe me ne fund do te fitojne.
Qendresa me kundershtimin shtohen. Populli brohorit
qendresen stoike te britanikeve ndene bombardimet e tmershme; admiron fair-play-in
e tyre kur durojne goditjet qe pesojne dhe me flegmen karakteristike te
karakterit te tyre kombetar flasin per triumfin qe kane per te siguruar ne dy
ose tri vjet.
Energjija e eger e Churchill-it u ben pershtypje
shqipetarevet, te cilet pas nje kohe te humorit te keq futen ne thellesin e zemres
se tyre dhe betohen me bese ndaj miqesise se tyre. Disa aeroplana aleat
fluturojne kohe pas kohe mbi qiellin t’one. Qeveritaret t’ane tronditen.
Populli kupton shenjat e bombardimeve. Okupatori i interpreton sipas interesit
te vet kto bombardime, dyke pandehur se ka per te terhequr popullin me vete.
Pak nga pak populli i Shqiperise bindet se shlirimi i tij do te behet dhe se mbeshtetja
e tij kryesore jane Aleatet.
Shtypi klandestin kontribuoj shume ne evolucionin e
shpirtrave kundrejt gjith pjestareve te ketij sherbimi. Prandaj populli shqiptar
u eshte shume mirenjohes sepse e din se çfare kuraje u eshte nevojitur per
perballim gazetareve te tij kundrejt gjith pengesave te panumurta, te pa
rreshtura.
Kur gjendeshe botuesi me vullnet te mire, nevojiteshe pajisja
e tij me leter, e cila mungonte. Pjestaret e ketij sherbimi sulmonin ku
duheshe dhe me ne fund e gjenin, Por duhet ditur se, si ç’do gje edhe letra ka
qene e bllokuar, qofte prej okupatorit, qofte prej qeveritarevet. Kishte raste edhe te tregut te zi. Nevojiteshin te
holla. Per kto te holla kontribuonin miq te popullit, te cilet ndihmonin sa
mundnin, pa kerkuar shpjegime.
Ne fillim fletorja e jone si dhe traktet pergatiteshin
cope-cope prej punetoreve te shtypshkronjave te ndryshme gjat punes se tyre
prane patronit te shtypshkronjes, dyke pranuar çdo sacrifice. Shume here
punonjesit punonin naten neper shtepite e tyre. Materjalet shtypeshin sipas
mundesive, naten, diten, te djelave dhe te shumten e rasteve nder makina te
vjetra . Gjithnje me rreziqe, sepse shume here agjentet e fshehte shfaqeshin
dyke vene hundet e tyre kudo dhe arrestonin puntoret. Por keta, sa do qe jane
rrahur e jane burgosur, kane bere qe fletorja me traktet te delnin rregullisht.
Njohim nje botues, i cili me te dale nga burgu u takua
me kreret e grupit t’one te rezistences dhe u thote: u liruash, jam gjithnje ne
sherbimin t’uaj……
Menyra e shperndamjes, e terhekjes dhe e afishimeve
habitin okupatorin dhe kliken qeveritare.
Terrori, tortyrat dhe perpjekjet e treguara nga
okupatori e nga qeveritaret kuislinga per te penguar manifestimin e mendimit te
lire shqiptar, nuk patne perfundimet e kerkuara, prandaj mendimi ngeli i
gjalle.
Nuk eshte e mundur te shtypet shpirti shqiptar, nuk
eshte e mundur te vritet. Me qendrimin e tij te gjalle u sigurua bindja se
vullneti eshte i pa tundur per shlirimin e Atdheut dhe kete e treguan edhe
botimet ndene terrorin nazifashist te nje letersije te lire shqiptare, me anen
e te ciles manifestohej shpresa e gjalle e nje populli per liri.
Me nji here qendresa mori shume shpejt nje pamje
tjeter. Me grupet e redaktoreve dhe te shperndaresve te botimeve, dale nga dale
u bashkuan njerez te cilet me temperamentin dhe zotsit e tyre njoftuan nevoja
dhe detyra te tjera. Ndriçonin opinionin qe ka qene shume i
nevojshem dhe kryenin veprim qe ka qene i domosdoshem.
Qendruesit
(qëndrestarët) kuptuan shpejt se shlirimi lypte te tjera forma ndeshese.
Levizja e jone perberi grupet klandestine te vullnetareve, te cilet perveç
detyrave te percaktueme do te merrnin pjese ne lufte, ne aksione dhe operacione
te çetave dhe do te benin ç’iu vinte per duarsh per te luftuar okupatorin dhe
qeveritaret kuislinga, per t’iu paralizuar pushtetin e tyre civil dhe ushtarak,
d.m.th. nje ushteri te vertete te fshehte. Keshtu lindeshin probleme te reja, te cilat duheshe te zgjidheshin nder
kushtet me te keqija.
Ishte nevoja te krijoheshin kreret, te manevroheshin
grupet midis tyre, te studioheshin detyrat qe duheshe te plotesoheshin, te
gjendeshin, te mblidheshin dhe te fshiheshin armet. Detyre kjo shume
e gjere, e pa nderprere e me shume sakrifica.
Me
ndihmen e disa te rinjve te vendosur veprimtaria e sa po fllluar merrte hovin e
vet natural, ideja u imponua dhe u kuptua se ka qene e mundur te realizohej, pa
u mbeshtetur edhe kaqe fort te zbarkimi, vetem se duhet luftuar pa rreshtur e
me trimeri dhe te bashkuar te gjithe.
Me
anen e shume trakteve, artikujve dhe botimeve te tjera, i gjithe populli
shqiptar dhe te huajt njohen veprimtarin e konsideruarshme te levizjes se
Shqiptareve, Levizje ne te cilen marrin pjese gjith rrymat politike.
Filluan
sabotimet dhe lufta direkte kunder okupatorit, sidomos ne Shqiperin e Veriut u
formuan grupet e aksioneve te perbere nga vullnetare te rinj, fanatike pas
shpirtit te pashembellt patriotik, të dashuruar pas sakri£ices dhe rreziqeve
dhe gati per te dhene jeten e tyre. Ky eshte elementi baze i ushterise vullnetare
per lirine e Shqiperise dhe vullnetaret e saj perfaqesuan betejen heroike,
shume here vdekese dhe me plot rreziqe.
Aksionet
e tyre te para kane qene me teper demonstrative, andej-ketej shkatrrim folesh
kolaboracionistash dhe keshtu u krijua dale nga dale klima e luftes.
Levizja
permblidhte te gjith shqiptaret, pa dallim opinionesh politike ose pretencash
te tjera. Ne rradhet e veta ka puntore, intelektuale, borgjeze dhe katundare;
gjith klasat shoqerore, gjith mjeshterite dhe gjith fillosofite. Seicili sillte
me vete ate qe mundte, kohen e vet, paren e vet, cilesit e tij te veçanta,
zotsit e veta, etj.. Kyetari i çdo grupi ka qene ay me i zoti dhe jo me i
kaluari nga mosha, ose me i pasuri, ose me llafazani.
Programi
i punes se ketyre grupeve te levizjes s’one perbeheshe nga detyra qe dit per
dit dhe nat per nat shtoheshin; detyra aktive ose pasive, shkatrim deposh, uzinash;
njohje e pajisjeve te kolonave ushtarake, drejtimet e tyre, zbulimi i
stacioneve te rojes; sherbimi i nderlidhjes. Ne kete detyre ndihmonte shume
sherbimi i informatave. Po kush i informonte? Te gjithe…… Shume here puna
thjeshtesohej me anen e nepunsave qe ishin pjestare te levizjes, ose
simpathizues, kontributi i te cileve ka qene shume i dobishem.
Te flitet permbi veprat e ketyre sherbyesve te
Levizjes nevojiten volume. Qe te perfytyrohet kurajua, trimeria dhe fuqia e
vendosjes se ketyre burrave, eshte e pa mundur. Nuk mund te thuhen te gjitha,
dhe nuk dihen te gjitha. Pa fjale, aktet e verteta te heroizmit do te ngelin
per gjithnje te panjohura, sepse shume nga aktoret e tyre nuk jane kethyer prej
misjonit te tyre te rrezikshem.
Rreziku ishte kudo. Per dit armiku dhe bashkepuntoret
e tij pesojne demtime dhe binden se qendresa behet me e forte. Per dite kemi pengime
te mjeteve te komunikasioneve. Shkatrrimet e kollonave ushtarake jane bere ne
Shqiperi vepra te perditeshme, te cileve publiku u jep nje rendesi të posaçme,
Djegia e katundeve dhe bllokime te ndryshme nga ana e
armikut shtohen per dit. Ne Juge vriten oficera dhe ushtare te okupatorit, dhe
ashtu te njejta veprime behen dhe ne Shqiperin e Mesme dhe te Veriut, dhe shume
here trafiku ndalet per nje kohe te gjate.
Depot e municioneve dhe te armeve vizitohen
rregullisht prej grupeve patriotesh te sabotimeve. Puna behet me ekonomike dhe
me e sigurte se sa prej aeroreve aleate, dhe nuk rrezikon shume. Vijat dhe
shtyllat telefonike priten rregullisht e pa rreshtur. Djegiet, edhe keto jane
vepra te patrioteve te Levizjes s’one. Sabotohen automjete dhe digjen.
Shume persona trathtare vriten. Te gjitha keto
shkatrrime per arsye se punonin per armikun. Disa bomba flaken neper qendrat e
propagandistave te armikut, qe benin artikuj lavderimi neper revista dhe
fletore te armikut. Me kto bomba patriotet qellonin dy fish: dyke e merzitur
armikun, dhe; dyke u shkaktuar nje panik te tmerrshem bashkepuntoreve te tij.
Mussolinofilia me Hitlerofiline tronditesh dita-dites,
keq e me keq.
Ne kryeqytet, perbrenda, xhenjoja digjet me dit e me nate rresht. Stoket
e materjaleve te vlershme flytyrojne ne tym. Armiku detyrohet te dhjetefishoje
rojet e veta mbi gjith qendrat me rendesi, prane urave dhe gjetke. Urat
vazhdojne te flaken ne ajer, transformatoret digjen. Shume here arrihet qe
rojtaret e shkrete te flaken ne burg per arsye se nuk kane dhene dot alarmin ne
kohet e duhura.
Neper skelat, edhe ketu, veprimtarija eshte shume e
dobishme. Sa do qe jane marre masa, pjestaret e Levizjes s’one jane futur
perbrenda personelit te skelave. Marrin informata shume me rendesi, zbulojne
projekte dhe objektiva. Kto seri sabotimesh te organizuara mrekullisht dhe me
nderlidhje te persosur, kane penguar nje kohe te pa nderprere veprimtarine dhe levizjen
e armikut.
Te ketilla vepra jane pa numur. Eshte e pa mundur qe
te behet nje bilanc i plote i gjith aksioneve qe çdo dite dhe çdo nate e
detyrojne armikun te humbase ekuilibrin e vet me humbjet materjale qe peson
dyke ngadalesuar perpjekjet e veta te luftes.
Madheri, me nalt iu pershkruam deri diku qendresen
aktive te Levizjes s’one ne Shqiperi; duhet ditur se kemi edhe nje qendrese
pasive ne nje shkalle me te nalte. Kjo shprehje nuk ndjehet kaqe fort prej
shumices qe te gezoje karakteristiken e duhur per sjelljen e shumices shqiptare
ne prani te okupatorit.
Kundershtimi i armikut merr mijera forma te pa
parashikuara, sipas shfaqjes se rrethanave. Qendresa per forcimin e frontit te
brendeshem perben detyren dhe nevojen kryesore te jetes se gjith shqiptareve.
Ne nje Bashki, nje nepunes mohon nje urdher, vonon
perplotesimin e tij, humb nje shkrese, zhduk nje qarkore. Inspektorat qe jane
te ngarkuar me zbulimin e mungesave gjoja kontrollojne dhe prej deshtimit nga
inspektimi i tyre kethehen fshehurazi te kenaqur.
Kjo eshte nje qendrese pasive. E vogel? Per kundrazi e
madhe, sepse kjo perseritet çdo dite dhe ne çdo vend. Çdo shqiptar ka vepruar
keshtu per çdo dite. Ndoshta disa nuk kane mbetur te kenaqur me nje here, sepse
nje pune e ketille nuk jep perfundime te me nji hereshme. Po, por shqiptaret qe
iu vihen ketyre aksioneve shume delikate e kane ndergjegjen per te kontribuar,
si te mundin, per te shfarosur armikun.
Ne fillim puna e ketyre nuk eshte dalluar kaqe fort,
por me smadhimin e qendreses dhe me shtesen e detyrave u arrit percaktimi i
sherbimeve te posaçme qe dallonin prej sherbimeve normale; u nevojit me doemos
qe te caktoheshin njerez qe te konsakronin gjith kohen e tyre per organizimin.
Keshtu disa nga te qendreses, te gjurmuar nga agjente te ndryshem, duheshe te
largoheshin prej shtepive te tyre dhe te jetonin ndene emra false. Qendresa pas
shume perpjekjesh arriti sigurimin e dokumentave false qe u vune ne perdorim
nga ana e njerezve me detyra te sherbimeve speciale.
Sa per strehimet, kto arriheshin ne shume menyra dhe
te gjitha e kishin rrezikun. Klandestini e ka per rregull qe te ndrroje
strehimin. Strehimin e gjen te shumten e hereve nder miqte, simpathizues e te
panjohur.
Shume njerez ne Shqiperi e muaren si zakon, ne keto
vjetet e fundit, qe te japin strehim pa u shkaktuar pyetje meshkujve dhe
femrave qe nuk i njifnin fare, e te cilet nuk kishin per t’i pare kurre. me
gjithe se shume here kane qene te rrezikshem e te kerkuar prej Policise, Sim-it
ose Gestapo-s.
Kontrollimet
beheshin rregullisht dhe nje sherbim i posaçme u caktua ne vezhgimin e
strehimeve. Njerezit e strehimeve shume here nuk jane njohur si pjestare te
ndonje Organizate politike, por kurdohere pranonin rrezikun per strehimin e nje
klandestini, apo ilegali, qe kalonte, ose te ndonje aviatori aleat, te cilin e
kalonin stacion mbi stacion, per deri sa te arrinte ne vendin e duhur, per t’u
nisur ne bazen e vet.
Te
gjitha keto nuk kalonin pa rreziqe sepse vizitat shtepijake te nates nuk jane
te rralla, ndene pretekstin me te vogel si dhe pa pretekst, ne qytetet e
Shqiperise. Per fat te mire policat shqiptare, ose ato te okupatorit, nuk
mjaftojne per nje vertetim serioz e te vazhdueshem neper gjith banimet dhe
brimat e fshehta.
Besnikerija
per pritje, strehim e percjellje behet prej gjith klasave shoqerore. Borgjeze
ose intelektuale kane gjetur strehe nder shtepite e varfera te punetoreve;
njerzit e popullit “terrorist” kane qene te fshehur neper vila dhe neper fetare
te ndryshem.
Me
keqsimin e kushteve te jetes, shkaktuar nga sjelljet e okupatorit, evolucioni
psyhollogjik i popullit shqiptar shpejtohet. Numuri i shqiptareve qe kane
besuar ne perfundime te lumtura te kollaborimit nuk ka qene kurre i
konsideruarshem dhe prej ketyre dita-dites dilte bindja se eshte nje nevoje e
papelqyer.
Kollaboracionistet
me te bindur rekrutoheshin midis njerezvet te ligave fashiste, nder ambjentet
tregtare dhe industriale ku shpresoheshe te gjendeshe nje marreveshje me
okupatorin per te siguruar rastin e fitimeve te mira. Shpresa keto qe shume
shpejt deshtuan…..
Dale
nga dale shpirti i qendreses fiton shumicen e shqiptareve. Numri i degjuesve te
radios shqipe te Londres shtohet pa pushim, sa do qe ndalohet nga okupatori
degjimi i emisioneve te BBC. Shume njerez
refuzojne te degjojne radio Tiranen, e cila eshte e barabarte me radion e
okupatorit.
Armiku shumezon perpjekjet e tij te propagandes me
anen e shtypit, kinemave, konferencave, etj..
Shqiperia me
gjith keto, dita dites po forcon qendresen e vet. Opinioni i shqiptareve u be.
Ne
sallat e kinemave kur shfaqen aktualitetet, shume here degjohen shume zera,
perplasje kembesh dhe vershellima nga te gjitha anet. Okupatori me qeverine e
Tiranes, ne mbeshtetje te ketyre ngjarjeve, detyrojne pronaret e kinemave qe
gjate projektimit te filmave te mbahet nje drite e mjaftuarshme qe te lejohet
mundesia per te kapur dhe zbuluar manifestuesit. Spektatoret me kete mase
zbulojne nje menyre tjeter: qetesine e “vdekur”, ose dyke kenduar fletore dhe
dyke u paraqitur pas “journal-it” te aktualiteteve te posaçme.
Okupatori
i detyron pronaret e kinemave qe te projektohet “journal-i” i aktualiteteve ne
mes te filmit kryesor. Megjith keto, opinioni ka qene e mundur qe te
ndryshohej. Okupatori ndaloi filma te origjines amerikane dhe inglize.
Shfaqeshin vetem filma gjermane e italjane, te kontrolluara prej nje komisioni
te posaçem, te frymezuar prej qeveritareve te Tiranes, ndene censuren e
okupatorit.
E pa
dobishme eshte folja e gjate per shtypin. Atij te tradhtareve ne kryeqytet nuk
i mungojne te hollat, por i mungojne kenduesit. Shtypi tjeter praktikisht nuk
mund te jepte te reja te tjera perveçse atyre qe theshte okupatori: pra ato qe
desheronte okupatori. I gjithe shtypi ka qene krejtesisht ndene urdhrat e
qeverise kuislinge e te armikut.
Me
gjithe kete propaganda te pa frenuar e me gjithe shkrimet e disa njerezve me
emer, qe u perdoren per keshilla, gjithe qeveritaret kuislinga ankoheshin per
indisiplinimin e shqiptareve.
Te gjitha masat e qeveritareve kuislinga kane qene me
qellime prapavepruese, suspekte, te flakura prej opinionit, te perbuzura e te
urrejtura.
Punetorija nuk ka besuar kurre ne politiken e
ashtuquajtur sociale te disa predikuesve te shtypit qeveritar. Gjith keto
predikime priten me nji indiference te pergjitheshme.
Disa shqiptare kane pandyer (e kane besuar si te
vertete) lojen e dyfishte te krereve te qeverive te Tiranes, por te gjith keta
krere kane qene vegla dhe qe te gjithe kane bere politiken e okupatorit.
Me
deshtimin e disa qeveritareve, keta kuislinga kane tentuar per te gjetur
mbeshtetje prane Levizjes s’one. Por ne nuk ua çelem dyert ketyre te verbuarve,
te paarsyeshem, ketyre driteshkurteve, aventuriereve dhe veglave te okupatorit.
Me
mos pranimin e ketyre tipeve, keta formojne levizje reakcionare dyke
manifestuar haptazi tradhtine ndaj shqiptareve dhe sidomos atyre te qendreses. Nje
numur i mire i ketyreve pesuan ate qe meritonin.
Shumeve
prej tyre mund t’iu falesh gabimi po te ndiqnin rrugen e vertete patriotike, se
sa te ngelnin emisare te fshehte dyke perfaqesuar “lojen me dy faqe”. Por keta
nuk u kthyen nga e mbara dhe nuk mund te faleshin kurre, se kishin lyer me gjak
duart e tyre dhe punonin haptazi me okupatorin.
Lufta
vazhdon, besimi ne triumfin e fundit te aleateve afirmohet çdo dite. Qendresa
madheshtore ruse kalon gjith parashikimet dhe galvanizon kurajot. Hyrja ne lufte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes
salutohet prej nje entusiazme popullore qe nuk mund te pershkruhet.
Fushata triumfuese e Afrikes, me pas ne Siçili dhe
Korsike, konsiderohet si nje premtim i shlirimit te arthshem. Pa fjale, shume
here shpresat e medha e kalojne masen dhe me to edhe morali. Populli nuk mat
perpjekjet e medha qe nevojiten te bejne Aleatet per te rifituar kohen e
humbur, as edhe zorimet (veshtiresite) e medha qe i atribuohen gjendjes se
ishullit te Bretanjes se Madhe dhe ne largimin e zonave te operacioneve, por
prape besimi ne fitore nuk pushon se smadhuari paralelisht me dobsimin e
qeverive te Tiranes. Keto qeveri nuk gezojne asndonji lloj autoriteti. Shumica
e shqiptareve vazhdimisht sabotojne veprimtarine qeveritare.
Kur aviatore miq zbritne ne token shqiptare, ata qe
rrojten e dine fare mire mikpritjen qe kane patur prane popullates qe ka bere
gjithçka per sherbimin e nevojave te tyre. Nepermjet rrugeve mysterioze, keta
aviator dal nga dale kane arrire ne vendet nga jane nisur me mision e qe andej kane
mundur te kethehen perseri ne token aleate.
Varret e atyre qe kane lene jeten e tyre ne token
t’one jane lulezuar prej shqipetareve, te cilet deshmojne keshtu ndjenjat e miqesise
kundrejt shteteve te lira.
Shqiperia ka qene kunder qeverive te Tiranes sepse kto
nuk ishin veçse vegla te okupatorit. Popullariteti i luftetareve per shlirimin
kombetar smadhohej dit per dit. Qendresa, me pare e rezervuar dhe gjeloze e
indipendences, u shkri krejt ne perpjekjen e shlirimit kombtar dyke i shkaktuar
ne çdo menyre lufte te pa prere okupatorit.
Qeverite e Tiranes detyronin bashkepunimin, por
shqiptaret nuk desheronin; u muaren masat e burgimit te patrioteve; kapeshin puntoret
dhe i dorezoheshin okupatorit; mblidheshin ushqimet per te. Ne kete kohe
radioja e Londres percaktonte vijat e pergjitheshme te veprimtaris se qendreses
shqiptare dyke caktuar qellimet kryesore: me pare vazhdimi i luftes perbri
aleateve deri ne fitore; me pas t’i lejohet fjala popullit shqiptar qe te
zgjedhe ay vete formen e qeveris se vet.
Shume
miq te Shqiperise iu kane drejtuar thirrje shqiptareve. Fjalet profetike te ketyre miqve merrnin dita-dites
nje kuptim me te vertete. Symbolizonin per Shqiperine vullnetin per rimekembjen
e nje Kombi sovran, zot te vetvehtes. Shume miq te Shqiperise, ne mbeshtetje te
perpjekjeve te Rinise Shqiptare u angazhuan me nder per te restauruar pas
fitores, lirine shqiptare; por tregonin qe Shqiperia per t’u bere e lire, duhet
te luftoje, sepse liria fitohet dhe meritohet.
Levizja e jone e ka bere qendresen me elementa
drejtues te dale nga gjiri i popullit, te gjithe trima e te vendosur dhe me veshtrime
te qarta dhe te arsyeshme. Shume shqiptare nuk i njifnin, kurre nuk
i kishin pare fotografit e tyre. Keta elementa te pa njohur ne fillim u bene
permbledhesit e energjive shqiptare. U bene “flamuri”, “symboli”.
Mbeshtetesit
e ketyre elementave te rinj nuk kane qene per miqesi ose shoqeri, por per ate
qe ata shprehnin dhe e cila ka qene shume e arsyeshme. Ja edhe arsyeja pse te
huajt, okupatori dhe armiqte qe ndodheshin ne Shqiperi, shikonin neper katundet
me te humbura, si dhe nder lagjet me te mjeruara, shenjat propagandistike te
Levizjes s’one.
Revoltimi i yne gjen raste qe te shprehet publikisht.
Ne Juge u zhvilluan, me rastin e diteve te shenuara, manifestime kundershtuese.
Me qindra polica nuk kane mundur te ndalonin popullin per te kenduar hymnin e
Flamurit, per te penguar thirrjet: “poshte okupatori”, “poshte Fashizmi”, “poshte
trathtaret”.
200 arrestime, 600 internime administrative dhe dergim
per ne kampet e perqendrimit ne Itali.
Manifestime te medha popullore me rastin e kesaj dite te shenuar,
permblodhen masa te jashtzakonshme populli. Kto i dhane popullit te Shqiperise
ndergjegjen e fuqis se tij, dyke iu dhene nje grusht qeveritareve me anen e protestes
popullore.
Shqiptaret e terhequr prej sukseseve te manifestimit
parakaluan neper te gjith vendet kryesore me Flamurin ne krye, dyke kenduar edhe
hymnin e tij, dyke nxjerre thirrje per Shqiperine, per Aleatet, per Mbretin,
per Rinine, per Popullin; prapa kesaj mase populli, agjentet me revolvera,
mitraloza dhe tankse, e me kete armatim, nuk guxonin te benin gje perveç
keshillave per “qendrim te moderuar, per shkak te konsekuencave qe mund te
rrjedhin”….
Ne shume vende u deponuan buqeta lulesh perpara
monumenteve kombetare. Edhe nder ditet e fundit, sa do qe rreziqet kane qene
shume te medha prej masave terroriste te policise dhe te okupatorit,
manifestimet nuk jane rralluar.
28 Nentori 1943 u manifestua prej popullit dyke
deponuar lule nder monumentat e deshmoreve t’ane, ne mauzoleumin e Nenes
Mbretereshe; nder shume vende u pezulluan punimet nga puntoret. Flamurkat e
vogla shperndaheshin neper gjitha anet. Policia ben shume arrestime, nga te
cilat nje pjese e madhe u internua jashte Shqiperise.
Gjith keto gjeste kane patur dobite e tyre per te
krijuar nje klime shume te pa pelqyer per okupatorin.
Levizja e jone pregatiti popullin e Shqiperise dhe e bindi se interesi i
tij koincidonte me detyren e tij per te refuzuar poshtersite qe i
propozoheshin. Ndaj populli jone ka dashur mposhtjen deri ne vdekje te
Fashizmit.
Qe te gjithe shpresonin arritjen e ores se betejes se
madhe. Organika
ushtarake, me oficera te çdo arme, Rinija, plotesonin kuadrot e nevojshme.
Neper
male dhe fusha patriotet zhvillonin instrukcione ushtarake, ushtroheshin ne
perdorimin e armeve.
Naten, neper
male, fusha, pyje, rojet kryenin detyrat e caktuara. Jetoheshe jeta e fushave,
e maleve, e pyjeve, vllazrisht midis çdo lloji njerzish te çdo krahine dhe te
çdo klase shoqerore. Kish disa pushke
dhe disa mitraloza. Ne vend te mungeses se armeve moderne ishte kurajua,
vullneti, enthusiazmi, ideali.
Pjestaret e Levizjes s’one, qe kalonin jeten neper
male, kane patur nevoje per shume gjera: ushqime, mbulesa, mveshje, arme, vegla
te ndryshme, vaj-benzine per kamjonat qe kishin kapur nga okupatori. Per te
prokuruar gjith keto, filloi dale nga dale, pak nga pak, sulmimi mbi kolonat
armike, per te siguruar kamjonet dhe permbajtjen e tyre.
Okupatori
me bashkepuntoret e vet po pregatiteshe per nje spastrim me stil te madh. Çdo
dite dhe çdo nate sabotimet nuk pushonin por shtoheshin dhe organizoheshin edhe
me mire.
Gjendja e luftetareve
t’ane ne dimer, neper male dhe neper pyje po beheshe shume e rende, prandaj ca
me teper po shtoheshin aksionet; luftetaret ekspozoheshin edhe me teper dhe u
bene shume te pa duruarshem per okupatorin.
U shkaktuan luftime te medha me nje armatim fare te
varfer, me efektiva te pa mjaftuarshme, perballe nje kundershtari qe ishte i
armatosur me te gjitha mjetet. Luftimet me te gjith te metat e medha, jane
perballuar trimerisht nga shoket t’ane, qe shpresen nuk e humben, por luftuan
gjith dimrin dhe prisnin veren per te luftuar haptazi perbri Aleateve qe
gjithnje shpresoheshe se do te zbarkonin.
Madheri!
Aksioni i ushterise s’one pa uniforme dyke shkatrruar
materialin e luftes, ushqimet, urat, nderlidhjet, ka shtuar pengesa, i ka
humbur armikut njerez dhe e ka detyruar qe te mbaje trupa ne Shqiperi. Trupa te
okupasionit, fuqi policije dhe agjenta te tjere, te gjitha keto qe pakesonin
potencjalin per frontet e tjere.
Sabotazhet t’ona kane qene shume te goditura e
plotesonin boshlleqet qe nuk mund te arriheshin nga operacionet e RAF-it (Flota
ajrore mbreterore britanike), dhe te gjitha keto te arrira pa shume humbje prej
skuadrave t’ona te posaçme.
Ushteria e Levizjes s’one do te mundte ne diten e
zbarkimit qe priteshe kaqe fort, qe shpresoheshe kaqe shume, qe te loste nje
rrol shume te dobishem, natyrisht sipas mases me te cilen aleatet da t’a
besonin dhe sipas mundesis se ndihmave qe do t’i jepnin per te mare pjese ne
luften e lirise.
Ne te Levizjes
se Legalitetit çfare kemi kerkuar dhe pse kerkojme?
Pas perpjekjeve t’ona te parreshtura, Levizja e jone
degjohej vetem per luftrat qe bente dhe bën kunder okupatorit, dhe per sukseset
qe kishte nder keto luftra; kundershtaret e saj shfrytzonin qendrimin t’one te
pa bujshem dhe fshehurazi ushtronin nje propagande systematike ne disfavor te
Levizjes s’one.
Veprimtaria e jone me sukseset e veta qe ka patur ne
sheshet e betejavet qe kane hy ne historine Kombtare te Legalitetit, u
njejtesuan me Levizjen e Lirise se Shqiperise. Sa do qe filloi kundershtimi i
rrymave te ndryshme politike, ne u perpoqem per bashkim te plote te te gjitha
tendencave politike per luftimin e okupatorit, dhe me 10 Shtatuer 1942 u be
Mbledhja e Pezes, ku u thirren gjith nacionalistet dhe komunistat shqiptare.
Ne kete Mbledhje eksponenti i Levizjes s’one z. Abaz Kupi iu deklaroi
haptazi delegateve te Mbledhjes se “jam bashkuar me ju me punue per te miren e
Shqiperise e me luftue çdo okupator, por ne rast se do te formohen Partira, une
jam mprojtesi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog I”.
Pas kesaj Mbledhjeje u shfaq Organizata e Ballit
Kombtar. Me rastin e shfaqjes së kesaj Organizate z. Abaz Kupi kerkoi delegateve
te mblidheshin e te studionin Organizaten e Re.
Me 25 Qershuer 1943 u be Mbledhja e Labinotit, ku z.
Abaz Kupi propozoi bashkimin me Ballin Kombtar; propozimi i z. Kupi u pa i
arsyeshem dhe u vendos nje delegacion per bisedime dhe marreveshtje me
Organizaten e Re te “Ballit Kombtar”. Takimi u be ne Tapize, ne te cilen u
vendos per nje Mbledhje te Pergjitheshme ne Mukaj, per nje “Bashkim”.
***
Me 2 Gusht 1943 ne Mbledhjen e Mukajt u vendos dhe u
shpall Bashkimi per Shpetimin e Shqiperise.
Pak me von u kuptua prej te gjitheve se vendimet e marruna unanimisht ne
Mukaj nuk u respektuan dhe kjo shkaktoi keqsimin e relatave midis dy partirave:
Nacional Shlirimtares dhe Ballit Kombtar.
Levizja e jone nuk kishte dale ende sheshit zyrtarisht
si Organizate politike me vehte. Ajo punonte pa buje dhe pa reklame. Shume here
namin e veprimeve te saja e merrnin te tjere; por e pame se kjo gjendje nuk
mund te vazhdonte.
Orizonti
shqiptar kishte filluar me u erresue. Balli Kombtar dhe Nacional Shlirimtareja
i kishin ashperue punet. Dukeshe sheshit se do te qelloheshin. Vellavrasja me
gjith te keqijat e saj ishte e pa evitueshme.
Bashkimi
i Mukajt nuk pati sukses. Pjestaret e Levizjes s’one kerkonin me kembengulje
marrjen e nje qendrimi te qarte e te caktuar. Kjo shkaktoi: 1) Leshimin e nje
trakti te posaçem te z. Kupi, drejtuar me 19.XI.43 Keshillit Nacional
Shlirimtar dhe; 2) Mbledhjen me 21.XI.43 ne Herraj te Kongresit Kombetar te
Levizjes se Legalitetit.
Me
qene se nuk ka patur mundesi, pas shume perpjekjeve per Bashkim Kombtar, ne
mbeshtetje te kerkesave te delegatve te gjith krahinave te Atdheut t’one u
drejtua deshira e gjith klasave te popullit per te marre vendime me rendesi, te
imponueme prej rastevet te momentit kritik qe ishte dyke kaluar vendi.
Keshtu
dolli ne shesh Organizata e Levizjes Kombetare te Legalitetit, e cila filloi te
kete nje jete krejt indipendente, me nje program te caktuar me vehte. U
zgjodhen drejtuesit, u organizuan komitetet krahinore, iu dha nje hov
propagandes. Dolli organi i Legalitetit, fletoreja “Atdheu”.
Dalja
ne shesh e Levizjes s’one me nje program te caktuar shkaktoi ne fillim, nga ana
e drejtuesve te Organizatave te tjera, luften e shurdher, te nenedheshme. Me pas kjo lufte u shtua rreptesisht; por pse, sepse
nuk jemi me ta, dhe sipas mendimit te tyre duheshe te shdukeshim.
Qendrimi
i Levizjes s’one ka qene dhe eshte konforme me interesat kombtare. Levizja e
jone lindjen e vet e ka me 7 Prill 1939. Ne kete date u lind Qendresa
Shqiptare.
Kritikat
kunder regjimit legal justifikuan zaptimin italjan. Nderi Kombtar kerkonte kthimin e regjimit te Legalitetit.
Na te Levizjes se Legalitetit nuk jemi lodhur se
predikuari “Bashkimin e sinqerte”. Programi i yne ka kenaqur aspiratat e
nacionalistave me te flakte: indipendence e plote e Atdheut, kerkimi i te
drejtave t’ona etnike, kthimi i rregjimit legal.
Denuam vellavrasjen dhe treguam demet e pa numurta te
saj. Nuk kemi qene kurre kunder partirave, kemi brohoritur ekzistencen e tyre
dhe kemi menduar vetem se regjimi legal i Shqiperise u largua prej te huajit
bashke me indipendencen e saj.
Mussolini kur zaptoi Shqiperine me anen e Guzzon-it,
deklaroi se e shpetoi popullin t’one nga nje regjim i keq. Te thuash pra se
regjimi i vendosur prej vete popullit shqiptar ka qene i keq, eshte baras si me
justifikue vepren e fashisteve.
Jemi perpjekur per “nderin kombtar”, i cili kerkonte
qe se bashku me lirine dhe indipendencen kombtare, te kethehet ne Shqiperi edhe
regjimi i vendosur prej popullit shqiptar. Mandej mund te mendoheshe dhe te
kerkoheshe ndryshimi i tij ne rast se keshtu do t’a pelqente shumica e Kombit.
Shpirti
i Levizjes s’one lindi me 7 Prill 39. Se ate dite
populli shqiptar tregoi se sa ish besnik i Atdheut dhe i Mbretit. Pjestaret e
Levizjes s’one kane rezistuar dhe luftuar vazhdimisht kunder okupatorit. Rendesia
e veprimeve te tyre kaloi kufijte e Shqiperise dhe u çmua si duhet nga Aleatet
e Medhenj. Levizja
ka deshmoret e vet, herojt e vet, ka shumicen e popullit shqiptar.
Organizata
Nacional Shlirimtare nuk e ka luftuar okupatorin kaqe si kane vepruar
kundershtaret e saj, dhe kete e ka bere vetem e vetem per te marre fuqine.
Parashikimet dhe njoftimet t’ona, te bera nder misjonaret
perkates te vendeve aleate, u konfirmuan ne menyren me te bujeshme prej shume
politikaneve te kombeve te ndryshem.
Gjendja e mjerueme ne Shqiperi eshte shkaktuar prej
Nacional Shlirimtares Shqiptare. Organizata Nac.Shl. eshte shkaktare e
vellavrasjes. Vellavrasja qe vazhdon ne Shqiperi e qe ka bere deme ne njerez
dhe ne materiale eshte shume me teper nga sa ka bere armiku gjate okupasionit.
Ne krye (ne fillim), dyke figuruar edhe z. Abaz Kupi ne kete Organizate,
populli shqiptar ish afruar teper ne radhet e kesaj, por tash ka mbetur nje
pakice, sepse populli kuptoi qe ajo Organizate nuk perpiqet per Atdheun e vet.
Per te forcuar njoftimet t’ona prane misjoneve qe
kishin qene te akredituar prane Levizjes s’one dhe per te vene me mire ne dukje
qellimet e komunisteve shqiptare qe fshihen ndene emrin “Nacional Shlirimtar”,
kemi shkeputur disa pjese te nje qarkoreje sekrete te Qendres se Partise
Komuniste Shqiptare, qe iu drejtonte organeve te saj neper qarqet. Instruksionet
e saj zbulojne qellimet e luftes se Nacional Shlirimtares dhe e kemi botuar ne
fletoren t’one numur 15.
Ne mbeshtetje te fjalimeve te zz. Churchill
dhe Attlee, iu treguam rrugen e drejte shqipetarevet. Drejtori i organit te Legalitetit, per artikullin qe shkrojti ne
“Atdheu”, kerkohet me skuadra te posaçme gjermane qe te kapet.
Levizja e jone mbeshtetet ne parimet politike,
juridike dhe shoqerore te Kartes se Atlantikut.
Nga fundi i muajit Maj 1944, ne mbeshtetje te deklaratave te bera ne
Dhomen e Komuneve prej z.Attlee mbi Organizatat e rezistences ne Shqiperi dhe
kur z. Churchill nga tribuna e asaj Dhome u dha nje shuplake levizjeve Nacional
Shlirimtare te Balkanit, ky qendrim zyrtar i burrave qe drejtojne politiken e
Ingliterres nuk na eshte dukur aspak i çuditshem, sa do qe vete inglizet kane
ndihmuar me arme dhe pare keto Levizje.
Ata
vete i kane inkurajue; stacionet e tyre te radios i kane ngritur deri ne qiell
deklaratat e z. Churchill kunder EAM-it grek dhe ato te z. Attlee. Nga keto
fjalime dolli ne shesh se Bretanja e Madhe dhe Amerika bashkepunojne me te
gjitha Organizatat e rezistences pa marre parasysh ngjyren e tyre, por denojne
me ashpersi Organizatat, te cilat ndene masken e luftes se lirise bejne luften
per pregatitjen e ndryshimeve politike, shoqnore dhe ekonomike ne kundershtim
me parimet e Kartes se Atlantikut.
Levizjet
Nacional Shlirimtare ne Ballkan filluan veprimtarin e tyre me nje program
nacionalist, ku kerkohej te lirohej vendi prej pushtuesit dhe pastaj popujt te
zgjithnin regjimet e tyre demokratike, sipas parimeve te Kartes se Atlantikut.
U konstatua se levizjet Nacional Shlirimtare te
Ballkanit drejtoheshin prej te huajsh (ne Shqiperi: prej Dushanit dhe
Miladinit, dy agjente te Titos), te inspiruar prej politikes se Moskes dhe
perpiqeshin me fort per te pregatitur hedhjen ne dore te fuqise se Shtetit per
te stabilizuar qeverira sovjeto-diktatoriale.
Keto qellime duallne plotesisht ne drite nga fakti se
Nac. Shl. lane luften kunder okupatorit dhe filluan luften kunder organizatave
te tjera, pa marre parasysh se edhe ato luftonin okupatorin, edhe ndoshta me
mire se komunistet dhe ishin ne krah te Aleatve anglo-amerikane.
Levizja e jone qe ne fillimt te okupasionit luften e
ka bere vetem kunder okupatorit dhe ne kete fushe ka korrur suksese te
admiruarshme. Levizja e jone ka qene larguar nga provokimet qe shpinin vendin
ne vellavrasje.
Asnje rast nuk eshte shfaqur qe çetat t’ona te kene
vepruar kunder shqipetarevet dhe pasurise se tyre. Nacionalizmi i
Levizjes s’one eshte i matur dhe larg dy ekstremeve. Çeshtjen e regjimit e ka lene ne radhe te dyte te programit te saj.
Qellimi i yne kryesor ka qene shlirimi i Shqiperise. Realizimi i ketij qellimi
do te sjelle kthimin e regjimit legal, i cili nuk ka qene rrezuar me ndonje akt
kushtetues te dale nga populli shqiptar.
Ne kemi predikuar gjithnje se kur te vije koha e
atmosferes se qete te lirise se fitueme dhe ne baze te ligjeve te Shtetit,
populli mund te shprehet mbi regjimin qe deshiron, prandaj e deklarojme se
programi dhe qendrimi efektiv i Levizjes Kombtare te Legalitetit kane nje
mbeshtetje te forte ne parimet politike, juridike dhe shoqnore te Kartes se
Atlantikut.
Pse
kemi predikuar “Bashkimin Kombtar” te gjithe shqiptarevet rreth Levizjes
Kombtare te Legalitetit?
Si popull i vogel qe jemi, duhet te pregatiteshim me
kohe qe t’u benim balle rreziqevet qe mund te na vinin pas mbarimit te luftes
dhe te bashkuar te siguronim mundesine me te forte per te mprojtur moralisht
dhe materjalisht me mire te drejtat t’ona jetesore. Popullit shqiptar duheshe
t’i lejoheshe qe te mendoheshe per te arthmen e vet dhe te merrte masat e
nevojshme qe kerkonte mprojtja e interesave kombtare.
Pse mendojme se Flamuri me i
pershtatshem ishte ay i yni?
Flamuri
me i pershtatshem ndene te cilin mund te realizohet me me lehtesi dhe ne
interesin e Atdheut “Bashkimi”, mendojme se eshte ay i Levizjes Kombtare te
Legalitetit, sepse Levizja e jone ka qendruar gjithmone larg luftes se
brendeshme vellavrasese dhe eshte treguar shume here gati per te nderhyre per
nje pajtim ndermjet partivet ne lufte midis tyre.
Pozita e saj politike i lejon qe te mproje me mire
interesat vitale te Atdheut. Gjendja e saj juridike e paraqit perpara gjith Botes
si Perfaqesonjesen Legale te Shtetit Shqiptar. Drejtonjesit e saj jane ne
pozite te flasin, brenda dhe jashte Shtetit, me autoritetin qe ua jep cilesia e
nalte zyrtare qe kane patur perpara okupasionit italjan.
Ç’kemi kerkuar?
Kemi kerkuar a
priori rikthimin e Shqiperise ne gjendjen e para dates 7 Prill 39. Pse?
Sepse para asaj date Shqiperia e jone, me tere aparatin e nje Shteti sovran,
ishte njohur de jure dhe de facto prej gjithe Botes.
Agresioni brutal i 7 Prillit 39, jo vetem nuk e ndrron
ate gjendje nga pikpamja e se Drejtes Nderkombetare, por bile e fuqizon, sepse
baza juridike e nje problemi te tille eshte doktrina “Statu quo ante”.
Dyke kerkuar rikthimin e legjitimitetit dhe te formes
monarkike te regjimit te para 7 Prillit 1939, ne te Legalitetit nuk bejme gje
tjeter veçse kerkojme ate qe na e paten njohur te gjithe. Me kete menyre, ne
gjirin e Konferences se Paqes qe do te mblidhet, kur te mbaroje lufta, pozita e
jone do te jete kaqe e forte sa armiqte tane nuk do te gjenin argumentin per te
na luftuar.
Te vime tek
çeshtja e Personit te Madherise Suaj!
Vendimi i Mbledhjes se 12 Prillit 1939, siç nuk e ndrron formen e
Shtetit te shpallur me vendimin e Kuvendit Kushtetues te muajit Shtatuer 1928,
ashtu nuk e ndrron aspak te drejten e Mbretit mbi Fronin e Shqiperise.
Madherija e Juaj u largua nga Atdheu per shkak te rrjedhimevet
qe nuk mvareshin nga vullneti i Juaj, ose nga ay i popullit. Madheria e Juaj
nuk abdikoi dhe per sa nuk abdikuat, bile ne çastin e largimit urdheruat
qendrimin ne shenje proteste, nuk mund t’Ju mohohet e drejta pa u shkelur nderi
i gjithe Kombit.
Mungesa e Juaj Madheri eshte ndjere prej te gjitheve!
Keto jane arsyet kryesore qe Levizja e jone po
perpiqeshe per kethimin e regjimit legal te meparshem, perveç arsyeve kombtare
dhe nderkombtare qe duhen marre parasysh ne rast se duam te miren e vendit t’one.
Provokimi Terrorist
Me daten 5 Korrik 1944 Organizata e jone u provokua me
anen e zjarrmit me arme prej Organizates Nacional Shlirimtare. Ky provokim
eshte nje nder krimet me te medhaja.
Prej dy javesh po shvillohet nje pregatitje nga ana e terroristvet
me qellim per me sulmue krahinat e Shqiprise se Mesme e te Veriut.
Komandanti i Pergjithshem i Fuqive te Levizjes se
Legalitetit, tue qene gati i sigurte se Nac. Shl. tue mendue perfundimet e
keqija qe mund te kishte per fuqite e saj nje lufte e fillueme prej tyre pa
shkak, per nevojat e Levizjes dhe sipas keshillave kishte qene largue.
Me 9 Korrik 1944 z.Kupi kethehet prej nje mbledhjeje
qe kishte pas ne Lume dhe me 12 Korrik 44 filloi sulmimin per me mprojt zonat tona
ne drejtimin Qafe e Shtame-Murrize. Fuqite kundershtare terhiqen. Me 26 Korrik
44 fuqite terroriste shpartallohen.
Bilanci i perleshjes eshte mbyllur me gjak, me te
vrame e te plagosur, me rrenime; ketyre te keqijave iu duhet shtuar edhe
forcimi i armiqsise.
Ne gjith vendet ku u shfaq gjurma e terroristavet,
Nac. Shl. eshte perpjekur te hedhe faren e perçarjes ne radhet e forcavet
kombtare dyke perdorur si arme terrorin, shpifjen dhe diskreditimin.
THIRRJE POPULLIT dhe gjith PARTIVE
POLITIKE SHQIPTARE
Me
26.VIII.44 z.Abaz Kupi leshon nje thirrje popullit dhe gjith partive Politike
Shqiptare:
“Vllezer
shqiptare! Shqiperia e jone e shtrenjte eshte e mbytur ne gjak e ne tmerr; e
zhytur ne anarki, ne nje vellavrasje, ne nje katastrofe: Atdheu eshte ne
rrezik. Ekzistenca e jone po peson tronditjen me te madhe te
historise.
Ky rrezik nuk mund te largohet deri sa shqipetaret te perçare e te
perndare nuk do te bashkohen te gjithe rreth nje qellimi te vetem: “Shpetimin e
Shqiperise”.
Dramasiteti i gjendjes se sotme eshte i pa krahasuarshem
me çdo tragjedi qe ka kaperxyer vendi i yne, dhe ky dramasitet po na trondit e
eshte gati te permbyse e te shkretoje gjithe themelet e mbetur te germadhavet
shqiptare.
Kesaj gjendje duhet t’i japim fund. Duhet te
bashkohemi dhe zise e rrebeshit qe po peson vendi i yne t’i themi “ndal” dhe
“mjaft me”. Le te lihen me nje ane pasioni, frika, simpathite e antipathite. Le
te harrohen keto dhe t’i zgjatim doren njeri-tjetrit, sepse nje trupezim
forcash te ketilla mund te siguroje shpetimin e Shqiperise dhe shpetimin nga
shdukja e perjeteshme e popullit shqiptar.
Ideologjite, rrymat politike, antagonismat lokale,
merite personale e pasionet politike duhet te menjanohen deri sa te kaperxejme
greminen e rrezikut dhe deri sa te sigurohet shpetimi i Shqiperise.
Katundet qe digjen, shtepite qe shkatrrohen, rrugat e
urat qe prishen nuk mund te ndreqen me te hollat e popujve te huaj, por me
mundimet dhe djersen t’one.
Mesatarja e perditeshme midis te vrareve e te
plagosurve ndermjet bijve te vendit t’one eshte e tmerrshme dhe kjo vellavrasje
nuk ka kuptim. Perse derdhet ky gjak? Vetem per t’u shkatrruar. Bashkimin na e
imponon interesi i Atdheut, sepse po te veprojme keshtu, jo vetem miqte t’ane,
po edhe armiqte do t’i detyrojme qe te na nderojne me teper. Kjo eshte rruga e
shpetimit dhe e lumterise, prandaj Zoti na ndihmofte dhe le te bashkohemi sa me
pare qe te jet’e mundur, per me i pre hovin çdo rreziku qe mund te na vije.
Jemi ne vellavrasje. Po lufton shqiptari kunder
shqiptarit. Ç’fatkeqesi. Plaget qe na i çelin armiqte, nuk na mjaftuan, por
çelem dhe po çelim plage te reja.
Vrasjeve te kryeme prej armiqvet po iu shtojme vrasje
qe po i bejme me doren t’one. Po rrenojme shtepira, po prishim katunde. Po
smadhojme mjerimet e popullit t’one. Do te qajme te gjithe se bashku kur do te
kuptojme se kjo grindje dhe vellavrasje nuk ka per t’i sjelle fitim as njeres
ane, por vetem shkatrrimin e Atdheut. Mjerisht at’here do te jete vone.
Historia na tregon se çdo brezi te nje populli i takon
te plotesoje ndonje detyre te rende kur i shfaqet rasti. Kete
here kjo detyre na perket neve qe t’a plotesojme. Çdo moskuptim ose çdo mos
marreveshtje e kundershtim ndermjet nesh mund t’a zgjidhim me urtesi, ne kohen
e duhur, por ne kryemjen e kesaj barre duhet te jemi se bashku e t’i japim
doren njeri-tjetrit me dashuri e me zemer te pastert.
Kam
qene gjithmone i mendimit per nje bashkim te pergjithshem dhe per here kete
mendim e kete perpjekje jam munduar t’a zbatoj dyke evituar brenda mundesive
vellavrasjen e pa deshiruar dhe te denuar prej popullit shqiptar.
Jam
me se i sigurte se te gjith shqiptaret me lot nder sy kerkojne kete bashkim te
sinqerte te te gjitha Organizatavet politike te Shqiperise, per pajtimin e
zemravet, per ndalimin e vellavrasjes sa te pergjakshme kaq dhe te demshme.
Prandaj per hir te Atdheut i bej thirrje popullit shqiptar dhe gjith partive
politike te Shqiperise qe te perpiqen qe te gjithe per t’i mrrijt nje bashkimi
te pergjitheshem, sepse nevoja e momenteve teper kritike kete e urdheron dhe
interesi i Atdheut kete imponon!”.
Me misjonin ingliz!
Me 8
Tetuer 44 takohemi me inglizet ne Velte dhe studiojme gjendjen e pergjitheshme.
Inglizet na
njoftojne se gjendja siç paraqitet, he per he nuk ka per te ndryshuar.
Sbarkimet qe pandeheshe te beheshin nuk do te behen. Kerkesave qe u kemi bere
me anen e telegrameve te pa numurta nuk na i jane pergjegjur deri tani, veç se
ka ardhur nje urdher per Kolonelin MacLean qe te largohet.
Sikur
edhe sbarkimi te behet, na thone inglizet, prape menyra politike inglize qe
shvillohet ne Shqiperi nuk mund te ndryshohet.
Ndoshta
per gjendjen momentale te nacionalizmit shqiptar jemi ne fajtore, por le t’ia
leme kete pergjegjesi Ingilteres per kohen e arthme.
Sbarkim ne Shqiperi ne stil me rendesi ne nuk
parashikojme dhe shenja te ketilla nuk kemi. Te gjitha keto, na thone inglizet,
ju njoftohen per arsye se ju kini grumbulluar nje fuqi te konsideruarshme ne
Preze dhe me fuqit e tjera qe dispononi ne rrethet e aferta, dyke u mbeshtetur
edhe ne lajmet e zbarkimit, nuk duhet te merrni persiper nje veprimtari e cila
ka per t’iu kushtuar shume.
Kam
kerkuar edhe nje here ndihmen e inglizeve, por prape ka qene kot. At’here ne
gjendjen e keqe qe ndodheshe nacionalizmi i yne, si i politikes inglize qe ka
qene z.Kupi se bashku me gjith Levizjen deklaron se çdo ndermarrje qe ka bere
Levizja dhe ay kane qene te mbeshtetura ne baze te keshillave dhe drejtimeve te
misjonit ingliz, te cilat misjonaret e vertetojne dhe i thone z.Kupi qe te
shpresoje gjithnje te miqesija e Bretanjes se Madhe.
Z.Kupi
iu pergjegjet se edhe ay i konsideron miq dhe i thote kolonelit MacLean se se
bashku me shoket e tij duhet te veperojne ne baze te urdherit qe kane marre e
te kaloje neper rruget t’ona dhe per çdo nevoje qe do t’i paraqitet jam ne
gjendje qe t’i prokuroj çdo gje qe i lypset, bile edhe fushe aeroplani mund t’i
siguroj.
Kundrejt
provokimeve te vazhduarshme nga ana e komunistave, misjoni ingliz na kishte
porositur qe te benim zbrapsje mprojtese, sepse nga ana tjeter kishim zjarrmin
e gjermaneve, te cilet i kundersulmonim.
Kerkojme
te takohemi edhe nje here me z.MacLean sepse na u njoftuan sbarkimet aleate. Por vendet e sbarkimit ishin te panjohura.
Takimi duheshe te ishte i shpejte per te caktue
veprimet sa me pare. Ne po mblidhnim fisheke dhe armatim dhe i shkruajtem Kolonelit
qe te njoftonte Kuartjerin e tij te Pergjitheshem mbi veprimtarine qe ne kishim
nder mend te kryenim per lehtesimin e sbarkimit.
U takuam me Kolonelin, biseduam dyke i treguar
deshiren t’one per te ndihmuar zbarkimin e Aleateve dhe i thame se eshte ne
interesin e te dy paleve qe Personi i Abaz Kupit se bashku me sa me pak njerez
qe te jet’e mundur, te largohen prej Shqiperije.
Ata na thane se pasi te arrini ne Itali do te
kujdesohemi per ju dhe do t’ju sigurojme qe te gjitha lehtesirat e duhura dhe
llogaritni mbi ne ashtu siç kemi qene ne te mbeshtetur tek ju. Ne ju thame se
deshira e jone eshte te takohemi me Mbretin t’one, dhe ata na thane se kane per
te bere çmos qe te na plotesohet kjo deshire.
Me 31 Tetuer 44, naten ne oren 10 nisemi prej Bregut
te Mates me nje barke fare te vogel per ne Itali.
Ishim gjashte veta: Abaz Kupi, Gaqo Gogo (Sekretar i Pergjithshem i
Levizjes), dy djemte e z.Kupi dhe dy oficera kruetane, si roje trupi per
z.Kupi.
Pas 18 ore udhetimi ne Adriatik, motori i barkes
prishet dhe detyrohemi qe te qendrojme ne meshiren e ajrit per 7 dit dhe 7 net,
pa ngrene e pa pire, deri sa na shpetoi rastesisht nje destroyer ingliz dhe na
nxori ne Brindisi.
Se ketejmi lajmeruam Kuartjerin e Pergjitheshem te Barit, te cilet me
nje here na terhoqen dhe na perqendruan ne nje vile afer katundit Rutigliano.
Ketu ndenjem nje kohe te gjate ne pritje dita dites qe te niseshim per Londer,
por me kot. Sipas deshires se shfaqun nga ana e jone preferuam qendrimin t’one
ne Egjypt dhe kesaj deshire ia mrritem me dt. l Prill 45.
Pergjat qendrimit t’one ne Rutiglianon e Barit kemi
shvilluar vetem veprimtarin e promemorjeve drejtuar z.z. Eden dhe Alexander. Nje
leter se bashku me nje promemorje-kopje i drejtuam edhe Madherise Suaj.
(Reference:
Kopje-Promemorje drejtuar Madherise Suaj.).
Financimi i Levizjes
Ky financim u ba me ndihma te vogla te tregetareve e
te popullit dhe me mundesite materiale personale te z.Kupi.
Luftrat e Levizjes
Lufta midis
z.Kupi me shoke dhe 2000 miliceve fashista.
Lufta e Matit.
Lufta e Liqenit te Germanit: shume te vrare.
Lufta e Zallit te Germanit: shume te vrare.
Rrethimi i
Burrelit: 2000 shtepi te djegura.
Lufta e Shtames: 300 te vdekur, rober lufte, material lufte, etj..
Lufta e Gurres: humbje nga ana e armikut.
Lufta e Damit: humbje nga ana e armikut.
Lufta e Suçit: 200 te vrare e te plagosur.
Lufta e Krujes: 500 gjermane te vrare, shume rober dhe material te
ndryshem, vazhduem tri dit e tri net.
Me disponimin edhe te nje fuqije te Levizjes s’one,
z.Kol. MacLean me shoke ka kryer sabotime te ndryshme: Ura, (Ur’e Gjoles), dhe luftime
ne breg te detit.
Z.Kupi personalisht, se bashku me Kol. MacLean kane
shkatrruar vazhdimisht kolona ushtarake gjermane, te cilat i kane djeg,
shkatrrue dhe vra.
Fuqia e Levizjes
Per hera eshte mbajt ne kambe nji force ushtarake deri
ne 5.000 burra dhe ne disa raste kemi pas deri 10.000 burra. Ne disponim
(dispozicion); kane qene 25.000 burra.
Sherbimi
propagandistik
Nji vjet zgjati vazhdimisht dalja e e gazetes
“Atdheu”, gjithsej 21 numura, cope 210.000; Trakte 250.000 cope. Ne 6 muaj 24
fjalime.
Dy letra personale drejtuar Madheris Suaj; 1 leter
drejtue z.Fan Noli; 1 leter drejtue z.Roosevelt; 1 leter drejtue z.Churchill.
Organizimi i
Levizjes
Komiteti Oendruer - Sekretariati i Pergjitheshem -
Shtabi i Pergjitheshem - Sherbimi Propagandistik dhe Shtypi – Rinia e
Legalitetit – Seksioni i Ekonomatit dhe i Finances – Seksioni i Sanitetit.
Luftrat e Rinise
se Legalitetit
Vorze – Shkall’ e Tujanit – Preze - Kruje.
Organizimi
krahinuer i Levizjes.
Tirane – Shkoder – Diber – Peshkopi – Mat – Durres –
Kavaje – Shijak – Kosove – Vlore – Berat – Sarande - Korçe.
Madheri,
po mbushen dhjete muaj qe ndodhemi jashte. Kemi dashur qe te takohemi me
Madherine Tuaj.
Largimi i yne nga Shqiperia nuk eshte shkaktuar nga
dobesia por vetem nga gjendja nderkombtare, e cila nuk lejonte me ndonje menyre
qe konflikti i yne te zgjidhet me anen e forces dhe per kete kemi qene te
keshilluar nga Misjoni ushtarak Ingliz.
Levizja e jone e perseris, ka shvilluar gjithnje e
vazhdimisht veprime luftarake dyke u mbeshtetur ne sbarkimin aleat. Pasi
ky nuk u be, at’here ne marreveshtje me oficerat ingliz si kol. MacLean, Amery
e Smiley, vendosem me u largue per t’iu shmang vellavrasjes, e cila do te ishte
e demshme ne ate kohe dhe njikohesisht mund te shkaktonte interpretime te
ndryshme nga ana kundershtare.
Me ne
fund, Madheri, pasi do te largoheshim prej shokeve, Komiteti i Pergjitheshem i
Forcave te Armatosura te Levizjes se Legalitetit u drejtoi 100 e ca krereve te
çetave t’ona letren qe vijon:
“Shoke
te dashur! Me ju qe kam luftuar qe prej momentit te pare qe kurse u sulmua
‘Toka e Jone e Shenjte’ prej armiqve fashiste, ne kemi qene ata qe kemi bere
ç’mos per te shpetuar ‘Nderin Kombtar’ dhe jemi perpjekur ne gjendjen t’one me
kritike, me gjith veshtiresit e medha qe jane paraqitur, per bashkim te
pergjitheshem dhe bashkeveprim te te gjith shqipetarevet, pa dallim rryme dhe
ideollogjije; jemi perpjekur per paqsimin dhe vllaznimin e shpirtrave, per te
larguar luften civile dhe per te siguruar luften e perbashket per shporrjen e
okupatorit prej tokes s’one te shenjte.
Sot,
nder rrethanat qe ndodhemi, detyrohem te largohem, per te mos prekur politiken
aleate dhe per t’iu shmangur gjakderdhjes vllazerore. Kete largim detyrohem t’a
bej dyke iu lene per nje kohe te shkurter, shoke te mij te dashur dhe dyke ju
porositur qe te qendroni besnike kundrejt gjith udhezimeve qe ju kam dhene kohe
pas kohe, e gjat mungeses s’ime te rregullohi ne nje menyre jo ekspozuese dhe
te prisni me durim ‘urdherin e dyte’.
Ne
jemi ata qe kemi luftue dhe kemi bere betejat e Durresit, te Shtames, te
Krujes, etj., dhe jam i sigurte se kemi per te fituar dhe ‘Betejen e Fundit’.
Zoti
na ndihmofte! Rrofte Shqiperia; Rrofte Mbreti Zog I; Rrofshin Miqt e Shqiperise.”.
Abaz Kupi, 28
Tetuer 44. Bregu i Mates.
Madheri,
edhe me largimin t’one Flamuri i Levizjes s’one vazhdon se valvituri neper
malet dhe fushat e Shqiperise dhe eshte ne pritjen e Flamurtarit te vet!
Sekr. Pergj.
Lev. Legalitetit Kryetari
Prof. Gaqo GOGO
Major Abaz KUPI
Kajro, me 2
gusht 1945
No comments:
Post a Comment