Sokol Demaku
Tufë me poezi
DETI PLAK
Kjo lundër imja,
Udhëton në detin e trazuar.
Nëpër valët e
zemruara,
Të detit plak.
O ti det, o zemrak,
I trazuar nga pak,
Kujdesu të lutëm,
Për mua se jam plak.
O det i kaltër,
Me shumë avaze,
Shumë vëllezer të mi,
Kërkova të mi falje.
Të bëra lutje,
Por jo me shkrim,
O det i hapur,
Kujdes shpirtin tim.
FATI
I
adhurojë ëndrrat,
Në tokën
e njomë,
Aty ku
fshatari hedhë farën,
Aty ku
njeriu gjënë të lashtën rrënjë.
I adhurojë ëndrrat,
Në këtë tokë të njomë,
Kur njeriu prehet,
Me zemër e shpirt.
Po pse kjo jetë,
Është vetëm një fytyrë,
Si mostër,
E zhveshur nga jeta.
E zhveshur nga jeta.
I adhurojë ëndrrat,
Në tokën e thatë,
Por e kotë se koti,
Njeriu është i pa fat.
E KUJTOJ
E kujtoj gushtin,
Shëtitjen buzë detit,
Zhegun e verës,
Freskinë e detit.
E ndjej ne shpirt,
Këtë freski,
E ndjej këtë aromë,
Që e mbaj në gji,
Është aromë jete,
Që shëron plagë.
E ndjenë këtë çdo mërgimtar,
I kujton mbrëmjet,
Buzë detit të qetë,
Kaltërsi çdo kund..
Jetë e gjallëri,
Që çdo kush ka lakmi,
Shetita buzë detit ,
Mblodha ca guaca,
Kujtova të kaluarën,
E pash të ardhmen,
Në kaltërinë e detit,
Shijova aromën,
Ndjeva gjallëri,
Në vargjet e mia,
Hetova në fytyrë,
Lotët e mi,
Që val më rodhën,
Si rreke shi.
NJË NATË
Edhe një natë po
vjen,
Por me siguri se unë
as ketë herë,
Nuk do gjejë folenë
time,
Sepse unë udhëtoj,
udhëtoj në pakthim.
Tani në mua krijohet
frika,
Zemra ime rrahë
vrullshëm,
Por trupi nuk dëgjon,
Dhe unë nuk kuptojë
asgjë.
NJË FYTYRË
Një fytyrë,
Një ndjenjë,
Në maskë me maskara,
Një kutizë e botës,
Me njëmijë ngjyra.
KUJTIMI
Në korridoret e kohës,
Erërat shushuritëse,
I pëshpëritin dashurisë sonë.
I ndjejë fjalët e tua,
Erërat shushuritëse,
I pëshpëritin dashurisë sonë.
I ndjejë fjalët e tua,
Në labirintin e zemrës sime,
Ku ato kanë bërë vendin,
Në valvulet e saj.
I ndjejë fjalët e tua,
I ndjejë fjalët e tua,
Të vijnë drejt e në zemrën time,
Dhe të më rrëmbejnë mua si një valë,
Dhe të më rrëmbejnë mua si një valë,
Ato dehin të gjitha shqisat e mia,
Dhe atëherë më bënë,
Që të ndjejë atë,
Që ndodh brenda.
Kujtimi lë përshtypje,
Si një shenjë zjarri,
Dhe atëherë më bënë,
Që të ndjejë atë,
Që ndodh brenda.
Kujtimi lë përshtypje,
Si një shenjë zjarri,
Që
djegë shpirtin tim.
ZËRI I KËNGËS SATE
Dua te prekë ëmbëlsinë e jetës,
Buzëqeshjen tende të ëmbël,
Ndjenjën e dashurisë sonë,
Në mendimet e natës së vonë.
E adhuroj flladin vjeshtor,
Që përcjellë dashurinë tonë,
Mes mendimesh trazuar më
kaltërsi,
Në ujërat e detit që fundosem
lehtë.
E adhuroj këtë natë,
Me ankth në shpirt,
Pse larg nga ty e dashurë,
Në errësirë kam mbet.
E dëgjojë zërin e këngës sate,
Që dashurinë ajo thërret si e
marrë.
Je shumë afër edhe pse larg,
Jam në ankth, kam frikë mos te humbas!
No comments:
Post a Comment