Monday, 15 July 2019

MAGJEPSJE E MENJËHERSHME MBI NJË SFOND TË ERRËT


FEDERIKO GARCIA LORKA
     ( Federico Garcia Lorca )
                   

                  Poezi

                

                  Poema  e këngës hondo
                       Romancë cigane
                        Poeti në Nju Jork                  
           Vajtim për Injacio Sançes Mehijas

                     Përktheu : Faslli Haliti



                         TIRANË 2005       








Xhovani Marioti
   ( Giovanni Mariotti )                       



     MAGJEPSJE E MENJËHERSHME MBI NJË SFOND TË ERRËT
1.
       Kush lexon një poezi të Federiko Garcia Lorkës ka përshtypjen se po gjendet përballë diçkaje të qartë, të themi edhe të lehtë - dhe vetëm në një sekondë kohë,kur përpiqet të ngulitë  imazhet e veçanta  dhe të përcaktojë  domethënien e fjalëve dhe të frazave,kujtohet se ka të bëjë me një tekst të errët dhe me pjesë të padepërtueshme.
Lorka ishte i vetëdijshëm për këtë efekt.
Një ditë takoi në një bar një kamerier që kishte lexuar Romancën e tij cigane ( u bë menjëherë popullore). Kamerieri recitoi disa vargje, dhe poeti e pyeti nëse e kuptonte se ç'kuptim kishin. Duke u skuqur, kamerieri iu përgjigj : ”S'e di „.
       Shumë lexues do të mund të përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë, nëse do t'u kërkohej që të ”shpjegonin„ vargjet që ata duan më shumë. Meqë kjo është vula e poezisë lorkiane : magjepsje e menjëhershme  mbi një sfond të errët.      
2.
      ”Magjepsje e menjëhershme„ 
Formula, para se të aplikohet te poeti, u aplikua te njeriu.
Të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin kanë nënvizuar magjinë mbështjellëse që rrezatonte personi i tij.
Ka shkruar Horge  Gilen : «Simpatia e Frederiko Garcia Lorkës!„ Ishte forca e ti qendrore, mjeti i ti i komunikimit me të ardhmen, afërsia e tij me sendet, gjenia e tij: gjenia e një magneti i tërhequr nga gjithçka.  Dhe si nuk do të na të mos na magjepste një shkallë e tillë gjallërie, nëse asgjë s'është më joshëse se sa vetë qartësia e jetës?»    
Shpesh, prapa gjallërisë së një poeti fshihet një egocentrizëm i shfrenuar  që të magjeps për një çast, por të le të lodhur dhe të boshatisur.
Nuk ishte rasti i Lorkës. Thuhet se një ditë paska thirrur çiltërsisht:  « Sa e bukur është fisnikëria! » - dhe sigurisht e kishte fjalën, jo për një mënyrë sjelljeje që ndonjëherë është vetëm formale, por për idealin kalorësiak të një vëmendjeje drejt të tjerëve, një fisnikëri të ndjenjës pa mllefe e zili. Veç kësaj, «fisnikërisë», në kuptimin që fjala kishte në origjinë, në botën tonë neolatine.   
      Kush lexon epistolarin e Lorkës goditet nga miqësia dhe nga devotshmëria  që shpërndante rreth vetes - si dhe nga mungesa e atyre djallëzive që shpesh rivaliteti u frymëzon poetëve, akoma më shumë se kategorive të njerëzve të tjerë. 
3.
      Rreth viteve 1920, që janë ata në të cilët  «Frederiku»- shpejt të gjithë do ta quanin kështu - u manifestua në Madrid në mjediset që rëndojnë rreth «Rezit», ose Rezidencës së Studenteve, ngjau sikur gjuha dhe qytetërimi  i Spanjës të njihnin një shpërthim pranveror  dhe Lorka mori pjesë në atë çast magjik me gjithë entuziazmin e tij; do të dëshironim të thoshim: me gjithë pejzat e trupit të tij.
Pedro Salinas  Horge Gilen, Gerardo Diego, Damaso Alonso, Vicente Aleksandër, Rafael Alberti: të gjithë pak a shumë bashkëkohës; të gjithë gati prisnin rastin të bashkoheshin - dhe strumbullari, pikëmbështetja ishte «Federiku».
     Nuk bëhej fjalë për një brez rebelësh; nuk kishte tiparet e «avangardave» kështu siç u shfaqën në ato vite në vende të tjera të Evropës. Ndaj brezit të mëparshëm - atij të Himenesit, Maçados, Unamunos - këta poetë të rinj nuk ushqenin veçse respekt e admirim. Ishin të vetëdijshëm se jetonin një epokë zgjimi - një çast të lavdishëm, dritës së të cilit i ndihmonin dhe, secili në mënyrën e tij, ishin personazhe të moshave dhe kompetencave të larme si filozofi Ortega dhe Gaset, publicisti Gometh i Sernas, romancieri Valje Inklan, eruditi Menendeth Pidal.
      Ndofta «rebelët» e vërtetë, të projektuar tashmë drejt horizonteve të - drejt një arti «armik të kujtimeve, armik të lotëve, / armik të gjithçkaje që dua ende», për ta thënë me Apolinerin - ishin dy personazhe që në një farë pike do të radhiteshin me këtë grup: Salvator Dalia, i destinuar të bëhej për atë kohë miku më i preferuar i Garcia Lorkës dhe Luis Bunjeli.                 
4.
      Në qershor të vitit 1921 Lorka botoi në Madrid atë që ishte përcaktuar të mbetej përmbledhja e tij me poetike më e dendur si dhe më pak e njohura: Libri i poemave.
Ishte një fillim, por edhe një lamtumirë. Duke e botuar, Lorka shkëputej nga një stinë e jetës së tij ( është ajo që do të ndodhë më vonë : Lorkës i pëlqente t'u lexonte njerëzve vargjet e tij sa herë që i paraqitej rasti : dhe vetëm kur një cikël mund të quhej i mbyllur ndahej prej tij duke e botuar.
Shkroi në shënimin e shkurtër fillestar: « Me gjithë gabimet e tij dhe kufizimet e qarta, ky libër do të ketë virtytin, midis të tjerave që unë lajmëroj, të kujtoj çdo çast fëmininë time të pasionuar që vraponte lakuriq nëpër livadhet e një fushe me një mal në sfond» ( «mi enfancia apasionada correteando desnuda por las praderas de una vega sobre un fondo de serranía» )
      Ky është në të vërtetë Libri i pemëve, ditari lirik i një adoleshenti jashtëzakonisht i talentuar që zbulon në të njëjtën kohë një peizazh ( atë të Andaluzisë ku Lorka kishte lindur nga një familje pronare tokash ) dhe universin e gjithanshëm dhe me arabeska të librave. Kuptohet që Lorka ka lexuar Himenesin  ose edhe Meterlikun ( autori të cilit i duhej një mjet stilistik i destinuar për të ngulmuar në prodhimin pasues: përdorimi kundrapuntistik të parantezave ) ;që ka lexuar rinovuesin e madh të lirikës së gjuhës spanjolle, nikaraguensin Ruben Dario ( dhe nëpërmjet Darios duke u hedhur te Bodleri, Malarme ose Rembo, ndjeshmëria e tij hidhet përsëri te Viktor Hygo dhe me një fjalë në zemër të Tetëqindshit ) ; që ushqehet me muzikë dhe folklor.         
     Libri i poemave është një vepër efuzive që bie erë tetëqindshi dhe fëminie katolike; një përmbledhje në të cilën sundon Uni  me shqetësimet e tij që janë kryesisht erotike. Por gjesti me të cilin Lorka shkëputet prej tij tregon se është duke ndjekur një rrugë tjetër - se shqetësimi i tij themelor nuk është më efuzion  «ndjenjash komunikative», por forma. 
5.
         Nga një anë përkrahësit e një poezie të errët ( «tenebrosistas » ), nga ana tjetër pasuesit e një poezie të qartë (« lanistas » )…nga një anë poetët e «kulturuar» ose «oborrtarë», nga ana tjetër «popullorët»…nga një anë kush shikonte jashtë Spanjës, drejt Provancës së trubadurëve ose Italisë së Rilindjes,  nga ana tjetër kush huazonte nga folklori…
Akoma: nga një anë, lëvruesit e vargut të gjatë ( njëmbëdhjetërrokësh ose Aleksandrinë ) … në anën tjetër, ata të vargut të shkurtër ( veçanërisht ata të tetërrokëshit të «romancës» )…
         Duke përkujtuar katërqind vjetorin e Luis de Gongoras, poetit të madh të Andaluzisë, Lorka iu tregoi këtyre dyzuesve ose kundërvënësve që kishin shoqëruar gjithë historinë e lirikës spanjolle. Dyzime dhe kundërvënie që në çast u transformuan në luftëra të vërteta…
Por flitej, sipas Lorkës për luftëra iluzore.       
Gjithçka i dukej e përzierë dhe ndërthurur. Nuk ekzistonte një poezi e «errët» dhe e paarritshme dhe një poezi «e njëtrajtshme, një poezi « e kulturuar» dhe një poezi «popullore», por një trung i vetën kumbues, një pemë gumëzhitëse e pasur me degë dhe gjethe në secilën prej tyre manifestohej e njëjta energji.
«Gjuha përbëhet nga imazhet  dhe me imazhe populli ynë është i pajisur mrekullisht» ( « el lenguaje está becho de imágenes, y nuestro pueblo tiene una riqueza magnifica de ellas» ).
         Dhe Lorka jepte disa shembuj, midis të cilave këtë: në Andaluzi u quajt «buey de agua» ( ka prej uji ) një lumë që rrjedh lehtë dhe i plotë përmes fushës - «ka prej uji»për të treguar me të volumin dhe forcën. Është fjala për një shprehje popullore - dhe megjithatë, thotë Lorka, «përkon me një mënyrë të pari mjaft të afërt» me metaforat të një poeti si Luis de Gongora  që me latinishten e tij dhe me mitologjinë e tij, kishte famën e hipër të kulturuari ( «culterano) dhe të errëtit.     
6.
        Marrim tani përmbledhjen e madhe postume të Lorkës, Poeti në Nju Jork dhe lexojmë këta vargje :

Cantaba la lombriz el terror de la rueda
Y el murinero degollado
Cantaba al oso de agua que lo habia de estrechar…

[ Këndonte krimbi i tokës terrorin e rrotës
dhe marinari me kokë të prerë
këndonte ariun e ujit që do ta shtrëngonte…]

        Poeti në Nju Jork është ndikuar fort nga surealizmi dhe, pra ,lexuesi është i prirur të besojë se «ariu prej uji » është një trillim i pastër surrealist si «revolveri me flokë të thinjur» i Bretonit; por pa të drejtë: është e qartë që ky ari i përket së njëjtës zoologji të «buey» - shkurt, që bëhet fjalë për një imazh që vjen në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë  nga një shprehje popullor andaluze.
Ky është Lorka: një kryqëzim i avangardës dhe traditës,i kulturës dhe instinktit, për të cilin shpesh herë është e vështirë të thuash ku fillon njeri e ku mbaron tjetri.
I merr imazhet e tij aty ku i gjen  dhe  s' le asgjë që të josh pa provuar.     
7.
        Le Canciones( Këngët), il Romancero gitano, ( Romancë cigane il ) Poema del cante jondo ( Poema e këngës honda ) il Llanto por Ignacio Sánchez Mejías  ( Vajtim për Injathio Sançes Mehias ) : së bashku me  Libro de poemas, ( Libri i poemave ) të cituara tashmë, këto vepra ezaurohen, së paku përsa i përket poezisë, listën e veprave të botuara gjatë jetës nga Federik  Garcia Lorka ( teprica është diçka ).
     Sundon në të gjitha vargu i shkurtër ( tetërrokëshi narrativ te Romancero ); dhe të gjitha, në kujtesën e ngjeshur të lexuesit, vendosen nën shenjën e «popullores» dhe të «folklorit» - me pak fjalë janë ngjyrosur me Andaluzi.
Sigurisht ajo «ngjyrë» është kudo - por të insistosh në mënyrë ekskluzive mbi andaluzizmin mund t'i japi hakun  stilizimit skajshëm ndaj të cilit  Garcia Lorka i nënshtron materialet e tija. Marrim një shembull midis të shumtëve :

El magnifico sauce
De la lluvia, caía.

Oh! Luna redonda
Sobre  blancos ramos !

[ Shelgu madhështor
 i shiut binte.
   
Oh hënë  e rrumbullakët
Mbi degët e bardha ! ]

Çfarë na kujton kjo poezi e zvogëluar në një nocion minimal, esencial, e gjitha në të tashme ? Është e thjeshtë : na kujton haikun japonez.
  gjithë librin e Canciones (Këngët ) Lorka ndjek  një Formë të tijën që është një kryqëzim mjaft i çuditshëm «muzike» andaluze dhe japoneze  (thelbit të poezisë japoneze) dhe gjëra të tjera.   
8.
       Që në fillim Lorka  ka një talent të mrekullueshëm për metaforën ( e përdor këtë fjalë në kuptimin më të gjërë ) ;dhe në konferencën mbi Gongoran citon një frazë të famshme të Prustit : « Vetëm metafora i jep stilit një lloj përjetësie». 
       Por poezia nuk është vetëm metaforë . ( Do të doja të citoja, në lidhje me këtë, një vëzhgim që e mbaj mend ta kem dëgjuar nga goja e Borhesit:  «Nëse poezia do të ishte vetëm metaforë,një varg si ai i këngës së Paolos dhe Françeskës: « buzën më puthi duke u dridhur i tëri »”, do të ishte e shëmtuar ose e pakuptimtë, pasi nuk përmban kurrfarë metafore. Përkundrazi nuk është kështu ».)
         Si gjithë poetët e vërtetë, metaforisti Lorka di t'i nënshtrohet edhe metaforës, kur është çasti.
Është një poezi e Canciones ( Këngët ) e titulluar Congedo ( Lamtumirë). Për ta shkruar Lorka u frymëzua, siç e sheh Horhe Huljen, ka një temë popullore.
         « O shok,nëse vdes/do të jetë shtëpinë e të çmendurve/destinimi yt», thotë një këngë andaluze; dhe midis « seguiryas» ciganet ka që fillojnë me këtë fjalë: « Kur unë do të vdes / shih që të ngarkoj …»
por lexojmë Lorkën:


si muero,
dejad el balcon abierto.

El nino come naranjas.
(Desde mi balkon lo siento.)

Si muero,
Dejad el balcon abierto.


[ Nëse vdes,
lëreni të hapur ballkonin tim.

Fëmija ha portokall.
( Nga ballkoni im e shoh.)

Korrësi korr grurin.
( Nga ballkoni im e ndiqej.)

Po të vdes
Lëreni ballkonin tim hapur! ]


       Ja një poezi esenciale,e përkryer, shumë prekëse  - dhe as edhe me një metaforë. Dhe s'është e vetmja në Canciones ( Këngët ): ka edhe të tjera, edhe ndërmjet më të famshmeve.
       Lulëzimi bujar i metaforave bashkëjeton nga ana tjetër te Lorka me një seri treguesish muzikorë - me «lëvizje» elementare,të menjëhershme. Marrim si shembull katër pjesët e Llanto për Ignathio Sançez Mehías  të famshëm dhe njëkohësisht tepër të bukur.   
       «Në orën pesë të mbrëmjes», «Nuk dua ta shoh!»,  «sepse ti je i vdekur përgjithmonë», këta vargje të përsëritur - këto refrene » si çekanë, absolutisht kaq të thjeshtë dhe të shtruar  - bëjnë aq sa lexuesi të mos humbas në pyllin  e imazheve dhe të metaforave. Funksionojnë, në një farë mënyre, nga didaktika.
Edhe nga ky ekuilibër varet besoj, suksesi « popullor» i Lorkës, në Spanjë dhe gjetkë.   
9.
        Poeti në Nju Jork është sigurisht vepra e Garcia Lorkës që ka ushtruar ndikimin më të madh mbi poetët pasues dhe është mbajtur nga kritika si kryevepra e tij.
Nuk e di nëse është vërtet kështu. Dyshoj që kjo bindje i nënshtrohet ndikimit të dy paragjykimeve, një i tipit që thekson përmbajtjen  dhe tjetri i tipit që thekson formën.
       Në të gjitha epokat ekzistojnë hierarki temash që nuk deklarohen në mënyrë të hapur, por që nuk janë, për këtë, më pak aktive dhe me ndikim të madh. Lorka i Poeta en Nueva York ( Poeti në Nju Jork )  i ktheu shpinën provincës dhe fshatit për t'u matur me temën e metropolit: qëllim që shumë priren ta konsiderojnë të denjë në vetvete dhe me merita te një poet modern.
Ky është paragjykimi që jepet pas përmbajtjes. Paragjykimi tjetër qëndron në të besuarit se ajo që është pa formë ose relativisht pa formë është medoemos më e pasur dhe stimuluese se ajo që është e pastër, e mbyllur përsosur.
      Te Poeti në Njueva York vargjet e shkurtër të Canciones ose të Romanceros u hapin rrugën vargjeve të gjatë  dhe të parregullt; edhe kompozimet hapen dhe synojnë të të bëhen me thek dhe të thyhen; triumfon imazhi surrealist.
Gjithë pjesa tjetër e veprës poetike të Lorkës mund të konsiderohet si një spirale që niset nga shfrimi dhe nga autobiografia dhe priret nga konstruktet e rrepta formale në një farë mënyre të depersonalizuara; dhe pjesa e dytë  ( ajo postume )skicon një lëvizje të të njëjtit lloj një rreth tjetër dhe simetrik spiraleje.
       Lorka vetë, gjatë leximeve publike që i bëri veprës së vet «në panaire» prirej të paraqiste veprën Poeti në Nju Jork si një  «diario» (ditar) të vërtetë të eksperiencës së tij amerikane. Nëse Libri i poemave  është një adoleshent që hap sytë mbi realitetin që e rrethon ( dhe që është realiteti fshatar, «campesina» i Andaluzisë),  Poeta en Nueva York ( Poeti në Nju Jork) na tregon autori që në një stad tjetër  zbulon një botë të re - Botën e Re.
Po  megjithatë edhe këtë herë vepron tek ai një tension drejt Formës - tension që është dokumentuar te «gazelet» ( gacelas ) dhe te «kasidet» (casidas ) te Divan del Tamár  ( Divani i Tamarit ) («gazelet» dhe («caside» janë forma të lashta të poezisë arabe që Lorka nuk i njeh mjaft që të tentojë t'u japë një ekuivalent, por  megjithatë kërkon mbrojtjen e tyre siç kërkohet mbrojtja e një hajmalie kundër rreziqeve të një udhëtimi  « nëpër magmë» )dhe të Sonetos del amor obscuro ( nga Sonetet e dashurisë së errët ).
Një spirale e re nisi, e destinuar megjithatë të mbetet pa përfundim.
10.
       Lorka e donte tokën e vet, familjen e tij, miqtë e tij; por ai donte mbi të gjitha poezinë ( « poesia vieha » ( poezinë plakë ), thoshte Dalí ). Si shumë homoseksualë, zotërohej nga një ndjenjë e fortë përkatësie dhe së bashku me margjinalitetin - ndjenjë që e shtyni t'u këndojë ciganëve, të emargjinuarëve të Andaluzisë dhe zezakëve, të emargjinarve të Amerikës. Dhe besonte që gjithçka të mund të pajtohej - për shembull, në brendësi të poezisë së tij, tradita dhe avangarda. Tregon një dëshmitar që kur e çuan për të vdekur, « lloraba como un nińo» ( qante si një fëmijë). Papritur bota që ai e kishte mbytur me «fisnikërinë» e tij do t'i jetë dukur e papajtueshme. Ai që s'ishte ndarë kurrë nga asgjë, shtrëngohej , me dhunë, të ndahej nga jeta.                          


                                                                            Përktheu: Faslli Haliti













BALADA E VOGEL E TRI LUMENJVE

                                                                                                   
                                          Salvator Kuinteros

Lumi Guadalkivir
rrjedh mes portokajsh dhe ullinjsh
Dy lumenjtë e Granadës
zbresin nga dëbora në grunja.

Ah ,dashuria
që iku pa kthim!

Lumi Guadalkivir
mjekrën e ka si shegë.
Dy lumenjtë e Granadës,
Njëri vajtim dhe tjetri gjak.

Ah, dashuria
që iku, mori qiellin!

Për barkat me vela
Sivilia ka një rrugë.
Mbi ujin e Granadës,
vozisnin vetëm psherëtimat

Ah, dashuria
që iku pa kthim!

Guadalkivir, kullë e lartë
dhe erë nëpër portokaj.
Dauro e Genil,
kullëza të vdekura mbi pellgje.


Ah , dashuria
që iku, mori  qiellin !

Kush do të thoshte që uji sjellka
një zjarr britmash prej varri ?

Ah ,dashuria
që iku pa kthim!

Sill lule portokalli, Andaluzi
sill ullinj, deteve të tua.

Ah ,dashuria
që iku, mori qiellin !




POEMA E SIGURIYA CIGANËS

                     Karlo Morla Vikunjas

PEIZAZH

Fusha
e  ullinjve
hapet dhe mbyllet
si një erashkë.
Mbi ullishtë
ka një qiell të zymtë
dhe një shi të zi yjesh
të ftohtë.
Dridhen xunkthat dhe gjysmerrësira
mbi breg të lumit.
Kreshpërohet era gri,
ullinjtë
janë ngarkuar
me britma.
Një tufë zogjsh të burgosur
që tundin
bishtat  e gjatë
në errësirë.

BRITMA

Elipsi i një britme
bredh nga mali
në mal.

Nga ullinjtë,
do të dalë një ylber i zi
mbi natën e kaltër.

Ah !

Si një hark violine
britma
vibroi telat e gjatë të erës.

Ah !

(Njerëzit e shpellave
nxjerrin kandilat.)

Ah !

GRUAJA E PABESË

Dhe unë e çova në lumë
duke e kujtuar vajzë,
por ajo kishte burrë.
Ish nata e Santiagos
dhe ish si detyrë, pothuaj.
u shuan fenerët
dhe  u ndezën bulkthit.
qosheve    të humbura
preka gjinjtë e saj të fjetur,
dhe befas m’u hapën
si degë zymbyli.
Amidoni i fustanit të saj
kumbonte në veshët e mi,
si një copë mëndafshi
e shqyer nga dhjetëra thika.
Pa dritë të argjendtë në maja
pemët janë rritur,
dhe një horizont prej qensh
leh lumit larg, leh tutje, përtej 

Me të përshkuar ferrat,
xungthet dhe gjembat,
nën kaçubet e flokëve të saj
bëra unë një vrimë në baltë.
Hoqa kravatën time.
Ajo hoqi fustanin e saj.
Unë hoqa rripin dhe revolen.
Ajo katër jelekët e saj. 
As  livandat as guaskat
S’kanë lëkurë aq të lëmuar.
As kristalet në dritën e hënës
nuk shkëlqejnë me kaq dritë.
Kofshët e saj më rrëshqisnin
si peshq të beftë,
gjysma plot prush,
gjysma plot me të ftohtë. 
Kalërova atë natë
shtegun më të mirë,
mbi një mëze me margaritarë
pa frena e pa yzengji.
Si burrë nuk dua të them atot
që më tha ajo.
Drita e arsyes
më bën tepër prudent.
I ndotur me puthje dhe rërë,
e mora larg lumit tutje, përtej.
Ndesheshin me erën,
shpatat e lilakët.

Veprova siç jam,
Si cigan i vërtetë.
I dhurova një shportë sateni
të madhe ngjyrë kashte
dhe s’desha të dashurohem me të,
duke pasur burrin e saj
ajo më tha se ishte vajzë
kur unë po e çoja në lumë ndërkaq.


Përktheu: Faslli Haliti

No comments: