Wednesday, 10 July 2019

PERSHTYPJE

HUAN RAMON HIMENES
   ( Juan Ramon Jiménez )


Poezi dashurie
       Pasion i zjarrtë dhe qetësi bashkëshortore në vargjet e një prej         
       poetëve më të mëdhenj spanjoll të shekullit të njëzetë.  
      
PERJETESI

Gruas sime
                    Dashuri dhe poezi çdo ditë
_______________________________________




1.
PERSHTYPJE
                                           
                                        Gëtes

Nuk di me çfarë ta them,
sepse ende s'është krijuar 
fjala ime.
2. 
Pjekuria e sotme
degëz në lulëzim për të nesërmen.
Shpirti im duhet të krijojë botën përsëri
ashtu si shpirtin tim.
3. 
Mençuri 
më jep emrin e saktë të gjërave!
Fjala ime
qoftë vetë gjëja e krijuar
prej shpirtit tim përsëri.
Nëpërmjet meje 
shkojnë të gjithë ata që nuk i njohin gjërat;
nëpërmjet meje shkojnë të gjithë ata
që i harrojnë të gjitha gjërat;
nëpërmjet meje shkojnë të gjithë ata
që i duan gjërat…
Mençuri,
më jep emrin e saktë 
edhe të gjërave të tua, dhe të tijave, dhe të mijave!
4. 
Hidhe gurin e së sotmes,
harroje dhe fli .
Po qe dritë do ta gjesh nesër, 
në agim, bëhet diell.
5.  
Erdhi së pari frika
e veshur me pafajësi.
Dhe unë e desha si një fëmijë.

Më vonë erdhi duke u mbuluar, 
me ç'rroba s'e di.
Dhe unë pa e ditur e urreva.

U bë mbretëreshë
madhështore nga thesaret…
Ç'hidhërim zemërak dhe pa kuptim!

…Por ajo u zhvesh.
Dhe unë i buzëqeshja.

Mbeti me tunikën e pafajësisë së saj antike.
Besova tek ajo 
së rishmi.

Dhe e hoqi tunikën
dhe u shfaq krejt lakuriq…
Oh pasioni i jetës sime, 
poezi nudo, përgjithmonë imja!
6. 
Dritat e para të agimit
apo klithma e zgjimit të pastër
të dashurisë sonë?

7. 
Prit, dritë, prit!

-Dhe vrapoj me ankth, i çmendur. -

Prit, dritë, prit!

-Prit
dhe kur jam gati të qëndroj bri saj, nxihet, 
ftohet.- 

Prit, dritë, prit ! 

-Dhe hidhem mbi tokë si një fëmijë,
që qan për mua, pa e parë më unë:
Prit …dritë… prit…-

8. 
Është e vërtetë tani.
Por e shumtë qe gënjeshtra
që vazhdon të jetë gjithmonë e pamundur.

9. 
Mbi urën e dashurisë,
gur i vjetër mbi shkëmbinj të lartë
- takim i përjetshëm, mbrëmje e kuqe -,
po vij me zemrën time:

-Nusja ime e vetme është uji
që rrjedh përherë dhe nuk gënjen,
që rrjedh përherë e nuk hesht,
që rrjedh përherë e nuk mbaron.

10. 
Kështu si në pasqyrë
qëndron qielli në zemrën time.

Nëse ajo e kthen në fals dy herë,
ai është vetëm një herë falso,
por ah, gati e vërtetë !

11. 
Jo!
- Por qëndro tek unë
si një pikturë
e fshirë keq me një tjetër.- 

I bardhë, i pastër, pa ty,
shpirti im.

- Zemra ime është bërë transparente 
nga dielli i ngrënë i nostalgjisë
dhe në të vërtetën e kuqe vezulluese 
ti fillon të lindësh ashtu si atëherë,
e heshtur dhe melankolike.-

12.  
Ti, i madhi, hajt tani, 
beso në atë që është e vogël;
bota  e saj është në orën e saj  
dhe ora jote është universi.

13.  
DASHURI
Në saj teje e dashur, 
Terreni i këndshëm
u bë qiellor. 
                Pastaj 
në saje meje e dashur 
qiellori i këndshëm
u bë njerëzor.

14. 
Kohë, më jep sekretin tënd,
që të bën më të re 
sa më shumë plakesh.

Ditë për dite e kaluara jote bëhet më e vogël
dhe më e madhe e ardhmja jote
- dhe e tashmja jote përherë po ajo
që nga çasti i bajames në lulëzim -

Kohë pa gjurmë
më jep sekretin, me të cilin ti pushton çdo ditë
shpirtin tënd, trupin tënd!  

15. 

VESA
Lule brilante e ëndrrës,
brenda lules sime;
trëndafil i kulluar i qiellit,
jo i gatshëm të çelësh i tëri
në ftohtësinë e agimit!

16. 
Zemra ime e spërndriste krejt atë,
dhe pranë meje ishe ti, 
pa e ditur,
me dritën time… 

17. 
Gjumi është si ura
që shkon nga e sotmja tek e nesërmja.
Dhe si ëndërr nën të,
rrjedh uji.  

18. 
Erdhe tek unë
siç del bajamja e papjekur në mars,
trëndafil, mëllagë, borë në fushë,
në tokën e zezë ende,
oh pranverë e pranverës! 

Më vonë,
pranvera nuk ishe më ti, nuk ishe më ti!

CAPut!'.  

EPITAF PËR MUA TË GJALLIN

Vdiqa në ëndërr.
U ringjalla në jetë.

20. 

JETË

Atë që pandeha lavdi të mbyllur,
ishte portë e hapur
për këtë shkëlqim.
                            Fushë pa emër!
Udhëtim i pashuar
me porta të njëpasnjëshme,
gjithmonë drejt realitetit!
                                    Jetë pa histori.

21. 
Sa të çuditshëm
dy me instinktin tonë!

Papritur, jemi katër.  

22. 

NATA
Pema është në lulëzim,
dhe nata çdo ditë,  
i vjedh gjysmën e luleve.

Ah, sikur së paku t'i përfytyronte përherë 
pastaj në ujin e qetë të ëndrrës së saj!

Jetë gjysmë  kopsht, 
me gjysmë pemë!

23.  
 Je kaq e bukur,
si livadhi i njomë pas ylberit,
në mesditën e qetë me ujë dhe diell;
si zhubravitja e pranverës,
përballë diellit të agimit;
si tërshëra e imët e kopshtit zoologjik
përballë diellit gjatë perëndimit në verës,
si sytë e tu të blertë me buzëqeshjen time të kuqe,
si zemra ime e thellë me dashurinë tënde të gjallë. 

24. 
Mëngjesi i parë ka atë trishtim
që ka njeriu duke arritur trenin
në një stacion të çfarëdoshëm.

Ç'zhurma shurdhuese e një dite 
që duket kalimtare
-oh jeta ime!

- Në agim, atje sipër, qan një fëmijë -.

25. 

PETALE  PËRTOKË

Bardhësi e vogël pa hije,
më e ndritshmja në botë, 
dritë e kulluar e qetë!

-Ti, më thua,
Jasemin i dalë, thjesht nga kupa jonë mbrapshti
që midis nesh dhe teje 
krijon më shumë largësi
sesa midis tokës dhe yjeve -,
që aq e vogël sa ç'është, është e madhe prapë.

26. 
Ti nuk fle. Jo. Unë nuk fle.
Jemi duke folur nën yje.

Jemi këtu, dy trëndafila zhytur në mendime
në qetësinë e tokës. 
  
27. 
Jetë !

Ditë e vështirë
në të cilën dielli dhe retë ndeshen
- lule, herë e çelur, 
herë e mbyllur, frutë,
që ngatërrohet natën.

Jetë !

Përgjim 
në të cilin sytë hapen dhe mbyllen,
në një lojë të lodhur
të së vërtetës dhe gënjeshtrës,
për t'u përzierë në ëndërr!

Jetë!

28. 
Të rinjoha 
sepse duke parë gjurmën e këmbës tënde
në rrugë
ndjeva dhimbje në zemrën që ti shkelje.

Vrapova si i çmendur;
Kërkova gjithë ditën  si një qen pa të zotin.

…Ti kishe ikur! 
Dhe këmba jote shkelte zemrën time 
në një vrapim të pafundmë 
sikur të ishte udhëtimi që të çonte përgjithmonë larg… 

29. 

EPITAF PËR NJË DJALË TË VDEKUR NË PRILL

Vdiq. Por mos e qani!
A s' kthehet prilli çdo vit
I zhveshur në lulëzim duke kënduar
mbi kalin e tij të bardhë ?    

30.
Zëri yt ! E dëgjoja më parë 
të kulluar si atë burimin në erën, 
në freskinë 
e agimit.

Zëri yt ! E dëgjoja tani 
Në perëndimin ar
të ëndrrës sime më të gjallë,
yll në dritën e fundit 
të diellit.

Zëri yt ! Paqe e ditës së re në zgjimin tim;
natë e butë, e kaltër 
për pushimin tim…
Zëri yt ! 

48. 
Konstruktorë 
shpatash; 
këtu është fjala !

49. 

KËNGË

Kur duart e tua ishin hënë,
këputën nga kopshti i qiellit
sytë e tu vjollca hyjnore.

Ç'nostalgji, kur sytë e tu
kujtojnë, natën, tufën e tyre
në dritën e vdekur të duarve të tua !
    
Gjithë shpirti im, me botën e tij,
vë në sytë e mi të tokës,
për të të admiruar, grua e shkëlqyer !

Nuk do ta takojnë dy vjollcat e tua
vendin e bukur në të cilin i rrisja
duke i këputur në shpirtin tim të pakrijuar ?  


50. 
Ç'kënaqësi mendimet dashurore,
përherë primitivë,
belbëzim i idiomave
të gjuhës unike ! 

…Shkojmë, çdo herë, si mbi tren
- o, ç' livadhe të papara kurrë, kaq afër ! -
mbi trenin e parë - mbrëmje të blerta ! -  
që na çoi tutje nga fshati ynë, në fëmijërinë tonë të trishtuar.

51.
Po, rri para meje.
po unë s'kujtohem për ty,
duke menduar për ty.

54. 

KACAVJERRËSIT

Je si lulja
e degës më të lartë
të qiellit.
Parfumi yt vjen
- sa mirë ! - nga shumë larg
si unë të sjell, 
me degën më të thellë të tokës,
puthjen time…

55.
Gjersa të mbetesh kjo gjethe e vetme,
je ende lule,
zemra ime.

- sa frikë ! 
kalon shpejt, era e keqe e zezë e natës ! -

56. 
Çdo ditë 
Qielli jeton në sytë e mi,
por, gati kurrë s'është Zot.

Çdo ditë unë jam unë,
por sa pak ditë  
unë jam unë !

Çdo ditë ti më flet,
por sa pak herë e dëgjoj unë
zërin tënd !

57.
Rrokulliset qielli !
Asnjë ? Asnjë !
                         - … Me ç'përpjekje tragjike
do të mundja ta ndërtoja - çatinë e trishtuar - me agimin e tij
të kuq dhe erë  dhe ar të shtrembër,
mbi kolonat e shtrembra !

ah, qielli i rrokullisur
është hija ime ! - 

Përktheu: Faslli Haliti 

No comments: