Sunday 12 April 2009

“Purgatori” shqiptar dhe mekatet e veta
(meditim)


Edgar Stavri Frasheri

Zakonisht prane vendit te punes, diku ne nje faqe muri, gjithmone kam pas ngjitur copra letra me shkrime qe me kane terhequr, te tilla si: pjeseza rime, thenje te urta, ndonje perkufizim te goditur ose pjese humori. Duke e konsideruar si hapesiren time personale, askush nuk ka guxuar te sugjeroje lidhur me permbajtjen e fletushkave. Ato here mbas here jane freskuar kur eshte gjetur dicka tjeter me interesante. Nuk besoj se jam I vetmi qe e kam pasur kete hobi,sepse shpesh te tille “ekspozite” e kam hasur edhe ne vende te tjera pune-zyre, te cfaredo lloji.
Ne nje fare menyre kete hobi e kam konsideruar si nje forme te demonstrimit te asaj ndjenje qe solli ndryshimi i sistemeve kur individi shtetas shqiptar nuk pati me kujt t’i frikej per te cfaqur haptas preferencat e veta, sado te cuditeshme qofshin (kjo varet nga njeriu). Me kalimin e kohes ky soj materjali behet pjese e dekorit te interierit, perbri nje kalendari ose nje pikture , duke dale jashte vemendjes. Por, shpesh nje I porsaardhur behet shkak per te rigjalleruar kete kend sa intim dhe publik njekohesisht, gje e cila gjithmone me ka sjelle kenaqesi.
Deri ketu cdo gje shkon normal. Mbase te duket vehtja sikur nuk je ne Shqiperi.
E verteta eshte se kjo “miniekspozite” shpreh ne nje fare menyre ndryshimin qe peson gjendja shpirterore personale ne raport me ate te shoqerise ne pergjithesi, gje e zakoneshme per kete periudhe te trazuar tranzicjoni.
Fletushka e fundit e ngjitur ne mur quhej “ 7 mekatet me te renda”. Kishte ca kohe qe qendronte atje dhe me thene te drejten kishte kaluar ne harrese. Per me teper , ndryshe nga heret e tjera, kjo lloj skripture nuk ngacmoi te njejtin entusjazem tek te tjeret, ndryshe nga ato te mepareshmet. Ndonese titulli e ka prejardhjen tek Librat e Shenjta (Bibla, Katekizmi), shqiperimi i tyre eshte bere (nga autor anonim) si ne forme ashtu edhe permbajtje, ne perputhje me kohet moderne qe jetojme ne shqiptaret. Pikerisht ky fakt me beri te mendohem te analizoj se ku mund ta kishte burimin ky lloj indiferentizmi ose mosreagimi.
Duke mos qene fetar i zellshem, se pari m’u desh te “germoja” ne Bibel dhe te gjej se cilat quhen “ Shtate Mekatet me te Renda” nga ku zbulova se mekatet e shqiperuara moderne jane teper larg nga ato te Bibles. Zbulova gjithashtu (per injorancen time ose harrese nga koha) se i madhi Dante Alighieri ne vepren e tij madhore”Komedija Hyjnore” sipas ketyre mekateve ka emertuar shtate rrathet e “Purgatorit”. Rrethi i shtate eshte me afer Ferrit ndersa i pari me afer Parajses.
Atehere seç me erdhi nje ndricim!. Ne keta vite zullumi, shpesh kam degjuar qe analiste te mirefillte tanet, kane perdorur perkufizimin se shoqeria shqiptare ne tranzicjon eshte ne faze “Purgatori”. Kjo mund edhe te jete e vertete, megjithese shpesh ajo cfaq pamje edhe te Ferrit. Pra duke pranuar se jetojme ne kete pjese te Komedise Hyjnore, mendova sesa i mencur duhet te kete qene “anonimi” kur i ka vene emrin “shqip” atyre shtate mekateve tonat te cilat do t’i rendis sipas kriterit te Dantes, ( mekati i shtate me prane Ferrit). Dhe ne jetojme ende mire cdo dite ne mes tyre. Ja pra cilat jane shtate mekatet e “Purgatorit” shqiptar , me nje koment te shkurter perbri.

1 – KENAQESI PA VETEDIJE .............. me afer Parajses ! Mjer ne!
2 – SHKENCE PA HUMANIZEM .............s’kemi shkence, pale dhe humanizem!
3 – DIJE PA KARAKTER ................eshte e vertete e kunderta.
4 – BIZNES PA MORAL ................kjo synon drejt Ferrit !
5 – BESIM FETAR PA SAKRIFICE ……..mungon teresisht besimi fetar-sa per sakrifice
as behet fjale!
6 – POLITIKE PA PRINCIPE …………ky e meriton vendin e shtate!
7 – PASURI PA PUNE ………….me afer Ferrit!. Nje popull qe enderron te
pasurohet pa pune, eshte I gatshem te
pranoje te beje te gjithe mekatet e kesaj bote.

Tashme kane kaluar gati dy dekade kohe gjate se ciles keto terma nderrojne vende me njeri tjetrin. Bile disa prej tyre ne ato fillime as qe kane qene ne kete liste. Pra, me te vertete ka rrjedhur mjaft uje. Bile nje here (1997) ne i jemi afruar shume Ferrit te vertete. Per rrjedhoje ka ndryshuar shoqeria sepse ka ndryshuar edhe “njeriu i ri” i cili tashme ka percaktuar edhe moralin e “Purgatorit “tone.
Sipas pervojes personale te punes-zyre (per vete specifiken e saj), ne keto vite para meje kane kaluar shume njerez bashkekombas te mij, nga te gjitha kategorite: profesjoniste me shkence dhe pa, politikane te te gjitha ngjyrimeve e fytyrave, njerez te feve qe nuk besojne ne fe, kriminele me shkolle dhe pa, besimtare te pavetedijshem, biznesmene VIP pa moral, te mesem dhe te varfer, shume dembele dhe enderrues...por pak punetore dhe te ndershem, (keta te fundit kane qene gjithmone viktima te shoqerise).
Populli yne ne vitet ’90 hyri ne historine moderne si Adami me Even. Askush nuk e mendonte se “duke kafshuar mollen” e ndaluar do te behej pré e veseve qe bota e qyteteruar i kishte anatemuar. Keto vese tashma kane marre pamjen e “Shtate Mekateve me te Renda”.
Sot kemi politikane te cilet e kane filluar karrieren me ideal por qe tani fshehin fytyren pas pasurish te panumurta te vjedhura ose te pamerituara; kemi klerike qe besuan ne fillim se ju afruan Zotit, por kur mekatuan duke vjedhur parate, shtepite ose pronat e Institucjonit apo njerezve, kthejne koken se i fanepsen viktimat, kemi biznesmene te cilet ne keto vite u tejpasuruan me droge e pune te tjera te pista duke lene viktima te panumurta nga pas; ... e sa e sa te tjere qe nuk numurohen.
Ja pse keta njerez tani kur kalojne para kesaj fletushke ulin koken, sepse diku ne per ato rreshta shohin vehten e tyre si ne pasqyre dhe ju mbyllet goja. Mesa duket akoma ekziston ne subkoshjence ndjenja e fajit per ndonje.
Ky pra eshte edhe “Purgatori” yne te cilit une nuk ja shoh fundin. Dhe ndoshta mund te jete nje cast deshperimi, qe me ben te mendoj se tendenca eshte te shkohet me shume drejt Ferrit sesa Parajses.
Qofsha I gabuar!

No comments: