Sunday 4 December 2016

Haiku nga Drita Ademi

Haiku

...
vjeshtë e vonë-
hijet endacake
mes nesh
...
rrëfim dashurie-
pikat e shiut bëjnë rrathë
ne liqe
...
ndalesë në fushë-
Fotografia
Ikë nga korniza
...
vështrim nga gërmadhat-
në perin e merimangës
e rrumbullakta e qiellit

...
pushojnë këmbanat-
fillon zhurma
në mua

...
hënë e bardhë-
pagjumësia përgjon shqisat

...

ditët e shkurtëra-
floktë e Don Zhuanit
prap gri

...
gjethet bien-
ai shtrinë dorën e tij të vyshkur
...

oxhaku në shtëpinë
e një të veje
gri si floktë e saj
...

duke shkruar roman-
jeta ime përzihet
me jetët e të tjerëve
...
Hana fshihet pas resë së bardhë
I vjen turp
është e plotë

...
Morinë-
kufiri shkrim i verbër
i shiut
...
Vazo e bardhë-
sa ëndrra te  luleve
vyshken në të
...
Luleqershi-
Sa jetë
po aq edhe  vdekje
...
vjeshtë e vonë-
një gjeth fiku
rritet mes kmbëve të tyre
...
nëna-
aroma e së djeles-
e  ngrohtë
...
Shekulli 21-
mëkatet mbesin
në I Phone
...
cohë moderne-
zjarr i dehur-
retorikë vejushash
...

korrik me shi-
gaforrja
më ngjanë mua
...
dimër-
e mblodhëm fjalë për fjalë
vjeshtën
...
vjeshtë e artë-
në sytë e perëndimit të diellit
mall që s`shuhet
...
poezi e shkruar-
në qiellin në mua
ende fluturojnë pulbardhat
...
sythat e parë-
në dhomën time
zgjaten hijet
...
Ende nuk kan ikur pulbardhat-
ne marrim
trenin e fundit
...
Ne heshtim-
shqiponja
canë  qiellin
...

Lejleku-
pellg pas pellgu
kush do të bëhet nënë në botën tjetër
...
diell shpatullgjerë-
iku babai
i mbushur dashuri
...
lumi-
në pasqyrën jeshile
heshtja e nënës
...
natë pagane-
flaka e parë
përpinë shiun
...
ndërrohen stinët-
unë dhe hija ime
ndërrojmë vendet
...
koha e mollëve-
në librat e reja
shumë dashuri
...
qytet gri-
mëkatet e këpucëve
të reja
...
mes mollëve-
duart e tua
kërkojnë kuptimin
...
në varreza-
një lakuriq natën puth gurët
s`din me vajtua
...
mbi kala
një gjeraqinë vizaton ylbere
shi i imtë bie rreth saj
...
Ulqin
Në pasqyrën e pasme
zhdukej atdheu
u trëmba
...

hana e re-
ajo mbulon shtratin
me carcaf të kuq
...
i porsalinduri lahet në vazon e bimëve
jeshile brinjët e tij
një Eve prapë do të lindë...
...
Në fund të kohës
Ura për parajsë
Një ylber…
...
e humbur në histori
cfarë ka ndodhur
sot ?
...
Ndalet koha-
një gjeth ka  rënë
në rrjetin e marimangës
...
vjeshtë sureale-
gjethet
mbulojnë zogjt
...
ndërrohen stinët-
rininë time
e këthej në ëndërr
...
 zog dimri-
jam e vetmja
që njoh këngën tënde
...
gjeth vjeshte-
jam e vetmja që njoh
dhimbjen tende
...
gjithë natën zgjuar-
hëna

mbi jastek

No comments: