Tuesday 28 April 2015

A P O S T O L G E G A _ NJË DËSHMOR I HARRUAR



   
Njeriu  për  të  cilin  do  të  bëjmë  fjalë  në  këtë   artikull   është  një djalë  i  thjeshtë  ,  një  nëpunës  i  zakonshëm  ,   një  mësues  atdhetar  ,  një  antikomunist  i  devotshëm  .  Në  trevën  e  Elbasanit  dhe  në  mbarë  Shqipërinë  për  mendimet  ,  që  ai  shprehu  ,  për  veprimet  ,  që  ai  kreu    dhe  për  qëndrimin  e  tij  kundër  diktaturës  , ai  është  unikal  në  gjirin e  rinisë  shqiptare  . 
      Ai  e deshi  Shqipërinë  si  atdhetar     dhe  i  erdhi  keq për  popullin  shqiptar   . që  do  të  vuante  nën  diktaturën  komuniste   Për  tradhëtinë  ndaj  Atdheut  dhe  për  vuajtjet  ,  që  po  kalonte  populli  ,  ai  mori  anën  e  disidencës  shqiptare  që  në  ditët  e  para  ,  kur     filloi  të  vendosej  diktatura   komuniste    në  vendin  tonë  . Dhe  u  tregua  shumë  aktiv  ,   tepër  dinamik  dhe  i  gjithëanshëm  ,  duke  qenë  i  ndërgjegjshëm  për  ato  ,  që  bëri  dhe  për  ato  që  pësoi  .
      Veprimtaria  e  tij qe  dinamike  e  nga kjo  veprimtari  e  tij   diktatura  u  alarmua  ,u  mobilizua  e  mundi  ta  sbulojë  veprimtarine  e  tij   dhe    e  arrestuan  .  Gjatë  kohës  që  e  pyetnin  në  Hetuesi   ,  u  arratis  ,    e  arrestuan  prap  në  fshatin  Mlizë  e  u  akuzua    nga  një  gjykatë  ushtarake  në  një  gjykim  farsë  si  kryetar  i  Organizatës  së  Veprimit Shqipnia   e  dënuan  me  vdekje  dhe  e  pushkatuan  në  moshën  24  vjecare në  orën  tetë  të  mëngjezit   në  11  nëntor  të  vitit  1946  .
        Unë  këtë  artikull    për  Apostol  Gegën  nuk  po  e  shkruaj    për  ta  vendosur  këtë   njeri    në  piedestalin  e  dëshmorëve    ,  sepse    ky  njeri  e  ka  vurë  veten  e  vet  me  kohë  në  atë    vend   me  veprimtarinë  e  tij  atdhetare  për ta shpëtuar  Shqipërinë  nga  diktatura  e  egër  kokumiste                                                                       
         Unë  po  e  shkruaj    për  të  fshirë  pluhurin  e  harresës  mbi  këtë  dëshmorë   e  për   t’i   kujtuar    ata  ,  që  e  kanë  këtë  detyrë  ,  të  kujtohen  për  nderimin   e  atij  .   .                                                          
                                                            X        
                                                     X           X
     Apostol  Gega  lindi  më  8  prill  të  vitit  1922 në  qytetin  e  Elbasanit  në  një  familjë  atdhefare  . Babai  i  tij ,  që  ishte  mësues  ,     quhej    Thanas    dhe  e  ëma  ,     shtëpijake  ,  me  emrin  Grigora  . Arësimin  fillor  e  kreu  në qytetin  e  vendlindjes  , pastaj  filloi  studjimet  në  shkollën  Normale  të  Elbasanit  , një  vatër  e  zjarrtë  kjo   që  ndezi  në  zemrat  e  rinisë  të  kombit  shqiptar    dashurinë  për    Atdeun  e  përvuajtur  . Por  u  largua  shpejt  prej  andej  e  u  nis  për  në  Itali  ,  ku  vazhdoi    mësimet  në  Romë   nga  viti  1938  deri  në  vitin   1939  në  një  shkollë  fetare  të  reduktuar ,  tre  vjecare    .  të  cilën    nuk  e  mbaroi  .  Vitin  e  fundit  e  la  për  arësye  ekonomike  ,   u kthye  në Shqipëri , i vazhdoi   e       i  përfundoi  studjimet    në  Tiranë  në  vitin  shkollor  1940_1941  në  një  gjymnaz  italian  dhe  u  kthye  në  Elbasan  ,  ku  u  emërua  nëpunës  në  degën  e Bangës  Kombëtare të   Shqipërisë  të  vendlindjes  .
      Zotëronte  gjuhët  italiane   e  frengë  dhe  latinisht         .    
       Kishte  njohuri  mbi  kulturën  italiane  dhe  frenge  .  Njihte  Kantin  dhe  Shopenhuaerin . Kur u kthye  në  Atdhe  ,  studjoi  shkrimtarët   shqiptarë    Fishtën  ,  Lasgushin  ,   Kollqin  e  Kutelin  dhe  sidomos  u  thellua  në  veprat  ” Kosova ,  djepi  i  shqiptarIzmit  “  ,  e  Hamit  Kokalarit  ,  “  Lidhja  e  Prizrenit  ‘’ e  historianit  elbasanas  Xhaferr  Belegu ,     “ Shqipnia e  vërtetë ‘ ‘ e  mësuesit  Dr  Besim  Qorri  dhe   në  veprën  “ Raca  shqiptare  “  e  Dr  Jakov  Milajt  ,  që  ndikuan  shumë  në formimin  e tij  atdhetar  .         
       Nga  kultura  që  kishte  dhe  nga  ajo  ,  që  përfitoi  nga studimi  i  veprave  të  lartpërmendura  ,  Apostol  Gega  u  bë  i  njohur  në  rrethet  kulturore  të qytetit dhe  sidomos  nga  të  riinjtë e   Elbasanit  me  pikëpamje  atdhetare  dhe  antikomunste  .               
                                                            X
                                                     X              X
              Gjatë    luftës  nuk  bëri  pjesë  në  asnjë  parti  politike   ,  por  , në  fillim  ,   për  një  kohë  të  shkurtër  ,  ka  drejtuar  rininë  antifashiste të  lagjes  së  tij  dhe  si  antifashist   ka  marrë      pjesë  në  të  gjitha  demostratat  që  u  zhvilluan  atëherë  në  qytetitn  e  Elbasanit  si  nga  Partia  Komuniste  ,  ashtu  edhe  nga  Balli  Kombëtar.
     Shtojmë  se  në  atë  kohë  ,  nga  shoqëria  me  të  riun  poliglot  Nazmi  Fagu  ,  ra  në  kontakt  me një  grup    të  rinjsh  të  Elbasanit  me  pikëpamje  antikomuniste  nga  të  cilët  po  përmendim    Ahmet  Kurtin , Virtyt  Gjylbegun  ,  Enver  Karamanin i  , Nafis  Shëmilin ,   Miser  dhe  Ferit  Voci ,  Ferit  Bahollin  ,  Ferdinand  Papamihalin  ,  Jorgj  Josifin     e  të  tjerë   . Disa   nga   këta   kishin  mbaruar  shkollën  Normale  dhe  disa ,  në  vitet  e  fundit . Ndër  ato  kishte  edhe   studentë  të  liceut  të  Korcës . Të  gjithë     ishin  nxënës  të    përparuar    në  mësime  . Njihnin mirë  gjuhën  italiane  dhe  frenge  dhe si  rrjedhlm  kishin  njohuri  mbi  letërsinë  e  atyre   vendeve  . Ndër  ata ishin  edhe  pak   që kishin  botuar ndonjë  shkrim  , sigurisht  të  lehtë  për  moshën  që  kishin  në  shtypin  e  asaj  kohe  .
          Të    rinjtë  e  këtij  grupi    ishin  të  shtresave  shoqërore  të  ndryshme . Ishin  bij  tregtarësh  , zejtarësh  ,     pronarësh ,    nëpunësish  dhe  punëtorësh   .  Të  gjithë   ishin  për  luftën  kundër  pushtuesit  për  clirimin  e  vendit ,  por   asnjëri  nga   këta    nuk  bënte  pjesë  as në  Partinë  Komuniste  ,  as  në  Ballin  Kombëtar  . Por  midis  këtyre  dy  partive  simpatizonin  Ballin  Kombëtar  ,  përmendnin  me  respekt   udhëheqesit    e  asaj  organizate  duke  u  bazuar  në  të  kaluarën  e  tyre  ,   dënonin    ashpër  copëtimin  e  trojeve  të  kombit  shqiptar  në  Konferencën  e  Londrës  në  vitin  1913   dhe  ishin     për  një  Shqipëri  etnike  , pikësynim  që  Balli  Kombëtar   në  prtogramin  e  tij  e  ngrinte  me  të  madhe  .                          
        Këta  të  rinj  nuk  e  shikonin  me  sy  të  mirë  Lëvizjren  Nacional  _  Clirimtare .   Ata  nuk  shpresonin  shumë  tek    udhëheqja  komuniste  dhe  dënonin  ashpër  terrorin  që  kishte  filluar  të  përdorte  ajo   parti  . 
    Ata  ,  herë  mbas  here  ,  takoheshin  me  njëri  tjetrin  si  shokë  ,  në  shetitje  ,  në  bibliotekën  e  qytetit  ,  në  shtëpitë  e tyre  në    vizita  shoqërore  dhe  bisedonin për  ndonjë   cështje    letrare   ,   por   në  qendër  të  bisedimeve  të  tyre  ishte    lufta  kundër  pushtuesit  për  clirimin  e  Atdheut   ,  bashkimi  i    të  gjitha  trojeve  shqiptare  ,   përplasjet  e  dy  forcave  politike  , që  kishin  filluar  të nxirrnin   krye  duke  ngjallur  urrejtje    midis  popullit  shqiptar  dhe    terrori  që  po  përdorte  Lëvizja  Nacional   clirimtare kundëtr  kundërshtarëve  të  saj  politikë  .  Gjithashtu  këta  të  rinj  bisedonin  edhe  mbi  lajmet  ,  që  dëgjonin  në  radiostacionet  e  huaja  në  gjuhën  italiane  dhe  frenge  mbi  ngarjet  në  vende  të  ndryshëm  të  Evropës  . 
      Dhe  bisedonin  ,  komentoni  ,  analizonin  ,  dhe  dënonin  e  përkrahnin  si  pas  mendimit  pa  ndonjë  qëllim  dhe   pa   ndonjë  formë  organizimi  .   
   Me  këtë  grup , si  kemi  thënë  më  lart  ,   nga  njohtja  me  Nazmi  Fagun  ,u  bashkua  edhe  Apostol  Gega  e  mori  pjesë  edhe  ai  në  ato  biseda  me  aftësi  dhe pjekuri  politike  . Gjatë  këtyre  bisedave ai  ka    shprehur  edhe  kritika  dhe  mosbesim  ndaj  udhëheqjes  komuniste  për  disa  veprime  të  asaj  dhe  njoftoi  se  ishte  larguar  nga   drejtimi  i  rinisë  së  lagjes  së  tij  .  Analizat    , mendimet  dhe  përfundimet  e  atij  gjatë atyre  bisedave  ishin  bindëse  dhe  të  pranueshme    nga  të  gjithë  ,  sepse  ishin  më  të  anvancuara dhe  më  të  përshtatëshme  për  nevojat  e  kohës  në  luftën  për  clirimin  e  Shqipërisë   dhe  si  përfundim   Apostol  Gega   filloi  të  dominje  mbi  ata  të  rinj .
                                                              X       
                                                       X             X
      Mbas  lufte  ,  kur  Apostol  Gega   ishte  nëpunës  në  bangë  ,  e  thirrën  ushtar    dhe  e  dërgojnë  të  kryej  shërbimin  ushtarak  në  Peqin .Me  që  ishte  i  arësimuar  ,  e  lirojnë  nga  ushtria  dhe  e  emërojnë  mësues  po  në  Peqin  ,  ku  qëndroi  vetëm  pak  kohë  ,  ndoshta  nga  që    mësojnë  qëndrimin  e  tij  politik  . 
     E  transferojnë  mësues  në    fshatin  malor  Grabova  A  të  rrethit  të  Gramshit  
      Në  shkollën  e  këtij  fshati  përballet  që  ditën  e  parë  me  idiotizmat  e   një  mësuesi  të  infektuar  nga  idelogjia  bolshevike  .Ai  kishte  vurë  në  ballë  të  klasës  yllin    me  pesë  cepa  ,  kishte  detyruar  nxënësit  të  nderonin  me  grusht  dhe  të  këndonin  këngë  sllave  .  Apostol  Gega  hoqi  yllin  dhe  në  vend  të  tij  vendosi  fotografinë e  Skënderbeut  ,  i  ndaloi  nxënësit  të  këndojnë   këngë  sllave  e  në  vend  të  tyre  u  mësoi  Hymnin  e  Flamurit  dhe  këngën  “ Për  mëmëdhenë  “ . Shpesh  shkonte  në  shtëpitë  e  fshatarëve  dhe  këndonte  tok  me  ata   këngë  shqiptare  ,  të  cilat  i  shoqëronte  edhe  me  fisarmonikën  e  tij  ,  që   i  binte  mirë  .
      Ja  se  si  është  shprehur  më  vonë  Medar  Myftari  ,   ish  nxënësi  i  Apostolit:  “” Një  ditë  erdhi  në  shtëpinë  tonë  …..E  mbaj  mend  mirë  atë  djalë   ,  ishte  i  pashëm  ,  me  flokë  të  zeza .  Mbante  një  fisarmonikë  të  vogël  .   Kjo  vizitë  më  vonë  u  bë  edhe  shumë herë  të   tjera  , vecanërisht  për  të  diela  .  Në  këto  ditë  mbaj  mend  ,  se  shtëpia  e  jonë  merrte   një  gjallëri  të  vecantë  . Mbasditja  kalonte   me  këngë  dhe  biseda  .  Në  to  përfshihej  e  gjithë  familja . Aty  ishin  të  rinjtë  ,  pleqtë  ,  gratë  e  fëmijët  . Kishte  raste  që  ,  pa  marrë  vesh ,   na  gjente  agimi  i  së  hënës  .  Nga  ajo  fisarmonikë  familja  e  ime  mësoi  këngë  jo  të  zakonshme  . Për  herë  të  parë  ne  u  njohëm  me  këngët  ‘’Për  mëmëdhenë  ‘’  dhe  ‘’Hymnin  e  flamurit ‘’ ….Ato  ndryshonin  shumë    nga  ato këngë  ,   që  mësoheshin  më  parë  në  shkollë   , që  zakonisht  ishin  për  Stalinin  ,  për  Partinë  ,  për  Ushtrinë  e  Kuqe  .’’ 
    Kështu  veproi  mësuesi  i  Grabovës  A ,  ai  mësues  me  emrin  Apostol  Gega  .   Mbi  këtë  veprimtari  dhe  mbi  këtë  qëndrim  u  mbushën  raporte  dhe  relacione  kundër  këtij  mësuesi  atdhetar  e  antikomunist dhe  një  ditë  kërë  mësues  e  pushojnë  nga  puna  ,  se  nuk  ishte  i  përshtatshëm  për  edukimin  e  brezit  të  ri .  
                                                                x
                                                          x             x
      Kur  u  kthye  në  qytetin  e  Elbasanit  ,  ai  vuri  re  ndryshime  të  mëdhaja  .          Ekonomia  e  vendit   ,    e  varur  nga  ajo  jugosllave ,  kishte  rënë për  tokë  ,  tregu  ishte   boshatisur  dhe   triskat  e  ushqimit  dhe  të  veshmbathjes  ishin  vurë    me  kohë  ,
       Lufta e  klasave  ishte  egërsuar    së  tëpërmi  ,  Shumë  pasunareve  ,  me  pretendimin  se shtëpijat   i  kishin  ndërtuar  me  fitimet  gjatë  luftës  në  mynyrë  të  padrejtë  ,  ua  kishin  shtetëzuar      dhe  u  kishin  dhënë   për  të   jetuar  nga    një   haur ose  barakë  ,  Shumë    familje të  pasurish  ,  tregtarësh  ,  ish  oficerësh  në  mbledhjet  e  popullit   i  kishin  shpallur   armiq  të  Pushtetit  Popullor  ,  i  kishin  përzënë nga  mbledhjet  e  popullit    dhe nuk  u  kishin  dhënë  triskat  e  Frontit  .  Lufta  kundër  kundërshtarëve  ishte    egërsuar   mjaft   . Burgjet  ishin  mbushur  plot  . .  Gjyqet   jepnin  dënimë  të  habitëshme  dhe  Krasta  ,  ku  pushkatoheshin  të  dënuarit  me  vdekje ,  po  mbushej  me  varret  e  tyre    pa  ndonjë  shenjë  .
     Në  vende  të  ndryshme    të  Shqipërisë  ishin  hapur  kampe    ,  ku  izolonin    familje  të  kundërshtarëve  politikë   në  kondita  jashtzakonisht  të  vështira  . Shumë  të  burgosur  i  kishin   dërguar  nëpër  kampe    ku  punonin   për  të  tharë  këneta  e  për  të  hapur  kanale  nën  një  terror  të  egër         
Programet  dhe  tekstet  e  shkollave   të  mesme  ishin  zëvëndësuar  me  ato  të  lindjes   dhe  gjuhët  e  huaja  perëndimore   ishin  zëvëndësuar  me  serbishten  , Organiztat  e  rinisë  ,  që  ishin  ngritur  në  shkollat  e  mesme  bënin  ligjin  dhe  dilnin  edhe  mbi  drejtorinë  e  shkollës  .  Shpsh  ato  pa lejen  e  drejtorisë    së  shkollës    bënin  mbledhje  të  nxënësve  e  demaskonin  nxënës  më  përbërje     politike  të  keqe  ,  madje   kishte  ndodhur  që  të  rrihnin  edhe  nxëns   të  tillë      dhe  t’i  përjashtonin  edhe  fare  nga  shkolla ,  pa  vendimin  e  këshillit  pedagigjik  të  shkollës .
      Administrata  ishite  mbushur  plot  me  njerëz  besnikë   të  Partisë  ,  pamvarësisht  se  ishin  edhe  gjysëm  analfabetë  ,
      Politika  e   jashtëme  e    qeverrisë  shqiptare  ishte  nën  mvarësinë  e  asaj  jugosllave    .     
       Në  këtë  kohë  Shqipëria  po  zhytej  gjithënjë  e  më  shumë  në  vorbullën  e  Diktaturës  .
         Apostol  Gega    ndiqte  tani  me  vemendje  radiostsacionet  e  huaja   për  të mësuar  qëndrimin  e  qeverrive  të  Perëndimit  me  Qeverrinë  shqiptare , dhe     nëpërmjet   shtypit    mësonte  veprimet  e Qeverrisë  shqiptare   me  Qeverrinë  Jugosllave     ,  I  analizonte  ato  dhe  nxirrte  përfundime  se  si  do  të  zhvilloheshin  ngjarjet  në  vendin  tonë  .  Herë  ,  herë  gëzohej  ,  kur  mësonte  ndonjë  lajm  të  mirë ,  por   vazhdimisht    dëshpërohej   shumë   ,   se    mësonte   gjithëmonë   lajme  në  dëm  të  interesave  kombëtare      
           Tani  bisedat  e shokëve  të  Apostolit      u  shtuan  ,  qëndrimet  e  tyre  u  bënë  më  të  avancuar  .  Në  bisedat  e  atyre   u  shpreh  mendimi  se  për  të shpëtuar  nga  kjo  gjendje  ,  duhej  një  organizim  politik ,  por   asnjëri  nga  ata  nuk  ishte  në  gjendje  për  këtë  veprim  .  Vetëm  Nafis Shëmili  një  herë  cfaqi  mendimin   se  ,    për  të shpëtuar  Shqipërinë  nga  ajo  gjendje   duhej    formuar  një  parti  socialdemokrate  ,  por ky  mendim  as  nuk  u  diskutua    nga  ata  .     .  Këta  të  rinj  muk  kishin  as  kulturën  e  duhur  për  këtë problem  dhe  nuk  njihnin  as  përvojën  se  si  mund  të  formohej  një  parti  politike  .   Këta  të  rinj  për  të ndryshuar  gjendjen  ,  mund  të  kishin  aderuar  në    degën  e  ndonjë   partije    politike  që  mund  rë  ishte  formuar  në  qytetin  e  Elbasanit  ,  por  ndonjë  degë  e  tillë    nuk  u  krijua  kurrë  atëherë  .  . Me  nismën  e  tij  Nazmi  Fagu  shkoi  në  Tiranë  dhe  u  konsultua  me  njerzit  që  njihte  atje   se  c’mund  të  bëhej  kundër  asaj  gjendje  ,  që  ishte  krijuar ,  por  pa  përfundim   dhe  njëri    nga  këta   bisedoi  me  dy  profesorë  të    Normales   po  për  këtë  ceshtje  , por  edhe  ata  nuk    dhanë  ndonjë  mendim    .
    Këta  të  rinj  tani  të  shqetësuar   për  gjendjen  që  ishte  krijuar  shikonin  ,  dëgjonin , lexonin  , mendoheshin  , analizoninn , gëzoheshin  , dëshpëroheshin  ,  urrenin  ,  shanin  ,   shpresonin  ,  por  vetëm  kaq  . Asnjë  veprim  më  shumë  .  
    Edhe   Apostol  Gega  tani  filloi  të  mendohet   ,  se  c’duhet  bërë  për  të  shpëtuar  Shqipërinë  nga  vendosja  e  një  diktature  të  egër  .  Madje  ky  edhe  kaloi  në  disa  veprime të  avancara  .
        Në  këtë  kohë  ai  njihet    me  një   hixhë      nga  Elbasan   ,  që  kishte  lidhje  me   anëtarët  e  cetave  nacionaliste  të  arratisur   nëpër  male  dhe  i  jep  atij  një  sasi  parash   në  ndihëm  të  atyre  dhe  i    kërkon    një  armë  .
       Në  këtë  kohë  Apostol  Gega  ishte  njëzet  e  katër  vjec  .
         Pse  u  lidh  ai  djalë    me  të  arratisurit  politikë  ,  që  para  ca  kohe    kishin  bërë   edhe  një  mbledhje  në  pyjet  e  Dumresë    për  një  përplasje  me    Qeverrinë  ? Pse  i  ndihmoi  ai  ata  njerës  me  ca  para  qofshin  edhe  të  pakta  ? C’e  deshi  ai  djalë  armën  luftarake  nga  njerëzit  që   flinin    me   pushkë  te  koka    ? A  nuk  e  dinte   Apostoli   ,  se  po  ta  mësonin  njerëzit  e qeverrisë këtë  lidhje  të  atij  me  të  arratisurit  ,  do ta arrestonin  me  një  herë  ?   A  nuk  e  mendonte  Apostoli    se  po  ta  mësonte  Drejtoria  e  Mbrojtjes   së  Popullit  , se  ai  u  kishte   dhënë   para    njerëzve   të  arratisur    do  ta  dënonin  si  armik  ?  A  nuk  e  dinte  ai  egërsinë  e  asaj  diktature  ,  se  po  ta  nësonin ,    se  ai  u   kishte kërkuar  edhe  një  armë  lufte   ,  ai   mund  të    dënohej    edhe    me  vdekje   ?
       Ai  e  dinte  mirë  ,   se  c’farë  mund  të  pësonte  .
      Por  ishte  dashuria  për  Atdheun e  një  të  riu ,  që  e  nxiti    të  bëjë  atë  lidhje  . Ishte  dëshira  e  një  djaloshi  njëzet  e  katër  vjecar   për  ta  shpëtuar  popullin   nga  ajo  gjendje  e  mjerueme  ,   ku   e  kishte    katandisur udhëheqja  e  Partisë  Komuniste  e  Shqipërisë  . Ishte  qëndrimi  i  një  idealisti  për  të  realizuar  idealet  e  tij pamvarësisht  nga  sakrificat  e  tij  . Ishte  shpirti  revolucionar  i  atij  revolucionari  të  ri  ,  që  hidhet  në  zjarr për  të  arritur  fitoren  e  revolucionit  . 
      Dhe  mori  një  vendim  . Vendosi  të  përballet  me  Diktaturën        
Me   një  makinë  shkrimi  të  vjetër  shkroi   traktin  e  tij  ,  ku    shprehu    mendimet  e  tij   ,  idealin  e  tij  ,  shpresën  e  atij  . ëndërrën  e  tij  .
      Me  atë  trakt  ai  i  drejtohet  rinisë  shqiptare  ,  që  e  quan  aveniri  i  vendit  e  pranvera  e  Shqipërisë  ,  që si  nji  forcë  e  organuzueme   dhe  e    disiplinueme   , tue  pas  për  program  vetëm  shpëtimin  e  Atdheut  dhe  naltësimin    e  Kombit   t’i  prijë  një  përpjekje  vigane  ,  qëllimi  i  së  cilës  do  të   ishte   shpëtimi   i  popullit  shqiptar  nga    sgjedha e  egër   dhe  e  padurueshme  e  diktaturës  komuniste .  
       Në  atë  trakt  Apostol  Gega  konkludon  se  populli  shqiptar  është i  lodhur  dhe  i  rraskapitur  prej  gjendjes  së  mjerueshme  që  asht  dhe  politikanët  i  quan   besnikë  e  vegla  qorre  të  Stalinit  dhe  të  Titos  .
       Duke  parë  gjendjen  e  popullit  shqiptar  ,  ai  kërkon  një  bashkëpunim  total  të  të  gjtha  forcave  kombëtare  rreth  flamurit  kuq  e  zi që të  shpëtohet  Atdheu  nga  një  copëtim  i  sigurtë  total  .
      Ky  është   trakti  i  tij  i  parë dhe  i  fundit  .  Trakti  i  parë  ,  se  para   atij  trakti  nuk  kishte  shkruar  njeri  një  trakt  të  tillë  dhe  i  fundit  se   i  kushtoi  jetën                                    Dhe  i  fshehur  nga errësira  e  asaj  nate  të  gushtit  të  vitit  1946  ,  me  ato  trakte  në  gji kaloi  nëpër rrugët  e  qytetit  të   vet    duke  futur  nën  dyerët  e  shtëpijave  të    elbasanasve  traktin  e  tij , që bënte  thirrje  për të  shpëtuar  Shqipërinë  nga  diktatura   .  Kopjen  e  fundit  e  ngjiti  në  derën    kryesore  të    ndërtesës  të  Komitetit Egzekutiv  të  rrethit  ,  me  të  cilin  sfidoi  pushtetin  e  asaj  diktature  .
      Ja  trakti  :
                               K U M B O N A      E      K U S H T R I M I T
TË  SHPËTOJMË    ATDHEUN  NGA    DIKTATORIJA   E  PARTISË                   
                                        KOMUNISTE

        Djalëria  shqiptare  duhet  të ketë  kuptue  gabimin  dhe  rrugën  e  mbrapshtë  që  ka  pas  ndjekun  dhe  që  ende  disa  të  tjerë  fatkeqësisht  ndjekin  dhe   duhet  t’a  kenë  kuptue  veprën  mashtruese  të    drejtuesve të  kështu  quejtuses  Republikë  Popullore  t’Shqipnis  ,  aktiviteti  i  të  cilëve  deri  më  sot  nuk  ka  qënë  tjetër  vec  se  në  damin  e  Atdheut  dhe  në  mjerimin  e  popullit  Shqiptar  . Dhe  me  parimin    e  tij  djaloshar  it  is  nifertate  ( kurrë  nuk  asht  vonë  )dhe  me  hovin  e  tij  guximtar  duhet  t’i  prijë  kësaj  përpjekje  vigane  ,  qëllimi  i  së  cilës  asht  shpëtimi  i  Kombit  dhe  i  popullit    shqiptar  nga  pesha  dhe  sgjedha  e  randë  dhe  e  padurueshme  e  Diktatorisë  komuniste  . Në  këto  ditë  kaq  të  vështira “  Atdheu” i  drejtohet  Rinisë  Shqiptare  dhe  kërkon  prej  kësaj  nji bashkim   dhe  bashkëpunim  total  të  të gjitha  forcave  kombëtare  rreth  flamurit  Kuq  e  Zi  njashtu  si  më  1912   dhe në  1920  në  Vlonën  Kreshnike  që vetëm  trupëzimi  dhe  vllaznimi  i  të  gjithë  Shqiptarëve    shpëtunë  Atdheun  nga  një  coptim  i  sigurtë  dhe  total  . 
                                   Rini  Shqiptare  !
        Ju  që  jeni  aveniri  i  vendit  ,  ju              që  jeni  Prandvera  e  Shqipnisë  e  që  keni  barrën  e  randë  të  fateve  t’Atdheut   ,  duhet  që  ju  t’i   jepni  vendit  impresionin  e  nji  force  t’organizueme   e    të disiplinueme  ,  tue  pas  për  program  vetëm      shpëtimin  e  Atdheut  dhe  naltsimin  e  Kombit 
    Duhet  që  vendi  dhe   populli  Shqiptar  të  kuptojë  që  tashma  ju  do  të  ndërhyni  me  një  mynyrë  vendimtare  sa  herë  që  fati  i  Shqipnisë  do  të  jetë  në  rrezik 
         Populli  Shqiptar  i  lodhun  dhe  i  rraskapitun  prej  gjendjes  së  mjerueshme  që  asht  krijue  prej  nji  pakice  politikanxhijsh  të  gabuem  ,  shërbetorë  besnikë  dhe  vegla qorre  të  Stalinit  dhe  të Titos  kërkon  prej  jush  të  mendoni  këtë  të  vërtetë  të  tillë  .  Ora  e  juej  po  afrohet  .,  nesër  do  të  tingëllojë  .  Ne  po  mbërrijmë  në   nji   nga  ato  momente  ,  ku  simbas  fjalës  së  poetit  të  vjetër  “  fati  ka  me  i  ndrrue  vetë kuajt  “  Duhet  që ju  të jeni  gati me  shenjën  e  parë   të  rastit  t’i  hypni  kalit  dhe  në   qoftë  se  do  të  evokoni  me  shpirtin  e  njerëzve  të  pavleftë  brutalitetin  shtazarak  të  aventurjerve  .
             Sbritni  në  fushën  e  betejës  të  pajisun  me  nji  shpirt  për  përpjekje  të  forta    me  idealin  e  Atdheut  me  në  krye  “  Organizatën  e  Veprimit  Shqipnija  “ dhe  hyni  në  luftë  si  kur flota  Athinase  ,  që  shonte  në  luftë  gjithë  e  mbulueme  me  lule  dhe  plot tingëllim  prej  këngësh  ,  por  që  flaka  e  fortë  e  nji  vullneti  të  pathyeshëm  të  shndrisi  në  fytyrën  tuej  .  Pse  inteligjencë  që  ma  tepër  se  të  tjerë  keni  pasur  rast  të  kultivoni  . SHkenca  që  ju  kanë  mësue  mësuesit  e  juej  janë  pasunim  që  nuk  mund  të  lihen  improduktive  .  Janë  depozita   që  shoqnija  ju  ka  besue  për  të  cilat  secili  prej  jush  detyrohet  me dhanë  hesap .  Bahuni  gati  me  marrun  barrën  e  ardhëshme  ,  asht 
për  ju  që  këto  pemë  po  piqen   por  mos  harroni  se  nuk  imponohet    nji  popull me  zjarr  e  me  hekur  por  me  shërbimet  që  i  bahen . Duhet   të  dini  se  me  terror  dhe  me  vrasje  nuk  mund  të  sundohet  vendi  dhe  me  brutalitet  nuk  mund   
të  pushojë   Zani  i  Kundërshtimit  dhe  i  Opozitës  Shqiptare ,  ky  asht  nji  ligj   fizik  dhe    i   pakundërshtueshëm .
     
                                         Rini   Shqiptare  !                     

    Përgjigju  Zanit  mëllëngjyes   t’ Atdheut  dhe  të  Popullit  Shqiptar  dhe shpëtoje  nga  sgjedha  e  pa durueshme  e  Diktaturës  komuniste  .
                
                           Rroftë  Rinija    dhe  populli   Shqiptar   !

                                       K U S H T R I M

                   NGA  ORGANIZATA    E  VEPRIMIT      SHQIPNIJA 

                                      Këndoje       dhe         shpërndaje 

    Ky  është trakti   ,  që shkroi  dhe  shpërndau  djaloshi  njëzetekatër    vjec  në  gusht  të  vitit  1946
     Duke  lexuar  këtë  trakt   kuptojmë  atdhedashurinë  e  Apostolit  ,  urrejtjen  ndaj  diktaturës  komuniste  ,demaskimin  që  i  bën  udhëheqjes  së  Partisë   Komuniste  dhe  thirrjen  që  i  bën  rinisë  shqiptare  për  t’u  ngritur  në  luftë  për  shpëtimin  e  Atdheut  dhe  të  popullit  shqiptar  nga  diktatura  e  egër  e   asaj  kohe    .
     Duke  lexuar  këtë  trakt  ,  duke  analizuar  ndjenjat  dhe  idetë  që  shpreh  autori  në ate   ,  duke  menduar  moshën  e  autorit  kur  e  ka  shkruar  këtë  trakt  dhe  egërsinë  e  diktaturës  të  asaj  kohe  në  vendin  tonë  dhe  rrezikshmëninë  po  të  sbulohej  ai  si  autor  i  atij  trakti       formojmë  plotësisht  idenë  mbi  figurën  e  këtij  idealisti  .të  këtij  atdhetari  ,  të  këtij  antikomunisti  ,  të  këtij  revolucionari  .     Cdo  njeri  që  lexon  sot  këtë  trakt  të  shkruar  para tre  cerekë  shekulli  pa  tjetër  ,  që  do  ta vendosë    Apostol  Gegën  në  piedestalin  e  dëshmorëve  të  kombit  shqiptar .  
        Mbas  disa  ditësh   ndodhën ngjarje   shumë  të  dyshimta 
      Autoritetet  e  Drejtorisë  së  Mbrojtjes  së  Popullit  (  që më  vonë  u  quajt  Sigurimi  i  Shtetit  )  u  njoftuan    mbi  autorësinë  e këtij  trakti  dhe    në  15  gusht  të   vitit  1946  Apostol  Gega    arrestohet    .  
        E  vendosin  në  një  dhomë  të  katit  të  poshtëm  të  Drejtorisë  së  Mbrojtjes  së  Popullit  , që  atëherë  ishte   në  shtëpinë  e  Hydit  ,  ngjitur  me  lulishten  e  portokallave  të  Elbasanit  .
      Tani  Apostol  Gega   nuk  ishte  më  njeri  i  zakonshëm  ,  si  gjthë  të  tjerët   .  Ai  ishte  një  armik  populli  ,  ose  edhe  kriminel  ,  që  kishte  ngritur  dorën  kundër diktaturës  dhe  do  të  përballej  me  torturat  më  të  egra    të  asaj  diktature  të  egër .
                                                          X    
                                                      X         X

        Mbas   nëntë    ditësh  që  u  arrestua  Apotol  Gega  ,  Elbasani  u  drodh  nga  tmerri  dhe    njerzit  u  llahtarosën  .  Forcat  e  egra  të  Drejtorisë  së  Mbrojtjes  së Popukllit  nën  komandën  e  oficerëve  rrethuan  shtepijat  e  shokëve  të  Apostolit  dhe  pa  trokitur  fare  nër  dyerët  e  shtëpijave  ,  hynë  vrullshëm  në  ato  dhe  arrestuan  Salim  Cekën   Nazmi  Fagun  ,  Zija  Dylgjerin  ,  Muharrem  Qafëzezin  ,  Ahmet  Kurtin  ,  Tasim  Ciften ,  Makensen  Bungon  ,  Hasan  Gracenin  dhe  Hyqmet  Bumcin . TË  prangsur  ,  sikur  ishin  kriminelë  , të  shqetësuar  për  arrestimin  e  tyre  ,  të  rrethuar  nga  policë  të  shumtë  të  armatosur   ,  i  vendosën    nëpër  biruca  të     vecanta  të  shtatë  burgjeve  , që  kishte  atëherë  Elbasani  .
Në  ato  biruca ata  kaluan  ditët  e  netët  më  të   llahtarëshme  të  jetës  së  tyre  . Cdo  ditë  e  cdo  natë  me  radhë  njëri  mbas  tjetrit    i  nxirrnin   nga  birucat  ku  i  kishin  vendosur  dhe  i  dërgonin  në  zyrat  e  Drejtorisë  së  Mbrojtjes  së  Popullit,  ku  i  pyesnin  hetuesit  ,  duke  i  torturuar  në  mënyrë  antinjerzore  e  kriminale  që  të  pranonin  akuzat  e  habitëshme  ,  që  ngrinin  ata  kundeër  atyre   .  Shpesh  vinin  në  moto  edhe  makina  ,  që  të  mos  dëgjoheshin  ulurimat  e  tyre  .   
       Mbi  të  gjithë   më  shumë  dhe  më  egërsisht  u   torturua   Apostoli  .
     Ai  ishte  i  pari  në  qytetin  e  Elbasanit  që   Diktatura  po  shfrynin  urrejtjen  ndaj   një  djaloshi    që     kishte pasë  guximin  , t.i   bënte      thirrje  rinisë  për  ta përmbysur   ate  .
    Unë  nuk  do  të  përshkruaj  torturat  me  të  cilat  u  përball   ai  djalë  .Të  tjerë  para  meje  i  kanë përshkruar  ato  me  të  arrestuar  të tjerë  :  ditët  pa  bukë  e  pa  ujë  ,  gaditjet  fizike  ,  lidhja  me  pranga  hekuri  me  duar  e  këmbë ,  përdorimi   i  koitentit  kundër atyre  ,  varja  fiktive  te  rrapi  i  Bobolles    ,  pushkatimin  fiktiv  në  Krastë  ,  ku  diktatura  egzekutonte  të  dënuarit  me  vdekje  ,  Dhe  këto  vazhduan  disa  ditë  ,  herë  në  dhomën  e  torturave  e  herë  në  zyrën  e  hetuesit  .
                                                     X                    
                                                 X       X
       Në  një  mbrëmje  të  vonë  në  zyrën  e  hetuesit  ndodhi  ajo  që  nuk  ka    ndodhur  me  asnjë  të  arrestuar  tjetër  .në  qytetin e  Elbasanit  :
      Atë  mbrëmje  hetuesi  mbasi  e       pyeti   për  një  kohë      doli  nga  zyra  dhe  e  la në dhomë     Apostolin  vetëm  .  Ai ,  si  doli  jasht  hetuesi    , hapi   dritaren  e  u  hodh  jasht  dhe  u   arratis  .  Nëpër  errësirën  e  mbrëmjes  vrapoi   përmes  qytetit  ,    kaloi    Shkumbinin  dhe   shkoi   në  fshatin  Mlizë  te   miku  i  tyre     Met   Saliu ,     i  cili  e    priti  mirë  dhe  e  strehoi  si  mik  ,  pamvarësisht  se  mund  të  përballej  me  diktatrën  ,  në  se  do  të  mësohej   nga  organet  kompetente  . 
     Por  Apostoli  nuk  qëndroi  shumë  kohë  I lirë  .  AI  u  arrestua  .       
Ja se  si më  ka  njoftuar    vëllai  i  Apostolit  ,  I  ndjeri  Miltiadh  Gega  ,  mbi   arrestimin    e  vëllait  të  tij  ,  në  fshatin   Mlizë  ,  në  shtëpinë  e  Met  Saliut   : ‘’ Spiunët  e  lagjes  ranë  në  gjurmët   e  Apostolit   dhe së  bashku  me forcat e Sigurimit  rrethojnë  shtëpinë  e  Met  Saliut  dhe  e  arrestojnë  Apostolin . Kur  i  vunë  prangat ,  ai  shprehu  urrejtjen  ndaj  atyre  njerëzve  duke  u  thënë    se  ,  Edhe  këtu  erdhët  e  më  gjetët   ,  ore  të  shitur   për  një  copë  bukë      te  Moska  dhe  te  Titoja  ! “  Dhe   duarlidhur  e  burgosin  në   Burgun  e    Madh  te  Kalaja “  ,  si  quhej  atëherë  gjatë  kohës  së  Diktaturës  ai    burgu  më  i  vjetër  i  Elbasanit  ,  i  ndërtuar  me    kohë   dhe   ku  janë  burgosur  atdhetarët   elbasanas  që  nga  koha  e  Turqisë  .  
        Në  atë  burg  e  burgosi  diktatura  Apostol  Gegën  .
Por  ,  jo  ,nuk  e  burgosi  Diktatura  atë  njeri   në  atë  burg  ,  por    atë  njeri   Diktatura  në  atë  burg  e  varrosi  së  gjalli   . Se   nuk  e  futën  në  asnjë  nga  kaushët  e  Burgut  të  Madh  të  lagjes  Kala  .  Por  e  futën  në  birucën  nën  shkallët  e  atij  burgu   për  të  shkuar  në  katin  e  dytë   të  burgut  ,  lshte  një  birucë  ajo  nën  ato  shkallë  me  një  sipërfaqe  një  metrë  katrore  ,  e  larte  pak  mbi    një  metë  ,  ku  nuk  mund  të  rrije  në  asnjë  mynyrë  në  këmbë   ,  por vetëm  ulur . 
       Në  këtë  birucë  e  futën  Apostol  Gegën  mbasi   e   arrrestuan  për  së  dyti  .,  nga  urrejtja  ,  se  pse  kishte  mundur  të  arratisej   .  Dhe  e lanë  aty pothuajse lakuriq    me  duar  të  prangosura  herë  me  gjashte  gram  bukë   thatë   ,  duke  e  nxjerrë  një  herë  në  ë  ditë  për  të  pirë  ujë  në  cesmen  e  burgut  dhe  për  të  kryer  nevojat  personale dhe  shumë  herë  pa  i  dhënë  bukë  fare  dhe  duke  mos  e  nxjerrë  nga  ajo  birucë  as  për  të  shuar  etjen  dhe  as  për  të  kryer  nevojat  personale  .  .
       Në  këtë birucë  një  i  burgosur , që  u  dënua  më  vonë  me  një  muaj  ,  që  të  rrinte  aty  brenda  ,  kaloi  në  epileptik  . 
      
                                                                  X
                                                              X         X
      
               Mbas  dy  muaj  pyetjesh  mes  torturave  kriminale  ,  si  mbushën  procesverbalet  e  dëshmive  për  secilin  të  arrestuar,  ata  i  nxuarrën  në  gjygj  .  Ishte  data  12  tetor  e  vitit  1946  .
        Një  ditë  përpara  u  lajmëruan  familjarët  e  tyre  ,  që  t’u  sillnin  rroba  të  pastra  ,  se  do  të  dilnin  në  gjygj  dhe  nga  mesnata  duke  u  gdhirë  12  tetori,  sekretari  i  gjykatës  u  dorëzoi   të  gjithë  të akuzuarëve  fletë  akuzën  me  të  cilën  prokuroria  e  gjykatës  ushtarake  e  rrethit  të  Elbasanit  i  akuzonte  si themelues  dhe    pjesëtarë  të  organizatës  kriminale ‘’ Organizata  e  Veprimit  Shqipënia  ‘’.    
      Të  gjithë  u  habitën  dhe  u  tmerruan  sepse   në  hetuesi  nuk  i  kishin  akuzuar  asnjë  herë  si  pjesëtarë   të  një  organizate  ,  por  vetëm  se kush  i  kishte  shpërndarë  traktet  ,  cfarë  kishin  biseduar  me  njëri  tjetrin  ,  sidomos  me  Apostolin  dhe  Nazmi  Fagun  , cilët  ishin  shokët  e   tyre   dhe  sidomos  se  cfarë  kishin  ndër  mend  të  bënin  kundër  Pushtetit  Popullor .
       Të  nesërmen  në mëngjes  të  dhjetë  të  arrestuarit  i  grumbulluan  në  Burgun  e  Madh  ,  i  lidhën  me pranga  dy  e  nga  dy  dhe  të  rrethar  nga  shumë  policë  të  armatosur ,  i  nisën  për  në  gjyq .
        Kalonte  ky  grup  të  rinjsh  të  lidhur  me  pranga  dhe  të  rrethuar  nga   shumë  poilicë  të  armatosur  ,  sikur  ishin  kriminelë  ,  që  kishin  vrarë  dhe  kishin  masakruar  brra  e  gra  ,  pleq  e  fëmijë  .  Elbasani  atë  mëngjes  u  drodh  nga  dhimbja  për  ata  djem  të rinj  ,  të  pafajshëm  ,  që  Diktatura   po i  drejtonte  drejt  vdekjes                                     
          Gjyqii  u  zhvillua  në  kinemanë  ‘’Nacional ‘’ ,  sot  ‘’Skampa  ‘’
        Kur  i  futën  brenda  në  kinema  ,  të  gjthë  njerzit  ,  që  kishin    mbushur  sallën  plot  i  mbuloi  heshtja  . një  heshtje  tronditëse  ,  një heshtje  mortore  . Në  atë  kohë  nga  mezi  i  platesë  një  grup  të  rinjsh  komunistë  filluan  këngët  ‘’ Hamarrje  ,  rini  ,  dëshmori  po  thërret  ‘’  dhe  ‘’ Bijtë  e  Stalinit  jemi  ne  ,  që  derdhim  gjakun  anë  e mbanë  !’’  dhe  filluan  të  thirrnin  me  sa  fuqi  që  kishin  parulla  të  ndryshme  ‘’Vdekje  !  Vdekje  !  ‘’ ,  ‘’Në  litar  !  NË  litar  ‘’,Rroftë  Diktatura  e  proletariatit  !  ‘’  Ishin  këngë  dhe  parulla  tmerri  ,  këngë  e  thirrje  për  gjak  ,  për  vrasje  , për  krime  .
       Të  arrestuarëve  u   hiqën  prangat  ,  i  ulën  në një  anë  pranë  skenës  dhe  të llahtarisur  nga  ato  këngë  dhe  nga  ato  thirrje  shikuan  rreth  e  rrotul .  Kudo  ishin  vendosur  flamuj  të  vendit  tonë  e  bashkë  me  ato  ,  edhe  flamuj  të  Jugosllavisë  dhe  të  Bashkimit  Sovjetik  dhe  parulla  të  ndryshme  .
         Apostoli   dëgjoi  këngët  dhe  thirrjet ,  pa flamujt  dhe  lexoi  parullat  ,  ktheu  kokën  mbrapa  nga  shokët  e  tij  dhe  u  tha  me  ngadalë  :
_Do  të  ketë  edhe  dënime  me  vdekje  . 
A  djalë  me  këto  fjalë  shprehu  frikën  ,  apo   deshi  t’u  japë  zemër  shokëve  ?  Apostoli  nuk  e  njihte  frikën  .  A  e  sfidoi  frikën  me  guximin  e  tij . Ai  me  këto  fjalë  deshi  t’u  japë  zemër  shokëve  të  tij  . Aqë  tronditëse  ishin  ato  këngë  e  ato  thirrje  !  Aqë  kuptimplote  ishin  ato  parulla  e ato  flamuj  të  Jugoslkavusë  dhe  të  Bashkimit  Sovjetik  !
      Procesi  gjyqësor  filloi  me  protencën  e  prokurorit  . një   pretencë  e  egër kundër   pjesëtarëve  të  një  organizate  terroriste .
       Ai njoftoi   se    të  pandehurit    kishin  formuar  një  organizatë   armiqësore   për   përmbysjen     e  Pushtetit  Popullor  dhe  i  akuzoi  ata  për    bashkëpunime  me  organizata  të  tjera  në  vendin  tonë  ,   me  të  arratisurit  nëpër  male e me  reaksionin  e  jashtëm  dhe  analizoi  veprimtarinë   armiqësore  të  secilit  .
        Midis  të  tjerave  ai  tha  :
            ‘’ Grupi  terrorist  i  të  pandehurve  ka  filluar  veprimtarinë  e  tij  qysh  në  pragun  e  Clirimit  dhe  nën  drejtimin  e  të  pandehurve Salim  Ceka  , Apostol  Gega  dhe  Nazmi  Fagu  ,  me  punë  destruktive  dhe  propogandë  disfatiste  kundër  pushtetit  në  fuqi  janë  munduar  të  sgjerojnë  sferën  e  kësaj  organizate  tradhëtare  duke  axhituar  dhe  grumbulluar  elementë  të  pakënaqun . 
         Të  gjithë  të   pandehurit të  inspiruar  nga  interesat  e  tyre  tradhëtare  dhe  meskine  u  transferuan  në  vegla  të  ndërgjegjëshme  dhe  koshiente  të  reaksionit  ,  disa  prej  të  cilëve  në  lidhje  të  ngushta  me  reaksionin  e  jashtëm  ,  armik  i  betuar   i  demokracisë  popullore  .
            Të  gjithë  të  pandehurit   pa  përjashtim  kanë  ushtruar  me  profesion  të  madh  propogandistik  në    favor të  reaksionit  duke  demaskuar  veprën  ndërtimtare  dhe  krijonjëse  të  masave  popullore  dhe  të  Qeverrisë  Demokratike.
            Po  të  shikoni  më  thellë  përtej  bangës  së  të  akuzarëve  ,  do  të   shihni  në  mes  të  tyre  përfaqësues  të  intelektit  të  degjeneruar  si  Salim  Ceka ,  Aostol  Gega  e  Nazmi  Fagu  ,  bastardë  të  rinisë  studenteske  si  Makensen  Bungo   ,  Tasim  Ciftja  ,  Ahmet  Kurti  ,  renegatë  të klasës  punëtore  si  Zija  Dylgjeri  ,  të  ciët  personifikojnë  tradhëtinë  tipike  të  vendt tonë  .
              Të pandehurit  në  bashkëpunim  të ngushtë me  njëri  tjetrin  dhe  në  lidhje  direkte  me  organizatat  terroriste  si  ato  Social_demkrate  të  Tranës  dhe  të  Bashkimit  Shqiptar të  Shkodrës   kanë  kordinuar  veprimet  e  tyre  tradhëtare  , duke  vazhduar  edhe  mbas  likuidimit  të  organizatave  të lartpërmendura  aktivtetin  e  tyre  kriminal   .
              Organzata    kriminale  e  të   pandehurve   prezent    kishte  në program  dhe  deri  diku  ia  arriti  të  rimëkëmbi  reaksionin  si  forcë  dhe  të atakojë  me  egërsi  Pushtetin  Demokratik . Kështu  kanë  organizuar  mbledhje  të  herë  pas  herëshme  me  karakter  klandestin  ,  ku  diskutoheshin dhe  shtroheshin  plane  për  sabotime  sistematike  të  reformnave  ekonomike  dhe  sociale  të  Pushtetit  Popullor  metingjevet  ,  konferencavet  dhe  demostratavet  për  të  larguar  kështu   masën  nga  udha  e  drejtë  dhe  revolucionare  e  Frontit  Demokratik .  Tradhëtia  e tyre  arrrin  kulminacionin  kur  nëpërmjet  të  pandehurit  Salim  Ceka  hyjnë  në  relacione  dhe  kërkojnë  ndihmeën  e  agjentëve  të  spiunazhit  të  huaj  për  të përmbysur  Pushtetin  Popullor  .
         Kanë  shtypur  dhe  shpërndarë  trakte  me  përmbajtje propogandistike  në  qytetin  e  Ebasanit  ,  ku  sulmojnë me  egërsi  programin  politik  dhe  eknomik  të Qeverrsë  Demkratike  ,  ku  demaskojnë  udhëheqësn  e  Shqipërsë  së  re dhe  asht  sinjifikativ  fakti  ku  trumbetojnë  si  shpëtimtarë   të popullit   kriminelët  e  luftës  në  arrati  ,  shkaktarë  të masakrave  dhe  të  rrënimeve  të vendit  tonë  gjatë  okupacionit  .   Ja  ku  arrinë  tradhëtia  e  të pandehurve  !
         Pas  shpërndarjes  së  trakteve  organizata  terroriste e  të  pandehurve  kishte  në   program  të  kryente  edhe  një  seri  atentatesh  kundër  autoriteteve  popullorë  ,  kanë  demaskuar  autortetet  popullore    vecanërisht  Gjykatat  Ushtarake  dhe  Seksionet  e  Sigurimit  duke  i  cilësuar  ato  si  kriminele  .Kanë  rënë  në  marrëveshje  me  kriminelët  e  luftës  në  arrati  dhe  kanë  bashëpunuar  me  ata  në  mynyrë  reciproke  . Kanë   sabotuar të  gjthë  manifestimet  popullore  duke  u  munduar  të  tërhekin  elementë  nga  turma  ,  që  manifestonte  .Të  gjithë  të  pandehurit  të  mbështetur  në  një  antagonizëm   ndërkombëtar  si  dhe  duke  shpresuar  në  një  shpërthim  të  një  lufte  të  tretë  Botërore  , kanë  shfrytëzuar  dhe  komentuar  në  krizën  kriminale debatet  diplomatike  të  Konferencës  Ndërkombëtare  si  për  mos  marrjen  pjesë  të Shqioërsë  në  Konferencën  e  Paqes  ,  në   UNO  dhe  rreth  provokacioneve  greke  .    Me  një  fjalë   veprimtaria  trathtare  e  të  pandehurve  determinonte  në  rrëzimin  me  violencë  të  pushtetit  popullor  dhe   kthimin  e  të  kaluarës  së  zezë  . ‘’
.         Ndërsa  prokurori  paraqiste  pretencën  e  tij  në  të  cilën  numuronte  akuzat  për   të      pandehurit  ,  ata   të  dhjetë  habiteshin  me  akuzat  që numuronte  prokurori  që    gjoja  i kishin  kryer   ata  . Sepse    asnjëri  nga  ata  nuk  kishte  kryer  asnjërën  nga   ato  akuza  që  numuronte  prokurori  ,  me  përjashtim  të  traktit  që  kishte  shperndarë    Apostol  Gega  dhe  të  lidhjes  së atij  me  të  arratisurit  . E  gjithë  pretenca  ishte  ndërtuar  në  atë  mënyrë  që  ata  të  dënoheshin ,  që  të  tmerrohej  populli  nga  forca  e  tmerrshëme  e  asaj  diktature  të  egër  . 
         Ndërsa prokurori  fliste  ,   të     rinjtë  komunstë    përplasnin  duarët  dhe  shpërthenin  në  ulurima  për  krime  .                                                                                                       .                                                                       X
                                                                 X            X
      Mbas  pretencës  trupI  gjykues  filloi  të  pyesi  të  akuzuarit  . 
   i pari  u  pyet  Salim  Ceka  ,  i  akuzuar  si  kryetar  i  asaj  organizate  . 
    Një  njeri  i  thjeshte ,  intelektual  i  mirënjohur  në  ë  gjithë  qytetitin   , atdhetar  ,  njeri  i  ndershëm  ,  i  urtë ,  nxënës  i  Fullcit   dhe  përkthyes  i Shopenhauerit 
    Kur  e  kishin  arrestuar  ,  i  kishin  gjetur  dorëshkrimin  e  një  vepre  me  titull
‘’Mendime  mbi  botën  që  na  rrethon  ‘’ ,   ia  kishin  sekuestruar    dhe  e  akuzuan  në  bazë  të  kësaj  vepre  edhe  si  një  analist  reaksionar  .
     Ai  i  qetë  dhe  i  vendsur  hodhi ,   poshtë  të  gjitha  akuzat  ndaj  tij  me  një  llogjikë  të  fortë  . 
      Kjo  qe  seanca  e  paraditës  .  Mbas  dite  u  pyet  Apostol  Gega ..
      Ai  u  quajt  intelektual  i  degjeneruar   dhe  u  akuzua     se  kishte  shkruar  dhe   shpërndarë  trakte  me  të  cilët    ftonte  rininë  të  ngrihej  për  të rrëzuar  qeverrinë  me  violencë  ,  se  kshte  folur  kundër  miqëssë  me Jugosllavinë  dhe  Bashkimin   Sovjetik  , duke  e  lidhur  me  veprimtarinë  antikomuniste  që  kishte  zhvilluar  në  fshatin  Grabovë  A  të  Gramshit  ,  se  kishte  folur  kundër  reformave ekonomike   të  Qeverrisë  Demokratike   dhe  i  kishte  sabotuar  ato ,  se  kishte  sharë  organet  e  Pushtetit  popullor  ,  se  kishte  krijuar  lidhje  me  të  arratisurit  duke  i  ndihmuar  ata  me  të  holla  ,  se  kishte  ndër  mend  të  bënte  atetate  kundër  personaliteteve  të pushtetit  , 
   Si  kryetatari  i  gjygjit  ashtu  edhe  anëtarët  e  pyetnin  këtë  djalosh  me  një  urrejtje   të  egër    ,  sikur  kishin  përpara  një  kriminel   .  Ndërsa  Apostoli  qetë  ,  qetë  u  pergjigjej  atyre  me  kurajo  duke  i  pranuar  ato   veprime  që  kishte  kryer    duke  arësyetuar  ,  se  i  kishte  kryer  për  të  mirën  e  vendit dhe  kundeërshtonte  ato  , që  nuk  kishte  bërë  .  Duhet  shënuar  ,se  kur  u  pyet  se  me  cilet  shokë  kishte  bashkëpunuar ,    ai  nuk  tregoi  asnjë  nga  shokët  dhe  cdo  gjeë  e  mori  vetë   persipër  .
    Pyetjet  e  trupit  gjykues  dhe  përgjigjet  e  Apostol  Gegës  nuk  ishin  pjesë  e  një  procesi  gjyqësor  ,  por  pjesë  e  një  debati   politik  midis  tyre  ,  ku  triumfues  doli  gjithëmonë  djaloshi   24 vjecar  .
           Të  nesërmën  u  pyet  Nazmi  Fagu  .
       Kur  e  akuzoi  kryetari  i  gjygjit  ,  ai  nuk  pranoi  të  flasë  ,  por  kërkoi  të  laxohen  shënimet  e  tij  që  ai  kishte  shkruar  në  fund   të  proces  verbalit  që  ishte  hartuar  në   hetuesi  .  Sepse  Nazmi  Fagu  e  kishte  nënshkruar  proces  verbalin  ,  por  nën  firmën  e  tij    kishte  kundërshtuar  me  shkrimin  e  tij  të  gjitha  akuzat   kundër  atij  ,  Hetuesi  ,  mbasi  kishte  larguar  Nazmiun  ,  atë     pjesë  në  fund    të  proces  verbalit  ,  ku  Nazmi  Fagu  kishte  shkruar  kundërshtimet  e  tij  ,    e  kishte  grisur  .  Kryetari  i  gjygjit    që  e  dinte  këtë  veprim  ,  përplasi  grushtin  në  tavolinë  dhe  i tha  Nazmi  Fagut ,  se  ai  kishte  bërë  edhe   mbledhje  me  të  rinj  në  shtëpinë  e  Virtyt  Gjylbegut  .  Virtyt  Gjylbegu  ,  që  ishte  shoku  i  tij  ,  dhe  ishte  në kinema  ,  sa  dëgjoi  akuzën  e  kryetarit  ,  u  ngrit  dhe  e  kundërshtoi  kryetarin  duke  thënë , se  nuk  ishte  e  vëertetë  ajo  akuzë .  Kryetari  i  gjygjit  u  hutua  .  Por  anëtari  i  gjygjit  që  kishte  qenë  hetuesi  i  Nazmiut  ,    urdhëroi  kapterin  e  skuadrës  të  policëve  që  ruanin  të  akuzuarit  ,  të  arrestonte    Vullnet  Gjylbegun  . 
      Ai u  arrestua  me  një  hereë  ,  gjygji  u  pezullua  dhe  Nazmi  Fagu  nuk  u  pyet  më  .
      Virtyt  Gjylbegu  u  gjykua  më  vonë  ,  u  dënua  me  burgim  dhe  me  pun ë  të  detyrueshme  ,  e  dërguan  në  kampin  e  Vlocishtit  për   tharë  Kënetën  e  Maliqit  ,  ku  ,  nga  trajtimi  i  keq që  i  bënë  ,  i  dha  fund  jetës  ..        
                                                       X
                                                X            X
     Pastaj  procesi  gjyqësor  vazhdoi  me  të  akuzuarit  e  tjerë   , Të  gjithë  u  akuzuan  si  pjesëtarë  të asaj  organizate  kriminale ,  që  kishin  për  qëllim  përmbysjen  e  Pushtetit  Popullor  me  akte  terroriste  ,  por  të  gjithë   i  kundërshtuan  akuzat  duke  deklaruar  ,  se  proces verbalet  i  kishin  firmosur  nga  torturat ,  që  kishin  pësuar   . 
    Pas  pyetjeve  të  të  akuzuarëve  , procesi  gjyqësor    vazhdoi   me  dëshmitarët  të  përgatitur  që  më  parë  ,  se  cfarë  do  të  dëshmonin .Ishin  anëtarë  partije  ,  kandidatë  dhe  të  rinj  komunisrë  .
     Në  pretencën  e  tij  të  fundit  që  mbajti   prokurori  mbas  dy  ditësh , ai   përsëriti   po  ato  ,  që  kishte  thënë  në  fillim  të  procesit  gjyqësor  ,  por  tani  si  të  vërtetuara  dhe  të  dokumentuara  .  Në  fund  ai  kërkoi  që  tre  nga   dhjetë  të    akuzuarit  ,  Salim  Ceka  ,  Apostol  Gega dhe  Nazmi Fagu  të  dënoheshin  me  vdekje.
     Kur  prokurori   shqiptoi  emrin  e  Salim  Cekës  ,  djali  i  madh  i  tij  u  ngrit  në  kambë  dhe  tha ,  se kërkesa   e  prokurorit  ishte  e  padrejtë   ,  ndërsa  e  motra  e  Nazmi  Fagut  ,  Ikbal  Fagu  ,  sa  dëgjoi  kërkesën e  prokurorit  për  të  vëllanë ,  uluriti  dhe    ,  duke  qarë  ,  doli  nga  kinemaja  dhe  u  drejtua  nga  Shkumbini  për  t’i  dhëne  fund  jetës  . Policia  e  ndaloi  dhe  atë  natë  atë    vajzë  të  re  e  mbajtën  në  ambjentet  e  burgut   dhe  e  liruan  të  nesërmen  . 
      Këresa  e  prokurorit  për  ato  dënime  tronditi  mbarë  Elbasanin  .
      Gjykata  ushtarake  vendimin  e  dha  mbas  një  dite                                                                              
       U dënuan  të  gjithë  të  akuzuarit  .  Pati  vetëm  një  ndryshim  nga  kërkesa  e  prokurorit  : Nazmi  Fagu  nuk  u  dënua  me  vdekje  ,   por  me  brgim  të  oërjetshëm  .
        Vëllai  i  Apostolit  ,  që  ndoqi  të  gjithë  zhvillimin  e  gjygjit  ,      më  ka  shkruar    se  kur  kryetari  i  gjyqit  njoftoi  se  Nazmi  Fagu  nuk  u  dënua  me  vdekje, Apostoli  e  kishte  uruar  ate :  ‘’ Ai  krenar  në  mes  të  asaj  llahtarije,  i  sgjati  dorën  Nazmiut  dhe  i  buzëqeshi  ...’’
                                                                                            
                                                                  X                                                      
                                                           X            X
     Dy  të dënuarit  me  vdekje  , me  duar  të  lidhura  me  pranga  ,  rrinin  në  heshtje  në  kaushin  e  tretë  të  Burgut  të  Madh  te  Kalaja    ,  duke  pritur  vendimin  e  Gjykatës  së  lartë  ,  e  cila  do  të  vendoste  përfundimisht  mbi  jetën  e  tyre  në  bazë  të  dokumentave  që  kishin  nga  gjykata  ushtarake  e Elbasanit  . 
     Me  dokumentat  e  Apostolit  u  muarën  dy juristë   ushtarakë  ,  njëri  me  gradën  major  dhe  tjetri  kapten  i  parë   .  Ata  i  studjuan  dhe  përfundimisht miratuan   dënimin  e  tij  me  vdekje  . 
     Dënmin  me  vdekje  të  Apostolit  e  miratoi  edhe  Enver  Hoxha  ,  që  atëherë  ishte  edhe  Ministër  i  Mbrojtjes dhe   kërkoi  që  ta  lajmëronin  për  egzekutimin  dhe  fjalën  e  fundit  të  tij  .  Ky  miratim  i  shpejtë  i  Enver  Hoxhës  dhe  porosia  e  tij  që  ta  lajmëronin  sa  më  parë  për  ekzekutimin  e fjalën  e   fundit  të  tij  ,  tregon  kjartas  se  sa  shumë  e  shqetësoi   diktatorin   ky  dëshmor  idealist  në  moshën  24  vjecare  . j  
     Apostol  Gega  u  pushkatua  në  datën  11  nëntor  të  vitit  1946  në  kodrën  Krastë  të  Elbasanit   ,  ku  Diktatura  egzekutonte  kundërshtarët  e  saj  .
     Po  atë  ditë  Prokuroria  e  Elbasanit  lajmëroi  Tiranën  ;
                  Prokurorisë   te  Gjykatës  së  Lartë  Ushtarake 
                                                                           Tiranë 
                   Përgjigje  telit  Nr.o8  28  Res.  datë  11 . X1 . 1946
      Sot  në  orën  8  para  dite  u  egzekutua  i  dënuemi  me  vdekje  Apostol  Gega  nga  Elbasani ,  vullneti  i tij  i fundit  është ky  ; Veprimtarinë  time  e  konsideroj  ideale  dhe  duhet  të kemi  lirinë  e  mendimit  .
       Duke    analizuar   me  vemendje  fjalët  e  fundit  të  këtij  idealisti  24  vjecar  para  togës  së  pushkatimit  ,  arrijmë  në  përfundimin  se  ai  edhe  në  castin  e  fundit  të  jetës  së   tij   ,    mbron  me  vendosmëri    veprimtarinë  e  tij  atdhetare  për  shpëtimin  e  Shqipërisë  nga  sgjedha  tiranike  e  Diktaturës  komuniste  dhe  shprehet  për  lirinë  e  mendimit .
       A  nuk  është  ky  qëndrimi  i  një   idealisti  hero  ?
         Të  nesërmen  që  u  pushkatua Apostoli  ,  dy  vëllëzërit  e  tij  ,  Miltiadhi  dhe  Sokrati  ,   shkuan  në  Burgun  e  Madh  të  Elbasanit  për  të  marrë  teshat  e  të  vëllait   ,   që  ,  si  më  ka  shkruar  Miltiadhi  në  letrën  e  cituar  ,  ‘’të  shuanim  sadopak  mallin  për  këtë  shpirt  .  U  mallëngjyem  nga  disa  shënime  që kishte  lënë  brenda  tyre  . ‘’  Midis  të  tjerave  ai  kishte  shkruar :  ‘’ Nënë  ,  më  fal  !  Më  fal  ,  se  fjalën  tënde  nuk  e  dëgjova  , kur  më  porosite  ‘’  Kujdes  ,  bir  !  ‘’Por  nuk  asht  faji  i  im  .  Idealet  më  kishin  mbërthyer  rëndë  . Nënë  ,  m’i  bëj   hallall  të  gjitha  sakrificat  ,  netët  pa  gjumë  ,  gjirin  që  më  ke  dhënë  …...Nanë  e  babë    më  falni  që  ju  shkaktova  plagë  të  rënda ,  por  jo  unë  ,  Diktatura  komuniste  që më  ndoqi  këmba  këmbës  për  dy  fjalë  që  thashë  ‘’Poshtë  komunizmi  !’’          
                                                          X
                                                    X              X
      Me  një  herë  tehu  i  luftës  së  klasave  ra  mbi  familjen  Gega                                                                    
       Ajo   u  quajt  familje   armike  dhe  nuk  iu  dhanë  trikat    e    Frontit  .  Babai  i  Apostolit ,  Thanas  Gega ,  punoi  për  një  kohë  të  gjatë   punëtor  krahu   .Nerzit  e  asaj  familje  që  ishin  në  arësim  ,  u  pushuan  nga  puna  . Fëmijët  e  atyre    nuk  u  lejuan  për  një  kohë  të  gjatë  që  të  vazhdonin  shkollën  e  mesme .Vëllai  i  Apostolit  ,  një  rrobaqepës  shumë  i  zoti  ,  e  detyruan  të  punojë    në  zona  të  largëta  të  qarkut  të  Elbasanit  .      Nëna  e  Apostolit  u  vesh   me    të  zeza   dhe  nuk  i  hoqi  nga  trupi  kurrë  ato    rroba  . Ajo  e  vajtojë  gjithëmonë  djalin  e  saj  që  ia  vranë  në  atë  moshë  dhe  nuk  e   mësoi  kurrë  varrin  e  të  birit  ,  që  të  vinte  një  lule  e  të  ndizte  një  qiri  .
         Ja  se  si  e  përshkruan   Ikbal  Shkodra  (  Fagu  ),   e  motra  e  Nazmi  Fagut  nënën  e   Apostolit  mbas  disa  vite  :  ‘’ Më  kujtohet  viti  1964_1965 ,  kur  isha  mësuese  në  Cërrik  e  bënim  regjistrimin  e  fëmijëve për  në  shkollë  .Duke  shkuar  nëpër  shtëpitë  e  tyre  , në  hyrje  të  një  pallati  , në  katin  e  parë  , takoj  një  plakë  të  kërrusur   nga  pesha  e  vuajtjeve  dhe  e  moshës  .  Nuk  kishte  fëmijë  ,  për  në  shkollë .  Jetonte  në  një  varfëri  të   vërtetë .E  pyes  në  se  ishte  nëna  e  Apostolit ( mbante  mbiemrin  Gega  njëkohësisht  dhe  i  shëmbëllente  djalit  të  saj  të  vrarë  ) Ajo  heshti  .  E  kuptova  . Jam  motra  e  Nazmiut  ,  i  thashë  ,  shokut  të  ngushtë  të  Apostolit  dhe  e  përqafova  .Sytë  m’u  mbushën  me  lot  ,  ndërsa  nënës  së  mjerë  i  rodhën  lotë  dhembje  mbi  faqe .  U  ndava  me  brengë  në  zemër  , duke  menduar  gjendjen  e  mjeruar  të  saj  ,  frikën  , moshën  e pleqërisë  së  stërmunduar  të  saj  dhe  thashë  me  vete  ; ‘’  Si  i katandisi  komunizmi  njerzit  e  persekutuar  !
      Dola  dhe  vazhdova  regjisttrimet  ,  por  fytyra  e  vuajtur  e  nënës  së  Apostolit  , skenat  e  gjyqit  ,  qëndrimi  burrëror  i  djalit të asaj  nuk  më  hiqeshin  nga  mendja  ,  ndonëse  kishin  kaluar  shumë  vjet  .’’
                                                                   x
                                                             x            x       
     Për  këtë   dëshmor  janë  dhënë  disa  vlerësime  nga  njerëz  të  ndryshëm  qoftë  dashamirës  ,  qoftë  kundërshtarë  . Janë  vlerësime , që  ndihmojnë     në  paraqitjen  sa  më  të  plotë  të  portretit  të  këtij  dëshmori  . 
      Ja  se  si  shprehet  Medar  Myftari  ,  ish  nxënës  i  Apostol  Gegës  ;
‘’ Nga  një  jetë  e  tërë  njeriu  mund  të  ruaj  mjaft  kujtime .  Disa  prej  ëtyre  zënë  vend  të  vecantë  .  Kur  i  kujton  ato  ,  ke  emocione  të  vecanta  ,sytë  të  mbushen  me  lot  .Të  kësaj  natyre  i  kam  dhe  i  ruaj  kujtimet  për  mësuesin  hero  Apostol  Gega  . …..Për  mendimin  tim  ,  vepra  e  jote  mbeti  mësim  për  mua  ,  për  brezin  tim  . ‘’
        Marrë  nga  gazeta  ‘’Fjala  e  lirë  ‘’,  që  botohej  në  Elbasan , numri  352,  datë  3  maj  1995

       Ndërsa  zoti  Kastriot  Dervishi   ,  drejtor  i  arshivës  së  Ministrusë  së  Brendëshme  e ka  cilësuar  ‘’ idealist  i  madh ‘’ .   :
         ‘’Pa  dyshim  që  Apostol  Gega   ,  sipas  të  dhënave  arkivore  ,  ishte  një  idealist  i  madh  . Antikomunist  i pakompromis  ai  ndoshta  del më  i  vecantë  se  sa  mendohej  në  Elbasan  .Është  revolta  e  njeriu  të  edukuar  në  shkollën  Normale  të  Elbasanit  me  dashurinë  për  Atdheun  dhe  kombin  . ‘’
           Marrë  nga  artikulli  ‘’Dënimi  i  të  rinjëve  elbasanas  ‘’,  botuar  në  gazetën  ‘’ 55 ‘’ datë    11  prill  2008

             Ndërsa  shkrimtari  Hyjni  SALIM  Ceka     e  quan  që   ‘’... është  i  pari  që thërret  për  përpjekje  …..:  ‘’
            ‘’ Duke  parë  katrastrofën  ,  ku  po  rrokullisej  vendi  ,  është  i  pari  që thërret  për  përpjekje  ,  ndoshta  dhe  i  vetëm  në  aksionet  individuale  duke  hartuar  pamflete  e  duke  i shpërndarë   edhe     vetë . Ai  nxit  elbasanasit  të  lëvizin  ,      dënon  ekspansionin  serb  ,  dënon  tmerret  që bëhen  në  Kosovë  ,  padit  bandën  e  Enver  Hoxhës   ,  që   ngelet  kolaboracionistja  më  e  turpëshme   e    pushtuesve  sllavë  . ‘’
          Marrë  nga  artikulli  ‘’Apostol  Gega  dhe  disidenca   elbasanase  ‘’botuar  në  veprën  ‘’Tempuj  dhe  apostuj  ‘’,  faqe  71 .

         Ndërsa  analisti  Eugjen  Merlikaj  e  ka quajtur  Apostol  Gegën  ‘’  një  nga  heronjtë  e  vërtetë  ‘’ ;     
           ‘’ Apostol  Gega është  një  mësues  i  ri  , që  kundërvepron  ndaj  prIrjes  së  regjimit  për  të vendosur  diktaturën e  për  të  mohuar  vlerat  atdhetare  të  mjedisit  shqiptar  .  Është  një  nga  heronjtë  e  vërtetë  ,  të  cilëve  nuk  u  dhimbset  jeta  ,  në  se  ajo  vihet  në  rrezik  ,  kur  është  fjala  për  të  shpalosur  e  mbrojtur  idealet  ,  një  nga  ata  që  dinë  të  rrojnë  ,por  edhe  të  vdesin  me  dinjitet  . ‘’
                                                       Marrë  nga  vepra  ‘’Përsiatje ‘’ faqe  323,324      
        
       Motra  e  Nazmi  Fagut  ,  që  e  njihte  mirë  Apostolin  , shprehet  për  idetë  e  Apostolt  :
        ‘’ Apostoli  ishte  për  një  Shqipëri  të  lirë  ,  etnike  ,  demokratike  . ‘’ 
                                                                   Ikbale  Shkodra  (  Fagu  )
                                                                           Mësuese 
                                                      Marrë  nga  një  letër  drejtuar  autorit 

Ndërsa  Miltiadhi  ,  i  vëllai  ,  thotë  së  Apostoli  ‘’filloi  të  bjerë   ndesh  me  luftën  e  klasave  . ‘’
                                                                               Miltiadh   Gega 
                                                         Marrë  nga  një  letër  drejtuar  autorit 

          Ndërsa  një   kapiten  i  asaj kohe  është  shprehur  për  Apostolin  se  ‘’  ...ai  është  një  antikomunist  i  tërbuar   .  :
           ‘’  Nuk  e  ndihmoj  dot  …….Apostoli  e  ka  bërë  hak ,  ai  është  një  antikomunist  i  tërbuar  .  
                                                                     Jani  Naska 
                                         Ish  drejtor  i  Drejtorisë  së  Mbrojtjes  së  Popullit
                                                    Nga  një  bisedë  e  tij  me   një  mikun  e  vet  ,
                                  që  ndërhyri   te  ai  që   të  mos e  dënonin  shumë  Apostolin. 

                                                                X
                                                           X           X 
    Ky  është  Apostol  Gega  ,  një  dëshmor  i  rinisë  shqiptare  ,  që  duhet  kujtuar  një  dëshmor i  harruar  ,  që  duhet  nderuar  .
     Ai  e  kuptoi  se  Diktatura   po  e  vërviste   Shqipërinë    në  një  greminë  të  tmerrëshme      dhe  e  paralajmëroi  popullin  me  fjalën  e  tij  .  Ai  e  parashikoi  se  sa  shumë  do  të  vuante  populli   nga  ajo  Diktaturë  dhe  i  bëri  thirrje  rinisë që  të  ngrihej  për  ta   shpëtuar  nga  ajo  fatkeqësi  . Ai i  kuptoi  qëllimet  grabitqare  të    sllavokomunistëve  të  Beogradit  dhe  demaskoi  servilizmin   e  turpshëm  të  klikës  enveriane  ndaj  titistëve  .
     Ai  e  tha fjalën  e  tij  me  guxim  dhe  trimëri  si  kur  ishte  i  lirë  ,  ashtu  edhe  kur  ishte  i  prangosur  me  pranga  hekuri  .
       Ai  e  sfidoi  vdekjen  për  lirinë .   Për  ate   më  e  mirë  ishte  vdekja  për  liri   ,  se  sa  jeta  në  robëri  . 
       Ai  ra  për  Atdheun  ,  për  krenarinë  e  tij  ,  ai  ra  ,  për  popullin  ,  për  lumturinë  e  tij  .  Ai  ra  pë    mua  ,  për  ty  , për  ne  ,  për  ju  ,  për  të  gjithë  ne .   Ai  ra    për  lirinë  tonë  ,  për  lirinë  e  Shqipërisë  të  shumëvuajtur  ,  për  Shqipërinë  e  Skënderbeut ,  të  Ismail  Qemalit , të  Hasan  Prishtinës   ,  të  Mujo  Ulqinakut  ,  të  Camërisë  së  përvëjuar  ,  
         Edhe  kur  ishte  përpara  tytave  të  pushkëve ,   ai  lirinë  përmendi   dhe      mendimin  e  lirë  për  njerëz  të  lirë   kërkoi    me  fjalën  e  tij  të  fundit .
      Diktatura  e  vrau  ,  por  ai i  me  veprimtarinë  e  tij  ,  me  guximin  e  tij  ,  me  sakrificën  e  tij  na  nëson  ne  dhe  brezave  që  do  të  vijnë  se  si  duhet    menduar  ,  si  duhet   punuar   dhe  si  duhet    sakrifikuar  për  Shqipërinë  tonë  ..
     Për  të  gjitha  ato  që  bëri  për  ne  ,  ai  duhej  të  ishte  kujtuar  dhe  nderuar me  kohë  .  Fshati  Grabovë  A  i  Gramshit    duhej  ta  kishte  pagëzuar  shkollën  me  emrin  e  tij  ,  Bashkia   duhej  ta  kishte   sbukuruar  Ekbasanin      me  një  bust të  tij   në  mes  të  qytetit  dhe  Presidenca  duhej  ta  kishte nderuar  .  me  ndonjë  vlerësim  .
     Me  gjithë  ate  nuk  është  vonë  . Një  fjalë  e  urtë  e  popullit  tonë  thotë  ,  më  mirë  vonë   ,  se  sa  kurrë  . Le  të  shpresojmë  .
                                                                     

                                                               MAKENSEN  BUNGO 

No comments: