Tuesday 13 November 2018

Pse ndodhin incidente midis dy shteteve fqinjë?

Pse ndodhin incidente midis dy shteteve fqinjë?

Greqia nuk ka hequr dorë nga Vorio-Epiri

Nuri Dragoj

Vrasja e shtetasit grek, Kostandinos Kacifas, nga fshati Bularat i nënprefekturës së Gjirokastrës, i cili kreu një akt terrorist në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndezur debate në të dy shtetet fqinje, duke nxitur shpesh herë dhe qarqet nacionaliste ekstremiste. Zhvillimet rreth kësaj çështje janë të pakuptimta. Kacifas, me veprimin që kreu, duhej të konsiderohej terrorist, sepse ishte i tillë. Kush përdor forcën e armës për qëllime politike, apo për të terrorizuar qytetarët, është terrorist. Ky është ligj ndërkombëtar. Nëse Athina zyrtare do të mbështeste aktin e tij kriminal, pas shpalljes nga pala shqiptare të Kacifas si “terrorist”, nënkuptohej se terrorizmi mbështetej me qëllime të mbrapshta politike. Nëse Greqia përfaqëson një shtet normal, me dëshirë për të patur marrëdhënie të mira fqinjësore, qeveria e saj duhej të vihej në mbështetje të Tiranës zyrtare, pasi terrorizmi luftohet vetëm në mënyrë të organizuar dhe të bashkuar. Mirëpo ngjarjet nuk ecën në rrjedhën e vet. Qeveria shqiptare nuk e cilësoi veprimin e Kacifas “Sjellje terroriste”, edhe pse ishte i tillë. Policia shqiptare u sulmua me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake, madje u dëmtua automjeti i policies, ndonëse për fat nuk pati policë të vrarë. Në rrethanat e krijuara, policia shqiptare ka vepruar derjt dhe, në këtë mënyrë, ka bërë vetëm detyrën.
Po përse ndodhin incidente të tilla? Ngjarje të këtij lloji ndodhin sepse ende në Ballkan sundon urrejtja në vend të arsyes, sepse varfëria ekonomike shoqërohet me varfërim të trurit, sepse etja për të rrëmbyer nga tjetri është kthyer në akte çnjerëzore. Politika në Ballkan, në vend që të punojë për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe të ushqejë dashurinë fqinjësore, i frynë armiqësisë. Në vend që të hartojë një histori të vërtetë dhe të nxjerrë mësime prej saj, duke e parë realitetin në sy, pse jo të kërkohet dhe ndjesë për veprimet e të parëve, vazhdohet në të njëjtën rrugë. Kjo ndodh për shkak se politika në këto vende është ende e paemancipuar, tërësisht e korruptuar, pa dinjitet, sepse nuk respektohen normat e reciprocitetit. Këto ngjarje të turpshme ndodhin në një kohë që Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s, anëtarë me të drejta të barabarta, por njëkohësisht dhe në gjendje lufte me njëri-tjetrin! Dhe për çudi NATO pajtohet me këto raporte të dy shteteve anëtarë të Aleancës së Atllantikut të Veriut. Ndodhin kur ne presim të hyjmë në Europë, në atë Europë që ka hyrë Greqia, madje të kërkojmë dhe ndihmën e saj. Të hyjmë, ashtu të paqytetëruar. Të hyjmë pa u bërë “europianë”. Greqia ka hyrë. Por edhe ajo ende nuk është europianizuar. Jemi ballkanas. Ndoshta do të na duhen dekada të bëhemi “europianë”. Por do të bëhemi. Mbase jo ne, shpresohet për fëmijët tanë. Le të presim. Siç duket, deri atëherë, do të na ndjekin pas histori të tilla me kufij e varre, me kërcënime e vrasje, kur luajmë futboll e kur festojmë. Megjithatë jemi fqinj. Këtë fat nuk na e ndërron kush. Ndaj le t’i shohim gjërat më qetësisht dhe të jetojmë në paqe. 

Reagimet politike dhe e vërteta e marrëdhënieve dypalëshe

Pas kësaj ngjarjeje ka patur deklarata të ndryshme nga Athina dhe nga Tirana. Mirëpo ngjarjet në Bularat, ditën e ashtuquajtur të varrimit të personit të vrarë, morën karakter politik me nota të larta antishqiptarizmi, me tipare të një nacionalizmi shovenist, pasi qenë të organizuara. Ata që duhej të përcillnin me qetësi funeralin, shpërthyen në urrejtje duke i quajtur shqiptarët “qënë” dhe shkuan deri aty sa të thoshin hapur se Vorio-Epiri ishte i tyre dhe se do të digjnin Tiranën. Eurodeputetja Eleni Theocharous, e cila u shpall penson “non grata”,  me fjalët dhe veprimet e saj nxiti urrejtjen midis dy kombeve dhe shpalli hapur pretendime territoriale. Dhe kjo nuk është hera e parë që shprehet në mënyrë të organizuar urrejtje ndaj shqiptarëve. Më 4 mars të vitit 2007, u publikua një video, me pamje makabre, ku ushtarët grekë këndonin këngë për vdekjen e shqiptarëve. Ishte një marsh urrejtjeje, i kënduar prej ushtarëve grekë gjatë stërvitjes, i cili acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës u botua nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh...”! Ky ishte teksti i këngës që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë prej zëvendësministrit të Jashtëm grek. 
Politika shqiptare u përpoq ta paraqiste këtë rast në mënyrë të moderuar, duke e quajtur atë të veçuar, që nuk influencon në marrëdhëniet midis dy vendeve. Nga përvoja gjermane, dimë se ksenofobia është më e fortë atje ku kontakti me të huajt është më i pakët. Pra, sa më shpejt që të intensifikohet ndërveprimi dhe komunikimi, aq më shpejt shuhet ksenofobia. Mirëpo në këtë rast, është e kundërta. Në Greqi punojnë e jetojnë mijëra shqiptar. Janë kurorëzuar martesa të shumta me njëri-tjetrin. Grekët që punojnë në Shqipëri nuk kanë asnjë shqetësim. Minoriteti grek gëzon të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botë. Atëherë përse shfaqet një urrejtje e tillë? Në një bisedë për Dojçe Vele (Deutsche Ëelle), më 7 tetor 2006, Prof. Ilias Kadsoulis, sociolog në Universitetin e Athinës, e konsideron rast specifik dhe shton: “Njësitë speciale janë një rast më vete në ushtri. Këto forca stërviten për të qenë agresive, në mënyrë që ato të jenë gjithmonë të gatshme të ndërhyjnë në situata të veçanta. Por kjo lloj kulture nuk praktikohet në njësitë e tjera dhe në sektorët e tjerë të ushtrisë…”. 
Pra këto nuk janë veprime rastësore, por të organizuara, gjë të cilën do ta shohim dhe pak më poshtë. Gjithsesi, kryeministri grek, Cipras, e cilësoi ngjarjen jo normale. Të njëjtën gjë bëri dhe kryeministri shqiptar, dhe të dy nuk i shmangën termat nacionaliste. Fillimisht nga Greqia u trajtua si çështje e familjes së të ndjerit, më pas Parlamenti Helen mbajti 1 minutë heshtje për shtetasin grek që kreu terror në territorin shqiptar. Ish ministri i Jashtëm i Greqisë, Pangallos, u tregua më racional, kur tha: Kush qëllon mbi policinë, vritet! Kështu ndodh në të gjithë botën. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, përmendi këshillën e dhënë nga kryeministri anglez, sipas të cilit: Rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”
Këshilla është me të vërtetë e vlefshme për të gjithë. Mirëpo, gjatë gjithë histories, politika shqiptare ka mbajtur qëndrim të moderuar, ka lëshuar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa politika greke ka bërë gjithçka për të përfituar politikisht, ekonomikisht dhe deri në gllabërim terriroresh. Greqia vetëm kërkon nga Shqipëria. Kërkon më shumë det, lëvizen piramidat kufitare, mban në fuqi ligjin e luftës, përdor minoritetin si shkak për presione dhe konflikte. Kërkon të hapen shkolla greke, jo vetëm në minoritet, por në gjithë Shqipërinë. Janë hapur të tilla, duke filluar nga kopështet dhe deri te universiteti, programet e të cilëve nuk njihen nga shteti shqiptar. Pra Athina vetëm kërkon. Nuk ka reciprocitet midis nesh. Greqia nuk e njeh çështjen çame. Shqiptarët që përbëjnë minoritet të madh në shtetin grek, nuk gëzojnë asnjë të drejtë, pasi nuk njihen si të tillë. Në një shoqëri, e cila nuk është në gjendje të kontrollojë fatin e vet, lulëzojnë teoritë e komplotit. Absurditeti shitet për racionalitet, hipoteza për realitet, hajvanëria për patriotizëm, spekulimi për hulumtim. Të gjitha këto i ngjajnë psikoanalizës përverse të pushtetit totalitar. Natyrisht, brenda saj qëndrojnë dhe mendësitë shtetërore. 
Përse e gjithë kjo zhurmë për një terrorist? Më 4 shtator 2004 u vra në Athinë 20 vjeçari Gramoz Palushi vetëm pse ngriti flamurin shqiptar për fitoren e skuadrës së tij ndaj Greqisë dhe nuk u bë zhurmë e tillë. Kjo ndodh sepse historiografia greke e ka konsideruar Shqipërinë e Jugut, si pjesë të Greqisë, ndërsa historiografia shqiptare interesohet në mënyrë të vakët për krahinën e Çamërisë, si territor në të cilin kanë banuar shqiptarët në shekuj. Qeveria greke ka hedhur hapa konkret, pasi ka ravijëzuar vijën Venizellos me anë të varrezave të ndërtuara, ndërsa pala shqiptare është mjaftuar me ndonjë fjalë të thënë foltoreve e mitingjeve çame, por pa platformë konkrete. Këto trajtime historike e politike kanë ndikuar në ulje-ngritjet e vërejtura në marrëdhëniet ndërshtetërore midis Shqipërisë e Greqisë, varësisht nga zhvillimet politike, apo ngjarjet e vërejtura në terren. Politika shqiptare nuk duhet të bëjë rolin e strucit. Gerqia e ka kërkuar Vorio - Epirin në Konferencën e Londrës 1912-1913, në Konferencën e Paqes së Versajës (Paris 1919-1920), në Konferencën e Paqes në Paris më 1946 dhe vazhdon ta kërkoj përditë, pasi nuk ka hequr dorë. Pikërisht platforma e tyre e qartë, Kishë-Qeveri, për të marrë jugun e Shqipërisë, raviojëzoi vijën Venizellos me anë të varrezave të ushtarëve të rënë në Luftën Italo - Greke 1940-1941, rajon në të cilin, me para dhe 1000 forma të tjera, thuhet se operohet me një shtet paralel grek, strukturat e të cilat mund të jenë më të fuqishme se ato të shtetit shqiptar. Është gjykim foshnjarak të mendosh që Greqia ka hequr dorë nga Vorio-Epiri.



Çfarë ka ndodhur në vite?


Më rënien e sistemit njëpartiak, politika greke u hodh në mësymje, për të rizgjuar endërrën e vjetër të Vorio-Epirit. Në vitin 1991, një grup gazetarësh grekë, pyetën Presidentin shqiptar, në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Ramiz Alia u kujtoi gazetarëve se ka pakica shqiptare edhe në Janinë dhe Çamëri, të drejtat e të cilave janë mohuar nga qeveria greke. Të nesërmen, ministria e Jashtme greke e cilësoi provokacion politik deklaratën e tij. Mediat helene, për disa ditë rresht komentuan nëpër faqet e gazetave kundërshtimet e tyre për deklaratën presidenciale ndaj minoriteteve. 
Më 28 qershor të vitit 1993, prifti grek, Kristostomu Maidonis, u shpall person non grata, pasi zhvillonte aktivitet të paligjshëm, për të cilën u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të “Vorio-Epirit”, ku jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Pas këtij dëbimi, Athina zyrtare reagoi ashpër, duke akuzuar presidencën shqiptare për këtë incident. 
Një muaj më pas dhe pikërisht më 14 korrik 1993, kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, paraqiti një platformë të re prej 6 pikash, hartuar prej këshilltarit të tij, Nikolas Gejxh, në të cilin kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë, me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë dhe Epiri të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova. 
Në vitin 1994, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës u ftohën më tepër, për shkak të një neni të Projekt-Kushtetutës, i cili përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare, të një peshkopi i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Më pas ata mundën ta hiqnin një nen të tillë nga dokumenti themeltar i shtetit shqiptar, të rrëzonin Statutin e Kishës Ortodokse të Fan S. Nolit dhe atë të kohës së Mbretërisë së Ahmet Zogut. Bënë Statut të ri, ashtu siç u nevojitej.
Më 10 prill të vitit 1994, një komando greke prej 8 personash, me uniforma të ushtrisë greke, hyri në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi, dhe vranë në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagosën tre shqiptarë. “Këto i keni dhuratë për “Vorio-Epirin”, - thërrisnin ata, ndërsa gjuanin me armë. Gazeta Elefterotipia publikoi lajmin, sipas të cilit vrasja ishte marrë përsipër nga grupi terrorist MAVI (Fronti për Çlirimin e Epirit), i financuar nga Nikolas Gejxh. Prokuroria greke nuk e zbardhi plotësisht ngjarjen dhe Athina zyrtare ende nuk u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë masakër terroriste.
Në muajin shtator të vitit 1994, u arrestuan pesë krerë të njohur të organizatës minoritare “Omonia” për spiunazh në favor të Greqisë, për të cilën u gjykuan dhe u liruan një vit më pas, në saj të presionit të ndërkombëtarëve. Në përgjigje të kësaj mase qeveria greke organizoi operacionet “Fshesa”, duke përzënë me dhunë nga territori grek dhjetëra-mijëra shqiptarë që patën shkuar si emigrant ekonomik.
Më 27 shtator 1995, në një nga gazetat më të mëdha greke, “To Paron”, një zyrtar i lartë i Athinës deklaroi se “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenët e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron, me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve, ata do të jenë të sigurt”.
Në vitin 1997, në qytetet e jugut të Shqipërisë o hodhën trakte me përmbajtje antishqiptare: “Vorio-Epiri është grek. Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Sipas gazetës greke “Stohos”, datë 5 mars 1997, “oficerë vorio-epirotë... shpallin autonominë, në Himarë dhe Tepelenë... dhe ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë”. 
Në 5 mars 1997, disa gazetarë grekë, jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e “Vorio-Epirit”. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”, thuhej në mediat greke.
Në mars të vitit 1997, një nga organizatat greke për çlirimin e “Vorio-Epirit”, bëri thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë, sepse: “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, u bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në vatrat e tyre për të mbrojtur pronat. Në këtë moment të vështirë, vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin, në duart e tyre”.
Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri, në vitin 1997, kishte lidhje me çështjen e “Vorio-Epirit”. Kështu, gazeta Corriere Della Sera, më 12 mars 1997, shkruante se trazirat në Shqipëri, ishin koordinuar prej avokatit të njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, “përfshirja e këtij personi në Shqipëri, mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin”.
Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë, është edhe ai i zgjedhjeve parlamentare, në tetor 2000, në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek, te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së.
Në vitin 2003, në Himarë u shënuan disa incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi: “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë u prit keq në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.
Në pranverën e vitit 2005, në Grykën e Këlcyrës, në një prej pikave më strategjike të jugut të Shqipërisë, kishte filluar ndërtimi i një objekti, i cili ruhej me roje dhe aty nuk mund të hynte askush pa leje. Flitej se ndërtohej një kishë prej grekëve. Të tjerë bënin fjalë për një manastir. Pushteti vendor, gjatë kohës që ndërtohej memoriali në Grykën e Këlcyrës, është shprehur se nuk qe ne dijeni për një gjë të tillë dhe se nuk ishte firmosur asnjë leje ndërtimi. Më 10 maj 2006, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pati takim me homologun e tij grek, Vangjelis Meimaraqis, por ky i fundit, sipas mediave, e anuloi vizitën me argumentin se “autoritetet shqiptare ende s’e kanë zgjidhur çështjen e varrezave të ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës”. Në fakt ndërtuesit kishin leje gojore për të ngritur manastirin grek, pasi në një vend pa rregulla loje, pa shtet të konsoliduar, jepen leje gojore për ndërtim, jo vetëm pë rata që ngrenë një kasolle banimi, por edhe për një shtet që kërkon të nguli Gozhdën Nastradinit në territorin shqiptar. Dhe vërtetë varrezat e ngritura pa leje në Këlcyrë, u legalizuan në vitin 2009, njëlloj si ndërtimet pa leje të qytetarëve. 
Qeveria greke kishte planifikuar të ngrinte disa manastire, brenda të cilëve të fuste eshtra të “ushtarëve grekë”, por duke ditur që nuk kishte të tilla, organizoi zhvarrime të eshtrave të shqiptarëve në disa fshatra të Përmetit, duke filluar nga Kosina në Bubës e deri në Malëshovë. Varrezat e familjeve të larguara nga fshati u dhunuan natën dhe eshtrat e tyre iu dorëzuan të dërguarëve grekë që donin të mbushnin arkivolët e prurë bosh nga Athina, kundrejt një pagese që luhatej nga 50 në 200 euro, në varësi të numrit të eshtrave dhe distancës. Më 9 qershor 2006,  në emër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Prof. Dr. Sokrat Meksi dhe Fatos Harito, pohuan se nga ekspertimi i bërë  në disa prej “skeleteve të gjendura brenda arkave prej inoksi, shumica e tyre nuk kanë të bëjnë me ushtarë të vrarë në luftë. Mes tyre bien në sy eshtrat e të paktën dy grave, njëra në moshë të thyer dhe nënë e dy fëmijëve”.
Në datën 1 nëntor 2005, Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar, Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria, kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Kreu i shtetit grek e interpretoi këtë si një provokim dhe e anuloi takimin me Moisiun. 
Në 18 maj 2008, në qytezën e Konicës, prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, mori pjesë në një tubim, ku kërkohej zbatimi i Protokollit të Korfuzit. Ky protokoll antishqiptar, i datës 18 maj 1914, pa dijeninë e shtetit shqiptar, parashikonte që dy prefekturat jugore të vendit tonë, ajo e Korçës dhe e Gjirokastrës, pavarësisht se formalisht do të bënin pjesë në gjirin e shtetit shqiptar, do të administroheshin më vete, në mënyrë autonome. Spiro Ksera, përfaqësues i shtetit shqiptar, del në mes të sheshit i mbështjellë me flamurin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir” dhe kërkoi publikisht, domosdoshmërinë e kthimit në “identitetin grek” të jugut të Shqipërisë. Pas kësaj ai u bë deputet në parlamentin shqiptar dhe ministër.
Më 23 korrik 2008, ministri i Mbrojtjes, Meimaraki, pas një takimi me përfaqësuesit e “Vorio-Epirit”, deklaroi se grekët që jetojnë në Shqipëri, mund të kryejnë tre muaj shërbim ushtarak në Greqi.
Organizata Omonia, në një njoftim të saj, pas mbledhjes së datës 9 gusht 2008, bëri publike në Gazeta Shqiptare, datë 11 shtator 2008, se Këshilli i Përgjithshëm ka kërkuar njohjen e greqishtes si gjuhë të dytë në Shqipëri. Ata bënë paralelizëm midis shqiptarëve në Maqedoni, të cilët përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë, dhe minoritetit grek në Shqipëri, i cili zë 2 deri në 2.5 për qind të popullsisë. Në këtë deklaratë për shtyp, Omonia nënvizon: “Duke iu referuar vendimit të fundit të Parlamentit të Shkupit, për të njohur si gjuhë zyrtare ato të komuniteteve etnike, Këshilli i Përgjithshëm i Omonias, fton qeverinë shqiptare që të përmbushë detyrimin e saj, që rrjedh nga konventat ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar si palë, edhe për përdorimin e gjuhës së minoritetit etnik grek në Shqipëri në dokumentet zyrtare, ashtu siç theksohet në konventën kuadër të Këshillit të Europës për minoritetin grek”.
Në muajin shkurt të vitit 2011, konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomos, me rastin e 20 vjetorit të degës së Omonias në atë qytet, u shpreh: “Grekë të Korçës! Mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë. Ju duhet të shpallni origjinën tuaj reale dhe të gjithë ata që janë me dyshim dhe që kanë frikë, duhet të pyesin veten e tyre, dhe me siguri, që do ta kuptojnë se janë grekë”. Ai u bëri thirrje vllehëve të Korçës, që të regjistroheshin si grekë. Kryetari i Omonias për Korçën, Ligoraq Karamelo, po në atë takim pohoi: “Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullsisë greke. Ju e dini se ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë “Vorio - Epirin”. Ndërsa dy deputetë grekë, të pranishëm në këtë takim, Mihalis Pandulas i Janinës dhe Stathis Theodhoris i Follorinës, u kanë lënë banorëve korçarë “detyrën kombëtare”, sipas së cilës ata duhet “të deklarojnë kombësinë greke, gjatë regjistrimit të tyre në Korçë”.
Deputeti Vangjel Dule, tha atë ditë se Athina nuk ka bërë sa duhet. “Greqia, akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës për helenizimin e saj. Helenizimi kur është i bashkuar, bën gjëra të mëdha dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë dhe ta pengojë”. Me fjalë të tjera, ai u tha banorëve të Korçës, të vazhdonin në rrugën e helenizimit të qytetit të kulturës së lashtë. “Juve, shumë shpejt do t’u dalin pengesa, të cilat duhet t’i përballoni me frymën që ju thashë dhe pengesa e parë do të jetë, regjistrimi i popullsisë, ku përfshihet feja, gjuha dhe kombi”.
Deklarata të tilla nuk mbështeten mbi asnjë të vërtetë dhe duhej dhënë alarmi në të gjitha strukturat shtetërore shqiptare, të cilat duhet t’u thonë “ndal” fushatave për helenizimin e Jugut të vendit. Ndërsa, personat që i deklarojnë ato, duhet të shpalleshin “non grata”. Deklarime të tilla janë me impakt të rrezikshëm për integritetin territorial të vendit dhe për unitetin tonë të brendshëm kombëtar. Deklaratat e konsullit Ikonomu nuk kishte asnjë të vërtetë, pasi përbërja shqiptare e Korçës dhe e zonave jugore të vendit është vërtetuar nga ndërkombëtarët, nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më 1913 dhe më pas nga Komisioni Hetimor i Lidhjes së Kombeve në vitin 1923.
I dhamë disa prej këtyre ngjarjeve për të kuptuar se ato nuk janë rastësore. Lista e incidenteve greke kundër shqiptarëve është tepër e gjatë. Janë shumë të vrarë padrejtësisht. Dje na u shfaq Bularati, nesër do të përballemi me bllokimin e rrugës në Grykën e Këlcyrës, pasi ka qenë vet qeveria shqiptare që ka pranuar teorinë e politikës greke për Vorio-Epirin.


A ka mendime ndryshe në politikën greke? Të shohim çfarë thoshte Pangallos

Aktualisht janë të shumë qytetarët grekë, gazetarë dhe politikanë, që nuk pajtohen me një politikë të tillë. Ata e dinë se po të qëllonte dikush me armë në Greqi, kundër policisë së atij vendi, do të vritej në vend. Ndërsa pot ë ishte shtetas shqiptar apo turk, krahas vrasjes së tij, do të kishte protesta të fuqshme në të gjitha kancelaritë e Fuqive të Mëdha dhe shkundje të diplomacisë europiane. Por nuk kanë fuqi të veprojnë sepse, terrori mbi politikën shqiptare dhe Shqipërinë, është në programin e qeverisë greke, ngaqë në çdo kohë duhet të përmendet Vorio-Epiri, për të cilin presin rastin që ta marrin, ashtu siç kanë marrë dhe pjesë të tjera të territorit të populluar me shqiptarë. 
Teodoros Pangollos, një nga personalitetet më të shquara politike dhe ushtarake të historisë së Greqisë për shekullin e 20-të, president i vendit në vitet 1925-1926 dhe gjyshi i një prej politikanëve të njohur grekë, me të njëjtin emër (Teodoros Pangollos), në atë kohë shkruante: “Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht (ishte vajzë e më të madhit pasunar të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit, në Salaminë, la frymën e fundit mareshali i paharruar, Karaiskaqi). Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë… Admirali Kundurioti, tre brezat e Nikolaidhëve (gjyshi, biri dhe nipi), gjeneral Kunduli, admirali Saqellariu, heroi i nëndetëses L. Kaconi, V. Lasko, dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut”.
Pangallos ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj njerëzve të afërm të tij, të cilët kërkonin të nxisnin një “luftë” artificiale midis shqiptarëve me banim në Greqi. Po në këto kujtime, ai shkruan: “Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke, në mënyrë të dhunshme dhe pa marrë parasysh marrëveshjet, përzënë banorët shqiptarë të asaj zone dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël, dhe protestave të tyre u përgjigjen duke thënë se ata (çamët; shënim i përkth.), janë të shkëmbyeshëm. Shqyrtova dokumentet përkatëse dhe u binda, se interpretimi i Ministrisë së Jashtme greke nuk qëndronte, pasi në Marrëveshjen e Lozanës përcaktohej prerë, se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm si turqit e Thrakës.
Historia dëshmon qartë, se kemi të bëjmë me një tejkalim të të drejtës nga ana e grekëve, qoftë në lidhje me identitetin, autoktoninë, territoret, përmasat e heronjve të tyre, qoftë me mungesën e mirënjohjes për ndihmat që i kanë dhënë njëri-tjetrit gjatë shekujve. Pra, këtu duhet parë shkaku i kësaj tabloje negative midis dy popujve më të afërt të Ballkanit. Të gjitha këto lloj mosmarrëveshjesh, në shumicën e rasteve orientohen nga politikanët dhe amplifikohen prej historianëve të angazhuar, por në të gjitha rastet këto mosmarrëveshje janë të përkohshme. Shumë rrallë ka ndodhur që politikat e një vendi të standardizohen me keqdashje periodike, ndaj fqinjit të tyre, siç po ndodh sot me politikën greke. 
Por nuk kanë munguar dhe nxitjet e së keqes. Pangallos nuk i fsheh vështirësitë e hasura. Shpesh porositë e tij, në drejtim të kujdesit që duhej treguar në trajtimin e shqiptarëve, nuk zbatoheshin. Janë dhjetëra institucione, ku secili duhet të bëjë detyrën për shmangien e këtyre “ngërçeve”. Në të vërtetë, Pangallos ka reaguar, siç mund të shihet në vijim: “Një drejtor kompetent më tha: “Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo, arsye emergjente, si edhe qëllimi kombëtar, na imponojnë të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë, që kanë ardhur prej Azisë së Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë, z. President”. Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta diplomatin. Dhashë urdhër që shqiptarët të kthehen të lirë në fshatrat e tyre. Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona, u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do të shohim, pothuaj trajtën e një konfederate”.
Nëse popujt lihen të qetë, pa ngarkesa nacionaliste e shoviniste, janë aq të afërt shpirtërisht, sa do ta gjejnë vetë rrugën e miqësisë e të bashkëjetesës, pa pasur nevojë për klithmat e politikës dhe demagogjisë. Jo vetëm kohë më parë, por edhe në ditët tona, numri i martesave midis grekëve dhe shqiptarëve është rritur dukshëm, gjë që tregon për mungesën e kompleksitetit midis popujve dhe afeksionin shpirtëror midis tyre. Popujt, natyrshëm, përherë janë më të emancipuar se sa vetë politika e shteteve ku ata bëjnë pjesë. Lidhjet me popullin grek janë të pandara prej thellësisë së shekujve, për shkak të elementëve të përbashkët të kulturës, këngëve dhe dokeve. Idetë e njerëzve, afeksionet e tyre shpirtërore, dëshira për harmoni e paqe, ngjasojnë me ditët plot diell, me rrezet që lindin mbi mal, që përplasen në shkëmbinj, dete dhe oqeane, që bien në baltë, por asnjëherë nuk përlyhen. Mbeten gjithnjë rreze të praruara. Veprat e njerëzve me mendje të ndritur, na mësojnë të kemi guxim për të kaluar kufijtë e shteteve, për të kapërcyer nacionalizmin primitiv, që e karakterizon fuçinë e barutit ballkanik e, mbi të gjitha, për të kapërcyer vetveten, që shpeshherë na lë pas, në kohë e hapësirë, duke mbetur në bisht të historisë. 

Po të mos kishte ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit, nëse nuk do të kishte pretendime territoriale, atëherë marrëdhëniet midis dy vendeve do të ishin shumë më të mira. Vetë Pangallos nënvizon: “Po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, ajo do të ishte, jo armike, por do të mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongoloidë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar, se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët e bullgarët, por, përkundrazi, gjaku, tradita dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek”.

Monday 12 November 2018

EDMOND DANTES NUK KERKON SHPAGIM


 Grigor Jovani
Djaloshi që pi fredo kapuçinon e tij para meje e ka përhumbur vështrimin diku në det, përtej xhameve të lokalit. Prej syve të perënduar dhe ndryshimeve të pakontrolluara të mimikës, duket se mendimet që bën janë shumë më të thellë se bluja e ujërave që ka përpara. Njerëzit udhëtojnë brenda vetes, thotë një frëng i ditur. Nëse ndodh kështu edhe me Bledin, habitesh: kaq i ri për derte të tilla?! Për udhëtime kaq të largëta...
E luta të bënim një udhëtim tjetër. Të shëtisnim për pak anës detit. Kisha qëllimin tim. Të shkruaja një artikull për gazetën ku punoja. Tema të tilla si ajo e tij i kërkoje me qiri. Sensacione, siç i quajmë në gjuhën gazetareske. 
E kisha njohur tek shtëpia e sime motre, Ritës. Ishte vëllai i nuses së tyre të re, Brunës. Më kishte ndezur fantazinë historia e tij. Pasi më kishte prekur më parë. Ç'duheshe tjetër për të lindur një shkrim? Të tjerat ishin puna ime.
“Bledi, jam gazetar, punoj në një gazetë. Në Athinë. Sikur të shkruaja diçka për ty?”
“Për mua?!”
Nuk ia kishte marrë mendja kurrë, se mund të bëhej hero i një shkrimi gazete, duke e bërë publik fatin e tij. Nuk ia kisha thënë më parë këtë mundësi. Për të gjer atëhere isha një njeri, me të cilin e lidhte krushqia e sapobërë. Më kishte dajkone dhëndrrit të vetëm, që e donte si vëlla. Motrën ama e  kishte dobësi.Më të madhen në botë. Si të ma prishte! Mjaft që i tregohesha miqësor. I pëlqente shoqëria ime. Prandaj dhe kishim dalur së bashku atë mëngjes të pinim kafe në bregdet. Për moshën që kisha, nuk isha tip i ngjitur. Aq më shumë që, siç i thosha, isha i një bote tjetër, të letrave, ku e ku larg prej të tijës.
“Mirë, - thas pak pak. - Ku di unë! Ti e di...” 
E ndjeva. E kishte kaluar ngurimin e parë. 
“Faleminderit, Bledi!”
“Çdo të mësosh? - u interesua. - Pak a shumë, i ke marrë vesh të gjitha për mua”.
“Thjesht të bisedojmë, - u mundova unë t’i hiqja edhe atë ngurim që i kishte mbetur. - Më fol për veten...” 
Porsa kishte mbushur të 22-tat, Bledi G. hapi një dyqan shitjeje zarzavatesh dhe frutash. Përballë KTEL-it të vjetër të Prevezësstacionit prej nga niseshin autobuzat për Selanik dhe Janinë. Vend i mirë për tregti, m’u në zemër të pazarit turistik. Aq më shumë verës, kur qytetin e përmbysnin turistët. Veprim jo i zakonshëm. Duheshin shumë para për këtë punë. Qeratë aty nuk ishte të lira. I rritnin, vit pas viti. 
Familja kishte vënë camënjanë. Të atit, “qir Miços”dhe të ëmës, “qira Vasiliqisë”, siç u thërrisnin këtu me emrat e rinj, të cilat i përvetësuan pa pëgëzim me të mbërritur, u kishte shkuar puna mbarë. Jetonin në Neohori, fshati më i afërt, nja dy kilometra jashtë qytetit.Merreshin mebiznesin e kultivimit të fruta-perimeve. Kishin një sistem bashkëkohor serash. Gjithfarë zarzavatesh gjeje aty. Domatet shkonin më shumë. Frutat ishin bela, kërkonin më shumë mund dhe harxhime, kur kishin porosira i siguronin nga të tjerët. Punën e njihnin qysh në Fier, nga kishin ardhur. Edhe atje, në serat e fermës punonin. Por këtu ishin zotër ata. Afendikonj, siç u thoshin vendasit pronarëve. Nga një e fillimit, që ua kishte dhënë ta punonin kumbari i moshuar, gruaja e të cilit u kishte pagëzuar dhe martuar vajzën, serat ishin shtuar. Ishin bërë pesë e më shumë. Tani kishin në punësim, përveç bashkëatdhetarëve, edhe vendalinj. Kontratat i lidhninme tregun grek dhe të huaj. Doemos, fitonin. Por jepnindhebukë në sa e sa familje. Kishin përshtatur jetën e tyre të re, sipas asaj që kishin gjetur. Gjithshka si vendasit. 
Jo siç dije, nuse. Siç gjete...”i pëlqente të thoshte “qira Vasiliqija”, kur 
habiteshin të tjerët, sidomos farefisi që vinte nga Fieri për t'i vizituar, me ato që kishin arritur. 
I urtë e punëtor, i pangatërruar kurrë në sherre dhe mërira, aq të zakonshme në shoqërinë e mbyllur provinciale ku jetonin, “qir Miçoja” kishte fituar në mos admirimin e vendasve, të paktën të drejtën ta pranonin me ofiqin e ri. Të afendikoit
Ishin bërë pothuajse si ata. Por të shkonte kaq larg, të hapte i biri dyqan fruta-perimesh m’u në mes të tregut turistik në qytet, tek stacioni i autobuzave, në vendin më të mirë për tregti, kjo e kapërcente “zemërgjerësinë” e vandasve. 
Bledi G. i kishte të gjitha premisat të shkonte mbarë me punën e re. Të paktën, kështu mendonte. Kishte guximin e pakundërshtueshëm të moshës. Dëshirën për punë. Ndihmën e familjes. Ishte dhe i zgjuar. I dashur me të tjerët. Nuk prishte qejf me asnjë. Tregtar i lindur. Atëhere, ç’e pengonte? 
“Asgjë!” thoshte mendja e Bledit. 
“E ke veten në dorë!” i thoshin ata të familjes, për t’i dhënë kurajo. 
Por nuk qe krejtësisht ashtu.I ri dhe i papjekur, i bëntellogaritëpa hanxhinë. Nuk ishte vetëm e shtrenjtë qeraja e dyqaynit të ri, që duhej të paguanin. Por dhe e rrezikshme. Jo ajo me para. Ato i nxirrte Bledi. Edhe i tepronin. Vinte dhe e motra dhe e ndihmonte ku e ku në dyqan, kur s’gjente kliente t’u rregullonte flokët ose t’u bënte manakyr duarsh dhe këmbësh, pasi kishte mbaruar një kurs dyvjeçar për këtë punë. Kur kishte kohë gjendeshe në dyqan edhe i ati, sillte dhe prodhimet e freskëta nga serat. “Prure kopshtin e fshatit tënd në qendër të qytetit, qir Miço”,bënin shaka dashamirëse klientët e njohur, kur e gjenin në dyqan, të ndihmonte të birin. Por ishte mirësi që kafshonte... Prapa shpinës së tregtarëve të rinj, që kujtuan se porsa zbuluan Mekën. Këtu fillonte qeraja e dytë, që duhet të paguanin. 
Ziente opinioni përreth. 
“Pa shiko shqiptarët! Dje erdhën, sot u bënë zotërinj! U gdhinë... afendikonj... Hajde, kajmeni Elladhica! Tus ksenus, vasiladhes. Tus dhikusu tus kremas sta tartara...*1)”.
 Kushedi ç’meraqe brezash shprehnin me këtë rast. Pastaj, ç’dreq race ishin dhe këta, shqiptarët!  Futeshin kudo. Tërnuk u bënte syri. Kur do ta mësonin, se nuk është kaq e lehtë të bësh prokopi në vend të huaj! 
Kjo risia e fundit i ra për pjesë edhe të birit të Miço shqiptarit, Bledi G. Falë edhe një loje të hidhur të fatitThonë që është e kotë, po s’e pate fatinme vete. Por thonë, gjithashtu, që ai dreq fatiështë dhe qorr. Të shmanget ose të godet, kur s’e pret. 
Në kasetat me DVD që kishte në shtëpi ishte rasti të njiheshe me një hero. Të moshës së tij. Me detarin ëndërrimtar Edmond Dantes. Qysh në fillim, kur mora vesh historinë e Bledit, m'u kujtua heroi i Dymasë. Konti misterioz i Monte Kristos. Fatet e tyre kishinshumë ngjashmëri. 
S'di si më erdhi ta pyesja:
“Bledi, e njeh Dymanë?”
Menjëherë e kuptova se bëra gafë.
M’i nguli sytë me habi, si të më pyeste: Ç’është ai?! 
Kishte të drejtë. Mund të njihnimtë dy të njejtët njerëz, kur sapo ishim njohur bashkë?! 
Ia bëra më të hollë, duke shpresuar se do i vinin në ndihmë kasetat me filma.
“Konti i Monte Kristos... Edmond Dantes... Mercedes...”
Tundi kokën. Mohueshëm. Nga emrat që i përmenda njihte vetëm “Mercedes-in”. Por pyetje ishte kjo! Kush nuk e dinte superfirmën gjermane të makinave?! 
Bëri menjëherë lidhjen:
“Ata dy të parët ç’janë, pilotë pistash të shpejta, si Mihael Shumaher?”
“Jo, Bledi, ata që të thashë janë personazhe të një romani, që është bërë edhe film”. 
“Nuk e kam parë!” ma preu shkurt, por unë e kuptova menjëherë ç’farë mendonte: ç’ia fut me top dhe ti, mbahen mend të gjitha filma! Sa për librat... më mirë të ndërronim temë, nëse doja të na shkonte mirë shëtitja e mëngjesit.  
Pëlqente filma me heronj të ashpër. Rambon, bie fjala. Do të donte t’i kishte një portret. Të zëvendësonte Xhejms Dinin, që ia kishte varur në dhomën e tij e motra. Amerikani i heshtur i pëlqente dikur. Kur Bledi ishte pak mëi ri. Nga një film që kishte parë. Sentimental. Tragjik. Tani e kishte tejkaluar. Donte një hero më të gjallë. Çmendej për Rambon. Nuk kishte si ai. Guximtar. I fuqishëm. Dilte gjithmonë fitimtar. 

Ndodhi diçka në Prevezë, që preokupoi për ditë të tëra opinionin dhe median vendase. Në kafenetë, në llaiqitë e të premteve - pazaret e fruta-perimeve me prodhime të fshatarëve përreth, në bisedat e nikoqireve dritare më dritare rrugicave të ngushta, e njëjta histori:
To akusate?*2) Zunë djalin e qir Miços, nga Neohori. Shqiptarët mo, meserat. Ata që kanë dyqanin efruta-perimeve, në KTEL”. 
“Pse?”
Ti dhen katalavenis!*3) Pse do t’i zënë shqiptarët? O për vjedhje, o për drogë, o për kurvëri”.
“Po ai ngjante djalë i mirë! Kace pos ton lene*4)... Nuk kishte emër nga tonat. Hë, Bledi...”  
Oli kali fenunte*4). Prandaj i bëjmë zotërinj. Pastaj shfaqen, siç janë. Ujku qimet ndërron...” 
Policia mburrej nga të gjithë. Prej shtypit. Nga opinioni. E kishte bërë detyrën e saj. Më në fund, ishte zgjuar. Operacioni policor kishte patur sukses të plotë. Me një goditje, teza, në burg një rrjet i tërë trafikantësh të prostitucionit. Të sarkës së bardhë, si i thonë në lajme. Me heronj - kë tjetër? - pesë shqiptarë. Ugjendën edhe me drogë dhe armë. Të rrezikshëm shumë. Prapë mirë, të gjithë në pranga. Drejtësia vonon, por nuk harron.
“Kushedi ç'do të bënin tjetër, po të mos hypnin sytë këta tanët!- nduknin faqet nikoqiret, në sofitat e rrugicave të ngushta të qytetit. Mazepste ta takna sas!*5) Nuk të fal e keqja! Kanë kaluar raca të ndryshme këtej nga ne. Si ata, shqiptarët, asnjë!”
“Mirë të gjitha, po ai djali i Miços, nga Neohori, mos aman! Atë kishin kapo, thonë. Kush do ta besonte! Ngjante si ëngjëll! Me fjalën e mirë në gojë! Zot, na ruaj! Të vjen nga s’e pret!” 
“Bledi, e di ku u vra Kariotaqi?”
“Ç’është prapë ky? Të thashë, nuk shikoj shumë filma”.      
E kuptova se bëra budallallëkun e dytë.Ku ta njihte ai djalosh, që porsa kishte kaluar të njëzetat, Kariotaqin! Poetin tragjik të gati një shekulli më parë.Ndonëse ishte simboli i qytetit ku jetonte qysh i vogël... Por e kishim sqaruar, nuk i interesonin, mor vëlla!
“E njihje?” u interesua, kur ia shpjegova se për kë bëhej fjalë.
“Njëfarsoj, - i thashë. -Ka qenë poet. Shumë i njohur. Por ka jetuar para shumë kohësh. Ehu! Një shekull më parë...”
“Ëhë! Shkruante libra...”
Bledi G. nuk i kishte punët mirë me librat.I ka marrë inat qysh nga shkolla. Shkronjat nuk i pëlqenin. Veglat dhe makineritë po. Ta zbërthente makinën sa të pije ti një kafe. Dhe e bënte prapë të kutisë. Lumturohej kur hapte kaponë e një makineje. Çdo gjë atje brenda, edhe mekanizmi mëi vogël, ia bënte me sy: hë, do lozim? Kur merrej me motorrin e një makineje, i ngjante vetja si ai fëmija që i falin një lodër të shtrenjtë. Për Bledin, lojrat më të dashura ato ishin, miniaturat e makinave. 
“Diku këtu në bregdet duhet të jetë një bust i tij! E kam parë në lajme...”, i them. 
“Bust? Njeri në mermer?” interesohet ai. 
“Ëhë! Në moshë të re. I menduar...”.  
“E di ku është, - më thotë. - Ke qejf të shkojmë?” 
Librat mund të mos i dojë, por Bledi budalla nuk është. Gjersa ai njeri është kthyer në bust, duhet të ketë bërë gjëra të rëndësishme. Libra me vlerë. Nëse dajkua i dhëndrrit të tij, që gjithashtu merrej me libra dhe gazeta, dëshironte ta takonte atë njeri-bust, ishte nderi i tij ta shoqëronte. Prandaj i shkëlqenin sytë mikut tim të ri. Ishte ai që dëshironte të shkonim bashkë pranë poetit tim. Të më kënaqte. 
“Shkojmë”, i thashë.
Kisha qëlluar në shenjë. Kishim gjetur një pikë të përbashkët referimi, qoftë edhe me “plumb rikoshetë”, siç thoshte miku im më i vjetër, Cubi. 
Qir Miçoja, i ati i djaloshit të porsa vënë në pranga, e kishte mbajtur frymën në polici. Nuk ia kishin varur shumë. Qëndroi nja dy orë në koridorin e gjatë, me shpresën se mos takonte njeri, ndonjë nga oficerët e njohur të policisë. Evizitonin në sera shpesh herë dhe ai u mbushte makinat me fruta dhe perime, se kushedi, mbase i nevojiteshin ndonjë ditë. 
Ugjend më në fund dikush nga ata, që e tërhoqi mënjanë dhe e sqaroi:
“Ka bërë punë të liga yt bir. Dhen ton ihame ja tetion.Emiaze kalo pedhi... *6)”
“Ç'ka bërë?” kishte pyetur i trembur shqiptari, ngaqë atë djalë kishte dhe e donte si sytë.
Pulaje tis kopeles tu dunja, qir Miço!*7) I jepte me qera! Sikur ishin të tijat. 14 vjeç, 15-të. Aguridhe, domate të pabëra. Të thuash që nuk i dilnin paratë, që nxirrtenë dyqan... Të gjithë e ndihmonim. Prej teje...” 
Qir Miçoja vuante nga tensioni i lartë. Iu morën mendtë. U mbajt pas murit, por këmbët nuk iu bindën. U plandos përdhe. Iu erdhi keq edhe policëve. Fundja, ç’faj kishte ai! Moshë e kaluar, prind. Kaq kohë e njihnin, s’i kishte bërë keq njeriu. Por si i thonë, nga gjembi çel një trëndafil. Dhe anasjelltas. Sa e sa raste të tilla u kishin parë sytë. Sidomos me shqiptarët.
Trava sto spiti su, qir Miço!*8)Kot rri këtu. Do marrë kohë kjo punë. Gjeji djalit një avokat të mirë. Ehete vuno mbrosta sas...*9)”
Ishte gjendur aty edhe një gazetar i lokales “Fakti”. Kishte fotografuarfaktinnë vend. Qir Miçon që po i merreshin mendtë. Por edhe policët, duke e mbajtur nga krahët, që të mos binte dhe pësonte ndonjë gjë më të madhe. Do të kishin edhe hallin e plakut pastaj.
O kajmenos!*10) - do të ketë thënë të nesërmen, duke parë fotografinë në gazetë, ndonjë shpirtmirë. - Ti ton vriqe!*11) Ç’të bën fëmija, s’ta bën as perëndia!
“I mbajmë edhe nga krahët, që të mos bien, pale! Kurse ata na nxjerrin sytë!- do ketështuar ndonjë tjetër, më realist se i pari. - Nuk i lëmë... na pane sto dhiavolo!*12) Të gjithë! Skatofara!*13)”.
Gazetari i lokales “Fakti”,duke shtjelluar reportazhin e tij, para se t’ia dorëzonteshefit për miratim,zbuloi diçka të çuditshmenë atë histori. Një fakt që vërtetonte katërcipërisht atë që thonë në gjuhën e ligjit: “Edhe alibija më e thjeshtë si arsyetim, e bën të pandehurin të pafajshëm. Gjersa të vërtetohet e kundërta...”  
U mendua shumë, pastaj ia tha kryeredaktorit. 
Kati dhen mu pai s’aftin tin istoria. Dhen kollai...*14)”
Eprori ia kundërshtoi menjëherë. 
Ise sta kala su!*15) Ç'janë këto që mendon? Dikujt i tregojnë një ka që lëron me parmendë, ai pyet nëse i tundet bishti. Për këto të dërgova atje?! Ke qejf të vijnë e të na linçojnë në gazetë? Jashtë opinioni zjen. T’i shkojmë kundër, thua ti?” 
Gazetari u tërhoq. Vendosi të mos e përmendte në shkrim alibinë që mendoi. Në fund të fundit, ç’ishte ai, dedektiv? Hollësitë e çështjes nuk ishin punë e tij. Hetuesia ishte plot me specialistë. Si gazetar, thjesht shkruante, të shiste gazeta. Sa më shumë, aq më mirë. Kjo ishte puna e tij. 
Fakti i harruar, ose arsyetimi që nuk u gjend i arsyeshëm për t’u bërë ato çaste, ishte ky: Bledi G. nuk e kishin arrestuar. Kishte shkuar vetë në polici. Për një sqarim. Cili  cjap, po ta njhihte fatin e tij, do të dorëzohej vullnetarisht në kasaphanë? 
Është vetëm 24 vjeç. Ka ikur qysh i vogël nga Atdheu. As që e mban mend. E ka zëvendësuar me këtë vend këtu. Nja dy herë që ka qenë me prindërit në Fier, në vdekjet e njerëzve të afërt të familjes, është ndjerë i huaj. Edhe shqipen e flet si arvanitasit, që ka babai në punë. 
Në Atdheun e ri ka përvetësuar pasione të tjera. Të moshës. Ka qejf makinat e shpejta. Në shtëpi ka një raft të tërë me kasetanga garat në pista. I ndjek me orë edhe në televizion. Në mur ka ngjitur një fotografi të madhe të ArturSenës. Pilotit legjendar të “Formula 1”. Njeh përmendësh të gjitha pistat ku ka triumfuar braziliani fluturues. Di të gjitha kalkulimet që u janë bërë makinave të tij, për t’i shndërruar në raketa. Ajo po, është bota e tij.
Ka qejf edhe celularët. Ndërroi disa, por s’gjen karar. Ndryshojnë vazhdimisht. Njeri më i mirë se tjetri. Akoma nuk ka gjetur tipin që i përshtatet. Celularët janë si vajzat. Duhet të të ngjitin qysh në fillim. 
“Shqip shkruani në gazetën tuaj, atje në Athinë?” se si i vjen pastaj të më pyesë, ngaqë nuk e ka harruar propozimin tim për shkrimin që do t’i kushtohet atij. 
“Po, - i them, - është për shqiptarët që rrojnë dhe punojnë në Greqi. “Fjala e Emigrantit”. 
“Po unë nuk di ta lexoj, nuk kam bërë shkollë në shqip!”
“Po të ishte greqisht, që di, do ta lexoje?”
Skuqet i tëri. Nuk mund të fshihet. As që do të merrte mundimin, edhe pse do të flitej për historinë e tij. Mund t’i hidhte një sy fotografisë, nga kureshtja si dukej në një gazetë.  Nga ana tjetër, e kishte të qartë edhe qëllimin tim. Do të bëja shkrim fatin e tij, duke e pasur mendjen në rradhë të parë tek lexuesit e mi. Ata doja të prekja. 
Kishte marrë vesh urdhër-arrestin në emrin e vet. Ia kishte thënë një polic, gati moshatar, i cili herë pas here blinte zarzavate në dyqan. Ngaqë Bledi ia zgjidhte gjithmonë frutat dhe perimet, e ndjeupër detyrim ta njoftonte. Mos të gjendej i papërgatitur.  Pastaj le t’i dilte vetes për zot. 
Shqiptari qe habitur. Pse, ç’kishte bërë?! Sigurisht, do ta kishin ngatërruar me ndonjë tjetër. Do ta sqaronte menjëherë. Ja, sa të mbyllte dyqanin.Frymën në polici do ta mbante.
Nuk e mbante vendi. U paraqit në polici. Pa e menduar gjatë, por edhe ngaqë nuk ndjente asnjë frikë, sepse nuk kishte bërë ndonjë gjë të keqe, me sa mbante mend. Po të përjashtoje atë fanarin e kuq, që kishte kaluar pa e kuptuar dy ditë më parë në mëngjes, se ishte bërë vonë për të hapur dyqanin. Ç’dreqin, kishin vënë ndonjë kamerë të fshehtë? Po ç’mundt’i bënin për një fanar të kuq! Shumë-shumë të paguante ndonjë gjobë të mirë. E kishte hallall! Të vinte mend! Harrohej edhe herë të tjera. 
Kishte ikur pa e mbyllur dyqanin. I kishte bërtitur qir Pandit, kafexhiut pranë, t’ia kishte kujdes, sa të hidhej gjer në polici. Tjetri kujtoi se do të shpinte ndonjë porosi dhe e qetësoi me një lëvizje të kokës. Edhe celularin e ri, që nuk e ndante së fundi nga dora, e harroi mbi makinën llogaritëse. Sikur e ngacmonte me hosten një forcë e padukshëm, të paraqitej sa më shpejt përpara ligjit. 
Gabim fatal! Në nxitim e sipër, më shumë i habitur se i tronditur, nuk mendoi se në polici duhej të shkonte me një avokat. Edhe Edmond Dantesi kishte bërë dikur të njejtin gabim. Të dyve nuk u kishte shkuar në mend kjo hollësi kaq e domosdoshme. Cilit moshatar të tyre do t’i shkonte! Dhe e kishin shkelur. 
Bledi hyri në godinën dykatëshe të policisë me erën e një njeriu që i kishte shkelur sa herë ato shkallë. Kushedi sa herë i kishin telefonuar oficerët e ligjit t’ua shpinte psonjat nëpër zyra. Bënin edhe ndonjë shaka. Kurse tani, në fund të përshëndetjes së tij dashamirëse: “Kalimera! Irtha ja mia enimerosi...”*16),e kishin plasur me forcë në një karrige. Njeri prej policëve, pas shenjës me kokë të shefit në drejtim të vendit ku rrinte djaloshi i hutuar, kishte nxjerrë byzylykët e shndritshëm, gati t’ia kalonte në duar. 
“Përse?!” ishte habitur djaloshi. 
Qe kujtuar për kundërvajtjen që kishte bërë dy ditë më parë, në mëngjes. Patjetër do ta kishte rregjistruar ndonjë kamera e qarkullimit aty pranë. I fshehnin poshtë degëve të pemëve.
Kishte shtuar:
Për një fanar të kuq?!”
“Vëjini prangat!” kishte ulëritur prokurori, që sapo kishte hyrë dhe kishte dëgjuar vetëm pyetjen e fundit të djaloshit.  
Ngaqë kujtoi se shqiptari e kishte fjalën për “fanarët e kuq”të prostitucionit, e lidhi këtë pyetje me akuzën. Pale, gjente kohën të bënte edhe shaka alegorike spurdhjaku! I dukej gjë e vogël një fanar i kuqAs që e çante fare për shpirtrat fatkeqë të vajzave që zveniteshin nga drita e tij. Prokurorit i hypi gjaku në kokë. Po ku ta gjenin cipën, cipëplasurit! 
Urdhëroita flaknin në birucë. Poshtë në bodrum. Le të kalbej ca kohë aty. Të stazhionohej me ambjentin. Më vonë do të merrej me të.
“Kam lënë dyqanin hapur”, kishte kundërshtuar Bledi, kur po e ngrinte me forcë një polic nga karrigia për ta ulur poshtë, në ferr.  
Në birucë!” kishte ulëriturme inat prokurori. 
Ç’racë ishin këta shqiptarët! Nuk u bënte përshtypje asgjë. Do të kalbej në burg, kush e di sa vjet, kurse ky debil donte të mbyllte dyqanin. Sikur do ta hapte të nesërmen prapë.Atje poshtë, në birucë!
Ishte e shtunë atë ditë. Të hënën do të merreshin me të.
Arritëm tek busti i Kariotaqit. Një vijë të drejtë anës bregut bëmë. Ishte shumë pranë detit. Valëzat përkëdhelnin kalldrëmin përreth. Tani që ishin të qeta. Kur egërsoheshin mbase i shkonin më pranë poetit. Duke e ditur, megjithatë, se nuk barazoheshin me ato që ai kishte në shpirt. Nuk di pse më ngjasonte gjithmonë ky poet me Migjenin tonë. Mbase nga fatet e ngjashëm. Tragjikë të dy. Greku u kishte dhënë fund vullnetarisht dyzimeve të tij, si të donte ta përcaktonte ai fundin që i takonte, kurse shqiptari kishte lënë jetën vetë ta bënte këtë, pa reaguar. Rezymeja ishte e njejtë. Kishin përfunduar në buste, tepër të rinj, duke injoruar ligjet fizike të plakjes njerëzore. Ngaqë për poetët si ata rëndësi kishte vetëm shpirti.  
Bledi zbriti nga makina e tij dhe qëndroi përpara bustit të poetit. Në një kohë që unë  prisja të më bënte ndonjë pyetje rreth tij, më befasoi: 
Ky Edmondi është ai që u njoh në burg me një murg?”
“Cili Edmond, Bledi! Ky është Kariotaqi, poeti...”
“E di këtë, e lexoj... këtu poshtë. Për tjetrin e kam fjalën... atë të filmit, që më the pak më parë...” 
Ah, e kishte fjalën për Edmond Dantesin. Shiko këtu! E kishte rregjistruar në murin e kujtesës. Paçka se dukej sikur nuk i interesonin ato që i thoja. I kishte ardhur një flesh i papritur. I qe kujtuar. E kishte parë atë film. Nuk mbante mend dhe shumë. Gjer në mes e kishte çuar. I qe mërzitur. Nuk i pëlqenin njerëzit që hakmerreshin. 
“Po, Bledi! Atje, në burgun d’If  mbi shkëmbinj, diku në mes të detit, Dantesi u njoh me abatin Faria! T'u kujtua? E ke parë?”
“Gjysmën. Gjer atje kur e hedhin me thas, në det. Në vend të priftit të vdekur...”
“Nuk të pëlqeu, prandaj s’e pe të gjithë?”
“U mërzita. M'u kujtuan të miat. Dhe e lashë”.  
“Ku ishe të premten?”
“Në punë”. 
“Pasdite? Pasi mbylle dyqanin...”
“Të premten nuk mbyllim pasdite. Punojmë gjer në mbrëmje. Pa ndalim. Mbyllim më 9 të darkës”.
“Mirë, atë mbrëmje. Ç’bëre në atë orë, pasi mbylle dyqanin?”
 “Shkova në shtëpi”. 
“Me çfarë?”
“Si me çfarë? Kam makinë...”
Eci? Ja thimisu kalitera!*17).”
Hetuesi kishte të drejtë. Nuk kishte shkuar me makinë në shtëpi. Kishte pritur mbi gjysmë ore në stacion urbanin që kalonte përpara shtëpisë së tij, për të bërë pastaj unazën e disa fshatrave të tjerë, para se të kthehej në qytet. Mbërdhinte, ashtu i lodhur siç qe. Gjithë ditën në këmbë, në lëvizje. Shante nëpër dhëmbë Kolin, atë idiot që ia kishte marrë makinën në drekë për një punë, por nuk ia kishte kthyer në mbrëmje. Siç e kishin fjalën. Me Kolin luantendonjëherë bilardo, në liman. Te dyqani i basteve. Rrallë, ndonjë pasdite, kur nuk hapte dyqanin. Koli pinte zakonisht uiski. Me akull. Nganjëherë, kur e tejkalonte, e porosisteme coca-cola. Më keq akoma, të zinte më shumë. Pinte vazhdimisht. Njerën gotë pas tjetrës. Gjersa në fund i trashej goja dhe bënte me stekë goditje kalamanjsh
Donte të qeraste ndonjëherë edhe Bledin. 
“Hë, mo, lalucqumështor! E preve gjirin e satëme? Do pish ndonjë gjë të hajrit, si burrë? Apo do vazhdosh të lëpish qumësht, si viç?”
Bledi nuk pinte alkool. Asgjë. I pëlqenin pijet freskuese në verë dhe kapuçinoja-ja e ëmbël dimrit. Kishte provuar uiskinjë herë dhe i kishte ardhur të nxirte zorrët. Nuk donte të rritej, në ishte të burrërohej me pijet e Kolit. Tani së fundi Koli e kishte marë inat. Pasi ia rrefuzonte vazhdimisht qerasjet me uiski. E tallte përpara të gjithëve. Bledit i vinte t’ia veshte me një grusht surratit, sa t’i ndizte sytë. E hante kur të donte, tjetrit i merreshin këmbët nga ato që pinte. Por i ati e kishte paralajmëruar rreptë Bledin. Zënkat në qytet, me ata bastardët që rrinte kafeneve, për të cilët nuk i kishin folur aspak mirë, e kthenin përfundimisht në fshat. Tek serat. Ta harronte qytetin dhe dyqanin tek KTEL-i. Prandaj, t’i vinte gishtin kokës. Një dhe një bëjnë dy...
Bledit i pëlqente puna e re. I shkontetë shiste në dyqan. I përshtatej. Kishte qejf të merrte dhe të jepte me njerëzit. Lumturohej kur rregullonte vitrinat. Kur mbushte tendat me fruta dhe perime. Njësoj sikur montonte një motorr të ri. 
Edhe të shtunën në mëngjes, me autobuz kishte ardhur në punë. Ishte ngritur më herët se zakonisht, të mos vonohej. Babait nuk i kishte thënë gjë. E kishte gjetur dhe e kishte lënë në gjumë. Lodhej shumë tani së fundi tek serat. Ishte penduar që i kishte hapur djalit dyqan në qytet. E donte krahë. Ajo i duhej Bledit tani. T’i thoshte se ua jepte “aro”-n e re shokëve. Kurse ai vetë shkonte dhe vinte me autobuz. Nuk dinte se ç’kishte bërë Koli me “aro”-n atënatëdhe nuk ia kishte kthyer... Mbase ia kishte parkuar para dyqanit dhe i kishte lënë çelsat  në kafene. Kështu duhet të kishte bërë. Patjetër do të kishte kthyerme eks ndonjë gotë konjak “Metaksa”,tek qir Pandi. Me tre yje, të lirin, që mbante ai. Për të thënë ato të tijat: “Pse, konjak është ky? Konjak kemi ne... “Skënderbeg”. Pesëyjësh. Si “Panathinaikosi” në basket... Pesë kupa Evrope!” 
Do t’ia paguante Koli. Nuk kishte për ta vënë më bythën tek makina e tij. Vetëm t’ia kishte lënë.
“Harrova! Makinën ia kam dhënë dikujt atë mbrëmje”, i tha Bledi hetuesit.
Eci, bravo!Tora ise endaksi! Ja to kalo su!*18)”
“Erdhi një shoku im të premten në drekë në dyqan. Shqiptar. Koli i thonë për shkurt, Sokol. Më kërkoi makinën për një punë të tijën. Nuk më sqaroi se çfarë konkretisht. Nuk e pieta as unë, kasha punë. Më tha se do të ma kthente në mbrëmje. Para se të mbyllja. Akoma s’ma ka kthyer. U detyrova të marr autobuz në mëngjes”. 
“Ashtu?! Kaq lehtë e jep makinën ti? E ke dhe të kutisë. Sa herë e ke bërë këtë punë?” 
Bledit iu kujtua. Ia kishte dhënë edhe një herë tjetër. Jo, dy herë të tjera. Para një jave. Dhe pak kohë më parë. Një muaj, aty. Herën e fundit, të premten, ishte mërzitur, që tjetri po ia kërkonte përsëri. Do bëhej udhë kjo punë? Por tjetri nuk i shqitej. I fliste edhe shqip, me zë të lartë, në një kohë që dyqani ishte plot me klientë. Tha ta hiqte qafe. Hera e fundit. 
“Ç’e donte ai Koli makinën tënde? Kaq herë... -ngulmoi hetuesi. - Kur kishte nevojë, pse nuk merrte taksi?”
“Nuk e di. Nuk e pyeta. E kamshok. Ma merrte në drekëose pasdite dhe ma sillte në mbrëmje. Kur do të mbyllja. Në ato orë mua nuk më duhej. I thosha vetëm ta kishte kujdes. Është makinë e re. E shtrenjtë”. 
Hetuesi shikoi orën. Kishte filluarvonë. Duhej të kalonte edhe të tjerë. Ç’do bënte, do të thyhej një ditë, ky kalama i llastuar. Do t’i villte një çast të gjitha. Ta mbanin dhe pak në fresk. Nuk ishte nga ata, që durojnë shumë. Është dhe budalla! Nuk e pyesja,thotë. Sikur i jepte tjetrit një paketë cigareje, jo atë makinë të shtrenjtë. Hajde baba, të të tregoj arat. Sa kishte parë si ai spurdhjak në atë punë!
“Kthejeni në birucë!” urdhëroi policin, që kishte hyrë pas lajmërimit të tij.
Bledi G. e lodh ky rrëfim. Është kaq i ri. Më të lehtë e ka të bëjë udhëtime jashtë tij, se sa brenda vetes. Porsa është kthyer nga një udhëtim i tillë, i brendshëm. Nuk e thinji, por e lodhi tmerrsisht.Tani i kanë mbetur vetëm kujtimet nga ai vend i largët dhe i tmerrshëm, ku kishte qenë. Si të ishte transferuar nëpërmjet një ëndrre pas portave të ferrit.  Për çudi, këto kujtime nuk i ndezin asnjë dëshirë për hakmarrje. Një Edmond Dantes dhe të mos kërkojë shpagim?! E panatyrshme! Të paktën, të llogaritej me ligjin, nëse nuk donte të lante hesapet me njerëzit. Por kishte ndryshuar natyra e ballafaqimit ligj-viktimë nga koha e Aleksandër Dyma Plakut, që i rrëfeu botës historinë e Edmond Dantesit. Nëse ligji kishte mbetur po ai, ndryshuan në kohët e mëvonshme viktimat e tij. Ishin zbutur. Mjaftonte udhëtimi që kishin bërë brenda vetes, gjatë kohës kur i kishte detyruar për këtë aventurë të çmendur e shpirtdrobitëse ligji. Shpagimet qenë tepër të rralla dhe nuk të nxirrnin kund. Ishte si t’i bije murit me kokë. 
“Është gjë e mirë për mua ky shkrim, që do të bësh?” më pyet Bledi.
“Besoj se po! - i them. - Është mirë të publikohen padrejtësitë, që të mos përsëriten”.
Në fakt nuk isha dhe kaq i sigurtë. 
M’u kujtua një cikli im shkrimesh të mëparshme. Në gazetën ku punoja. Kishte bërë bujë. Për atë djaloshin cung, Arsen M., që një kohë u bë temë e njohur e kanaleve televizive. I kishte mbetur në dorë Policisë së Atikisë, në godinën e saj madhore të Leoforës “Aleksandra”. As mund ta dënonin, as mund ta zbonin. Nuk e pranonte kush. Publiciteti vetëm sa shtoi shitjet e gazetave. Edhe tonës. Evgjenia, botuesja, fluturonte nga gëzimi. Brenda një muaji e nxorrëm tre herë si temë të parë. Me kryeartikull. Firmosur natyrisht prej meje, kryeredaktorit. Përfundimi: pas një muaji Arseni i vogël u gjend përsëri “në krye të detyrës”, në vendin e tij të punës, duke lypur tek llaiqija e Gazit. Askujt nuk i binte në mend, se kjo qenie fatkeqe, që kundërmonte këtu e atje nga papastërtia, ishte dikur ylli sensacional i emisioneve të superstarëve të medias televizive.   
Bledi më tregon gazetën lokale, ku e kishin bërë hero përsëri. Ato ditë. Fotografia e tij shquhej në faqen e parë. Tani, kur dilte në qytet, e ndiqnin nga pas me sy. 
Përshpërisnin:
Ky është ai... E nxorrën.... Kushedi sa ka paguar qir Miçoja... Drejtësi, të thonë pastaj...”
E bezdiste shumë. Përse nuk e linin të qetë? Ç'i duhej tani një shkrim tjetër? Biles në një gazetë të atij qytetit të stërmadh, Athinës. E kishin trembur rrugët e saj. Njerëzit mizëri e pafundme. Përshpërima të tjera pas shpine, shumë e shumë më tepër. Të çmëndeshe.
Hetuesia kishte zgjatur gati dy muaj. Nuk doli gjë. Ndërsa të tjerët pranuan fajësinë e tyre, ushtronin tregtinë e sarkës së bardhë me bashkëpatriote të mitura, të sjellura nga Shqipëria, të cilat kërkoheshin në treg më shumë se domatet e Bledi G., ky i fundit nuk pranonte kurrsesi se ishte i mpleksur në këtë histori. Ishte i prerë. Nuk kishte të bënte dhe pikë.Shikonte gjithmonë punën e vet. Thjesht kishin shfrytëzuar të tjerët idiotësinë e tij. U kishte dhënë nja dy herë makinën, pa ditur gjë se do të bënin me të fëlliqësitë. Ku t’ia nxente mendja, që ata merreshin me punë të tilla! 
Të arrestuarit e tjerë mbanin vijën e tyre. Donin ta mpleksin, medoemos. Të ndanin me të ndëshkimin e ligjit, duke lehtësuar veten. Koli kishte lënë të kuptohej në hetuesi, që Bledi jo vetëm kishte dijeni, por merrte pjesën e vet. Rregullisht. Me qerasje, dhurata e të tjera si këto. Kot do të mpleksej atopunë? Ç’ishte, budalla? 
Hetuesit vazhdonin t’i bënin presion. Ku do të shkonte, do të zbrazej një ditë edhe tregtari i ri, që tani bënte të virgjërin... Askush nuk duronte kaq gjatë. I villnin të gjitha. Në temperaturën e përshtatshme, pasi i zieninmë parë guzhinierët specialistë, me spaletat e rendit mbi supe.  
Dikur evendosën. Pa dëshmi nga i pandehuri. Ishte fajtor. Ligji shikon përtej dëshmive dhe bën gjithmonë detyrën. Siç e kishte bërë edhe meEdmond Dantesin e Dymasë. Para disa shekujsh. E thamë, ligji nuk ndryshon natyrë. Vetëm se u përshtatet kohëve.
Në pritje të gjyqit, e dërguan në burgun e Nafplios. Nuk mund ta mbanin më gjatë në bodrumet e policisë së Prevezës. Gjeti skëterrë të vërtetë. Të tijët e vizitonin shpesh. I ati ishte thinjur brenda disa muajsh. E ëma nuk e shikonte dot në sy. Qante menjëherë. E motra e kishte marrë inat, nuk vinte ta takonte. I ishte pakësuar klientela e manekyrit, gratë nuk preferonin shërbime nga e motra e kontrabandistit të sarkës së tyre. Kjo e bënte Bledin të vuante më shumë. U betohej se nuk kishte gisht. Ata vetë, me kalimin e kohës, pavarësisht ç’u thoshte ai, ngjante se ia kishin besuar fajësinë. Ia kishin pranuar. S’ka gjë, do kalonte! Nuk ishte as i pari, as i fundit... Rëndësi kishte çdo të bënin tani. Ta nxirrnin nga ai ferr. 
Dy muaj aty. Në Nafplo. 18 muaj të tjerë në burgun e Kordhalosë, në Athinë. Më i famshmi në vend. I sigurisë së lartë. Atje i bënë “një nder”të veçantë. E “ngritën në prestigj”.Ngaqë nuk kishte vënde të lira në stallën e përgjithshmetë kafshëve njerëz, e sistemuan në zonën D. Tek “VIP”-at. Atje ku vuhej dënimi i përjetshëm. Këtu ishte kapërcyer Dymaja. Edmond Dantesi i tij ishte syrgjynosur në burgun Sando d’If, mbi shkëmbinjtë e thepisur të një ishulli, në mes të asgjësë, ku i bënte shoqëri abati plak Faria. Kurse Bledi G., djaloshi shqiptar, nga dyqani i fruta-perimeve tek KTEL-i i Prevezës ishte transferuar në qelitë e të dënuarve të rrezikshmërisë së lartë të Kordhalosë. Bashkë me të kundraligjshmit më të famshëm të shtetit. Ata të “17 nëntorit”.Jotopullos, Kufondinos, vëllezërit Ksiro e të tjerë. Superstarët e terrorizmit.
Atje njohu anën tjetër të medaljes. Katër veta flinin në një qeli, ku edhe vetëm dy do të ndjeheshin ngushtë. Thuajse njeri mbi tjetrin. Kishte harruar kënaqësinë e një dushi të ngrohtë, shijen e një gjelle për të qënë. Bënte shoqëri me një 14 vjeçar nga Shqipëria, që ishte dënuar 8 vjet, sepse kishte vrarë... një qen. E akuzuan se kishte shënuar me armë një njeri. Pronarin e tij. Ngaqë nuk e paguante. Pori kishte vrarë qenin. Ligji dënonte synimin, përveç aktit. Prokurori kishte deklaruar:  “... mund të ishte shumë i ri dhe nuk dinte shënjë! Por e kishte paguar qeni. Herën e dytë ama, po ta linin të lirë,  qen të pazgjidhur, nuk do të gabonte!” Ligji parandalon krimin, kur është e mundur. Prandaj e kishin përplasur atje. Pas hekurave. Pas afro dhjetë vjetësh, kush rron, kush vdes. Mbase nuk do të ishte në gjendje të merrte shenjë, pas kaq dozëve narkotikësh që do ta potisnin atje.  
“S’ka se si! - e kundërshtoj unë Bledin, kur më tregon historinë e mikut të tij. - Kjo nuk ndodh as në filma!” 
“Filmat, përpara burgut, janë lojra kalamanjsh! - më sqaron ai. - Shumica atje nuk dinë përse janë dënuar. Janë kaq të rinj, sa vështirësohen të kuptojnë, se përse u janë dhënë dënime të tilla. Në fillim e marrin si lojë. Mburren, u ngjajnë vitet e dënimit me grada. Pastaj, kur koha kalon dhe gradave, ashtu si pordhave, u del era, fillojnë e analizojnë ç’u ka ndodhur. Andej e tutje fillon zori”.
“Duhet ta kapim fillin atje ku e lamë, - më kishte thënë Evgjenia një ditë në zyrë, para se të diskutoja planin e numrit të ri me kolegët, në mbledhjen e redaksisë. - Për ne tema nuk është konsumuar”.
“Ç’thua! - u habita unë. - Ka kohë që edhe kanalet nuk e përmendin më. Iku ajo temë, u harrua”. 
“Pse e lanë ata, duhet ta vazhdojmë ne, - këmbënguli botuesja. - Mbase atyre nuk u intereson përfundimi i çështjes. Neve, ama, na bën. Ana tjetër e medaljes. Ja viktimat e dhunës policore. Ja si shprehet  indiferenca e shoqërisë ndaj emigrantëve. Fjalë dhe asgjë tjetër. Kupton?”  
S’e kishte dhe keq. Gati një muaj pasi e nxorrën nga birrucat e drejtorisë së Policisë së Atikisë tek “Aleksandra”, vogëlushi shqiptar Arsen M. vazhdonte të bënte jetën e mëparshme. Një bashkëpunëtor i gazetës e kishte parë duke lypur tek pazari i fruta-perimeve. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Një pamje tragjike. Fëmija i gjymtuar, përgjunjur në mes të rrugës, me një kapele republike përpara tij, ngaqë nuk mund të zgjaste duart për të lypur. Nuk i kishte. Ç’ishte bërë gjithë ajo zhurmë mediatike rreth fatit të tij, kur mbaheshe si i ndaluari më i vogël i policisë, në të gjithë teritorin e vendit? Ishte shfryrë, si kamardare e shpuar. Pordhë në erë, asgjë tjetër. Fjalë. Premtime kot. Ndjeshmëri artificiale e një shoqërie që nuk të dhimbte. “Një botë që nuk të mëshiron!”, thoshte një këngë e njohur e Marinelës. Pikërisht ashtu. 
Të nesërmen që ishte e shtunë dhe kishte llaiqi në Gazi kisha shkuar atje, me shpresë se do ta shikoja. Nuk rrashë jashtë. E pashë. Në pozën e tij klasike.
Iu afrova dhe u përgjunja përpara tij. 
Më ndjeu. 
“Dhose kati, qirje! O ti thelis! Ime anapiros!” *19).
“Arsen, jam shqiptar, si ti... Sikur të bisedonim pak...”, i flas shqip.
Nuk e ngre kokën. Nuk di ç’të bëjë, të më përgjigjet shqip apo greqisht. 
Më në fund vendos:
“Fije, qirje! Fovame! Dhe me afini o  pateras mu na milao alvanika, me agnostus!”*20).
“Pu ine o patera su?”*21). 
“Edho, trijiro...”*22).
Shikoj përreth. Kot. Nuk do ta njihja edhe po ta shikoja. Atë shtazë me fytyrë njeriu. Kishte adoptuar një fëmijë të gjymtuar nga një familje fatkeqësh në Shqipëri, vetëm dhe vetëm për ta shfrytëzuar këtu në Greqi. Ngaqë të vegjlit e tillë mund të ngjallnin tek njerëzit mëshirë. Ishin lypësit më të mirë... Me efikasitet të lartë.
Nuk doja t’i bëja dëm të voglit. Isha bindur tashmë edhe për përfundimin e çështjes së tij, që kishte tronditur para pak kohësh opinionin e kameleonëve. Dritat e studiove televizive ishin fikur, gazetarët shoumanë ishin tërhequr në baret e natës, ku tymosnin erëra të ndaluara dhe shikonin striptiz, ndërsa lotët e tyre prej krokodilësh profesionistë  ishin tharrë. 
Hodha një kartëmonedhë në kapelen që kishte vendosur përpara gjunjëve djaloshi.
E pa. Nuk e ngriti kokën. 
Kur u ktheva të ikja e dëgjoj nga pas, të më thoshte shqip, me zë të ulët:
“Faleminderit, zotëri!”
Pas një jave “Fjala e emigrantit” doli me kryeratikullin “Kjo botë, vallë, ka turp?” Kisha arritur edhe ta fotografoja, në pozën e tij klasike, duke lypur. 
Të pasnesërmen e daljes së gazetës, më telefonoi botuesja në zyrë: 
“Ju lumtë! Zumë shitje rekord! U shit e gjithë gazeta, qysh ditën e parë. Kudo. Bisedova me shtypshkronjën të bëjmë një përsëritje të botimit. Ra dakort edhe agjencia e shpërndarrjes”. 
Fluturonte Evgjenia. Aty e kishte hallin, tek fitimi. 
Vërtet, kjo botë nuk kishte turp!
Bledi G. bërrtiste përditë se ishte i pafajshëm. Shokët e tij të qelisë i thoshin se pas ca vitesh do ta braktiste këtë zakon të kotë. Do t’i bëhej i panevojshëm. Nuk kishte për ta dëgjuarnjeri. Siç ndodhi edhe me Edmond Dantesin, kur iu mërzit një ditë pasioni i të rënurit të mureve me grushta. Le që nuk e dëgjonin, por edhe nuk shëmbeshin për qiamet. 
Usëmur rëndë. Muaj me rradhë u izolua në spitalin e burgut. Me bronkoplemoni. Surume, kurtizon. Erdhi dhe përfundoi një grusht. Doktorët ndezën dritën e alarmit.
Pikërisht atëhere kishte vizituar spitalin e burgut një përfaqësi parlamentarësh nga Shqipëria. Ishin edhe disa zonja të reja delikate. Erotike, të veshura në fije, kundërmonin aromëza romantike. Stononin frikshëm me ambjentin. Gazetare dhe avokate, që shoqëronin politikanët. Shefat u silleshin gjithë kortezi. Sikur bënin bashkë një kruazierë turistike. Ato as dorën nuk uzgjatën të burgosurve. Kishin ndot. Nuk u afroheshin. Mbase kishin dhe frikë. I ruanin policët grekë. Djem të rinj. U llastoheshin edhe ata. Ishte bërë deti kos... 
“Po t’ju ngacmojnë, afta ta gurunja*23), na e tregoni! Dimë ne t’i falenderojmë, në emrin tuaj!”
“Mos keni frikë, - u kishin thënë vajzave, nga ana e tyre, të burgosurit. - Këtu jemi shumica shqiptarë. Një familje. Ju jeni motrat tona. Prej nesh do t’ju mbrojnë policët grekë?!”
Bledi u bëri përshtypje. Ndonëse i drobitur nga sëmundja, ngjante shumë i ri dhe i pashëm. I turpshëm. Nuk i shikonte nga këmbët dhe në gjoks, si të tjerët. Mundohej t’i fshihte sytë. U interesuan për rastin e tij dhe diçka shënuan nëpër blloqe. 
Njëra i dha edhe telefonin e saj.
“Jam avokate, - i tha. - Më telefono!”
Pikërisht atëhere, kur Bledi dhe familjarët e tij kishin humbur çdo shpresë, ndodhi magjia. Kthesa. I trokiti fati në portë. Njësoj si Edmond Dantesit, kur vdiq abati Faria. Në burgun e Kordhalosë nuk vdiq njeri, që të shpëtonte Bledi. Thjesht, ligji hapi papritmas njërin sy. Si një arushë e plakur, kur zgjohet nga letargjia e saj e zakonshme. Pastaj tjetrin. Atëhere kuptoi ç’kishte bërë. 
Gjykata e Janinës, ku ishte depozitur çështja, me vonesë 18 muajshe, shpalli njëzëri pafajësinë e Bledi G. 7 me 0. Rezultat i pastër. Asnjë mëdyshje. Ngaqë asnjë fakt kundër tij nuk u vërtetua. Ishin po ato. Qysh në fillim. Në dritë të diellit. Thjesht nuk donin t’i shikonin. Edhe pse ai bërtiste. Kaq e kaq muaj. Që të hapnin sytë dhe mos ta merrnin në qafë. Ishte i pafajshëm! Por ligji, përveç syve, kishte mbyllur edhe veshët. Të gjitha shqisat, xhanëm. Pikërisht atëhere zgalemët e uritur qëndruan përsipër detit të tyre. Nuhatën gjah të majmë. Avokatët kërkuan nga familja e Bledit para të tjera. Ku e ku më shumë. Dinin ata. U ishin çakërdisur nervat të gjithëve. Një rreze shprese kërkonin. Të kapeshin prej saj me çdo kusht. Ua dhanë. Cili i verbër nuk do ta pranonte! 
Ishin gjetur, më në fund, personat ligjorë që donin t’i dëgjonin. Ata mund të bënin gjithshka. Veç duheshin para që të grasoheshin guzhinetat e ndryshkura të ligjit. Të niste rrotullimi i çështjes së bllokuar. Para? Kush i llogariste! Të ishin mirë serat e Neohorit. Qir Miçoja ishte gati të shiste të gjitha, po të nevojitej. Vetëm i biri të dilte në dritë.
Nuk u kërkuan sakrifica të tilla. Mjaftonin paratë e mbledhura me kaq mund e djersë. Llogari të pastra. Prindërit e Bledit kishin menduar të ndërtonin me to një shtëpi të tyren në fshat. Për birin e vetëm, kur do të martohej. Por ç’e donin shtëpinë, pa të zotin brenda! Po të ishin mirë dhe të gjithë bashkë, do t’i mblidhnin përsëri. 
Ndodhi më në fund. Muri, para të cilit bërrtiste dikur pa pikë shprese Edmond Dantesi shqiptar i epokës sonë, befas kishte hapur veshët. Si në atë përrallën, kur i thuhet malit “Hapu!”Dhe ai, çuditërisht, hapet...
Një ditë u gjend nga ana e jashtme e Burgut të Kordhalosë. I lirë. Rrobat që i sollën i rrinin shumë të gjera. I kishin sjellur edhe “aro”-n e re, për ta gëzuar. Të fluturonte qysh atë ditë drejt një jete të re. 
“Nuk mundem, - u tha. - Nuk e ngas dot. S’më mbajnë këmbët”.
Më mirë vonë se kurrë?, e pyes unë.
“Ku di unë! Këtej e tutje ç’bëhet…”
“Ç’ke frikë, Bledi?”
“Kam frikë të dal jashtë. Nuk jam mësuar akoma me lirinë. Nuk më bëhet të shkoj gjëkundi. Edhe pse jam shpallur i pafajshëm”. 
“Nga njerëzit? Të bezdisin hijet e dyshimit për pafajësinë tënde?”
“Për atë s’bëj dot gjë. Nuk mund t’u mbush mendjen të gjithëve... Por kam edhe një frikë tjetër”. 
“Çfarë?”
“Më ngjan se diçka tjetër e keqe do të më ndodhë. Nga çasti në çast. Kjo më paralizon”.
“Po dyqani?Pse nuk vazhdon të merresh me të. Të harrohesh...”.
“Mbaroi dyqani. E mbylli babai. Nuk na duhet qyteti, tha. Jemi më mirë në fshat. Nuk na bie në qafë njeri”.
Bledi G. i kthen shpinën Kariotaqit. Drejtohet nga makina. Kishte hallet e tij tani. Pak përpara i kishte kthyer shpinën edhe Edmond Dantesit. Nuk donte ta shoqëronte në jetën e pasburgut. Nuk i pëlqente të ndëshkonte njeri. Edmond Dantes dhe të mos merrte hak?! Si shumë kishte ndryshuar psikologjia e viktimave të padrejtësirave të ligjit. Edhe Arsen M., në llaiqinë e Gazit, nuk donte të kthehej mbrapsht. Vetëm ëndërronte që kapelja e tij e republikës t’i mbushej plot me monedha. Nga njerëzit që e mëshironin. Diçka mund t’i mbetej edhe atij... Qoftë edhe për të blerë një kulaç të ngrohtë ditëve të dimrit. 

Mora nga partsbridge*24) i makinës së Bleditlokalen “Fakti”, që e kishte bërë hero të saj për herë të dytë. Me kryeartikull, që vazhdonte në faqen e brendshme. Me fotografi. Tani në të kundërtën.
Lexova:
“E vetmja gjë që kërkon djaloshi i pafajshëm shqiptar është të heqë sa më parë “recinën” nga vetja. Do ta ndihmojë shoqëria? Efkeria na kseplini tin ndropitis...*25)”.
Domethënë, gazeta pyeste shoqërinë, nëse do ta ndihmonte djaloshin shqiptar tëpastronte njollat e murrme nga fytyra. Ato që ajo vetë ia kishte shkaktuar, padrejtësisht. 
Këtë thoshte gazeta... 
“Njollat e fytyrës t’i fshin koha. Ato në shpirt, blanat e frikshme, që të mbajnë frymën... si pastrohen?!! 
Kjo pyetje ulërinte nga e gjithë qenia e Bledi G. 
Provincialja “Fakti”nuk e sqaronte këtë të fundit. Nuk mund të thuhen të gjitha në një reportazh. Pastaj, një gazetë nuk mund të jetë kurrë libër psikologjie. Të tjera janë funksionet e saj. 
____________________________________________
*1). gr. Hajde, Elladhicë e mjerrë! Të huajt, mbretër. Të tutë i var nëpër direkë! (shprehje)
*2). gr. E dëgjuat?
*3). gr. Çfarë nuk kupton?
*4). gr. Të gjithë të mirë duken. 
*5). gr. Mblidhni pjellat tuaj!
*6). gr. Nuk e merr për të tillë.
*7). gr. Shiste vajzat e dynjasë, qir Miço!
*8). gr. Shko në shtëpinë tënde, qir Miço!
*9). gr. Keni mal përpara... (shprehje)
*10). gr. I shkreti!
*11). gr. Ç’e gjeti!
*12). gr. Shkofshin në djall!
*13). gr. Farë e mutit!
*14). gr. Diçka nuk më shkon tek kjo histori! Nuk ngjit...
*15). gr. Je në vete?
*16). gr. Mirdita! Erdha për një sqarim!
*17). gr. Kështu? Pa mendohu më mirë!
*18). gr. Kështu, bravo! Tani je në rregull! Për të mirën tënde!
*19). gr. Jep diçka, zotëri! Çfarë të duash! Jam invalid!
*20). Ik, zotëri! Kam frikë! Nuk më lë babai im të flas me të panjohur!
*21). gr. Ku është yt atë?
*22). gr. Këtu përreth...
*23). këta derrat.
*24). ang. pjesa e përparme e kabinës së makinës (term teknik). 
*25). gr. Rast të shpëlajë turpin e saj.