Sunday 6 November 2016

RËNIA

Jemi  në fund së një epoke, muzikanti u zhduk siç u zhduk poeti ... Është kjo vetëdije e thellë që e bën madhështinë e poezisë së Różewicz-it. Pak poetë të shekullit XX e kanë pasur kaq të kulluar perceptimin e fundit të një civilizimi dhe të artit të tij më madhështor, sa poeti polak.
TADEUSZ RÓŻEWICZ 1921 -2014
Tadeusz Różewicz  (Radomsko, 9 tetor 1921 – Breslavia, 24 prill 2014 ) ka qenë  poet,, dramaturgo dhe shkrimtar polack
RËNIA 
APO ELEMENTE VERTIKALE DHE HORIZONTALE NË JETËN E NJERIUT BASHKËKOHOR
Shumë
shumë kohë më parë
na ishte një fund solid
që njeriu mund
ta prekte
***
njeriu që shtrihej aty
në sajë të shkujdesjes së tij
ose me ndihmën e të afërmit
shihej me frikë
interes
urrejtje
gëzim
tregohej me gisht
por ai nganjëherë
çohej
ngrihej përsëri
i ndotur dhe i lagur qull 
***
Ishte një fund solid
mund të themi
një fund borgjez 
***
një fund ishte për zonjat
një tjetër për zotërinjtë
në ato kohëra kishte
për shembull gra të korruptuara
të diskredituara
bankierë të falimentuar
një kategori
gati e panjohur sot
fondin e vet kishte politikani
prifti biznesmeni nëpunësi
arkëtari dhe eruditi
dikur kishte dhe një fund tjetër
sot ekziston ende një kujtim
amullt
por fund nuk ka më
dhe askush
s’mund ta prek
ose të mbetet në fund
***             
Fundi që kujtojnë
prindërit tanë
ishte diçka konstante
në fund
megjithatë
ishte
i specifikuar
njeriu i humbur
njeriu që kishte gabuar
njeriu
që ngrihej sërish
nga fundi  


***
nga fundi mund edhe
të shtrinin  krahët për thirrur "nga thellësia"
tani këto gjeste
nuk kanë asnjë kuptim
në botën bashkëkohore
fundi u hoq
***
rënia e pandërprerë
nuk favorizon qëndrime
piktoreske pozicione
të forta
***
La Chute Rënia
është ende e mundur
vetëm në letërsi
në ëndërra në ethe
kujtoni rrëfenjën
***
mbi njeriun e ndershëm
***
s’rendi në ndihmë
të njeriut që predikonte “degjenerimin” 
për njeriun që praktikonte "degjenerimin"
gënjente e qëllonin me shuplakë
për këtë besim
***
i ndieri i madh, mbase, i fundit
moralist bashkëkohor francez
e mori çmimin
në vitin 1957
***
sa të pafajshme ishin rëniet
***
kujtoni
rrëfimet
e lashta
të Peshkopit të Hippo Regiusit
***
Ishte një dardhë afër vreshtit tonë,
që nuk joshte as me pamjen, as me shijen e saj.
Ne të rinjtë e përbuzur pasi i zgjatim shumë
shakatë tona nëpër rrugë, sipas një zakoni
famëkeq, shkuam atje në mes të natës,
për të shkundur pemën e për të vjelur dardhat.
Volëm në të një sasi të madhe, por jo për të bërë me to
një banket, por që t’ua hedhur derrave.
Edhe nëse shijuam ndonjë kokërr, qe vetëm për
të shijuar diçka të ndaluar. Ja zemra ime, Zot,
ja zemra ime për të cilën pate mëshirë,
kur ajo u gjend në fund të humnerës ...

***
«Në fund të humnerës»
***
mëkatarë dhe pendimtarë
martirë të shenjtë të letërsisë
qengjat e mi
jeni si fëmijë në gji
që do të hyjnë në Mbretërinë
(mëkat që ajo nuk ekziston)
***
- Ju, o atë, besoni në Zot? - bërtiti përsëri
Stavrogini
- Po, unë besoj.
-Thuhet se besimi lëviz malet. Nëse një
beson dhe i jep urdhër  malit të lëvizë, ai po
do të lëvizë ... më fal për pamaturinë, por më intereson
të di nëse ju, o atë, do ta lëvizni malin?
***
Pyetje të tilla bënte "përbindshi" Stavrogin
dhe kujtoni ëndrrën e tij 
tablonë e Claude Lorrenit
në Galerinë e Drezdës
«Këtu jetuan njerëz shumë të bukur»
Kamys
La Chute Rënia
Ah, i shtrenjti im, për njeriun që është vetëm,
pa Zot e pa padron, pesha e ditëve është e tmerrshme

