Thursday 10 December 2015

AKADEMIKU FRANCEZ FLET SHQIP


                          
Akademikun francez Henri Troyat e bën të flas shqip vlonjatja Elvira Beshaj me “Boris GODOUNOV”

Nga Albert HABAZAJ, studiues  


            Në një vështrim të përgjithshëm, akademiku francez Herni Tryat mund të trajtohet në dy rrafshe: si shkrimtar, i dalluar veçanërisht për novelat e tij dhe si historian, i shquar sidomos për tekstet biografike. Henri Troyat ka marrë çmimin “Goncourt” në vitin 1938, në moshën 27 vjeçare. Henri Troyat , anëtar i Akademisë Franceze, është autor i një vepre të pasur romaneske dhe biografi më i madh francez i pas luftës. Boris Godounovin, nga historia dhe nga jetëshkrimi i akademikut francez na shfaqet si njeri të matur, me prejardhje nga nga një familje fisnike me origjinë tartare. Njihet si koka e shtetit rus dhe, në fund të një regjence të gjatë pranë monarkut të mërzitshëm Fedor, zgjidhet car nga Shtetet e Përgjithshme, në vitin 1598. Në një vend ku mbretërimi i padurueshëm i Ivanit të Tmerrshëm ka lënë ende gjurmë, ky shpirt politik dhe strateg mendjehollë, ish i afërm i tiranit, nuk zmbrapset përpara asnjë gjëje për të mbajtur pushtetin. Megjithatë, ai, gjithashtu, i bën shërbime të mëdha popullit të tij; i ndërgjegjshëm për namin e harbutërisë nga i cili populli i tij vuan në Evropë dhe të përfitimit që ai mund të nxirrte nga të huajt, ai fut në oborrin e tij doket (zakonet) e Perëndimit. Por, viktimë e shijes së rusëve për legjendat, ky monark pa trashëgimtar gjendet përnjëhersh i kapërthyer mes një gënjeshtre gjigande, që e paracakton për ta mbuluar me turp. Mbretërimi i Boris Godunovit dhe tregimi dihatës, që jep Henri Troyat në këtë biografi të letrarizuar pas vdekjes, portret i pabotuar në Galerinë e Carëve, janë vetë shprehja e “rrezikut nga një shifje metodike, e veshur me mrekulli, mbi ndërmarrjet e një burri me vullnet të mirë”.
          
           Në botën tonë letrare ka ngjarje që kalojnë zakonshëm me atë ritualin pothuaj skematik, ku gati lexohet nënteksti që ... e bëmë dhe këtë, apo ia bëmë qejfin filanit se e kemi mik të mirë. Ka edhe ngjarje që ngelen të pashlyeshme në kujtesë, sepse emetohet energji artistike, e cila përhap në komunitet aromën e freskët të vlerës. Një ndjesi të tillë e provuam në promovimin e një libri, që mblodhi shkrimtarët dhe artistët vlonjatë, miq e dashamirës në bibliotekën publike “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës. Është fjala për një përkthimin nga frëngjishtja të biografisë “Boris Godounov” të akademikut francez Henri Troyat, realizuar në shqip nga shqipëruesja e talentuar Elvira Beshaj, me banim në Luksemburg. Shumëkush ka dëgjuar për Godounovin e famshëm, kështu që tepër shkurt mund të kujtojmë se Boris Godounov (rreth 1551 - 1605), car i Rusisë më 1598 - 1605, e nisi karrierën e shërbimit në oborrin e Ivanit të Tmerrshëm, u bë sundimtar faktiv i Moskovit gjatë mbretërimit të djalit të tij budalla, Fjodorit, (1584 - ’98) dhe përgatiti rrugën për t’u bërë car. Zhvilloi një luftë me sukses kundër Suedisë (1590 - ’95), nxiti tregtinë e jashtme dhe i trajtoi pa mëshirë ato familje të Bojarëve, që kundërshtuan. Më 1604 - ën mëria e bojarëve, e ndërthurur me pakënaqësinë popullore, shpërtheu në “kohët e trazirave”, një krizë e turbullt politike dhe e dinastisë që zgjati 8 vjet, pas vdekjes së papritur të Borisit më 1605. Ndërkohë, dimë që Bojari është pjesëtar i klasës më të lartë jo princore në shoqëritë mesjetare ruse. Në shek. X - XII bojarët përbënin nivelet më eprore të shpurave të princave. Ata merrnin shpërblime të mëdha në toka dhe ushtruan pushtet mjaft të madh të pavarur gjatë periudhës së decentralizimit pas pushtimit mongol në shek. XIII, por kur e kufizuan pushtetin, princat e mëdhenj të Moskovit arritën pavarësinë e bojarëve. Poeti, romancieri dhe dramaturgu rus Aleksandër (Sergejeviç) Pushkin (1799 - 1837), figurë madhore në letërsinë ruse, ndër veprat e tjera të shquara letrare, ka shkruar dhe dramën historike në vargje të bardha “Boris Godunov” (1831).  Po ashtu Musogorki kompozoi një opera, ndërsa Shileri e deri te Merimeja e ngritën në artin e fjalës versionin e fajësisë së Boris Godunovit dhe të brejtjeve të tij, duke shkuar deri në vegulli, që ndjellin me forcë komplotet politike dhe besimet fetare të epokës, që kanë adoptuar verbërisht idenë e një Boris Godunovi tradhëtar, vrasës dhe vrasës të ndërgjegjes, që ndoshta, edhe pse është interpretim historik, me gjithë pasaktësitë, ka qenë dhe mbetet burim frymëzimi për vepra letraro - artistike dhe biografike. Me këtë informacion të plotësuar ndër vite, përkthyesja Beshaj iu fut detit me dallgë si trimëreshë e fjalës europiane, që di të notojë si delfin në këto valë ujërash të thella e të gjera. Ajo diti të strukturojë po aq bukur dhe në shqip platformën e librit. Edhe sipas saj, platforma e librit është raporti histori - imazh, legjendë - realitet, logjikë - emocion, me tendencë nga e vërteta. Një biografi serioze të autorit francez Henri Troyat, të cilën e ka shqipëruar mirë Elvira Beshaj, kemi në dorë dhe e lexojmë jo thjesht për kulturë historike, por mësojmë nga mesazhet që libri përcjell në shqip, falë punës ngulmuese e me përgjegjësi të përkthyeses. Pushteti i një gënjeshtre tunduese dhe i intrigave përballë qartësisë së dokumentave evidentohet në këtë përkthim, sikur të vinte nga një stërmbesë artistike e Nolit, Kutelit, Kokonës, Pashko Gjeçit, Robert Shvarcit, apo Skënder Luarasit. Guxim e aftësi, përkushtim e përgjegjësi ka patur edhe 20 vjet më parë Elvira, kur unë e kam njohur kulturalisht. Ja fryti.
            Po ç’dimë për akademikun francez Henri Troyat? Është lindur në Moskë më 1 nëntor 1911 nga prindër me origjinë armeno - ruse. Henri Troyat është pseudonimi i Lev Aslanoviç Tarasov (Levon Aslani Thorosjan). Prindrit e tij emigruan në Francë pas vitit 1917. Franca u bë atdheu i Emrit dhe Dinjitetit për djaloshin e fuqishëm e jo vetëm ëndërrimtar, i cili në moshën 24 vjeçare nisi botimin e parë me synime të qarta e të larta ndaj vetes. Rrojti 96 vjet dhe, nga këto, 71 vjet i bëri jetë aktive intelektuale - shkencore e letrare. Konkretisht nga viti 1935, kur preu shiritin e Hekurudhës së Botimeve “Troyat” deri më 2006, kur u ndërpre fishkëllima e trenit të tij, Henri ka botuar 103 vepra. Nuk dimë ç’ka lënë në proces a dorëshkrim ky vigan, sepse më 4 mars 2007 mbylli sytë në Paris. Është një nga autorët bashkëkohorë më të lexuar në Francë dhe jo vetëm atje. Romane, cikle romanesh, biografi të njerëzve të mëdhenj, tregime, novela, kritikë letrare, eseistikë, histori etj., plotësojnë karakterin “panoramik” të veprës së tij, mbushin portetin e tij madhërisht të admirueshëm, që përkon edhe me tiparet e antropologjisë fizike të shkrimtarit dhe historianit francez Henri Troyat. Më kujtohet që, aty nga vitet 1993 -’94, diçka kam lexuar nga ai, tregimin “Sajna”, në mos gaboj, gjë shumë e rrallë për kohën, sepse autori ishte i panjohur për shqiptarët brenda kufijve dhe sapo kishte filluar t’i ndizej drita jeshile për t’u botuar. Stili modern i tregimit “Sajna” (shkulm i madh uji që kthehet me vrull pasi përplaset në një pendesë) me të vërtet më magjepsi, me një intrigë mjaft origjinale, me stil brilant, plot tallje spirituale dhe të gjitha këto në shërbim të një ndjenje të thellë psikologjike, e tëra e veshur me një humor të hollë. Henri Troyat klasifikohet ndër penat e mëdha të shekullit XX.   

            Ndoshta vlen për lexuesin e gazetës qytetare “Tirana Observer” një prezantim i shkurtër për përkthyesen. Kush është kjo Elvira, që na befason dhe na dritëron dinjitetin letrar? Elvira Sinan Ferrunaj (Beshaj), lindur në Vlorë më 22 mars 1966 është fëmija e parë me baba nga Vranishti, nënë po nga Vranishti, bijë nga Shkurtajt. Ka dhe një motër tjetër, Almën, autore e katër vëllimeve poetike; ka dhe vëllain e vetëm, Armand. Elvira ka kryer gjimnazin “Ali Demi” në vitet 1982 -’86. Më 1987 është martuar me Arben Beshon nga Kanina dhe kanë dy fëmijë: një djalë e një vajzë. Djali quhet Mariel, është 23 vjeç dhe studjon për ekonomi në Strasburg. Vajza quhet Eneida, është 20 vjeçe dhe ka studiuar në kolegjin Luksempiano. Në vitin 1999 ikën familjarisht në qytet - shtetin e Luksemburgut, ku flasin tre gjuhë: gjermanisht, frëngjisht dhe  letzeburgisht (vendase). Ajte Elvira punon  në një zyrë si përkthyese 3 - 4 orë në ditë. Kulturën e fituar në atë vend përrallor e tregon në pamje, në qëndrim, në komunikim, në sjellje, në buzëqeshjen e hijshme, fisnike e simpatike. Elvira evidentohet si një faktor plus që evidentohet në urën e miqësisë dhe komunikimit  të kulturave midis vendlindjes dhe vendbanimit. “Qarkullimi i kulturave na plotëson më shumë qytetarisht”- më thotë ajo dhe shpreh mirënjohje të veçantë për mësuesen e frëngjishtes, të mirënjohurën Dashuri Gana, gruaja e të paharruarit Bexhet Gana, që gjithë Vlora ka respekt. Me shumë nderim kujton përkthyesja jonë edhe mësuesin e talentuar të gjuhës shqipe dhe letërsisë Milo Dilo, që s’mund të harrohet dhe sot në qytetin tonë. Është nismë e guximshme që të përkthesh nga letërsia frënge. Është trimëri kulturore të ndërmarrësh përkthimin e një libri me përgjegjësi, shkruar nga një akademik francez. Është gëzim e krenari kapërcimi i vështirësive me sukses nga përkthyesja jonë, që bëri emër qysh me ndërmarrjen e parë të klasit të lartë. Ky përkthim cilësor u arrit se vajza jonë njeh bukur gjuhën frënge dhe gjuhën shqipe, duke shfaqur kulturë letrare të spikatur. Ku shfaqet kjo kulturë letrare? Ajo e përdor me mjeshtëri fjalorin, frazeologjinë, përdor saktë sintaksën dhe morfologjinë, sa që të shkakton një kënaqësi estetike me respektimin që i bën fjalës, duke e vendosur si duhet dhe me përdorimin e pastër të shqipes në vendin e duhur. Miqtë e librit mblidhen, diskutojnë dhe urojnë: Të lumtë Elvira Vranishti, ty, për artin që fal dhe Benit nga Kanina për mbështetjen fisnike që të bën për përmirësimin qytetar të vendorigjinës së përbashkët! Me këto medime e vlerësime dashamirësisht të vërteta jemi mbledhur rreth ngrohtësisë së çerdhes së kulturës së sotme të Vlorës, bibliotekës së qytetit. Shkrimtari Çlirim Hoxha, njëkohësisht drejtor i bibliotekës çeli veprimtarinë dhe përshëndeti përzemërsisht përkthyesen, e cila erdhi familjarisht nga Luksemburgu për ta ndarë gëzimin e krenarinë e produktit të saj intelektual e artistik  në vendlindje, në Vlorën e saj dhe tonën. Me diskutimet e tyre shkrimtarët Duro Mustafaj, Liljana Zoga, Eqerem Canaj, Leka Skëndaj, Albert Habazaj, Ruzhdi Bajrami, Ahmet Dema etj., dhanë mendime të vlefshme. Ata u përqëndruan te vlerat e përkthimit e sidomos te përdorimi i gjuhës së pastër shqipe, që dëshmon njohjen me baza të saj nga përkthyesja. Ajo njeh thellë jo vetëm gjuhën frënge, por në mënyrë të shkëlqyer edhe gjuhën shqipe, ku ravijëzohet qartë e kthjellët kultura letrare e përkthyeses. Përpjekjet, pasioni dhe dashuria për letërsinë janë tre këmbët e pirostisë që mbajnë talentin e shqipërueses Beshaj në lartësinë e admirimit nga studiuesit dhe lexuesit elitarë të shoqërisë së sotme shqiptare. Përkthimi dhe botimi në shqip i biografisë së “Boris Godounovit” u vlerësua si një befasi e dyfishtë. Së pari si plotësim i një mungese në letrat shqipe i jetëshkrimit, gati si një legjendë, të monarkut rus B. Godounov, me makthet dhe intrigat, me makutërinë gërryese dhe aventurën e mistershme, me tradhtitë tinzare dhe hakmarrjet gjakësore, që të mëkon mania dhe përgjërimi për pushtet. Bota perëndimore, në shekuj ka qenë e tërhequr si me magji, si një etje pas një mirazhi ekzotik, nga dinastitë e carëve, për bëmat dhe mbretërimin e tyre, mbi një popull vital siç është ai rus, me shpirt të gjerë sa hapësirat e stepave, nga malet Urale deri në Lindjen e Largët. Këto bëma dhe ndodhi, dështime dhe lavdi njëkohësisht, do të përkundeshin si legjenda mesjetare, aty mes shushurimës së Vollgës dhe Siberisë së acartë, por do të zgjoheshin për të tronditur lexuesin e sotëm, me këtë pasardhës të Ivanit të Tmerrshëm, që përveçse tiran dhe mbajtes i pushtetit, si i pari, i bëri shërbime popullit të tij duke futur në qeverisje modele, norma, doke dhe zakone perëndimore. Do t'i mungonte letrave shqipe biografia e Boris Godounovit, e shkruar mjeshtërisht nga akademiku Henri Troyat. Por ky libër është përkthyer mrekullisht nga një shqipëruese e re në këtë hulli. Kjo është edhe befasia e dytë. Zonja Elvira Beshaj me guxim dhe pasion, për ta patur zili, vjen dhe paraqitet pranë shtëpisë botuese prestigjoze “Toena” për t'u pranuar në stafin e përkthyesve me pretendime për të ardhmen. Është i njohur sot, në qarqet e letrave shqipe, shqetësimi për të folur shqip autorët më në zë të letërsisë botërore. Kemi shumë përkthyes, por pak shqipërues. Për mendimin tonë Elvira po e plotëson këtë boshllëk. Ajo i njeh mrekullisht të dy gjuhët, si atë frënge ashtu edhe gjuhën e nënës, pa të cilën nuk do të tërhiqte vëmendjen me këtë libër. Ajo e ka kaluar tashmë provën mrekullisht me një vepër të vështirë të një akademiku, sa historike dhe shkencore, aq edhe letrare e artistike. Njohja e sinonimisë dhe zgjedhja e fjalëve është një nga aftësitë e shqipërueses. Dhe bukur ia ka dalë mbanë. Vështirë se gjen në një faqe një fjalë të përsëritur. Akademiku Henri Troyat në këtë biografi të letrarizuar përdor dukshëm fjali të gjata shumëgjymtyrëshe, me pjesë të ndërkallura dhe kontraste ndriçuese, me shprehje frazeologjike dhe figura të goditura. Dhe kjo është një vështirësi jo e paktë që Elvira ka ditur ta kapërcejë për të na sjellë një tekst të rrjedhshëm, pa ngërç, çlodhës, ëmbëlsisht të kuptueshëm, të cilin rrallë e gjejmë në përkthimet e sotme. 

Wednesday 9 December 2015

NEPER UDHET E BOTES ,NE GJURME TE NJE PUNE…

NEPER UDHET E BOTES ,NE GJURME   TE  NJE PUNE…
( esse per nje te ri te punes dhe te miresise )
Gjon Neçaj 
Pas largimit nga puna, ku kisha punuar ne profesionin e ekonomistit mbi kater dekada,krejt rastesisht m’u afrua nje pune ne vendlindjen time,ku po kthehesha pas tridhjete vitesh.E kenaqesia ishte e ligjshme,ndonese jo si ajo e viteve te hershme te rinise sime,ku gumezhinte “Lugu i Marash Ukes”,sic  i thoshin dikur qendres se komunes.
E ne mesin e shume e shume banoreve,qe ne fillim u njoha dhe u miqesova ,ndonese me moshe,karaktere dhe profesione te ndryshme,me nje djale 20 vjecar,te cilit i  kishin vene nofken “budigardi “,jo se ushtronte ate detyre,por ishte  i kudondodhur si shofer  dhe me trup te shendoshe.E ky ishte djali nga Lekbibaj,biri I Nikaj Merturit, Muzli  Susaj.
Muzlia kishte mbaruar arsimin 8 vjecar dhe te mesem ne Lekbibaj, e nuk kishte vazhduar studimet per shkaqe te ndryshme,mbase edhe ekonomike,por me idene se ne jete nje zanat eshte domosdoshmerisht i nevojshem per  perballimin e nevojave ekonomike,iu fut kursit te shoferave ,duke e mbaruar me rezultate pozitive,e duke qene edhe pasionues i profesionit te shoferit.
Disa kohe ka punuar shofer prane komunes Lekbibaj,duke qene I kudo ndodhur per cdo problem qe banoret kishin ne lidhje me gjendjen shendetesore per t’i transportuar ne spitalin e qytetit “Bajram Curri” ,apo nevoja te tjera emergjente,duke marre parasysh se komuna Lekbibaj eshte mbi 34 km larg nga  qyteti “Bajram Curri”.Ndonese I ri ne moshe,Muzli Susaj gezonte respekt pa kufi nga banoret e Nikaj Merturit.
Mbaj mend,se nje here erdhi ne zyrat e komunes nje nene e moshur duke qare,djali I se ciles duke kositur e kishte nxene gjarperi ne kembe dhe duhej transportuar urgjent per ne spitalin e qytetit,pasi ne Qendren Shendetesore Lekbibaj nuk kishte ilaç antihelm.Nuk kishte asnje automjet per momentin ne qender te komunes.Koha nuk priste.Me nje here Muzlia ,se bashkue me nenen plake shkuan ne shtepine e saj,moren djalin,moshatar te Muzlise dhe u nisen per ne  qytet.
Ne spitalin e qytetit “Bajram Curri” ,mjeket I thane se emes,se vetem nje gjysem ore vonese, e djali kishte ikur nga kjo bote. Ja,pra Muzlia i kishte shpetuar jeten. E te tilla raste ai ka perballuar cdo here qe ka paraqitur nevoja.Djem te tille,te rinj energjik dhe me respekt ndaj te tjereve,duhen aktualisht te punojne dhe jetojne ne kete vend,ku tranzicioni I stergjatur ka lidhur dhe po lulezon  “specie” hibride te infektuar per shoqerine.
Erdhi nje kohe,e Muzlia mbeti papune.Nevojat ekonomike ishin ne rritje, e nuk perballoheshin me nje ndihme ekonomike.Djali human dhe I papertueshem,Muzli Susaj,vendosi te braktisin vendlindjen,si shumica e bashkemoshatareve te tij, e te endej rrugeve te botes per nje pune…
Ai tashme ndodhet ne Europe dhe pret nga dita ne dite qe te jete qytetar I saj,duke punuar me djersen e ballit per vete dhe familjen e tij.

Gjon Neçaj 

SHKRIMTARI I DY SHEKUJVE ME 107 LIBRA


KUJTIM DUSHA 
Mob. 068 33 98 129

Lexova shkrimin “Krime të groposura në varr”, shkrim me shtatë tregime I shkrimtarit Sali Leka, I botuar në faqet e gazetës “Fjala e lirë” në Londër të Anglisë demokratike. E falenderoj stafin e “Fjalës së lirë” për botimin e këtyre tregimeve të vërteta nga puna dhe jeta e shkrimtarit Sali Leka.
E falenderoj “Fjalën e lirë” që përhap për kombin anglez fjalë të vërteta, me fakte konkrete, për ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri në kohën e diktaturës. 7 tregimet e vogla port ë vërteta të shkrimtarit Sali Leka qëndrojnë mbi 70 tregime të gjata që janë botuar në 12 muajt e vitit 2015 në Shqipëri, me trillime, gënjeshtra dhe shtrëmbërime galopante, me sajime dhe ilustrime letrare bajate, të rëndomta, neveritëse. Kurse shkrimtari Sali Leka nuk ilustron, nuk sajon, as nuk zbukuron gënjeshtra dhe trillime letrareske por tregon fakte me ngjarje konkrete ashtu si kanë ndodhur.
Shkrimtari Sali Leka as nuk mburret, as nuk lavdërohet por as nuk dësahpërohet se e kanë burgosur, përndjekur egërsisht 30 vjet 1961-1991. Nuk I botuan 85 ( tetëdhjetë e pesë) libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme, të dobishme por censura e atyre viteve nuk donte mrekulli, as vlerë, as dobi por ka njerëz të mirë, të ditur. të kulturuar. Dhe Shqipëria kishte dhe ka njerëz të mirë, me vullnet të aftësuar por censura gazetareske dhe mediatike I ka fshehur veprat letrare të shkëlqyera, të mahnitshme.
Edhe unë letrari Kujtim Dusha nisa të shkruaj tregime të vogla që në moshën e adoleshencës rinore por nuk I botuan dhe mu vërsulën me më burgosur ashtu si burgosën poetin  e ri Renato Rrapi dhe e torturuan dhe sot as nuk flet, as nuk shkruan. Unë u friksova dhe e ndalova letërsinë por Sali Leka nuk u friksua as përpara, as mbas burgut por shkroi tregime dhe poezi dhe sot lka 107 libra.
Ashtu si unë janë edhe 20 letrarë të tjertë qu u  friksuan e ndërprenë letërsinë dhe sot nuk kanë asgjë për të botuar vetëm trillime, gënjeshtra dhe ligësi kundër shkrimtarit Sali Leka, I mbushur me vepra letrare të mrekullueshme, të vërteta, shumë të dobishme për kohën e dy shekujve 20 dhe 21. Aq më keq këta frikacakë të shekullit 20 sot bëjnë sikur nuk e njohin  shkrimtarin Sali Leka me 107 libra, që nuk u dëshpërua, as nuk u frikësua nga mizorizmi I diktaturës dhe monstruozizmi I censurës por shkroi, foli dhe bisedoi me 72 shokët dhe shoqet nga 12 rrethe të Shqipërisë. Njëri nga 72 shokëqt dhe shoqet e shkrimtarit Sali Leka jam dhe unë, letrari Kujtim Dusha, por nuk kam libra se nuk isha guximtarë I betuar ashtu si poeti dhe letrari Sali Leka, desimtari dhe fetari që betohet për guximin, vullnetin, admirimin, letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë, humanizmin dhe demokracinë.
Sali Leken e njohin 40 shkrimtarë dhe gazetarë por nuk kanë libra sa aid he shkruajnë trillime dhe gënjeshtra nën maskën e demaskimit të komunizmit se ishte I keq, I egër por nuk demaskohet komunizmi, as egërsia, e keqja, tmerri, kaosi me trillime, gënjeshtra dhe shtrëmbërime të fakteve konkrete, për ngjarjet e llahtarshme që kanë ndodhur në kohën e dikataturës. Nuk mund të demaskojnë komunizmin e tmershëm ata shkrimtarë që e kanë lavdëruar, e kanë ledhatuar 40 vjet me këngë, poezi dhe banderola ashtu si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Faslli Haliti, Agim Cerga, Mantho Bala, Bardhyl Londo dhe të tjerë si ata, që me sajime dhe trillime duan të dalin si disidentë antikomunistë dhe të përndjekur, të vuajtur, të persekutuar kurse në fakt ishin të privilegjuar, të shpërblyer me lejë krijuese, me rroga të majme, ndërsa 175 shkrimtarë të tjerë dergjeshin dhe torturoheshin nëpër burgjet e skëterrit.
Nuk mund ta demaskojnë komunizmin antihumanist të burgosurit e pistë dhe të ndyrë, ordinerë të shekullit 20 që tregojnë nëpër faqet e gazetave gëlbocka, brockulla duke vajtuar dhe rënkuar të mallëngjyer, të zhgëryer dhe të llumzhuar në batakun e trillimeve.
Kurse poeti dhe letrari Sali Leka, shumë poezi dhe tregime ua jepte shokëve, shoqeve dhe të njohurëve por edhe të panjohurëve. Edhe mua më ka dhënë poezi lirike, erotike dashurie dhe I mbajë, I ruajë si bleta nektarin e luleve. Sali Leka gëzohej akoma më shumë dhe këndonte, vallëzonte, kur censura nuk I botonte poezitë dhe tregimet e tij brilante të mahnitshme dhe e shtonte akoma më shumë vullnetin, guximin e tij për të shkruar. Për nderimin e cdo njeriu që e do letërsinë, artin, kulturën, prozën dhe poezinë po rreshtoj strofat poetike të një poezie të poetit Sali Leka, e censuruar në vitin 1975 si dekadente, mikroborgjeze dhe erotike degjeneruese për njeriun e ri që ka formuar partia dhe shoku Enver Hoxha.

Poezia me titull : BUZËT E TUA SHEGENIKE
S’ dua florin as rubla, as dollarë
As kazino, as hotele lluksoze
Por të dua ty o vajzë e mbarë
Të dua shumë, shumë të dua
Se edhe ti shumë më don mua.
Se je vitale dhe potenciale voluminoze
Unë me ty bëhem guximtarë dhe krenarë
Ti me mua bëhesh letrare, mendimtare
Unë s’dua poste as funksione
As n’ministri as n’komitet
As të mbajë referate dhe leksione
Në fakultet dhe universitet
Por dua dashuri me vullnet
Me ty, me ty o vajzë e mirë
Se jemi të dy me lezet e kimet
Me admirim dhe vitalitet
Bashkë të jetojmë të lirë, të lirë
Me harmoni dhe jo me pahirë
Bashkë 200 milion vjet
S’dua asgjë nga bota
Se jam me ty bashkë me ty
Do të jemi bashkë o bashkë të dy
Gji më gji e sy më sy
Qerpikët e vetullat e mia
I shkëlqej me qerpikët e vetullat e tua
Se qerpikët e vetullat e tua
Shkëlqejnë e ndricojnë tërë atmosferën
Ngazëllejnë e lulëzojnë vjeshtën dhe pranverën
Kush të dojë të dali e të thotë
S’je e dashur lozonjare
Unë si besoj as ankohem
Por me ty krenohem, vitalizohem
Buzët e tua shegenike
I mbush me nektarin e buzëve të mia
Buzët e mia I mbush me pjalmin e buzëve  tua
Të betohem se nuk largohem
Nuk shkoj as në vëndet tropikale
As arabike, as aziatike
Por cdo minut I etur do të shijoj
Gushën e sisat e tua esenciale
 Sherdelike, flladike, aromatike
O sa I admiruar me ty jetoj
O sa I kënaqur por nuk mund ta përshkruaj
O sa I lumturuar por s’mund ta tregoj
Por cdo orë I gëzuar do të këndoj
O do të këndoj!
O zëmrën time me  zëmrën tënde
I bashkangjis, I forcoj
Shpirtin tim me shpirtin tënd
 Me afsh I përjetësoj
Ashtu bashkangjit të dy o të dy!
Të dashur, të lumtur të dy o të dy!
Me shumë nderim për shkrimtarin Sali Leka që nuk u tërhoq, as u lëkund por qëndroi dhe përballoi burgosjet, përndjekjet, censurimet dhe persekutimet e tmerrshme dhe tani ka 107 libra të mrekullueshme, të dobishme. Edhe unë do të kisha 75 libra por u tërhoqa, u stepa, u lëkunda dhe tani kam 220 poezi dhe tregime që mi ka falur poeti dhe letrari Sali Leka.
Ashtu si unë janë edhe 22 shkrimtarë të tjerë që shkrimtari Sali Leka u ka falur poezi dhe tregime dhe akoma nuk I nxjerrin në publik por I mbajnë fshehur në skurrik. E pse? Sepse presin të vdesë Sali Leka, shkrimtari lirik-eposik dhe të përvetësojnë merita, vlersime dhe shpërblime që nuk u takojnë.
Ta dinë ata që nuk e dinë, emrin e Saliut e ka zgjedhur Guti Leka, I cili jetoi 112 vjet. Do të jetonte 122 vjet por mizorizmi I egër I shekullit 20 e burgosi dhe e torturoi bashkë me Saliun, Hajdarin, Qamilin dhe Aliun. 5 djem dhe burrat e Lekajve të Shën-Gjergjit, u burgosën për letërsinë, drejtësinë dhe demokracinë por nëpër faqet e gazetave zbrazin jargët e pista të burgosurit ordinerë. Redaksitë e gazetave sajojnë dhe zbukurojnë trima antikomunista dhe disidenta fallco të  skrremuar që as kanë folur, as kanë shkraur kundër mizorizmit enverist ramizist.
Kundër mizorizmit vandal dictatorial kanë folur dhe shkruar Hajdar Leka, Sali Leka dhe Ali Leka, djali I ri por vuajti 10 vjet burg në Burrel dhe Spac.
Guti, Hajdari dhe Qamil Leka, tre burra mendimtarë të kulturuar, Aliu dhe Sali Leka, dy djem të ri me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin, kulturën dhe demokracinë.
Fisi I Lekajve të Selbas të Tomadhejes të Shën-Gjergjit me 5 familje atdhetare, kombëetare me pasuri të madhe por mizorizmi antihumanist I shekullit 20 I zhvati, I morri toka pjellore, bagëti, florid he franga ari të cmuara, por Lekajt fisnikë, humanë dhe besnikë nuk vajtojnë, nuk bëjnë obobo medet medet por gëzojnë dhe këndojnë me poetin Sali Leka, me 725 poezi erotike, lirike, eposike brilante të mahntëshme të mbyllura nga censura e shekullit 20 por edhe nga katrahura e dekadës të parë të shekullit 21.
Shkrimtari Sali Leka, guximtari dhe krenari I betuar për letërsinë, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë por diktatura dhe censura mizoriste padrejtësinë, antihumanizmin dhe antikulturën e kishte direktivë revolucionare.
ME RESPEKT LETRARI DHE TREGIMTARI KUJTIM DUSHA


Monday 30 November 2015

Shoqata “Peja” modeli i festimeve të Pavarësisë në Londër


Udhëtimi i Pavarësisë u duartrokit shqiptarçe në mes të Londrës edhe nga Shoqata më e organizuar shqiptare në Britaninë e Madhe, “Peja”, që drejtohet nga i mirënjohuri Burim Turjaka dhe një staf model intelektualësh. Të gjithë me një zë, të gjithë të bashkuar në një ambient tejet festiv, pa fryrje të tepruara dhe pa arsye të tjera për të treguar se modelet e tilla jetojnë gjatë dhe kryejnë festiven e duhur komunitare. Pasditja e rrugës më të populluar londineze, që nis që nga kufiri me Oxford Street dhe deri në Finchley Road e më tej në Kilburn High Road kishte një pamje festive. Festivja e përzyer me mushtin e traditës shqiptare më tej oshëtiu në sallën plot ku fjala e Burim Turjakës, i dha intonacionin e duhur sallës dhe të gjithë më pas në këmbë për intonimin e Himnit Kombëtar.
Në sallën pa dallime kishte shqiptarë nga mjaft treva, ku vlerat ishin vlera reale dhe festa ishte me tërë ngjyrat e ngjyrimet e Pavarësisë shqiptare. Në këtë festë të gjithë ishin Ambasadorë të kulturës shqiptare, të gjithë ishin e gjitha e festives. Dhe kështu modeli i Pejës ishte më shumë se Faleminderit.

Faleminderit ('Thank you') është lutja më e mirë që dikush mund të thotë. Kjo fjalë brenda disa nënkuptimesh mirrënjohëse, bashkë me fjalët Faleminderit shumë!, thonë më shumë. Faleminderit shpreh mirënjohje ekstreme, përulësinë, mirëkuptimin dhe respektin ndaj vyrtyteve të larta të njeriut.










Sunday 29 November 2015

Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe u denoncua nga kolegët


VIJOJNË PJESË NGA LIBRI " KADARE I DENONCUAR" I GAZETARIT DHE PUBLICISTIT TE NJOHUR DASHNOR KALOCI

Si u përndoq poeti Faslli Haliti nga Sigurimi i shtetit dhe u denoncua nga kolegët



“Çuditemi me Ismail Kadarenë, autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit socializmi nuk qëndron në fjalë, ai është brenda vargjeve, brenda subjektit të thjeshtë të vjershave”. Për ç’socializmëm e ka fjalën autori i artikullit”?

Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973
……………………………………………………………………………………………………..


Kapitulli  i XXI-të    

-Ne dhe shumë pjesmarrës të diskutimit krijonjës të organizuar nga Shtëpia e Kulturës e qytetit tonë për librin “Sot”, të Faslli Halitit, s’pajtohemi as me mendimet subjektive të Ismail Kadaresë dhe as me çmimin e tretë që zhuria e poezisë i dha këtij vëllimi në konkursin e madh kombëtar të shpallur me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Atdheut tone...?!
                        Kapllan Resuli, shkrimtar
                        Spiro  Dinaku, nënpunës
                        Hysen Kurti, punëtor
Dokumenti që po botojmë në këtë pjesë të librit, është një informacion që shefi i kabinetit të Ramiz Alisë, Ilo Kodra, i bën eprorit të tij, lidhur me një problem që ka ndodhur në rrethin letrar të Lushnjes, në mes drejtuesit të atij rrethi Hasan Çobani dhe poetit e letrarit të ri, Faslli Haliti. Po kështu pjesë e kësaj dosje, janë edhe dy tre letra të tjera: Një kërkesë e Faslli Halitit për një takim me sekretarin e Komitetit Qëndror, letra e një “grupi shokësh” nga Lushnja, dhe një artikulli i gazetës lokale “Shkëndia” të atij qyteti, me titull  “Dielli dhe një poemë që spekullon me të”. Të gjitha këto janë dërguar në adresë të Komitetit Qëndror, ku sekretari Ilo Kodra, pasi ka bërë një përmbledhje të tyre, ku ka shënuar si pretendimet e Halitit dhe të Çobanit, ia ka dorzuar shefit të tij, Ramiz Alia. Sipas të gjitha letrave që ndodhen në atë dosje, dhe asaj ç’ka ka shkruar Ilo Kodra në përmbledhjen e këtyre letrave, debati në mes drejtuesit të rrethit letrar të Lushnjes dhe poetit Faslli Haliti, ka ardhur pasi Faslliu ka paraqitur një poemë për botim në ALMANAK-un e Lushnjes dhe Çobani jo vetëm që nuk ja ka botuar, por i ka thënë atij se atë do ta dërgonte në Degën e Brendëshme, pasi ishte poemë armiqësore. Pas kësaj, Faslliu e ripunon poemën (“Dielli dhe rrëkerat”) dhe e dërgon në gazetën “Zëri i Rinisë”, e cila e boton menjëherë. I nxehur tej mase nga kjo gjë, Hasan Çobani mbledh rrethin letrar dhe i nxit një grup të rinjsh që të shkruajnë një shkrim kritik kundër poemës së Halitit. Dhe ky shkrim me titull “Dielli dhe një poemë që spekullon me të”, u botua në gazetën lokale “Shkëndia” të atij qyteti. Por ngjarja nuk mbaron këtu. Pas artikullit tejet kritik në “Shkëndia”, rrethi letrar i Lushnjes organizon një tjetër diskutim krijues duke marrë në analizë poemën e Halitit “Dielli dhe rrëkerat”, në të cilën merr pjesë dhe Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë Rrapi Gjermeni. Në atë takim letrarësh, Faslli Haliti është vënë në bankon e të akuzuarëve, njësoj si në një gjyq politik dhe kjo gjë duket qartë edhe nga shënimet që ka mbajtur Sekretari i Parë Rrapi Gjermeni. Por ky demaskim publik dhe këto sulme ndaj letrarit të ri Faslli Haliti, nuk ishin të vetmet, pasi dy tre vjet më parë, shkrimtari Kapallan Resuli (emigrant politik, i ardhur në Shqipëri nga Jugosllavia, në atë kohë mësues në fshatrat e Lushnjes), kishte shkruar një artikull të gjatë kundër tij si person (Faslliut), dhe gjithë krijimtarisë letrare, të cilin e dërgon për botim në gazetën “Zëri i Popullit”. Bashkë me Resulin, në atë artikull që nuk dihet se përse nuk u botua kurrë, kanë firmosur si bashkëautorë dhe Spiro Dinaku, (nënpunës), Hysen Kurti, (punëtor). Në atë artikull, apo më saktë “pretëncë prokurori”, Resuli dhe dy firmëtarët e tjerë të shkrimit, e kanë nxirë të gjithë punën dhe krijimtarinë e Halitit, duke e akuzuar hapur, si “armik i partisë dhe i popullit”. Po ashtu në atë artikull, ata kanë akuzuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare që ka vlerësuar atë në shtyp, ku midis të tjerash shprehen:
“Çuditemi me autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Ndërsa diku më poshtë lidhur me vlersimin që Kadare, i ka bërë një poeme të Halitit, Resuli dhe dy bashkëautorët e shkrimit, janë shprehur: “Na vjen të qeshim me autorin e shkrimit kritik të Faslli Halitit”?!
Po të shohim me vëmëndje si artikullin e Resulit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, ashtu dhe se si janë zhvilluar ngjarjet, disa vjet para dhe pas asaj përplasje në mes Faslli Halitit dhe rrethit letrar të Lushnjes, do vëmë re se problemi nuk është aq i thjeshtë. Apo më saktë, gjithë ajo furi sulmesh nuk drejtoheshin kundër Faslli Halitit, por direkt ndaj shkrimtarit Ismail Kadare.
I cili ishte personi që nga pozicioni i redaktorit, i kishte botuar Halitit, vëllimin e parë me poezi, edhe pse nuk kishte asnjë njohje me poetin e ri lushnjar, por për faktin e thjeshtë, se poezitë e tij i kishin pëlqyer. Gjë e cila kishte sjellë sa gëzim e lumturi tek Haliti e rrethi i tij miqësor, aq dhe shumë xhelozi dhe zili tek letrarët e tjerë të aij qyteti të vogël në zemër të Myzeqesë. Kjo pasi asokohe jo vetëm botimi i një libri, por dhe i një poezie apo vjershe të vetme me dy tre strofa rradhitur diku në një cep gazete, bënte të njohur dhe me shumë emër e autoritet autorin e saj. Dhe kjo gjë ndodhte, kur poezitë apo vëllimi poetik vlersohej nga kritika, ndërsa e kundërta, kur ajo sulmohej, siç ndodhi në rastin konkret ndaj Halitit, jeta e autorit merrte tjetër drejtim dhe nuk dihet se si shkonte fati i tij?! Kështu ndodhi dhe me Halitin, i cili vetëm për ato sulme që u bënë ndaj tij, u hoq nga arsimi dhe përfundoi për gati dhjetë vjet me rradhë si punëtor i thjeshtë me kazëm e lopatë në bujqësi dhe ndërrmarjen komunale të qytetit të Lushnjes. Tre vjet më vonë, (viti 1970), ndërsa Haliti vazhdonte punën në bujqësi, Kapllan Resuli arrestohet dhe dënohet me dhjetë vite burg politik, duke u akuzuar për agjitacion e propagandë, përgatitje për terror etj etj. Të gjitha akuza të montuara nga Sigurimi i Shtetit, ashtu siç janë dënuar një pjesë e madhe e emigrantëve politik kosovarë që vinin në Shqipëri. Dhe gjatë “grumbullimit të provave” nga hetuesia, iu kërkua dhe Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë (ku Resuli ishte anëtar), si dhe organeve të tjera të shtypit, që të dërgonin pranë sektorit përkatës në Komitetin Qëndror të PPSH-së, çdo dorëshkrim apo letër që kishte të bënte me Kapllan Resulin. Kështu artikulli i Resulit me shënimin përkatës të Ibrahim Uruçit, (sekretar i organizatës bazë të partisë të Lidhje së Shkrimtarëve dhe Artistëve), si dhe me një shënim vlerësues e dashamirës qe kishte bërë kritiku Muzafer Xhaxhiu për Halitin, u dërgua në Komitetin Qëndror të PPSH-së. Kjo gjë e duket edhe nga shënimi që ka bërë Uruçi në shkresën përcjellëse të këtyre dokumenteve dërguar Pirro Kondit. Por nuk është kjo gjëja kryesore që u zgjatëm në këto shpjegime, por për të dalë te arsyeja e vërtetë sepse Kapllan Resuli sulmonte Kadarenë? Lidhur me këtë apo dhe më përplasjet e tjera që Kapllan Resuli ka pasur me Kadarenë që nga viti 1966, ai ka dhënë shpjegimet dhe versionet e tija, madje duke bërë edhe një libër, të gjithin kundër Kadaresë me titull “Fytyra e vërtetë e Kadaresë”, botuar në Gjenevë në vitin 1992. Ndërsa Kadareja nuk është ndalur fare te sulmet që i vinin prej kolegut shkrimtar, dhe nuk i është përgjigjur kurrë, ndonëse në disa nga librat e tij (“Ftesë në studio”, Tiranë, 1990), kur ka trajtuar fatin e veprës së tij, “Përbindëshi”, ka folur shkurt dhe për sulmet që i vinin nga Resuli, por pa ja përmëndur emrin. Por në fillimet e viteve ’90-të, në intervista të ndryshme iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur më këtë çështje, ku mes të tjerash ka thënë se; përkulej para vuajtjeve të Resulit. Në librin e tij kundër Kadaresë, (botimi i vitit 1992, në Gjenevë, Resuli akuzon Kadarenë si shkrimtar i përkëdhelur i regjimit dhe gjithashtu ndalet gjatë tek sulmet dhe kritikat që ai (Kapllani), ka bërë ndaj Kadaresë dhe veprave të tij, si “Gjenerali”, dhe “Dasma”. Madje duke e thënë me mburrje se ai (Kapllani), e ka sulmuar Kadarenë që në vitin 1966, përpara Bilal Xhaferrit. Dhe atë gjë e kishte bërë publikisht në ato vite, si në shtyp, ashtu dhe në diskutimet krijuese të Lidhjes etj. Ndërsa më tej ai mohon të ketë bërë ndonjë shkrim kundër Kadaresë dhe në mes të tjerash, ka shkruar: “Jo unë nuk jam autori i atij artikulli dhe as i ndonjë artikulli tjetër kundra Kadaresë në përgjithësi, e kundra “Përbindëshit” në veçanëti. Apsolutisht asnji artikull unë nuk kam botue deri më sot kundra Kadaresë. Bile as fjala ime në Plenium nuk asht botue, se as për atë gjë s’kam pas kopetenca!”. (“Fytyra e vërtetë e Kadaresë”, Botuar në Gjenëvë, fq. 77), Kështu Resuli e ka mohuar autorësinë e shkrimit ndaj Faslli Halitit, i cili në fakt është sulm i hapur mbi Kadarenë, ndoshta duke kujtuar se ai shkrim që nuk u botua kurrë, kishte humbur përgjithmonë në dëngjet me letra e shkrime të pabotuara të koshave të redaksive. Dhe për këtë, Resuli ndoshta është nisur më shumë dhe nga fakti se, për atë artikull, Faslli Haliti nuk ka folur kurrë. Dhe po ashtu, as Kadareja. Të cilët vërtet nuk e kanë pohuar asnjëherë ekzistencën e atij artikulli-pretencë, pasi edhe sot e kësaj dite ata nuk kanë dijeni për të. Kjo është dhe arsyeja kryesore që shkrimin e Kapllan Resulit kundër Faslli Halitit dhe Kadaresë, po e botojmë të plotë në këtë pjesë të këtij libri, bashkë me letrat e tjera që gjenden në atë dosje, të cilat u përgatitën në atë kohë për dënimin e Halitit.

Fondi: KOMITETI QENDROR I PARTISE PUNES SE SHQIPERISE

SEKTORI I ARSIMIT

Përmbajtja: Letër e një grupi shokësh nga Lushnja, kërkese e Faslli Halitit, artikull i gazetës “Shkëndia” drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH-së;
-Mbi vëllimin poetik “Sot” të Faslli Halitit si poezi që s’pasqyron tipiken.
-Mbi artikullin “Dielli dhe një poemë që spekullon me të”
Mbi kërkesën për takim të Faslli Halitit
Eshtë shkrimtar. Para ca kohësh përgatiti një poemë me titull “Dielli dhe rrëkerat” dhe e paraqiti në redaksinë e Almanakut të Lushnjës. Njëri nga shokët e redaksisë, Hasan Çobani, ngriti çështjen se poema ishte e keqe politikisht dhe mbasi kërkoi që të largohej nga mbledhja Faslliu (edhe Faslliu është anëtar i redaksisë së Almanakut), u tha shokëve të tjerë se këtë poezi duhet ta dorëzonte në Degën e Punëve të Brendëshme si material armiqësor.
Më vonë unë e dërgova poezinë për botim në gazetën “Zëri i Rinisë”, mbasi e ripunova sipas vërejtjeve që më bënë dhe ajo e botoi.
Disa ditë më vonë doli edhe gazeta “Drita” me një artikull për poezinë tonë dhe aty thuhet se poezia e Faslli Halitit karakterizohet nga vargu i ngjeshur dhe shkrin në një personalen me të përgjithshëmen”.
Kjo gjë nuk i pëlqeu me sa duket shokut Hasan: prandaj ky përgatiti një shkrim kundër, jo vetëm ndaj poezisë në fjalë, por ndaj tërë krijimtarisë time dhe e botoi në gazetën lokale “Shkëndia” datë 25 Janar 1973. Artikulli ka firmën e 10 të rinjëve të grupit letrar të shkollës ku është pedagog dhe drejtonjës i grupit vetë shoku Hasan.
Në këtë artikull ka për mua akuza tepër të rënda dhe krejt të padrejta dhe jepet mendimi se unë nuk mund të japë poezi pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez.
Dua të vë në dukje se rrethi letrar përbëhet nga 30 të rinj, por në mbledhjen ku u diskutua për poezinë time ishin vetëm 10. Një nga të rinjtë që ishin në atë mbledhje tha se ata ishin mbledhur me ngut dhe aty shoku Hasan u kishte thënë se do të diskutonin për poemën e Faslliut e cila është e keqe dhe ne duhet ta kundërshtojmë. Ai kishte nxjerrë pastaj nga xhepi artikullin në fjalë dhe si e lexoi e u bë ndonjë vërejtje kërkuan që ta firmosnin atë: kurse ai vetë nuk e ka shënuar emrin e tij.
Kur ndonjëri nga të rinjtë shfaqi ngurrim, ai ju tha këtë gjë e din edhe sekretari i Partisë.
Lutet të shihet çështja nga ana jonë.
27.10.1973   Ilo Kodra
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973
……………………………………………………………………………………………………..

Kapitulli  i XXII-të
Kjo pjesë e dosjes është marrë nga një shkrim i shkrimtarit dhe kritikut letrar Muzafer Xhaxhiu, i cili ka vlersuar me nota pozitive poezinë e poetit të ri, Faslli Haliti, të botuar në revistën “Nëntori” si dhe vjershën e gjatë pamflet ”Dielli dhe rrëkerat”, e cila është kritikuar ashpër nga Kapllan Resuli dhe dy personat e tjerë. Nuk diuhet me saktësi se si ka përfunduar ky vlersim i Muzafer Xhaxhiut bashkë me dokumentet e mësipërme, por nga praktika të tilla dhe qënia e saj në këtë dosje, duket se ajo është grumbulluar si “provë materiale” për të fajsuar poetin Faslli Haliti dhe i është dërguar Komitetit Qëndror nga ana e Ibrahim Uruçit, pas kërkesës që është bërë nga sektori I arsim-kulturës pranë atij aparati.

“Drita” 21 Janar, në një shkrim për poezinë tonë shkruar nga Muzafer Xhaxhiu thotë:

“Për një frazë poetike të ngjeshur dallohet edhe vjersha e Fazlli Halitit, i cili sjell në vargje mbresa të gjalla nga jeta duke krijuar kështu akuarele me ngjyra të mbrujtura herë me lirizëm dhe herë me një humor të lehtë që godet diku hapur dhe diku tërthorazi. Në një cikël vjershash botuar në “Nëntori” si dhe vjershën e gjatë pamflet “Dielli dhe rrëkerat” poeti duket se po e çon më tej prirjen për t’u shkrirë në një personalen me të përgjithshmen”
                              Ibrahim Uruçi

Arkivi Qëndror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973
…………………………………………………………………………………………………………………

Kapitulli  i XXIII-të
Ashtu si dhe dokumentet e mësipërme, edhe këto shënime që duket se janë mbajtur nga Rrapi Gjermeni, (Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Lushnjes), gjatë diskutimit krijues në atë qytet ku u morr në analizë poeti Faslli Haliti, tregojnë dhe hedhin dritë mbi ato çka janë thënë aty në atë diskutim, i cili më tepër i ngjan një gjyqi public. Mbetet disi e paqartë nëse këto shënime janë mendime të vetë Rrapit Gjermenit, apo ai ka shënuar se ç’kanë thënë diskutantët e rrethit letrar të Lushnjes që kanë marrë pjesë në atë mbledhje. Ashtu si edhe dokumenet e tjerë dhe këto shënime të Gjermenit, botohen të plota.

Me Rr. Gjermenin, (në vërtet janë pikat Ramiz Alia i ka formuluar për sekretarin e pare,  pas takimit tim me të për
kritikën e poems nga 10 gjimnazistët, për botimin e saj, për të cilën më than ë mënyrën implicite: Poema, më tha është e gabur ideologjikisht, por ne nuk jemi dakord me kritikën që të bëhet ty në plan personal e politik. Ne do t’u heqim vërejta shokëve të gazette «Shkëndija» dhe instruktorit të komitetit të partisë që përgjigjet për gazetën.Pastaj ç’duan të thonë:  pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez, domethënë, pa të future në burg.(FH)

Poezia ngre probleme për diskutim dhe për qëndrim ndaj zgjedhjes së tyre. (problemeve)

Është pozitive që janë nuhatur këto probleme (në një kohë kur lexuesi fare vetëm para dhe pas botimit, si dhe kritiku M. Xhaxhiu, nuk kanë kapur gjë).


Mund të kritikohej dhe në gazetë, por që në këtë mënyrë, aq më tepër kur kishim një reagim nga “Zëri i Rinisë”?

    4. Cilat janë difektet e artikullit?


E trajton poemën si një paragoditje politike dhe ideologjike me pozicione të caktuara.

E sjerdizon kritikën me një demonstrim e diskretitim politik të anëtarit. (autorit)


Pa e analizuar vë në dyshim gjithë krijimtarinë e tij.(autorit)

Një poezi lidhet për (fermën? FH). dhe e diskretiton atë.

Në fund bën aluzion për fatin e autorit.

Me një fjalë nuk është një kritikë ideologjike, sado e pakët që mund të ishte, por një demostrim politik shoqëror i krijimtarisë dhe e personit.(autorit)
Meriton të shikohet si e e ka vetëvlerësuar artikullin dhe si është aprovuar botimi i tij.
Pjesa e parë e artikullit është tepër me forma solide
Për pjesën e dytë (personale) ku mund të jenë në dijeni nxënësit?
Siç duket në këto punë gjetën të tjerët dhe për të shprehur mendimet e tyre përdorën rininë (mos ngjan kështu edhe me letrën për festivalin)
Ata që kanë mendime ta thonë vetë hapur
Në këtë mes sa rol losin Hasan Çobani, Gazmend Kongoli dhe Razi Brahimi? Kjo do parë me shumë kujdes
A ka gjëra subjektive në marrëdhëniet e tyre me Faslli Halitin?
Për të ka qenë shkruar dhe një artikull denigrues 1969-’70 nga Kapllan Resuli, Gjergj Pinderi dhe Hysen Kurti
…………………………………………………………………………………………..
Poezia e Faslli Halitit
1. Tablloja e zymtë – kundër gjësë së verdhë (Historia e Partisë – portreti i Enverit), pse kjo kundërvënie?
2. Ka dy pole: a) Partia, Enver. b) Shefi i strehimit, kryetari i Këshillit
3. Vetëm Partia, Enveri, kanë vënë duart.
Ideja e një martirizimi të parëndësishëm për Partinë dhe për shokun Enver.
4. Asnjë nga ata që meritojnë strehim nuk merr (as Qazimi, as Meti, as Llazi, as Koçua). Marrin të gjithë ata që nuk e meritojnë?!
5. Partia dhe Enveri nuk flasin, të tjerët, (Lili, Koli flenë)
6. Gjithshka….zgjidhet me hatërhartim pesimist për gjëndjen-
7. Kujt i duhen nxjerrë dhëmbët, cilës burokraci?

1. Kush është në mes të Partisë dhe të Enverit dhe masave e puntorisë që ndikojnë të zgjidhen këto probleme?
Sa rol lot ky mekanizëm shtetëror?
2. Ç’është kjo atmosferë mjerimi, verdhësie, gjerdan, lotësh frikash, sentimentalizimi
3. Çdo të thotë të koleksionosh tmerre?
4. Në fund të fundit, ose nuk kemi këtu një deformim të realitetit
Arkivi Qëndror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973
…………………………………………………………………………………………………..

Kapitulli  i XXIV-të 

-Çuditemi me Ismail Kadarenë, autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit socializmi nuk qëndron në fjalë, ai është brenda vargjeve, brenda subjektit të thjeshtë të vjershave”. Për ç’socializmëm e ka fjalën autori i artikullit?
                                       Kapllan Resuli

Dokumenti që publikohet në këtë pjesë të librit është shkrimi i Kapllan Resulit (dhe dy personave të tjerë) që u dërgua për botim te “Zëri i Popullit”, diku nga viti 1970, në të cilin merrej në analizë dhe kritikohej ashpër poeti Faslli Haliti për poemën “Dielli dhe rrëkerat”, e cila ishte vlerësuar si e arrirrë dhe me nota mjaft pozitive nga shkrimtari Ismail Kadare. Ky shkrim i cili nuk u botua te “Zëri i Popullit”, tre vjet më vonë, (në kohën që goditej e kritikohej Faslli Haliti dhe Resuli ndodhej në burg), i është dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe përkatësisht Pirro Kondit, nga ana e Ibrahim Uruçit, sekretar I Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në atë kohë, në kuadrin e grumbullimit “të provave materiale” për fajësimin e goditjen e poetit të ri myzeqar, Halite. Si shkrimi i Resulit, ashtu dhe shkresa përcjellëse e Uruçit, botohet e plotë.

Shoku Pirro
Ky artikull është dërguar në “Zëri i Popullit” dy tre vjet më parë. Një nga autorët është Kapllan Resuli, sot i burgosur politik.
Është dënuar nga gjyqi jonë si anti pushtetit.
Ky njeri ka ardhur para disa vjetësh nga Jugosllavia si emigrant politik.
Të gjitha shënimet (anash) për këtë artikull janë vënë nga redaksia e Zërit të Popullit
                                                                       Ibrahim Uruçi
…………………………………………………………………………………………………………………..
POEZI  QË  S’PASQYRON  TIPIKEN
Lidhur me vëllimin “Sot” të Faslli Halitit
                         
Ca kohë më parë Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” nxorri në dritë vëllimin “Sot” të letrarit lushnjar, Faslli Haliti.
Libri përmbledh 47 vjersha, shumica të botuar në organet e shtypit këto tre-katër vjetët e fundit. Bien në sy menjëherë se vjersht e Faslli Halitit janë të shkurtëra e kryesisht me varg të lirë; dromca të vogla që lexohen shpejt e poashtu shpejt edhe harrohen se kalojnë pa lënë ndonjë mbresë më të thellë. Ka mes tyre edhe krijime më të mira, por shumica porsa janë të dala nga djepi diletantesk e pa ndonjë vlerë, ashtu siç e ka konstatuar edhe Ismail Kadareja, që thotë: “Shpesh herë vjerasht e tij (të Faslli Halitit), janë të parealizuara. Shpesh herë një vjershë e tij qëndron midis një grumbulli vjershash pa vlerë. (“Ditët e sotme në poezinë e një të riu”, gazeta “Drita” Nr. 42, datë 12.X.1969).
Një numër i konsiderueshëm i vjershave të këtij vëllimi, jo vetëm që janë të parealizuara dhe pa asnjë vlerë, por paraqesin edhe pikëpamje të gabuara ideo-politike dhe si të tilla janë denigruese dhe në kundërshtim flagrant me realitetin dhe mësimet e partisë.
Ndër krijimet më të mira të këtij vëllimi, duken “Mbas mbledhjes”, “Panoramë myzeqare”, “Kish ujë në shpatull Myzeqeja”, “Kur vinin pranverat”, “Dhurim gjaku”, “Bisedë me babanë”, “Ai lulëzon”, dhe “Deri diku mund të këndoja i pari, e di”.
Kur themi se këto janë krijimet më të mira të Faslli Halitit, kjo s’do të thotë se këto krijime janë të përsosura e pa të meta. Edhe këto krijime kush më shumë dhe kush më pak, kush në përmbajtje dhe kush në formë, çalojnë aty këtu dhe hapin shteg për diskutime, duke i lënë kështu lexuesit shumë për të dëshiruar. Fjala vjen vjersha “Dhurim gjaku”, është e mirë por në katër vargjet e fundit, janë të tepërta dhe s’mund të thonë asgjë të re, kështu që s’i kanë mujtë redaktorët e vëllimit lirisht t’i hjekin vargjet që paraprijnë;

“Gjaku im Vietnam,
Eshtë i një grupi me tëndin”

E kanë thënë njëherë atë që pa ndonjë nevojë na e përsërit Faslli Haliti në vargjet “Shqiptarët gjakun e tyre, një grupi me tëndin e kanë”
Përsëritje të tilla të panevojshme që e dëmtojnë poezinë ka shumë në krijimet e Faslli Halitit. Në vjershën “Kullimi”, ai thotë: “Në ndërgjegjien time ka këneta, pellgje, moçale”. Fjalët ‘keneta’ dhe ‘moçale’, kanë të njëtën kuptim. E dyta është dhe fjalin e huaj, sllave (moçvara), në kuptimin ad literum të fjalës kënetë, kështu që kemi jo vetëm një përsëritje që s’thotë asgjë të re, një përsëritje që e dëmton poezinë, por kemi dhe futjen e panevojshme dhe të padëshiruar të një fjale të huaj.
Tek poezija “Duhet të këndoja i pari, e di”, përsëritjen e fjalës ndërsa, në fillim të vargut të parë dhe të tetë, jo vetem që s’ja kanë arrijtë qëllimit, efektit artistik, por edhe e dëmton shumëm ritmin e poezisë dhe rrjedhën e mendimit, duke krijuar kështu një frazë në kundërshtim me sintaksën e shqipes. Për këtë poezi, me që thamë se është e mirë, duhet të shtojmë se ajo është e mirë vetëm në qoftë se e shikojmë si një autokritikë personale.
Mirpo po ta shikojmë në planin e përgjithshëm, ashtu siç duhet shikuar një vepër artistike, ku uni i poetit duhet të shkrihet me unin e përgjithshëm, atëhere na duhet të themi se kjo poezi, jo vetëm që s’është e mirë, por edhe shtrembëron realitetin, se s’është e vërtetë se rinia e Myzeqësë qëndroi “Si dhëndrri që pret dhe përcjell”, ndërsa të tjerët po ja shtronin “hekurudhën te dera e shtëpisë”. Rinia e Myzeqesë hodhi kazmat e para dhe të fundit krah për krah me rininë e krahinave të tjera që vërshoi në Myzeqe. Rinia e Myzeqesë i priti dhe I përcolli vëllezërit dhe motrat e krahinave të tjera, jo e “mpirë” dhe “e hutuar” siç thotë F. Haliti, por me këngë dhe valle duke kënduar dhe duke kërcyer. Ndaj edhe themi se për këtë poezi, Faslli Halitin është për t’u përgëzuar për rrëfimin dhe autokritikën e sinqertë të ngritur në art, por ama ai duhet të dijën se çështja personale që nuk shkrihen në çështjet e përgjithshme, lexuesit pak ose aspak i interesojnë. E kur këto çështjet lënë shteg edhe për interpretime të padëshiruara, atëhere është më mirë që të mos ngrihen fare, në qoftë se s’kemi aftësitë dhe forcat për të ngritur në art ashtu siç duhet  duke i shikuar përmes kuadrit të përgjithshëm, përmes asaj që është tipike.
Ndër krijimet që posa kanë dalë nga djepi diletantesk mund të përmëndim “Kullimi”, “Veç kujdes”, “Kthimi i Skënderbeut”, “Rruga”, “Kolegu”, “Rini”, “lulzimi dhe ne”, dhe “Zhurmë”.
Mendimi ynë si lexues është që vëllimi duhet të kishte dalë vetëm me këto vjersha. Sa u përket 31 vjershave të tjera ne rezervojmë mendimin tonë. Pejsazhet “Pranverë”, “Shi maji”,
“Ardhja e vjeshtës”, “Unë nuhas pranverë”, “Marsi në Sarandë”, dhe “Shije të reja”, ne na duken tepër të përgjithshëme, pa jetë pa ngjyrëv kombëtare.

“Marsi,
Me kokën e kaltër
Me trupin e gjelbër
Kitarë e ujrave vari në qafë
Si tela kitarash rrëkerat i dredh
Luleve, blerimit, iu bën serenadë”.
                 (Marsi në Sarandë)

“Mbi koka jeshile pemësh
Natyra derdhi bojë të verdhë
Vjeshta krahët e artë
Mbi fusha i hodhi,
Dhe kodrave lart”.
                (Ardhja e vjeshtës)

“Nyja nyjën thërret
Me rrezet paralele zgjaten kërcellet
Blerimi kap syrin e gjelbërt gjithë qejf
Ujrat pranverore buzëqeshin të qeta
Pemishteve pjeshka fustanin e purpurt
Nis zbukuron me lulet e veta,
                (Unë nuhas pranverën)

Ja disa strofa të këtyre pejsazheve ku manija dhe dora e njeriut tonë nuk duket asgjëkundi. Këto pejsazhe bien erë kozmopolitizëm, s’e kjo natyrë që na vizaton autori, nuk pasqyron transformimin socialist në fshatin tonë fushor, apo malor, nuk ka asgjë kombëtare, asgjë shqiptare. Vargje të tilla për natyrën kanë shkruar dikur romantikët dhe sot shkruajnë poetët e rrymave të ndryshme, por kurrsesi shkrimtarët e realizmit socialist, për të cilët kozmopolitizmi, si armë e nacionalizmit borgjez, është i huaj.
Panorama e Myzeqesë që na jep Faslli Haliti nuk është ajo e ditëve tona. Ai thotë:

“M’i madh mik i fushës, plugu 
Mbi skenën e blertë këndon 
Një kor drapërinjsh, kazmash, kombajnash
E shoqëron”.

Është e vërtetë se dikur ka qenë “M’i madhi mik i fushës plugu”, Mirpo sot kjo panoramë ka ndryshuar. Në vënd të plugut kemi traktorët që buçasin anëembanë Myzeqesë dhe në vënd të krahëve të njëri-tjetrit, kemi kombajnat dhe maqineritë e tjera agroteknike. Buqësia jonë është modernizuar dhe plugu s’është më “miku më i madh i fushës”.
Dhe, ajo që është më e rendësishme, në Myzeqë sot vjeshta nuk sheh më fytyrën e vet “mbi pellgje me ujë” (“Ardhja e vjeshtës”). Këtë pasqyrim e ka pas vjeshta në Myzeqenë e bejlerëve dhe agallarëve, por jo në Myzeqenë e partisë dhe të popullit punues.
Me plot të drejtë na thotë një agronom në Lushnje:
“Në qoftë se është e vërtëtë ajo që thotë Faslli Haliti në vëllimin e tij “Sot”, për Myzeqenë, në qoftë se është e vërtetë se vjeshta sheh fytyrën e vetë mbi pellgjet me ujë këtu në Myzeqe, atëhere Partia dhe Qeveria duyhet të më hedhin hekurat në duar, se më kanë vënë në dispozicion miliarda për t’ja ndryshuar pamjen Myzeqesë, për të tharë kënetat dhe pellgjet, që vjeshtat më të mos shohin fytyrën e tyre mbi pellgjet me ujë. E këtë gjë duhet ta dijë fare mirë Faslli Haliti, se edhe në qoftë se s’ka kaluar në fushë për të parë ndryshimet kolosale, sihariqi i këtyre ndryshimeve duhet t’i ketë arrijtur edhe në dhomën e tij prej fildishi, ku me siguri nuk dëgjhoet piskama e mushkonjave”.

Ja dhe disa vargje nga vjersha “Shije të reja”:
“Retë lëshojnë shiun
Zbardhon si vijë e bardhë horizonti
Zverdhen zhabinat e verdha
Më kërkuat fusha
arat fshatrat
Erdha”.

Vallë, tre vargjet e fundit të kësaj strofe a nuk edukojnë tek lexuesi pasivitetin nënshtrimin e njeriut prej natyrës? Si është e mundur që fshatari ynë kooperativist i edukuar nga partia me botkuptimin materialist, sot, mbas 25 vjetëve, përsëri të presë lëmoshë nga natyra? Kësaj i thonë të shkruash larg fshatit dhe fshatarit, që nga tavolina. Do të ishte mirë që më parë autori të vizitointe rezervuarët e Thanës, hauzet dhe kanalet vaditëse anë e kënd Republikës….Por e keqja s’qëndron këtu?
Le të ndalemi tek vjerash “Sot”, “Kuadrove që nuk u iket”, “Në fushë”, “Unë, mësuesi i fshatit”, “Mik në fshat”, “Ike”, “Ajo”, “Kaloj”, “Nata”, etj.

Njerëz që venë në kamp në Durrës
Që venë të takojnë të fejuarën
Që nisen të shohin një ndeshje futbolli
Që nisen të marrin provimin e parë
Që nisen të marrin provimin e fundit
Që nisen kufirit ushtarë”.

Po të heqi vargun e fundit, autori në vjershën “Sot”, na server si problemet më shqetësonjëse të kohës sonë, pushimin, dashurinë dhe diplomën për të garantuar qetësinë personale
Ç’vargje të neveritëshme?!

Vallë s’kishte mundësi autori në vjershën “Sot” të na paraqistë inisiativa që kanë lindur në gjirin e të rinjëve dhe të masave për të zbukuruar malet me taraca, për të përvetësuar mësimet e partisë dhe të shokut Enver, për të hequr dorë nga prona personale, për të mësuar gjithë artin ushtarak etj.
“Sot”! Vallë, ku duket heroizimi masiv, ku duket solidariteti popullor, ku spikat uniteti moralo-politik Parti-Popull….?! Askund, askund, veç predikimeve të sëmura….veç predikimeve alla-revizioniste…veç rrugëve pakrye:
“Njerëz që ikin kudo
ku të mundin…”.
                                “Sot”
Besnikëria dhe gadishëmria e kuadrove tona të edukuar nga mësimet e mëdha të partisë për të vërshuar poshtë, ku e lyp nevoja e atdheut – ja lajtmotivi që duhet të frymëzonte Faslli Halitin. Por këtë fakt autori e ka injoruar në vëllimin e tij duke shkruar:
“Kuadro kudo nëpër poste ku jinni,
Që dot nuk ju iket 
Që dot nuk ju zbritet…?!”
                     (“Kuadrove që nuk ju iket”).
Vëllë ky është realiteti ynë? Kurrsesi! Faslli Haliti do të bëjë mirë që të njihet me të gjithë kuadrot e reja që kanë zbritur nga kryeqyteti në qytetin e Lushnjës dhe ndër të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, për të kuptuar se tipari karakteristik i kuadrove tona nuk është “ngurimi i imagjinuar nga Faslli Haliti, por besnikëria dhe gatishëmria e tyre. Nëse autorin e zë meraku për ata pak individë trumykur e burokrat që nuk shohin më tej nga hunda e tyre, e këshillojmë që të mos shqetësohet, sepse Revolucioniut fitimatar nuk i bëhet vonë për të tillë bashkëudhëtarë miopë dhe egoist.

“Kemi përpara vjershën “Në fushë”, Lexojmë;
“Nuk prashitet më
Nuk korret më
Vapë
Sa s’ka”.

Stepjen nga vështirësitë, ja ç’na edukojnë këto katër vargje?! Sjellim ndërmënd vargjet e poetit tonë të respektuar, F.S. Noli:

“T’u tha gryka po s’të pihet
T’u mpi këmba po s’të rrihet
Se mileti po të pret…
………………………………………
Shpejt or Marathonomak”!
Ç’optimizëm na ngjallin këto vargje të shkruara 39 vjet më parë?!
Sa keq na vjen që Faslli Haliti, në vënd që të na japën figurën e Marathonomakut të ri të kalitur në kudhërën e partisë, na  servir një fshatar, individ i cili, pasi i than gjoksin katruveve, ngul kazmën në tokë dhe ja fut gjumit nën hijen e goricës? E ç’mund të mësojë lexuesi prej një vjershe të këtillë, ku as nuk duket puan kolektive, ku askund nuk vështrohet teknkika dhe agroteknika, ku veç misrit dhe grurit, nuk mbillet asnjë kulturë tjetër, ku autori predikon përtacinë dhe stepjen nga vështirësitë? Dhe kur? 39 vjet mbas Marathonomakut të F.S. Nolit, kur ne me plot të drejtë presim prej poetëve tanë që s’ë paku nga ana ideore, të qëndrojnë më lart se F.S. Noli.
Lidhur me vjershën “Mik në fshat”, që është një ndër vjerasht më të mira të këtij vëllimi dhe që ka vargje dhe pasazhe të mrekullueshme, është shkruar në ndonjë artikull kritik se gjoja këtu na u pasqyruakan ndryshimet social-ekonomike që po ndodhin në fshatin tonë socialist, etj. S’ka si të mos qeshim me këtë vlersim subjektivist, që bien në kontraditë me vargjet e letrarit të ri, i cili në mes të tjerash thotë:

“Daja fshatrave nuk la pa u thënë:
Nusen me nipin sonte kam miq,
Po dreqi ta hajë se sot bukë gruri
Plaka ime s’paska gatuar!
Po jemi në kohën e lëmit moj plakë”!

A nuk flasin këto vargje për një fshat më të prapambetur, edhe të pakolektivizuar, kub sejcili fshatar ka magjen dhe lëmin e tij?
Nëse Shahini do të paraqitej si anëtar i kooperatisvës, ankesa e tij do të ishte absurd, sepse në kooperativë anëtarët bukë nuk gatuajnë vetë, por e marrin në dyqanin e bukës, ndersa lëmenjtë janë pronë e paprekëshme e kolektivit të bashkuar. Autori gjithashtu ka harruar faktin se shallvaret dhe tumanet nëpër fshatra tona fushore dhe malore janë zëvëndësuar me veshjen e lehtë socialiste?!
“Kjo qenka moj nusja e nipit të Shahinit?!
Ç’qënka moj qyqe kjo nuse kështu?!
Kjo të shikoka në kokërr të syrit
Supet përjashta fustanin nën gju”?!

Ky fanatizëm ky ambijent fshataresk, bien në kontraditë me fshatin e ri socialist ku të rejat dhe nuset po shkallmojnë dita ditës zakonet e vjetra, po luftojnë thashethemet, po përqafojnë normat e moralit të ri, po futen gjithnjë e më shumë në rrugën e përparimit, po marrin pjesë gjallërisht në të gjitha fushat e jetës.
Asnjë përgëzim nuk meriton as vjersha “Unë mësuesi i fshatit”, sepe autori, në vënd të figurës së mësuesit, komisar drite dhe përçonjës i politikës së partisë në fshat, na ka dhënë figurën e një mesuesi qesharak;

“Pantallonat e mija zhytur në çizme
Flokët e mij të qullur
Që kullojnë
Që varen teposhtë
Si flokët e Senekës”.

Ky mësues ka katandisur në këtë gjendje sepse “imazhi i vajzës bukuroshe”, e tërheq vazhdimisht drejt qytetit. Në asnjë varg ky mësues nuk del si aktivist shoqëror në fshat. Mëndja e tij është e mbarsur vetëm me formula, konveksjone dhe “eksklamacione”. Ky lloj mësuesi s’ka asgjë të përbashkët me Ndrec Ndue Gjokën, Ismet Sali Bruçajn, me mësuesit e Kolonjës e të Mirditës, dhe me mijra e mijra mësues të tjerë që lumturinë e gjejnë në fshat, në gjirin e fshatarësisë kooperativiste.
Në një kohë kur Partia lufton për emancipimin e femrës shqiptare, në një kohë kur udhëheqësi ynë i madh shoku Enver Hoxha ngre lart gjestin e qytetares Athina Mile, që zgjodhi për bashkëshort një të ri kooperativist nga Malësia e Mirditës, Faslli Haliti në poezinë “Ajo” dhe “Ike”, na e paraqet femrën të varfër shpirtërisht dhe të prapambetur nga ana ideore:
“Jam fshatar ( qytetare)
Jeni fshatar!
S’mund të martohemi bashkë!
                                            (“Ajo”).

“Në livadhin e blertë të shpirtit të ri
Me lule ndjenjash, dashuri të njomë,
Ishe
Por ike
Ike skëterrës së shpirtit të tij
Ku lulëzonte vetëm një diplomë”.
                                                     (“Ike”)

Ashtu si te vjersha “Kuadrove që nuk u iket”, edhe në këto dy vjersha të vogla, autori nuk ka kapur tipiken që ne e shohim të mishëruar në gjestin e Athina Miles dhe të qindar arsimtareve myzeqare dhe korçare që vullnetarisht kanë shkuar në zonat e thella malore të Veriut, për të shërbyer si edukatore të brezit të ri.
I padrejtë na duket krahasimi i natës me nënën e dëshmorit që i dha Luftës Nacional-Çlirimtare djalin apo vajzën e vet: “Nata, si nënë dëshmori me sharpin e zi…”. Dhe jo vetëm në këtë vjershë. Krahasimet e Faslli Halitit thuajse nga vjershë në vjershë çalojnë. Paralelizmi i pranverës me hoxhallarët dhe i fluturave me nuska në poezinë “Kur vinin pranverat”, tregojnë papjekuri të theksuar.
Shenja formalizmi dhe manjerizmi vëmë re te vjersha “Kaloj”, ku e gjithë amfora na duket e kërkuar artificialisht, në kundërshtim edhe me natyrën e gjuhës sonë, e cila pranon të tilla frazeologji; “buzë lumit”, “buzë liqenit”, “buzë detit”, “buzë malit”, por kurrsesi; “buzë vetullve”, “buzë syve”, “buzë flokëve”, “buzë buzëve”, etj.
S’jemi dakort as me konceptin ideo-politik të autorit që duke kaluar tek traseja, nuk sheh tek aksionet tona dashurinë ndaj Atdheut, por dashurinë seksuale; nuk sheh bukuritë e sakrificës dhe të vetmohimit, bukuri të entuziazmit rinor, të patriotizmit dhe të ndërgjegjies së lartë socialiste, por bukuritë e syrit të aksionistëve, të buzëve vishnje, të syrit, të vetullave, të trupit të hijshëm dhe flokëve. Dhe autori shpif me paturpësinë më të madhe kundër aksionistëve tona, kundër motrave dhe bijave tona, duke thënë se një njeriu të tillë, ato me qindra ja bëjnë me dorë, e ftojnë për dashuri seksuale. Kjo siç thamë është një shpifje e paturpshme dhe e palejueshme, se njerëzve të tillë, aksioinistet tona, rinia jonë, jo vetëm që s’ua ka bërë dhe s’ja bën me dorë, por u ka pështyrë dhe u pështyn në surrat dhe ka marrë dhe marr masa kudo që i zbulon për edukimin e tyre. Një mendim i tillë i autorit asesi s’pajtohet me realitetin ndër aksionet tona, ku shkohet për t’u kalitur ideologjikisht e fizikisht edhe jo për t’u dashuruar.
Partisë Faslli Haliti i kushton vetëm vjershën “Kudo” e cila s’është gjë tjetër vecse pllakat, ku PPSH - në e gjejmë vetëm të shkruar vetëm; “mbi mezhda”, “bri rrugës”,”ballin e malit”, “mbi faqen e xhamit”, “në hyrjen e një fabrike”, “në prolog të një poeme”, por jo në zemrat e njerëzve të cilët nën emrin e saj munden me furtunën, me zjarrin, me tërmetin, me armiqtë e revolucionit dhe kurdoherë dalin fitimtarë.
Në vëllimin “Sot”, ndeshemi edhe me krijime shumë të dobta nga ana artistike, si fjala vjen “Lushnja natën”, që s’paraqet asgjë të re, asgjë të veçantë për Lushnjën si qytet i rëndësishëm bujqësor dhe industrial.
Fakti që autori s’na flet as për punëtorët e turnit të natës, as për bisedat e nxënësve që kthehen nga shkolla e bashkuar pa shkëputje nga puna, as për traktorët që në periferi të qytetit zhurmojnë  gjer në orët më të vona të natës, na bën të mëndojmë se Faslli Haliti e sodit jetën vetëm nga larg.
Vjerash “Kujtimi im nga një eskursion”, inkuadrohet ndër krijimet më të dobta, të pafrymëzuara, ku vetëm përmënden dhe objekte ku autori dhe kolegët e tij kanë parë dhe kanë marrë me vete. Në përgjithësi poezia e Faslli Halitit është një poezi e përciptë, pa frymëzim, e ftohtë, e për më tepër denigruese, sepse Faslli Haliti nuk e vështron realitetin tonë ashtu siç është, por siç ka qenë dikur, nuk krijon poezi të realizmit socialist, por poezi të sëmura që dalin duke e vështruar realitetin përmes një prizmi personal e të huaj për ideologjinë tonë.
Çuditemi me autorin e shkrimit kritik “Ditët e sotme në poezinë e një të riu”, botuar në gazetën “Drita”, që është shprehur se vëllmi “Sot” na qenka një nga librat “më interesantë poetikë të botuar kohët e fundit” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Ose: “Në vjerasht e Faslli Halitit socializmi nuk qëndron në fjalë, ai është brenda vargjeve, brenda subjektit të thjeshtë të vjershave”. Për ç’socializmëm e ka fjalën autori i artikullit? Partishmëria jonë tek vëllimi i Faslli Halitit është e jashtëme, qëndron vetëm në fjalë dhe nuk futet në brendi të subjektit. E përsa i përket vjershave të gabuara, ajo është edhe e huaj.
Ne dhe shumë pjesmarrës të diskutimit krijonjës të organizuar nga Shtëpia e Kulturës e qytetit tonë për lbrin “Sot”, s’pajtohemi as me mendimet subjektive të Ismail Kadaresë dhe as me çmimin e tretë që zhuria e poezisë i dha këtij vëllimi në konkursin e madh kombëtar të shpallur me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Atdheut tonë. Ne jemi të mendimit që autorëve të rinj u duhet dhënë ndihmë për të përvehtësuar mësimet e partisë, për të njohur jetën dhe për të zotëruar artin e të shkruarit, por në asnjë mënytrë të mos u bëhen lëshime në ideologji ose t’u fërkohen krahët kur ata nuk e meritojnë. Tek autorët e rinj nuk duhet vlerësuar vetëm manitë e tyre për të krijuar figura bajate;

“Kamarieria puhi
servir freski”.
                            
Apo;
“Kooperativa berbere e rreptë
flokrat e ferrave fare i qethi”.

E themi këtë se figura të tilla, tendenca formaliste dhe manjerizmi, e bëjnë lexuesin tonë të rëvoltohet, të pështyjnë në atë poezi e të thotë; “Kjo nuk është poezia që unë kërkoj nga poetët e realizmit socialist”.
                      Kapllan Resuli, shkrimtar
                                Spiro Dinaku, nënpunës
                                Hysen Kurti, punëtor

Arkivi Qëndror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 308. Viti 1973