Wednesday 26 February 2014

ÇFARË BËHET KËSHTU ME TY, MOJ NËNË SHQIPËRI?



                ÇFARË BËHET KËSHTU ME TY, MOJ NËNË SHQIPËRI?                                                                                                                                                                                                                                 
Është e vёrtetë, se shtangia e trurit, plogështia, shpërndarja dhe bllokimi i potencialeve mendore nga elitat drejtuese komuniste, që e kanë kthyer Shqipërinë në çiflig të tyre, e ka origjinën tek “PRONA ”. Prona e rrëmbyer pronarëve të vërtetë është “Baza” e të gjitha rrjedhojave negative të vendin tonë. Qysh nga sekuestrimet e kulakëve, të burgosurve, të pushkatuarve, të internuarve, në  një lufte klasash të pamëshirshme deri në ditët tona. Prona vijoi t’u mohohet pronarëve të ligjshëm me “Strategjinë në ekonomi” të Ramiz Alisë, sipas së cilës: “Kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist të jemi ne dhe njerëzit tanë. Që të jemi të sigurt, se e ardhmja do të jetë e jona, kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tonë. Asnjëherë nuk do t’u japim pronat e tyre. Nëse lind nevoja, do të kemi mbështetjen e aleatëve te jashtëm ideologjik në pushtet... me ta na bashkon kauza  jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve”.  (Gazete “Illyria”, 19-11-2004).                                                       
Kështu, pasardhësit e Ramiz Alisë në pushtet, më kryesorët ata të PS dhe PD, u kanë vendosur rrethin e hekurt në kokë shqiptarëve, për të stepur e ngurtësuar trurin dhe në këtë rast nuk është, thjesht një dru i shtrembër në barrë ose në stivën e druve, por është e gjithë stiva. Pra, nuk kemi një individ në udhë të shtrembër, por kemi gjithë strukturën shtetërore, me institucionet dhe Akademinë e Shkencave, që drejtohet nga një kupolë komuniste me Panterën e Zezë Janullatos. Po të ndiejnë pak rrezikun, ata bashkohen me serbin, ashtu si janë bashkuar me grekun. Qeveritë  hipin e zbresin sipas diktatit të guvernator Janullatosit dhe “strategjisë  së Ramiz Alisë”, që është një e tëra. Kështu mendoj unë, Z. Vedat Shehu, është mëse i drejtë citati që sjell Dr. Jahjai:
Dëmin më të madh në ngathtësinë e shumicës së kombeve, e luan klasa e tij politike”.            Janë pinjollët e ish-elitës komuniste, ata që udhëheqin Shqipërinë këto 20-vitet e fundit.                              
Çfarë po bëhet sot në vendin tonë?... Po zhvillohet një diskriminim dhe deshqiptarizim nën mjekrën e Priftit Janullatos . Bie fjala kur shteti ynë nuk  aplikon reciprocitetin me fqinjët tonë ndodh edhe kështu:   
Pala greke bllokon 4 orë në doganë drejtoreshën e ISSH-së.
Siç njofton shtypi, policia doganore greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ka bllokuar sot kalimin e drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve  shoqërore Vjollca Braho. Zonja Braho është dhe anëtare e kryesisë së PDIU-së… Ajo thotë: kam 4 orë që nuk më lejojnë të kaloj në krahun tjetër. Ishim 15 veta që prisnim, 14 kaluan dhe iu dha vula për të hyrë në shtetin grek, kurse mua nuk më lejojnë. Ju kërkova arsyet përse nuk me lejojnë, dhe mu përgjigjën se pa urdhër nga Athina nuk më lejojnë të hyj në shtetin grek. “Unë jam me origjinë Çame.” Ka deklaruar zonja Braho në një lidhje telefonike me Neës 24. Më tej ajo sqaron: “Ky nuk është rasti i pare, si anëtare të PDIU-së pengohem të hyj në shtetin Helen vetëm se jam me origjinë Çame.” Vetëm pas ndërhyrjes së konsullit shqiptar Riza Poda, zonja Braho është lejuar të kalojë në territorin grek.  (GRID, AL Lajme, 28- 11- 2013).                                                                                                                                          
Betonizimi i pushtetit pushton kalane e Krujes                                                                                         
Betonimi vazhdon të pushtojë edhe kalatë dhe objekte të tjera më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore  e historike, duke mos ndaluar madje as para portave të kalasë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut  në Krujë, ku historia na mëson se janë ndaluar taborët e ushtrisë pushtuese osmane të dy Sulltanëve më të tmerrshëm të Perandorisë Otomane. Në gusht të këtij viti në hyrje të portës së kalasë ka nisur të ngrihet një ndërtesë e madhe prej betoni. Ndërtuesit, për t’ia bërë të qartë qytetarëve të Krujës, në hyrje të punimeve, kanë vendosur një tabelë ku tregojnë se Bashkia e këtij qyteti është ajo që ka dhënë leje për ngritjen e një ndërtese, e cila do të shërbejë për duqane dhe apartamente banimi, edhe pse  për kalanë dhe muzeun e Krujës është përgjegjës Ministria e Turizmit, kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. ( Sheradin Berisha, publikuar  9-12-2012).
Shëmbet natën Muzeu Etnografik, godina e mbrojtur nga shteti si monument kulture në Vlorë.                              Rrezohet një pjesë e ndërtesës së shpallur monument kulture, brenda së cilës ndodhet edhe Muzeu Etnografik i Vlorës. Pak net më parë  dy katet e godinës ranë, duke rrezikuar edhe jetën  e banorëve të saj. Veç muzeut, në ndërtesën monument kulture, jetonin  për dekada disa familje vlonjate. Ata kanë ndier tronditje gjatë natës dhe pasi kanë vënë re edhe krisjet e mureve, kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpitë e tyre. Muri i shembur ka arritur deri te pjesa ndarëse e Muzeut Etnografik. (Vlorë 13 maj 2013 marre nga internet).                                                                 
Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914, kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë, si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921. (athinen sthash. 475 Jt3 cx. dpuf).           Për thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë i bëjnë apel Venizelosit: Të kërkojë falje. Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirrjeve antishqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” të cilët të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë, kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat. Në mënyrë simbolike ata kanë përzënë një tufë me dele, të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë ndërruar pllakatin ekzistues në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakat të ri, ku përcaktohej qartë, sipas tyre, autori që shkruan për masakrën. Sheh Hysni Hormova, tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memories historike, pa të cilën vdesin edhe vetë kombet. Albi Koçi, në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.                                                                                                                      
Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnjë koment për pjesëmarrjen e deputetëve grekë në festimet e 100 vjetorit të fantazmës së Vorio Epirit. Duket se politika shqiptare është indiferente, ose servile ndaj Athinës, që deklaron se nuk ekziston çështja e Voriepirit, ndërkohë që “dielli me shoshë” nuk mund të fshihet.
“Skënderbeu me bisht”…
Pronari i tokës ku u gjet statuja thotë: E hodhën nga një kamion Tirane. Bëhet publike edhe fotoja sajuese e dyshimtë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme (19-2-2014) në anë të rrugës automobilistike, në zonën e njohur si Qafë-Kashar në Tiranë. Fotoja e statujës tre metërshe është publikuar, në mjetet sociale, nga arkitekti, Artan Shkreli me diçiturën “Shaka, surrealizëm, apo përdhosje?”... Kjo, pasi në foto, Heroi ynë Kombëtar, është me bisht. Vetë Shkreli në një prononcim për “GSH”, tha se, statuja e Heroit me shpatë e përkrenare ishte e përçudnuar, pjesët intime të tij ishin të deformuara dhe në fund të kurrizit mbante një bisht.
Si pas tij, shtatorja ishte gjysmë cjap e gjysmë njeri, madje kishte edhe bisht, Shkreli shtoi se, organet gjenitale të skulpturës ishin shumë të mëdha. Tek këmbët e shtatores shkruhej  “Skënderbeg”.
Gazetari Spartak Kola, raportoi mbrëmë nga vendngjarja, se statuja i përket figurës së  Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Por mbrëmë policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërkohë e ka zhvendosur statujën nga rruga.      
Në më pak se 24 orë, nga gjetja e statujës, policia ka identifikuar pronarin e tokës ku u gjet objekti. Ruhi Valisi është shtetasi,  në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar, e Heroit Kombëtar, Skënderbeg. Valisi aktualisht akuzohet për përdhosje të figurës së Heroit Kombëtar.  Ndërkaq hetimet e policisë  janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar  statujën e Skënderbeut me bisht. I pyetur nga policia, pronari i tokës Ruhi Valisi, ku u gjet statuja e Skënderbeut, sqaron se statuja u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo e pashë bustin e deformuar, njoftova policinë. Ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar”. Valisi thekson  se ka informuar në kohë policinë dhe për këtë duhet të falënderohet dhe jo të shoqërohet dhe të akuzohet”  (Ballkan ëeb 19 shkurt 2014).                          
Të mendosh, e jo të bësh diçka të tillë kundër një heroi Botëror, është një akt tepër i rëndë. Skënderbeu është i vetmi hero, mendoj, që ka më shumë buste në Botë, si askush tjetër, që vetëm ta shikosh, të mallëngjen, kurse armikun thjeshtë e tmerron. Faleminderit, i falem GJERGJIT të Pavdekshëm.
Janullatosi, si përfaqësues i boshtit serbo-ruso-grek drejton diskriminimin  e kombit shqiptar dhe ne heshtim. Deri kur kështu vallë?...  
                Barbarët  “Nekropolitika është një karakteristikë  e njohur e së majtës historike shqiptare dhe hera herës shfaqet në formën më barbare të saj. Kështu pak dite pas instalimit të pushtetit të së majtës,  persona ende të paidentifikuar publikisht, kanë dhunuar dhe shkatërruar varret e të vrarëve nga komunistët  në Mallakastër.  Varrezat e nacionalistëve të pushkatuar, u ndërtuan pas rënies së komunizmit, si varreza të viktimave të diktaturës dhe në to prehen një pjesë e pushkatuarve me dhe pa gjyq nga komunistët. Janë vetëm ata që u bë e mundur t’u gjendeshin eshtrat, pasi një pjesë e madhe e tyre ende nuk dihet ku i kanë.Të rënët në këto varreza janë, figura të njohura patriotësh, një pjesë e firmëtarëve kontribues të shpalljes së pavarësisë më 1912, luftës së Vlorës më 1920, të Kongresit të Lushnjës, e në të tjera ngjarje me rëndësi të historisë tonë kombëtare. Por midis tyre ka edhe 15 fëmijë, që janë vrarë, se i kishin prindërit kundërtshtarë politik të komunizmit. Varret e tyre dëshmojnë terrorin e egër që mbizotëroi në këtë vend për 50 vjet me radhë. Shkatërrime të varreve të viktimave të terrorit komunist... ka me qindra raste, po përmendim, hedhjen në erë të varrit Nënës Mbretëreshë në Tiranë në vitin 1945. Shkatërrimi i varrit dhe hedhja në lumin Osum të patriotit firmëtarit të pavarësisë,  Iljaz Bej Vrionit në vitin 1946 në Berat. Shkatërrimin  e varrit dhe hedhjen e eshtrave në lumë të Patër Gjergj Fishtës në Shkodër. Në momentin e parë (Pas 23 qershorit 2013 shen. im) që u ndjenë në pushtet  “Barbarët” u rikthyen në origjinë dhe gjëja e parë që bënë, ishte dhunimi dhe shkatërrimi i varreve të kundërshtarëve politik, historik. Urrejtja ndaj tyre, nuk duket se është shuar  edhe pse i vranë, i burgosën e persekutuan për 50 vjet ata dhe familjet e tyre. Në fakt, dhunimi i varreve apo kufomave, nuk ka qenë një zakon shqiptari”.  (Nebil Çika, ILLYRIA 3 tetor 2013, f. 13).     
       Tiranë - Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janullatos, po e greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Kjo duket tek fotoja e automjetit të kishës ortodokse shqiptare, e cila mban mbishkrimin në gjuhën greke, si gjuhë të parë zyrtare, dhe të dytë gjuhën shqipe. Por edhe në gjuhën shqipe, fjala shqipe “ORTODOKSE”  është greqizuar në “ORTHODHOKSE”:
          Siç  shihet, kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo falë  tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën "Bota sot" është botuar një shkrim, ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thuhet: “Sot në zemër të Tiranës, në ditën e Krishtlindjeve, kryepeshkopi grek Jonullatos, mbajti meshën në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë mes tyre dhe kryeministri Rama. Të gjitha mediat e anashkaluan përdorimin e një gjuhë tjetër gjatë meshës, gjithashtu sot, ortodoksët shqiptarë treguan dhe një herë se parapëlqejnë nënshtrimin dhe heshtjen, kur Jonullatos mban meshën në gjuhën greke në zemër të Tiranës!”.(Shqiptaria. Com  26-12-213).
           Anastas Janullatosi valëvit flamurin e Vorio-Epirit                                                                                       Tiranë, 29 nëntor - Zbardhen fakte që komprometojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Llalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin. Sot do të sjellim fotografitë, ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomisë së Vorio-Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios, nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare, që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë. Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan, gjatë festës fetare, dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë dhe duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla.
            Toleranca e shtetit shqiptar, ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek, të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 1914 - 2014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë, që nuk duan fqinjësinë mirë të dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë.      
Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat, anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Në një kohë, kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia, një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë me trojet shqiptare deri në Prevezë, pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës, për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e “Agimit të Artë”. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, që tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike.
Për gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri, kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek. Për përmendoret e ushtarëve grekë, historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
          Por përmendore të tilla ka në çdo fshat, ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013, sheshi qendror i fshati Sopik në Gjirokastër, u pagëzua me emrin e Mihal Zerva”. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e Jugut të Shqipërisë .                                              
             Disa mendime për Janullatosin nga trutharët, tradhëtarë:            
             Këto dite u kristalizua një solidaritet i të gjithë diasporës shqiptare rreth VATRES në SHBA, në një protestë kundër dekorimit të grekut Janollatos,  që është një tumor në trupin e kombit tone dhe përgatitet  gati operacion për ta hequr. Në prag te 100 vjetorit te masakrave greke në vendin tonë të viteve 1912, 1913, 1914, gjatë të cilëve dogji mbi 300 shtëpi , vrau dhe theri e përdhunoi mijëra vetë, kurse ne pragun e Protokollit të Korfuzit te vdekur, ka lëshuar disa tradhëtarë shqiptarë, si K.Kapinova, P.Tedeshini, A.Bergamo etj, që vjellin vrer kundër shqiptareve dhe përçarjes fetare, duke ngritur akuza të një leksiku shumë të ulët. Ata thonë: Nuk ka punë njeri me Kryepeshkopin tonë veç nesh orthodhokësve. Mos guxoni më të shani Kryepeshkopin tonë të dashur. Ai është dërguar në Shqipëri nga vetë Jezu Krishti. Në fakt shoh se ata që kërkojnë heqjen e tij, kanë dialekt të theksuar gegë, bile kosovar, aq sa me zor i marr vesh se ç’thonë. Po ju them edhe diçka. Mos provokoni me durimin tonë sepse edhe ai ka fund. Edhe diçka, Orthodhoksët nuk vrasin për fenë e tyre por vdesin për fe. Duhet ta kenë të qarte njëherë e mirë ata që e shajnë dhe na kërcënojnë këtu. Do ta hiqni Kryepeshkopin kur të kaloni mbi kufomat tona. Ne do ta mbrojmë më jetën tonë Shënjtin tonë të Madh.
Zonja Keze Kozeta Zylo 9-2-2014, “Tribuna Shqiptare” shprehet: Më duhet t’ju kujtoj këtyre zotërinjve në lidhje me besimet fetare të shqiptarëve thënien e Nolit se: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari”.” ...Kjo lloj propagande çon ujë vetëm në mullirin grek, dhe aspak nuk i përket botës demokratike, ku po jetojmë dhe punojmë plot dinjitet. Ndërsa të betuarit e Janullatosit ngrihen dhe e mbrojnë atë me jetën e tyre në tokën tonë, mendoni se çfarë mund të ndodhë me grekërit po të ishte një shqiptar jashtë ligjit në krye të tyre në Greqi? (ku kjo s’mund të ndodhë kurrë)
                Tiranë, 31 dhjetor , Kryepeshkopi Anastas: “Nuk trembem nga kërcënimet”. Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,  ka thënë në një intervistë për “Ethniko Kirika”, një gazetë e diasporës greke në SHBA, shprehet se nuk ka frikë nga kërcënimet që vijnë nga disa grupe ekstremiste në Shqipëri.
“Nuk më çudisin sulmet, që vijnë nga një grup i vogël, një formacion i ri politik me program nacionalist, që çdo gjë e sheh nga perspektiva e tij dhe nuk pasqyrojnë opinionin e përgjithshëm në Shqipëri”, shprehet Anastas, transmeton në BE.
             Sipas tij, sulmet filluan sapo Kisha Ortodokse kundërshtoi rezultatet e Censusit. “Censusi ishte një surprizë për të gjithë dhe jo vetëm për ortodoksët. Ne analizuam këto të dhëna dhe provuam se ky regjistrim nuk jep informacion të saktë në lidhje me fenë në Shqipëri. Pasi lëshuam  këtë deklaratë, morëm kërcënimet nga Aleanca Kuqezi. Natyrisht disa njerëzve nuk iu pëlqen zëri i së vërtetës, sepse ata dëshirojnë të krijojnë konfuzion të tillë", shprehet kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai theksoi se "ka edhe të tjerë pas Aleancës Kuqezi që kujdesen për këtë situatë". Pyetjes, nëse ka ndonjë reagim të Qeverisë së Shqipërisë për deklaratën e Kishës Ortodokse mbi regjistrimin, Anastas iu përgjigj: "Jo në këtë kohë" dhe shtoi: "Kam përshtypjen, megjithatë, se ngadalë do të kuptojnë se kjo deklaratë është shumë serioze, është një analizë e së vërtetës dhe unë mendoj se do ta marrin seriozisht, ata dhe të tjerët që janë të interesuar.  Censusi  ishte jo vetëm një manipulim dhe një mashtrim, por u organizua në mënyrë të tillë që të dilte ky rezultat. E themi qartë se për ne është krejtësisht i pavlefshëm. Kjo metodë jo shkencore e ndjekur në inventar, ka krijuar një shqetësim të përgjithshëm", shtoi kleriku i lartë. Faktin e evidentuar nga gazetari, që pas 20 viteve punë dhe rindërtimit rrënjësor të Kishës, merr kërcënime, Anastas e komentoi duke thënë se “Kjo është shumë e thjeshtë. Jo shumë janë të kënaqur me rritjen e madhe dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, shumë prej tyre nuk do të donin që të ishte kështu dhe përpiqen të thonë se nuk është kështu, por e vërteta nuk mund të fshihet". Lidhur me kërcënimet dhe kërkesat për t’u larguar nga Shqipëria, Anastas tha se nuk ka aspak frikë dhe u shpreh se "shpesh njerëzit bëjnë “të fortin”, kur nuk mund të bëjnë diçka kuptimplotë". I pyetur nëse kërkoi të takojë kryeministri ne Shqipërisë, Anastas u përgjigj "jo, unë nuk mendoj se ne duhet të shkojmë në këtë linjë. Çfarë themi, e themi në publik, e themi në gjuhën shqipe, e përkthejmë në gjuhën angleze dhe do t’ua dërgojmë gjithë organizatave”.
Anastasi, kujtoi ditën e Krishtlindjes, kur ai u vizitua nga krerët më të lartë të shtetit. “Për të parë paradoksin që ekziston këtu, po ju them se disa ditë më parë në Krishtlindje na vizitoi Kryeministri shqiptar, i cili vlerësoi kontributin e kryepeshkopit të Shqipërisë në përgjithësi, na vizitoi kryetarja e Parlamentit gjithë solemnitet. Patëm një darkë me Presidentin e Republikës dhe gjithë drejtuesit fetarë në vend, sikur gjërat po rrjedhin normalisht, sikur nuk ekziston as regjistrimi dhe as zëri i nacionalizmit ekstrem në vend".
Po çfarë do të ndodhë në Kishën Ortodokse shqiptare “pas Kryepeshkopit Anastas”?. Kryepeshkopi tha se "ne do të vazhdojmë rrugën e Kishës me të gjitha kapacitet e që ajo ka. Aktualisht janë peshkopët shtetas shqiptarë që studiojnë në Akademinë Teologjike, që kryejnë studimet e tyre në Greqi dhe unë këmbëngul që të marrin dhe Master, dhe janë një grup shumë i rëndësishëm".                                                                                                         
Kodrasadikit,  02.01.2013  ora 21:31  Ky pseudo prift duhet larguar sa ma parë që është e mundur, sepse ky ka për qellim shkombëtarizimin e popullit shqiptar. Si ky, si shteti grek nuk pranojnë se në Greqi shqiptaret dhe arvanitasit s’kanë asnjë të drejtë, qoftë kombëtare, qoftë fetare. Ky shtet është shteti ma radikal, ku te drejtat e pakicave, posaçërisht të shqiptarëve shkelen tmerrësisht, paramendoni si emigrantëve ju ndërrohet emri, kur ata shkojnë për punë shtetin grekë, kjo nuk ndodh askund në botë, ose s’kam njohuri , por nga kjo del se grekët janë shkelësit ma të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Europën e sotshme moderne. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve, që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. KOHA net 29-11-2013 – 11:37).
Rasim Bebo  Addison  Çikago shkurt  2014

Tuesday 25 February 2014

Monedha e Napolonit

Monedha  e   Napolonit

... nxjerrë nga një qyp i groposur,  ringjall zëra të largëta nga Elbasani i vjetër.

Nga Nimfa Hakani

-          Erla!- dëgjoi një zë djali që e thiri. Iu duk si zëri i Besianit.
Erla bëri sikur nuk dëgjoi dhe nuk e ktheu kokën. Shpejtoi hapin. Ishte vonë për klasën e fundit, fiziologjinë patollogjike. Profesor Trebicka ishte tepër i rreptë. Nuk i duronte dot studentët që i shkonin me vonesë në leksion. Thuhej se studentëve që i vinin vonë në klasë jua nxirrte inatin në provimin e lëndës. I pyeste imtësira që ishte e vështirë t’i mbaje mënd sa do student i mirë të ishe. Erla nuk donte të prishte bukurinë e notave në diplomën e saj më një notë të ulët në klasën e Prof. Trebickës. Ishte hera e dytë që  ishte vonë. E hëna nuk ishte ditë e preferuar për të. Studionte aq shumë gjatë të djelës, sa ndjehej e plogët të nesërmen. Kishte vetëm dhjetë minuta të arrinte në klasë që ishte në godinën jasht spitalit. Shpejtoi më shumë, dhe më në fund ia dha vrapit. Me pak fat mbase do t’ia dilte të hynte para tij në sallën e leksioneve. Kaloi rrugën me shpejtësi dhe u fut në ndërtesë. Por pikërisht kur ajo ishte në korridorin ku ishte klasa dhe mendoi se do të hynte brënda, para Trebickës së tmerrshëm, Besiani, që po e ndiqte pas duke menduar se ajo nuk po e dëgjonte, e arriti, e kapi fort nga krahu dhe i tha duke i treguar diçka që mbante në dorë
-          Shiko!
Erla nuk ishte në gjëndje të dallonte çfarë kishte Besiani në dorë. Sytë i ishin errur nga zëmërimi dhe dëshpërimi që nuk do ishte në leksion në kohë. Me bishtin e syrit dalloi figurën profesorit që ecte me hap të shpejtë dhe u zhduk brënda derës së auditoriumit. U lut që ai të mos e kishte parë. Po ta kishte parë që po vonohej, e  sidomos me një djalë, do të ishte katastrofike. Nuk kishte më dëshirë të shkonte në klasë. Vetëm kur mendonte shikimin therrës që Trebicka i tmerrshëm do t’i hidhte kur të futej brënda, shikim që do ta ndjente në kurriz si qindra gjilpëra derisa të ulej tek banka në qoshe, të shoqëruar nga vështrimet e tridhjetë studentëve që me sy do t’i thoshin, “Kur dhe ti Erla e prishe me Trebickën, s’ka më shpresë për ne!” - ia hiqte edhe atë pak ngulmim që ndjente ta shtynte veten të shkonte. Lëshoi një psherëtimë të thellë dhe u mbështet në murin prapa vetes. Ishte e kotë të zëmërohej me Besianin. E pa si ai njeriu që dorëzohet dhe e pyeti:
-          Çfarë është ajo!
-          Një Napoleon!
-          Çfarë? - pothuaj bërtiti Erla tashmë e nxehur.
Besiani i eksituar i afroi tek hunda një monedhë ari dhe ja rrutulloi para fytyrës:
-          Napolooon!- tha duke zgjatur tingullin e o-së.
-          Për këtë më le jasht fiz-patit? – u shkreh Erla tërë mllef.
-          Uups!- ja ktheu Besiani pak i tmerruar- ta dija që kishe klasë me Trebickën nuk do të kisha shqetësuar.
-          Çfarë është Napoloni? - u zbut disi Erla kur pa fytyrën gati të trëmbur të kushuririt.
-          S’e di ti çfarë është?- pyeti Besiani i çuditur.
-          Jo!-ia ktheu Erla e qetë.
-          Nuk ke parë ndonjëherë Napolon?
-          Jo!- përsëriti ajo.
-          Është Napolon floriri.
-          Çfarë është Napoloni i floririt?
-          Ti do të thuash se asnjëherë në jetën tënde nuk ke parë një Napolon Floriri?
-          Jo!
-          Nuk ka pasur Nana Gushi ndonjë Napolon floriri?
-          Jo!- iu përgjigj Erla indiferente.- Çfarë është Napoloni i floririt?- këmbënguli  përsëri ajo.
-          Është monedhë e kohës së Zogut! - u përgjigj Besiani i gëzuar që po i mësonte diçka kushërirës nga Tirana.
-          E kohës së Zogut?- pyeti Erla duke shtrëmbëruar fytyrën.
-          A e di ku është gjetur? vazhdoi Besiani i eksituar.
-          Mendon se më intereson?-  Erla e shikoi indiferente pa ndonjë interes për këtë relike të një kohe që as Mamaja e saj nuk e kishte përjetuar.
-          Do të të interesojë kur të marrësh vesh se ku është gjetur! –tha me buzëqeshje Besiani duke dashur ta impresionojë kushurirën e bukur.
Ajo ishte gjithmonë dashamirëse me të, dhe dukej e gëzuar kur e shihte, por ai gjithmonë ndjente se kushurira sikur e shihte veten pak si më lart se ai. Helbete, mbase e konsideronte disi si provincial. Ai ishte vërtet i pashëm, por e dinte edhe vetë që në mënyrën si sillej ishte pak provincial dhe gjithmonë donte t’i vërtetonte kushurirës se ishte po në një nivel si ajo. Sot, ai kishte në dorë diçka që do e bënte atë të mahnitej dhe gjithashtu të ndjehej keq. Shumë keq! Mbase të dëshpëruar! Besiani donte të shihte një shprehje zhgënjimi dhe vrerosje në fytyrën e bukur të kushërirës që gjithmonë ndriste.
-          Ti nuk mund ta imagjinosh se ku e kemi gjetur.- i tha.
-          Po hë pra më trego!- i tha indiferente Erla akoma e  tmerruar nga Prof. Trebicka dhe shikimi që i ishte dukur se ai kishte hedhur në drejtim të saj para se të futej në klasë.
-          Në Shtëpinë e Momë Hanës! – i tha dhe ndoqi  me kujdes fytyrën e Erlas.
-          Çfarë?- u përgjigj Erla si e bezdisur duke mos kuptuar tamam se për çfarë bëhej fjalë.
-          Po Erla! Po! – Vazhdoi Besiani me një buzëqeshje që i shkoi vesh më vesh, i sigurt që ajo do të shokohej kur të dëgjonte se ku ishte gjetur monedha dhe do pësonte tronditje.
-          Hë pra nxirre të shkretën!- i tha Erla se po humbiste durimin me këtë lojë fjalësh që Besiani po luante.
-          Kemi gjetur një qyp të mbushur plot me napolona nën dyshemenë e Dhomës së Zjarrit të Momë Hanës!- tha ai triumfator dhe u zmbraps të shikonte reagimin e Erlës.
Erla akoma nuk po perceptonte se çfarë po luhej në këtë mes. Një qyp të mbushur me florinj nën dyshemenë e shtëpisë së stërgjyshes së saj që nuk ishte gjallë? Po i dukej se po futej brënda një përralle të kohëve prehistorike.
Besiani, kur pa që edhe këtë rradhë nuk e impresionoi dot, vazhdoi i eksituar.
-          Që kur Nanë Gushi i dhuroi shtëpinë babës, - tha ai sikur t’i merrej fryma, - Baba ka gërmuar vazhdimisht në çdo qoshe të shtëpisë.
-          Po pse?- pyeti Erla e çuditur.
-          Sepse e dinte që diku ishin varrosur qypa me florinj,- i tha triumfator.
Erla picërroi sytë si të mos kuptonte të gjithë përmbajtjen e asaj që po i thuhej. Kur pa këtë reagim, që ta impresiononte edhe më shumë, i dëshpëruar për ta parë të mahnitej nga çfarë po i thoshte, i dha më shumë informacion:
-          Pikërisht, në momentin që ne po flasim, Baba është në kërkim të një qypi të dytë, dhe mbase një të tretë, dhe po vazhdon të gërmojë po aty ku gjetëm të parin.
Erla tundi kokën, dhe për herë të parë ndjeu një si bezdi ndaj të kushëririt që i ishte dukur djalë i mirë dhe i këndëshëm, por sot dukej sikur po hakmerrej për diçka, po e mërziste, por se për çfarë nuk po e kuptonte. Gjithë kjo histori me qypin me florinj iu duk pak eksentrike dhe e trilluar nga Besiani.
-          A e di çfarë Besian? - i tha ajo,- mua më duhet të shkoj në klasë sado vonë, se sa të mos shkoj fare. Trebicka do tërbohet por të paktën unë do të kap leksionin. - Shihemi nesër, -  dhe me librat në krah u drejtua për në klasë.
Besiani ndoqi me sy të kushërirën të futej në klasë, i zhgënjyer që nuk ja kishte arritur qëllimit. Mbeti në mes të koridorit si i humbur. Duke ndejtur ashtu, papritur realizoi magnitutën e asaj që kishte bërë. I kishte treguar kushërirës diçka që nuk duhej t’i tregonte! I kishte treguar një sekret familiar, një të fshehtë që nuk duhej ta kishte nxjerrë.  Ishte një e fshehtë që famija e tij e kishte mbajtur sekret për dekada, por që nuk i takonte asaj, por familjes së Erlës, stërgjyshëve dhe gjyshëve të saj. U shqetësua kur kuptoi ngatërresën që mund të kishte futur të jatin dhe doli nga ndërtesa me nxitim. Mori autobuzin për në qëndër të Tiranës. I duhej të gjente një taksi për në Elbasan. Duhet t’i thoshte patjetër babës për çka kishte ngatërruar.

*          *          *
Gjetja e qypit me florinj u përhap me nxitim në tërë familjen. Erla kuptoi që lajmi që kish prurë ishte i bujshëm dhe i rëndësishëm, krejt ndryshe nga ç’kishte menduar ajo. E jëma ishte munduar t’i shpjegonte se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.
Dukej sikur mbetej pa frymë kur po i tregonte për lidhjet fisnore të familjes së Besianit me të tyren. Ndalonte pas çdo spjegimi, duke strukturuar me kujdes në mëndjen e saj çdo lidhje familjare dhe emrat që përkonin me ato lidhje për t’i shpjeguar asaj, por edhe për të kuptuar vetë, arësyen e gjetjes së qypit në shtëpinë e gjyshërve të saj nga i jati i Besianit.
Ishte një histori tepër e ndërlikuar. Erla po e kishte të vështirë të përthithte dhe të ndiqte fijet e tërë atyre lidhjeve fisnore që e jëma ishte munduar t’ia përmblidhte në pak rreshta. Tërë  ajo ndërthurje ndërfamiljare i kishte dhënë dhimbje koke. I dukej si një sagë e kohëve primitive që kishte filluar gati tetëdhjet vjet më parë, me ca emra të çuditshëm që ajo nuk i kishte dëgjuar ndonjëherë, një sagë që ishte riçfaqur për shkak të një qypi të gjetur me para të kohës së Zogut në shtëpinë e stërgjyshëve të saj. Asgjë nga ato që sapo kishte dëgjuar nuk po i bënte sense.
Kishte  vënë duart në kokë në mënyrë dramatike, i kishte dhënë një të puthur të jëmës në ballë, duke e parë me sytë që i thoshin, “Më fal mama e dashur, por nuk mora vesh asgjë nga ato që the!”, dhe kishte shkuar në dhomën e saj të studionte fiz-patollogjinë me imtësi që Trebicka i tmerrshëm të mos kishte ku të kapej me të. E jëma, e humbur në mendimet e saj, kishte buzëqeshur ndaj reagimit të Erlës, por pastaj i ishte bërë fytyra serioze dhe kishte rënë në mendime.

Atë mbrëmje Erla me të jëmën shkuan në shtëpinë e gjyshes. Tërë tezet dhe dajat e saj ishin  mbledhur atje të ngacmuar nga lajmi. Kurreshtja dhe çudia ishin mjaft të larta, dhe reagimet ishin nga më të ndryshmet. Atë që Besiani nuk kishte mundur ta ngjallte tek Erla, e kishte injektuar në grupin e të rriturve të familjes. Po të kishte qënë aty do të ishte ndjerë triumfator, por në atë çast ai ndodhej në Elbasan i ulur në karrike përballë të jatit që po i bërtiste me sa kishte në kokë.
Pyetja se si u gjendën ato qypa pas gati shtatëdhjetë vjetësh të vdekjes së stërgjyshit i mahniste të gjithë. Nga trashëgimtarët direkt ishte present vetëm gjyshja. I vëllai me të motrën nuk kishin ardhur.

*          *          *

Nanë Gushi po rrinte pa bërë zë. Ishte tepër plakë të merrrte pjesë në atë debat, dhe ndihej disi fajtore. Ishte ajo, që në një moment dobësie, i kishte falur babait të Besianit shtëpinë e të jatit në qëndër të Elbasanit para katër vjetësh. Babai i Besianit, kushëriri i saj i dytë, djali i vëllait të së jëmës, Momë Hanës, i kishte ardhur për vizitë pikërisht atë ditë që ajo kishte ambulancën e emergjencës tek dera dhe po çonte të shoqin të sëmurë rëndë në spital. I shoqi kishte kohë që ishte sëmurë. Kishte pasur kancer. Fundi dihej, por si gjithmonë i vështirë për tu pranuar. Asnjë nuk kishte qënë rreth e rrotull nga të bijtë atë ditë, përveç të kushëririt që sapo kishte zbritur nga autobuzi i Elbasanit dhe kishte ardhur direkt tek shtëpia. Asaj i ishte dukur se i kishte zbritur nga qielli një ëngjëll atë ditë për t’i qënë pranë në ato momente të vështira. I kushëriri kishte ndejtur me të në spital gjatë gjithë kohës. Ikte natën vonë, e dukej herët në mëngjes duke i sjellë ndonjë çaj të nxehtë apo kafe të shoqëruar me diçka për të ngrënë. Të gjithë ishin mbledhur rreth krevatit të të shoqit ato ditë, të bijtë, të bijat, fisi me kuç e me maç, por iknin e vinin, dhe ajo kishte sy vetëm për qënien e kushuririt aty që shkontee vinte nga lulishtja e spitalit në dhomën e emergjencës pa u larguar. I shoqi kishte vdekur disa ditë më pas, dhe e vetmja gjë që ajo përmëndte ato ditë ishte fakti se Besimi i ishte gjëndur pranë kur të tjerët nuk ishin aty.
Asnjë nga të bijtë nuk e kish ngacmuar. Ata e kuptonin gjëndjen shpirtërore të saj, por të gjithë mendonin se pleqëria po bënte të vetën. Gjashtë muaj pas vdekjes të së shoqit, ajo kishte marrë këmbët në krah dhe kishte nxjerrë tapinë e shtëpisë së Elbasanit. Pastaj kishte vajtur të vizitonte të motrën dhe të vëllanë për t’ju mbushur mëndjen t’i jepnin falas pjesën e tyre Besimit. Pas një ngurrimi të natyrshëm ata kishin dhënë aprovimin dhe të tre kishin nënshkruar dokumentet përkatëse. Të banuarit në Tiranë prej vitesh, bënte që ajo shtëpi të mos ju hynte më në punë. Nuk ju shkonte mëndja as ta shisnin megjithëse shtëpia ishte me mjaft vlera si shtëpi karakteristike elbasanase dhe në qëndër të qytetit. Koncepti i pronës private ishte bërë i pavlerë në psikollogjinë e tyre. Tek shumkush kishte vite që nuk ekzistonte më, dhe ruajtja e pronave të të parëve e kishte humbur vlerën e dikurëshme. Barazia e gjatë sociale kishte bërë të vetën. Deri në atë kohë, ia kishin dhënë djalit të hallës të jetonte aty falas. Pas shumë vjetësh, i lodhur nga mirëmbajtja e vazhdueshme që kërkonte ajo shtëpi e vjetër pothuaj treqind vjeçare ai kishte marrë një apartament diku. Që nga ajo kohë, shtëpia kishte mbetur bosh për gati tre vjet. Përfundimisht, pas nismës së saj,  shtëpia kishte kaluar në zotërim të plotë të Besim Hakiut, kushëririt të tyre të dytë.
Në debatet dhe komentet që shkëmbenin, të bijtë nuk para i drejtoheshin asaj, megjithëse ajo ishte strumbullari dhe shkaku i asaj që sapo kishte ndodhur. Ajo qëndronte e heshtur në qoshe. Kohët e fundit dukej se nuk e vinte re njeri. Mblidheshin e flisnin në sy të saj sikur ajo të mos ishte aty. Dhe kur mundohej të thoshte ndonjë gjë, fjala i humbiste midis fjalëve të të tjerëve si diçka që flluskonte në ajër, dhe ajo e mbyllte gojën. Nuk i kishte më forcë dhe rëndësi fjala si dikur. E dëgjonin për respekt, por nuk ia peshonin më fjalën. Për ta, mendimet që jepte i takonin një epoke tashmë të shkuar. Një puhizë e re po frynte përreth dhe të gjithë ishin të trazuar. Kishte një padurim dhe nxitim ankthi për të lënë të shkuarën pas dhe për të filluar një kohë të re.  Një vorbull e re e padukëshme përsillej në ajër dhe po llokoçiste mëndjet e njerëzve në një drejtim të ri. Në këtë rritje rrymash të koklavitura në ajër, në këtë zgjim që në heshtje ishte pritur të ndodhte një ditë, një qyp na ishte zbuluar në shtëpinë e prindërve të saj.
Gushi, kishte kohë që i kishte kaluar të shtatëdhjetë e pesat e po i afrohej të tetëdhjetave. Pleqëria të bën të padukshëm, kishte thënë me vete një ditë. Edhe trupi sikur po i bëhej transparent kohët e fundit, mendoi. I nipi me mbesën i kushtonin më shumë vëmëndje se të tjerët kur ishin rreth e qark. E gacmonin me të qeshur për të kaluarën, për çapkënllëqet në rininë e saj, e për kohën e komunizmit, duke edhe e acaruar keq nganjëherë, por të paktën ndehej e gjallë në ato çaste, për pjesën tjetër ajo ndjehej krejtësisht inekzistente. Djali i madh dhe nusja, me të cilët jetonte, vinin të lodhur nga puna. Rutina e ditës ishte kaq e ngjeshur sa askush nuk kishte kohë shumë për të. Mbesa kthehej nga fakulteti dhe futej në dhomë të studionte pasi i jepte një të puthur në ballë, kurse i nipi, edhe ai student, mezi mblidhej në shtëpi, se kur studionte ai djalë një Zot e dinte. Kur mblidheshin të gjithë, ajo humbiste nën morinë e bisedave që bëheshin me shumë pasion kohët e fundit nën ndikimin e rizgjimit që po ndodhte, dhe sikur nuk ishte prezent për të tjerët.
Atë ditë, bijat dhe bijtë e saj po debatonin mjaft të eksituar. Nganjëherë i drejtoheshin me ndonjë pyetje, por kur e shihnin si të përhumbur, e harronin dhe i ktheheshin njëri tjetrit përsëri.
-          Hë, mos u djersisni kaq shumë për këtë qyp të mbushur me Napolona!- tha djali i vogël si gjithmonë hokatar.- Edhe po t’i dinin Babë Adnani me Momë Hanën që i kishin, babai i juaj dhe i imi do t’ua kishte sekuestruar pas çlirimit vjehrrës dhe vjehrrit të tij, njësoj si të tjerëve, dhe juve nuk do t’ju kishte rënë gjë për pjesë.
Të gjithë qeshën kur e menduan atë fakt.
-          Po t’i dinin që i kishin, - tha çupa e madhe, mamaja e Erlës, - ato para nuk do kishin arritur as për pas çlirimit, jo më të arrinin deri tek ne. Po të kishte dijeni Babë Adnani, që ishin aty nën tokë, si punjonjës banke që ishte, e para do t’i kishte nxjerrë dhe do t’i kishte futur në bankë. E dyta, do t’i kishte përdorur kur ngeli keq kaq vite pa punë pasi e pushoi Zogu nga puna si fanolist.
-          Pra gjyshi nuk ka ditur gjë që i jati kish varrosur qypa me florinj nën këmbët e tij,-  përsëriti djali i madh si për ta përforcuar atë që sapo ishte thënë dhe si për të ndjekur fillin e ngjarjeve, dhe shtoi, - E gjithë kjo duket si ato historitë e  Sherlok Holmsit, ku hetohet se kush e ka ditur të fshehtën e qypit të floririt, përse e kishte mbajtur të fshehtë për kaq kohë, dhe si kishte kaluar kjo e fshehtë deri tek Besim Hakiu?
-          Nuk kuptoj si nuk ju ka shkuar mëndja të përdorin një aparat minash për të kërkuar për florinj duke ditur sa e vjetër ishte shtëpia?- tha djali i vogël papritmas.
-          Ke shumë fantazi vëllaçko! - ia ktheu i madhi me shpoti duke i rënë lehtë në shpatull.
-          Fakti që jetesën për një kohë e kanë mbështetur në rrogën e Babgjyshit, dhe më vonë kur ai humbi punën në bankë i mbajti me bukë të qepurit e Momë Hanës, tregon që ata as nuk mendonin se jetonin mbi florinj, -  shtoi e  menduar mamja e Erlës. – Bagjyshit nuk duhet t’i ketë shkuar ndërmënd që i jati nuk do t’i thoshte gjë atij për ekzistencën e qypi të tillë.
-          Të mendosh se mamaja me gjithë familjen kanë jetuar dhe ecur gjithë jetën mbi gjithë atë flori pa e ditur, duke qënë shpesh edhe në vështirësi financiare, kur kanë pasur mundësinë të jetojnë me gjithë të mirat, tingëllon kaq absurde. - foli vajza e dytë.
-          Sa ironike është jeta! - e menduar shtoi vajza e vogël.
-          Është interesante të mendosh si do të kishte qënë vallë jeta e tyre dhe e jona në qoftë se babgjyshi do të kishte pasur dijeni për florinjtë e groposur dhe do t’i kishte përdorur ato!- tha përsëri vajza e dytë.

Të tërë u dukën të menduar. Panë njëri tjetrin si të befasuar dhe vetullat ju bënë hark.


*          *          *


Ndërsa zërat e të bijve e të bijave shkonin e i vinin si nga një botë tjetër, Gushin mëndja e çoi në atë kohë të largët kur ishte fëmijë tetë vjeç. Pa me sytë e mëndjes veten me këmbët e holla që i bëheshin hark nga pesha, duke ecur në mes të acarit në rrugicën mbrapa shtëpisë për të vajtur tek çezma në fund të lagjes që të mbushte gjymin*me ujë. “Në atë kohë nuk kishim ujë brënda shtëpive”, tha me vete si për të sqaruar kush e di se kë.

Nga çatitë vinte re të vareshin shkopa të holla akulli që siç kishte mësuar në shkollë quheshin stalaktite. I jati kishte insistuar që ajo të ndiqte Shkollën Normale. Vetë ai ishte edukuar në Arabi si llogaritar, e donte që fëmijët  e tij të merrnin arësimin e duhur.
Koha e shpenzuar në shkollë ishte pjesa më e mirë e ditës për Gushin, ishte kohë shplodhjeje. I pëlqente shkolla dhe ato që mësonte atje. Kishte zënë dhe plot shoqe   atje nga gjitha lagjet e Elbasanit. Margaritën e pëlqente mbi të gjithë të tjerat. Ajo vishej bukur dhe dukej si kukull. Moma i qepte asaj ca fustane që ja sajonte nga rrobat e veta, dhe ishin fustane të bukura, por nuk i afroheshin dot fustaneve të Margaritës që vinin të porositura nga Italia. E kishte shoqe të ngushtë Margaritën. Midis klasave çuçurisnin me njëra tjetrën për gjithçka. Kur ishin rritur, ajo, e ftuar prej saj, e shoqëronte Margaritën nganjëherë edhe në kishë. Me kohë se si ishte përfshirë edhe në korin e kishës. “Ishte fryma e Normales së Ebasanit që i kishte zhdukur dasitë fetare dhe e kishte sjellë tërë qytetin së bashku.” - mendoi. Buzëqeshi kur ju kujtua ajo kohë, por mendimet ju kthyen përsëri tek fëmijëria e saj. Kur vinte në shtëpi nuk kishte më kohë të dilte e të loste me fëmijët në rrugicën prapa shtëpisë. Sa kthehej nga shkolla, puna e parë, Moma e dërgonte të mbushte ujë, dhe i thoshte që ishte vajzë e rritur tashmë e nuk mund të lozte më me fëmijët si dikur. I kishte zili të motrën dhe të vëllanë që loznin tërë ditën në rrugicën pas portës së madhe kur asaj i duhej të ndihmonte Momën duke bërë punë që i takonin të rriturve.
Dimri kishte lënë gjurmë shumë më të forta se stinët e tjera në kujtesën e saj. Kur ecte për tek çesma dridhej nga të ftohtit. Aq ftohtë ishte në dimër në atë kohë, sa kishte edhe vënde ku uji i shkrirë nga dëbora, jo vetëm krijonte stalaktite, por duke pikuar krijonte si piramida të vogla e të holla akulli që ngriheshin nga toka e që quheshin stalagmite. Ndjente kënaqësi që dinte si t’i emëronte atë që ndodhte me ujin që shkrihej dhe ngrinte të kthehej në akull. Kjo ishte e vetmja kënaqësi që ndjente kur shkonte të mbushte ujë.  Ndjente kënaqësi t’i vështronte se si vareshin stalaktitet nga çatitë, dhe format e ndryshme që merrnin, si dhe formatet e stalagmiteve që krijoheshin përfund shtëpijave. Por gjymtyrët i ngrinin dhe i ftohti i hynte në palcë, dhe shpesh ja jepte vrapit që të ngrohej. Nganjëherë i duhej ta bënte rrugën edhe tre herë në ditë kur Momë Hana, e jëma, kishte nevojë për më shumë ujë. Duke u mardhur priste deri sa gjymi të mbushej, dhe kthehej duke ecur ngadalë e anuar në të majtë nga pesha e rëndë e tij. Kishte raste që mbante edhe dy gjyma. Kërcinjtë e këmbëve i dhimbnin dhe gishtrinjtë pothuaj i ngrinin, megjithse Moma ja mbështillte duart me ca lecka të vjetra për t’i mbajtur ngrohtë dhe që doreza e gjymit të mos i priste mishin e pëllëmbës. Kalonte nëpër rrugicat prapa shtëpisë,  dhe kur arrinte, shtynte me vështirësi derën e madhe e të rëndë prej druri  prapa shtëpisë që kërciste sa herë hapej dhe mbyllej. Nuk ishte e lejueshme për të të kalonte nga rruga kryesore. Dera e shtëpisë në atë anë ishte e vogël dhe shumë e lehtë. Por nuk ishte e hijëshme për një vajzë të dilte në rrugë kryesore e ngarkuar me gjymin me ujë. Derën kryesore e përdorte vetëm Babë Adnani. Moma, dhe gjithë të tjerët përdornin portën e madhe që të nxirrte për në qytet nëpërmjet rrugicave me kalldrëm në brëndësi të lagjes. Nganjëherë kur nuk e shihte njeri, dhe askush nuk i kushtonte vëmëndje, ajo vidhej të ikte në shkollë nëpërmjet derës kryesore.
Një herë Moma e kishte kapur duke dalë. Në fillim i kishte folur ashpër, por kur kishte parë fytyrën e ngashëruar të saj, e kishte përkëdhelur, dhe i kishte thënë të mos e bënte përsëri. Por ajo, sa herë i jepej rasti, zhdukej me shpejtësi nëpërmjet derës kresore. I jepte kënaqsi fakti që arrinte të kalonte nëpër të pa u parë. I kujtohej se si kapardisej duke ecur në rrugën e madhe pas atij triumfi të vogël. I shpërfillte vështrimet e shtrëmbërta që merrte nga kalimtarët që ishin kryesisht burra, djem, dhe rrallë gra me ferexhe*. Kalonte ngadalë para hotel Turizmit që ishte në anën tjetër të rrugës se i pëlqente ta vështronte si godinë. Ishte godina më e madhe në tërë Elbasanin. I pëlqente të shihte njerëzit që hynin e dilnin aty, gra e burra të veshur me qyrqe të shtrenjta, dhe ëndërronte që një ditë, kur të rritej, t’i blente Momës një të tillë, dhe pastaj ecte drejt Normales me shpejtësi. Nganjëherë i kërkonte Momës lekë të blinte simite me bugaçe. I lëshonte goja lëng kur shikonte njerëz që i hanin në rrugë të ngrohta. Dyqani ishte në të djathtë, i pari në vargun e dyqaneve të pazarit të Elbasanit. Avulli dhe aroma që dilte prej tyre i shponin hundët dhe ajo e ndjente barkun bosh. Kishte një dëshirë të fortë të mbante një simite me bugaçe në dorë. Moma i thoshte se ishte gocë e madhe dhe nuk ishte mirë të hante në mes të rrugës. Po ajo nuk e ndjente veten gocë të madhe, thjesht një fëmi të parritur ende, me krahë e këmbë si shkopinj që i pëlqente të kafshonte simiten e ngrohtë me bugaçe, dhe donte të ndjente kënaqësinë e veçantë që ajo simite i jepte të gjithë elbasanasve. Në kthim, vinte nga e njëjta rrugë. Sytë i shkonin padashur tek dyqani i simiteve.
Baba e kishte dëgjuar njëherë kur po i lutej Momës për paret e simites, e që atëhere i linte lekë një herë në javë për ta blerë një. Moma ja jepte duke i përkëdhelur ballin lehtë dhe buzëqeshte kur shihte sytë që i shndrisnin. E blente simiten pas shkolle që të kishte kohë ta hante e ta shijonte ngadalë. E mbante në dorë si me krenari dhe merrte rrugën madhe që kalonte para shtëpisë. Në të kaluar, provonte si pa u parë derën kryesore të shtëpisë se mos kushedi ishte harruar e hapur,  por gjithmonë e gjente të mbyllur. Pas asaj përpjekje të padukëshme, vazhdonte të ecte sikur nuk ishte shtëpia e saj e dilte nëpër rrugicat anësore, deri sa futej në brëndësi të lagjes. Pa e kuptuar, gjëndej para portës së rëndë prapa shtëpisë me kafshatën e fundit të simites me bugaçe në gojë. E kënaqur, përtypte çfarë i kishte mbetur në gojë, shtynte portën e rëndë ngadalë, dhe fytej brënda. Dëgjonte tingëllimin e ziles së vogël të varur sipër saj, që jepte sinjalin brënda shtëpisë se ajo kishte arritur nga shkolla. Nganjëherë Moma, kur ndodhej aty pari, fuste kokën ta përshëndeste nga Dhoma e Zjarrit. Ishte shumë errësirë aty. Gjymi duhet të ishte diku anash derës. Priste pak derisa objektet për rreth të bëheshin të dukëshme. Kur ishte më e vogël i dukej tepër misterioze dhe e frikëshme kjo pjesë e shtëpisë. Pas portës së madhe e të rëndë, brënda një hapësire të mjaftueshme të quhej dhomë e vogël, vinte një derë tjetër që hapej drejt e në Dhomë të Zjarrit. Ndjente makth sa herë kalonte nëpër këtë hapësirë të errët qoftë vetëm, qoftë e shoqëruar nga Moma.
Ajo e dinte detyrën e saj. Pasi i mësoheshin sytë në errësirë, linte çantën e shkollës mënjanë, rrëmbente gjymin dhe vraponte për tek çesma.
Fatkeqësisht kishte qënë vajza e madhe dhe e jëma mbështetej për çdo gjë tek ajo. Shihte shpesh herë Momë Hanën që gjente një moment kur nuk kishte njeri përreth dhe ulej diku në qoshe dhe qante, aq shumë lodhej ndonjëherë nga hallet dhe puna e rëndë që i duhej të përballonte. Momës i dilte shpirti se duhet të bënte gjithçka. Të lante, të fshinte të gatuante, por edhe të qepte e shqepte për të nxjerrë ndonjë lek kohët e fundit që kur Baba   ishte hequr nga puna në bankë si Fanolist. Kurse gjyshja, apo më mirë e njerka e të jatit, Kadesha*3, siç kërkonte ta thërrisnin, nuk prekte gjë me dorë. E trajonte veten si zonjë, dhe i bënte të gjithë ta trajtonin të tillë. Çuditërisht asnjeri nuk ia dinte emrin e vërtetë, por të gjithë e thërrisnin me emrin, Kadesha, Zonja, dhe të gjithë ia plotësonin tekat. Rrinte gjithë ditën dhe zbukurohej, lyhej me këna, lyente vetullat e holla, mbështillte kokën me një kryqe*të bardhë të qëndisur për merak me ca lulka të vogla, që i mbulonte flokët e rrallë, dhe duke ecur me shpinën drejt, e me kokën lart, zinte cepin për të pritur e përcjellë mikeshat e veta. Moma, duhet të kujdesej për tre fëmijët e vegjël dhe për shtëpinë. Gushin e konsideronte vajzë të rritur tashmë. I duhej gjithashtu t’i bënte adetet edhe vjehrrës që shtrëmbëronte fytyrën kur nuk i pëlqente shërbimi, kur ajo Hana shpesh hiqte nga goja e fëmijëve që Kadesha të priste mikeshat e saj me dinjitet sipas sërës në Dhomën e Zjarrit në dimër, apo në hajatin e madh e të bukur para shtëpisë, mbushur me poçe me lule gjatë pranverës e verës. Arrinte puna deri aty sa i lante edhe këmbët çdo darkë Kadeshës që kapërdisej si i bukuri shejtan në divan. Gushit i lëshonin sytë shkëndija nga inati në ato momente kur shihte të jëmën të përkulur duke i fërkuar këmbët e duke ja lyer me vaj aromatik. I vinte keq edhe për ujin që harxhohej kot çdo natë për të larë këmbët e saj.
Kadeshën, vjerrën, apo njerkën e të shoqit, Moma e kishte pasur nuse vëllai dikur. Ai, ndjesë pastë, kishte vdekur në moshë të re duke e lënë të shoqen me dy fëmijë shumë të vegjël, një nga të cilët ishte Besimi. Ajo ishte kthyer tek të parët, por nuk kishte kaluar shumë kohë pas vitit të zisë, dhe dikush kishte kërkuar dorën e saj tek i jati. Jeta i sillte gjërat rrotull dhe ironikisht sikur i çonte përsëri në një pikë. Ai që i kishte kërkuar dorën kishte qënë gjyshi i saj, i jati i Babë Adnanit, burrit të ardhshëm të Momës, që kishte humbur të shoqen nga një sëmundje e rëndë. Moma, dhe ish nusja e të vëllait, banonin tashmë nën të njëjtën çati dhe ishin martuar përkatësisht me babë e bir në shtëpinë e Mullajve. Hana, dikur vajza e përkëdhelur e familjes Hakiu, duhet t’i shërbente ish nuses së dajës, sot njerka e të shoqit, si të ishte shërbëtore në shtëpinë ku ishte futur nuse, jo zonjë shtëpie.
Kështu kishte qënë Kadesha, edhe nën çatinë e Hakijve, fisit të Momës, i kishte treguar e jëma vite më vonë. Nuk kapte gjë me dorë dhe rrinte gjithë ditën duke u zbukuruar kur grave të tjera ju dilte kurrizi duke bërë punët e shtëpisë. Në atë kohë, Moma, vajza e vetme e Hakijve, ishte vajzë fare e re, disa vjet më e re se Kadesha. Të gjithë e përkëdhelnin, i jati, vëllai i madh, i shoqi i Kadeshës, nuset e vëllezërve të tjerë, e jëma. I vetmi njeri që nuk e kishte dashur kishte qënë Kadesha. Hana, dalëngadalë ishte rritur në një vajzë tepër të hijëshme dhe gratë e shtëpisë thoshin se Kadesha ishte xheloze për bukurinë e saj. Ja kishin vënë emrin Hana se kishte lindur foshnje tepër e bukur.
Për Kadeshën kishte ardhur dita që t’ia zvetënonte rininë dhe bukurinë kur Hana kishte hyrë nuse tek Mullajt. Kur kishte lexuar për herë të parë përrallën e BorëBardhës, Gushit i ishte kujtuar Moma e saj e bukur dhe Kadesha. Ajo grua ja kishte bërë të vështirë jetën Momës. Babgjysh Sadiu, kishte vdekur disa vjet pasi ishte martuar me Kadeshën. Të gjithë, përfshirë edhe  mikeshat e saj filluan ta quanin vejusha e zezë prapa kurrizit pas vdekjes së burrit të dytë. Thoshin se ajo e dinte që e quanin ashtu por nuk shqetësohej, përkundrazi i vinte mirë që e shikonin dhe mendonin për të në atë mënyrë.
Kur gjërat kishin filluar të bëheshin më keq, dhe Babë Adnani i pushuar nga puna në bankë,  nuk po gjente punë tjetëer, të gjithë kishin menduar se Kadesha do të ikte tek të vetët si e përkëdhelur që ishte, duke marrë parasysh se gjëndja ekonomike nuk do ishte si më parë. Të gjithë kishin qënë të sigurtë se do shkonte të bashkohej me fëmijët e saj që i kishte lënë tek e jëma kur ishte martuar për së dyti. Por Kadesha nuk lëvizi. Gojë të liga, që e kishin burimin tek mikeshat e saj,  thoshin se e urrente kaq shumë Hanën sa edhe keq pranonte, mjaft të shihte të motrën e burrit të parë, nusen e djalit të burrit të dytë, të bukurën e vajzës së Hakijve, t’i lante këmbët çdo natë.
Sa do keq të ishin ata, asaj i bëheshin të gjitha shërbimet. Tek Mullajt ajo heshtazi kishte vendosur rregulla që zbatoheshin pa u kundërshtuar. Të tjerëve mund t’i hiqeshin privilegjet por jo Kadeshës. Kishte një forcë të brëndëshme imponuese ajo grua që të tjerët ja pranonin pa e kuptuar. Ajo e dinte gjithashtu se tek të vetët, nuk do të trajtohej kurrë si e trajtonte Hana. Në mëndjen e saj, Hana nuk ishte bërë kurrë Mullaj, ajo kishte mbetur Hana Hakiu. Këtu ajo kishte futur këmbë para Hanës. Atje do gjente të parë shtëpie. Atje ishte nëna që i kishte lënë të bijtë tek të vetët, këtu ndjehej Zonja e shtëpisë. Prandaj pranonte edhe një standard më të ulët jetese mjaft që t’i bëhej shërbimi ashtu si ajo donte, se sa të shkonte te të parët e saj. Kur Gushi u rrit, Kadesha nuk e bezdiste aq shumë më Momë Hanën. Filloi t’ia kërkonte shërbimet Gushit. I pëlqente të kishte vajza të reja t’i shërbenin. Gushi edhe sot e kësaj dite, i mbante mënd këmbët e saj të vogla e të buta të cilat ia lante e ia fërkonte me vaj çdo natë. E urrente çastin që i duhej të derdhte dhe të harxhonte ujë nga gjymi mbi ato këmbë çdo natë. Ai ujë, që asaj i shtrëmbëronte çdo ditë e më shumë shpatullat e saj njomcake, dhe i bënte që t’i dhimbnin keq gjunjët, që edhe sot e kësaj dite i kishte problem aq sa i kishte operuar vitet e fundit dhe i duhej të përdorte bastun për të ecur, harxhohej për të larë këmbët e Kadeshës çdo natë! Kjo, dhe fakti që sa herë kujdesej për to, i kujtoheshin thembrat e ashpra të së jëmës, të mbushura me kallo e të plasaritura keq, e bënte të mos e pëlqente atë grua. Mbi të gjitha, lëkura e fytyrës gjithmonë i shkëlqente asaj gruaje. Megjithëse nuk kishte qënë ndonjëherë e bukur, me atë lëkurë të përsosur dhe pamjen mistike që i mvishte vetes me përkujdesjen e përditëshme, gjithmonë krijonte një mbresë të fortë në rrethine gjërë familjar dhe të gjithë e respektonin në një mënyrë të çuditëshme, por askush nuk e donte, as edhe mikeshat e saj. Më ironikja ishte se kur mikeshat e saj e pyesnin përse nuk shkonte të banonte me fëmijët, ju përgjigjej, “Kjo është familja ime!” Pas kësaj përgjigje, ato vrisnin mëndjen se si nuk kishte pasur fëmijë në martesën e dytë, dhe çuditeshin se si mund të quante familje një gjini me të cilën nuk lidhej nga gjaku.
Ashtu e humbur në mendime, duke parë fëmijët e saj që diskutonin, Gushi në mëndjen e saj të plakur, pas gjithë këtyre viteve, pothuaj se tridhjet vjet që kur Kadesha kishte vdekur, po zbërthente dhe kuptonte gjëra, që kur ishte e vogël apo më vonë nuk kishte pasur aftësinë t’i kuptonte plotësisht. Tashti, gjithçka po i ringjallej. Copëza të shkëputura bashkoheshin dhe formonin një pikturë të gjallë të tërë të fëmijërisë së saj, dhe në atë pikturë ajo mund të shikonte me sytë e mëndjes, nën një dritë krejt tjetër, gruan e çuditëshme që ajo dikur kishte kujtuar se kishte qënë gjyshja e saj e vërtetë dhe që asnjëherë nuk e kishte ndjerë të afërt. Mënyra se si ajo grua e kishte trajtuar të jëmën i kishte lënë gjithmonë një shije të hidhur.   
-          Po kush do t’ia ketë treguar Besimit që qypi ishte aty? – dëgjoi si nëpër mjegull djalin e madh të këmbëngulte duke pyetur me kuriozitet të tjerët.
Befas, imazhi i Kadeshës i erdhi në mënd, dhe papritur realizoi menjëherë, që ajo grua e kishte ditur tërë kohën që qypi me florinj ishte nën dhe. Gjyshi i saj, i jati i Babë Adnanit, nuk ja kishte lënë amanetin të birit para se të vdiste për pasurinë që po linte nga pas në qypat e groposur diku nën tokë! Jo! Ai ja kishte lënë atë amanet Kadeshës, vejushës së zezë që çonte burrat në gropë! Dhe ajo, Kadesha, kishte jetuar me Mullajt, për dyzet vjet pa thënë asnjë fjalë. Papritur kishte ikur kur kishte filluar t’i binte shëndeti dhe kishte filluar të plakej e të humbiste kujtesën. Një ditë të bukur i kishte ardhur, Besimi, i biri,  dhe e kishte marrë. I kishte thënë Babë Adnanit se donte të ngryste ditët e fundit të jetës me të birin. Të tërë ishin habitur. Ajo nuk kishte ikur kur ata kishin kaluar kohë me të vërtetë të këqija. Përse po ikte tashti që po i vinte fundi?
Nuk paskësh qënë vetëm kujdesi që i ishte bërë në këtë shtëpi që e kishte mbajtur aty deri sa pa që po i vinte fundi, mendoi Gushi. Ajo paskësh ruajtur qypat e padukshëm gjithë ato vite me frikën se mos Babë Adnani dinte që ekzistonin dhe mund t’i nxirrte një ditë, dhe ajo të ishte aty që të merrte pjesën e vet. Kur kishte ndjerë se po i afrohej dita e fundit, e bindur tashmë se thjeshtri nuk dinte gjë për qypat, ajo kishte ikur se i ishte trëmbur vetvetes. Kishte pasur frikë se mos nga pleqëria, do të lëshonte ndonjë fjalë padashur, dhe do të nxirrte të fshehtën që kishte mbajtur në gjoks tërë ato vite.
Si kishte munduar ajo grua ta mbante atë të fshehtë në gjoks, mendoi,  kur kishte jetuar midis tyre për gati tridhjetë e ca vjet? Si ishte e mundur të kishte ngrënë e pirë bukën e asaj shtëpie, shumë herë duke i lënë fëmijët pa ngrënë, dhe duke parë se sa keq kishin hequr ata kur Babë Adnani kishte mbetur pa punë, kur, ajo e dinte se paratë ishin nën këmbët e tyre? Si kishte mundur ta mbante gojën mbyllur gjithë ato vite? Realizoi se instinkti fëminor që kish patur ndaj asaj gruaje nuk kishte qënë i gabuar.
Ajo e fshehtë, ishte ruajtur që nga vdekja e gjyshit të saj dhe kishte kaluar nga Kadesha tek i biri Besimi në një hark kohe prej gati shtatëdhjetë vjetësh. Ata kishin pritur momentin e duhur për t’i gjetur ato florinj. Besimi kishte vepruar kur ajo kishte qënë në një çast të dobët. Besimi kishte pritur dhe kishte shfrytëzuar pleqërinë e saj. U bë e kuqe flakë në fytyrë kur realizoi se sa keq e kishte manipuluar.  
Ajo i kishte bezdisur dhe lodhur të gjithë duke i thënë se sa njeri i mirë ishte Besimi, se çfarë mësuesi i përkushtuar kishte qënë, se si ai ishte martuar vonë në jetë se nuk kishte një banesë të hajrit, se si kishte vuajtur tërë jetën në një dhomë e një guzhinë, se si ai ishte i vetmi që i kishte ndejtur pranë tërë kohën kur i shoqi ishte në grahmat e fundit, dhe se ai e meritonte të kishte një shtëpi të bollshme tashti që kishte dalë në pension ku të jetonte si njeri. Më në fund ju kishte kërkuar motrës dhe të vëllait si me imponim që t’ia falnin tapinë e shtëpisë atij. I vëllai dhe e motra gjithmonë e kishin respektuar si motrën e madhe, dhe megjithëse jo shumë të sigurtë, i ishin bindur. Ai Besimi i mirë, mendoi Gushi për një çast duke turfulluar së brëndëshmi, kishte mbajtur të fshehtën e qypave diku në qoshet e errëta të shpirtit të tij, dhe e kishte mashtuar atë keq.
Kur ajo filloi të plakej, ai vinte shpesh në Tiranë ta shihte, dhe e ftonte në shtëpi sa herë ajo shkonte për vizitë tek të vetët në Elbasan. Ajo kishte menduar se e bënte nga dashuria e lidhjes fisnore. Fundja ishte djali i dajës, megjithëse në rininë e tyre ata nuk kishin qënë të afërt sepse ai ishte rritur në fisin e Kadeshës. Herën e fundit, kur ishte kthyer nga  vizita tek shtëpia ku ishte rritur dhe që tani i takonte Besimit, i kishte thënë të gjithëve, “Ah! I ka duart e arta Besimi! I ka hyrë shtëpisë me themel!” Kishte vajtur për vizitë pa u ftuar nga ai këtë rradhë, me dëshirën për ta takuar dhe të shihte se si ishte rregulluar në shtëpinë e re. Sapo kishte hyrë, kishte vënë re dheun të lëvizur gjithandej nëpër oborr, dollapet brenda mureve të hequra, dyshemenë e baltës në Dhomën e Zjarrit të kthyer përmbys, segjenët të hequr, magazanë e madhe tek fundi i oborrit të prurë për tokë dhe dheun nën të të gërmuar. Besimi i kishte thënë se donte të përmirësonte cilësinë e tokës dhe ta plehëronte sepse donte të mbillte lule e zarzavate si Momë Hana, donte të zgjeronte dollapët se ishin shumë të vegjël, donte të  shtronte Dhomën e Zjarrit me pllaka, dhe donte ta hiqte magazanë që të krijonte hapësirë për pemë frutore.  Ajo ishte ngashëryer se i ishte kujtuar e shkreta nanë që gjithmonë kujdesej për lulet e saj, pemët,  dhe për zarzavatet e saj që kishin vite që  nuk lulëzonin e rriteshin më. I ishte kujtuar edhe kopra dhe majdanozi që i mbillte rreth e qark çezmes tek dera kryesore vitet e fundit para se të lëvizte me të birin në Tiranë. I ishte kujtuar se si priste kopër të freskët çdo mëngjes, e që jua jepte fëmijve ta hanin me bukë e me djath, pasi e lante mirë e mirë tek çesma.
I ishte krijuar një respekt i thellë për Besimin për atë që po bënte me shtëpinë, por ishte ndjerë keq që po ndryshonte Dhoma e Zjarrit. Një nostalgji e thellë e kish mbërthyer në ato çaste. Ishte një dhomë e madhe, pa tavan, shumë e lartë, ku shihje sesi ndërthureshin trarët e trashë të çatisë. I ishte kujtuar sergjeni*në faqen përballë që ishte pjesa që përdorej si guzhinë, ku Moma mbante tepsitë e mëdha të bakrit të varura në mur dhe gjithë enët e guzhinës. Iu kujtua bankina ku ajo gatuante, me dollapet poshtë ku mbaheshin ushqimet. I ishte kujtuar në ato momente se si Moma nxirrte shtresat çdo mbrëmje nga dollapët në muret anash, dhe ju shtronte atyre për të fjetur rreth oxhakut të madh ku kërciste zjarri derisa shuhej e Baba që ju tregonte përralla me mbretër e princesha deri sa atyre ju mbylleshin sytë. Dhoma e Zjarrit përdorej  edhe si dhomë buke. Ata uleshin mbi shilte të hanin rreth e qark sofrës*6 së bukës anash oxhakut. I ishte kujtuar byreku prej hithri që Moma e gatuante aq mirë sa ata lëpinin gishtat kur e mbaronin. Dhoma e Zjarrit, përdorej edhe si dhomë ndënje ku prisnin miqtë. Oxhaku ishte i rrethuar me shilte ku uleshin e kuvëndonin në darkë kur mblidheshin të gjithë. Jeta e fëmijëve vërtitej krejtësisht në atë dhomë të stërmadhe ku zhvillohej gjithçka. Tagari*7 prej bakri, i vendosur në një mbajtëse druri, që mbushej me thëngjijtë e prushit të oxhakut, dhe ju vihej për ngrohje fëmijëve kur vinin miq që zinin shiltet rreth oxhakut, i kishte mbetur në kujtesë si një nga gjërat e lidhura me fëmijërinë e saj. Ai tagar ishte e vetmja gjë nga ajo shtëpi që Moma kishte marrë me vete kur kishin lëvizur në Tiranë dhe nuk dukej aq i bukur në një dhomë apartamenti sa dukej në Dhomën e Zjarrit.
Kishte përkëdhelur atë ditë dollapin prej druri të kuqërremë anash derës së hyrjes.Ishte një dollap i gdhendur bukur me ngjyrë vishnje të errët, me dhomëza të vogla, ku Moma vendoste disa bukurina prej bakri dhe argjendi, një ibrik të vogël, ca zogj prej fildishi, dhe një tagar bakri në miniaturë. Ajo dhomë ishte kaq vizuale në kujtesën e saj sa ajo ishte lotuar kur e kishte parë të shkatërruar, megjithëse e kuptonte se ndryshimi ishte i pashmangshëm. Kishte jetuar në atë dhomë njëzet vjetët e fëmijërisë dhe rinisë së saj. Kure kishte parë ashti, Besimi i kishte fshirë lotët me shami atë ditë dhee kish marrë në kraharor. Atë ditë ajo ishte  ndjerë  mirënjohëse njësoj si në ditën kur ai i ishte gjëndur për të shtruar të shoqin në spital.
Me dhimbje kuptoi në çast se Besimi nuk kishte pasur hallin e luleve dhe zgjerimin e dollapeve, apo rregullimin e shtëpisë. Kishte pasur qëllimin të gjente qypin dhjetra vjeçar të groposur thellë nën dyshemenë e dhomës së zjarrit, mbi të cilën, Momë Hana, kishte ardhur e shkuar me qindra herë në ditë. I kishte dhënë jetë fëmijëve të saj një nga një e shtrirë mbi atë dysheme. Kishte kaluar ditët si lehonë në atë dhomë. I kishte mëkuar, larë e pastruar, ushqyer dhe rritur me të mirë e me të keq fëmijët e saj në atë dhomë. I kishte vënë në gjumë përreth flakës së oxhakut çdo natë dimri e shpesh kishte fjetur me ta aty kur kishin qënë sëmurë. Kishte ujitur, prashitur dhe rritur lulet e borës, karafilat e trëndafilat, manushaqet shumëngjyrëshe në oborr që të pasuronte dhe zbukuronte jetën e vështirë që bënte, që kur të shihte nga dritaret e Dhomës së Zjarrit, brënda të cilës kalonte kohën më të madhe të ditës, bukuria e natyrës t’i çfaqej në sy dhe t’ia lehtësonte barrën e rëndë të jetës,  dhe ironikisht,  mbi të gjitha i kishte shërbyer Kadeshës aty si asnjë njeriu tjetër.
Shprehja, “Gërmo Tare, gërmo se një.... qyp me florinj do gjesh!”- iu formulua në kokë. U skuq edhe më nga zëmërimi, por nuk ja vuri re njeri.Momë Hana e shkretë!”- mendoi. “Kishte copëtuar gishtat, i ishte kërrusur kurrizi duke punuar në makinën qepëse singer, që të bënte ndonjë lek për bukën e gojës së fëmijëve, kur qypi me florinj flinte i heshtur nën këmbët e saj”. Kur mendoi se sa herë Moma, ajo vetë,  motra dhe të vëllezërit kishin ecur mbi atë qyp,  ndjeu keqardhje për të jëmën dhe për veten që ishte detyruar që në moshën tetë vjeç të bënte punë të rënda krahas së jëmës si e rritur, kur ata i kishin pasur të gjitha mundësitë të jetonin normalisht. Kadesha ua kishte vjedhur ato mundësi me një ftohtësi të akullt të një njeriu të pashpirt. Për një moment diçka i erdhi në mëndje. Ai, Besimi, pasi kishte futur tapinë në xhep, dhe pasi ishte futur në Shtëpinë e të parëve të saj, nuk e kishte ftuar as për vizitë, jo më të flinte tek ai. E kishte ftuar, dhe e luste edhe të flinte për sa kohë që banonte në apartamentin e ngushtë një dhomë e guzhinë, e mandje i lironte edhe dhomën e gjumit për respekt, që ta bënte t’i vinte keq për konditat në të cilat ai burrë e grua me dy fëmijë të rritur, jetonin e flinin në atë apartament të vogël.  Dhe ajo si plakë e lënur kishte rënë në kurthin e ngritur mirë prej tij. Ai ishte i sigurtë që qypat me florinj ishin të paprekur nën tokë prandaj kishte qënë aq i dashur dhe miqësor.
Nuk ndjehej aq keq për florinjtë e gjetur, se sa për për vuajtjet që ajo dhe e jëma kishin hequr, dhe për faktin që nënë e bir kishin qënë aq të rafinuar, dhe kishin pritur gati shtatëdhjet vjet, duke mbajtur të fshehtën të mbyllur brënda gjoksit të tyre, derisa kishin gjetur atë, Gushin, si një hallkë të dobët, t’ua binte ato florinj në duar pa u lodhur. Ndjeu një shtrëngim të fortë në gjoks dhe pësoi infarktin e parë.

*          *          *


-          Besian! - i thiri Erla kur e dalloi përgjatë korridorit.
Ai e kishte parë dhe kishte humbur në turmën e studentëve që ajo të mos e vinte re. Eri e kuptoi se ai nuk donte ta takonte. Por ajo e kishte arritur tashmë, dhe po ecte përkrah tij. Sot dëshironte t’i bënte atij atë që ai i kishte bërë një javë më parë. Infarkti i Nanë Gushit e shtynte më fort.
-          Jam vonë, - i tha ai
-          Nuk po të vonoj! - i tha e qetë.- Po eci krahas teje. Kam një javë që nuk të kam parë.
-          I zënë me klasat dhe me studime.
-          Oh! Që kur ke filluar të jesh kaq studioz i madh?- e pyeti Erla me pak ironi.
-          Po ja, po vjen fundit i vitit, dhe kam një kolokium nesër në patollogji.
-          Po me qypin çfarë ndodhi? A gjetët ndonjë tjetër?- nuk ju durua Erlës ta pyesi kur realizoi se ai po i shmangej.
-          Oh! Ishte thjesht një shaka që bëra me ty!
-          Shaka! Ajo nuk ishte shaka. Ti ishe shumë i eksituar atë ditë. Ti po fluturoje. Ti më mbajte jasht klasës së Prof. Trebickës vetëm për të më treguar për qypin dhe Napolonat që ju gjetët në të.
-          Ishte thjesht një shaka Erla! Mos e merr kaq seriozisht! – tha ai dhe u skuq i tëri.
Ajo e pa me  qësëndi dhe një grimasë iu shfaq në fytyrë.
-          Më duhet të iki se jam vonë! – tha Besiani i zënë ngushtë si në të ikur dhe duke  marrë vrapin nëpër koridor, u zhduk në kthesën e parë. Erla tundi kokën me përbuzje. “Dhe të mendosh se më është dukur një djalë i mirë dhe i këndshëm!”- tha me vete.
 Që atë ditë, Erla nuk e takoi më Besianin. E shihte nga larg, por ai i shmangej, dhe ajo as përpiqej që ta takonte më. Ajo ia ngulte sytë kur qëllonte ndonjëherë të kalonin pranë njëri tjetri vetëm që ta vinte në siklet. Ai shmangte vështrimin sikur nuk e kishte parë. Besiani i takonte të kaluarës të mbushur me monedha ari të kohës së Zogut, të groposura nën dhe që kishin parë dritën e diellit, mbase pas njëqind vjetëve nën tokë. Nga dy të rinj, kushurinj të largët që e shihnin njëri tjetrin pothuaj çdo ditë dhe bisedonin për gjithçka, dhe ndjeheshin entuziastë kur takoheshin, tashti ishin kushurinj të tretë që mezi e njihnin më njëri tjetrin.  
*          *          *

Kur doli nga spitali, Gushi ndjehej mjaft mirë. Të gjithë i ndejtën rrotull me përgjërim deri sa e mori veten.
Gjashtë muaj më vonë erdhi lajmi që Besimi kishte pësuar hemorragji celebrare dhe nuk e kishte përballuar.
Gushi kishte dalë në ballkon atë ditë pranvere se ishte ngrohtë, kur i erdhi e vajza e madhe dhe i dha lajmin. E dëgjoi gjakftohtë sikur të flitej për dikë të largët që nuk e njihte. Vështroi nga pemët përpara shtëpisë pa thënë asnjë fjalë. Një monedhë Napoloni, nxjerrë nga një qyp i groposur dhe i harruar nën tokë, i kishte ringjallur zërat e largëta e të dhimbëshme nga Elbasani i saj i vjetër! Një lot i rrëshqiti nëpër faqe. Megjithëse nuk ishte besimtare, ngriti ngadalë sytë nga qielli. E bija dalloi që buzët i lëvizën lehtazi. E pa me vëmëndje dhe i fërkoi lehtë kurrizin.
Ajo padashur kishte përshpëritur si me vete, frazën që dikur, profesori i saj i shkencave në Normalen e Elbasanit, Kol PapaKristua, i pëlqente ta thoshte me vënd e pa vënd, “E  pur si muove!”*8, që për të, në atë moment kishte kuptime të shumëfishta.
Pa e kuptuar, ata kishin prishur traditën e Normales këto dyzetë e pesë vjet!” – Ato fjalë i erdhën papritur  si pa lidhje me momentin dhe u ndje keq. Nuk arriti të kuptojë se shprehja, “E  pur si muove!”, ja kishte nxitur atë mendim. Ndjeu një si sëmbim të lehtë në kraharor dhe u rregullua në karrike.
Mëmë e bijë, ndejtën të heshtura një copë herë pa thënë asnjë fjalë duke parë gjethet e pemëve që fëshfërisnin lehtë. Vjeshta ishte në të hyrë. Kur filloi të bëhej pak si freskët, Gushi u ngrit ngadalë. E bija i dha krahun për ta ndihmuar dhe u futën të dyja brënda.
Nju Jork, 13- 25 Shkurt, 2014

*Dhoma e zjarrit - zakonisht dhomë mjaft e madhe që kishte një oxhak të madh, me funksione të shumëfishta,
*1  gjym - një qyp i madh bakri
*Ferexhe – veshje e errët që përdornin gratë e besimit Mysliman kur dilnin nga shtëpia që linte të dukeshin vetëm sytë.
 kadi – titull zyrtar në turqisht- zotni/ gjyqtar
*kadeshë - turqisht- zonjë

*4   Kryqe - shami koke që përdornin gratë e besimit Mysliman për të mbuluar flokët (përdorur ne Tiranë dhe Elbasan)
* Sergjen - raft i hapur me disa dërrasa, i vendosur përgjatë murit.
*Sofra e bukës - një tavolinë rrumbullake, e ulët që përdorej për të ngrënë
*7  Tagar - një si enë e madhe bakri që mbushej me prush zjarri dhe përdorej për ngrohje
*8  E  pur si muove! -  E megjithëatë, lëviz! – e thëna e famëshme e Galileut.