***

Ai mundës me zemër fëmije
imagjinonte
se kanalet koncentrike të Amsterdamit
qenë një rreth i ferrit
të ferrit borgjez
natyrisht
«Këtu jemi në raundin e fundit»
i thoshte një shoku të rastit
në bar
moralisti i fundit
i letërsisë franceze
që e mori nga fëmijëria
besimin në Fund
Duhej të besonte thellësisht në njeriun
Duhej ta donte thellësisht Dostojevskin
duhej të vuante sepse
nuk ka ferr 
qill Qengji
gënjeshtra
i dukej se kishte zbuluar fundin
që të shtrihej në fundin
ku do të binte
***
Përkundrazi
***             
fund nuk kishte më
e kuptoi pa dashur
një zonjush nga Parisi
dhe thuri një poemë
mbi aktitn seksual mirëdita trishtim
mbi vdekjen mirëdita trishtim
dhe lexuesit mirënjohës
nga të dyja anët
e asaj që u thirrje më pas
“cortina e hekurt”
e blenin
me peshë ari
ajo zonjusha zonjë
ajo zonjushë ajo zonjë
e kuptoi se Fund nuk ka
se nuk ka rrathë të ferrit
dhe s’ka ringjallje
dhe nuk ka Rënie
E gjithçka zhvillohet
në hapësirën e njohur
të kufizuar
midis
Rajonit të lashtë të gjinisë
rajonit pubisit
dhe rajonit gojor
***
dhe ajo që dikur ishte
holli i ferrit
u transformua
nga një shkrimtare e njohur
në një holl
vagine
***
Pyesni prindërit
ndoshta e kujtojnë ende
pamjen e Fundit të vjetër
fundin  e mjerimit
fundin e jetës
fundin moral
***
"Dolce Vita"
ose Kristina Keller
jetonte në fund
raporti i lord Denningut
pohon
krejt të kundërtën
Mali i Pubisit
nga kjo majë
shtrihen horizonte
të gjerë në rritje
ku janë majat
ku është gremina
ku është fundi
***
ndonjëherë kam përshtypjen
se fundi i bashkëkohësve
gjendet paksa nën sipërfaqen
e jetës
por mbase është një iluzion i mëtejshëm
mbase ekziston "ditëve tona"
nevoja për të ndërtuar
një fund të ri
të përshtatshëm
për nevojat tona
***   
Botë  Qeni
sepse ky kuadër më bëri
një përshtypja të madhe që rritet ende
që rritet përherë
Botë  Qeni një grusht në fytyrë
Botë Qeni film pa yje
Botë Qeni
ku hahet vallëzohet  vriten kafshët
"bëhet dashuri" kërcehet lutet vdiset
reportazh me ngjyra
për agoninë
për agoninë e pleqve
për kuzhinën kineze
për agonia e një peshkaqeni
për erëzat
për vrasjen e pleqve
për makinat
kujtoj bluarjen e formave
shtypjen e metalit
poteren dhe gërvishtjen
asgjësimin e karrocerive
rropullitë e brendshme metalike të makinave omobilave
varreza e automobilave
një mënyrë tjetër pikturuari
tablo me ritëm të muzikës qiellore
në Paris gjurma e trupit mbi kanavacë të bardhë
vello e Shën Veronikës
fytyrat e artit
gojët e milionerëve dhe të grave të tyre
tiganisja e milingonave insekteve  dhe larvave
pirgje të zeza në legena argjendi
buzët e atij që ha
buzë të kuqe në Botën e Qenit
buzë të mëdha  me shkëlqim të kuq
vëtiten në Botën e Qenit
***
Pastaj nisi diskutimi   
mbi  kapitulli III e skemës përkatës në Kishë
për popullin e Perëndisë dhe i laikut
***
Cardinal Ruffini
shpjegoi
se koncepti i Popullit të Perëndisë
është mjaft i pasaktë
pasi Kapitulli III
s’e mori shumicën e cilësuar të votave 
iu dërgua
Komisionit  Liturgjik
për rishqyrtim
***
Ishte një dardhë në afërsitë e  vreshtit tonë,
që nuk joshte  as për pamjen, as për shijen ...
rrëfeu Agustini
***
keni vënë re se
brendsitë e shtëpive moderne të Perëndisë
të kujtojnë
sallën e pritjes të një stacioni hekurudhor
të një aeroporti
***
Duke rënë
nuk mund të marrim formën
e një pozicioni sakral
simbolet e pushtetit bien dore
***
duke rënë kultivojmë kopshtet tona
duke rënë rrisim fëmijët tanë
duke rënë lexojmë klasikët
duke rënë eliminojmë mbiemrat
***
fjala Bie nuk është
fjalë e saktë
nuk sqaron lëvizjen e trupit
dhe të shpirtit
në të cilën vrapon njeriu bashkëkohor
***
njerëzit rebelë
engjëjt e mallkuar
binin teposhtë
njeriu bashkëkohor
bie në të gjitha drejtimet
në të njëjtën kohë
poshtë lart anash
në formën e trëndafilit të erërave
***
një herë e një kohë bihej
dhe ngrihej
vertikalisht
Tani bihet
horizontalisht
***
1963 në Facen e tretë, 1968

Përktheu: Faslli Haliti

No comments: