Tuesday 10 February 2009

Mire, te behet Roland...


Vaid Hyzoti

"... Nga nje statistike e besueshme ne revisten "Forbes' del se ne atdheun tone letrarodashes cdo vit prodhohen 8 here me shume libra me poezi sa Franca, Anglia dhe Amerika te marra se bashku. Deri tani eshte arritur qe 63% e autoreve te kene fituar cmime neper katundet letrare
dhe listat iternetike ne diaspore e memedhe..."


Roland Gjoza ka shume pretendime.S'jeton fare me kohe, me hovin tejet te revolucianozuar qe ka marre letersia e masave. S'di ne e hap ndonjehere kompiuterin.S'di ne sheh sa e sa cmime fitojne sot talentet e reja, qe kane shperthyer si grami ne pleh. Eshte koha e populizmit dhe ai nuk e merr vesh. Ka ardhur liria aq e enderruar dhe njerezit shprehen, sic shkruaje dikur dhe ti , mor qyqar "pa frike e pa zori".Te duhet roman?Per pese dite e ke ne dore dhe mund te fitosh cmimin e pare ne stallen e Kotes. Poezi?Ha-ha-ha!Shqiperia prodhon me shumice poete dhe politikane. Nga nje statistike e besueshme ne revisten "Forbes' del se ne atdheun tone letrarodashes cdo vit prodhohen 8 here me shume libra me poezi sa Franca, Anglia dhe Amerika te marra se bashku.Deri tani eshte arritur qe 63% e autoreve te kene fituar cmime neper katundet letrare
dhe listat iternetike ne diaspore e memedhe.
Ku jeton Roland Gjoza qe nuk e njeh kete realitet.E kush ia ka fajin se nuk meriton ndonje cmim? S'kuptoj, nga kush e pret telefonin per tu anetaresuar ne Lidhjen e Shkrimtareve ne Atdhe e ne Amerike? A ka kohe shefi i protokollit, organizimit, i vetvendosjes se cmimeve te merret dhe me Rolandin qe ka nisur te shkruaje e te botoje ketu e tridhjete e pese apo dyzete vite me pare? Pse u tregua kaq i nxituar dhe u lind e botoi ne sistemin totalitar? S'mund te priste lindjen dhe te shkarrashkruante ne menyre te lire e demokratike pas vitit '90-te ne Shqiperi, apo te shkonte refugjat,qe t'ia ndriste faqen vetes dhe kombit, ku c'te fitonte te financonte botuesit tane te ndershem qe sakrifikojne cilesine e botimeve ne thithjen dhe menaxhimin e parave per hir te interesave kombetare?
Me argumentimin e mesiperm llogjik, bie poshte ankesa e Roland Gjozes per telefonin e munguar.Madje, si shok, e keshilloj ta heqe fare celularin. Priten kohe te veshtire per ata qe nuk perputhen me shijen e masave...

No comments: