Monday 21 March 2016

Letërsi dhe totalitarizëm

Letërsi dhe totalitarizëm
“Dhuratë” (1958)
 Poezi lirike nga Tasim Çiftja
HEKTOR T. CIFTJA

Dhuratë (1958)
Poezi lirike nga Tasim çiftja
Dy fjalë për autorin

Tasim Xhaferr Çiftja u lind në Elbasan në vitin 1925 në një familje të njohur latifondistësh, nga ato familje që në lidhje të ngushtë dhe një marëdhënie të shëndetshme me familjet shtetformuese të kohës siç ishin ajo e Aqif Pashë Biçakçiut dhe pasardhësit e tyre u angazhuan në në themelimin e shtetit të parë shqiptar, me Ismail Qemalin dhe patriotë të tjerë. Një pllakatë në memorialin e Aqif Pashës në qendër të qytetit përmend edhe Xhaferr Çifte-n, gjyshin e Tasimit si një ndër veprimtarët kryesore për shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në qytetin e Elbasanit, dhe që do të pasohej më vonënga qytete të tjera për të kulmuar me veprën historike të Ismail Beut në Vlorë.
Gjithashtu, njëri nga xhaxhallarët e Tasimit, Ali Çiftja ka qenë ndër veprimtarët kryesorë të përhapjes së shkrimit dhe këndimit shqip, nëpërmjet mbështetjes financiare dhe aktivizimit politik në përhapjen e Abetares shqipe në fillim tëshekulli XX. Edhe presidiumi i Kuvendit Popullor në kohën e dikataturës ja ka njohur veprimtarinë patriotike dhe ja ka çmuar lart me tituj dhe nder, edhe pse post-mortum.
Tasim Çiftja, në moshën 20 vjeçare burgoset me një gjyq publik në qendër të qytetit me akuzën e krijimit të organizatave që mbështesinin pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e tërë trojeve shqiptare, sic kishte qenë edhe projekti i rilindësve. Në gjyqin e bërë publik në teatrin e qytetit atij ju kërkua madje që edhe të dëshmonte kundër profesorit të tij Salim H. Ceka, i cili përpara mbarimit të luftës kishte përkthyer “Ndriçime të Schopenhauer-it”, gjë të cilin regjimi i sapo instaluar i Tiranës e konideronte një krim të rëndë. Një pjesë të dënimit ai a vuajti në tharjen e kënetës së Maliqit, dhe siç e tregon edhe Visar Zhiti nëlibrin e tij “Ferri i çarë”, atje në kampin e Vloçishtit Tasim u bë inisiatori kryesor i grumbullimi të rinj të cilët e identifikuan Dhimiter Paskon si shkrimtarin e tyre shumë të dashur dhe që ishte Mitrush Kuteli, dhe morën inisiativën ta shpëtonin nga dënimet e rënda të punës së detyruar duke e marrë përsipër ta realizojnë vetë ngarkesën, apo “normën” çnjerëzore të cilën Kuteli, me fizikun prej intelektuali të kohës, me siguri nuk do ta përballonte dot. Ishte pasioni për letërsinë dhë ideali ptriotik i cili i motivonte të rinjtë e dënuar në kampin e Vloçishtit të ndërmerrnin veprimtari si kjo në të cilën rezikonin jetën
Por, nuk kishte kaluar shumë kohë që Tasimi sapo kishte mbaruar studimet në shkollën Normale, një nga shkollat më të respektuara profesionale të kohës. Shkollimi i rystë i Normales i dha aftësitë e mbijetesës dhe nxjerrjes së bukës së gojës gjatë regjimit totalitar.
Tasim Çiftja ndroi jetë në vitin 1993, por asnjë çast ai nuk hoqi dorë nga dy pasionet e tij të mëdha: letërsia, dhe përkthimi dhe studimi i poetëve klasikë italiane. Kushtet e jetës nuk i ka patur fort komode për tju përkushtuar letërisisë me kohë të plotë. Pas ndryshimit të sistemeve, ai ndroi jetë, duke mos patur mundësinë ti shohë shkrimet e tij, ndoshta fare modeste nën dritën e botimit.
Nga dorëshkrimet prej mijërafaqesh, familja ka vendosur ti botojë në një botim voluminoz të tipit “In Memoriam” dhe pa synuar ndonjë ambicje çmimesh letrare apo lëvdatash që bëhen në këso rastesh. Por lirikat e Tasim Çiftes, sonetet, temat e përzgjedhura janë një shembull i mirë se edhe nën shtypjen totalitare, shirti i njeriut jo vetëm jeton, por edhe frymozon jetë dhe çilësi estetike.
poezitë e vëlllimit “dhuratë”

poezitë e vëllimit “Dhuratë” u gjetën vetëm kohët e fundit në arkivin e familjes. Ato janë të shtypura në makinë shkrimi, pra të menduara si të përfunduara dhe të gatshme për botim. Viti i përfundimit është viti 1958. Përpjekja për të instaluar zyrtarisht të shkruarit të formatin e “realizmit socialist” kishte filluar tashmë, dhe një vëlimth modest, vëlllim lirikash, kushtuar ndjesive të holla të shpirtit, shumë larg politikës së ditës së asokohe, dhe më një përpjekje të mirëfilltë dhe të vetëdishmë për të lëvruar zhanre që ishin simbol të kulturës klasike dhe perëndimore siç ishte soneti, apo ndryshe tingëllima, të gjitha këto të marra së bashku e vulosën mendimin se libërthi as që duhet të guxohej të botohej. Nëvargje ndjehet ndikimi i shkollimit tëNormales dhe përdorimi nëfunksione poetike i të folmes së Shqipërisë së Mesme. Por këto hollësira nuk mendojmë se do ta pengojnë lexuesin të shijojë lirizmin dhe jetën që përçon vargjet.
Më poshtë kemi sjellë disa nga poezitë e këtij vëllimthi.
Pikturë

(Sonet)

Në shushurimë të kronit vetmitar,
që amblas përmbi zaje rrokulliset,
që zë pastaj në udhëtim të niset,
në rrugë të tij, i heshtun shtegëtar,
lëkundet hije-fleta nje plepi,
në t’zbetat rreze t’fundme kuqëlore,
nga furfullima e mbramjes pranverore,
sekur lëkundet kanga e një djepi.
Në psherëtima të vakët tretet uji,
tej larg, nga kodrat, tue murmurue,
pa zbret dhe ngadalë zë m’u afrue,
mbretnesha Hanë, e randë si zonjë e huej.
stolisun posi nuse plot dritë,
ajo i futet kronit mu në gjitë!
Shokëve

nga larg, a s’mund t’kuptoni,
se malli m’shtohet, m’shtohet?
Po fryjnë ernat e ngrohta!
Kumbulla çeli!
Due t’iu kem pranë.
Nji bisk me lule t’bardha e marr,
për ju e mbaj në dorë.
Pranë statujës

Shandani ndrit e zblon hiret e tu,
me flakën vallzimtare të zbavitun,
-hije mbi flokë e faqe të venitun-
Si nji shtatore arti je kështu!
E më rrëmben në funde të paditun,
tej fluturimesh bote kaltërue!
Dikur, pa dashë, kujtohem i harrue,
lanë nëdelire me mendjen e mitun.
Athere shof sesi po më rri pranë
errsina dhe mbretnon në ktë dhomën time,
-zhduken aty plot andrra dhe vegime-
e ti si afrohe e zë ngadalë e qan,
tue folë gjithnji për natën me dyshime
tue u avitë n’dritare sa më pranë,
e hanës kah lundron i thue:-O hanë,
më ngushëllo në netët e pangime!
Shiu

I ndigjoj pikat që po bijnë,
në heshtje, si lotët mbi faqe,
e n’ty ka ra nji rreze paqe!
E ftoftë dita këqyr shinë!
Po ikën malit shushurima,
nën t’thame dege, ku vjeshta qan,
kur mu në buzë fjalët i mban,
më shpie te malli e te dhima.
ti thueje, pse je sot n’trishtime !
Le t’ikin mendimet me shinë,
dhe eja me lundrën q’andrrine,
eja me mue, këndej, n’harrime.
pa titull

Nga gjini i verës, kur e dlirë,
si lilja buzëqesh nëmaj,
ti je, ti je me kaq plot hir.
po tirani ka pamja e sajë!
O, eja pranë e të ndëgjojmë
si ikin orët pa u ndalë,
si ikin orët pa u ndalë...
Pa titull (2)

Si qiell i bukur çelen sytë e tuej,
si kaltërsija e paçansueme, detit...
kur lehtas hapen qepallat gjumashe,
athere del rrezja shigjetare e zgjatet,
tinzare sikur pluhni i dritës djellit,
vjen futet mu ndër sytë e mij të etshëm,
kërkon gjurmën e fjalve që do thosha.
Vështrohemi...për nji copë herë të gjatë,
të gjatë e qysh me thanë të pambarueme,
si të pangopun për t’notue ndër qieje,
anve të gjana t’hapësinës kaltroshe.
I kemi thanë ato t’gjitha ç’ka kishim,
fjalët e dhelat, lojnat fëminore,
ashtu edhe përshpëritjet, pëshpëritjet,
ato të dridhëshmet e buzve t’njoma.
O e ambël vashë, as po ma fal shikimin
e kohnave të para që u ditëm!
Qytetares së Lasgushit

Që sot unë rashë nga froni dashuror!
Dhimbja më mundi dhe fati mërgoi,
ajo dashni që dijshim, shpejt kaloi,
pa fjalë ndahem nga bota e ime e gjorë.
Pra lamtumirë gjithçka m’bani të rroj,
kur n’rrugë u vu t’eternitetit prore
dehja krenare me fate princore,
qe njeh pa njohë rinori...dhe mbaroi.
Tash nji nga nji në strehën t’shtëpisë vjetër,
si gjethe t’egra hapin ditë tjera
e m’gjan se jam fort larg e s’kujtoj tjetër,
në vetëmi, veçse si qemë nga hera.
Oh, ikni ikni mendime pa orë,
që sot kam ra nga froni dashuror!
Në brigjet e shkumbinit

Anavet zalli dallga e lodh vetminë,
ke ndrinë nën t’artat rreze tue shkumbue
e ngrihet edhe shtohet si në mue,
t’largme kujtime nji nga nji më vijnë.
Atë ditë kur endej dashunisë m’përtrinë,
kur vitet mbi gjithë hire i pa’në lulzue,
nërrugë të sajë e ajo më falte mue
shpresat që m’banë të ngushëlloj rininë.
Po shpejt u shab kështjelli përrallor!
Ziliare t’bukrat andrra ma nuk ndalen,
mbas shushuritjesh t’ambla ke përfalen,
veç ngasin mbas prendimit mjegullor,
dhe pamja tret mbi valë me orë me orë...
Shikoj rrjedhën e lumit si shtynë valën!
Ndjesi Vjeshte

Sonte tetor!
Nga freskësi e mbramjes, era,
po pëshpërit e trishtme nëpër gjethe:
Nji frymë! Vjeshtë?
Nji afsh i vagulluemun,
nga fundi i kopshtit po shuhet
e muzgu shuhet,
larg n’errësinë...
Kjo natë asht arratisun
nëtë pafundmin qiell,
ndër yje, Sonte tetor,
e perëndim veror!
e unë thelloj vështrimin
në të pafundmin qiell,
unë,
ksajë mbramjes vjeshtarake vetmitar,
udhëtar...
Në lulishten e Krastës në Nëndor

Fryn zani i prronit lugjeve të fshehta thellë
Nga gojë e pyllit, era,
ankime t’dhimshme sjellë,
si fjalët e përshpirtjes
dhe vetëm kjo jehonë,
i murmuron katundit
t’fundmet bekime. Vonë
Përhapet aravet nji mugëtirë e ngjeshtë!
Përse në zemër ndjej
që më lëndon o vjeshtë?
I mjerë shpend i harruemun
Në gji më mban kujtime,
që dalë ngdalë me ty
po shuhen në vegime
(Variant)

përse në zemër ndjej
që më lëndon o vjeshtë?
Ti vuen o shpirt ti vuen
se mban në gji kujtime,
qi dalëngadalë me ty
po shuhen në vegime
Vetmi

Ke due mbas kaqë vitesh
të shof buzën e mbramjes,
si i huej për ngushëllim,
nji zog vjen e këndon
ke druj e kopshtit tim.
O zog i gjethve t’blera,
i Majti q’e zbuloje gjinin,
ke unë eja përhera,
ke unë eja përhera,
do flasim nëpër dega
Qytetares së lasgushit

A m’pe në fund o Milkë?
A m’pe me sytë e tu?
Ne paç pak mall në gji,
më thuej si vlla “te due”.
Dhimbjen që vjen e m’bren,
në heshtje do ta mbaj,
po n’mend më sill ndoj herë,
i vetëm kur të qaj.
Po n’mend më sill ndoj herë
ti sa për ngushëllim,
për prekjen që s’do gjej
n’errësinë të vorrit tim
Mërzitja

M’përlqen mërzitja pse kjo m’qe mikeshë,
Kurse n’mërgime e ikje e kudo prore,
ndjenjë përdëllyese m’ep dhe në bregore,
vjen e ma ngren e ma mban shpirtin peshë
Mërzija m’qe mikeshë e unë miku u sajë.
Askurrë s’kam dashë robni ma t’preferueme
duke më sjellë ndërmend gjithë koh’t e shkueme
si gjithmone due n’vetmi mendoj e s’prajë
M’pëlqen mërzitja pse kjo m’asht mikeshë.
dhe ndërsa kjo mbretnon në vehten time,
una mendoj s’koti pa dijtë se ç’baj
dhe vij e rikrijoj sërish mendime
Mërzitem shumë e due si me rreptsi
t’gjithë etjen e lirive ma pushton
una shikoj mërzitjen pse më don

...dhe e përqafoj me t’madhen dashuni!

No comments: