Ismet TAHIRAJ
FYTYRA ATDHEUT
-Musa Hotit-
Ti ishe dhe do te jesh
Ai oguri i pa thyër,
Cipë e zanafillës ,që në filles
Kurrë e plasariturë,dhe kobure
Kudo në brez.
Ti shtjeve më një plumb
Siç te tha orakulli,
Dhe heqe nga tre fantazmë
Me këlbazë ngjyre,atdheut.
Ti nuk kishe të ndalur
Nuk te joshi as paraja,
Ti veç llamburisje
Dirtë
Anëkend shqiptarizmës.
E kurrë s’bëje vaje
Veç vepra heroizmi.
Motet ngarendnin nën rrota hekuri
Po ti nuk u përmbyese nën to,
As që të arrinin aso kohe
Diellit i the,shkrep mbi shkrepa
Dhe gjenezën e bëre,jo
Gjenzë do si do.
Dhe prarpë një natë të errtë
Mortja të korri ,sertë...
Bulec 2015
UDHËS I DHE
Blerim i shtrydhurë
Në pasqyerë,
Kërcnushëm
Kot i flet vetvetës.
Udhës i dhe
Udhë te keqe.
STINËT
U lëvarën buzë varë
Si bryma në luleshtrudhe
U thinje si dje
Si mbrëmë.
Ec e mos korrik barazime
Lojë intime.
TESTAMENT
Yber I qelbur
Që ra bunar.
Mos vë
Çikrikë.
Është shtrëngatë
Është e gjallë.
Fyt t’i
Prenë kapilarët.
RRENG I FJALËVE
Qoftë kjo mizë
Prej mali .
Qoftë ky krimb
prej zalli
qielli është përflakur
përrallë e pleqve
është përgjakur.
Me rrymë biologjike
Me gjinj kozmopolite
ky krimb
Prej zalle,
Rreng i fjalëve
Prej mëhalle
No comments:
Post a Comment