Thursday 30 April 2009

RRËFENJAT E XHA AVRAMIT

Fatmir Terziu

(Pjesa e nëntë)

Xha Avrami la pelerinën e zezë të Dimrit diku andej nga ngrehina e tij modeste dhe u gjend me vrap në sheshin ku një muzikë trazonte qetësinë. Një palë ustallarësh të përhumbur mbi ca vegla muzikore, të çuditshme për moshën e tij, i gërryen një kujtim të vjetër.
–“ Një histori, të them më mirë”, - tha ai me vete.
Dhe ashtu siç ishte ulur në atë vend ku syri ledhatonte hapësirën dhe veshët kapnin çdo zullum të tingujve, pasi harboi shikimin për një çast mbi të re e të vjetër në atë kënd, nisi të tregonte…

***

…Të hënën e asaj jave isha shumë i zënë. Isha thuajse njeriu që u qeth zero në populloren e veshjes dhe zhveshjes së këpucëve. Një qullje e kohës në mendjen time. Një përhumbje. Komshiu më respektoi. Më ftoi të prisja e të përcillja krushqit. Krushqit e vajzës që ai martoi disa muaj më parë. Një vajzë, dhe vetëm një. Një vajzë si drita e syrit. Emrin, bukurinë, punën, sqimën dhe femëroren a mbante në gojë një zonë e tërë. Një zonë që niste me grykat e Prushit dhe mbyllej në grykëdaljen e Lumit. Një zonë që shquhej për qenësinë e veçantë, një zonë që rriste djem dhe vajza të bëshme për jetë, punë e per trashëgimi. Një zonë që zgjidhte dhe donte të bukurën, të mirën, të veçantën. Një zonë që tani kishte mbetur gojëhapur me vajzën e komshiut. Nami është nam. Kur ai del për të mirë në kësi rrastesh trazon mendje dhe sjell shkëndijat e flirtit rinor në tabaka, i themi ne andej nga anët tona. Por namin e tillë më së shumti e kapin disa marifetçinj, disa mblesër…
Andej nga anët tona ka pak të tillë. Ata janë lajmërues dhe shpërndarës të nameve të tilla. Kështu tre prej tyre zunë rradhë edhe në shtëpinë e komshiut tim. I kërkuan vajzën për tre djem, tre familje me emër në tre fshatra të ndryshëm të zonës. Komshiu nuk u zu ngushtë, madje as nuk kundërshtoi ndonjërin. Të treve u dha fjalën dhe të treve u caktoi datën e dasmës. Tre orë të ndryshme, në të njëjtën ditë, në të njëjtën të shtunë, në të njëjtën javë. Një në mëngjes herët, tjetra në mesditë dhe tjetra andej nga pasditja, para se malet kërrysin kurrizin nën diell. U dha fjalën! Gruaja e tij u mblodh kruspull mbi qiri dhe lutej, vetëm lutej për mendjen e ikur të burrit të saj, një njeri që zona e kishte në gojë, një burrë që e ulnin në krye të odave edhe kur mosha e donte të ishte në anën tjetër të tyre. Por i shoqi ishte po ai, madje më i lumturuar. Ai dukej i qetë. Qeshte, kendonte. Këndonte kur i hypte kalit në mëngjez, dhe kthehej me këngë kur e shkartonte barën e tij me dru që mblidheshin në verë për dimrin që afronte. E shoqja habitej më shumë, por nuk guxonte t’i fliste. Nuk guxonte t’i thoshte asnjë gjë.
Tre ditë para të shtunës së përcjedhjes së vajzës ata folën ndryshe. Folën mes tyre gati gjatë. Folën në dhomën e tyre. Pas asaj bisede gjithshka kishte shtuar më shumë heshtjen. Ditës tjetër të asaj dite burri para e gruaja nga pas, pas një are e gjysëm, u gjendën në pazarin e gjësë së gjallë. Pasdite bashkë me ta udhëtonin ashtu ndër uzdë një mushkë dhe një kuçkë. Kuçkën e mbante burri, ndërsa mushkën e tërhiqte e shoqja, komshija ime. Ecnin dhe nuk flisnin. Kuçka lëshonte ndonjë të lehur dhe mushka praktikonte ndonjë gjysëm-shqelm, tamam mushke në inat e sipër. Kur mbërritën në shtëpi ishte aksham. Në të ngrysur kafshët gjetën vendin e tyre, aty ku komshiu u kishte pregatitur çdo gjë në fakt disa javë më parë. Gjithë natën e natës, shqelmat e mushkës, dukej sikur po sillnin tërmet në kasollen e kafshëve, ndërsa ulërimat e kuçkës, kishin trullosur një shpurë qensh, nga ishin e nga s’ishin në zonë.
Vetëm vajza e komshiut dukej ndryshe. Ajo nuk merakosej as për mushkën e as për kuçkën. Ajo kishte dëgjuar datën e martesës, datën e largimit nga ajo shtëpi dhe sipas traditës, duhej të rrinte e të nusëronte në heshtje, të përcillte emocionet e saj ashtu krahinorçe… Ajo qëndiste, qëndiste pajën e saj, gati deri vonë. Dhe ashtu duke qëndisur e zinte gjumi.
E shtuna erdhi shpejt. Erdhi pas asaj dite të lodhshme për familjen e komshiut. U therrën dele, u mbushëm domixhana me raki e verë dhe u bë gati çdo gjë. Komshiu e dinte planin e tij mirë. Mblesërve ua kishte caktuar oraret.
“Nusja ishte bërë gati!”
Të parët erdhën në mëngjez mbi kuaj. Tre palë orkestra gjëmuan në oborrin e tij të madh. Pastaj ashtu nën duvak morën nusen dhe kapluan malin. Të dytët kaluan pak mesditën, por edhe ata krijuan hare dhe rrëmujë dhe ashtu me kuaj të bëshëm iu ngjitën Grykës së Prushit. Të tretët erdhën me diell, dhe u larguan në largimin e tij të qetë andej nga lugina e Lumit. Dasëm e kaluar dasmës. Njërëzit shikonin njëri-tjetrin në sy dhe vetëm shpotitnin njëri-tjetrin. Një dasëm kaluar dasmës. Të gjithë të ftuarit hanin e pinin dhe s’e çbëheshe andej nga ‘ikte’ nusja askush nuk dinte. Komshiu kishte marrë masat, madje kishte hapur të gjitha dyert e shtëpisë së tij të madhe. E gjitha sipas planit. E gjitha vajti mirë.

***

E hëna përkoi me traditën e zonës që priste krushqit dhe vajzën me dhëndrin. Në fillim erdhën të parët. Komshiu vetëm dëgjonte. Ata folën njëzëri: “Të lumtë o krushk! Nuse e kaluar nuses. Ngrihet që me natë dhe e gjen në arë. Korr, shin dhe na mbush thasët. Në aksham thasët i ke në derë…”
-“Mushka!”- tha komshiu.
Pastaj ia behën të dytët. Në dhomën tjetër atyre iu bë respekti i njëjtë. Ai prapë dëgjonte. “Gjithë ditën punon dhe sillet sa andej këndej. Ditën nuk i ndihet zëri, ama natën, seç ka një zhurmë të çuditshme, por vjen një orë dhe nuk dëgjohet më. Është shumë e dashur!”
-Kuçka!”- shtoi komshiu.
Të tretët erdhën prapë pak vonë. Pa zbritur nga kuajt, kërkuan leje të shkrepnin pushkët. Ishin bërë tapë… Ishin dehur nga gëzimi. Dhëndri u kish dhënë mish e raki e verë gjatë gjithë rrugës. Sapo mbaruan bataretë e armëve folën: “Nuk ka fjalë tjetër për njeriun, nusja është njeri e kaluar njeriut!”
Komshiu nxori lot nga sytë. E shoqja fryu qiririn.

Dhe tani nga ajo kohë shumë fjalë nuk dëgjohen siç janë thënë. Diku një brez trazon tjetrin dhe një lëmsh ka kthyer ndryshe fjalën e moçme. Tre fise rriten dhe trazojnë ende zonën. Dhe më e keqja s’e askush ende nuk e ka mësuar të vërtetën se komshiu u gjend ashtu në krahët e komshijes mëngjezin tjetër, i ftohtë dhe i ngurtësuar, por fytyrëgëzuar.

Monday 27 April 2009

PAK TURSHI



Tregim

Nga Fatmir Terziu

Në një qytezë ndodhet një rrugë. Në atë rrugë ka një rrugicë. Në atë rrugicë ka një shtëpi. Në atë shtëpi ka një familje. Në atë familje jam edhe unë. Unë jam në atë shtëpi! Me atë shtëpi janë lidhur si vagona treni edhe tridhjetë e shtatë shtëpi të tjera. Në këto tridhjetë e shtatë shtëpi askush nuk e di se kush, cili sa e si jetojnë aty. Askush nuk e sheh sho-shoqin. Edhe kur ndonjë përplasje e rrastësishme ndodh, po more një të buzëqeshur, ah një të buzëqeshur, je më i lumturi në botë. Më i lumturi i asaj bote. Lere pastaj të dish e të mësosh ndonjë lidhje mes tyre, pra banorëve të këtyre shtëpive. Për shembull, shtëpia ngjitur me timen, për pesë vitet e mia të banimit këtu, ka ndërruar banorët e saj gati-gati dhjetë here. Në mos gabofsha në matematikën time. Eh, matematika ime, thashë. Aty nuk gaboj. Nuk gaboj sinqerisht. Unë shquhem tani. Ia kalova edhe kompjuterit. Më vjen për t’u habitur. Si ore, ky elektroniku i mençur më numëroi së mbrapshti ditën e pasaportës. Unë e kisha fiksuar se kur i mbushja pesë vitet, ndërsa kompjuteri më shtonte edhe nja pesë të tjera plus. Kisha dëgjuar se si ushtarët numëronin ditët e lirimit. I shkruanin me tullë në muret e banjove. I shkruanin me gozhda në pjatat e aluminit ku hanin, apo në gotat prej alumini ku pinin çaj me klor. Edhe unë gati-gati ashtu kisha bërë. I shkruaja ditët në murin e kopshtit prapa shtëpisë. Mirë kisha bërë. E sheh, të m’a kallte elektroniku mua shqiptarit?! Unë ia kalla atij. E munda. Kur iu drejtova zyrës së pasaportave, zyrtarja rrudhi vetudhat.
“Ti do të mundësh elektronikun “Macintosh”?- më tha ajo.
Ajo më pa mua dhe rrudhi më tepër vetudhat e saj. Unë i nxorra një letër dhe i tregova ditët e numëruara.
“Mirë, mirë kompjuteri flet amerikançe”, - më tha ajo. “Duhet t’ia ndërrojmë gjuhën e t’a kthejmë në anglishten e shtëpisë, që të mos gabojë më”- shtoi ajo.
Anglishten e shtëpisë?! Po, ç’hyn këtu matematika? Asaj nuk i thashë asnjë gjë. Vetëm tunda kokën. Ajo më dha letrën e duhur për të vazhduar procedurat. Pagesat, ‘pengesat’, sorrollatjet, faturat, fotot, formatimet e dhjetra procedura të tjera, të ngjashme derisa një ditë u dëgjua një trokitje e fortë në derën time numër 44. Ishte një postë që shpërndahej vetëm me parapagim. Një postë që vinte me motorçikletë.
“Firmos këtu!”, - më tha djaloshi me kokorre mbrojtëse në kokë. Unë firmosa.
“Firmos edhe këtu!”, - shtoi ai. Prapë firmosa. Mora zarfat dhe me vrap në dhomë ku më prisnin fëmijët dhe ime shoqe. Hapëm të parin dhe…, ç’të shihnim. Një emër tjetër, një pasaportë për një person tjetër. Shihnim njëri-tjetrin në sy dhe fap në dritare. Postieri kishte kaluar këndin ndarës të rrugicës. Motori sapo la një fjollë të zezë, ku unë në fakt hapa dritaren. Pastaj me vrap tek telefoni. Pesëmbëdhjetë minuta sqarim nga kompjuteri i lidhur me të. Asgjë në thes. Askush nuk më vinte në ndihmë. Pashë orën, ishte vonë. Zyrat ishin mbyllur. Ajo natë m’u duk si një natë pesëvjeçare e gjatë dhe e mërzitshme. Dita kishte zbardhur, por sytë e mi ishin mbyllur. Gruaja më tundi lehtë.
“Nuk do të shkosh tek zyrat e pasaportave?”, - më tha ajo. Dhe unë kaq desha. U vesha, u lava dhe me vrap tek dera. Atje u gjenda në kohë. Por në kohë për tek informacioni, që më kërkoi letër kontaktin që duhej ta bëje një javë më parë. “E ku kisha lënë unë takim?!”, - u mundova t’i shpjegoja njeriut përballë meje, që ngulte këmbë në nenin numër 21 të datës 22 të vitit 2006. “O Zot i Madh!”,- thirra me vete…”
Kështu pasaporta mbeti. Mbeti edhe për gjashtë muaj të tjerë. Ndërkohë kisha dhe një bela tjetër. Gjyshja. Gjyshja nuk rinte dot më, pa na parë. Ajo na kishte rritur neve. Ajo në fakt kishte rritur edhe fëmijët. Ishte gjyshe e mbajtur. Duhej të vinte patjetër që të na vizitonte. Dhe kështu u bë. U bënë një thes me letra dhe ajo mori vizën. Pas disa javësh ajo do të vinte. Në aeroport shkuam të gjithë për t’a pritur. Gjyshja doli si e dehur nga avioni. E lodhur, e dërmuar.
“Më mirë të kisha ardhur në këmbë”,- më tha, - “se sa me këtë çudi”.
Pastaj erdhën çantat. Një valixhe, një çantë sporti dhe një qese plastmasi me disa kuti plastike në të. Gjysma ishte mbushur me lëng, madje kur u vendos në transportier edhe transportieri u lag. Morëm bagazhet dhe u nisëm. Morëm një taksi. Rrugës shoferi, një mesoburrë i sjellshëm, dy herë na pyeti: “A ndjeheni mirë? A jeni mirë …? A keni nevojë për ndonjë ndalesë…, për ndonjë nevojë personale?, - shtoi ai.” Pastaj hapi xhamat e makinës, por më kot… Përsëri nisi pyetjet e tij.
Ne i thoshim vetëm të ecte. Kishim hallin e gjyshes së lodhur. Pastaj foli gjyshja: “Po turshinë, turshinë a e morët?” Dhe prapë ajo në të sajën, “turshinë, tek ajo qesja plastike…”. Atëherë e kuptuam se përse taksisti ngulte këmbë të ndalonim diku për nevoja personale…

Friday 24 April 2009

LONDRA, JO MË NJE ËNDËRR PËR STUDENTËT SHQIPTARË!


Fatmir Gjinaj

Studentëve Shqiptarë u jepet një mundësi unike për të studjuar në disa nga universitetet elitare jo vetëm Britanike por edhe botërore si Queen Mary, University of London dhe Middlesex University. Universitetet prestigjoze Britanike nëpërmjet agjensisë së edukimit “Knowledge is Power” (Njohuria është Fuqi) u jep të gjithë Shqiptarëve mundësinë e shkollimit (Shkollë e lartë, Master dhe PhD) në degë të ndryshme si Inxhinieria, Mjekësia, Farmacia, Juridiku, Politika, Ekonomia, Biznesi e shumë degë të tjera.

Kush është agjensia e edukimit “Knowledge is Power”?



lexo tek FJALA E LIRE

Thursday 16 April 2009

Plaku 108 vjeçar nga Velçani i Mokrës :


Ju tregoj sekretet e jetës sime


Bardhyl Berberi

Në një ditë pranvere kemi udhëtuar në drejtim të Velçanit një fshat i thellë malor i vendour në gjoksin e maleve me një popullsi prej 2000 banorësh në Mokrën e Poshtme . Male të lartë të vendosur në gjoksin e maleve me shtëpi të mbuluara me rrasa guri që së largu ngjanë me shkëmbinj të latuar nga erërat e forta të maleve . Mokra është krahina më malore e rrethit të Pogradecit e përbërë nga 47 fshatra .Nga e kaluar i kanë ngelur emrat e njerzve Sose ,Mbarime ,Qëndrim etj dhe emrat e vendeve si ‘Ara e gjakut “ ,Luadhi i sherrit” Guri i Gjakut etj Shkojmë në drejtim të lagjes së Çelave ku ndodhet shtëpia e Dilaver Çelës plakut më të vjetër në të gjithë rrethin e Pogradecit .Plaku banonte në një shtëpi një katëshe të ndërtuar me gurë dhe të mbuluar me rrasa guri .Ka plot 108 vjet që jeton në fshatin e tij të vendlindjes .Sapo u futëm në dhomë në njërin nga dy divanët qëndronte

.....

tek FJALA E LIRE

NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE



(Mbi romanin “Emma Jazzi” dhe krijimtarinë e shkrimtares Puntorie Muça-Ziba)



Fatmir Terziu


Kurë s’më ka ndodhur deri më sot të lexoj një prozë të tillë, që të më shijojë me oreksin e Oscar Wilde. E them këtë me bindje. E them nga kontrasti që më kanë krijuar ‘shenjat’ e një rruge të gjatë leximi dhe shënimesh akademike. Edhe tek mjaft akademikë të lexuar, dhe këto me qindra përpos një rruge gati tetë vjeçare në vazhdim të edukimit tim në Britani, po aq edhe tek mjaft krijues në fusha të ndryshme, që kam lexuar e studiuar nga afër, ndoshta jo aq shumë sa janë në fakt, [kjo më së shumti në gjininë femërore], nuk do të gjendej një kënd ku të pikëtakohej e veçanta dalluese e Oscar. Dhe kjo e zgjedhur përpos arsyes me romanin “Emma Jazzi” të shkrimtares Puntorie Muça-Ziba. Një lidhje që në rrëfim. Një veçori që në detaj. Që në fabulë! Oscar shprehet tek “Lady Windermere’s Fan”, ...


lexo tek "Fjala e Lire"

Wednesday 15 April 2009

Sazan Goliku është një vreshtar i mirë, di të kujdeset për parcelën e tij. Është mjeshtër i të krasiturit, nuk nguron t’i heqë viles së rrushit kokrrat e thara apo të papjekurat, kur bën që lëngun e saj ta shndërroj në verë, i flak tej të kalburat e bëzhdilat, e me butin e zemrës i stazhionon me përkushtim.


Ndokush mund të thotë se jam disi i vonuar për ç’ka më cyt të shkruaj këto radhë.
Them se një shishe me verë e lënë në harresën e qilarit, sa më e vjetër të jetë, aq shumë më ia shijon ambrozinë nëse ...


lexo tek FJALA E LIRE

Sunday 12 April 2009

PSE ZONJA SHEN MERI TA PESOJME NE QE KEMI DHENE KONTRIBUTE PER KETE VEND



Nga GEZIM LLOJDIA


ADN PATRIOTIKE

Një mjegullinë nga koha e shkuar ka penguar, që të disponohet një material i saktë dhe i plotë për patriotin Dhimitër Kolea. Në pikëzim të vesës,një pëllumb krahët tund çdo mëngjes duke u ulur në vendshtrojen e tij thonë rapsodët.
ADN e tij patriotike, .....


vazhdon tek FJALA E LIRE

VĒLLĒZER IDEALI, PROFESIONI DHE LUFTE




Në dhjetëvjetorin e vrasjës mizore të Murat Eminit me djalin e ti të vetëm Arbenin njëkosisht përkujtoj rramjën heroike në fushë të betejës të Mësusësit dhe Poetit Mustafa Shytit.



lexo tek FJALA E LIRE

“Purgatori” shqiptar dhe mekatet e veta
(meditim)


Edgar Stavri Frasheri

Zakonisht prane vendit te punes, diku ne nje faqe muri, gjithmone kam pas ngjitur copra letra me shkrime qe me kane terhequr, te tilla si: pjeseza rime, thenje te urta, ndonje perkufizim te goditur ose pjese humori. Duke e konsideruar si hapesiren time personale, askush nuk ka guxuar te sugjeroje lidhur me permbajtjen e fletushkave. Ato here mbas here jane freskuar kur eshte gjetur dicka tjeter me interesante. Nuk besoj se jam I vetmi qe e kam pasur kete hobi,sepse shpesh te tille “ekspozite” e kam hasur edhe ne vende te tjera pune-zyre, te cfaredo lloji.
Ne nje fare menyre kete hobi e kam konsideruar si nje forme te demonstrimit te asaj ndjenje qe solli ndryshimi i sistemeve kur individi shtetas shqiptar nuk pati me kujt t’i frikej per te cfaqur haptas preferencat e veta, sado te cuditeshme qofshin (kjo varet nga njeriu). Me kalimin e kohes ky soj materjali behet pjese e dekorit te interierit, perbri nje kalendari ose nje pikture , duke dale jashte vemendjes. Por, shpesh nje I porsaardhur behet shkak per te rigjalleruar kete kend sa intim dhe publik njekohesisht, gje e cila gjithmone me ka sjelle kenaqesi.
Deri ketu cdo gje shkon normal. Mbase te duket vehtja sikur nuk je ne Shqiperi.
E verteta eshte se kjo “miniekspozite” shpreh ne nje fare menyre ndryshimin qe peson gjendja shpirterore personale ne raport me ate te shoqerise ne pergjithesi, gje e zakoneshme per kete periudhe te trazuar tranzicjoni.
Fletushka e fundit e ngjitur ne mur quhej “ 7 mekatet me te renda”. Kishte ca kohe qe qendronte atje dhe me thene te drejten kishte kaluar ne harrese. Per me teper , ndryshe nga heret e tjera, kjo lloj skripture nuk ngacmoi te njejtin entusjazem tek te tjeret, ndryshe nga ato te mepareshmet. Ndonese titulli e ka prejardhjen tek Librat e Shenjta (Bibla, Katekizmi), shqiperimi i tyre eshte bere (nga autor anonim) si ne forme ashtu edhe permbajtje, ne perputhje me kohet moderne qe jetojme ne shqiptaret. Pikerisht ky fakt me beri te mendohem te analizoj se ku mund ta kishte burimin ky lloj indiferentizmi ose mosreagimi.
Duke mos qene fetar i zellshem, se pari m’u desh te “germoja” ne Bibel dhe te gjej se cilat quhen “ Shtate Mekatet me te Renda” nga ku zbulova se mekatet e shqiperuara moderne jane teper larg nga ato te Bibles. Zbulova gjithashtu (per injorancen time ose harrese nga koha) se i madhi Dante Alighieri ne vepren e tij madhore”Komedija Hyjnore” sipas ketyre mekateve ka emertuar shtate rrathet e “Purgatorit”. Rrethi i shtate eshte me afer Ferrit ndersa i pari me afer Parajses.
Atehere seç me erdhi nje ndricim!. Ne keta vite zullumi, shpesh kam degjuar qe analiste te mirefillte tanet, kane perdorur perkufizimin se shoqeria shqiptare ne tranzicjon eshte ne faze “Purgatori”. Kjo mund edhe te jete e vertete, megjithese shpesh ajo cfaq pamje edhe te Ferrit. Pra duke pranuar se jetojme ne kete pjese te Komedise Hyjnore, mendova sesa i mencur duhet te kete qene “anonimi” kur i ka vene emrin “shqip” atyre shtate mekateve tonat te cilat do t’i rendis sipas kriterit te Dantes, ( mekati i shtate me prane Ferrit). Dhe ne jetojme ende mire cdo dite ne mes tyre. Ja pra cilat jane shtate mekatet e “Purgatorit” shqiptar , me nje koment te shkurter perbri.

1 – KENAQESI PA VETEDIJE .............. me afer Parajses ! Mjer ne!
2 – SHKENCE PA HUMANIZEM .............s’kemi shkence, pale dhe humanizem!
3 – DIJE PA KARAKTER ................eshte e vertete e kunderta.
4 – BIZNES PA MORAL ................kjo synon drejt Ferrit !
5 – BESIM FETAR PA SAKRIFICE ……..mungon teresisht besimi fetar-sa per sakrifice
as behet fjale!
6 – POLITIKE PA PRINCIPE …………ky e meriton vendin e shtate!
7 – PASURI PA PUNE ………….me afer Ferrit!. Nje popull qe enderron te
pasurohet pa pune, eshte I gatshem te
pranoje te beje te gjithe mekatet e kesaj bote.

Tashme kane kaluar gati dy dekade kohe gjate se ciles keto terma nderrojne vende me njeri tjetrin. Bile disa prej tyre ne ato fillime as qe kane qene ne kete liste. Pra, me te vertete ka rrjedhur mjaft uje. Bile nje here (1997) ne i jemi afruar shume Ferrit te vertete. Per rrjedhoje ka ndryshuar shoqeria sepse ka ndryshuar edhe “njeriu i ri” i cili tashme ka percaktuar edhe moralin e “Purgatorit “tone.
Sipas pervojes personale te punes-zyre (per vete specifiken e saj), ne keto vite para meje kane kaluar shume njerez bashkekombas te mij, nga te gjitha kategorite: profesjoniste me shkence dhe pa, politikane te te gjitha ngjyrimeve e fytyrave, njerez te feve qe nuk besojne ne fe, kriminele me shkolle dhe pa, besimtare te pavetedijshem, biznesmene VIP pa moral, te mesem dhe te varfer, shume dembele dhe enderrues...por pak punetore dhe te ndershem, (keta te fundit kane qene gjithmone viktima te shoqerise).
Populli yne ne vitet ’90 hyri ne historine moderne si Adami me Even. Askush nuk e mendonte se “duke kafshuar mollen” e ndaluar do te behej pré e veseve qe bota e qyteteruar i kishte anatemuar. Keto vese tashma kane marre pamjen e “Shtate Mekateve me te Renda”.
Sot kemi politikane te cilet e kane filluar karrieren me ideal por qe tani fshehin fytyren pas pasurish te panumurta te vjedhura ose te pamerituara; kemi klerike qe besuan ne fillim se ju afruan Zotit, por kur mekatuan duke vjedhur parate, shtepite ose pronat e Institucjonit apo njerezve, kthejne koken se i fanepsen viktimat, kemi biznesmene te cilet ne keto vite u tejpasuruan me droge e pune te tjera te pista duke lene viktima te panumurta nga pas; ... e sa e sa te tjere qe nuk numurohen.
Ja pse keta njerez tani kur kalojne para kesaj fletushke ulin koken, sepse diku ne per ato rreshta shohin vehten e tyre si ne pasqyre dhe ju mbyllet goja. Mesa duket akoma ekziston ne subkoshjence ndjenja e fajit per ndonje.
Ky pra eshte edhe “Purgatori” yne te cilit une nuk ja shoh fundin. Dhe ndoshta mund te jete nje cast deshperimi, qe me ben te mendoj se tendenca eshte te shkohet me shume drejt Ferrit sesa Parajses.
Qofsha I gabuar!

Saturday 11 April 2009

Britania: Gëzuar Pashkët me verë nga Kosova



Fatmir Terziu

Gëzuar Pashkët me verë nga Kosova. Kështu urojnë këtë festë britanikët, teksa fati dhe fjala e Zotit e solli që kjo ditë të vinte për tregun dhe eksportin kosovar. Vera e një tradite më se 2000 vjecare, që dikur furnizonte Beogradin, tani eksportohet në Perëndim. Vjen në zemër të Metropolit Botëror. Pihet në Londër! Dhe Zoti e tha me gojën e Tij…Rahoveci, i pak vitëve më parë që digjej e piqej nën zjarre armësh mizore, Rahoveci i qindra kufomave të pafajshme, që pushtoi mediat botërore me varret masive, sot ka shënuar pikërisht datën e rikthimit në historinë e tij njerëzore. Është pikërisht vera e Rahovecit që ka pushtuar tregun britanik, madje njërin nga supermarketet më në zë të vendit “Ëaitrose”.

E pabesueshme thotë Rose Murray Brown

“Shteti njëvjeçar eksporton shishen e parë në tregun më të vlefshëm të verës në botë, Britaninë e Madhe.” – thotë Rachel Shields. “Është e pabesueshme që të shohësh tashmë në dyqanet britanike verë nga Kosova, Mali i Zi dhe Gjeorgjia, vende që kohët e fundit kanë qenë zona të konfliktit të armatosur”, thekson gazetarja britanike. Dhe këto verëra që vijnë nga këto vende, sidomos nga Kosova, kanë vec arsyes dhe kuriozitetit edhe sinjalin e tyre të fortë për të mbijetuar mes konkurrencës. Për gazetaren Broën, vera e ardhur nga Kosova ka një shans të madh që të ndjehet krenare në këtë konkurrencë. Arsyet janë shumë për të, por më kryesorja është se kjo verë ka një histori 200 vjecare dhe është verë që bëhet nga rrush cilësor të rritur në një klimë kontinetale të përshtatshme, ndoshta një nga konditat më të mira në Ballkan për këtë.
Dihet se shumë nga Kantinat e Verës në Kosovë janë ndërtuar reth viteve 1950-të dhe ato u krijuan për të furnizuar Beogradin me verë, por pothuajse të gjitha këto Kantina u shkatërruan me rënien e Jugosllavisë dhe luftërat e saj në pragun e 1990-ës. "Gjatë luftës së viteve 1998-1999, të gjitha kantinat e verës pushuan prodhimin, përveç një Kantine në Rahovec e cila mbijetoi mbi eksportet me prodhimin e një vere të ëmbël e të kuqe, një përzierje të quajtur “Amselfelder” dhe që eksportohej në Gjermani," thotë David Roëe, këshilltar i verëbërësve në Kosovë. "Vreshtat janë të braktisura dhe të shkatërruara; tani mbijetojnë vetëm 4000 hektarë, më pak se gjysma plantacioneve të para të Kosovës,” thotë ai.
Lufta barbare në Kosovë shkatërroi industrinë e verës, por që nga viti 2006 me privatizimin filloi ristrukturimi i saj. Punishtja e verës, pranë Rahovecit, tani është në pronësi të një biznesmeni kosovar të emigruar jashtë dhe me paratë që ka bërë në SHBA, duke u larguaar nga ndikimi i ish-Jugosllavisë në vitet 1950, ka vënë në jetë një ëndërr të tij të hershme. Tani me një linjë të re të shisheve, dhe 500 hektarë vreshta, Roëe prodhon dicka më të mirë se verërat që prodhohen në Ballkan, e sidomos nga ajo që prodhohet në Bullgari.
Dhe kështu kjo verë me kualitet të lartë tashmë shijohet në tregun britanik. Por ndërsa një lloj vere tjetër vjen nga krahu tjëtër i Liqenit të Shkodrës, nga Mali i Zi, mediat britanike theksojnë se edhe Shqipëria mund të jetë gjithashtu një potencial eksportues në Britani të Madhe, nëse investimet e reja të parave që vijnë më së shumti nga Italia do të shpenzohen me mençuri. Në Shqipëri shija e lartë dhe e lashtë e rrushit kallmet është dominante për prodhimin e verës së kuqe, ndoshta e njëjta si e Hungarisë që prodhohet nga rrushi kadarka, duke mos harruar zonën e Shkodrës që shquhet për rrushin e saj.
Pra vera “Vranac” e Rahovecit me cmimin 4.99 stërlina që ndohet në “Ëaitrose” ishte gëzimi i parë për Pashkët në tryezat e vendit që aq shumë bëri për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Gëzuar Britani me verën e Kosovës!

Friday 10 April 2009

Dy Masakrat nga fqinjet jug dhe veri MARS PRILL 1945

Rasim Bebo

Xhorxh Santaiana i Universitetit te Harvardit na kujton ne te gjitheve se ata qe nuk kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin ate. (E. J., “Shqiptaret” bot. 1995 f. 17). Dhe pikerisht duke iu referuar historise mora shkas te shkruaj se si fqinjet tane na kane masakruar me pabesi ne mars-prill 1945.
Pas masakres se pare ne Camerit ...

lexo tek FJALA E LIRE

Me zjarr ju flas, me zjarr …



Bardhyl Berberi

Në galerinë e arteve të pallatit të kulturës “Lasgush Poradeci “është çelur një ekspozitë krejt e veçantë fotografike dhe biblografike pjesa më e madhe ekspozohen për herë të parë kushtuar kushtuar poetit të mirnjohur Lasgush Poradeci .Kjo ekspozite u hap nga shtëpia botuese Argeta –LMG dhe drejtuesi i kësaj shtëpie botuese

... lexojeni te plote tek FJALA E LIRE

Monday 6 April 2009

KUSH NA RREJTI PËR KOSOVËN..?!

Agim Shehu


(nga një rrëfim në Gjenevë)


Pas demostratave të fuqishme në Kosovë kundër dhunës serbe, shokët e tij një nga një po arrestoheshin, dhe ai u fsheh. Më pas arriti të largohej jashtë vendit dhe hyri azilant politik në Zvicër. U rregullua aty me punë e me jetesë.
Në familjen e tij u bënë bastisje e kërcënime ...

lexo me shume tek

FJALA E LIRE

Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh

Nga Këze (Kozeta) Zylo



Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë kishte kohë që kishte planifikuar për të vizituar shtëpinë e shqiptarëve në Boston, një vatër me prush atdhedashurie, ku Noli hodhi themelet e shqiptarizmit, në vendin më demokratik në botë, në Amerikë.
Shkrimtarët udhëtonin nga NY për në Boston, të mbledhur nga të gjitha shtetet e Amerikës, ata shkonin atje për të prekur historinë, histori që ka frymëzuar dhjetëra shkrimtarë.
Shumë prej tyre udhëtonin me librat mbi shpinë, ngarkuar me qindra metafora për të shprehur mirënjohjen dhe respektin e madh për figurën e ndritur të Nolit.
Gjatë udhëtimit nga dritaret e qelqta të autobusit, dukeshin pemët e zhveshura, që çuditërisht disa prej tyre më krijonin imazhin e skulpturave të Butrintit, në atë mëngjes bardhësie, ndoshta, ndoshta nga që po shkonim drejt nje Shqipërie të vogël brenda Bostonit.
Ndërkohë ca pikla të rralla shiu vareshin butë-butë në degët e tyre, ndërsa shkrimtarët brenda autobusit, ishin si në një ëndërr qielli dhe meditonin harmoninë e natyrës dhe diellin e përhimtë që mezi dukej.
Shpesh herë këtë qetësi olimpike e prishte shkrimtari M.Velaj së bashku me Q.Doden, të cilët vazhdimisht na pyesnin për rehatinë tonë në këtë udhëtim historik.
Nga fundi i autobusit vinte jehona e këngës, e cila përhapte si një oshëtimë, zërin e Nexhat Imerajt i cili me vajzat simpatike që kishin ardhur enkas për këtë vizitë historike, këndonin papushim, ishin zëra prej Kosove, Shqipërie, Çamërie, Dibre, Mali i Zi, ato herë-herë vinin si shushurima valësh, që i jepnin dhe më shumë gjallëri njerëzve në autobus.

Në 101 vjetorin e Meshës së parë shqipe

Shkrimtarët dhe gjithë miqtë që na shoqëronin për në Boston u pritën nga imzot At Liolini, i cili me krahët hapur dhe me dashurinë e pakufishme për shqiptarët, para shkallëve të katedrales “Shën Gjergji” na uroi mirëseardhjen në 101 vjetorin e Meshës së parë në gjuhën shqipe, që përkonte dhe në Bekimin e Luleve.
Ndërsa bibliotekarja dhe një vajzë tjetër që rrinin në krah të At Liolinit, na dhuronin nga një lule, në shenjë mirënjohje dhe respekti për vizitën tonë atje.
Katedralja ishte mbushur plot e përplot me njerëz, kurse në sallën vëllazërore të Katedralit u shtrua dreka kreshmore nga Bijat e Kryekishës, drekë me ushqime nga kuzhina e shijshme shqiptare.
Takimi ishte shumë impresionues, sepse bashkë me shkrimtarët kishin ardhur grupe të ndryshme, dhe midis tyre dhe nxënësit e shkollës së Gjuhës dhe Trashëgimisë Shqiptare në Boston.
Në Auditoriumin Andon Athanasi të Katedrales, nxënësit dhe mësuesit dhanë një koncert të bukur artistik në gjuhën e ëmbël shqipe, këngë që na sollën nostalgji dhe mall për mësueset dhe nënat tona të shtrenjta.
Më vonë në këtë auditorium At Liolini, vazhdues i denjë i veprës së Nolit, ju uroi gjithë shkrimtarëve mirëseardhjen para publikut të gjerë që ishin mbledhur për të dëgjuar programin e pasur kulturor e artistik nga shoqata e shkrimtarëve.
Fjala përshëndetëse iu dha presidentit të shoqatës së shkrimtarëve, poetit nga Presheva, z.Adnan Mehmeti i cili midis të tjerash tha: “Udhëtimi i sotëm për mua është udhëtim në histori të lavdishme. Njëqind e një vjet më parë, pikërisht më 22 mars 1908 në këtë kishë, dy javë pasi u shugurua prift, Fan Noli e mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe. Me këtë akt patriotik fillon një epokë e zgjimit të vetëdijes për identitetin kombëtar.
Shoqata e shkrimtarëve është themeluar më 7 dhjetor 2001. Këtu jemi mbledhur një grup krijuesë të letrave shqipe për të avancuar civilizimin e kulturës sonë.
…Misioni ynë është t’i bashkojmë të gjithë shkrimtarët në një shoqatë të përbashkët. Ne u frymëzuam nga ideja e Fan Nolit.
Cdo krijues shqiptar që jeton në Amerikë dhe që i plotëson kushtet është i mirëseardhur.
Që nga themelimi i Shoqatës e deri më sot, u bë një lëvizje në drejtim të promovimit të letrave shqipe në Amerikë.
Për këto vite, u botuan shumë libra, u mbajtën shumë takime, u bënë shumë promovime librash.
Dëshira jonë është që sot, të vinin të gjithë krijuesit shqiptaro-amerikanë. Edhe ata që janë anëtarë, por edhe ata që nuk janë në Shoqatën e Shkrimtarëve. Le të na bashkojë Fan Noli. Le të na bashkojë letërsia. Le të na bashkojë Shqipëria”.
Ndërsa kryetari i shoqatës, poeti nga Vlora që kishte udhëtuar nga Cikagoja, z.Dalan Luzaj në fjalen e tij konçize midis të tjerash tha: “…Ky takim për shoqatën do të ngelet historik dhe do t’ju shërbejë brezave, si një medalion nderi.
Asnjë udhëheqës shteti, politikan, apo filozof, diplomat apo shkencëtar, s’ka pasur
dhe s'do të ketë jehonën në breza, që kanë poetët dhe shkrimtarët e sojm.
Eshtë kjo palcë e kulturës, ky fenomen NOLI, që Zoti u tregua kaq zemërgjerë në dhënien e dhuntive, pas një pune kolosale, që ka detyruar dhe do të vazhdojë, brezat e ardhshëm, të vijnë e të përulen para tij.
Në Botë ka miniera ari, diamanti, platini, bakri, kromi, por kurrë jo një minierë t'i ketë gjithë mineralet e cmuara. Noli, është një kompleks dijesh, me horizont të pa fund, me diapazon të fuqishëm, ngelet ylli më i ndritshëm në plejadën e Rilindjes kombëtare dhe pas saj. Noli të rrënqeth si poet, të magjeps si përkthyes, të mahnit si orator, të rinon si patriot, të bind si fetar, të lumturon si studjues, por mbi të gjitha të krenon si shqiptar”.
U lexua gjithashtu dhe kumtesa e prof.Peter R.Priftit, një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ish bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit dhe sekretar i Vatrës. Ndërmjet të tjerave ai kujton: “…pata fatin të ndodhem në Boston kur ishte Noli gjallë, më saktë, gjatë shtatë viteve të fundit të jetës së tij. Shumë bashkatdhetarë, që nuk u njohën me Nolin, më kanë thënë se do të dëshironin fort të kishin të njëjtën fat si unë. Nuk habitem aspak, kur dëgjoj fjalë të tilla.
Une mbaj mend shumë gjëra nga takimet me Nolin.
Por këtu do të përqëndrohem vetëm tek një a dy gjëra, që më bënë përshtypje të madhe, dhe këto kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Nolit me imigrantet e thjeshtë, që s’kishin bërë emër, por që ishin megjithatë ndër veteranët e lëvizjes shqiptare në Amerikë.
Vura re se Noli e çmonte shumë punën e tyre vetëmohuese për të mirën e çështjes kombëtare.
…Noli e respektonte dhe e çmonte përkrahjen e tyre, dhe kështu së bashku ata bënë histori”.
Pas kumteses së prof. Priftit në skenë erdhi shkrimtari z.Pierre Pandeli Simsia, i cili interpretoi Marshin e Kryqëzimit nga Noli, interpretim që u prit me duartrokitje.
Mjaft emociounues ishte dhe urimi i shkrimtares Rozi Theohari, një urim shumë i veçantë, duke na dhuruar lulen historike, aromatike, Barbarosën, ardhur që nga shekulli i kaluar në Boston. Lulja (Idërsha) Barbarosa është sjellë nga Kosova e Përmetit, më 1911, nga Aretia, vajza e së cilës para se të vdiste ja kishte lënë amanet Rozit, vazon e shtrenjtë të kësaj luleje. Dhuratën më të cmuar, lulen Barbarose e mbajta në duar dhe zemër, për ta mbjellë në New York, lule që s’do të vyshket kurrë. Ndërsa Rozi po më jepte lulen, m’u duk sikur në gjethet e saj prekja shpirtëra, shpirtëra me aromë luleje.
Të pranishmit vazhdonin të duartrokisnin me emocion, kurse Sh.Fejzullahu nga Korca, M.Pira nga Dibra, apo V. Likollari nga Permeti, lotonin, kujtonin me nostalgji likotë e amvisave të famshme përmetare, liko që vazhdojnë të kundërmojnë nga aroma e Barbarosës.
Në këtë ditë, në Bekimin e Luleve, u bekuan të gjithë shkrimtarët, me lulen simbol të vazhdimësisë dhe të dashurisë reciproke për njeri tjetrin, kushedi c’qëndisma lulesh do të sjellin ata me krijimet e tyre nga kjo ditë historike!
Bostonianja shqiptare foli për qytetin historik Bostonin, të revolucionit amerikan, një qytet me një traditë të pasur kulturore e artistike, qytet i populluar nga grupe etnike të ardhur brez pas brezi nga cdo vend e qoshe e botës. Dhe kur flasim për rrugën historike të këtij qyteti, duhet të përmendim edhe kontributin që kanë dhënë emigrantët shqiptarë në breza të vjetër e të rinj. Bostoni është vendi i parë ku shkarkuan shumica e emigrantëve shqiptarë në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, duke u shpërndarë më vonë në qytetet e tjera të Massachusettsit, si dhe në shtetet e tjera.
Ajo çmoi së tepërmi dhe punën e At Liolinit duke thënë, se i përndershmi At Liolini, një nga hierarket më të dalluar të Ortodoksisë sonë kombëtare, shquhet jo vetëm si prift predikues brenda përbrenda shërbesës kishtare, por edhe si një veprimtar i zoti i diasporës. Me aftësitë e tij e ka kthyer katedralen e “Shën Gjergjit” në Boston, sa në një tempull besimtarësh, aq edhe në një organizatë kulturore të shqiptaro-amerikanëve…
Shkrimtarja Rajmonda Moisiu anëtare e kohëve të fundit të shoqatës, tha se Noli ynë i madh, do të mbetet në histori si njeriu i parë që me hir të vullnetit, futi zyrtarisht gjuhën shqipe në meshë, duke ngritur vlerat e shqiptarisë, do të mbetet njeriu që rrezatoi urtësi, mënçuri, atdhetari, qytetërim, aftësi, përgjegjshmëri për çështjen kombëtare, dinjitet dhe ideal.
Fjalimi i Nolit në Parlamentin Shqiptar, më 1924, fjalim që ka po atë vlerë historike, politike është një mesazh për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, edhe aktualisht, siç e kishte më 1924. Ka të njëjtën vlerë sot, sidomos për ata politikanë kolltukofagë që vetëm majmen, çirren si atdhetarë.
Shkrimtari Kostaq Duka tha ndër të tjera, se 22 marsi është veçanërisht ditë e veçantë, sepse si sot 101 vjet më parë, Noli i ri, i pjekur para kohe, vetëm 26 vjeçar, i dëshiruar dhe paduruar për pavarësinë e Shqipërisë në luftë me pretendimet shoviniste të fqinjëve, i dëshiruar dhe këmbëngulës për mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës edhe të asaj shpirtërore e fetare, këtu në Boston në kishën e Shën Gjergjit, zyrtarisht kreu meshën e parë, duke i dhënë udhë themelimit të kishës autoqefale të Shqipërisë.
Të gjithë ne, vijmë këtu si nxënës kokëulur dhe adhurues për veprën e madhe të mësuesit të tyre të shquar. Vijmë të marrim pakëz dritë nga zjarri i pashuar Nolian, për ta bërë atë pjesë të aspiratave tona për dije e kulturë të vërtetë e për të rritur më shumë atdhedashurinë ndaj Shqipërisë, për ta dashur atë, me atë pathos siç e donte ai.
Studjuesi Prend Çetta, mbajti kumtesen, “Noli si politikan dhe Klerik në historinë e popullit shqiptar”.
Ai tha, se kur lexon e i bën analizë veprimtarisë së Nolit në përgjithësi, ai na shpaloset para brezave të ardhshëm, si një ndër figurat e mëdha e më të spikatura në sfondin e historisë dhe në ngjarjet që e e kanë bërë dhe bëjnë historinë, në kohe të ndryshme. Misioni i tij politik si dhe ai fetar shkëlqejnë dhe bëjnë dritë edhe sot në Altarin e kombit të Shqipërisë etnike. Si një Kryeministër i Shqipërisë në periudhën më të vështirë që po e kalonte ai, si dhe Klerik i Kishës Ortodokse në Boston, e cila për nga misioni që luajti ndërtoi marrëdhëniet e tolerancës ndërfetare jo vetëm në komunitet, por edhe me religjionet fetare të komuniteteve të tjera.
Idetë e tij filzofike, politike, fetare e shkencore ngelen dhe janë një burim i fuqishëm frymëzimi për shumë mendimtarë, shkencëtarë, jo vetëm brenda suazave kombëtare, por edhe atyre ndërkombëtare në pergjithësi.
Poetja I.Sulkuqi recitoi poezinë “Mbrëmë fjeta me poetin”, poezi që i dha një bashkëbisedim të ngrohtë, ku nuk mungoi dhe humori, midis saj dhe At Liolinit.
Mirëseardhjen e ka uruar dhe z Stefan Koçi, Konsulli i Nderit të Përgjithshëm i Shqipërisë në Massaçusetts. Me një elekuencë në të folur dhe me dashurinë për Atdheun ai përshëndeti miqësisht shkrimtarët dhe gjithë pjesëmarrësit.
Themeluesja dhe drejtuesja e shoqatës “Maasbesa”, znj.Albana Orgocka, ka përshëndetur gjithashtu këtë aktivitet tepër të rëndësishëm, organizuar në këtë tempull, tempull ku përulen me respekt të gjithë shqiptarët.
Pas kumtesave në skenë prezantova grupin nga Asambli folklorik “Gurra e Rugovës, NY, ardhja e tyre në sallë dha një gjallëri të paparë. Sadri Murriqi, Syl dhe Bek Nikqi, me plisat e bardhë në kokë, thanë se erdhën këtu që nga NY, për të nderuar figurën e madhe të Nolit.
Personalisht nuk e kishja për herë të parë që e takoja këtë grup artistik dinjitoz, pasi ata i kishja parë dhe duartrokitur në City Hall, në bashkinë e qytetit të NY, aty ku u festua madhërishëm për herë të parë gjatë gjithë shekujve, viti i parë i ditëlindjes së Pavarësisë së Kosovës.
Ata sollën dicka hyjnore nga shekujt, këngë e valle nga Kosova, kënduan me çifteli për Nolin, në Katedralen e “Shën Gjergjit”.
Vajzat e bukura me kostume popullore, i jepnin një hijeshi të veçantë mjedisit, vallja e tyre, tingujt e çiftelisë, kënga rapsodike trokisnin madhërishëm, nëpër shekuj, trokitje që ishin në harmoni me lëvizjet e trupit të tyre, ku palët e fustaneve, ngriheshin si dallgë–dallgë, dhe vallëzonin magjishëm si flutura shumëngjyrëshe.
Pas interpretimit të tyre At Liolini ftoi ansamblin “Rugova” për të bërë një foto së bashku, foto që ngriti peshë gjithë zemrat e shqiptarëve në atë sallë, kur mbi kokën e At Liolinit u vendos plisi i bardhe i Kosovës, plis që ndrinte si bardhësia e bjeshkëve tona.
Pas kësaj ai ftoi gjithë shkrimtarët e shoqatës që ishin aty, si D.Luzaj, A.Mehmeti, M.Velaj, S.Këllici, R.Theohari, P.P.Simsia, A. Lifschin, B.Mezini, S.Velaj, Gj.Turmalaj, R.Moisiu, N.Imeraj, I.Sulkuqi, dhe anëtarët më të rinj të shoqatës, që u pranuan aty në atë ditë të shenjtë, si E.Gjoka dhe G.J.Thanasi.
Me ne u bashkuan dhe botuesi i revistës “Kuvendi” P.Jaku i cili vazhdimisht ka mbajtur lidhje të ngushta me shoqatën tonë, lidhje që i kurorëzon në ditën e poezisë në Tetorin, muajin e letërsisë. Ai kishte ardhur së bashku me gazetarin Z.Lleshi dhe shkrimtarët B.Mezinin, S.Kellicin, R.Musten, ata vinin nga larg, nga Micigami për të nderuar e respektuar figuren e F.Nolit. Midis nesh ishte dhe z.H.Berisha, profesor në Monroe University, i cili herë pas here na prêt me zemër hapur, për aktivitetet e ndryshme që organizojmë në mjediset e këtij institucioni ku ai është i punësuar aty.
Edhe studjuesin Agim Boba, shkrimtarin veteran, Aristotel Micin se bashku me skenografin, Astrit Tota, qe here pas here kujdesej per filmimin e ketij udhetimi te bukur, dhe që kishin ardhur në këtë takim të SHSHSHA-s, me respekt dhe mirënjohje të thellë, i ftuam për të pasur një kujtim së bashku.
Eshtë një kujtim që do të jetojë gjatë në mendjet dhe zemrat tona.

Pelegrinazh në Varrin e Nolit

Më shumë se 100 shqiptarë shkuan në Forest Hills Cemetery, pranë varrit të Nolit.
Një bazoreliev, në mes portreti i Nolit me mitrën episkopale dhe në një krah gdhendur një shqiponjë e në krahun tjetër kryqi. Poshtë portretit shkruhej, Kryepeshkop Fan Stilian Noli, Themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Dijetar-Poet.
Delegat në Lidhjen e Kombeve. Deputet në Parlamentin Shqiptar. Ministër i Punëve të Jashtme. Kryeministër i Shqipërisë.
Nën kryq lexohet: Lindi në 6 janar 1882, Dorëzuar prift më 8 mars 1908. Kurorëzuar peshkop më 21 nëntor 1923. Vdekur më 13 mars 1965. Qoftë i përjetshëm.
At Liolini i ftoi të gjithë pjesëmarrësit të rreshtoheshin para Nolit, në të dy anët dhe të renditeshin si krahët e shqiponjës.
Kurora e përgatitur nga SHSHSHA, u mbajt nga D.Luzaj dhe A.Mehmeti.
Të gjithë nderuan me një minutë heshtje veprën e Nolit, ndërsa n/kryetari i shoqatës, shkrimtari M.Velaj mbajti fjalën e rastit për të përkujtuar këtë figurë të madhe.
Ai tha se Noli vazhdon të frymëzojë brezat dhe të bëhet simboli i atdhetarizmit dhe bashkimit të shqiptarëve.
Ne vimë këtu si shqiptarë dhe shkrimtarë krenarë, sepse prekim dhe shohim më nga afër atë punë kolosale që kanë bërë të parët tanë.
Fjalimi i z.Velaj ishte si një betim solemn para Nolit, një betim që do të mbajë gjallë atdhetarizmën shqiptare, prushin e mëmëdheut nga vatra noliane, një betim që s’do të shuhet kurrë!
Pas Nolit shumë prej pjesëmarrësve shkuan dhe bën homazhe dhe tek varri i Faik Konices, një kolos tjetër i diplomacisë dhe kulturës shqiptare.
Eshte një varr i thjeshtë, ku janë gdhendur fjalët:
Faik Konica, 15 mars 1876-15 dhjetor 1942.
Luftëtar i Përjetshëm për Pavarësinë Shqiptare, Ministër i Shqipërisë në SHBA
1926-1939.
Janë këta burra të kombit që edhe për së vdekuri fizikisht, na bashkojnë dhe afrojnë si shqiptarë me njëri tjetrin. Ndërsa rrija e heshtur pranë varrit të Konicës, në mendje do të më vinin fjalët e tij, për Nolin:
“…Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”
Pas homazheve të gjithë shqiptarët dhe shkrimtarët u larguan të lumtur, se kishin përmbushur një mision fisnik, duke nderuar figurën e Nolit të madh në 101 vjetorin e meshës së pare shqipe. Ata u larguan, duke mbajtur në mendje për ta transmetuar brez pas brezi, thënien profetike të Nolit: “Rron or rron nuk vdes shqiptari”!

Boston,
Mars, 2009

Sunday 5 April 2009

PËRMES FJALËS RACIONALE DERI TE THELLËSIA E KUPTIMIT

AGIM DEVA



- Shënime për "Aventurat e lirisë" të Sazan Goliku -


Ndonjëherë nëpër libra, duke u afruar letërsia për fëmijë me atë për të rriturit, sikur zbehet apo edhe zhduket fare kufiri midis tyre. Kështu, arti letrar zgjëron funksionin e vet të dedikueshmërisë dhe vepron me të gjitha energjitë e veta universale te lexuesi i vet, pa marrë parasysh moshën e tij.
I këtillë është edhe libri me rrëfenja e parabola i Sazan Golikut “Aventurat e lirisë”, ku në një varg të tërë prozash të shkurtëra, invencionalisht mjaft të pasura e tematikisht mjaft të larmishme, trajohet një spektër i gjërë idesh, që sado të pavarura duken, megjithatë, të shkrira në nje tërësi, duket sikur e ndihmojnë dhe e plotësojnë njëra tjetrën, për të krijuar një hierarki vlerash, që përshkallëzohen pozitivisht, ....

lexo tek Fjala e Lire

KU DO TE NA COJE KY BREZ I RI ... ? !



Edgar Frasheri


Pra me kete kendveshtrim,eshte fare normale qe pjesa derrmuese e te rinjve ne Tirane kane idhull Zotin E. Rama vetem per fjalorin banal qe ai perdor ne publik,ndersa nje brez me i “vjeter” e quan Zotin Rama prototip te karakterit te deformuar.




Nje komb qe nuk mendon per te ardhmen e brezit te ri eshte I destinuar te vete shkaterrohet.Po t’I hedhesh nje sy pak me te vemendeshem brezit tone te ri sot,nuk eshte veshtire te dallosh qe me tiparet qe ai cfaq, eshte garant I ketij veteshkaterrimi.
Nuk kam ndermend te beje akuze te drejte per drejte ndaj kesaj moshe bashkekombesish.Perkundrazi,ata jane pasqyra me e mire qe tregon se ne cfare niveli qyteterimi dhe zhvillimi ndodhet kombi yne sot. Bile nuk do te mbaj edhe ndonje qendrim tipik konservator te nje brezi me te vjeter i cili ,nuk mungon te perserise deri ne merzitje... se “ ne kohen tone, keto gjera beheshin me mire...”. Kjo kohe me ate kohe qe ka qene them dhjete vite me pare nuk krahasohen,sepse ka rrjedhur shume uje. Une I referohem pikerisht kesaj moshe e cila ....

Lexo tek Fjala e Lire

Saturday 4 April 2009

URTËSIA POPULLORE – BURIM I PASHTERSHËM I FRAZEOLOGJISË SË PASUR

Sazan Goliku


Intervistë me z. Naim Balla,
autor i librit “Fjalor i madh frazeologjik italisht – shqip”
(Dizionario dei modi di dire, italiano – albanese, maggiore)


- Zoti Naim, kanë kaluar tashmë më shumë se një vit që në libraritë tona është në shitje “Fjalori i madh frazeologjik italisht – shqip maggiore”, me autorë ju dhe dy kolegë tuaj.
Së pari, do të ishte interesante të na tregoni diçka sesi ju lindi ideja për hartimin e këtij fjalori me 1000 faqe dhe rreth 20 000 shprehje frazeologjike, botuar nga Shtëpia prestigjioze Botuese “EDFA” e Fatmir Xhaferrit?

- Ky fjalor është një botim jostandart i fjalorit të parë, minore, të botuar në vitin
1997 së bashku me kolegun tim, Eshref Ymerin. Përvoja e fituar gjatë hartimit të këtij fjalori na diktoi përsosjen, trajtimin jo vetëm idiomatik të shprehjeve frazeologjike, por edhe paraqitjen, prezantimin e tyre ...

Lexo tek Fjala e Lire

E PUTHURA E VDEKUR



Izet Shehu
Njeriu vdes, por drita dhe hija e tij mbeten. Kjo ndodh për njerëzit e zakonshëm, por edhe për të jashtëzakonshmit në këtë botë. As unë dhe as ti s’e gjejmë kurajon për t’i ndriçuar dhe as për t’i lënë në hije veset dhe virtytet e kësaj jete të trazuar. Pranë Urës së Lanës, mu aty ku dikur ka qenë ekspozita “Shqipëria Sot”, në fasadën e një pallati 12 – katësh, më ra në sy një nekrologji. Iu afrova. Një emër dhe një fytyrë e njohur e mbuluar me një tis mortor. Dikush, aty pranë, lëshoi ca fjalë si në erë: “Mjerë ata që venë dorë mbi veten, mjerë vetvrasësit! S’ka më fatkeqë në këtë botë se ata”.
Tjetri, ia pati: “S’i dihet se në ç’rrethana të egra është ...

Lexo tek Fjala e Lire

Thursday 2 April 2009

Monumentet maqedonase që duan t`i heqin Shkupit kulturën shqiptare



Bardhyl Berberi

Nëse shkon në Shkup këto ditët e fundit ajo që të bie më tepër në sy kohët e fundit është një dekor gjigand sllavo –ortodokse flamuj shtetërorë gjigandë një kryq i madh gjigand përmendore gjigande. Kjo ka ardhur si rezultat një projekti qeveritar për vendosjen e disa përmendoreve në Shkup duke patur si synim forcimin e identitetit kombëtar të palës maqedonase .Edhe shqiptarët që banojnë në Shup kanë paraqitur projektet e tyre .Kështu ata kanë propozuar që që bulevardi “Nikolla Karev “të marri emrin e ish presidentit amerikan Bill Klinton .Gjithashtu bulevardi “ Kërste Misirkov “është propozuar që të marri emrin “Nënë Tereza “ndërsa bulevardi “Cvetan Dimov “ të marri emrin e” Adem Jasharit ...

Lexo tek Fjala e Lire

Wednesday 1 April 2009

LUTJE PER POETIN XHEVAHIR SPAHIU

Poeti Xhevahir Spahiu është goditur papritur nga një infarkt në tru që e ka privuar nga e folura


Vetëm pak ditë më parë, poetin Xhevahir Spahiu e shihje rrugëve të Tiranës duke shëtitur apo në ndonjë kafene duke u fjalosur me miqtë. (Është e çuditshme se si jeta të përball me situata të pazakonta që, sa më shumë përpiqesh t'i kuptosh aq më të pakuptueshme bëhen). Ndërsa prej 5 ditësh poeti është banor i një dhome në spitalin e neurologjisë në Tiranë. Ishemia cerebrale (infarkt i trurit) u shfaq papritur në shëndetin e poetit. Familjarët thonë se nuk kishte pasur asnjë shqetësim shëndetësor deri në momentin që pësoi këtë tronditje. Në spitalin nr. 5, në kompleksin spitalor universitar "Nënë Tereza", i vetmi privilegj që ka pasur poeti është qëndrimi në një dhomë pa ...

Lexo tek Fjala e Lire