Monday 9 February 2009

PRES NJE TELEFON,PO TELEFONI S"BIE PER TE VDEKURIT


( Ese nga Roland Gjoza )
Kjo Lidhja e shkrimtareve s'paska fat.Qenka pa fat shkruesi i shkrete,qe i ka mbetur ai djall delli ( c'fjale! ) per te llangosur leter.Shkruajne te gjithe,eshte nje kor i madh,si kori grek, po qe vecmas cdo korist e ndjen veten solist.Kjo e fshehte e shkrimit ka nje vrime te Lizes se Cudirave,eshte nje grusht erresire ku bie humbshem dhe pamjet qe te hapen perpara jane te magjishme.Frymezimi vjen per te gjithe.Te gjithe e ndjejne tronditshem,te gjithe shkruajne.Para se te vija ne Amerike,kisha kohe qe nuk shkoja ne Lidhjen e shkrimtareve,me dukej si nje kufome qe ende s'po e shtinin ne dhe.Po dhe me vinte keq.Nuk e di pse me vinte keq.Dhe ne ditet e fundit te saj,ne hjeke,nuk doli njeri qe te bente dicka per te.C'kishte ndodhur sipas meje;nje rrezime e fshehte e paperballueshme,gati e pariparueshme.Politika doli kunder saj,sepse nuk i interesonte.Shumekujt i kujtoheshin me percmim shkrimtaret e vjeter qe i sherbyen sistemit.Ata qe dolen nga burgjet, te denuar dhe prej saj,pra prej Lidhjes,me firma e vula kryetaresh ne shkresat e hetuesise dhe te sigurimit te shtetit,nuk iu afruan asaj sepse e pane qe s'do t'i ndihmonte per gje.Dhe si ndihmoi vertet.Politika i fryu urrejtjes aq shume,sa per shkrimtaret e vjeter,trysnia per te mos shkruar ishte e forte,e paperballueshme.Kjo nuk u tha asnjehere,madje u kamuflua me mjete kinse humane,po shteti nuk punonte asnje grime per ta, e jo vetem per ta,po as per te gjithe shkrimtaret,qofshin keta te bardhe a te zinj.Bojkoti ishte i heshtur,makina e urrejtjes punonte pas perdeve.Bashke me sistemin kishin rene dhe shkrimtaret.Kerkohej me ngulm,po u pohuar vecmas,qe te stimuloheshin shkrimtaret e rinj,qe s'kishin lidhje me ate kohe,qe shkruanin ndryshe.
Goditja shumeplaneshe e Ismail Kadarese,edhe pse pranohet boterisht si nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes sone,verteton ndoshta kete arsyetim.
Lidhjes se shkrimtareve i humbi me kohe sugjestioni perplot sekret i nje lidhjeje te tille,madje ajo u shnderrua me kohe ne nje karakatine kuterbuese dhe e gjithe kjo u be me qellim.E lane,e braktisen,sepse ajo duhet te paguante demet qe i kishte sjelle letersise dhe shkrimtareve.Dhe demet s'kishin qene te vogla.Skema e luftimit ishte po ajo, ndonese e kthyer permbys.Sot luhet me po ato skema,te kthyera nga ana tjeter.
Pa i ngacmuar rioshet,madje duke jetuar ne nje vile ne Kopshtin Luksemburg ne Paris,ne shoqeri me shkrimtare e njerez te shquar te artit,te vijne lajme te keqija nga Shqiperia.Dhe lajmet e keqija,te nxitura djallezisht nga makina e urrejtjes,qe nuk eshte tjeter vecse makina e shtetit,mberrijne vazhdimisht, jo vetem ne Paris,po dhe ne Londer e Nju Jork,ku shkrimtari i madh eshte ftuar per te marre cmime letrare,ose prej shtepive botuese te rendesishme per te promovuar romane.Kur s'lene te qete Kadarene,merreni me mend vete,se sa lehtesisht te mundur e te mbaruar perfare jane te tjeret.Kjo mbrese e hidhur e nje bojkoti te fshehte e te institucionalizuar me ndoqi dhe ketu ne Amerike.
Kane ndryshuar kohet,e kuptoj,po nuk mund te marr me mend se si mund te krijohet nje shoqate,qe nenkupton bashkim,per te percare dhe diferencuar.Nuk ka dhe aq vlere vlera,po me fort dukja tjeter,qe mundesisht te lere nje mbrese te pelqyeshme anonimati,kaq e lakmuar e ne mode sot, dhe ky emer jo i njohur te mos te te kujtoje fare asgje,se bie fjala, po doli qe ke punuar dikur ne kinostudio,ne ate fabrike famekeqe qe prodhoi aq filma me ideologjine e partise se punes,nuk je i ftuar ne shoqate,mund ta besh nje perpjekje vete,se tel nuk bie.
Pse ta fsheh,me erdhi mire qe ne Amerike ishte krijuar nje Lidhje shkrimtaresh.Mua s'me ka ecur ne fillim.E pata shume veshtire.Mezi gjeta pune.Te mbijetosh ne ditet e para,kjo eshte ceshtja.Ne per dreq kemi ate tipin qe sot s'u pelqeka,nuhasim me ate hunden tone te holle, gati si per nje ceshtje jete,se ku mund t'i gjejme ata sivellezer qe shkruajne.Me duket se eshte e natyrshme te kerkosh per nje poet e prozator ne Ameriken e pamate.Me qeshej me veten,sepse une vija si i vetelarguar i Lidhjes andej e doja nje Lidhje ketej.Ata qe ishin vene ne krye qene ose te arratisur,ose te vuajtur nga regjimi,tejet te persekutuar,ose te rinj,qe emer kishin bere pas permbysjes.Si mund te shkoja dhe te trokisja?Ndjeva prapa perden ku punonte makina,ajo makina kunder.Ne leshojme sinjale,,japim shenja,se kemi mberritur,o shok o vella,gati therrasim me dashuri,se ky djall arti e do nje te perngjashem qe te te kuptoje.Kam deshire t'iu takoj,te shoh c'behet,po me ke flisja ,me muret?Nuk i paragjykova,as ata nuk me paragjykuan,me denofte zoti,ne qofte se nuk kapet ne drite te mire ajo qe dua te arsyetoj.
C'isha une? Nje nga ata te vjetrit.Sipas tyre kisha sherbyer.I kisha lare duart me kohen e re.Emri im,,jo i tingellueshem,gjithsesi fliste per nje njeri qe donte te hante buke ne dy sistemet.Po une isha i konsumuar njehere,fare i konsumuar,po kjo s'duhej thene,duhej mbajtur fshehur,ta kuptoja vete,as tel,as ftese,asgje.Heshtje si per nje qe s'ka c'te jape me.Dhe per me teper i perket asaj kohe.Pra,eshte i vdekur.Le ta kuptoje vete.
Isha i rrethuar nga politika.Politika kinse tjeter.Isha i denuar,pa ma dhene kush denimin.
Nje nate bie nje tel;Ju jeni filani?Po,une jam.Beni nje lutje.Pse?Beni nje lutje se ndoshta ju pranojme ne Lidhje.Une do t'iu ndihmoj.Me tha emrin.Ishte nga keta te kohes se re.Emer krejt i ri, vetetites, kollajshem i pranuar politikisht.Nuk e njihja ate emer,ose e njihja per fajin tim fare pak,nga ndonje cikel me vjersha.Nuk jam shkrimtar,i thashe.E thoni per modesti? Jo,,ju keni lexuar gje nga une? e pyes.Jo,nuk kam lexuar asgje,madje nuk ju njoh fare,po me thane se ju shkruani.
Kjo ishte parodia.Lidhje ka dhe s'ka,po une desheroj qe te kete.Le te ekzistoje.Kur ka kaq shume shoqata,qe s'vlejne per gje,prap them me mire qe jane.Le te jene.Eshte bukur te kapesh dhe pas iluzionit.Ndoshta vete jeta eshte nje iluzion.
Pyeta per kryetarin e Lidhjes e me thane se ishte nje burre shume i mire,i biri i nje profesori te shquar,qe i kisha lexuar me shume kenaqesi disa libra,atij vete pak poezi,po qe jetonte ne Cikago.Pyeta per presidentin e ri ( nuk e di c'duhet dhe kryetar dhe president,po meqe jane le te jene,s'prishin pune) shkruante poezi dhe jetonte ne Kenektikat.Anetaret e Lidhjes shperndare neper Amerike.Kjo ishte Lidhja.Edhe une doja te isha ne fillim,kur sapo erdha,se tani,ruajna zot,sa e mendoj,me hipin drithmat,me mjafton vetmia ime prej murgu.Dhe ata s'bezdisen nga nje i paudhe qe ka kullotur dikur livadhet e Lidhjes se Partise se Punes.Mbathja,i them vetes,shkruaj per vete dhe lexoja vetes.Dua te heq dore dhe prej kesaj marrezie,po s'me le djallushka.Dua te marr leje,ore,po dua te marr leje,a te vazhdoj te shkruaj,apo..se kushedi..une i lajthituri here here nderroj mend..se si me behet..pres nje telefon,po telefoni s'bie per te vdekurit.

No comments: