DITAR POETIK PER VITET E SHKOLLES
BEDRI ALIMEHMETI
Kjo këngë për ju
(DUKE DEGJUAR ÇELENTANON)
Motive nga vitet 60-të
Tiranë, 2013
Autori: Bedri Alimehmeti balimehmeti2006@yahoo.it cel: 0682589438
Redaktore: Alba Kepi
Të gjitha të drejtat e ribotimit
dhe shumfishimit i përkasin vetëm autorit.
Shoqeve e shokëve të mi, që në vitin shkollor
1962-1963 patën fatin të jenë maturantët e parë të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Autori
Në faqet që do të shfletoni pas kësaj, nuk do të gjeni përs- osmërinë e duhur artistike. Them kështu, sepse nuk jam poet dhe madje nuk e quaj veten aspak të tillë. E theksoj këtë ngaqë poezinë e kam konsideruar gjithnjë majën e mjeshtrisë të të shkruarit. Madje, ata që merren me të i çmoj shumë dhe i ndaj në katër kategori. Kështu të parët rendis poetët, sepse ata shkru- ajnë vërtet poezi, pra bëjnë art në kuptimin e plotë të fjalës. Të dytët vjershëtorët, të tretët bejtexhinjtë dhe të fundit grafoma- nët. Tej modestisë veten do ta rendisja aty diku midis rradhëve të fundit të vjershëtorve. Ngulmoj në këtë aspekt ngaqë faktiki- sht kam shkruar jo pak krijime në vargje dhe kam botuar herë pas here në shtypin periodik krijime të veçantë, madje edhe cikle me vjersha. Vëllim me vjersha? Absolutisht, jo. Dhe jo vetëm nuk kam botuar por, deri më sot as që e kisha menduar një gjë të tillë.
Shkak për daljen në dritë të këtij libri u bë 50-vjetori i ma- turës së parë të gjimnazit “Sami Frashëri”, pjestar i së cilës pata
fatin e madh të jem. Nisur nga ky fakt, meqë kisha arritur t’i ruaja, mendova që në këtë përvjetor t’ua bëj dhuratë shoqeve e shokve të maturës. Kjo, natyrisht me dëshirën për t’u ringjallur sado pak kujtimet e asaj kohe të paharruar. Të ju zgjoj një farë nostalgjije për ato vite të artë, për atë kohë të papërsëritshme që nuk kthehet kurrë më dhe që ne patëm fatin e madh ta përje- tonim. Sa kam arritur ta bëj këtë? Nuk e di. Këtë do ta konsta- toni ju. Gjithsesi sado e paktë të jetë, do të ndihesha mirë.
Krijimet janë paraqitur në të njëjtën gjendje siç kanë qenë kur janë shkruar. Duke ju kujtuar edhe një herë se, në to nuk do të gjeni përsosmërinë dhe nivelin e duhur artistik, aq më tepër kur shumica dërmuese e tyre janë shkruar nga dora e një adoleshenti 13 deri më 17 vjeç (shumë të paktë janë krijmet e përfshira këtu që i përkasin një moshe më të pjekur) theksoj se, ndërhyrja ime mes radhëve të shkruara ka qenë në kufirin minimal. Kam kryer vetëm ritokime të lehta fare, tëharrje dhe ndonjë redaktim të pjesshëm. Eshtë ndryshuar ndonjë fjalë apo shprehje me qëllimin për ta sjellë në kohë dhe vetëm kaq, sig- urisht pa ndryshuar thelbin e asaj që kam dashur të them në mënyrë të padisktueshme në kohën kur janë shkruar. Përfun- dimisht të nderuar miq, gjithshka po u serviret ashtu siç i kam hedhur në letër, pra siç m’i ka ndjerë zemra dhe shpirti im.
Bedri Alimehmeti, mars 2013
SHTËPIJA
Tek kjo portë ndonëse është vonë ju mund të hyni.
Eshtë porta e shtëpisë time.
Po, po mund të hyni ua them unë. Vetëm me një kusht ama.
Mos trokitni!
Hapeni derën pa zhurmë dhe.....shëëëët! Veç meje të gjithë flenë.
Eshtë vonë.
Edhe poezitë e mija nëpër sirtare kanë vite që flenë.
Kujdes ju lutem se mos m’i zgjoni dhe nuk di ç’përgjigje t’u jap,
kur të më pyesin: “Përse s’na boto?” Mos më flisni.
Unë nuk di të flas.
Mos më pyesni si quhem. Unë nuk kam emër. Jepmëni
vetëm letër edhe penë.
1963
MEMLI DHE MARGERITA
(“Gremina e Dashunis”)
Nuk do e harroj kurrë atë ditë, Në mendje përjetë do më ngel, Kur u takova me ty Margeritë Dhe me ty, vëllai im Meml.
Ndjeva zemrën, m’u drodh në gji, Isha i vogël në prag të rinis,
O të paharruar, të shtrenjtët e mi! Heronjt e “Greminës së Dashunis”
Për ju këtë këngë sot e shkruaj, Dëgjojeni melodin, ja po vjen. Kjo është kënga e dhimbjes tuaj, Motër Margeritë, vëlla Meml!
Ngreu Memli, o vëllai im! Ngreu ti shpirt i trazuar! Përmbi varr me mallëngjim, Margerita të ka përqafuar.
Margeritë motër Margeritë! Sytë e kaltër, flokët e verdhë. Vajtimi yt shtang perënditë: “Memli im, o shpirt Meml!”
Tetor, 1958
Shënim:
Këtë vjershë e kam shkruar kur sapo kisha mbushur 13 vjeç. Isha nxënës në klasën e shtatë të shkollës “Lidhja e Prizrenit”. Natyrisht, deri në atë kohë kisha shkruar edhe të tjera vjersha, që sigurisht nuk shquheshin aspak për nivel e cilësi artistike, pathënë që shumë prej tyre ishin thjesht vetëm vargëzime. Nisur nga ky fakt ato kurrsesi nuk mund të ishin pjesë e këtij vëllimi. Përjashtim kam bërë vetëm për vjershën e mësipërme. Dhe kjo ka ndodhur ngaqë, në atë kohë isha betuar se, sido të ishte puna vjershën për heronjtë e mij të dashur Memlin e Margeritën, protago- nistët e romanit “Gremina e Dashunis” të autorit Mustafa Greblleshi në rastin më të parë që do të më jepej për të botuar një vëllim me vjersha, do ta përfshija në të. Duke ju kërkuar ndjesë për nivelin e saj artistik, pa as më të voglin ndryshim ua paraqita ashtu siç e kam shkruar më shumë se gjysmë shekulli më parë.
DUKE DEGJUAR ÇELENTANON
Mbrëmë Adriano
desh qava për rininë time,
që më shkoj mbi një palë këpucë nallçe, ngrënë tek themrat,
në pantallona doku të holluar
dhe nën një xhaketë kadifeje të dalë boje në jakën e së cilës
hesht pambarimisht distiktivi “Mik i librit”, ky eunuk
gardian i mendimeve të mia.
Mbrëmë desh qava për rininë time. Mbrëmë kisha ditëlindjen Adriano. Sot mbasdite me nënën,
qe një mbasdite gri,
ishim në burg takuam babanë;
bashkë me motrën dhe vëllanë e vogël. Tre fëmijë që deri më sot
nuk kemi patur fatin të na përcjellë, për në shkollë
të paktën një herë të vetme babai. Pas dy palë hekurash të kryqëzuar;
hënë e zbehtë në humbëtirën e një pusi;
fytyrë e verdhë e tim eti.
Mbrëmë desh qava për rininë time. Mbrëmë kisha ditëlindjen,
bëra mirë që nuk derdha lot.
Ç’fat Adriano!
Të zgjohesh me melodinë e këngës tënde të re dhe të këndosh bashkë me ty:
“La domani chisa.....”1)
Nesër kush e di Adriano, kush e di, kush e diiiiiii...
Tetor, 1962
1) “La domani chisa.....”(ital.) - Nesër kush e di
VAJZA TIRANSE
Ngrohtësinë e shikimit
ua more rrezeve të shndritshme të diellit. O vajzë diellore tiranse!
Bardhësinë farfuritëse të lëkurës ta dha vetë bora e majës së Dajtit. O vajzë e pastër tiranse! Gjelbërimin e dritës së syve,
ta falën kodrat kurorë. O vajzë e blertë tiranse! Kaltësinë e shpirtit
ia rrëmbeve hapësirave të horizontit. O vajzë qiellore tiranse!
Rrezëtitjen e bukurisë ia thëthite vesës së mëngjesit.
O vajzë e kristaltë tiranse! Pjeshkëzimin e fytyrës
ta dhuroj purpuri mëngjezor. O vjazë e freskët tiranse! Gjatësinë e shtatit
ta hepuan selvitë e Namazgjasë. O vajzë e llastartë tiranse! Flokët e mëndafshtë
t’i lanë ujrat e burimit të Selitës,
ndehur i le mbi rrezet e vezullueshme diellore, teksa t’i krehu argjendërimi i hënës.
O vajzë e magjishme tiranse!
Shtator, 1963
SHI NE “BRODUEJ”
Ndën strehën e farmacisë, aty ngjeshur pas xhamit,
pushtuar i tëri nga e helmëta perandori e gjarpërit;
a midis “Tymit” te xha Andoni, kudo që të na zësh,
brënda në ëmbëltoren e Ismet Fetishit, pranë ariut prej alabastre,
në “zemër” të MAPO-s, me cigare në buzë
mbështetur mirë pas banakut, apo pranë llustrës së Pacit,
ngjitur me dyqanin e pijeve të Shit Sallakut. Ne i gëzohemi rënies tënde;
trokëllimës ritmike mbi pllakat e trotuarit, dhe teksa mërmërijmë “Tëist again”, shquajmë përmes rrebeshit,
syzet e trasha të Ismail Kadaresë,
me Elenën përkrahu ndën ombrellë shtrënguar. Siluetën prej jashtokësoreje të Kozetës, buzëqeshjen e Gidit,
që ia shton ëmbëlsinë gropëzave në faqet prush. Profilin e Luiza Papës
me flokët korb mbledhur pas koke,
ndërsa Gaqo nuk e lëshon biçikletën nga dora. Dritëronë, i vetëm
me shoqëri të cigares në cep të buzëve. Shoqet tona të klasës;
përparëse të zeza jaka të bardha,
lajtmotive të pafundme nga këngët e Çelentanos,
si një tufë dallëndyshesh krahëlehta;
e para Mika pas saj Nezi,
me gonxhe buzëqeshjesh nëpër buzë, nxitojnë për tek parfumeria Fitit;
ja Luiza, Fata, Dhurata, Rina, Filloreta...... Agim Krajkën në trotuarin matanë,
me dosjen blu të partiturave,
ngaku motivi i një kënge ende të papërfunduar, që andej shkëputet
dhe mespërmes rigimit të shiut shket. si të qe mbi vijat e pentagramit,
për të ardhur gazmor tek ne.
Krifën e verdhë mbi biçikletë të Bebi Kristidhit, që nxitimthi merr kthesën pas bonbonerisë. Portretin tërheqës të Fatmir Frashërit,
pranë “ujvarës” së flokëve të Mirës;
ky çift, simbol i dashurisë.....
Ndjej dhimbje,
keqas në shpirt trishtohem,
ngaqë mundësi tjetër për ta fiksuar;
jo, jo nuk gjej,
por veç në vargje e derdh,
këtë peisazh vjeshte të lagur 1963 titulluar: “Shi në Broduej”.
1963
VDEKJA E MERILIN MONROS
Merilin Monro s’është më. Dhimbjen e ndjeu i gjithë globi.
Ylli numur nji i seksit femëror u shua. Dallgët e lotëve,
shtynë njerzit drejt funeralit.
A do mundesh vallë, ti dhe, i zi?
Të tretësh kurmin e krijesës tënde më të bukur! Si do ia bësh ti bar i njomë?
Do të kesh vallë guximin, të mbulosh hiret
e kësaj bukurie të pakrahasueshme! Po ty natë e territ të përjetshëm nuk do të të vij keq
të shuash shkëlqimin e syve vezullues?
Merilin Monro s’është më.
Në një gazetë tonën.
një palo-shkrimtaro-kalemxhi
boton fejtonin “Limon i shtrydhur”.,
A e dije o Zot, që mbi glob
ka njerëz që nuk e njohin dhimbjen?
Shtator, 1962
NUK E DI
Nuk e di nëse qe
rrezëtimi i shkëlqimit të syve të tu. Apo vezullimi i buzëqeshjes,
në buzët e trëndafilta.
A ndofta hiret e shtatit,
me përsosmërinë e kurbave. Apo emri yt foljor,
e kishte në vetëvete atë shkëndi,
që i dha zjarr në zemrën time, më të madhnueshmes ndjenjë, njerëzores,
dashuri.
Nuk e di, jo, jo nuk e di.
1963
MBARIM VERE
Mbi platformën e kuqe të mbrëmjes, bien fletët e verdha vjeshtake.
Një tufë zogjsh shtegtarë
pret mbi tela të niset fluturim. Dhe një turmë udhtarësh
në stacionin e hirnosur nga mjegulla e muzgut, pret trenin për udhëtim.
Nëpër kompartimentet e vagonave
veçmas ngrohtësisë së duarve të shtrënguara, udhëtarët marrin edhe afshin e të puthurave, dhënë me nxitim.
Ndërsa zogjtë, tek ikin, sa keq!
Marrin me vete edhe verën në shtegtim.
1962
POEZITE E MIJA
Ma thonë
sytë tuaj të ftohtë
me vështrimet e akullta. Ma thonë
buzëqeshjet e ngërdheshura, mbirë në buzët tuaja të nxira. Ma thonë
ckërmitjet e dhëmbëve të krimbur, pas gjuhnëpërkave tuaja.
Këtë po e di mirë:
Poezitë e mija nuk do të botohen kurrë. Më dhemb zemra,
tek i shoh të flenë
prej kohësh në sirtarin tim. Por, jam krenar dhe i lumtur, që kurrën e kurrës,
nuk shkrojta atë që deshët ju,
por, vetëm ç’ndjeu ky shpirti im.
1968
LARGOU NGA DASHURIA
(Shkruar në kujtim të dashurisë së pamundur të mikut tim A.K.)
Mos më puth.
Buzët e mija janë tepër të ftohta, për të thithur afshin e ngrohtë, që buron nga buzët e tua prush. Janë tepër të ftohta.
Akull.
Nga kjo jetë e ngrirë kallkan.
Mos më duaj.
Unë jam i prekur.
Jo nga mikrobi i TBC
Por nga reforma-flamë e PPSH.
Mos më dashuro. Mos më dashuro. Largou nga dashuria. Mos e rëndo edhe më
jetën tënde tejet të vështirë.
Bëhu e zgjuar.
Largou nga dashuria.
Ajo tashmë është infektuar. Lebroza komuniste, luftë e klasave, ka kohë që po e mbyt dashurinë.
1966
SI TE MOS I KEM ZILI...
Si të mos i kem zili këto rreze dielli, Që përkedhelin ëmbël kurmin tënd Këtë mrekullim vetëtitës kurbash Përsosmërinë e linjave që më çmënd.
Shndrit e freskët dhe e tejdukshme
Statujë e gjallë je ti hyjneshë
Keqas edhe Zoti do të më ndëshkonte
Po të mos dashuroja ty perëndeshë.
1963
NJE VARG PER TY...
Një varg për ty
në këtë ditë të bukur. Si një lule në lëndinë
që miklohet nga një flutur.
Një varg për ty
në këtë ditë plotë diell. Si një pulbardhë
që s’ndalet nëpër qiell.
Një varg për ty
s’do mjaftonte kurrsesi. Për të thënë atë që dua Dhe e ndjej pakufi...
1961
PER “KAZA RIKORDIN”1)
Asnjë inat nuk kishim me anglishten. Dhe aq më tepër me mësuese Afërditën, engjëlloren me kurorën e flokve si dëbora e Dajtit, që më të bardhë se ajo kishte shpirtin.
Por, orën e gjuhës angleze për “Kaza Rikordin” e lam. Trill i moshës.
Asgjë më shumë.
Shkolla u trondit e gjitha.
Thua një tërmet e kishte tund themelesh. Mbledhje urgjente.
Këshilli pedagogjik diskuton gjatë.
”Shfaqje e huaj!
Djemtë e vajzat e së tretës braktisin mësimin për një film!”
E quajnë grevë! Oh çmenduri!
Mua më vlon në kokë koralja “Va pensiero!” Nga “Nabuko” e Verdit.
Për ç’grevë bëhet fjalë!?
Si vrundujt e një ere mali
Furia e kritikave mbërrin në klasën tonë.
E ashpër “beteja” me tingujt magjikë të uvertuës së “Normës” të Belinit,
që kishte pushtuar shpirtrat tanë.
Na fal mësuese!
Ishte vetëm një trill adoleshentësh. Sekretar i partisë ulërin:
”Pa le, nuk i thoni shqip “Shtëpia Rikordi”, por italisht “Kaza Rikordi”!
Ky është kulmi!”
Kulmon e të ngjeth misht.
Aria e Kavaradosit nga “Toska” e Puçinit.
“Inglishtja është gjuha më e përhapur në Botë” Embëlsi e zërit të mësuese Afërditës,
do të zbuste gjithë tigrat e xhunglës afrikane.
”Në inglisht shkroi Shekspiri, Dikensi, Bajroni...” Një fllad i lehtë, ëmbël hapësirën e klasës sundon. Aria e “Luçia di Lamermurit”.
Faleminderit mjeshtër Donixet.
Mësuese të duam shumë. Nuk kishim gjë.
As me ty as me inglishten.
As në mendje mos të të shkoj.
Eh si mos të duam ne gjuhën e Preslit,
Sinantrës, Chikerit, Braunit, Gejnerit, Odis Redit....2)
Këngët e të cilëve i këndojmë çdo ditë.
Trill i moshës qe. Vetëm kaq. Nothing.3)
Asgjë më shumë. Për ne ishe dhe je. Besoj e di.
Më e mira mësuese
We love you and you love us.4)
Prill, 1962
1) Kaza Rikordi - film muzikor italian
2) Preslit, Sinantrës, Chikerit, Braunit, Gejnerit, Odis Redit - Këngëtarë të shquar amerikanë të viteve 60-të
3) Nothing (ang.)-asgjë
4) We love you and you love us (ang.)-Ne ju duam ju dhe ju na doni ne
NE PROVIM
E martë.
Dy orët e para Matematikë. Provim me shkrim. Emocione.
Frikë(!). Klasa ngrin.
Profesori në katedër,
ne, të gjithë kokëulur. Ai, gjithçka vëzhgon. S’ka rrugë tjetër. Kopje(!).
Askush s’guxon.
Ankth.
I pambarimtë.
Hamletin krejt përmendësh
Do recitoja.
Vetëm të mos ishe ti. Problem trigonometrik. “To bee or not to bee!” 1)
Mars, 1963
1)“To bee or not to bee!”(ang.) - “Të rrosh apo të mos rrosh...”, vargu i parë me të cilin fillon monologu i Hamletit në tragjedinë e Shekspirit “Hamleti”
“PAMJE NGA URA”1) NE TIRANE
Sa të gjata këto orë mësimi! E pambarimtë kjo paradite si ky tis shiu,
që Tiranës edhe ca më shumë ia shton grinë. Nuk na zë vendi nëpër banga.
Sytë tanë mbërthyer
tej kulmeve të çative të lagura. Në kinema “17 nëntori”
Raf Valone luan Edi Karbonen. “Pamja nga ura” e Artur Milerit ka gjetur qytetin tim.
Një histori rrënqethëse,
që ndodh nën hijen e gjigandes “Bruklin”, dhe shkëlqimit të dritave të “Broduejt”. Një histori emigrantësh,
që shkëndijohet
nga vezullimi i dashurisë midis Katerinës e Rudolfit, që rendin të ngazëllyer trotuareve të Broduejt. Buzëqeshin e puthen
nëpër automate,
ku pas çdo monedhe që hedhin marrin në duar atë çka dëshirojnë. Na bën të shtangemi
në sediljet e kadifefta të llozhës, teksa na shfaqen në mendje;
”ingranazhet”, “kokarapet”, hallvat katërlekshe luks për ne një strudel(!).
Eh, qerasjet tona në pastiçeri “Peza”, me para të grumbulluara
pasi grryejm keqas xhepat!
Entuziastë për atë copëz Amerikë, për atë copëz “Broduej”,
që mbrëmë në ëndërr
m’u bë se e shetita gjërë e gjatë. Për Raf Valonen,
Simonë Sinjoren, Zhan Sorelin..... Nxituam të përjetonim sërish botën njujorkeze.
Por, të nesërmen në celuloidin e filmit. Bruklini nuk bënte më hije(!).
Broduejt i qenë shuar dritat(!). Automatët ishin zhdukur. Gjymtim!
Në llumburtirën e rrugicës ku shkelim, gjurmë pa fund.
Përballë në punishten e riparimeve
drita e një saldatriçeje na mavijos të gjithve. Dikush thërret: “Kush ka nji biletë?”
Më vjen të ulëras:
-This is not “A view from the bridge”, or “A view from the my city”.2)
1963
1) “Pamje nga ura” - dramë e dramaturgut amerikan Artur Miler
2) This is not “A view from the bridge”, or “A view from the my Tirana” (ang.) - Kjo nuk është “Pamje nga ura” por, “Pamje nga qyteti im”
DJEVUSHKA SIMONOVA
Të shtunave mbasdite, detyrimisht,
s’kemi nga luajm,
duhet të jemi në shkollë. Zogj, mbyllur në kafaz. Na pret Karabina. Ç’takim!
“Djevushka”1) ruse,
Karabina Simonova në duart tona. Sa e ftohtë!
Akull siberian. Të ngjeth misht. Kalibri 7.62 mm. Kërcënuese. Vrasëse.
E tillë është Karabina, “bukuroshja” e datëlindjes 1943, nëntëmbëdhjetë vjeçare,
krijesë e inxhinierit Sergej Simonov 2). Nuk ka asgjë të përbashkët
me të ëmblën Elena Bistrickaja 3),
aq më pak me të veçantën Izolta Izvickaja 4), dhe kurrsesi me yllësinë
e të paarritshmes Tatjana Samojllova 5),
Eh! Yjet e kinematografisë ruse për ne tashmë
shuar e tretur si mjegulla thellësirave të stepës, bashkë me miqësin për vendin e sovjetëve...
Ne rusët tani nuk i duam, por, për ironi të fatit
armët e tyre ende i shtrëngojmë fort.
“Karabina Simonova, armë e sigurt
në duart e ushtarit të ushtrisë tonë popullore”. Përsërit për të disatën herë
me zë të gërvishur
oficeri-instruktor i së shtunës tonë paraushtarake. “Eshtë e destinuar
për asgjësimin e forcave të gjalla të armikut.....” Qetësi absolute.
“Me zjarr, qyt dhe bajonet”,
ushton fuqishëm e njëherësh zëri ynë. “Ashtu, ju lumtë çapajeva! 6)”
Lëvdatë bezdizëse.
Acarim nervash.
Kur do t’i vij fundi,
kësaj mbasditeje paraushtarake dhe këtij takimi absurd
me “djevushkën” makabre, Karabina Simonova!?
Pas gjysëm ore,
nën tingujt e këngëve të Çelentanos,
Modunjos, Minës, Pavones, Milvës, Morandit....7)
në krahët e njëri tjetrit duke vallzuar,
ndën këmbët tona i kemi. Papushim i shkelim, i shkelim.....
1962
1) “Djevushka” (rusisht) - vajza
2) Sergej Simonov - ixhinier rus shpikësi i Karabinës Simonova
3) Elena Bistrickaja - artiste ruse luan Aksinjën në filmin “Doni i qetë”
4) Izolta Izvickaja - artiste ruse luan Natalian në filmin “Doni i qetë”
5) Tatjana Samojllova - artiste ruse u bë e famshme në filmin “Shtegtojnë krillat”, që më 1958 fitoj “Palmën e Artë” në festivalin e Kanës.
6) Çapajev - Komandant i pashkollë rus gjatë luftës civile. “Çapajev” përdorej rëndom si shprehje nga ushtarakët e atyre viteve.
7) Çelentano, Modunjo, Mina, Pavone, Milva, Morandi - Këngëtarë të shquar italianë të viteve 60-të
PA TITULL
Mbeti përgjysëm, pa u komentuar Letra e Tatjanës drejtuar Onjeginit “Marr guximit që të jua shkruaj, çdo deshët tjetër veç shpirtit tim...” Ngeci.
Na ndje Pushkin. Para kohe ra zilja (!).
Na nxorrën nga mësimi.
Dy orët e fundit me urdhër nga lart(!). Bëmë miting në sheshin “Skënderbej”. Lëndë e re, e paparashikuar në program (!).
Eshtë vrarë Patris Lumumba 1). Kryeministri i Kongos.
Dhe për këtë
duhet të ndërpresim mësimin ne gjimnazistët(!).
Sheshi duhet mbushur.
Mbi podiumin prej dërrasash, pas të cilit shtrihet pazari vjetër, kurban i miqësisë me rusët,
i deleguari nga komiteti qendror i PPSH
në fjalimin e tij ngatërron emrin.
“U vra Lumbumba”, - ulërin entuziast(!). Sheshi oshëtin nga brohoritjet.
“E vranë imperialistët amerikanë” “Urraaaa(!)”-ja jonë çan qiellin.
“Mercenarët e Mobutus dhe të Kasa-Vubus 2)
janë paguar nga amerikanët.....” Duartrokitje frenetike(!).
Ngazëllim për vdekjen e një njeriu (!). Nuk di seç titull
të vendos në krye të këtyre radhëve!
Janar, 1961
1) - Patris Lumumba (1926-1961), kryeministër i Kongos pas shpalljes së pavarsisë nga Belgjika
2) - Mobutu e Kasa-Vubu, ushtarakë kongolezë të asaj kohe kundërshtarë të
Lumumbës.
PUSHIMI VOGEL
Pas jehonës së ziles,
Profesori i matematikës iku. Më në fund.
Frymëmarrja jonë normalizohet. Pushim i vogël,
vetëm pesë minuta.
Klasa e gjitha gjallërohet.
Fisniku hap “Fizikën”.
Bardha lidh fjongon e bardhë. Filloreta lehtas fillon
Luiza, Fata, Nezi e Mika në këngë e shoqërojnë. Mrekullisht me tinguj si flutura klasa mbushet e gjitha.....
1963
DERIVATI I TG 3X
Unë të flas papushim. Ti vetëm qesh.
Unë kërkoj iriset e syve të tu. Ti pulit qepallat.
Paskësaj pendëzat e qerpikëve
të lëvrijnë si krahët e një fluturze. Kurse gurgullimë e buzëqeshjes tënde derdh pambarimisht
mbi fytyrat tona mijra luleshege. Thuamë një fjalë. Mjaft më!
Po më ç’mënd!
Kur do ta zgjidh, o Zot!? Derivatin e tg 3x-it
të shpirtit tënd.
Shkurt, 1963
ZILJA E FUNDIT
Ja orë e fundit mbaroj Dhe zilja sapo heshti, Tringëllimë e saj jehoj vajtueshëm. Sikur s’deshi,
Ku ta di? Ndoshta, të binte të mbramen herë për ne.
Ia kishin thënë apo e dinte, që s’do na shihte më atje.
Të gjithë ikën s’mbeti njeri. Klasa hesht si shkretëtirë. Në banga asnjë, as ajo, as ti. Zemra rreh, çast i vështirë.
Maj, 1963
MBREMJA E MATURES
E paharruar do mbetet kjo Mbrëmja jonë e maturës. Nuk do të jetë e fundit, jo: Lamtumirë! Kurrën e kurrës.
Kjo natë mbushur me yje
Do të na mbetet kujtim.
E thotë qartë dritë e syve. Kurrë mos pastë mbarim.
Ndaj të gjithë kërcejmë dhe kënga fort ushton.
”Everybody let’s twist again” 1)
Ky është motivi jonë.
Korrik, 1963
1) Everybody let’s twist again (angl.) - “Gjithnjë rrotulloje edhe një herë” varg i marrë nga kënga e famshme hit e viteve 60-të “Twist again” kënduar nga Choby Chiker.
DJEMTE E BRODUEJT
Dritë pamë ne në sytë e shoku-shokut, Broduej, ky emër nuk do të vdesë kurrë, Atë natë e famshmja rrugë e Nju Jorkut, Midis Tiranës, sfidoj terrin diktaturë.
Te dyqani luleve takoheshim çdo mbrëmje, Mburrnim Tironën skuadrën tonë të fortë. Diskutonim filmat dhe letërsinë me ëndje, Kadare, Remark...”Bibla” jonë “Tre shokë”.
Më tej biseda ndizej fort për artistat, Njerzit lumë gjallonin nëpër Broduej, Vajzat qeshnin, ne këndonim Bitëllsat “O girl!”, “Let it be” o “Yesterday”.
1964
TRISS AMOR
Ai është filmi ynë padyshim më i bukuri. Kurrë se them titullin.
Sekret i përjetshëm do të mbetet
Mos u merakos, nuk e shkel betimin. bërë nën atë strehës të vogël,
mbi të cilën shiu rigonte papushim. Dhe unë nga balli yt
fshija pikëzat që ndrinin, ndrinin...
Ajo është kënga jonë padyshim më e preferuara. Të gjithë e këndojnë.
Por, askush nuk e di
dhe s’ka për ta marrë vesh kurrë se ato tinguj magjikë,
që bien mbi mua mbi ty
si mijra petale trëndafilash
janë himni dashurisë për ne të dy, të dy...
Ai është libri im edhe i yti padyshim më i kërkuari. Romani, që brënda ditës
u zhduk nga libraritë e Tiranës. Nuk e mbajmë sekret titullin: “Tre shokë” nga Remark.
Ndaj për Robin dhe Patris, Për dashurinë e pastër kristal
duhet ta lexojmë atë sërish, sërish...
1965
KUJTIME GJIMNAZISTE
(Dhjetë vite pas maturës)
Shkollë, sa kujtime më zgjon! Ja oborri, koridoret, klasat.
Çdo gjë moj e shtrenjtë të njoh. Dhe nëpër mure tabelat, hartat.
Sërish tek ti shkollë dua të jem Tek ti e ngrohta e shënjta jonë, Ku fëmijët gazmor pas topit, Rendnin mbasditeve deri vonë.
Edhe ne ahere qeshnim me ta, Kur i shihnim të bënin fjalë. Dhe na dukej krejt si shaka
Kur thonin:”Goca rri me djalë”.
Nesër edhe ti ke për t’u rritur. O i shtrenjti vogëlushi im!
Dhe me vajzën tënde kur të jesh
Do të na kujtosh si vegim,
Por, atëhere do kenë shkuar vite
Flokët do të na jenë zbardhë.
Hej vite shkolle! O ju vite drite! S’harrohet kurrë jo, jo malli i parë.
O kujtime gjimnaziste!
Ndër mend ju kam përherë. Zilja ëmbël tringëllinte.
Ç’ke zemër që rreh? Ç’ke?
Maj, 1973
PER JU
Në 25-vjetorin e maturës
Këto radhë për ju
në të njëzetepestën pranverë të ndarjes. Kurorë manushaqesh
mbledhur an’e kënd atdheut.
Merreni dhe hidheni mbi mjegullën e harresës.
Këto vargje
Për ju miq
Gjerdan përqafimi,
zemër shkrumbëzuar prej mallit të ndarjes.
Kjo këngë për ty shoqe
dhe për ty shok. Një trëndafil i kuq në vend të asaj fjale,
që kurrë nuk guxuat t’ia thonit njëri tjetrit.
Kjo poezi
për ju të nderuar mësues.
Një duarshtrëngim i pambarimtë falenderimi.
Maj, 1988
HISTORI DASHURIE
Përse m’u vonove kaq shumë? O Zot sa gjatë më ke munguar! Veç dije se sa të kam dashur unë. Askush nuk të ka dashuruar.
Ndjehem i lumtur që të rigjeta, Dhe kurrë nuk dua të të humbas. E çuditëshme qënka vërtet jeta,
Sa vite e dashur kemi lënë pas.
Dhe pse ikën vitet, historija Udhëtoj me ne ndry në zemra. S’njeh moshë kurrë dashuria. Për të e njejtë mbetet kënga.
Vërtet e njejtë kënga mbetet Për dashurinë tonë të largët. Zjarrin e parë se shuajnë detet, Mbi dallgë malli notojnë plagët.
O ti mall i pafund i dashurisë!
Ti o zjarr, që nuk shuhesh kurrë! Ishe mbretëreshë e bukurisë,
Ti, shoqja e klasës në maturë.
Ndaj mbi çdo thinj të flokëve të tua Unë do të derdh sot lotët e mi. Ngjyrën që kanë patur atë dua,
Si dikur të shndrisin përsëri.
Dhe përmbi supe të dallgëzojnë
Si mëngjezeve kur në klasë hyje,
Me purpurin e fytyrës ku vezullojnë
Ende nën pulitje qepallash sytë yje.
Përmbajtja
1 - SHTEPIJA...................... .............................. .............................. .............................. ...............5
2 - MEMLI DHE MARGERITA..................... .............................. .............................. .....6
3 - DUKE DEGJUAR ÇELENTANON.................... .............................. ..................8
4 - VAJZA TIRANSE....................... .............................. .............................. ........................10
5 - SHI NE “BRODUEJ” .............................. .............................. .............................. ......11
6 - VDEKJA E MERILIN MONROS........................ .............................. ...................13
7 - NUK E DI............................ .............................. .............................. .............................. ......15
8 - MBARIM VERE.......................... .............................. .............................. .........................16
9 - POEZITE E MIJA.......................... .............................. .............................. ..................17
10 - LARGOU NGA DASHURIA...................... .............................. ...........................18
11 - SI TË MOS I KEM ZILI.......................... .............................. .............................. ......20
12 - NJË VARG PËR TY............................ .............................. .............................. ............21
13 - PER “KAZA RIKORDIN”1)................... .............................. .............................. .....22
14 - NE PROVIM........................ .............................. .............................. .............................. ....25
15 - “PAMJE NGA URA”1) NE TIRANE........................ .............................. ...........27
16 - DJEVUSHKA SIMONOVA...................... ............................. 30
17 - PA TITULL........................ .............................. .............................. .............................. ......33
18 - PUSHIMI VOGEL......................... .............................. .............................. ....................35
19 - DERIVATI I TG3X.......................... .............................. .............................. ..................36
20 - ZILJA E FUNDIT........................ .............................. .............................. ......................37
21 - MBREMJA E MATURES....................... .............................. .............................. .......38
22 - DJEMTE E BRODUEJT...................... .............................. .............................. ..........39
23 - TRISS AMOR .............................. .............................. .............................. .......................40
24 - KUJTIME GJIMNAZISTE................... .............................. .............................. ........42
25 - PER JU............................ .............................. .............................. .............................. ............44
26 - HISTORI DASHURIE...................... .............................. .............................. ..............45
No comments:
Post a Comment