Monday 31 October 2016

Një festë ndryshe, një rast më shumë për të festuar 28 Nëntorin e Pavarësisë

Një festë ndryshe, një rast më shumë për të festuar 28 Nëntorin e Pavarësisë nga një organizim i denjë festiv në Cavendish Hospitality (off mercedes Benz) Edgware Road Colindale London NW9 5AE Datë 25 Nëntor Ora 18:00 Sponsor Upper Crust Coffee Bar Restaurant Me yjet e muzikës Marjola Kacani, Elda Berisha, Vladimir Seferi, Zef Beka

Thursday 27 October 2016

KOSOVA ËSHTË SHQIPERI !


Halit Xhemë Elshani           
KOSOVA ËSHTË SHQIPERI !
LAJTHITJËT E TASHTUQUJTURËVE “BABALLARË-VE” TË KOMBIT NË BRUKSEL E VUEN  DR.IBRAHIM RUGOVËN NË DILEMË, GATI, GATI NË TË NJATAT VALË MË SINAN HASANIN !?
PASARDHËS I  FAIK KONICËS NË BRUKSEL ISHTE PA DYSHIM  DR.YDRIZ BASHA I NOVOSEJT DHE PAS TIJ HEROI ENVER HADRI!
Gjëja më e pamoralshme, e turpshme dhe e rrezikshme që një njeri mund të bëjë në art është kur në dijeni ta ushqejë publikun me injorancën dhe shijet e tija.
Edmund Ëilson

Sinan Hasani në librin e vet ;“Kosovo, istina i zablude”, “Kosova, e vërteta dhe  lajthitjet (mashtrimet)”.  e botuar nga Qendra për Informacion dhe Publikime në Zagreb më 1986, përkatësisht nga Biblioteka:”Fuqitë e fshehta”, e dorëzuar Akademisë se Shkencave dhe  Arteve të Kosovës më 17.03.1986 , e cila më ra në dorë këto ditë dhe vendosa të bëjë një recenzion dhe një analogji të shekullit të kaluar. Ajo benë fjalë gjoja për veprimtarinë subversive të emigracionit dhe ishte në shërbim të shërbimit inteligjent përkatësisht në funksion të shërbimit të fshehtë e Sinani si shef i atij shërbimi famë keq për Kosovën !? Pra në këtë libër në mes tjerash Sinan Hasani shkruan për veprimtarinë armiqësore të:” siç thotë ai kinse psikiatër dr Idriz Basha” i Novosejt më prejardhje nga Shqipëria i cili kishte jetua një kohë si emigrant në Kosovë dhe kishte vazhdua gjimnazin real në kl. me Prof. dr. Fahri Sejdiu, të cilin e kujton me nostalgji sepse as një herë nuk e pa ma dhe i cili nuk  e vizitoj kurrë  Kosovën  qe aq shumë e deshti dhe aq shumë luftojë për të, për shkaqe të botëkuptimit dhe kualifikimit armiqësor qe i benë aso kohe Sinan Hasani në librin e vet: “Kosova, e vërteta dhe  lajthitjet (mashtrimet)”. Po si ka mund të jetë ai adoleshent fashist në ish Jugosllavi qe e ka strehua!?. Profesor Sejdiu sa herë takohem më të me porosit dhe i dërgon librat e veta si shenjë respekti qe ka për të për shokun e klasës. Por ai ndrroj jetë më 18 shkurt 2015 në moshën 76 vjeqare dhe u varros në Bruksel më 25 shkurt 2015.
Idrizi si i ri ikën  me familje nga Shqipëria në Kosovë dhe vazhdon shkollën në Gjimnazin real në Prishtinë, pastaj kalon një kohë në strehimoren e njohur në Gerovë të Republikës së Kroacisë. Nga Gerova në mënyrë të organizuar nga Mbretëria Belge më ndërmjetësimin e kishës katolike emigron në Belgjikë. Aty i vazhdon studimet në mjekësi. Veprimtari, publicisti, psikoanalisti Idriz Basha i Novosejt është i pari dhe i rralli nga emigracioni i vjetër shqiptar që është marrë më çështjen e pa zgjidhur kombëtare, më ndarjen e pa drejt të kombit shqiptar. Ky veprimtar e ka mbajtë të gjallë çështjen atdhetare më shkrime dhe më kontakte më njerëzit vendimmarrës më me ndikim në Evropë dhe më gjerë. Pas demokratizimit të Shqiperis ai ishte ambasadori i parë në Mbreterinë e Belgjikës në Bruksel
Brukseli: Ishte Qelula e lëvizjes mbarëkombëtare në krye më  dr. Ydriz Basha dhe Enver Hadrin.
Fillimisht si zë i vetëm, pas të madhit Faik Konicës ishte neuropsiatri Ydriz Basha i Novosejt,  pastaj ju ka bashkangjitur heroi i pa shpallur i diplomacisë shqiptare z. Enver Hadri dhe më pastaj Riza Budakova,.... Bazat e diplomacis shqiptare i ka vue dr.Idriz Basha i Novosejt ish ambasador i Shqiperisë demokratike. I shoqeruar ma pastaj qe nga viti 1973 me Enver Hadrin shumë vjet para Ibrahim Rugoves.Sot as kush nuk e perfillë ketë veprimtari te tyre. As një fjalë, as një Mirnjohje, as një dekoratë! Keta ia kanë hap çeshtjes shqiptare dyert ne Parlamentin Evropian, Senatin ketu në Mbreterin e Belgjikes , Salzburg dhe Kombet e Bashkuara. Egzistojnë Memorandume, Rrezoluta ne arhivat gjegjese. Keta, pikrisht këta ia kanë shtrue siq thuhët qilimin e kuq Ibrahim Rugoves për të ecur lirshëm në takimet qe ia kanë sponzorue. Këta me 1976 janë takue edhe më Anjeza Gongje Bojaxhi alias Nena Tereze të cilën e kanë njoftue më përseafermi me gjendjën e popullit shqiptar dhe më aktivitetin e tyre për senzibilizimin e shkeljeve të te Drejtave elementare të sanksionuara më Konventa Nderkombetare. I nderuari Frenk Shkreli, pasi jetoni n'Amerike interesou dhe zbardhe ket pohim timin duke lyp n’arhivën e KB. Gjithashtu interesou për zbardhjën  e takimit me Nanen Tereze ne Mons te Belgjikes në vitin 1976, interesou si gazetar dhe hulumtues, takimin me Dalaj Lamen ne Bruksel. Pra çeshtja shqiptare ka nje historiat dhe ajo duhet të shkruhet drejt pa anue mbi baza partiake, konfeksionale, klanore etj. Jemi mësuar  me ua rrah krihët njeri tjerit pa kurrfarë kriteri. Sejcili shkrim i ka dy anë të medaljës. Ketë e kemi harrue fatkeqesisht qe te gjithë ! Andaj euforia qe na ka kaplue për të thenë diq dhe për te berë histori  te  gabuar, na ka kushtue dhe do na kushtojë.  Sejcili qe ka vue një gur themel, kush ma heret e kush ma vonë duhët te çmohët. Keto ditë pas vdekjes në një komomeracion u permend edhe Gani Azemi si themeluaes i bazes se Diplomacis! Keto shtremrime i nderuari Frank nuk i sherbejnë çeshtjës kombetare,  krijimit te shtetit përkatesisht kontributin e dikujt ma heret dhe ne kohra edhe ma të veshtira. Ai qe i ka vue bazat e Diplomacis duke e institucionalizue çeshtjën kombetare nëpërmes Rezolutave, është vra më 25 shkurt 1990, nga dora fashiste serbe në kolaborim me shqipfolsit në kryeqytetin e Evrpës, në Bruksel.  Për qudi edhe sot e kësaj dite nuk është zbardhë nuk jane vue para drejtsis. Andaj shpresojmë në zbardhjën e kësaj vrasje pasi këto ditë u prangos Draskoviqi në Kroaci. Andaj kontributi i tij nuk mund te nepërkembët. Heroi i parë  i diplomacis shqiptare ka veprue nja 20 vjet para ardhjës se Ibrahim Rugoves. Ai i nderuar nuk ka as edhe një Rezolutë te aprovuar për çeshtjën shqiptare. Nuk e ka as një nënëshkrim. As kush nga mergimtarët nuk ka arrijtë në mënyrë instuticionale më shtrue çeshtjen shqiptare në institucionët vendimarrsen’Evropë e më gjerë. Vlen të cekët se marksitet-leninistet- enveristët  nuk kanë mujt me zhvillue aktivitete instuticionale në Evropë qe trumpetinë e organizojnë takime e përkujtime duke u thuer lavdata. Kam pasur fatin të takoja, të njihem dhe të shkruaj për të madhin Idriz Basha. Në Bruksel më plot të drejtë  mund të thuhet se: pas 100 vjetëve pasardhës i Faik Konicës është pikërisht Idriz Basha. Për çudi as një vlerësim nuk iu është dhënë nga kosovarët, asosacionët në Belgjikë nga institucionet dhe Shteti i Kosovës, për të cilin investojë tërë qenien e vet intelektuale. Përqudi as në Bruksel. Vitin e kaluar e kan nominue dhe kan caktue vend dhe rrug më emrin e korronel M.Bajraktari ish oficer i Mbretit Zog i përfolur për bashkpunim edhe më armiqët e kombit shqiptar nga Beogradi.
Pra ai ishte i pari qe ia organizoj disa takime në Senatin belg dhe e i aranzhoi shumë takime presidentit  Ibrahim Rugova. Edhe shoqeja e tij z. Kimete Mitrovica morri pjesë si përkthyese në gjuhën angleze. Sot është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i kujton me krenari te përziera me mallëngjim ato përpjekje sublime për të sensibilizua çështjen e pa zgjidhur kombëtare. Nga shoqata Miqtë e TMK-ës me seli në Bruksel ka marrë një Mirënjohje para tri viteve. Kjo ka një gjenezë, një histori qe duhet përkujtuar më ngulm, përsonifikimi si fashist si armik nga shërbimet sekrete “Fuqitë e fshehta” Jugosllave dhe nga shkrimi për të qe ia benë aso kohe “Edhi i zhugaft i Kosovës “akademik” Sinan Hasani në librin e vet të lartshënuar. Është skandaloze dhe jo reale. Ai as në Kosovë as në Mbretërinë e Belgjikës nuk ka pasur fashizëm përkatësisht nuk kanë qenë këto shtete fashiste, andaj nga ai kualifikim aq i rëndë po aq edhe shantazhues i siguronte vehtes hijearhi të lartë duke qenë edhe Kryetar i Kryesis se ish Jugosllavisë. Ai në faqën 233 shkruan për librin e Idriz Bashës:“Monografia apo Libri i Bardhë - Kosova-përpjekjet tona ” duke mos ja ditur mirë titullin, të cilën Idrizi e ka shkrua në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Nacionaliste Shqiptare në Belgjikë, e quan emigrant fashist nga Shqipëria kur dihet se Shqipëria fashizmin  e ka   luftua e para dhe është çlirua nder shtetet e para Ballkanike pa ndihmën e jashtme. Sinanin e mundonte më shumë se Idriz Basha e shkruante në cilësinë e kryetarit  Botëror të Shqiptarëve nga Kosova e cila gjë e kishte mllefosur shumë, i kishte shqetësuar edhe të ashtuquajturit “Baballarë të kombit”, këtu, duke i cilësua at si jo kompetent dhe si kryetar i Legalitetit më seli në Bruksel. Tani ai bie në sy nga shteti –shërbimet sekrete Jugosllave i cili në Belgjikë ka pasur një shtrirje të gjerë, nga emigracioni nga vinte sepse kosovarët i quanin të kuq dhe nga kosovarët kolaboracionistët qe gjoja merreshin më çështjen e shqiptarëve. Ky trinom i ka ndjekur gjatë tërë veprimtarisë se tyre i cili ka rezultuar më vrasje të njohura. Idriz Basha përkujton:”Pas kthimit të varrimit të Vehbi Ibrahimit, isha në veturë me Enverin dhe ia bëra një pyetje: Kush e ka rendin tani, me u vra nga shkau dhe sejmnet e tyre !? Ti apo unë! -Jo Idriz unë e kam rendin përfundoi Enveri” dhe siç dihet ashtu edhe ndodhi. Enveri ka pasur njohuri apo më mirë më thënë parandjen. Sinani në libër vazhdon: E ka botua pamfletin anti jugosllav ”Kosovo-1981-1982” me hartën e Shqipërisë Etnike (Shqipërisë së madhe). Kjo libër apo me mirë të themi ky informator është në të vërtet përmbledhje, korrespondenca e letrave qe ua ka dërgua çarqeve vendimmarrëse (dhe përgjigjeve qe kishte marr Idrizi nga ta, (vërejtja ime). As një here nuk është botue, por si skript dikush nga kolaboracionistat ia kishin qitë në dorë Sinan Hasanit hala pa e botuar dhe sot e kësaj dite ajo nuk është  botuar.. Nga e muerr ai pasi ajo libër nuk është botue ! Të gjitha këto funksione e pengojnë dhe i përmend më pietet, ai nuk përmend se: Dr. Idrizi ka shkruar dy libra, aty të lartë shënuar dhe atë: “Esat Pasha dhe Shqipnija”.
Këto dy libra të pa botuara pata fatin t’i shoh  të miku i shqiptarëve Senatori Villy Kuijpers në Herent të Belgjikës më rastin e një vizite qe i bëra më 18.03. 2011. Ishte kënaqësi dhe nder të takohesh me një mik i cili kishte përjetue sulm në zemër nga lemeria qe kishte parë nga përndjekja e këlyshëve të Sllobodan Millosheviqit. Më që rast ia kishin marr pasaportën belge dhe ai i kishte dhanë 500 DM për një pasaportë jugosllave për të muajt me u kthye. Për këtë gjendje ai beri një raport dhe e alarmoi jo vetëm Belgjikën por edhe Evropën.
Këto dy libra Idrizi ia kishte dergue mikut shqiptar për t’u njoftue edhe për gjendjën e popullit të vet, për t’i përkthye nga frengjishtja në flamanisht dhe për t’i botua, sepse ai vet nuk kishte mundësi materiale për t’i përkthyer dhe botuar. Në të parën, kronologjia e tij në fillim ka një porosi të shkruar me dorë, parathënien, një përmbledhje nga Kimete Mitrovica-Basha si:  letra, memorandume, lista të të vrarëve, të persekutuarve, të burgosurve të cilat iu janë dërguar për herë të parë nga Evropa: Sekretarit të Pëgjithshëm të Kombeve të Bashkuara – z. Kurt Valdheim, Nju Jork Sity-it, NY-it, me 10.05.1981, të nënshkruara nga Idriz Basha i Novosejt - Sekretari Gjeneral të Unionit Nacionalist Shqiptar;
Kryetarit të Francës Fransoa Miteran (me datë 9 shtator 1981), përgjigjja e datës 28 shtator 1981. Në faqen 234 krye kolaboracionisti, anëtar i ASHK vajton takimin në Qendrën Universitare në Nju Jork të cilën e kishte organizua Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit shqiptar nga mërgata dhe Unë e Kimetja nga Belgjika. Në Universitetin e Lilit, shoqëria franceze-shqiptare ka mbajtë debat për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave përkatësisht rreth librit “Titistët”, në Xhamajkë është festua Dita e Flamurit shqiptar, në të cilën manifestim kanë marrë pjesë 700 veta, përmend galerinë e freskave serbe në galerinë Bobur ku kanë shkrua parulla armiqësore: Kosova Republikë; Liri Shqiptarëve në Kosovë; Republikë ja me hatër ja me lufte; etj. Por për çudi nuk përmend apo nuk ka ditë për takimin e Enver Hadrit në Paris më zonjën e Fransua Miteranit nga i cili takim rezulton se ia ka bllokua ndihmat, pjesën e dytë nga protokoli te parapara për ish Jugosllavinë e cila e kishte godit shumë rëndë dhe ndoshta ky ishte shkaku shtesë për organizimin e vrasjes tinëzare të Enver Hadrit midis Belgjikës në një pas dite të datës 25 shkurt 1990. Kjo , ky vendim ishte marrë në Prishtinë meq rast Xhavit Nimani, kryetar i Kryesis se Kosovës e kishte porosit Gent Nimanin qe ti thot Enverit: Ndale at aktivitët se përndryeshe po te pregaditët likuidimi! Të gjitha këto aktivitete të mërgatës i kualifikon si armiqësore dhe protagonistet e këtyre takimeve dhe manifestime i quan: kundërrevolucionare, fashiste, lajthitje,…
A ËSHTË DE GOLI SHQIPTAR NË BRUKSEL?
PO!
Atë që duhet ta dini, Zonjë, është se shqiptarët kanë qenë në trojet e veta kur ka le vetë Zoti! E sllavët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e shtatë të erës sonë! 
dr. Idriz Basha
Dr. Idriz Basha ka lindur me 16 prill 1939 në Novosej të Shqipërisë. Ka kryer gjimnazin në Prishtinë kurse studimet e larta në Belgjikë. Vetëm këtij dhe pasardhësve të tij me urdhër të Mbretit e përmes gjyqit i është lejuar që të mbajnë mbiemrin Basha i Novosejt. Gazeta Amerikane “Ëal Street”, përveç tjerash shkruante, në krye të artikullit:”A është De Goli i shqiptarëve në Bruksel”?!, duke aluduar në dr. Idriz Bashën, por edhe duke përfunduar më vetë përgjigjej - Po! Ndërsa vetë dr. Idriz Basha thekson se tërë aktivitetin e kam kryer si sekretar i gjithë shqiptarëve të lirë, inspirim ky nga rezistenca frënge me në krye gjeneralin e famshëm Sharl De Gol. Këtu bashkimi i nacionalistëve u shndërrua në Bashkimin e shqiptarëve të lirë! Njerëzit tanë nuk e kuptonin këtë e ne ruheshim që të mos na quajnë ekstremistë të djathtë, djathtist,etj.! Në anën tjetër shtypi jugosllav më ka quajtur, jo njëherë, fashist! Njerëzit tanë të rrymave të ndryshme mua më quanin tradhtar! Mua dhe të tjerëve bile edhe na janë kërcënuar! Me modesti dua të përmendi se një bashkatdhetar, mërgimtar i vjetër më kërcënonte se do të më vrasë, pse po merrem më kosovarët! Do të vrasim dhe na vjen keq se ti do e pergjak trotuarin dhe do e zenë më trupin tand ! Dhe...!? Pas një kohe vdiq! Më thirrën që të mbaja një fjalim mortor për të. Ishte pak sa e çuditshme, pasi e dinin se çfarë kishte folë ai për së gjalli për mua. E unë e kreva detyrën time dhe ja edhe sot jam gjallë. Po kështu kanë vepruar edhe me Enverin . Megjithatë, deri-diku kemi arrijtë t’i ofrojmë shqiptarët së paku në demostrata, dasma dhe për raste vdekjeje. Me 1999 e sponzorova një takim në mes të kryetarit të Parlamentit Evropjan zotit Klefsech, nga njëra anë  dhe zotit Ibrahim Rugova. U mundova të bie në kontakt me kryetarin - Kosovën, por nuk munda. E thirra Ganiun dhe i thashë për agjendën dhe të mos e përhap këtë lajm pa u realizuar takimi. Pas realizimit të këtij takimi u pa se Gani Azemi nuk mori pjesë në të. Por dhe në asnjë takim tjetër! Unë, gruaja ime Kimete Xhelal Bej Mitrovica-Basha dhe djali i im Ibrahimi, organizuan në mbrëmje një darkë, në të cilën ishin ftuar Ibrahim Rugova, Kryetarët e partive parlamentare të Evropës, Hafiz Gagica, etj.
Në një tjetër rast në senatin Belg ishte organizuar një takim apo debat ku ishin ftuar të gjithë ambasadorët e akredituar në Bruksel, vazhdon dr. Idriz Basha. Aty nuk kishte ardhë vetëm ambasadori i Jugosllavisë. Sigurisht për shkak të pjesëmarrjes sonë! Një senatore flamane ia bëri një pyetje zotit Gani e ai për momentin nuk qe në gjendje t’i përgjigjej. Kur ajo insistoi që t’ia riformulojë pyetjen, unë ndërhyra meqë e kisha prapa duke i thënë: - Jo, Jo Zonjë!. Këtë pyetje ma drejtoni mua! Dhe vërtet ashtu ndodhi, thekson Idriz Basha. Zakonisht në demostrata  fliste dr. Idriz Basha, shqip e frëngjisht, inxhenier Enver Hadri në frëngjishte kurse At Ambroz Martini, shqip. Kishte edhe folës të tjerë por ky tresh ishte standard për at kohë.
Pyetja tjetër ishte- Pasi janë kthyer në vendet e ish bllokut socialist përfaqësuesit e froneve mbretërore a do të kthehet edhe Zogu përkatësisht Leka në Shqipëri?! – ia pat shtruar pyetjen në Luksemburg një gazetar zotit Idriz.
Mua nuk më intereson karriera e atyre që i përmendët, mua më intereson liria dhe demokracia e popullit tim të shumëvuajtur - përafërsisht ia ktheva përgjigjen. Por nuk e dij se lumjanët e mij a e pritshin një përgjigje kësisoji apo tjetërfare.
- Idriz, afroju Vili Brantit, më tha ashtu kalimthi Rizai në Parlamentin Evropjan në Strazburg.
E unë edhe ashtu bëra. Iu afrova.
- Zotëri, a ka mundësi që t’mi dhuroni pesë minuta!? - i thashë zotit Brant.
- Po - më tha.
-I la ata që e shoqëronin dhe biseduam mbi qëllimin e ardhjes sonë.
Në Parlament, më tha midis tjerash në këtë kontest, nuk mundemi ta dënojmër Titon, por pas dy javësh do t’a vizitoj atë në Beograd dhe do t’i them sy me sy se nuk tolerohet ajo që po ngjet më popullin shqiptar në Kosovë! – më premtoi zoti Brant. Enveri ia kishte dërguar këtij delegacioni materialin edhe në gjermanisht, sepse kryesues i delegacionit ishte Gjermania.

Për ta zgjeruar bashkëpunimin, në prag të zgjedhjeve, u kam dërguar letra zotit Fransoa Miteran, përgjegjen me falënderim vet Fransoa Miterani, Zhak Shirakut (Jackues Chirak), Mishel Debresë (Michel Debre). Office des Nunies a Gjenevë, 05 shkurt 1982, Idriz Basha, kryetar i Internacionales për Kosovën; Propozim i i Rezolutës, i prezentuar nga z. Izrael, në bazë të artikullit 49, me kërkesën urgjente lidhur me situatën e Kosovës; Kryetares Heuvel, Komisionit për të drejtat e njeriut në Parlamentin Evropian, (“Vos Réf., Politeke Commisse "; të gjithë deputetëve belgë; Recheten van de Mens, 00368882, përgjigjja (29.10.1981); Dr. Karl Von Vogau, 16. qershor 1981/Rab; përgjigjja më 29. shtator 1981; Parlamentit Evropian, z. Andre Diligent (datë 23 qershor 1981).
Kjo letër dhe memorandumi, bashkë me listën e emrave të shqiptarëve të dënuar, u është dërguar të gjithë kryetarëve të partive përfaqësuese në Parlamentin Belg dhe Evropian, Kanada, Australi, SHBA, shteteve arabe, si bie fjala: më 1 qershor 1981 anëtarëve të Parlamentit, propozim rezolutat, të paraqitura nga z. Gérard Izrael në bazë të artikullit 49, me një kërkesë urgjente lidhur me situatën në Kosovë; përgjigjja nr. BR 002447.
Përgjigjet e 10 funksionarëve janë ende nën embargo ligjore, e që do të ishin me interes për ne që të publikohen më vonë, natyrisht kur të skadon embargoja. Dhe kështu me radhë... Në Parlamentin Evropian, thotë dr. Idriz Basha, kur kemi shkuar me Enverin, ua kemi prezantuar dosjen - hartën etnike. Me atë rast përfaqësuesit grekë kanë rënë, siç thuhet, në prush. Kanë reaguar sidomos për çështjen e përfshirjes së Çamërisë në kuadër të Shqipërisë së re. Kjo edhe i ka dekoncentruar dhe menjëherë kanë intervenuar që të na largojnë nga salla.
Mua më pëlqeu fjalimi, përkatësisht ekspozeu i Juaj, por si të realizohet?!  - vazhdoi ajo pastaj.
-Atë që duhet ta dini, Zonjë, është se shqiptarët kanë qenë në trojet e veta kur ka le vetë Zoti! E sllavët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e shtatë të erës sonë! E pashë se e kisha ngritë zërin, e për këtë i kërkova falje. I thashë se unë nuk jam diplomat, por si doktor i neuropsikiatrisë jam në gjendje ta shëroj Millosheviqin! Unë asokohe isha ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Bruksel. Ata u gjindën paka shumë të befasuar se si unë reagova - si Kosovar! E unë, nga ana tjetër, isha organizator dhe përgjegjës për shumë demostrata që organizoheshin. Mbajsha fjalime dhe kontakte nëpër institucione belge, evropjane, kanadeze, amerikane. Gjithkund, e sidomos në Strazburg e Gjenevë!
Të përmendi se në Bon njëherë, në një takim, thashë se ne jemi një popull, jemi një racë, jemi një komb! Kemi një atdhe e një flamur, kuq e zi me shqipen dykrenare të trashëguar prej Skënderbeut!...
Demonstrat më masive të mbajtura në Bruksel, ku mori pjesë edhe evrodeputeti Vili Kuijpers, i kishin organizuar Idrizi dhe Enveri. Për këto demonstrata ata ishin marrë vesh edhe me emigracionin e vjeter.

PROF. FADIL HYSA ISH ANTAR I KRYESISË SË LDK

Të gjithë ata që janë munduar të bëjnë diçka konkrete për bashkimin e mërgatës shqiptare se shpejt janë gjetur në izolim politik!
Fadil Husa
Z. Fadil Hysa; i lindur me 31.10.1953 në Shtime, regjisor, dramaturg, profesor i Akademisë së Arteve në Prishtinë, thekson në mes tjerash: Isha aso kohe anëtar i Kryesisë,  pra i dërguar nga Kryesia e LDK-ës në Bruksel  për të zhvilluar aktivitet me mërgatën. Më kujtohet pas shumë vitesh, se kisha arritur për herë të parë bashkimin e mërgatës shqiptare, duke formuar Këshillin Koordinues gjithëkombëtar, me në krye atdhetarin dr. Idriz Basha. Mbledhja u mbajt në klubin ”Anton Çetta” në Bruksel. Kur u ktheva në Kosovë kam qenë shumë i befasuar me pritjen e ftohët që mu bë nga një pjesë e Kryesisë së atëhershme,  por edhe nga Rugova. Ata kishin vërejtje në atë se nuk është dashtë të bëja një formim të atij këshilli koordinues me në krye Idriz Bashën.Pra kishin ra në të njatat valë më Sinan Hasanin!  Askush nuk më dha sqarime edhe pse unë isha i dërguari i tyre për punë të tilla. Kam pritë të jenë të kënaqur me rezultatin se mërgata për herë të parë ishte e bashkuar në Bruksel.
Më vonë rastësisht e kam parë arkivin e LDK-ës. Më ka rënë në dorë procesverbali i asaj mbledhjeje. Kam qenë i befasuar në përmbajtjen e procesit dhe në falsifikimin flagrant që i ishte bërë atij (PS: Çdo gjë ishte e rrejshme! E vërteta ka qenë e kundërta e asaj që shkruante në proces!).Falsifikim i deklaratave, duke pasur parasysh nënshkrimet e dhëna nga 19 parti dhe shoqata që votuan pro atij Këshilli, ku shihen nënshkrimet dhe që ishin bashkëngjitë një letër tjetër (protestë), del se gjoja të gjitha kanë qenë kundër atij Këshilli. Më kujtohet se e kam marrë atë proces, kam hyrë në zyrën e kryetarit Rugova, kam kërkuar të bisedojmë rreth kësaj teme, se këtu ishte bërë një falsifikim. Rugova në stilin e vet të njohur tipik për situata të tilla, duke u paraqitur se nuk i jep rëndësi kësaj pune, nuk tregoi interesim të merret më këtë çështje! Kisha përshtypjen se ai nuk dëshironte të bisedojë për këtë temë. Mbase ende i besonte atij procesi të falsifikuar ose shpifjeve që mund t’i kenë ardhur në vesh nga burime të tjera të ngjashme. Nuk ka qenë vetëm ky rast. Ka pasur edhe raste të tjera kur unë kam pasur takime me degët brenda dhe jashtë dhe ajo që është thënë në mënyrë publike është përcjellë si e kundërt. Ai dokument kurrë s’është bërë publik! Ja pra tani e keni këtë proçes, falcifikimin dhe petocionin të shkruat me makinë.Shique sipas shkrimit "PS”
Procesverbali për bashkimin e forcave të organizuara gjithëshqiptare për veprim të përbashkët në Perëndim. Ky edhe ishte arritja e parë e bashkimit në oksidant e cila nuk pati fat të mbijetojë vetëm e vetem për faktin se ishte zgjedhë  Idriz Basha në krye, sepse ai nuk ishte nga Kosova dhe llogaritej si përzierje e Shqiperisë në punët e Kosovës. Ky ishte mentaliteti i tashtuquajturve “ébaballar” të kombit qe përputhej më shkrimin e Sinan Hasanit dhe politikën ish jugosllave.

SHOQATAT PJESEMARRSE PËR FORMIMIN E KËSHILLIT TË PËRBASHKËT NË BELGJIKË
1.BPSH, nënëshkrimi i Ernest Jakupit
2.SHKSHA”Avdulla Kraishnica”, nënshkrimi i Hashim Shalës
3.SHKSHA-Huaj, nënshkrimi i Halil Mustafës
4.Shoqata Humanitare”Haxhi Zeka”, nënshkrimi i Mustafë Mustafës
5.Radioemisioni “Agimi i kulturës”, nënshkrimi I Ekrem Krasniqit
6.Shoqata e evidentimit dhe ribashkimit Shqiptar-Bruksel, nëshkrimi i Ali Ipek-it
7.Shoqata kulturore”Dardania Film”-Bruksel, nëshkrimi i Reshat Sahitatj
8.Klubi futbollistik KF-Prishtina-Bruksel,nëshkrimi i Reshat Asanit
9.Dega e Partis Demokratike për Prosperitet,nuk ka nëshkrim
10.Shkolla shqipe”Bajram Curri-Bruksel, nëshkrimi i Medait Shafolli, Riza Kondri
11.Byroja informative e Kosovës-Bruksel, nëshkrimi i Behare Rexhepi, Ejup Kosova
12.Sadik Krosi, nënshkrimi                                     
 13.Hajdar Baftiu,             “                                 
14.Izair Topojani,               “
15.Ramadan Memeti,         “
16.Norca Neziri,                     “
17.Mehmet Alimehmeti,        “
18.Leonora Allajbeu,                  “
19.Sadik Tolaj, prof. i historisë   “
PS:Pos degës se LDK-ës, të gjitha partit dhe   shoqatat Kosovare janë kundër organizimit të ri, kurse edhe   partitë e shoqatat emigracionit (të gjitha) nga Shqipëria, reagojnë ashpër. Ne do të bashkohemi, por jo me LDK. Kjo shtojcë më PS  është falsifikua, shihet çartë në fund të proces të nënshkrimeve. Mërgimtarët dinë kush e ka berë  këtë dhe çfarë turbulencash janë bërë!  Të gjitha këto marifete ishin në të njëjtat ujera me Sinan Hasanin dhe bashkëpunëtorët e tij  të sistemit të atëhershëm në krye më Ambasadën ish Jugosllave.
Edhe  mbledhja e mbajtur me  23 dhjetor 1991, ku nëpërmes një proteste ishte e orientuar kundër Idriz Bashës, përkatësisht kundër Këshillit të përbashkët  të formuar në mbledhjen e mbajtur me 22 dhjetor 1991 e justifikon këtë.
Prof. Fadil Hysa: Ajo që kam kuptuar nga kjo ngjarje, dhe nga të tjera të ngjashme, është se të gjitha ata që janë munduar të bëjnë diçka konkrete për bashkimin e mërgatës shqiptare shpejt janë gjete në izolim politik. Ose janë eliminuar shpejt nga skena politike! Ndërsa ata që me veprimet e tyre kanë nxitë përçarjen, e në të njëjtën kohë në mënyrë publike më së shumti kanë deklaruar gjoja unitetin, bashkimin shqiptar dhe shumëçka tjetër në këtë temë, por në realitet kanë bërë veprime që kanë acaruar dhe rritë gjithnjë e më shumë ndarjen dhe kanë nxitë-krijuar klimë acarimi dhe konflikti.
Për angazhimin e dr. Idriz Bashës për çështjen kombëtare shqiptare e për bashkpunimin e tij me Enveri Hadrin, gati askush nuk flet përveç prof. Riza Budakovës, i cili thotë se “në një përiudhë kemi dërguar gjithandej tërë botës: shkresa, materiale relevante, analiza të bindshme etj. Angazhimi i tij më së miri shihet në Librin e Bardhë "Kosova (1981-82) - Përpjekjet tona”, libër i botuar në: shqip, flamanisht, anglisht dhe frëngjisht; autorin e të cilit fatkeqësisht disa shqiptar miop politik e cilësojnë fashist.


Bruksel,18.01.16                                                                  Halit Xhemë Elshani