RRUGËTIM MES PSHERTIMASH DHE MALL MËRGIMTARI
Përshkrim
Përshkrim
Me autobusët e linjës Top-line, udhëtohet
rehatshëm, në qetësi, në respekt për pasagjerin e në një komunikim me kulturë.
Nuk është pak por rreth katërmbëdhjetë orë ngrirë në ngushtësinë e karriges komoditeti
i së cilës ta lehtëson ose jo rrugëtimin.
Kakavinë, pikëdhembjen mërgimtare ku akrepat e orëve ndalen e durimi ngjitet në rezonancë, e kaluam si të ishim në Evropë. Përpara nuk kishim asnjë autobus çka na e ngjiti buzëqeshjen si me zamkë, e një nga një, pa u ngutur zbritëm për tu vënë në radhë për vulën e kalimit mbi pasaportë. Radha u prish. Tre policë, në tre kabina, na e bënin me duart zgjatur si shatë duke na tërheqë secili në drejtim të tij. Në pak sekonda mbaruam e për disa minuta u nisëm drejt pikës kufitare shqiptare.
Një kalim kufiri që do ta donim të ishte çdo ditë, çdo natë, në dimër dhe në verë...
E urova...
Megjithëse dita ditës nuk i ngjan...

ATDHEU IM...
Kam nëntëmbëdhjetë vjet që udhëtoj, hyj dhe dal në
Atdheun tim. Si i ikur nga zori, nga paralajmërimi i majit të egër 1996,
ultimatumit për të mbyllur gojën, ultimatumit për të më dhunuar shpirtin e
jetës së njeriut, familjen. Dhe në këto nëntëmbëdhjetë vjet mund të ve në
llogari edhe gjeografinë edhe numrin e gropave të rrugës mbi zhavorr e
kalldrëme dhe në asfalte të moçme të shqyera, edhe rrugën e re me ende “nja dy
pëllëmbë” mbetur në të kaluarën. Ajo copë rrugë, vetëm 11 kilometra, nga
Tepelena në Memaliaj që përshkohej me shpejtësi traktori me zinxhirë, në kalim
të kohës, shtruar me zhavorr nga “ata” dhe asfaltuar nga “këta” tash nuk më trishton, m’i mbledh e m’i hedh në anë
kujtimet...
Në udhëtim mbi rrota që lëvizin, meditimi është shok e mik, ciceron që flet dhe hesht, frymëmarrje e thellë dhe ngushtim gjoksi...
Luginën e Dropullit e kam kap në shpirt një ditë të ngrohtë qershori 1962, student, pjesëtar i një ekspedite pedologjike për studimin e tokave acide. Qesh ndalë e pata marrë disa kampione në fshatin Bularat, fshat që e kërkoj në çdo udhëtim. E kërkoj me sytë e asaj kohe, e mbledh dhe e mbaj edhe në vështrimin që e kap në ndryshimet e radhës...
Fusha e Dropullit ka qenë ndër fushat ku kultivohej jonxha për farë dhe duhani gjethe vogël “samsun”. Tabani i saj është shumë i përshtatshëm për plantacione të tëra vreshtash prej nga rrjedha e lëngut të rrushit, vera dhe rakia ta “plasin ballin”...
Toka djerrë dhe “plantacione” ndërtimesh në atë truall që dropulliti nuk e preku asnjëherë me themele ndërtesash....
Hyrja në Gjirokastër, edhe në gjumin më të thellë, të zgjon në hedhjet përpjetë nga gropat e rrugës. Ajo copë rrugë me gropa (cili qytet i Shqipërisë nuk e ka këtë pamje) nuk të lë ta shohësh bukurinë dhe madhështinë e “kryqëzorit” të historisë shqiptare që ka lundruar ndër shekuj pa iu fut uji dhe pa iu prish direkët.
Viroin e kam jetuar një ditë maji të viteve tetëdhjetë në një takim gazetarësh ashtu si kam jetuar uzinat dhe fabrikat e Gjirokastrës që u jepnin jetë njerëzve e tash pamja e mureve në kolona të braktisura betoni më trishton. Dikur një skelet metalik ombrelle nuk prishej pa ndërruar dy-tre veshje pëlhure e pajisjet e kuzhinës kryenin “revolucion” në mënyrën e të ushqyerit deri në skajet më të largëta të vendit...
Udhëtoj në zjarrin e ndezur të një fushate zgjedhjesh për pushtetin vendor e refreni i çdo partie e çdo kandidati më shurdhon veshët...
“Do të hapim...vende pune...”
Ku? Si? Me se?...
Askush nuk e thotë...
Memaliaj, qyteti i punëtorëve të nxjerrjes së qymyrit të gurit, më vjen në sy i mërdhirë kallkan. Minierën e vranë e me të vranë të gjithë banorët...
Nga Qafa e Koshovicës rruga është po ajo, e ngushtë si dikur në kontrast me rrugën e gjerë në hyrje e në dalje të rrethit të skajshëm të qytetit. Pritet të bëhet një baj-pass që makinat të ecin lirshëm. Kjo do të ndodhë dhe trishtimi që të vjen nga “rruga e vjetër” do të shuhet. Por trishtimi kur sheh kompleksin industrial ku në fund të viteve gjashtëdhjetë u ngrit kombinati kimik i prodhimit të plehut të nitratit të amonit që i dha gjelbërim dhe prodhim bujqësisë shqiptare, të mblidhet në shpirt e nuk del. Pa nitratin e amonit të Fierit dhe pa superfosfatin e Laçit nuk bën rrugë bujqësia. Me plehra të dyshimtë që vijnë nga jashtë edhe bujqësia, edhe shëndeti i njerëzve është në dyshim...
Udhëtoj zemrës së Myzeqesë, fushës së ndarë në rripa, pak me bimë e pemë frutore e shumë djerr...djerr...djerr...
Sapo kisha përfunduar së lexuari një libër të mikut tim Dr. Jorgji Muzaka “Njerëz të mirë”.
Libri është një enciklopedi e gjerë e vlerave intelektuale të specialistëve shqiptarë të bujqësisë.
Në faqet e librit të tij Jorgji Muzaka na sjell personalitete të larta të shkencës shqiptare. Na sjell Mentor Përmetin, shkencëtarin, akademikun e madh të bujqësisë shqiptare. Na sjell Andrea Shundin shpirtin shkencor të të cilit pata fatin e njohur kur ai udhëtoi nga Amerika e largët në Greqi ku e përcolla me dashuri e respekt në disa fshatra arvanite ku ai kërkonte fjalën e lashtë shqipe për verëtarinë dhe vreshtarinë për t’i futur në fjalorin enciklopedik shkencor për to... Sjell zooteknikun e njohur Dr. Viktor Pukën, Naun Priftin, Aleksandër Çelikun. Prof.. Adem Salillarin, Enver Isufin, Veli Hoxhën, Fuat Memellin e të tjerë, e të tjerë...
Jorgji Muzaka ka qenë punonjës shkencor i Institutit të Kërkimeve Bujqësore të Lushnjës. Deri në vitin 1996 ai punoi në seleksionimin e pambukut, bashkautor dhe autor i krijimit të disa linjave pambuku. Nuk iu nda pambukut edhe kur atë e anatemuan. Me ndihmën e një miku vazhdoi eksperimentet edhe pse ndodhej larg në mërgim ku edhe atje, në Greqi, ngriti një ngastër eksperimentale. Jorgji Muzaka që nga janari i vitit 1985 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave Bujqësore”...
Tash Jorgji Muzaka, në moshë pensioni, u jep gjelbërim kopshteve përtej oqeanit Atlantik, në Nju Jorkun e largët...
Myzeqeja tash nuk prodhon më pambuk. Mundi, dijet, djersa e një brezi të tërë specialistësh ka humbur. Trembëdhjetë mijë punëtorë të kombinatit të tekstileve të pambukta në Berat kanë humbur punën e tyre...
Dhjetëra mijë punëtorë të Myzeqesë e kanë lënë djerr fushën më pjellore të vendit dhe një ndër fushat më pjellore në Ballkan...
Rripave të tokës së ndarë të Myzeqesë herë - herë më vijnë në ekranin e vogël satelitorë fytyra të gëzuara pushtetarësh të lartë, të krye kuvendarit, kryeministrit, ministrit të bujqësisë.. që reklamojnë “përvojën” e ndonjë fermeri që ka mbjellë “një rrip” nga rripat pambarim të tokës të mbjellë me luleshtrydhe, domate, sallatë, kastravecë që po “mbushin” rrugët e eksportit. Pamjet më kujtojnë një bashkëfshatarin tim nga Brezhdani i Dibrës, Tahsim Karasanin, një bujk i përkryer që në vitet pesëdhjetë në një ngastër me tre dynymë tokë mori njëqind kuintal misër “Farëmadh Dibre” për hektar...
Më ngjan se propaganda e sotme në bujqësi është kthyer më se një gjysmë shekulli prapa...
Një bujqësi ndarë në rripa toke nuk mund të bëjë përpara...
Ligji 7501, i miratuar me konsensus e dy partive të mëdha duke shpërbërë fushat më pjellore të vendit e ka vënë bujqësinë shqiptare në një kolaps që mbase nuk do ta riparojnë disa dhjetëvjeçarë, në mos shekuj...
PALMAT-KJO MANI BASHKIAKËSH...
Me palmën si bimë jam njohur në vitin 1961 kur vazhdoja studimet e larta. Në oborrin para konviktit, ish ndërtesës të Shkollës së Dakos në kodrat e Kamzës, para hyrjes kryesore ngrihej e degëzuar diku tek dhjetë metra lart një palmë trungun e së cilës nuk e mbërthenin hapa krahësh dot dy studentë. Palma duhet të jetë mbjellë nga Dakoja, pronari i vendit dhe i shkollës në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar.
Kryebashkiaku i Durrësit Dako (nuk e di në se ka të bëjë me Dakon e “Shkollës së Dakos”) , tek mbillte “Palmën e Njëmijtë” deklaroi se Durrësi është qyteti i palmave dhe se palma e parë daton e mbjellë në vitin...1970!
Tek udhëtoja më bëri përshtypje se palmat janë bërë dru zbukuruesit më të lakmuar dhe më të pranishëm në bizneset e reja shqiptare, në lulishtet që rrethojnë lokalet.
Por palmat janë bërë dhe “vrapojnë” në rreshta të gjatë tashmë në bulevardet kryesorë dhe në autostradat shqiptare.
Hyrja e Durrësit, në tërë gjatësinë e plazhit ta këput kokën në vështrimin lart për të kapur degët e pakta në majë të palmave, gjethet e të cilave më vijnë të zverdhura...
Hyrja e Tiranës, në ndarjen midis dy kursive të autostradës është binjake me atë të plazhit të Durrësit me ndryshimin se për mbajtjen drejt të gjithë asaj “binaje” të lartë trungu është i mbështetur në katër kërraba që luftojnë për t’i mbajtur në rrënjë palmat, në ndryshim me ato të plazhit që nuk e kanë këtë kujdes...
Dakoja në deklaratën e tij për shtyp përgënjeshtroi opozitën që një palmë e vlerësonte me pesëmijë euro duke thënë se kushtonte vetëm 220 euro (!)
Pyjet shqiptare janë të mbushur me dru pyjorë që me një kosto modeste dhe me traditë shqiptare mund t’ia shtojnë bukurinë rrugëve, lulishteve dhe mjediseve të gjelbra të vendit. Peshkopia me Bulevardin e Blirëve mbase jep një shembull të bukur që duhet vlerësuar...
Mania për të kopjuar të tjerët po bëhet sëmundje që kushton...
Të qenit vetja, kombëtarja, shqiptarja më ngroh...
Vijon...

MALI I ROBIT
E bukur është autostrada në dalje të Kavajës e në
hyrje të Durrësit. E blinduar me mbajtëse hekuri, dyfish në qendër e tek e tek
anash, e projektuar që të mos kalojnë as mizat. Por mizat kanë fletë dhe e
kalojnë kur të duan dhe ku të duan pa. Edhe njerëzit e kalojnë por me kokë që
lëviz si lavjerrës herë majtas e herë djathtas për të kap çastin e kalim - vrapimit jashtë rrezikut për kokën...
Banorëve të Malit të Robit, siç quhet kodra me një antenë sipër e diku 20-30 shtëpi në pjerrësi, për të kaluar autostradën për në plazh u është dhënë mundësia të shkojnë rrugë pa rrugë deri tek rrethrrotullimi i Kavajës ose deri tek rrethrrotullimi i Shkozetit. Një nënkalim poshtë rrugës së trenit ose një urë kalim mbi autostradë do t’i lehtësonte banorët që ta shijonin bregun e detit që ka emrin e vendit ku banojnë, Plazhin e Malit të Robit...
Autostrada në drejtim jugun e ka një dalje, një vendqëndrim të shkurtër të automjeteve në marrje e lënie pasagjerësh. Në krahun tjetër po të duash të ndalesh tek Mali i Robit nuk ke asnjë shans përveçse rrezikut në kalimin e strukturave metalike dhe...
Unë kam një shtëpi të vogël në plazhin e Malit të Robit, shtëpinë e pleqërisë. Kur shkoj mendohem gjatë ku të ndalem. Preferoj rrethrrotullimin e Kavajës, “Kavajotin” kur dikush më pret dhe autobusin që kalon në rrugën dytësore...
Kësaj radhe më pritën çka mi lehtësoi krahët nga valixhet...

KOMPLEKSI “AGZA-DIBRA” DHE KANALI FOLE
MUSHKONJASH...
Agimi dhe Zabiti janë dy dibranë që pak kohë më
parë bashkia e Durrësit ku jetojnë dhe punojnë u dha titullin “Qytetar nderi”.
Nuk njoh rast tjetër por që t’u jepet titulli më i lartë i qytetit dy
ndërtuesve është një vlerë e shumëfishtë. Dhe titulli u është dhënë për
korrektësi dhe cilësi në ndërtime...
Agimi dhe Zabiti në plazhin e Malit të Robit i kanë qëndruar paksa larg detit, nuk janë përzierë në mishmashin e ndërtimeve dhe të pushtimit të detit me linja të gjata me gurë e panele çimentoje në mbrojtje të pronave të tyre. Ata kanë ndërtuar një kompleks modest me tre godina tre plus papafingo, rrethuar me mure dekorativë, shtruar me kalldrëm tullash, gjelbëruar me shije urbanisti...
Ke dëshirë të pushosh, madje të jetosh tërë vitin në këtë mjedis. Të përjetosh qetësinë, të dëgjosh zërat e fëmijëve tek luajnë me njeri tjetrin në oborr pa shqetësimin e prindit kur fëmija del nga dera e apartamentit...
Mallin dhe dëshirën ma prish kanali i zhytur në ujëra të zeza e kallamishtesh që gjejnë ushqim të bollshëm për tu rritur e harbuar, fole mushkonjash që nuk ndalen përpara asnjë helmi...
Thonë se kanalin dhe rrugën nga autostrada ende në zhavorr e gropa do ti sistemojnë. Kanalin do ta fusin në tuba e rrugën do ta shtrojnë me asfalt, vetëm pesëqind metro rrugë dhe diku tek dy kilometra deri në derdhje në det...
Thonë...
E kanë thënë tash dhjetë vjet...
Me të thënë e me të bërë kanali vazhdon t’i derdhë ujërat e pista në një det të tërë...

HEKURUDHË NË GRAHMAT E FUNDIT...
Një fishkëllim vjen e më kthen në kohë, dikur pas
mesit të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Mua, se të tjerët i kthen
pas mesit të viteve dyzetë. Më kthen tek lokomotiva me avull që ndalej
kurdoherë sapo kalonte tunelin e Rrogozhinës
për tu mbushur me ujë, lënda e dytë pas qymyrit që i jepte forcë...
Një histori e veçantë ndërtimi i hekurudhave në Shqipëri, histori që nis me hekurudhën Durrës Peqin e Durrës Tiranë për të vazhduar udhëtimin drejt Fierit, Ballshit e Vlorës në Jug, drejt Gurit të Kuq në Pogradec në Jug-Lindje e drejt Laçit, Shkodrës, Hanit të Hotit dhe Evropës në Veri. Histori ku u derdh shatërvan djersa e të rinjve dhe të rejave nga i gjithë vendi...
Zëra politikanësh në prag zgjedhjesh diku flasin për hekurudhën. Berisha rreth një dekadë më parë u premtoi Kavajasve së do tu sillte trenin elektrik. Sikur ta kishte bërë atëherë tiranasit do të udhëtonin bregdetit me tren siç udhëtojnë athinasit nga Kifissia në Pire. Qetë - qetë, në stacione afër e afër, vetëm me njëqind lekë...
Po flitet për lidhjen e Kosovës me tren nëpërmjet luginës së Drinit...
Berisha bërtiti fort përsëri të enjten në parlament...
Po flitet për lidhjen e Maqedonisë me hekurudhë nëpërmjet Linit e Strugës...
Fjalë zotërinj, fjalë... si në komeditë dhe tragjeditë e Shekspirit...
Treni kalon duke lënë pas psherëtimën në agoni...
Në dritaret e vagonëve të pasagjerëve pas xhamave të thyera shoh ndonjë fytyrë të ngrysur...
Treni shqiptar nuk arrin në Tiranë. Ia kanë ngrënë stacionin...

NJË NËPUNËS BANKE ANAKRONIK...
Më duhej që të merrja një informacion për gjendjen
time të llogarisë, shtesën për paratë nga pensioni im dhe i gruas futur në një
llogari ndërtimi.
Nëpunësja e arkës më drejtoi tek një punonjës i shërbimit mbasi vetëm ai kishte të drejtën e informimit.
U ula përballë dhe pasi i paraqita librezën prita sa vallëzimi i gishtave të tij mbi tastierën e kompjuterit të përfundonte...
“Shtesa është një milionë e njëqind mijë e...”
“Sa, sa?”- ia kthej unë i habitur
“Një milionë e njëqind mijë e...”
“Ma shkruaj, sepse nuk e marr vesh.”
Mori një letër dhe mbi të shkroi shifrën njëqind e një mijë e...
“Ua thashë me lekë të vjetra”- foli duke më vënë letrën përpara.
“ Ju jeni i ri, i thashë, nuk besoj se jeni i datëlindjes 1964 kur ndryshoi në masën një me dhjetë monedha shqiptare. Jeni edhe nëpunës në një institucion ku detyrimisht duhet të flisni me të tashmen e lekut dhe jo me të shkuarën”
Më pa si të kisha zbritur nga Marsi...
Në mbrëmje në ekranin e vogël të televizionit shtëpiak veshi më kapi Romen, Bashën e Berishën. Secili, sipas interesit propagandistik fliste herë me “lekë të vjetra” e herë me “lekë të reja”...
“Mirë këta, pyeta veten se bëjnë politikë po ai nëpunësi i bankës çfarë bën?”.
Mbase ky allishverish do të shuhet kur të hyjë euro-ja e leku do të mbetet në skaj të kujtesës...

“NJËZET E KATËR ORË UJË NË DITË...”
Një refren që përsëritet pas çdo fjalimi kandidati
për kryetar bashkie veçanërisht në Tiranë e Durrës ku “grushtet” e “boksit elektoral” janë pa doreza...
E thonë të djathtët dhe të majtët me sigurinë që e kanë ujin njeri në xhepin e djathtë të këmishës elektorale e tjetri në xhepin e majtë.
Po si do t’i japin ujë Tiranës dhe Durrësit ku është ngulur gjysma e banorëve aktualë të Shqipërisë askush nuk ta thotë.
Po se ku do ta marrin gjithë atë rrjedhë të madhe uji gjithashtu askush nuk e thotë.
Më se gjashtëdhjetë vite më parë këndohej një këngë: ”Tiranës ujë e dritë i japim për dhjetëvjetor...”. Asokohe Tiranës i mjaftonte uji i Selitës për të pirë, për tu larë dhe për të ujitur kopshtet...
Tirana u rrit. U gjetën ujërat e fushës së Milotit që futur në tuba e shuan etjen jo vetëm të Tiranës por edhe të Durrësit...
Përsëri Tirana vazhdoi të rritet në nevojën e përditshme jo vetëm për të pirë e për tu larë por edhe për industrinë, veçanërisht atë ushqimore, që nuk ngopej me ujë...
U ndërtua ujëmbledhësi i Bovillës deri në përurim...
Tirana, mes përmes e në periferi të saj mblodhi çerekun e Shqipërisë. Bovilla u fut në tuba...
Uji firoi rrugës nëpër të çara të panumërta...
Qytetarët i dhanë rrugë një biznesi të paparë ndonjëherë në vend, pa dyshim edhe në Evropë. Vunë pompa dhe e ngjiten ujin në rezervuarë alumini, inoksi apo plastikë mbi tarraca...
Ujë përsëri me orar, me zgjime për “syfyr” për të mbushë rezervuarët...
Tirana nuk ka ujë, ka rezervuarë...
Kandidatët për kryetar bashkie në çdo takim flasin për “Njëzet e katër orë ujë...”
Jetoj në një qytet evropian që uji ngjitet me vetërrjedhje edhe në katet më të larta të pallateve, edhe në majë të maleve të ulëta që e rrethojnë Athinën. Asnjëherë nuk më mungon uji. Është i pastër dhe i pijshëm më i mirë se ai i shisheve.
Po nga e merr ujin Athina?
Diku, 180 kilometra larg, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në lumin e vogël Morno, u ngrit një digë. Uji u fut në një kanal betoni, kaloi një rrjet të gjatë tunelesh në një volum njëzet metër kub në sekondë dhe u depozitua në liqenin e Maratonës njërit prej burimeve të ujit jo vetëm për Athinën por edhe për rrethinën, madje edhe për ishujt e afërt.
Një zgjidhje evropiane që me pak mend e me shumë pak shpenzime, pa ndërtime dige e tunelesh të gjatë, mund e duhet të bëhet edhe në Shqipërinë time e tënde. Uji që del nga hidrocentrali i Shkopetit, i futur në tuba apo në një kanal betoni, përcjellë nëpërmjet një impianti modern trajtimi...do ta mbyste me ujë tërë linjën vetë rrjedhëse...Milot, Laç, Fushë Krujë, Vorë, Durrës, Kavajë... jo vetëm në qytete por edhe në fshatra...
Kanali që lidh ujëmbledhësin e Mornosë me Athinën është 188.5 kilometra i gjatë. Ai përshkon 67.5 kilometra tunele, 113,5 kilometra kanale të sistemit të hapur e të mbyllur, 7.5 kilometra sifone...
Kanali që do të lidhte Shkopetin me Durrësin do të ishte diku tek 50 kilometra i gjatë...
Vetëm kaq...
Populli thotë një fjalë...”Më mirë të dish apo të kesh?”
Shqipërisë nuk i mungon uji, i mungojnë mendtë...

MIQ QË MË ÇUAN NË VENDLIDJE
Tiranën në dy tre ditë nuk e sheh dhe as të sheh.
Koha në maj edhe të djeg edhe të lag. Ke dëshirë t’i takosh të gjithë, gjini e
gjak, miq e shokë por nuk mundesh...
Nuk e njihja Azis Ketën përveçse në komunikimet në internet. Më kishte kërkuar shumë herë që sapo të vija në Shqipëri ta takoja. Kur u nisa i përcolla numrin e celularit në Shqipëri.
Ishte telefonata e parë që mora dhe këmbëngulja e fortë që të takoheshim. Më tha se do të merrte me vete Lutfi Harkun, bashkëmësuesi im në shkollën e mesme bujqësore “Nazmi Rushiti”, autorin e librit për heroin e njohur partizan që hyri në këngë me krismën e pistoletës në Zerqan mbi kapitenin e xhandarmërisë italiane...
“Se ky popull ka djem me huqe,
Këmishën e zezë ta bën të kuqe”...
U ulëm në një lokal ku dikur ka qenë hoteli “Vjosa” dhe gjerbëm kujtimet e viteve të largëta.
Ketët e Bulqizës i kam njohur herët. I pari ka qenë Esat Keta portretin e punës si tornitor në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës e kisha skicuar dhe botuar në “Zërin e Rinisë” në vitin 1964...
Më vonë në jetën time fisi i Kete do të ishte i pranishëm e respekti për ta do të rritej vazhdimisht...
Lutfi Hankun kisha kohë që nuk e kisha takuar, afro njëzet vjet...Ishte po ai Lutfi që njoha nga afër në shkollën e mesme bujqësore, i qetë në nxjerrjen e fjalës, Lutfiu që edhe në emigracion më ka ardhur sa e sa herë në kujtimet e dy ish nxënësve tanë të dhënë pas letërsisë, Gjon Neçaj tash në Tropojë, poet e hulumtues në vlerat e mëdha të trevës verilindore të vendit tonë mbushur me këngë e legjenda që ta ndalin frymën, dhe Gjovalin Lumaj nga skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi, poezitë dhe proza e të cilit më vjen në faqet sociale si margaritar i një malli që nuk shuhet nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Kthehemi së bashku në Peshkopinë tonë që me mall e dhimbje e lamë apo na la. Nën kurorën e blirëve, tash kur pemët janë kapur duarsh për të formuar një tunel me gonxhet gati të varin gonxhet në lulëzim për të shpërndarë erën e mrekullueshme, kujtimet na ulen në gjunjë e malli na bërtet “Kthehuni, ju jeni për këtu” ...
Lutfiu ka qenë mësues letërsie, ka lëvruar tregimin, reportazhin e përshkrimin në publicistikë. Ka lëvruar edhe romanin. Por mbi të gjitha parmenda e punës së tij letrare ka bërë hulli të thellë në arën e madhe të monografive për njerëzit e mëdhenj të luftës. Pas Nazmi Rushitit ai do të rrëmonte në jetën dhe veprën e Baba Faja Martaneshit. Libri për të do të rrëmbehej pa ra në tokë. Më tej do të vazhdonte me Gjokë Doçin, trimin lurjan që ra në Symizë të Mallakastrës, lapidarin e të cilit banorët e kanë ruajte si në ditën e parë të vendosjes...
Azizi merrej me pikturën, kishte një koleksion të madh me piktura dhe një studio për ruajtjen dhe propagandimin e tyre...
Ishte një mbrëmje e bukur mes dy njerëzish që të “lodhin” në udhëtimin në vendlindje duke të çlodhë me mallin e dashurinë që përcjellin...

PESËMBËDHJETË VJET NË KËRKIM TË TAPISË...
E kam një shtëpi në Tiranë, shtëpia ime, shtëpia e
bashkëshortes sime, shtëpia e Altinit, Erblinës dhe Indritit, fëmijëve tanë që
punuan dhe dhrahmi pas dhrahmie i mblodhën lekët dhe e paguan.
E porosita në janar të vitit dymijë...
Pagova një për një këstet...
Më thanë se shtëpia është gati dhe pasi mblodha një “krah” plaçka shkova...
Nuk më pëlqeu ndërtimi. Suvaja gërvishtej me gisht. Uji më vinte nëpërmjet një tubi kolektiv që niste në katin e parë për të përfunduar në katin e dhjetë. Vetëm një saraçineskë kishte, kryesorja. Në pikat nyje hidraulike nuk kishte asnjë saraçineskë. Në kontratë thuhej se ndërtimin do të bëhet sipas normave të Bashkimit Evropian. Nuk ishte bërë as me normat e diktaturës. Nuk kishte dhe nuk ka vend për sahat uji. Instalimi elektrik nga sahati në fund të shkallëve e nga kuadri kryesor tek nyjat me ngarkesë të madhe elektrike ishte me tel 1.5 milimetra katror...
E hodha në gjyq. E fitoi ai. Kishte para. Kishte krah të fort në shtet. Kjo është Shqipëria.
Në tetor të vitit 1913, trembëdhjetë vjet më pas, më në fund mu dhanë në dorë dokumentet për hipotekim. Ndoqa rregullat. Pagova jo vetëm ata që më takonin mua por edhe ata që i takonin ndërtuesit...
Më thanë se pas një muaji tapia të vjen në shtëpi...
Më pëlqeu korrektesa...
Por ishin vetëm fjalë...
Tapinë ende nuk e kam marrë dhe nuk e di se kur do ta marr...
Pengesë na qenka se katet e pallatit i paskan llogaritur mbrapsht. Në të gjithë botën kati i parë vjen pas katit përdhes. Ata katin përdhes e kanë llogaritur kat të parë dhe çorba është bërë me kaq produkte sa zyrat e hipotekës së Tiranës nuk po i gjejnë fundin...
Po pres që në shtëpinë e familjes sime ku banon djali i madh një ditë dikush nga zyrat e hipotekës të trokasë dhe t’i thotë djalit...”Urdhëro, firmos këtu se more tapinë e shtëpisë. Ta gëzoni...”
Në Shqipëri Kryeministri po shpërndahen me ruspë hipoteka shtëpish e objektesh ekonomike. T’i gëzojnë...
Pres mos vjen edhe tek unë...
Ta gëzoj me shoqen e jetës, me fëmijë, me nipër e mbesa...
E çfarë e lumturon më shumë një njeri që udhëton drejt të tetëdhjetave?

NË STUDION E BUJAR KAROSHIT...
Nuk mund të shkoj në Tiranë e të mos vizitoj
studion e Bujar Karoshit dhe bashkëshortes së tij Miranda Golecit, njeri me
rrënjë të vjetra në Fushë të Çidhnës, “një pash” larg Drinit, e tjetra me
rrënjë në Rabdisht, “një pash” nga kufiri shqiptaro-shqiptar, një fshat i vogël
me bjeshkët në krye e vargmalet që nga njëri krah, majë pas maje kapen dorë për
dore me Korabin, e nga ana tjetër me Kërçinin në prehrin e të cilit mban Dibrën
e Madhe m’atë anë e fushën pjellore të Maqellarës në këtë anë. Një çift që
rrallë e gjen...
Bujari është botues i librave të mi dhe i librave të shumicës së krijuesve dibranë.
Atë ditë, bashkë me mikun tim të viteve të shkuara të punës në një gazetë të madhe të vendit, Naim Zoton, përgatiteshin për festën e librit, festë në të cilën kishin stendën e tyre...
Si gjithnjë, kësaj radhe do të merrja me vete një libër enciklopedi për arsimin në trevën e Dibrës, vëllimin II të mësuesit dhe studiuesit kaladodas Xhemal Domi “Dibra në hulli të historisë” si dhe librin e mikut tim të vjetër Mevlud Buci “Alegoria e Dibrës filozofi e shekujve” (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje popullore) për tua shtuar librave të shumtë botuar nga Bujar Karoshi që zënë një rast të tërë të bibliotekës së mërgimtarit...
Në do ta marrësh Dibrën me vete larg e larg “nëntë male kaptuar” për të shuar mallin e vendlindjes shko në studion e Bujar Karoshit...

MALLI I ERALIT DHE BRENGA IME PËR EBIN
Erali, djali i djalit, nuk mu nda gjatë gjithë
ditëve që isha në Tiranë. Me mua do të flinte, me mua do të shkonte mëngjeseve
në shkollë, me kënaqësinë që të më prezantonte me mësuesen...
E kishte marrë malli nipin tim si asnjëherë...
E kishte një arsye...
Në mars, në ditëlindjen e tij të shtatë, do të bënte një udhëtim shprese për motrën e tij Ebin.
E donë shumë motrën e tij që ecën për dhjetë vjeç. E donë aq sa nuk lejon askënd t’i bërtasë kur ajo e ngre zërin e saj, të vetmen formë komunikimi me babanë, mamanë, hallën, gjyshin, gjyshen...
Ka lindur me një problem të pashërueshëm, me vatra të gjera të fjetura në tru, mbase përgjithmonë në gjumë, pa zgjim, pa mëngjes jete...
Udhëtuan drejt Stokholmit, vendit të Nobelit ku u kishin thënë se kujdeset si askund për fëmijët; i merr, i strehon, flet me gjuhën e shkencës për shëndetin dhe të ardhmen...
E ëma është mjeke, i ati është specialist ndërtimi. Kanë shtëpinë e tyre. Nuk janë të pasur, por as të varfër që të marrin arratinë për një copë bukë. Mjekja pas përgjigjeve “Shumë, shumë, shumë...keq” në Athinë dhe Tiranë për të ardhmen e vajzës kërkoi të marrë një përgjigje shkencore në Suedi...
I pritën me “këmbët e para”...
Shqiptarët ishin të padëshirueshëm. Kryeministri ynë në vizitën e tij në shtator kishte deklaruar se Shqipëria “është vend i sigurt”...
Edhe ministri i jashtëm disa ditë më parë në atë vrimë i ra fyellit...
Djalin e tij, kryeministri, vite më parë e kishte shëruar në...Amerikë...
I përplasën në një kamp me banjë kolektive e ushqim “kishe”. Askush nuk erdhi ta marrë fëmijën e ta kontrollojë...
Tre javë pa u larë fëmija...
U kthyen në shtëpinë e tyre, në punën e tyre me brengën se humanizmi nuk arrin tek dhimbja njerëzore, i kalon anash...
Erali i shmangej bisedës për udhëtimin në vendin e brezit polar. Edhe për dëborën që përjetoi për herë të parë nuk fliste...
E ka një brengë nipi im shtatë vjeç, brengë fëmije. Brengën për motrën e tij. Brengën se ajo nuk i ka folë asnjëherë, nuk ika buzëqeshë, nuk e ka ledhatuar siç ledhaton motra e madhe vëllain e vogël. Brengë fëmije të rritur para kohe...
Nipi im shtatë vjeç e ka kapërcyer fëmijërinë, është rritur. E ka rritur brenga për motrën që e do...

ZGJEDHJET “EDHE HAHEN, EDHE PIHEN”...
Një reklamë që ku nuk të del e nga kush nuk lëçitet: “Kosi edhe hahet,
edhe pihet”. Që kosi hahet të gjithë e dinim, por që pihet tani e mësuam. Kosi që
të pihet duhet të hollohet të paktën tre ujë e një kos duke e rrahur me telin e
kuzhinës në tasin e porcelanit apo të plastikës apo në mikser. Futet edhe në
tundës a dybek, rrihet deri në nxjerrjen e gjalpit dhe bëhet dhallë për tu
përzierë përsëri sipas formulës “Dhallë more dhallë unë shti ujë e ti i
bardhë”...
Por, si puna e kosit, në Shqipëri janë bërë zgjedhjet e pushtetit vendor. Zgjedhjet në fjalorin e kandidatëve për kryetarë bashkie “Edhe hahen, edhe pihen”.
Si puna e “kosit që hahet edhe pihet”, zgjedhjet e kanë përzierësin apo tundësin e vet. I zakonshëm, i thënë një çerek shekulli pa ndërprerë, në zgjedhje kuvendare e vendare, me të njëjtën formulë, me zëra të ndryshëm herë të qartë si të dalin nga “gryka e pushkës”, e herë të ngjirur si të dalin nga “gryka e çiftes”.
Në çezmat e qyteteve dhe fshatrave shqiptare nuk ka ujë. Në gojën si gjiriz të kandidatëve uji vërshon si i dalë nga turbina e hidrocentralit.
“Ujë njëzet e katër orë”...
Në Tiranë...
Në Durrës...
Në Vlorë...
Në Gjirokastër...
Kudo...
Më tej vijnë të tjerë shatërvanë...
Ulje tridhjetë për qind e taksave..
Ulje njëzet për qind e dritave...
Rrugë të asfaltuara...
Shkolla të bukura...
Çerdhe, kopshte...
Punë një njeri për çdo familje...
O Zot, sa shumë “hahen dhe pihen zgjedhjet”, me një uri dhe etje të partiake për pushtet...
Sa shumë! Sa lartë e ngrenë zërin. Deri pas notës më të lartë të pentagramit ku fillon ngjirja..

“POLICIA EDHE HA, EDHE PI”...
Kakavinë e lashë pas në kalim të dy ditëve...
Si në hyrje, ditë më parë, nuk kishte radhë autobusësh. Vetëm një para nesh...
Nuk kishte, por nuk mund të rrinim pa u vënë në radhë, pa dy orë andej e këndej...
Disa të rinj do t’i kalonin në sitë...
Ku shkoni, pse shkoni, sa para kini...
Pyetje andej. Pyetje këndej...
Një i ri, diku tek të tridhjetat që nëpërmjet Greqisë donte të shkonte në Turqi, na tha me mburrje se e kishte thyer policin me një pesëmijëshe...
“Policia edhe ha, edhe pi”...

* * *
...Tash jam në Athinë. Më 22 korrik mbush 19 vjet ikjeje. Ikje natën...
Me trup jam këtu, me mendje jam atje...
Është vendi im...
E dua...
Do të desha që edhe Ai të më dojë, të na dojë...
Jemi gjaku i tij, nuk duam të hollohet...
Abdurahim Ashiku
Athinë-Tiranë-Athinë, maj 2015
No comments:
Post a Comment