Friday, 20 June 2008

The Wildest Province – SOE in the land of Eagle



Ruzhdi Jata


Dritare ne histori


1.Ndihma dhe veshtiresite


Deshiroj te nxis sadopak kureshtjen e lexuesit per librin e autorit Roderik Baliey, “ The Wildest Province” – SOE in the land of Eagle, botuar kohet e fundit, duke permenduar dy impresione qe ndieva pas perfundimit te leximit te tij. E para , ndihma dhe kontributi i misionit Anglez ne Shqiperine e pushtuar nga italianet dhe gjermanet ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, (L2B)per te cilin edhe shkruar ne kete botim prej rreth 400 faqesh dhe, e dyta ,per sloganin ne formen e pyetjes:- A ishin gjermanet kalimtare ne Shqiperi?

Qe ne fillim, ravijezohet misioni i cili eshte i qarte: lufte pa kompromis kunder pushtuesve (jo pushuesve) , dhe bashkepunim me forcat perparimtare per te shmanguar ardhjen e komunisteve ne pushtet. Por edhe teper i veshtire ne teatrin e veprimeve luftarake.Kjo per shume e shume aresye qe pershkruhen me realizem dhe vertetohen me mjaft fakte. I veshtire,jo vetem per numerin e kufizuar te forcave, por edhe per teresine e ndihmave te tjera qe shpesh here nderronin kurs…Vetem Fronti Nacional Clirimtar beri te mundur qe shumica e ndihmave qe jane qarte te evidencuara ne fundin e librit, te shkojne ne favor te partizaneve. Si te mos mjaftonin keto, varferia e tejskajshme e popullit tone e komplikonte me teper misionin si dhe mjaft faktore te tjere objektive e subjektive, qe gjithsesi jane me interes per t’i njohur.Kuptohet se te gjitha keto paten fature te larte ne perfundim,perfshire ketu edhe fitoren e hidhur.

Libri lexohet me nje fryme, eshte teper interesant per menyren lakonike te rrefimit te ngjarjeve dhe te informacionit historik qe percjell.Ti sikur e ndien eren e forte te barutit dhe fishkellimen e plumbave ne aksione te ndryshme dhe ,sikur te shpaloset perpara e tere Shqiperia, nga Konispoli ne Vermosh. Ne kete kuptim ky liber eshte nje dritare e re ne historine e Shqiperise te periudhes se L2B dhe Mr Baliey duhet pergezuar per kete kontribut me cilesimin e merituar si qemtues i sakte i dokumentacionit historik te periudhes ne fjale.

E shkurter koha e lirise, e shkurter jeta e njerezve. Populli yne- nje nder popujt me pa fat ne Ballkan. Ikte nje pushtues e vinte nje tjeter me harbut e barbar se i pari. Lufte me krajla e me mbreter, lufte me ushtri te fuqishme, te armatosur gjer me dhembje. Lufta, si bashkeudhetare, e ndoqi si hija e vet shqiptarin, nder shekuj. Mesazhi eshte i qarte per cilindo. Interesi i studjuesve te huaj ne pergjithesi, per historine shqiptare sa vjen e rritet. Dhe jo vetem i tyre, por edhe i gjenerates se re, cka do te thote interesim me i madh per vendet e Ballkanit te njohura pak prej Anglise ne vecanti. Kombin tone ne kete treve e larteson jo vetem lavdia e kaluar,por edhe historia e sotme e re e Kosoves ,historia e zhvillimit, dhe e perparimit perkrah qyteterimit modern, pjese e te cilit jemi edhe ne, komuniteti shqiptar ne UK.




2. A ishte Gjermani kalimtar?

Normalisht per t’i dhene pergjigje kesaj pyetje gjykohet ne shume kendveshtrime. Njerez te ndryshem analizojne dhe vleresojne nje fakt me shume se tjetrin e, keshtu me rradhe.Por,e perbashketa eshte ,per mendimin tim, periudha historike,pra kushtet historike, forcat nderluftuese pjesemarrese,pasojat dhe perfundimi. Per informacionin qe kemi ne dore deri me tani, si dhe per vete faktin se ekziston kjo pyetje nder grupe te ndryshme shoqerore, njerezish, po them; themi pa frike se nuk mund te jepet nje pergjigje e prere si me thike.Dhe nuk eshte ky qellimi im ne keto pak rradhe, kjo eshte pune qe u takon historianeve. Me e rendesishme per mua, eshte ajo,cka do ta thoja,pa me te voglin dyshim,se na duhet me teper informacion, si ky me i fundit qe kemi ne dore dhe qe kemi mundesine per ta njohur. Pa permenduar dhjetera libra apo shkrime te tjere te historise sone,qe botohen madje edhe nga emigrantet,si nga i mirenjohuri Bejtulla Dostani e te tjere.

Nje pyetje tjeter qe, ndoshta, nuk duhet bere pikerisht fill pas kesaj,por qe gjithsesi ndihmon per t’i dhene pergjigje pyetjes kryesore,eshte: -A ishte gjermani i pa afte per ta fituar luften ne Shqiperi,kur ai tentonte te zaptonte Boten? Jo.Atehere?Faktore te tjere nga burime te ndryshme mund te na vijne per ndihme.

Lufterat, e portretizojne Gjermanine Naziste shume te avancuar ne fushen ushtarake ne te gjitha drejtimet e pikepamjet; jo meshires, jo te bute, gjithsesi te eger,brutal. Ende ruhen te fresketa ne kujtesen e brezit te luftes kujtimet e asaj kohe,pikerisht keshtu sic i pershkuruan autori i ketij libri, pas me shume se 60 vjet. Kudo ku ka shkelur kemba e gjermanit, akoma nuk ka mbaresi toka. Historia nuk ka njohur ndonjehere nje armik aq barbar edhe me racen e vet- ariane. As me pak dhe as me shume, si ne vende te tjera te Europes e,me tej.I pangopur per gjakderdhjen e Perbotshme!

Le te sjell para lexuesit disa pasoja te tij,pa kompletuar asnje prej faktoreve qe i permenda me siper.Gjermanet lane te vrare ne fushen e luftes 2400 ushtare dhe oficere si dhe humben me shume se 1000 te tjere. Dhe keto shifra vetem nga nje burim,pasi nje burim tjeter qe eshte me interes te dihet, thekson se ishin me shume se dy here,pra mbi 7000 te vrare. Jo pak apo jo?Diku nga faqja 200 pershkruhet aksioni i Kamit te Tropojes ku 150 gjermane jane asgjesuar tak- fak, menjehere. Nga mesi i vitit 1944 ne Diber u vrane rreth 400 gjermane… Diku tjeter…dhe, fundi pa lavdi.

Pra a mund te themi, sic kemi degjuar apo degjojme, natyrisht jo shpesh, se ai, gjermani, ishte ne rrugen e tij, ne ikje e siper?-vjen vetvetiu pyetja pas ketyre shifrave te medha te humbjes njerezore. Nuk mund te behet fjale,mendoj as per nenvleresime as per kompromise etj.Ndaj,perseri, nisur edhe nga keto qe thuhen,dua te nxis debatin e bere jo shpesh ne shtyp,asgje me shume se kaq, se kushdo qe mohon Luften Nacionale Clirimtare, ai sot nuk eshte as i djathte e as i majte. Ai qe mohon luften e Ballit apo te Legalitetit gjithashtu nuk eshte as i majft e as i djathte ,as Republikan dhe as Zogist.Pra, per mua, s’do te kishte emer dhe mbiemer tjeter.Kaq mund te them, kur ndonje tjeter ka thene dhe eshte shprehur per ta me etiketa te tilla si thjeshte- Fashist apo… Te me fale lexuesi per kete cilesim qe nuk eshte i imi dhe nuk eshte ne natyren time ta riperseris,pasi njerezit flasin nisur edhe nga pervoja extreme qe kane patur ne jete.

Eshte pikerisht Nacionalizmi qe, ndoshta ne, emigranteve, na frymezon me teper.Po, padyshim, 400 faqe libri,plot ngjarje dhe fakte, edhe te panjohura me pare,te pakten per mua, te bejne te reflektosh, te ngjallin interesin per debat dhe kureshtjen per te mesuar.
Ne librarine tuaj me te afert,mund ta gjeni “The Wildest Province” duke e kerkuar ne etazhierin e historise.

No comments: