Friday 27 May 2016

PROF DR ZYHDI DERVISHI: "Fatmir Terziu, krijues dhe studiues i risive artistike"


  1. Vlerësime mbi autorin
2.      Adem Zappluzha: Poetët dhe krijuesit shumëdimensional si Fatmir Terziu i sjell ndjeshëm  Zoti në Tokë.
3.      Agim Mato: Që të jesh fatmir, duhet të gjesh një terzi.
4.      Agim Shehu: Autori përshkruan ngjarjet dhe ia lë njeriut të zgjedhë. Për këtë mision shkrimtari Fatmir Terziu përdor stilin konçiz e dinamik. (Romani “Grykës). Fatmir Terziu, ‘ambasador’ lirik i çdo zemre që dashuron në poezi, poet i kohës moderne, një Lorka i vërtetë.
5.      Ahmet Mehmeti: Mirënjohje të veçantë për kontributin mediatik, televiziv dhe letrar të jashtëzakonshëm, sidomos në kohën e ardhjes së kosovarëve gjatë luftës së fundshekullit, suksese kudo në jetë!
6.      Albert Habazaj: Fatmir Terziu e meriton këtë çmim! Jo vetëm për vlerat që posedon në krijimtarinë shumëdimensionale të tij, por, edhe si një kontribues i madh, i palodhur për kulturën shqiptare në Londër. Sipas traditës dokesore të Vlorës e Labërisë po themi që nderi iu bë mikut më të largët, shqiptaro-londinezit shpirtbukur e mendjeflori.
7.      Aleko Likaj: Gjuhë filmike në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut. Një roman që hap një sipar të ri narrativ. Romani “Kojrillat” një prurje e re në jetën artistike.
8.      Arqile Gjata: Kritika e Dr Fatmir Terziut është një hapësirë e re bashkëkohëse e pa lëvruar më parë  
9.      Bajram Dabishevci: Fatmir Terziu, romani “Blirët e Pejës” dhe letrat shqipe në një kënd tjetër që i mungonte letrësisë shqipe në hapësirën më të gjerë.
10.  Bilall Maliqi: Romani “Grykës” është libër bashkëkohor interesant për lexim i shkruar me kujdes të veçantë me përgjegjësi dhe me një art të avancuar krijues të autorit.
11.  Dero Murataj: Kohës i bën sfidë...
12.  Dukagjin Hata: Vështrim vertikal mbi historinë e keqkuptuar të botës shqiptare  përbën një kulm të shkrimtarit, një depërtim në një materje të ngjeshur historike, me anë të gjetjeve fiksative dhe simbolikave që shkojnë nga absurdi në fantazmagori tek narrativi i romanit “Kojrillat” të shkrimtarit të mirënjohur Fatmir Terziu.
13.  Ermelinda Kashahu: Fakti që nga ana e ndërtimit, vepra i ka elementet kompozicionalë, zinxhir për të qenë një roman, më shfaq vigjilencën e duhur, një formë  e re kjo, e cila  e shtyn autorin në paraqitjet reportazhiste që përçon gjetjet origjinale si vlerë e këtij romani. Në mënyrë të veçantë, kjo vlerë ndihet te personazhet, imazh i bukur ky edhe i ambjenteve ku zhvillohen ngjarjet, individualizmi gjuhësor, njësoj si historia e ndërtimit te jetës së re.
14.  Prof.dr. Eshref Ymeri: Për kënaqësinë time të pamatë, në “Kritikën ndryshe” të zotit Terziu unë zbuloj “kritikun e sallës së parë” të Panairit të Librit, studiuesin humanist, që, në personin e krijuesit, shikon njeriun e mirë, të cilit, me gjithë zemër, dëshiron t’i gjendet pranë me një fjalë plot frymëzim. Pikërisht një qëndrim të tillë humanist të këtij kritiku të shquar unë dëshiroj ta shikoj edhe në optikën e shkrimtarit skocez Samuel Smajls (Smiles - 1812-1904), propagandistit të vlerave viktoriane, i cili thoshte: “Mjafton veç t’i besojmë njeriut më shumë se ç’i besojmë zakonisht, në mënyrë që të nxjerrim në pah të gjitha anët më të mira të karakterit të tij”.
15.  Fatmir Minguli: Vepër unikale në llojin e vet  (Një  vështrim  studjues  për  romanin  “Kojrillat” të shkrimtarit Fatmir Terziu). Mund të shkëputësh  një njeri nga vendi i tij, por  nuk mund të shkëputësh vendet nga zemra e njeriut. (John  Dos  Passos)  Një roman që të befason që në kapitujt e parë. Një  roman që e zgjeron botën shqiptare në hapësirë dhe në  kohë. Një libër policesk dhe njëkohësisht  një romancë dashurie që nuk e kemi  as parë e as dëgjuar të ndodhë me një femër të bukur shqiptare në Londër dhe jo vetëm aty. Një roman i shkrimtarit Fatmir Terziu, ku dokumentat sekrete dhe gruaja misterioze  Madam Zeinep Vlora vetëm sa  janë maja e ajzbergut të vërtetë. Një roman,  që për nga radha  e romaneve të shkruara nga ky shkrimtar është i treti e që pason romanet “Grykësit” dhe “Bunari”.
16.  Faruk Myrtaj: Proza e Terziut, as që e ka dëshirën të ngjajë me prozat e tjera të kohës shqiptare. Po më intrigon jo pak kjo prozë. Më pëlqen të shkruarit. Ka siguri. Kontroll i përpiktë fjale. Veti prozatorësh të pjekur. Përgjegjësi fjale. Ajo fraza  “shndërrohet si fjalët e një fjalie..., si fjalët e një fjalie..., si fjalët...”, por jo vetëm në vetvete. Jam i sigurtë se do të ketë shërbyer për të ngarkuar në atë që ndodhë në këtë prozë.
17.  Faslli Haliti: “Rrëfenjat e Xha Avramit” libër që flet në shumë gjuhë. Të mëdhenj e të vegjël, kënaqen, emocionohen, jetojnë një suspansë fino in fondo; emancipohen, kulturohen, trimërohen, mençurohen, fitojnë identitet të ri kombëtar, shqiptar. Në fakt këto fjalë ishin me kohë.
18.  Fiqri Shahinllari: Dua të veçoj faktin se romani “Kojrillat” nuk është “pije” limonade si disa që katranosen edhe me çmime nga pas. Ai është koncentrat i shtrenjtë dhe i esencuar “pijesh” me tretje e përzierje të letrësisë artistike, historisë, filozofisë dhe hulumtimeve shkencore. Si i tillë ai është mjaft interesant. Është i mbushur me enigma. Të vë trurin të punojë me kapacitet të plotë, pra kërkon lexues të vëmendshëm, elitarë do të thosha unë. 
19.  Dr Gëzim Alpion: ‘Intelektuali dhe Mallkimi i Vegjetimit – Harresa e Imponuar në Veprën Letrare të Fatmir Terziut’
20.  Gëzim Strora: E kuqja e zbehur e Terziut (Kushtuar pendës së artë Fatmir Terziu).
21.  Jorgo S. Telo: Fatmir Terziu, shkruan rjedhshëm, me gjuhë të pasur.
22.  Kolec Traboini: Ndesha njeriun e njohurive të thella në dijet e filozofisë së artit.
23.  Kostaq Duka: Shembulli i Fatmir Terziu është nxitje dhe inkurajim për ata intelektualë që jo thjesht dëshirojnë por me një vullnet të jashtëzakonshëm guxojnë të dalin nga "rutina" e jetës së vështirë e të pashmagëshme në fillimet e para për të gjithë emigrantët.
24.  Kristaq Turtulli: Në rrjedhën e pandalur të viteve, brezat lëvizin, rriten, ndryshojnë , por kanë nevojë të mësojnë. Një rol të rëndësishëm në këtë fushë, për evidentimin dhe pasqyrimin, të mendimit kritik të letërsisë. Me punën këmbëngulëse dhe voluminoze sigurisht që e ka intelektuali dhe krijuesi Fatmir Terziu.
25.  Kristo Zharkalliu: “Bunari” është një roman modern që përpiqet të rrokë të gjithë qindvjeçarin e shtetit shqiptar.
26.  Lazër Stani: Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ketë arti. Fatmir, më ka habitur tregimi yt. Duke të mbajtur mend vetëm si gazetar nga ajo kohë e keqe, unë dija një gjë: se veç gazetarit të mrekullueshëm ishe edhe djalë shumë i mirë. Tani po zbuloj fshehtësitë e tua, fshehtësitë e shkrimit. “Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm, me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ketë arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t’iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shumë tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës.
27.  Dr Ledri Kurti për “Rrëfenjat e xha Avramit”: Prozë që të fal kënaqësinë e artit dhe mundësinë e interpretimit, si vlerë e "veprës së hapur" po të perifrazoja mendimin e studiuesit të njohur Umberto Ecco.
28.  Mëhill Velaj: Fatmir Terziu! Ky pasionant zemërbardhë i artit, letërsisë dhe gazetarisë.
29.  Murat Aliaj:   Romani “Bunari” është një vepër e fuqishme moderniste.
30.  Naim Berisha: Ti, je krenaria jone, së paku, ketu në Londër. Dhe ne kemi të drejtë të gëzohemi me ty dhe arritjet e tua, që s'kanë nevojë për komente.
31.  Nase Jani: Terziu e sundon gjeografine e tregimeve me njohuritë që ka për jetën dhe qytetarinë-krijuese. Pasuria e tij intelektuale e ndihmon sukseshëm për këtë.
32.  Novruz Abilekaj: Fatmir Terziu – bleta e krijimtarisë së sotme shqiptare.
33.  Pëllumb Kulla: Situata jonë dhe marrëdhenia e shkrimtarëve me Fatmir Terziun, më duket shumë interesante. Me punën e tij të mrekullueshme dhe me gravitetin që ka fituar me të, më ngjan me një baba teqeje që ne, shkrimtarët në diasporë të marrim uratën vazhdimisht.
34.  Përparim    Hysi: Duke shkruar një roman të  tillë, autori, Fatmir Terziu, them që ka merita të veçanta. Së pari, që të shkruash një roman duhet ta ngulësh brirrin mirë, se, ndryshe, të ikën filli nga dora dhe vepra dështon. Së dyti, një roman, siç mendoj unë, është si një ndërtesë me shumë  kate që do shumë mund dhe, veç mundit, do dhe kohë të lirë: ta kesh këtë me pashë. Dhe, çuditërisht, Fatmir Terziu, sado që ka aq e aq angazhime të drejtpërdrejta pune, përsëri, ka gjetur kohë që të sjellë për lexuesin një roman. Ka kapërcyer, siç mendoj unë, atë që thuhet për kohën:"Gjithmonë ankohemi se kemi pak kohë, por e jetojmë atë si ta kemi me tepricë". Për Fatmirin dhe minuti është i shtrenjtë, mjeshtri e treguar nga Terziu "Versaçe". Shkurt: Fatmir Terziu meriton nga të parët që t'i fitojë ato atribute që janë bërë sikur nuk i kanë vënë re. Fatmir Terziu është investim me vlera deri tani të mohuara.
35.  Raimonda Moisiu: Shkrimtari Fatmir Terziu është një transmetues virtuoz i vullnetit. I atij vullneti  që ka kaq shumë gjëra për të mësuar për jetën, për të dhënë e  marrë prej saj; dhimbjen e gëzimin, komiken e seriozen, vlerën e antivlerën, grotesken dhe interesanten, moralen dhe të pamoralshmen, grykësinë e pangopësinë, brengat e kujtimet, optimisten e pesimisten, vdekjen e jetën, krimin e ndëshkimin, jetesën e mbijetesën, si një udhërrëfyes enthusiast i fateve njerëzore  përmes romanit. Fatmir Terziu me një mjeshtëri artistike e letrare, ka krijuar një botë që është edhe intime, miqësore, e zakonshme, por edhe  mospërfillëse dhe e  ankthshme.
36.  Roland Gjoza: Zoti i ka falur Fatmir Terziut si dhunti tjetër dashamirësinë. Na ka hapur një portë. I dashur Fatmir: Ti vetë rri në natën e çuditshme të letrave me një fener që bën dritë për të gjithë. Ti i dashur u thua hyr të gjithëve dhe me një fjalë të ngrohtë, qoftë kushdo në dukje e në karat, u jep zemër. Kjo është vërtet zemër. Sepse sot për fat të keq s'ka zemër, po fjalë që vret më fort se plumbi. Letërsia është me dobësinë më pranë se me forcën. Ajo prodhon forcë, po nga dobësia. Të dobëtit kërkojnë strehë, ata kanë pallate, po nuk e dinë. Shumë vonë kuptohet kjo gjë. Tjetër është profecia, tjetër realiteti.
37.  Ruzhdi Jata: Fatmir Terziu e gatuan bukën e tij duke e bluar grurin hollë (zero) në “mullirin” e tij krijues.
38.  Rrustem Geci: Poezia e Fatmir Terziut është një gjak i ri në letërsinë tonë të bukur.
39.  Sami Hajra: Terziu me “KOJRILLAT” hapi dyert e një përceptimi të ri ndaj prozës shqip.
40.  Sazan Goliku: Larg e larg i mërguar..., Kushtuar Fatmir Terziut
41.  Sejdi Berisha: Po të lexosh krijimtarinë letrare të Fatmir Terziut, vëren një rrugëtim karakteristik dhe me plot temperament të dellit krijues gjithnjë me qëllim për të afirmuar vlerat shpirtërore dhe kulturore dhe krijimtarinë jo vetëm të vetvetes, i cili temperament, as autorin por as lexuesin nuk e lë të qetë pa u futur në brendinë ndijimit, të mendimit dhe të mesazhit, faktorë këta të cilët janë mirë të kompozuar me ankthin, makthin, dashurinë, me dritën, mallin dhe me etjen, por edhe me lumturinë e njeriut, me mirëqenien e tij dhe të atdheut. Të gjitha këto elemente, thekshëm dhe me amanetin e etjes shtrohen për ta ngritur lapidarin e dritës, e kjo, veçmas bëhet më domethënëse dhe me kuptim shumëdimensional, kur gjërat shkruhen e analizohen me shkrumbin dhe mallin për vendlindje, për atdhe, por edhe kur shkruhen nga ai këndi i shikimit të pafund në horizont, të cilin ta imponon kurbeti. Këtë karakteristikë me peshë filozofike e hasim edhe tek libri i pestë me poezi “Lumenjtë e ëndrrave” të shkrimtarit, Fatmir Terziu.
42.  Siri Sulejmani: Koha dhe bota nuk bien në gjumë thjesht me Fatmir Terziun.
43.  Shpresa Fundo Gjergji: Fatmir Terziu, artist në artin e fjalës dhe kritikës.
44.  Tahir Bezhani: “ Blirët e Pejës”, libër me peshë historike.
45.  Timo Mërkuri: “Kojrillat” është vërtet një libër i bukur, me një kompozim modern, por që gjithësesi mban aromë Shqipërie në të gjithë faqet e tij. Është nga ato libra, ardhja e të cilëve, është vërtet një…ogur i mirë.
46.  Vilhelme Vranari Haxhiraj: Romani “Grykës” i Terziut, vlerë në kolanën e letërsisë shqipe.
47.  Vladimir Muça: Sfida e Dr. Fatmir Terziut, me këtë roman të një lloji të ri (do ta quaja post-modernist) përbën një sfidë kurajoze ndaj vetëvetes e ndaj reçesionit letrar në përgjithësi.
48.  Vullnet Mato: Tek proza dhe poezia e Fatmir Terziut është gjithçkaja jetësore brenda tërësisë moderne.
49.  Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi: Të shkruash, qoftë edhe vetëm ca fjalë mbi artin krijues të Terziut, nuk është fare e lehtë. Romani “Kojrrillat”, më bëri të zhytem në labirinte të thella deshifrimesh, akoma pa i njohur thellësitë e ngjarjes.
50.  Zyba Hysen Hysa: Proza e Terziut shket si makina në autostradën globale.
51.  Prof. Dr. Zyhdi Dervishi: Fatmir Terziu sjell Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare. Fatmir Terziu i qaset shqyrtimit analitik të proceseve, dukurive e risive letrare në gjuhën shqipe kryesisht të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, duke u bazuar në përvojën teorike dhe trajtimet empirike analoge të vendeve më të përparuara të Perëndimit.
52.  Xheladin Mjeku: Fatmir Terziu është Tempulli  i   dijes në syrin e kritikës letrare.







Doli nga shtypi, nga shtëpia botuese "Milosao" përmbledhja me shkrime të bashkëkohësve me titull: "Fatmir Terziu, krijues dhe studiues i risive artistike" përcjellur për lexuesit nga Prof. Dr. Zyhdi Dervishi. Libri, prej 332 faqe i paraqet lexuesit një sintezë të vlerësimeve nga kritikë, shkrimtarë dhe poetë të njohur, të ndara në kapituj për prozën, për poezinë, për kritikën ndryshe, për personalitetin e Fatmir Terziut, etj.
Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, ndër të tjera, në përcjelljen e tij, "Një skicë për artistin e fjalës dhe studiuesi erudit Fatmir Terziu" nënvizon: "Duke qenë njohës virtuoz i gjuhës shqipe dhe i asaj angleze, aktualisht si gjuha më e përbotëzuar e politikës dhe diplomacisë, e kulturës dhe e shkencës etj., Fatmir Terziu prej dy dhjetëvjeçarësh “funksionon” si antenë me kapacitet të shumëfishuar për difuzimin e ndërsjellë të mjaft elementëve të kulturave të popujve anglishtfolës me kulturën shqiptare. Në këtë proces kompleks kritiku dhe studiuesi i arteve Fatmir Terziu ka përkthyer saktësisht dhe ka përhapur për herë të parë në studimet shqiptare për artin një fond të pasur strukturash teorike, konceptuale të përpunuara nga mendimtarët e shkollave perëndimore, duke dhënë një ndihmesë të veçantë për tejkalimin e prapambetjes së studimeve letrare në shoqërinë shqiptare, për përditësimin e studimeve të tilla me ato të vendeve më të urbanizuara të Perëndimit. Lexuesit e këtij libri do të gjejnë në të një spektër të gjerë faktesh e analizash, karakterizimesh e vlerësimesh për Fatmir Terziun që reflektojnë mbi universin e tij krijues artistik e studimor, portretin altruist e largpamës, sa të përbotëzuar aq edhe tipik shqiptar, përherë në shërbim me kapacitet të plotë në frontin e përparimit të kulturës e të arteve, të dijes dhe të mirësive"
Libri përcjell vlerësimet e dhjetra krijuesve shqiptarë anembanë globit, si Agim Shehu, Dukagjin Hata, Aleko Likaj, Bilall Maliqi, Ermelinda Kashahu, Fatmir Minguli, Faruk Myrtaj, Faslli Haliti, Lazër Stani, Kristaq Turtulli, Kristo Zharkalliu, Murat Aliaj, Përparim Hysi, Rajmonda Moisiu, Ruzhdi Jata, Tahir Bezhani, Timo Mërkuri, Vilhelme Vranari, Vladimir Muça, Sejdi Berisha, Arqile Gjata, Prof. Dr. Eshref Ymeri, Dr Gëzim Alpion e shumë e shumë të tjerë.
Përmbledhja është një homazh për angazhimin e Fatmir Terziut, në aftësinë për evidencimin e vlerave, risinë e kritikës ndryshe dhe krijimtarisë së mirëfilltë në fushën e prozës së gjatë, me romanet që ngërthejnë epoka të ndryshme të jetës me një trajtim postmodernë e filozofikë të ngjarjeve e personazheve, me poezitë e mprehta sociale e problematike.


KOMENTE:

Comments
Sejdi Berisha Urime dhe suksese te tjera mik dhe krijues i veçantë,Fatmir Terziu...
UnlikeReply122 hrsEdited
Arqile Vasil Gjata Nderime Dr Fatmir Terziu! Në jetë ngelet çfar është shkruar dhe ju keni lënë dhe ende... në udhën tuaj të gjatë studimore do i lini Letërsisë Shqipe vlera! Ju uroj të tjera suksese të keni!
UnlikeReply222 hrs
Irena Zeqo Heri Suksese me tej ..!
UnlikeReply122 hrs
Dhimitër Shtëmbari Me behet qefi, qe kete liber e ka pergatitur miku im i mire. Prof. Dr. Zyhdi Dervishi. Urime Fatmirit, urime edhe Zyhdiut!
UnlikeReply122 hrs
Gzim Bojku Urime dhe suksese te tjera Fatmir Terziu si dhe shume te fala dhe shendet!
UnlikeReply122 hrs
Ethem Cipi Pershendetje Fatmir Terziu , krijues dhe studiues i risive , respekt
UnlikeReply122 hrs
Melisa Mela Shume urime zotri Fatmir Terziu shume e merituar, te uroj edhe shume e shume suksese te tjera dhe shendet n'jete... Respekt.
UnlikeReply122 hrs
Perparim Hysi Urime, or mik i mirë! Po ku i dilet për të shkruar për ty? je kthyer në një "makineri" të vërtetë që nxjerr prodhime cilësore. Edhe njëherë urime!
UnlikeReply122 hrs
Fatmir Terziu

Write a reply...
Begzad Dhe Myrvete Baliu Pergezimet me te larta autorit dhe perkushtuesit!
UnlikeReply121 hrs
Dallandyshe Bardhi Hyka Suksese te metejshme!!!!!
UnlikeReply121 hrs
Fete Y. Halili Sukse pa fund ne vijim
UnlikeReply121 hrs
Xhavit Gasa Urime mik i nderuar Prof Fatmir Terziu
UnlikeReply121 hrs
Daman Sinani Urime,ende nuk e kam blere kete botim ,por ne rastin me te pare do jete pjese e bibliotekes sime.....Gjithcka e meriton Fatmir Tereziu.....Elbasani ha fatin qe nje personalitet kaq prestigjioz eshte "BIRI i TIJ",dhe miku i bashkeqytetareve elbasanas.....Si gjithnje ndjej kenaqesi e krenohem i nderuar Fatmir.....
UnlikeReply220 hrs
Kumriye Kamere Ju përcjellë urimet më të mira për ju , per kete arritje te shkelqqyer:
Ju uroj suksese matejeshme ne qellimet te tejere ne te ardhmen!
Me konsiderata te larta per ju.

UnlikeReply119 hrs
Xhemajl Rudi Urime mik edhe me shume libra te tjere .....
UnlikeReply119 hrs
Teuta Osmani Urime për botimet më shumë vlera I nderuar z Fatmir .Suksese, suksese ,suksese...
UnlikeReply119 hrs
Riza Greiçevci Ujet nuk fle, aspena e letrave shqipe nuk ka te ndalur. Te prifte e mbara, z. Fatmir Terziqi.
UnlikeReply118 hrs
Anila Zeqo Doko Urime dhe suksese te metejshme.
UnlikeReply118 hrs
Sulejman Tomcini Suksese te metejshme.
UnlikeReply118 hrs
Murat Gecaj Urime te perzemerta per kete botim te merituar, kushtuar kolegut dhe mikut tone te nderuar. z>Fatmir Terziu! Te lumte, miku i perbashket prof.Zyhdi Dervishi!...
UnlikeReply118 hrs
UnlikeReply118 hrs
Ramadan Mehmeti Urime, suksese...
UnlikeReply117 hrs
Kujtim Mema Te pergezoj miku im i mire dhe suksese te metejshme ne krijimtarine Tuaj te vyer !
UnlikeReply117 hrs
Minush Hoxha Lere qe Prof.drZydi Dervishi e njohka per bukuri personalitetin e z. Fatmir Terziut, eruditin e tij dhe shume finksionalizma te tjera te tij nga gama e gjere e tij e krijimtarise, por paska zotesite qe ato ti jap aqe bukur e aqe saktesisht te shkruara....See more
UnlikeReply116 hrs
Dhimo Kaci Urime dhe suksese te metejshme.
UnlikeReply116 hrs
Kadri Çopja Urime e suksese ju dèrgojnè edhe miqtè Fadil Taga e Kastriot Kambo.
UnlikeReply116 hrs
Fatmir Terziu Respekte dhe Te fala
LikeReply13 hrs
Fatmir Terziu
Write a reply...
Raimonda Moisiu Urime e suksese pafund, i nderuar Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, te shkruash per dr. Fatmir Terziu, ke shkruar per nje ndjenje kombetare dhe historike krenare qe jam pjese e atij libri dhe krenare qe kam nje mik si Fatmiri,
UnlikeReply216 hrs
Luan Lumeka Kalana urime e sukses Dr Fatmir Terziu,pergezime aurorit per kete dhurate mesonjtore nga i madhi lideri i letrave Fatmir Terziu,..do kisha dhe une te kisha dy fjale mirenjohje dhe respkte penes se tij te ndritur
UnlikeReply116 hrs
Qerim Vrioni Urime !
UnlikeReply115 hrs
Vladimir Avdulla Muca Urime miku im Fatmir! Sigurish ku botim me vlera estetiko stilistike do jete nje vlete ne perqasjen e vlerave inovative ne letersine bashke kohore shqiptare.
UnlikeReply115 hrs
UnlikeReply114 hrs
Zamira Hoxha-Kamberi Urime dhe suksese...
UnlikeReply114 hrs
Anila Vorpsi Urime e pune krijuese e studimore edhe ne vitet e ardhshme le tju udheheqin juve. Respekte per punen.tuaj
UnlikeReply114 hrs
Eda Miri Suksese pafund pac o miku im
UnlikeReply113 hrs
Dritan Oruci Urime dhe suksese te metejshme bashk me familjen
UnlikeReply112 hrs
Vjollca Tiku Pasku Ju vertet o nderuar Fatmir jeni nje pene arte si ne proze po ashtu edhe ne poezi.Jeni nje shpirt i talentuar me bashkeudhetare muzen dhe meritoni plotesisht vlersimet e gjithe kolegeve...Urimw profesorit Zyhdi Dervishi qe krijoi nje dhurate te cmuar per ju dhe gjithe miqte tuaj.Urime dhe suksese ne vazhdimesi. Respekte!
UnlikeReply112 hrs
Spiro Xhavara Urime dhe në suksese të tjera Fatmir!
UnlikeReply112 hrs
Fatime Sefaj Urime..Suksese...
UnlikeReply112 hrs
Burim Turjaka Urime dhe suksese z.Terziu
UnlikeReply13 hrs
Petrika Jica Urime dhe suksese te metejshme.
UnlikeReply13 hrs
Eqerem Shevroja Urime dhe suksese te metejshme shoku im
UnlikeReply13 hrs
Gashi Nuhi Titull i qelluar. Urime!
UnlikeReply13 hrs
Sofia Ana Rrugetim te mbare !
UnlikeReply12 hrs
Flori Bruqi Eshte njeri prej studiueseve me te mire ne trojet shqiptare. Urime,shendet, suksese dhe respekt per njeriun qe la gjurme ne letersine kombetare! Me respekt!
UnlikeReply11 hr
Odise Çaçi Urime dhe suksese ne punen tuaj krijuese.
UnlikeReply11 hr
Daut Maliqi Urime
UnlikeReply119 mins
Nexhi Baushi URIME!
LikeReply23 hrs
Fatmir Terziu Faleminderit e nderuar Nexhi Baushi
LikeReply123 hrs
Fatmir Terziu

Write a reply...
Qatip Mara Urime e suksese! Meritoni respekt e mirenjohje per krijimtarine cilesore e shpirtin tuaj atdhedashes.Ju uroj jetegjatesi mik I nderuar Fatmir Terziu!
LikeReply23 hrsEdited
Fatmir Terziu Faleminderit mik i mire Qatip Mara
LikeReply123 hrs
Fatmir Terziu

Write a reply...
Adrian Koçi Para nesh kemi nje figure te realizuar me permasa te gjera e te thella
E arthmja i perket figurave te tilla !
Vazhdoni rrugetimin tuaj FATMIR TERZIU

LikeReply23 hrs
Fatmir Terziu I dashur Adrian Koçi, jam dhe ndjehem krenar me fjalet e tua, ne fakt dyfish, njera se me vijne nga fisi i gjyshit tim dhe tjetra nga nje djale qe di te vleresoje rruget e jetes. Respekte dhe perqafime.
LikeReply23 hrs
Adrian Koçi Jeni Nje Orejntim e
Nje Frymezim ... !

UnlikeReply122 hrs
Fatmir Terziu Adrian Koçi te falenderoj nga zemra.
LikeReply22 hrs
Fatmir Terziu
Write a reply...
Arbnore Lumi Urime dhe suksese, profesor i nderuar!
UnlikeReply122 hrs
Mimoza Kazazi Boci Urime Fatmir.
UnlikeReply121 hrs
Musa Nushi Miku im i dashur, prof.dr.Fatmir Terziu, paç vullnet, por më parë
shëndet, të vijosh veprimtarinë shumë të begatshme krijuese.
Të dëshiroj suksese të mëtejshme!

UnlikeReply121 hrs
Besa Arben Ramaj Bashke me vitet "ecin" edhe sukseset e tua.Urime Fatmir.
UnlikeReply120 hrs
Sadik Gecaj Urime dhe suksese profesor i nderuar , ata qe te njohin i dine me mir se gjdo kush tjeter vlerat dhe kontributin tend te palodheshem , eshte nder per mua te ju njoh se sa intelektual jeni dhe qfare vlerash te medha njerzore ne rend te pare mbizotroni si dhe vlerat e nje intelektuali te mirfillt zotri Prof DrFatmir Terziu
me respektin me te madh
Sadik Gecaj

UnlikeReply118 hrsEdited
Timo Merkuri Nje liber qe, me shume se duhet pershendetur, duhet lexuar e rilexuar. Urime autorit dhe botuesit per kete liber me vlere.
UnlikeReply219 hrs
Mirela Terziu Urime Fatmir! Sa me larte dhe sa me te realizuar te deshiroj ! Nje kenaqesi jo e pakte ajo qe ke arritur ku jam e bindur qe te ben te ndjehesh krenar por edhe ne qe te duam dhe respektojme gjithashtu.
UnlikeReply319 hrs
Niko Skendo Profesor Fatmir Terziu urime!
UnlikeReply118 hrs
Tatjana Hamzallari Shume suksese!
UnlikeReply117 hrs
Kristaq Turtulli Urime Fatmir Terziu. Une e kam thene qysh heret fjalen dhe mendimim per ju dhe krijimtarine tuaj. Suksese miku im.
UnlikeReply114 hrs
Miranda Terziu Kaloti Shume urime dhe shume suksese korrsh gjithmon ne jete dhe ne krijimtari
UnlikeReply113 hrs
Mimosa Hyseni Urime e shum suksese...
UnlikeReply110 hrs
Sokol Ndosha Suksese miku im Dr Fatmir Terziu
UnlikeReply110 hrs
Hysen Kobellari Urime, suksese...
UnlikeReply147 mins

No comments: