Monday 30 November 2015

Shoqata “Peja” modeli i festimeve të Pavarësisë në Londër


Udhëtimi i Pavarësisë u duartrokit shqiptarçe në mes të Londrës edhe nga Shoqata më e organizuar shqiptare në Britaninë e Madhe, “Peja”, që drejtohet nga i mirënjohuri Burim Turjaka dhe një staf model intelektualësh. Të gjithë me një zë, të gjithë të bashkuar në një ambient tejet festiv, pa fryrje të tepruara dhe pa arsye të tjera për të treguar se modelet e tilla jetojnë gjatë dhe kryejnë festiven e duhur komunitare. Pasditja e rrugës më të populluar londineze, që nis që nga kufiri me Oxford Street dhe deri në Finchley Road e më tej në Kilburn High Road kishte një pamje festive. Festivja e përzyer me mushtin e traditës shqiptare më tej oshëtiu në sallën plot ku fjala e Burim Turjakës, i dha intonacionin e duhur sallës dhe të gjithë më pas në këmbë për intonimin e Himnit Kombëtar.
Në sallën pa dallime kishte shqiptarë nga mjaft treva, ku vlerat ishin vlera reale dhe festa ishte me tërë ngjyrat e ngjyrimet e Pavarësisë shqiptare. Në këtë festë të gjithë ishin Ambasadorë të kulturës shqiptare, të gjithë ishin e gjitha e festives. Dhe kështu modeli i Pejës ishte më shumë se Faleminderit.

Faleminderit ('Thank you') është lutja më e mirë që dikush mund të thotë. Kjo fjalë brenda disa nënkuptimesh mirrënjohëse, bashkë me fjalët Faleminderit shumë!, thonë më shumë. Faleminderit shpreh mirënjohje ekstreme, përulësinë, mirëkuptimin dhe respektin ndaj vyrtyteve të larta të njeriut.










No comments: