Saturday 30 August 2014

TË DUA SHQÌPËRÌ




TË  DUA  SHQÌPËRÌ
Poemë

Të dua Shqipëri
Për njëmijë e një të mirave, begati!
Për tokën, për diellin që të ngroh,
Për njerëzit e dashur, punëtor e të besës që mban!
Je vendi im e i t'parëve të mi,
I Skënderit e Bajram Currit
I Isa begut e i Malo burrit.
Je vendi ku është ngritur e valëvitet flamuri
Me ngjyrë të kuqe gjaku,
Shqiponja n'mes se ç'ia shtoka nurin!

Të dua Shqipëri
Për malet që janë vetë lartësitë,
Zgjaten e zgjaten e puthen me "Perënditë".
Për bjeshkët e mbuluara me dëborë,
Me bar të butë, drethëza e boronicë,
Nga "Bjeshkët e Nëmura"gjer ne Sulbicë.
Me ahishte të gjelbra e çetina,
Ku bilbilat gem më gem cicërojnë,
Për shqipet krahëlëshuara
Nga maja malesh fluturojnë!
Për lumenjtë e kulluar që zbresin
Maleve, brigjeve, sukave duke gurgulluar,
Për krojet e akullta, të kristalta
Që shuajnë etjen e udhëtarëve kaluar,
Në këmbë, a me ngarkesa në duar!


Të dua Shqipëri
Për bagëtinë, për qingjat e kecat që fushave ladrojnë,
Për fushat e mbjella, arat me drithë,
Për bariun me gunë supit
Në verë a suferinë
Që ruan e shton bagëtinë
Për fyellin që i bie mallshëm,
Mbi gurë e gërxhe të thepisura
Buzë krojeve e mrizeve
Nën hijen e lisave e çetinave të harlisura.
Do doja të dilja
E mes bardhokave e syskave të rri
E me bariun, një gotë qumësht të freskët ta pi.
E kështu në stane e verri
Do të më zinte gjumi, i qetë e i ëmbël si fëmi!



Për lumenjtë që shtrihen si damarët,
Në tërë trupin tënd Shqipëri!
Për rrugët e gjata, të shtruara e të pashtruara,
Në qytete e fshatra, nga jugu në veri
Që në to udhëtoja, luaja si burrë e dikur në rini.
Për liqejtë e bukur që ka vendi ynë
Për ujin e kaltërt, të pastër e peshkun që mban,
Për pushuesit që vijnë e s'pushojnë,
Nga qytetet, nga malet, fushat, çdo anë!
Për Adriatikun e paanë që lag gjithë Shqipërinë,
Për Jonin e kaltërt, për tërë atë krahinë.
Atje ku gjethon gjethi e bleron gjithësia
Ato, të gjitha, me mall i dua
Ato janë vendet e mia!
I dua malet, bjeshkët, Theth e Valbonë,
Shkodrën loce, Dukagjin, Vlorë,
Të gjitha fshatrat që ka vendi im
Pasuritë e shumta mbi tokë e nëntokë,
Deri në thellësitë e maleve mbuluar me dëborë,
Nga lartësite ku buron e rrjedh Valbona,
Gjer në Çamëri janë trojet tona!


Nënë e thirren Skëndërbeu e Hasan Prishtina
Kjo është toka jonë: "Shqipëria"
Je e bukur si vetë bukuria
Të ka krijuar e bekuar të virgjër për ne
Veç Perëndia!
Pa ty Shqipëri s'do të kishte dashuri.
Ti për ne je vetë dashuria,
Je e sotmja, e ardhmja,
Ke qenë dhe je: Krenaria!

Dua qytetin tim, ku rrita fëmijërinë
Shkollat ku mësova e fitova diturinë
E prej vitesh në to punova!
E dua për kujtimet e mira e të hidhura
Derisa vitet kaluan e u burrërova!
I dua nxënësit e shokët e mi,
Mësuesit, me të cilët kafe të qetë pi!
E dua për këngët, vallet e bukura popullore
Që fitojnë medalje, flamuj në festivale e Dizhone!
Për gjuhën e ëmbël e të lashtë që flasim,
Për dy dialektet që ka shqipja,
Për gegërishten e Fishtës e toskërishten e Naimit,
Me të gjitha nëndialektet, e ka falë Perëndia,
Prandaj e dua dhe është e imja Shqipëria!

I dua njerëzit e mirë e të thjeshtë që ka kjo tokë,
Janë të dashur, trima e bujarë,
Mikëpritës janë edhe atëherë kur s'kanë,
Kafshatën e bukës si në liri e luftë e ndajnë.
Si zogjtë shtegtarë nëpër botë u shpërndanë,
Për një jetë më t'mirë, kështu e morën dhenë,
Por kudo ku shkuan e vanë,
S'harruan për mbret e lavdi, Skëndërbenë!
Ditë e natë Shqipëri ,s'vure sy në gjumë,
Si dje në luftë e sot në punë
Thure ëndrra-ëndrra shumë
Të jetoje e qetë, e lirë e pa dhunë!
Ëndërrove ta hidhje hapin, tashmë të shpejtë
Si shumë vende e popuj të tjerë,
Ta kapje kohën e humbur,
Të jetoje si komb krenar e me nder!


Kombet e qytetëruara e din fort mirë,
Ashtu siç e dimë e s'i harrojmë ne,
Aq personalitete të shquara e të panumërta,
Në të gjitha fushat, ka nxjerrë ky dhè!
Rreshti do t'ishte shumë i gjatë,
Po të rrish e kush i numëron?!
Korifej të letrave shqipe kemi shumë
Kadarenë, Qosen, Dritëron e tjerë.
Ç'u drithëruan teatrot në Paris,Bruksel,
Berlin, Londër e Vjenë
Kur Aleksandër Moisiu luante Hamlenë
Kudo ku aktroi artisti i madh
Nderoi kombin e Mëmëdhenë!


Prandaj të dua si sytë, Shqipëri!
E them për veten e botën mbarë,
Por edhe më shumë, kur jam larg e kam mall,
Jam krenar e i lumtur që jam shqiptar!
Nënë të thirrën bijtë e bijat e dheut,
Prej shekujsh me etje e zjarr lirie,
Nga ditët tona deri tek lavdi e Skëndërbeut,
Të shikonin me dhimbje e dashuri fëmijë!
Ta duash Nënën s'është dashuri folklorike,
Kjo është e hershme, që nga koha biblike,
Mos harro kurrë trojet, emrin shqiptar, gjuhën që flet,
Është nga t'parët, përjetë të jetëve, Amanet!


Nga një popull trim, hero e fisnik,
Dashuria për të është e pamatë,
Ajo është e thellë oqean, është det,
Nuk ka vdekje kurrë, dheu s'e tret!
Kudo nëpër botë, apo Shqipëri të jeshë,
I pasuruar, apo në varfëri të plotë të kesh mbetë,
Është vendi yt, s'tjetërsohet jo, jo, kurrë!
Asnjë dashuri s'mund ta zëvëndësojë në jetë!
Dashuria për trojet s'mund të jetë kurrë moral,
Këtë e kanë treguar kohërat, shekujt e kanë shkruar,
Për atdhe e liri shqipen, s'ka forcë ta ndalë,
Ajo qëndron e pashuar, flakadan e zjarr,
E lartë,e lartë në zemër sa një mal!

Sa heronj, burra trima, ka nxjerrë kjo tokë,
Shekuj më parë e deri në ditët tona,
Të shtrenjtën fjalë nga ta kemi dëgjuar,
Po, po Shqipëri, ti ke qenë dhe je, jona!

Kush thotë: "S'më mbajti dot Shqipëria",
Me trastë, a gunë supit nëpër shkretëtira,
E mora dhenë e ika nëpër botë,
Do të  jesh ti, Ai, që do të  t'zhurisë malli
E për folenë tënde, do mbytesh në lotë!
Partitë dhe qeveritë në pluralizëm shkojnë e vinë,
Ndërrojnë "stinët" nga votat e sovranit,
Dikush gjen dimër, të tjerët pranverë,
"bekuar" prej Kushtetutës, Biblës, Kur'anit,
                                    Solemnisht betohem para flamurit e himnit të Vatanit!

Kështu Shqipëria ka ëndërruar e aspiron shumë,
Të shtrimë hapin bashkë me shumë të tjerë,
Dikush punëmirë e sekush përlumë,
Ta duam Shqipërinë, ashtu, siç e mendoj Unë!

“Nëna, nënë mbetet, e pasur, a n'varfëri,
Mos harrojmë kurrë, nga gjoksi i saj, gji kemi pi!”
...........................................................................................................
SI  RREZE  LIRIE
Poemë

                                                                         Kushtuar mikut e shokut tim,
                                                                 Idriz Zeqirit nga Kosova.

Në këto vargje,
N'rreshta t'poezisë,
Poezia për ty,
Herët ka nisë!

A mund të ndalet pranvera,
Me shumë lule pa u çelur?!
A mund të ndalen krojet,
Burimet me ujrat pa shterrur?!

Si mund të vritet liria,
Kur ajo vrasje s'ka?!
A mund të lidhet me zinxhira,
Kur ajo është pavdeksia?!



E kuptoje ndryshe lirinë, qe vizionar,
Si zgalem mes fortunave çaje,
Ta rrokje, të puthje në kraharor,
Ta shtrëngoje fort vëllanë, e doje!

Kosova të kish djalë,
Ajo të ka dhe sot burrë,
Ti as për gjak nuk vritesh,
Jo, jo, asnjëherë, kurrë!

Studenti nga Kosova, gjithnjë i pagjumë,
Dy fakultete kish nisë të mbaronte,
Gjuhë-letërsinë e gazetarinë,
Ditë e natë Ai, veç studionte!

Si hije të zeza, hijenat e përgjonin,
Edhe latat e bukës, ai i shiste,
Veç studentëve në Kosove e gjetkë,
Revista, gazeta, leksione u niste!





Ata të ndoqën, të shanë,
Si mijra të tjerë vranë,
Ata që kishin dëshirë, Atdheun amë,
U internuan, persekutuan, nëpër burgje vanë!

Të gjitha këngët e pakënduara,
Të kënduara qenë,
Me zë e nën zë u mer-më-ruan,
Ato buçitën, morën dhenë!

Për shumë vite ta vranë rininë,
Por diçka s'kishin kuptuar,
Ajo qe e ndezur si zjarri,
E buzëqeshur, flakëdan i pashuar!

Bijtë e bijat, Kosovë, kurrë s'të kanë harruar,
Kokën e saj të gjakosur në supe mbështetur,
Me zërin e qindra viteve kërkuar,
Pushka e liria, kurrë s'kanë fjetur!


Buzëqeshja jote e ëmbël,
S'do më hiqet kurrë nga sytë,
Ajo mes shtrëngatave sjell tek ne,
Të gjitha, të gjitha mirësitë!

Se si vjen ajo tek ne?!
Si liria që shtegton zemër për zemër,
Se ajo për ne ishte dhe është,
Më i shtrenjti emër!                                                        


..........................................................................................
MAGJA  IME
Poemë

Ti, o magja ime
Ç'e gatuake brumin,
Nga pena poetike
E forcoke burrin!

T'u këndoka kënga,
Këngë dalë nga shpirti,
Ç'i rrëmbeve njerëzit,
Zemrat peshë ua ngriti!

Po t'ishte Petrarka,
Të shkruante për ty,
Kënga jote mik
Do bëhej magji!

Do dridhërohej pena
E Dritëroit, e Ismailit,
Pse jo e Pindarit,
E Sergej Eseninit!

Ç'gjëmoka kënga
E dridhëroka botën,
Jehona e saj pushoka
Shtrëngaten e shqotën!

Kënga rrëmbeka
N'mall rapsodin,
Në sytë e nënave
Ç'e ngacmoka lotin!

Këngën time
Kjo penë ka qëndisë,
Ajo është kënduar
Ende pa u nisë!

Me këngën time
Vashë, nise dashurinë,
Le ta këndoj buza
Për ardhmërinë!




Le t'pikoi loti
Në vargun prej guri,
Ty, o vashë
Do të shtohet nuri!

Dëgjojeni ju nëna,
Ju nëna-nënoke,
Do ju rrëmbejë kënga
Si dallgë shqote!

Niseni punën
Me gëzimin e këngës,
T'ju rinohet jeta
Nga fjalet e zemrës!

Gjithmonë në zemër
Do ta mbaj këngën,
Kurrë nga dora
S'do ta ndaj penën!




Gatova brumin
Në magje për ty,
Të t'mos përloten,
Kurrë ata sy!

Fjala ngacmon fjalën,
Në prush ndizet flaka,
Ajo si zjarri,
Flamurit ç'i ngjaka!

Ah, ti varg
Me dhimbje krenare,
Ç'po vjershëroke
Në zemrën e çdo nëne!

Nuk pushoka magja
Brumin tuj gatua,
Fjalë e vargje
Rrjedhin porsi krua!



Gatuaje brumin
Fort, ti magja ime,
Se e ke miellin,
Të asaj krahine.

Kush ka ngrënë
Në sofrat magji,
Kurrë s'është ngritur
Syrin pa ngi.

Sa miell deshe
O magja jonë?
Hidh sa të duash,
Është nga toka jonë.

Lexoje mik, lexoje
Lexoje vëlla,
Magjes sime
S'ke për t'ju nda!



Se ç'ka një shije
Ky vargu i poetit?
Ç'u lexoka ëmbël
Edhe n'ditë t'kjametit!

Nuk u ndaka libri
Edhe vargu i tij,
Pa e ngopur zemrën,
Shpirtin pa e ngi!
.....................................................................

           
LOTI  I  MALLIT
Poezi

Ku po rrokullisesh
O lot i praruar?
Në t'purpurat faqe,
T'vashës dashuruar.

Loti rrokullis lotin,
Lëmsh mblidhet n'fyt,
Loti qan lotin,
N'lum loti u mbyt.

Gëlltite lotin
O vashë e dhëmshuruar,
Çiltëroje syrin,
Atë sy të shkruar!

S'e duroj lotin
Që shpirtin ta ngashroka,
Në mallin tënd
Marrka pjesë dhe toka!



S'e dashka toka,
As syri që t'shihka,
Pikëllimin tënd
Për djalin që pritka!

Shikoje shiun,
Kur ndriska dielli,
Nga rrezet e tij,
Shkëlqeka ylberi!

Loti i mallit,
Orteg i shfrenuar,
Qan loti-lotin,
Fytyrën me duar mbuluar!

Loti shtyn lotin
Nga shpirt i trazuar,
Lasgushi më jep vargun
Duke mer-më-ruar!




Mall që djeg gurin
Për t'dashurin e vet,
Zhurit e përvëlon burrin,
Ai lot, ta dish, flet!

Ky lot i përvëluar
Si s'paska të sosur,
Ka mall për djalin,
O lot "i marrosur"!

Mos qaj, o vasha ime
Se do t'marr erë,
Si t'parës lule,
Që çel në pranverë!

Ndale vrapin,
O lot i pasosur,
Na e shkrive vashën,
Shpirtin e brengosur!




Ti je aroma
E të gjithave lule,
Loti yt, bie si vesa,
Ky lot Ajkune!

Qofsh lule mali,
Apo lule fushe,
Je si gjerdan ari,
Medalion rreth gushe!

Lotin e mallit
Ktheje n'dashuri,
Kjo ndjenjë natyrore,
Është më e bukura magji!
...................................................................
                             KULLAT E JASHAREVE
                          (Poemë)

                            
Shohim frëngji,
goditur me gjyle,
goditur me topa,
s'ka rrëzim!

Komandant Jashari,
pavdeksi,flamuri,
ndaj dhe gjith’ Kosova,
tek ty zemrën vuri!

ç'janë këta njerëz?
këto kulla biblike?
ç'është kjo madhështi
nga kjo tokë fisnike?!

Të lavdishëm burrat,
gratë si Shote Galica,
Gjaku çel balada,
Endrra,sakrifica.

Të gjithë një betim,
amanet shqiptari!
Farë e fisit tim
Me farë, prej gaca zjarri!

Flakë na vu dushmani,
po kullat s'po digjen
me kushtrim Drenice
Jasharët përgjigjen.

Kullat istikame,
istikame trupat
buzët tek liria
Tek gjokset që s’tuten.

Si të jetë dashuria
më e dhimbshme në botë,
kur bien të gjithë
për liri e tokë!

Kombi ju nderoi
ju mbuloi lavdia,
nga gjaku,Kosovës,
i erdhi liria.

Emrat shkruar radhë
mbi çdo pllakë varri,
çdo shkronjë shëndrit,
me rreze prej ari.

Dhe të rënët,vetë
Po ngrihen nga varri,
kur "Për liri!",burra
brohoret Jashari.

ç'janë këta lisa?
ç'është kjo tokë e sertë?
50-të të vrarë,
nga Jasharët vetë.




Tokë e gjakosur,
me martirë pa fund,
një flamur mbi ta,
palët po përkund!

Varret e të rënëve,
në heshtje qëndrojnë,
po sërish mbi ta,
neve kuvendojmë.

ç'ka bërë ky popull,
ç'është kjo qëndresë?!
Sa vlerë paska liria
që shpirti t’mos vdesë!

Valëvitet flamuri,
që me gjak u lye,
dëgjohet betimi:
"Bacë, u krye!"
 ................................................................




No comments: