Friday 25 July 2014

Objektet publike në rajonin e Bujanocit

 /objektet shoqërore, hane, mulli të vjetër, çezme, bunar/


Objektet publike në rajonin e Bujanocit /objektet shoqërore, hane, mulli të vjetër, çezme, bunar/
Në këtë studim do të kujtojë lexuesin e nderuar dhe do të ceku disa objekte shoqërore, hane, objekte Mullinjësh të Vjetër, Çezme dhe bunar, me rëndësi të posaçme shoqërore,me  peshë të madhe, për zhvillimin politik, administrativ, ekonomik, kulturor, historik, arkitektonik, të kulturës së banimit, fetar, hoteliero-turistik të të Rajonit të Bujanocit, si komunë dhe rreth.
1.Objektet shoqërore

1.1.Objekti i komunës 
Objekti i komunës së Bujanocit në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4227592, me gjatësi gjeografike: 2146033, në lartësi mbidetare: 350 m.

1.2.Objekti i ndërtesës kishtare në Bujanoc
Objekti  i ndërtesës kishtare në Bujanoc, i cili më herët ishte ndërtesë burgu, pastaj objekt i shkollës fetare serbe. Më vonë është renovua dhe përdoret objekt kishtar shkollor. Ai gjendet në qendër të Bujanocit dhe në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4227641, me gjatësi gjeografike: 2146127, në lartesi mbidetare: 352 m.
1.3.Objektet e shkollës së vjetër në Tërnoc
Shkolla e vjetër fillore dhe ndërtesa ku zhviloi mësim edhe Gjimnazi i Preshevës, paralelet në Tërnoc.
Objekti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4228481, me gjatësi gjeografike: 2144512, në lartësi mbidetare: 365 m.
1.4.Objekti i ri i shkollës tetëvjeçare në Tërnoc

Shkolla e re fillore : „Muharrem Kadriu“ në Mëhallën e Strukarëve, e cila gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561249, me gjatësi gjeografike: 4704063, në lartësi mbidetare: 438 m.

1.5.Vendbanimi i Xeherores në Tërnoc
Vendbanimi i Xeherores me infrastrukturë në Tërnoc, në të majtë të rrugës Tërnoc-Breznicë, në trekëndshin Tërnoc- Maltërnoc-Breznicë, i cili është ndërtuar në vendin e pazarit/tregut/ të dikurshëm të kafshëve. Mulliri i Kallëve, Kisha e Kallëve dhe vendbanimi i Xeherores gjenden në Gradinë të Tërnocit, të cilën banorët e Tërnocit e quajnë edhe Gardhishtë.
1.6.Mejtepi në Zarbincë
Mejtepi i Zarbincës në Malësinë e Bujanocit u ndërtua më 1904, mësimi zhvillohet me shkronja  në gjuhën arabe. Mejtepi i përmendur përgatiste kuadro për Medresen e Prishtinës dhe Shkupit.
Në vitet 1945/46 filloi të punoje shkollë shqipe dhe deri më vitin 1981 shërbeu shkollë qendrore e Malësisë së Bujanocit. 
Objekti i Mejtepit shërbeu edhe për veprimtari të tjera arsimore, kulturore, shoqërore dhe nuk është në mbrojtje ligjore të shtetit.
1.7.Mejtepi në Samolicë
Mejtepi i vjetër turk në të njëjtat koordinata gjeografike sikur bunari dhe gërmadhat e xhamisë së vjetër.
1.8.Objekti i shkollës turke në Samolicë
Vendi i shkollës së vjetër turke në Samolicë në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422336.2, me gjatësi gjeografike: 214435.3, në lartësi mbidetare: 430 m.
1.9.Objekti i shkollës së vjetër shqipe në Samolicë
Objekti i Shkollës së vjetër shqipe në Samolicë dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422331.9, me gjatësi gjeografike: 214438, në lartësi mbidetare: 445 m.
1.10.Dogana e vjetër në Davidoc
Objekti kufitar Serbi-Turqi i vendosur më 1878, pas Kongresit të Berlinit. Kjo ndërtesë shërbente edhe Doganë. Objekti gjendet në Davidoc, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422822.2, me gjatësi gjeografike: 214936.3, në lartësi mbidetare: 343 m.
1.11.Ura e Çartme në Lluçan
Ura e Çartë është urë e kohës antike, e cila ka lidh vendbanimin e vjetër Sejac me lokalitetin Tasllak në shek IV, Mbretëria e Konstatinit. Është urë e rrallë, vetëm kjo dhe një tjetër në Serbi, të tjera nuk ka thotë Rexhep Kadriu.Objekt i rrallë publik që meriton mbrojtjen ligjore shtetërore.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42276.8, me gjatësi gjeografike 214222.5, në lartësi mbidetare: 356 m.
2.Hanet e Vjetër
Han në persishte do te thotë shtëpi, ndërsa në turqishte bujtinë, pra është fjala për ndërtesë pranë udhës ose në qytete, që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vende për kafshët e tyre, sipas Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja të Mikel Ndreca, botuar në Prishtinë, 1986, f. 284.
Hanet ishin ndërtesa arkitektonike që ndërtoheshin përskaj rrugëve të rëndësishme, aty ku nevoja e kërkonte që udhëtarët të vendoseshin, sigurisht ndonjëherë edhe kafshët e tyre. Por hanet, poashtu shërbenin edhe për ahengje, gazmende dhe për ushqim dhe për të pirë.
Kështu në Rajonin e Bujanocit  me rrethinë, hanet u ndërtuan më së shumti përgjatë Xhadesë së Vjetër Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Shkup dhe në qytetin e Bujanocit, Bilaç e Samolicë.
Xhadeja e Vjetër apo Xhadeja e Mithat Pashës u ndërtua më 1863-1985  dhe kjo rrugë lidhte shumë qendra të atëhershme tregtare veri-jug dhe jug-veri-Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Shkup.
Me ndërtimin e Hekurudhës Preshevë-Kumanovë-Shkup më 1888, Xhadesë së Vjetër i humb rëndësia e parë, po me këtë humbin rëndësinë e tyre edhe hanet, sepse primatin e marrin Stacionet hekurudhorë në këtë trevë: ai i Zhbevcit, i Bujanocit, i Bukurocit dhe ai i Preshevës. Edhe sot udhëtohet nëpër Xhadenë e Vjetër, e cila është e asfaltuar, edhepse është ndërtuar Autostrada. 
Hanet më të njohur ishin: Hani i Zahir Çaushit në Bujanoc, Hani i Agush Beut te Ura e Jerebicës (Thëllënzës) mbi lumin Moravicë, Hani i Pajazitit në Samolicë, Hani i Bilaçit dhe Hani i Rexhep Agës në Çukarkë të Preshevës. 
2.1.Hani i Bilaçit
Vendi ku ishte Hani i Bilaçit, ne koordinatat me gjërësi gjeografike:422154.5, me gjatësi gjeografike: 214346.8, në lartësi mbidetare: 410 m. 

Ndërtesë e vjetër në Bilaç, nga koha e Hanit të Bilaçit
Hani i Bilaçit ishte më i njohuri dhe më në ze në kazanë e Preshevës. Pronari i Hanit të Bilaçt nuk ishte i njohur, nuk ka shënime, të dhëna se kur është ndërtuar dhe kush e ka ndërtuar, por mban emrin Hani i Bilaçit që le të nënkuptohet se e ka marrë emrin nga vendbanimi ose nga pronari që ka qenë i Bilaçit.
Hanin e Bilaçit e përmend edhe Bora Stankoviqi, në dramën e tij “Koshtana”. Thuhet se kryeprotagonisti Mitke nga Vranja kishte shkuar në Hanin e Bilaçit, për t’u dëfryar me muzikën e çallgixhinjëve aty.  
‘Nga ndërtimi arkitektural, ishte; “si një vajzë e bukur” (kao ubava devojka). Nga ana lindore e hanit 3-4 km, në lugshtajë shtrihej katunti i madhë-Bilaçi. Dhe se duke udhëtuar nga Vraja për në Shkup nga 26-29 tetor më 1886. Stojan Novakoviqi më 26 tetor 1886 ka kthyer në Hanin e Bilaçit që të pushonte dhe drekonte me suitën e tij. Dhe shumë gjallërisht i përshkruan deri në detale veçoritë e hanit.
Ndërsa për Hanin e Bilaçit thotë se është: “Si njëri ndër hanet më të mëdhenjë të kohës, në shënimet e Novakoviqit thuhet se oborri i hanit ka qenë në formë katrore me një sipërfaqe për rreth 3.000 metra katrore i rrethuar me murë të lartë 2-3 metra. Dhe se në han hyej nga dyert e mëdha dhe të forta, rreth rrugës jo shum larg hanit gjendej çeshmja me koritën e madhe e punuar nga druri i bungut e cila shërbente për të pirë ujë kafshët tërheqëse të arabaxhinjëve që e bartnin mallin nga Shkupi e Kumanova dhe nga Selaniku i largët për në magazet e Hanit të Hasan Haxhiut që gjendej në Morave, posht Masuricës Plakë, ku mandej me arabaxhinjë tjerë distribuhohej nëpër tërë Toplicën e Sanxhakut të Nishit nëpër rrugën tjetër që quhej rruga e deveve (kamilarski drum). 
Në mbrendinë e oborrit nga këndi i tij verior, ishte kuzhina në formë të shkronjës shqipe L, edhe nga ana përëndimore gjendej dhoma me të njejtën forme si edhe kuzhina e tij me votër dhe oxhak.Mënjëher pranë kuzhinës gjendej dhoma tjetër më e madhe me dritare të kthyera nga jugu me stufën e saj prej metali dhe se mbi tër sipërfaqen e kësaj dhome të fjetjes, shtrihej krevati i madh. Sipas shënimeve të Stojan Novakoviqit, krevati e përfshinte një të tretën e sipërfaqes së dhomës së fjetjes.Ai kishte qenë i mbuluar me hasra (rogoze), para dhomës dhe kuzhinës gjendej streha e mbuluar për gjatë, kjo mbulesë mbahej në shtylla (të punuara me shija nga dora e ndonjë mjeshtri shqiptar të profesionin përkatës sigurisht nga ndogjëra nga puntorit e artizanateve që ishin të shumta atëbotë në Bilaç-vër.aut.). 
Në oborrin e madh dhe mjaft ipozant të hanit, udhëtarët dhe tregtarët i futnin qerret e tyre të ngarkuara me mall, ndërsa kafshët i vendosnin nëpër stallat e hanit dhe se mbrenda përmbrenda mureve të larta të hanit, ishin më të sigurt ata vet dhe malli i tyre që e bartnin. Nga rradhitja arqitekurale e hapsirës së ndërtesës e cila shërbente si han shihet se kuzhina e tij ka shërbyer edhe për përgaditjen e gjellërave të ndryshme. 
Lëkurat e deshve (ogiçëve) të cilat tereshin të mbërthyera për muret e mbrendshme të oborrit, dëshmojnë se në han janë therrur edhe desh dhe kështu për mysafirët e hanit janë përgaditur shujta me mish. Dhoma e madhe ka shërbyer për të fjetur, ndërsa mbi zjarrin e votrës në verig rrite varrur kusia e bakrit me ujë nga e cila mbusheshin xhavzet për zierjen tash në botë e njohur si kafeja Turke. 
Hani i Bilaçit nuk ka qënë vetëm se si vend, ku kanë mundur udhëtarët dhe tregtarët e lodhur, ta kalonin një natë. Por, aty gjithmon kishte qenë një gjallëri e vaçantë, për arsye se i njejti gjendej në periferi (margjinë) të fshatit, ai gjithashtu ishte vend i dëfrimit dhe i sefasë. Të rijtë e Bilaçit  për të parën herë i kanë shijuar, pikat e para të alkoholit dehës dhe ashtu duke u fshehur nga njerëzit, netëve të vona janë kthyer të dehur nëpër shtëpitë e ty 
Aty gjithmon mësohej diçka e re nga ndonjë udhëtar i rrallë nga viset e largëta, si për shembull ndonjë këngë e re dëgjohej dhe mësohej, apo edhe ndonjë anegdotë e pa dëgjuar deri atëher nga njerzit e Kazasë së Bilaçit. Duke lakuar në han udhëtarët e largët kanë sjellë dhe njëkosisht kanë shpjerrë më tutje informata të randësishme, mbi ngjarjet në Stamboll dhe për mbretërinë e madhe të Perandorisë Osmane. Sipas shënimeve të Stojan Novakoviqit, Hani i Bilaçit ka qenë shumë i vjetër, por i ruajtur shumë mire.Ai gjithashtu hanin e quante edhe si: “Përmendore të jetës mesjetare, vetëm se Turqit konzervator të cilët ishin të prirur për një jetë të tillë kanë mundur ta ruanin hanin e bukur të Bilaçit” përfundon Novakoviqi. Rreth Hanit të Bilaçit gjer më tani, ka pasur fjalë dhe shënime, mandej edhe për hanin e ri të Bilaçit në vetë qytezën mesjetare të Bilaçit ka shënime por jo edhe aq të thukta historike dhe bindëse si për hanin në Xhaden e Madhe të Mithat Pashait. Ndërtesa tjetër që sherbente si han atëbotë  gjendet nga ana e majtë e rrugës, kur nga çeshmja që gjendet në qendër të katundit, ku rruga mandej të shpie në drejtim të xhamijës, në lagjen e çitakëve të Bilaçit. Ndërtesa shpesh herë e ka ndryshuar përdorimin i tij, duke iu përshtatur nevojave të kohës. Sipas kujtimit dhe rrëfimit, kjo ndërtesë është njëra ndër ndërtesat më të vjetra të Bilaçit, kjo një kohë ka shërbyer si kafene, më pastaj në të mësuesi i pa harruar Ali efendiu, në katin e sajë të dytë, ua mësonte bilaçasve të rinjë shkronjat e para të alfabetit arab (elifin), dova nga Kur’ani dhe matematikë”, shkruan Reshat Abdiu në punimin e tij: “ Kujtimet për hanet bri rrugës në „Xhaden e Madhe“ të Mitat Pashait-në anën e Preshevës dhe Bujanocit, Pashtriku, 2011
Hani i Bilaçit gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422154.5, me gjatësi gjeografike: 214346.8, në lartësi mbidetare: 410 m.
2.2.Hani i Zahir Çaushit
Hani i Zahir Çaushit gjendej në qendër të Bujanocit,afër godinës së komunës, karshi shkollës së mesme serbe, në rrugën kryesore të Bujanocit.Pra kishte një pozitë të mirë, me pamje të bukur dhe Hani kishte marrë emrin sipas pronarit, Zahir Çaushit.
Prej haneve që u ngritën gjatë kësaj kohe vëmendje të posaçme tërhiqte Hani i Zahir-Çaushit në Bujanoc, i cili dallohej për pozitën e tij të rëndësishme, pamjen e bukur dhe cilësinë e shërbimeve.Hani emrin e kishte marrë sipas emrit të pronarit të vet.
Përballë hanit shtrihej tregu i kafshëve, ku të hënën, bëhej treg i madh dhe vinin njerëz nga të gjitha anët. Hani kishte dyer të mëdha të drurit dhe oborrin e rrethuar, kështu që brenda mureve të hanit më të sigurt ishin udhëtarët, për vete dhe për mallin e tyre. Në hanë kishte, gjithashtu, edhe vende për fjetje diku me një kapacitet prej 50 shtretërve. Po ashtu në Hanin e Zahir Çaushit, mund të sigurohej edhe ushqimi për kafshët si dhe në afërsi të tij gjendeshin edhe mbathtorët “nallbanhonet” e usta Aliut dhe Bejzad Agës, ku njerëzit mund t’i mbathnin kafshët e tyre transportuese. 
Mysafirët të përhershëm në hanin e Zahir Çaushit, ishin, zakonisht tregtarë që vinin nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia. 
Sipas fjalëve të Naxhije Zahirit nga Bujanoci, hani punoi diku prej vitit 1907 e gjer në mbarim të gushtit të vitit 1944. Pastaj në Bujanoc erdhën (brigadat partizano-çetnike komuniste dhe e rrënuan hanin me themel, siç e kishin djegur komunën e Bilaçit. Në vendin e hanit të dikurshëm, sot, gjenden dy shtëpi sebe mes zyres së avokatit Millutin Kovaçeviq dhe ndërtesës së Kuvendit Komunal, në vendin e mbathëtoreve “nallbanhoneve” gjendet Kuvendi Komunal, kurse në vendin e tregut të dikurshëm sot gjendet shkolla ekonomike “Sveti Sava.”, shkruan Reshat Abdiu ne punimin e tij: “ Kujtimet për hanet bri rrugës në „Xhaden e Madhe“ të Mitat Pashait-në anën e Preshevës dhe Bujanocit, Pashtriku, 2011
Hani I Zaim Agës gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422759.2, me gjatësi gjeografike: 214603.3, në lartësi mbidetare: 350 m.
2.3.Hani I Samolicës
Hani i Saomolicës gjendej 10 km në largësi nga kufiri serbo-turk dhe nga Bujanoci. 
3.Mullinjtë e Vjetër
Në Fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe, në botim të Rilindjes, 1981, në f. 1180 shkruan :  Mulli, nën “1. Makinë e thjeshtë për të bluar drithë, që përbëhet nga pajisje të ndryshme, si edhe nga dy gurë të mëdhenj, të sheshtë, e të rrumbullakët, të vënë njëri mbi tjetrin, nga të cilëti sipërmi lëviz me anë të fuqisë së ujit, të erës a me motor; ndërtesa me një makinë të tillë ku bluhet drithi. Mulli drithi. Mulli me ujë(me erë, me motor). Disha(mokra, çakallja, gryka, panda) e mullirit. Koshi i mullirit. Gurët e mullirit. Gurët (mokra) e mullirit.”
Gjatë historisë ka pasur katër /4/ lloje mullinjësh dhe ata janë dalluar sipas forcës që ka lëvizur gurët e Mullirit : 1.Mulli me ujë, 2.Mulli me kuajë, 3.Mulli me erë dhe  4.Mulli dore.
Mullinjtë ishin pronë e individit, e familjes, e Mëhallës dhe pronë e fshatit. Shpesh ndodhte që hisetarë /pronarë/ të jenë një numër i madh i tyre. Ata sipas një rregulli apo rendi merrnin ujemin /miell ose drithë që merr mullisi për blojën/. Pronarët shpesh kryenin edhe rolin e mullisit, por në raste të shumta atë mjeshtri e ushtronin mullisit e paguar.Për këtë mjeshtri nuk kishte nevojë ndonjë mësim dhe mjeshtria e mullisit bartej prej gjenerate në gjeneratë.
Uji për Mullinj është sjellë nëpër jaze uji /vijë e vogël që shpie ujin në mulli/, për t’i vuar në lëvizje gurët e Mullirit. Një jaz ka shërbyer për disa mulli.
Mullinjtë janë ndërtuar në ata lumenjë që kanë pasur rrjedhë të shpejtë të ujit, ramje të shpejtë të ujit. 
Ndërtesat e Mullinjve ishin të vogla dhe përbëheshin prej disa pjesëve: pjesa ku bluhej,dhoma e fjetjes së atyre që mbeteshin apo ishin larg mullirit dhe ndonjë mulli më i njohur kishte edhe ahurin e kafsheve /shtallen/.
Në rajonin e Bujanocit hasëm vetëm në mullinjë të ujit, me një dhe dy gur, ndërsa mullinjë të tjerë gjatë ekspeditës tonë nuk evidentuam.
Me sa mësuam nga të gjithë mullinjtë që i regjistruam në Rajonin e Bujanocit vetëm Mulliri i Ismajlit në Breznicë punon dhe bluan për banorët e kësaj ane.
3.1.Mullinjtë në Breznicë
Mulliri i Ismajlit në Breznicë të Epërme është ndërtuar 200 vjet më parë, më vonë është renovua nga fshatarët më 1980. Mulli me dy gure, të cilin kanë bluar 6 mëhallë për rreth.
Ai gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559513, me gjatësi gjeografike: 4710159, në lartësi mbidetare: 604 m.

Mulliri i Spahilllarëve në Breznicë të Poshtme, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558762, me gjatësi gjeografike: 4708613, në lartësi mbidetare: 563 m.


Mulliri i Durakit në Breznicë të Poshtme, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558690, me gjatësi gjeografike: 4708029, në lartësi mbidetare: 567 m.

Mulliri i Sadikit të Breznicës së Poshtme, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558267, me gjatësi gjeografike: 4707129, në lartësi mbidetare: 583 m.
3.2.Mullinjtë në Zarbincë
Mulliri i Mahmut Sherifit në Zarbincë, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0565753, me gjatësi gjeografike: 4720034, në lartësi mbidetare: 1016 m.
Mulli që gjendetn gërmadhat në lumin e Zarbincës, shumë i vjetër, moti kohë ka pushuar së punari na thotë Fetah Mahmuti nga Zarbinca.
Mulliri i Sefedin Xhemail Mahmutit nga Zarbinca, i cili gjendet në lumin e Zarbincës në të djathtë të rrugës Zarbincë-Novosellë,në koordinatat me gjërësi gjeografike:05665788, me gjatësi gjeografike: 4719971, në lartësi mbidetare 1.044 m.
Mulliri i Nesretit të Dautit në Zarbincë, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0565770,me gjatësi gjeografike: 4719893, në lartësi mbidetare: 989m.
Mulliri në Zarbincë në koordinatat me gjërësi gjeografike; 0564900, me gjatësi gjeografike: 4717149, në lartësi mbidetare: 755 m.
3.3.Mulli në Muhoc
Mulliri i Mëhallës së Xhalletëve në Muhoc, i cili ka vjetërsi më shumë se 50 vjet, me një gur.
Milliri gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561719, me gjatësi gjeografike: 4713312, në lartësi mbidetare: 648 m.
3.4.Mulli në Ramabuçë
Mulliri i vjetër në Ramabuçë, të cilin e kanë quajtur Mulli i Grave, për motivë të ndryshme këtë mulli e kanë vizituar gratë e vendbanimeve për rreth Ramabuçës apo të këtij rajoni.
Ai gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562572, me gjatësi gjeografike: 4715007, në lartësi mbodetare: 697 m.
3.5.Mulli në Dobrosin
Mulliri i Eminit në Dobrosin, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0552917, me gjatësi gjeografike: 4701394, në lartësi gjeografike; 583 m.
3.6.Mulli në Nasalcë
Mulliri i Veliut në Nasalcë, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558542, me gjatësi gjeografike: 4695750, në lartësi mbidetare: 437 m.
3.7.Mullinjtë në Tërnoc
Mulliri i Muharremit në Mëhallën e Strukarëve në Tërnoc gjednet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0560081, me gjatësi gjeografike: 4703718, në lartësi mbidetare: 441 m.

Mulliri i Sali Suharnës në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558272, me gjatësi gjeografike: 4707114, në lartësi mbidetare: 575 m.
Mulliri i Zadit të Kallëve në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558440, me gjatësi gjeografike: 4706946, në lartësi mbidetare: 573 m.
Mulliri i Bajramit të Dilës në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558674, me gjatësi gjeografike: 4706780, në lartësi mbidetare: 558 m.

Mulliri i Durakit të Sulës në Tërnoc, përmbi të cilit ka qenë një lokalitet antik dhe varreza të vjetra. Këto të dhëna na i dha Isa Ademi. Mulliri gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559105, me gjatësi gjeografike: 4706470, në lartësi mbidetare: 502 m.
Mulliri i Sylejman Adilit në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559149, me gjatësi gjeografike: 4706091, në lartësi mbidetare: 499 m.
Mulliri i Hysenidrizëve në Tërnoc dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559267, me gjatësi gjeografike: 4705889, në lartësi mbidetare: 506 m.
Mulliri i Lekajve në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559415, me gjatësi gjeografike: 4705649, në lartësi mbidetare: 490 m.
Mulliri i Shabanit të Haqifëve në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559440, me gjatësi gjeografike: 4705550, në lartësi mbidetare: 505 m.
Mulliri i Kallëve, Kallajve në Tërnoc, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559696, me gjatësi gjeografike: 4705504, në lartësi mbidetare: 470 m.
Mulliri i Shehut në Tërnoc, i cili gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 0559652, me gjatësi gjeografike: 4705155, në lartësi mbidetare: 459 m

Mulliri i Dacit në Tërnoc në koordinatat me gjërësi gjeografike; 0559554, me gjatësi gjeografike: 4704762, në lartësi mbidetare: 480 m.

Mulliri i Ramës në Tërnoc në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559552, me gjatësi gjeografike; 4704760, në lartësi mbidetare: 475 m.
3.8.Mulli në Bilaç
Mulliri i Nallbanëve në Bilaç në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42219.9, me gjatësi gjeografike: 214539.9, në lartësi mbidetare: 476 m.
3.9.Mullinjtë në Lluçan
Mulliri i Agës Beqir Ahmetit në Lluçan i vjetër mbi 120 vjet.Për mullinjtë e Lluçanit na folën Tasim dhe Agim Hasani.
Mulliri gjednet ne koordinatat me gjërësi gjeografike: 422630.2, me gjatësi gjeografike: 21425.3 dhe në lartësi mbidetare: 392 m.
Mulliri Binak i Sabedin Demirit, Hasan Ramadanit dhe RahimAjetit në Lluçan. Ka qenë millu me dy gurë, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422632.1, me gjatësi gjeografike: 21428.8, në lartësi mbidetare 380 m.
Mulliri i Daut Fejzullahut në Lluçan, më një gur. Ai gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:422634.6, me gjatësi gjeografike: 214212.6, në lartësi mbidetare: 384 m.
4.Çezmet e vjetra
Çezma e Hanit të Bilaçit apo si e quanin Bilaçlinjtë në turqishte „Han Çesasi“ gjendet përskaj rrugës rajonale Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, në të majtë apo si quhej më herët  Xhadeja e Vjetër.
Çezma e Hanit të Bilaçit gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422154.5, me gjatësi gjeografike: 214346.8, në lartësi mbidetare: 410 m.

Çezma e Zaim Agës në koordinatat me gjërësi gjeografike:4225729, me gjatësi gjeografike: 2144709, në lartësi mbidetare: 353 m.
Çezma e Hysendrizëve në Tërnoc, në rrugën Tërnoc-Breznicë, në të djathtë. Çezma është e vjetër mbi 100 vjet dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559290, me gjatësi gjeografike: 4705981, në lartësi mbidetare: 507 m.

Çezma e Haxhi Ademit në Mëhallën e Strakarëve në Tërnoc, e cila gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0561897, me gjatësi gjeografike: 4704056, në lartësi mbidetare: 427 m.
Çezma e Haxhi Qamilit në Samolicë dhe ekipi hulumtues me disa banorë të Samolicës. Ajo gjendet në kordinatat me gjërësi gjeorafike: 422336.4, me gjatësi gjeografike: 214436.9, në lartësi mbidetare: 425 m. Vjetërsia e Çezmës është më shumë se 100 vjet.
5.Bunarët /puset/ e vjetër
Bunari i Kishës te Prroni i Kumbullës në Mëhallën Luran të Konçulit, i cili i sherbente për ujë pije personelit të kishës, por edhe vendbanime mëtë vjetra aty përreth.
Ai gjendet ne koordinatat me gjerësi gjeografike: 422754.7, me gjatësi gjeografike: 21407.4, në lartësi mbidetare: 481 m.
Bunari i Hasanit të Demës Mëhallës së Strukarëve është ndërtuar më 1932, sipas të dhënavë që i dha Shërif Ademi.
Ai gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562104, me gjatësi gjeografike: 4704768, në lartësi mbidetare: 458 m.

Bunar afër Xhamisë së vjetër në Samolicë dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:  422320.9, me gjatësi gjeografike: 214432.1, në lartësi mbidetare: 433 m.
Bunari te Kisha sllave e Klinocit në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422511, me gjatësi gjeografike: 215159.2, në lartësi gjeografike: 412 m.
Bunar në Drezhnicë, i cili gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42248.5, me gjatësi gjeografike: 215312.3, në lartësi mbidetare: 429 m.

REFERENCAT
1.Fjalor i Gjuhës së sotme shqipe A-ZH, Prishtinë, Rilindja, 1985
2. Jusufi, Mehmet, Vështrim gjeografik i Preshevës me rrethinë, “Përparimi”, nr.7-8, Prishtinë, 1965, f.484
3. Stojanovski, Aleksandar, Vranjski kadiluk u XVI veku, Vranje 1985, f. 126
4. Hadzivasilevic, Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913,
5. Kostic, Mihajlo, Presevska kotlina, drustvena-geografska studija, Vranjski glasnik, knj V, Vranje, 1969
6. Novakovic, Stojan, S Morave na Vardar 1886, Putne beleske Stojana Novakovica, U Beogradu, 1892
7. Ndrecaj, Mikel, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë, 1986
8. Avdiu, Reshat, Kujtimet për hanet bri rrugës në „Xhaden e Madhe“ të Mitat Pashait-në anën e Preshevës dhe Bujanocit, pashtriku, 2011
9.Kadriu, Rexhep/Rexha i Lluçanit/, arkeolog amator, anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë
10.Projekti i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në vitin 2013/2014

Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Preshevë, më  24 korrik 2014

No comments: