Sunday 12 July 2015

Luftë klasash!…

Tahsin Xh. Demiraj

Luftë klasash!…
               
            Ishte nbledhja e trete dhe nuk po i jepej dum ceshtjes se shkurtimit, pasi nje sot e nje neser, nje i nenes e tjetri i babes, nje i rrekomanduar dhe tjetri i ardhur me porosi qe fryre Reparti i lojrave me ze, sa nuk mbante me, nuk dilte prodhimi per te gjithe...
...E dini çfarë te bëjmë qe ti dalim ne krye këtij problemi, sa delikat aq edhe i koklavitur?…
Te gjithë hapen sytë nga folësja. 
Unë them, ta shikojmë problemin politikisht, ’ti diskutojmë nga biografia ata qe duhen shkurtuar- tha një grua marinari- dhe ju hodhi shikimin me radhe,  atyre qe kishin nga një”çoç” ne biografi e mua ma nguli vështrimin, pak mё shumё por ashpёr sikur ti kisha vrarё babёn. 
Nuk kemi pse ti diskutojmë nga biografitë- tha Naida- pasi kuadri i ka biografite e secilit dhe Partia e di këtë. 
E po, edhe neve,  gra te marinarëve, mos na diskutoni, nuk na takon neve te shkurtohemi…Burri im ka 29 dite sot, neper detra e oqeane, ne shërbim te Partisë dhe te popullit…dhe mire qe e mora vesh dje qe janë ankoruar ne Barcelone, se po luaja nga mend. 
Do zoti, ti mbushet mendja, burrit tënd, te qëndroje andej nga Baaarceellona-thash unё-, te arratiset qe edhe ti te quhesh e deklasuar se na e hëngrët shpirtin me këto arsyetime. 
T’u thaftë goja, çfarë thua kështu, njerëzit e burrit tim kane qene baze e rëndësishme e luftes.  Unë do të shkoj të të raportoj në Organizatën Bazë, të më shikosh se çfarë o të të punoj unë ty…
Jo në Organizatën bazë po edhe në degën e brendshme po të duash.  Më kërcënuake me Organizatën?Mos ha mish njeriu organizata bazë, unë vdekje dua. 
Atje ne fshat, ne shtëpinë e babës se burrit tim është vendosur një pllake ku shkruhet se u mblodh celula e pare e partisë, ne ditët e para te çlirimitt…
E ç’do te thuash me këtë?…Unë uroj qe edhe ti, te quhesh ndonjëherë e deklasuar se ne çdo mbledhje, ti e para, kërkon qe te shqyrtohen biografitë tona, kur ti edhe te gjithë juve e dini fort mire se neve jemi me te afte dhe punojmë me mire se disa nga juve qe keni biografira me shume merita, me baza lufte e me njerëz partie- ngarkuar-.
Mbyllej mbledhja pa u shkarkuar njeri.  E…Naida qe nuk kishte se çfarë te bënte me neve, e mërzitur, thoshte:Unë do te kërkoj te iki nga ky repart…Shkonte ne laborator tek Zana Vinçani e Jorgjia Gjordeni, takonte Irini Roçon dhe këshillohej me te…
Do te besh gabim- i thoshte Irini- ti, kështu i ben keq vetes. 
E shihte mire Irini se këto pune i kish marre porropia. 
Kur nuk duan te lëvizin nga reparti, ti nuk ke çfarë te besh.  Le ta marre ne dore, drejtoria, këtë pune…. 
Me pas u shtrua qe te punojmë nga një gjysmë norme.  Ata qe kishin frike se do te shkurtoheshin-u gëzuan, te tjerët-u dëshpëruan-
Te hamë te gjithë me pak-kështu thotë partia-
Pak po hamë neve, u dashka te hamë akoma me pak?…
     Kush foli atje?…
Unë jo!…
Edhe unë jo. 
Edhe unë-jo-Për ideal te Partisë, unë nuk fola…
Po, dikush foli, unë e dëgjova qe tha”Pak po hamë neve, u dashka te hamë edhe me pak”?…
Unë nuk fola e as dëgjova njeri…
Hajt hajt se e shikojmë ne Organizatën- baze, se kush foli, pse ku jemi neve këtu?…
Mire, mire, atje te shikohet.  Atje te shikohet edhe shkurtimi i atyre qe janë tepër…
Ne Organizate te shikohet edhe një here se kush është ky Tahsini qe here pas here na i kritikon shoqet qe nuk punuakan mire-tha Drita modelistja…
Atje, atje-tha Veronika-
Unë jam dhjete vjet aktiviste e Bashkimeve profesionale-tha Donika-. 
Ishin mbaruar tere ankesat e kërkesat dhe kishin filluar kungulleshkat:Pse unë po ti, pse ti po ai, pse shoqet po shokët, pse shokët po shoqet...
Hajde, hajde çfarë gallate po bahet këtu-tha Nandi Jakupi-
I kishte shkuar lajmi Tefta Peçinit dhe ia arriti.  U shpërthye dera me te dy kanatat dhe te gjithë shikuan nga dera…
Shikoni se mos shkurtohet Morena ime se do te bëj atë qe do t’ju habis te gjithëve, do ti vej flaken këtij reparti- Iu afrua Morenës qe po qante- pusho e mos qaj bija e mamit se këtu ka gjithë ata me biografi te keqe, eeehyyhaaa asht mbush plastika me armiq…aa ka lufte klasash këtu apo ju ka zane gjumi e kini zane myk ju…Unë për kokën e Petraqit shkoj dhe i dal përpara makinës se shokut Muho Asllani, e dini ju apo jo, unë shkoj dhe fle me Muho Asllanin  ke Komiteti i Partisë…
Te gjithe qeshen...
He mor dreqen mos qeshni se u ngaterrova...desha te them se une shkoj dhe fle ke Komiteti i Partise e pres sa te vije shoku Muho.
Naida u ngrit e shkoi ta qetësonte. 
Tefta, leri këto muhabete se ka kush i shikon, nuk mbeten për ty po ik tani se kemi mbledhje.  Ik dhe rri e qete se nuk e diskuton kush Morenën tende…
Tefta iku duke bërtitur neper korridor, neve po e dëgjonim Teftën dhe të tjerë:
  Poshtë të deklasuarit. 
  Ti djegim në zjarr të deklasuarit, në vend që ti fusin burgjeve e andejë ti ngordhin na i bien këtu në Ndërmarrjen tonë që të na marrin punën neve, neve që jemi mish e kockë me Partinë…
  Tefta hyri përsëri në sallë, kësaj here edhe me dy të tjerë parazitë që nuk ju zinte bytha vend në asnjë repart se nuk donin të punonin e në këtë repart donin të hynin ta provonin edhe këtë se ishin përhapur fjalë se paguhet mirë në Repartin e lojërave të fëmijëve dhe punë nuk bëhet fare, qejf o qerrata!…
Dilni përjashta se kemi mbledhje tha përgjegjësja-Naida Gjata-
Neve nuk dalim pa nxjerrë nga ky repart të gjithë të deklasuarit që janë mbledhur me miq, dhe ti nxjerrim përpara gjithë punonjësve të Fabrikës dhe ti demaskojmë dhe të dalim me propozime konkrete që të dënohen dhe ju bëjmë thirrje të mos harroni luftën e klasave, ata duhet ti djegim të gjallë…Mos e harroni asnjëherë luftën e klasave-porosit Partia-. 
T’i çojnë andej në kooperativën e Bashtovës, ta provojnë baltën, andej nga kanë çuar Raq Manushin, apo në kooperativën  të Spillesë apo në gjolin e Zhabjakut apo në Kullë të Sukthit që ti çajnë mushkonjat, andej nga kanë çuar vellezerit Popaj dhe jo këtu në mes të Durrësit, se këtu vijnë edhe turistë të huaj…
Po këtu vijnë turistë mor jahù…
E pastaj?
Si more, e pastaj?Pyetje është kjo?Ata janë armiq dhe mund të merren me spiunazh, mund t’ju tregojnë sekretin e bunkerëve.  Këtu afër kemi edhe depon e armatimit-e në tarracë kemi edhe mitralozat kundërajror-tha Avniu.
Ju tregojne sekretet  e maqinave te injektimit-tha nje tjeter.
...Te mullinjve te granulimit, te kalandrave...
Me leje e pa leje ngriheshin e kepusnin nga këto…Naida kishte vene koken ne mes dy duarve, kish mbeshtetur brrylet mbi tavoline dhe shikonte here njerin e here tjetrin, bente ti pushonte pa ato gumezhinin.
Sikur të mblidheshin edhe ne te tjere reparte të tillë mostra dhe ta ngrinin zërin në këtë mënyrë, neve të deklasuarve, do të na granulonin në mulli, do të na përpunonin në kalandër dhe do të na piqnin termostateve. 
Një jetë e tërë me këto marrëzi.  Kudo që të ishim neve të deklasuarit, nuk do të gjenim qetësi, vetëm në varre nuk do të kishin çfarë të na bënin më.
Hiç nuk kanë ça të me bojn mu, unë jam me raport nga doktorr Vokopola-bërtiste me krenari Tefta Peçini…
Hajde gallatë qi po bahet-qeshte Nand Jakupi…
E nderpresim mbledhjen- tha Naida-. Do te kerkoj te vije Kryeinxhinjeri apo drejtoresha, te vije edhe Shefja e kuadrit dhe le te vendosin ata xe bashke nuk po e gjejme gjuhen e aresyes.
Uaaaaa...
Uaaaa...
Uaaaa...
Hyri Irini Roço dhe Met Borshi, djali i artё qё u njojtёm dhe qё i bisedonim pak si shumë me njeri trjetrin...Ne repart ndërroi atmosfera.  Lushka, për ta dëgjuar Irini, lëshoi porosinë;
Shikoni se do t’i kontrolloj një për një fiq-fiqet -dhe me vrap shkoi pas Irinit.  Meti i qeshur erdhi tek unë. 
Ç’behet këtu more Tahsin, jetoni apo nuk jetoni me situaten”Me pak fjale me shume pune”thotë Partia. 
Ishim ne një mbledhje qe i shërben prodhimit, shoku inxhinier, cilësisë-i thash unë-
Ne qofte se kështu, atëherë mire, qenkemi informuar keq neve te drejtorisë, atëherë hajde ta ndezim nga njё me filtёr- dhe qeshte me mua- Dolëm ne qoshe te repartit dhe e ndezëm nga një partizani. 
Dobët, dobët, punohet me lojërat-tha Irini-sytë e qenve me shume ngjajnë me sy njerëzish dhe qerpikët sikur i kini kthyer me rimel, dhe qeshte me ironi duke kaluar nga njëra tavoline ne tjetrën…
Uuuu qyqja mi Irini, ju kam thon kushedi sa here se nuk bohet kshu pikturimi…
Për nesër, nuk ka me prodhim-tha Liza Çako qe hyri me vërtik-.  Termostatet nuk kane punuar javën qe shkoi.  Prodhimi qe kishim ne magazine mbaroi.  Duhet te punohet edhe pas dite me termostatet…Po nuk u punua edhe me turnin e dyte, nuk ia dalim dot.  Lorenca shkoi te beje dy jave tek kalandrat si kandidate, kështu thotë statuti i Partisë, atëherë Xhevja…
Xheve Bllaca ia a la fjalën ne goje…Unë, jo një herë, se herën tjetër dogja dorën ne termostat. 
Edhe unë-jo-tha Urani Doraci.  Tashti qe u martova-lere punën po deshe-me thotë Andrea.  Rroga ime na mjafton për te jetuar, kështu qe mu nuk me kini.  Pse, pak kam punuar unë ne termostat, le ta provojnë te gjitha me radhë…
Javën qe vjen do te shkojmë te punojmë ne Kooperativën e Rrashbullit, te mbledhim pambuk dhe ditët do te na paguhen nga ndërmarrja-tha Vilma qe e kishte marre vesh ne llogari-
Atëherë disa nga gratë do te qëndrojnë ne termostate qe kështu te mblidhet prodhimi gjithë kësaj jave. 
Te rri unë ne termostat-tha Drita-
Edhe unë…
Edhe unë.  . 
Edhe unë…
Mjaft, mjaft-tha Liza-Vetëm tri gra do te qëndrojnë, te tjerat do te shkojnë te mbledhin pambuk…
Ooooh sa mire qe u rregullua puna edhe kësaj here!…
Mire u rregullua edhe kësaj here, po pastaj…
Hajt se ka kush mendon-tha Meti-Te rroje Partia-dhe u ndamë. 
Nuk mendonim për me tutje se nuk kishim çfarë te zgjidhnim, asgjë nuk varej nga ne. 
...T’ia hidhnim edhe kësaj here, pastaj…Nandi ngriti tere volumin e manjetofonit sa dukej se po tundeshin muret e repartit.



Tahsin Xh. Demiraj
E qanë për së gjalli...!

Obobo i ziu unë, ç’më gjeti...! e përsëriste rrugës tek i merreshin këmbët nga që ecte shpejt dhe si i shastisur.  Obobo moj nëna ime, obobo, obobo moj nënë...! Ata që arrinin ta dëgjonin, bënin ta pyesnin por nuk arrinin nga që ecte ashtu i pa ekuilibër.  Nja dy herë u kthye mbrapsht sikur ti kishte humbur ndonjë gjë dhe prapë nisej nga kish marrë udhën. 
Obobo, obobo i ziu unë ç’më gjeti...! Po ç’pate që më bëre o nënë?...
Çfarë të ka ndodhur more burrë?, klithi e shoqja.
Mos më fol se jam bërë vrer. Të më therësh, gjak nuk më del. 
Në çast u mblodhën në shtëpi gruaja katër fëmijët, nëna dhe i ati-dy pleq dhe komshinjtë që ishin afër, në një obor.  U mblodhën edhe të tjerë që e kishin ndjekur rrugës, kur ecte si i shastisur…
Çfarë i ka ndodhur?
Çfarë i ka ndodhur-pyesnin gruan të shqetësuara gratë e tjera që e dëgjuan gruan kur klithi, kur e priti të shoqin tek porta. Ajo e prerë në fytyrë dhe krejt e verdhë, vetëm ngrinte supet dhe qante, ndërsa ai pa u takuar me të, hyri në nevojtore. 
Nuse moj, çfarë i ka ndodhur djalit. 
Nusja vetëm ngriti supet dhe ju shkreh të qarit më shumë
Çfarë ka ytshoq moj hutaqe, thuamë një fjalë, çfarë ka im bir?
Nuk e di po zotrote mos më thuaj hutaqe, ai nuk më tha gjë. 
Hyni, hyni brenda, mos bëni zhurmë-tha i ati-Hyni e mirë se erdhët burra. 
Mos ishte vrarë gjë në punë?Mos ishte zënë me njeri...? Mos i ka ndodhur gjë rrugës?
Jo, mirë ishte, vetëm unë i ziu, unë i mjeri, thoshte. Ia hidhte fajin të ëmës”Po ç’pate që më bëre moj nënë”, e dëgjova që tha. 
Doli nga nevojtorja dhe iku me vrap dhe shumë i shqetësuar.  Të mbledhurit u habitën, shtangën më shumë dhe më me pa durim prisnin të dëgjonin nga ai e ai ikte si i marrë, e shoqëruan me shikime kur doli. 
I shkreti-tha një plakë-shihe, shihe si ikën…Mos ka shkelur ndonjë gjë, mos i kanë bërë magji?
Ku shkoi, ku shkoi?
Hë ku shkoi?
Gruaja bëri ti shkonte pranë kur doli nga nevojtorja, ai e shtyu dhe iku. 
Hapu, lërmë të iki, lërmë ti të paktën, hiqmu mos më dil përpara- dhe iku-.  Bëmë një trastë me bukë, djathë... ooo zot ndihmomë… ther edhe ndonjë pulë moooj dhe ca qepë ti marr me vete se nuk i dihet kësaj pune, luftë i thonë, a kthehem a nuk kthehem më…
Ooo Zot ruaje burrin, ruaje babën e të vegjëlve
Ç’domethënë kjo, çfarë ka ndodhur ku do të shkojë?
Bukë, bukë më bëj gati, më tha dhe iku.
Bukë?Ku do të vejë, mos i ka shkrepur në kokë të kalojë kufirin?
Ç’thua moj tu thaftë goja…Edhe ajo na duhet, të na ngjitin vulën e të deklasuarve, të na futin të gjithëve nëpër burgje e të na nisin internimeve. 
Hajde çohuni ju të ikim, nuk kemi parë, nuk kemi dëgjuar gjë-tha një plakë dhe i mori me vete dy nuset bashkë me tre fëmijë dhe dolën edhe pa përshëndetur.  Pas sajë dolën edhe të tjerë.  Ata që mbetën flisnin me njëri tjetrin me zë të ulët. 
 I ati, burrë plak, ju qep nga mbrapa.  Mbyllni dyer e penxhere tha plaku dhe iku, gati u  rrëzua kur kaloi portën me vrap. 
Ai iku, iku me vrap pa thënë asnjë fjalë, plaku ikte me vrap ta arrinte. 
E zeza unë për djalin-tha e ëma-fëmijët filluan të qajnë me ngashërim por pa zë, e shoqja vuri duart në kokë. 
Mos e kanë futur në burg?
Po ai erdhi vetëm dhe vetëm iku…Po të ishte për në burg do ta binin të lidhur, ai erdhi me vrap dhe iku me vrap. 
E zeza unë-tha e ëma-O zot ruaji mendjen djalit!.  .  . 
Të gjithë qenë mbledhur në kuzhinën që qe e madhe, që e kishin edhe si dhomë pritje dhe rrinin sikur përgjonin ndonjë xhenaze, pa zë. 
U duk sikur trokiti dera, pasi e kishin mbyllur.  Të gjithë u ngritën në këmbë. 
Erdhi më duket...! Erdhi...? Erdhi...?. 
E hapën derën po nuk dukej të vinte, e mbyllën prapë…Kishte qenë një mace. 
Ishte bërë natë kur u kthye, i verdhë në fytyrë, hodhi në korridor një deng me plaçka, hyri, i pa të gjithë një e nga një dhe ju mbushën sytë me lot e duke fshirë lotët, gulçoi dhe u mbyt në ngashërim. 
Babi-foli më i vogli i fëmijëve, 4 vjeç dhe shkoi e mbërtheu pa e kuptuar se ç’mu të ishte, veç me instinktin e të voglit, dinte se flitej për të e për të ishe tërë gjurulldija.  E mori e puthi dhe e përqafoi të voglin dhe gulçoi më keq. 
Hajde, hajde djali i babës se je burrë, mos qaj, nuk bën të bësh kështu. 
Nuk bëjnë burrat kështu more bir i tha e ëma po mblidhe veten e na thuaj si i ke punët. 
Lumë e det, ç’më pyet moj nënë…Kisha shumë shpresë…se më kishin harruar kaq kohë,  unë kam 10 vjet që e kam mbaruar ushtrinë, po ja që u kujtuan edhe për mua. Se kush ka qenë ai këlysh kurve që e gjeti emrin tim, mos më rëntë në dorë…Jetë i thonë…
Qetësohu more bir, bashkë me shokët!.  .  . 
Në burg baba?
Tu thaftë goja moj terse.  Pse e thua në fillim fjalën e fundit. 
Po çfarë, çfarë…
Në zbor moj në zbor, ushtar domethënë, nuk e pe dengun me rroba ushtarake?
Ushtar...? po ai e ka bërë ushtrinë, prapë...?
Po kështu i marrin tani, herë pas here, si në gjendje lufte. 
Çfarë si në gjendje lufte, luftë, luftë e vërtetë thuaj më mirë. Ata  na dhanë gjithë atë deng me plaçka, pushkë, plumba dhe helmetë e kundërgaz, vishuni me urgjencë, na thanë dhe grumbullimi do të bëhet në mesnatë tek kodrat e Karbunarës e që andej në mëngjes pa zbardhur duhet të jemi në Hysgjokaj…Gjithë ky shi, çahet balta në këmbë? Gjithë natën e natës, në mëngjes, pa zbardhur duhet të jemi atje…Armiku që vjen nga Korça, është afër Labinotit por me mjete më të avancuara se neve, pritet të pushtojë Elbasanin dhe neve do të bëjmë transhetë për të mbrojtur Peqinin…Transhetë do ti bëjë brigada jonë që ka katër batalione, do të fillojnë transhetë në Bishqem dhe disa breza me radhë, skalionet tona do të dislokohen nëpër kodra dhe bregut të Shkumbinit. Brigada tjetër do të luftojë në bregdet që nga fshatrat e Fierit, në Libofshë, Karavasta, Divjakë e deri në fshatrat e bregdetit të Kavajës, do të bëhen transhetë duke filluar nga Çerma, në Zhabjak, Kryevidh, Spille e nëpër gjithë krahinën, andej do të sulmojnë nga deti, Flota e shtatë-thonë-Do të nxihet deti si më 7 Prill... Po, ata e kanë më të lehtë, në përgjithësi, andej mund të zbarkojnë Anglezë dhe italianë. Me italianët edhe luftohet, po me grekun ëëëhë...!  
Pa janë shumë baba?
Kush neve? Jemi po, jemi disa…
Jo, jo ata armiqtë. 
Ku e di unë more djali i babës.  Ushtri e madhe, mizë lisi.  Ata që vijnë për të na pushtuar, i kanë bërë llogaritë.  Dimë këtë-siç na tha komandanti-se janë të armatosur deri në dhëmbë dhe kanë mbështetjen e aviacionit…
Çfarë është aviacioni?
Aeroplanët moooj, aeroplanët që hedhin desantë,  do të hedhin qindra e mijëra desantë, me parashuta-domethënë, po mos më ndërpre.  Kanë pastaj tanke e topa të rëndë që të bëjnë hi.  Artilierët grekë janë të hatashëm-thonë. Thonë se ju paskan hedhur predhën në kazanin e makaronave- italianëve...
Pse Grekë janë?
Grekë e Italianë e Portugezë e Amerikanë dhe e gjithë bota bashkë, Ushtria e NATO-s më, a ka më shumë se ushtria e NATO-s? Po grekët janë më të tmerrshëm, se kanë edhe inatin që neve luftuam përkrah Italianëve në luftën Italo-greke, ata të therin me thika e të çajnë me bajoneta- Grekë mëëë- hilanjosa, e keni parë kur hynë me atë kalin e drunjtë dhe e dogjën Trojën? E keni dëgjuar kur i përzunë  Çamët? I grabitën, i poqën e i dogjën në zjarr...Po në provokacionet e Gushtit, keni dëgjuar se sa kanë vrarë nga tanët...? Po, edhe amerikanët janë si tigra, hanë si derra mëë, edhe me çokollata i ushqejnë ju japin rroga të mira e edhe ata hidhen si tigra në luftë- pse të mos hidhen...? Mos kujtoni se janë më të pakët Portugezët, Spanjollët, Kanadezët?…Ata janë të gjithë së bashku e neve?
E neve?
E ne...? O të mjerët ne, vetëm, ashtu siç na ka bërë nëna, vetëm, u prishëm edhe me Sovjetikët edhe me Kinezët, për neve nuk pyet më as Traktati i Varshavës se dolëm nga traktati, neve me mëndje të madhe, prishu me njërin, prishu me tjetrin, sikur vetëm neve qenkemi raca më e mirë e botës.  Na tani, kemi mbetur vetëm si qeni, Shqipëria ka mbetur si një ishull i vetmuar në mes të oqeanit…
Pusho se të dëgjuan!.  .  . 
Le të më dëgjojnë aman, më mirë le të më arrestojnë për agjitacion se sa të shkoj të luftoj kundër NATO-s. 
Nga dritarja e komshinjve përkarshi dritares së tyre që ishte pak e hapur dhe që mund të dëgjoheshin edhe biseda me zë të zakonshëm, nga që vajza e tyre gjimnaziste ishte shumë e dashuruar me emisionin me muzikë të kërkuar, e kishte ngritur në qiell radion dhe si për inat të trimit-komshi, shpërtheu zëri i Violeta Simonit:
Po të guxoj no’i her armiku/ Dorën po ta zgjati/ Ne me dhom e hajm barotin/ T’gjithve na ke gati/ Hej burri i motit, gjak i Kastriotit/ O Enver o trimi i jonë…E edhe vajza që kishte edhe zë të bukur, po shtronte tvolinën dhe përsëriste po këtë strofë: Po t’guxoj no’i her armiku dorën po ta zgjati/ Ne ma dhom e hajm barotin/ T’gjithve na ke gati…
Ai ktheu kokën nga dritarja dhe hapi sytë dhe e pa një çast si i çmendur, të gjithë ranë në qetësi edhe fëmijët dhe po shihnin një herë babën dhe një herë nga dritarja, vajzën që këndonte me zë të bukur. 
Mbylleni atë dritare, në besoni zot se po çmendem nga ajo këngë…Neve na ka ardhë NATO në prag ajo thotë:Ne me dhomë e hajm barotin…Haje, haje të bëftë mirë baroti-vazhdoi me tallje duke e përqeshur-po a e di ti moj pilivesë se unë po nisem me të vërtetë, jo si punë kënge po me të vërtetë?.  .  .  Unë, unë po nisem se Enveri-trimi jonë po fle atje në bllok me të shoqen, i rrethuar gjashtë shtatë herë nga garda…
Pusho se të dëgjuan more bir e na more më qafë…
Le të pushojë ajo po të dojë se më plasi…
Po ajo është në shtëpi të sajë mor bir.  Ja dritaren e mbyllëm, i mbyllëm edhe kanatat…
Po sa ditë do të vazhdojnë more bir-tha baba për të ndërruar bisedën për këto çështje që hynin në agjitacion e propagandë. 
Ku ka sa ditë do të vazhdojnë more, kësaj i thonë luftë e përjetshme, e dini se ç’domethënë luftë more?.  .  .  Të mos e shohë i pari të fundit.  Kërcet topi si në Karaburun, ruajna o Zot. 
Po, një stërvitje luftarake është more bir. 
Shife, shife, kjo është luftë e ky e bën stërvitje luftarake, kjo është luftë more luftë, një luftë që nuk do të mbarojë pa na hëngër kokat…
Ooo zot, ruaje babën e fëmijve.  Po ku do të flini me këtë kohë të keqe?
Ku do të flemë...? Shife, shife çar thotë kjo, ku do flemë....? Po gjetëm ndonjë kasolle, na lumtë. 
Në kasolle?
Shife, shife, prapë kjo, moj po kasollja është lluks i madh…tani nuk ka më edhe kashtë, e kanë mbledhur për fabrikën e letrës, bunkerët janë mbushur baltë, shiu si shiu, nuk do të pushojë…Ooo Zot i madh vëre dorën në zemër. 
Mos shko, mos shko babi, unë të dua shumë…
Edhe unë të dua shumë po ja që na thërret Atdheu mor bir…Kaq e pati edhe kjo punë…
Cila?
Ja që nuk kujtoheshin për mua…tashti që më doli emri? Andej dot mbetem.  .  .  Ju kujtohen sa kanë mbetur tuneleve...? Ju kujtohet kur u vra ai shoku im-I shkreti Vasil-ju kujtohet...? 
Po thanë se atë e mori një plumb qorr. 
Ku ka plumb qorr e me dy sy, ai u vra dhe e prunë dhe e varrosën?
Po, po, pooo më kujtohet që e varrosën me nderime. 
Me nderime...? E ç’më duhen nderimet mua, po u vrava më mirë të më hedhin haleve ose më hidhni të më hanë qentë.  Obobo i mjeri unë, po u vrava…
Po, ç’të të them nëna, ruhu more bir. 
Po moj nënë po, do të ruhem po ku i dihet se nga të vjen, plumb i thonë, apo një copë bombë.  Do të bombardojnë me artileri dhe me avionë-tha komandanti-…A keni pare luftë nëpër filma...? Ju kujtohet”Beteja e Stalingradit”, ju kujtohet kur vriteshin me dhjetëra e qindra e mijëra që e mbushën Vollgën me gjak?E kini pare filmin “Furtuna”, ju kujtohet kur binin burrat si plisa...? Po filmin ”Prita”  që kërciste mitralozi oj nane oj nane…I thonë luftë more a e kuptoni ju apo jo...?  I ziu unë që do të më mbeten fëmijët jetimë. 
Po mos shko more burrë, rri këtu fshihu deri sa të mbarojë ajo e mallkuar luftë. 
Po sikur të më gjejnë?E di ti se shkon puna deri në gjyqin ushtarak dhe e di ti se ligjet e luftës edhe të pushkatojnë?
Po nuk kanë ku të të gjejnë se të fshehim në haurin e atyre fshatarëve që ka edhe dalje nga prapa shtëpisë, Rri atje i fshehur dhe të biem atje për të ngrënë e për të pirë. 
Jo moj jo, tashti që më dhanë edhe armën me vete, edhe municionin, jam  regjistruar dhe të kërkojnë për mish lepuri dhe të gjejnë e të varin si këlysh qeni në ndonjë degë fiku…Bukën, bukën ma bëre gati...? Më jepni plaçkat të vishem, më ndihmoni të shkretën se kam rrugë për të bërë…
Njëri i dha pantallonat, ai hoqi pantallonat dhe veshi ato ushtaraket.  Tjetri i dha xhaketën, një tjetër kapotën, rripin, këpucët, kapelën…
Domethënë do të shkosh?
Po moj po do të shkoj. 
Po mos dil përpara, rri andej nga fundi. 
Të parët, do të vihen të luftojnë batalioni i të deklasuarve, ata janë të gjithë në këmbësori, neve me biografi më të mirë do të na lënë për më pas. 
Po ti mos lufto, rri mbrapa të tjerëve. 
Ku ka rri mbrapa e rri përpara moj ti?E di ti që po bëre bisht të qëllojnë shokët nga mbrapa...? Atje ku të më caktojnë, do të bëj edhe unë si të tjerët…
Ashtu djali  babës, bashkë me shokët. 
Po more baba, po, por për shokët do të qajnë nënat e tyre, gratë dhe fëmijët e tyre…
Hajt, hajt mos ndillni ters, se do të mbarojë edhe kjo luftë e do të jetojmë në paqe. 
Ah lum kush të rrojë. 
Babi, mos ik, mos ik, unë të dua shumë-iu qep i vogli dhe nuk i ndahej-e shoqja hyri me një trastë të madhe me ushqime, ai filloi të qajë përsëri. 
Merreni këtë të voglin se ma këputi shpirtin…
Mbërtheu rripin e sipërm, vuri helmetën, po mbërthente kapotën, filluan ti  rridhnin djersët, Të gjithë e shihnin me dhimbje, e ëma mbante pushkën në dorë. 
Merre bir, pushka tu bëftë top. 
Po më lanë topat e Grekut, ashtu le të më bëhet moj nënë, po…si të pakta më duken shpresat, amanet fëmijët.  Po nuk u ktheva, gruan niseni tek të sajët.  Dhe dëgjo këtë që të them moj ti...! Për dashurinë që kemi pasur, amanet të mos martohesh prapë,  po nuk u ktheva.  Dije se varri nuk do të më tretë. 
E zeza, çfarë më thua more burrë. 
Mbetshi me shëndet.  Na moooj atë. 
Çfarë?
Atë moj që e mbajmë nën jastëk kur flemë!
Jastëkun?-Iku me vrap dhe u kthye me një jastëk. 
Po ç’e dua jastëkun me vete moj derëzezë. Nuskën moj nuskën që më ka bërë  Nezir efendiu. 
Ah po…Doli dhe u kthye me një frymë. Ai zbërtheu xhaketën, ajo ja vuri në qafë.  Ai e mori e puthi dhe ktheu kokën lart.  O zot i madh në dorën tënde…
Të gjithë si në kor filluan vajet me kuje.  Edhe ai qante, putheshin me njëri tjetrin, takoheshin dhe qanin. 
E zezaaa, e zeza unë.  Oo zot ruaje burrin tim, babën e katër fëmijëve. 
Baba, shko tek Nezir hoxhë efendiu dhe thuaj, lutu për mua.  Ti nënë me nusen, nisuni sa të zbardhë tek Dervish Hatixheja dhe i thoni të lutet dhe të shkruaj për mua, i jepni 1000 lekë dhe ruhuni të mos ju shohë njeri…Amani, amani, amani, lutuni të gjithë për mua në më kini dashur ndonjëherë-tha duke fshirë lotët dhe hundët me mëngën e xhaketës.  
Po ti vdiqe më parë se të fillojë ajo e shkretë luftë more bir, kam qenë edhe unë në luftë po nuk bënim kështu…
Çfarë lufte ishte ajo luftë more baba, ju ndiznit zjarre e hanit e pinit nëpër shpella, fshiheshit nëpër pyje e shkëmbinjve dhe qëllonit çaf-çuf, çaf-çuf, nga larg, kur kalonte armiku, kësaj, kësaj i thonë luftë, me topa e mitraloza e me tanke e me aeroplanë…rri o baba, të keqen mos më fol për luftën…Lufta juaj ishte luftë partizane, luftë pritash, kjo është luftë frontale, ata kanë armë nga më të mirat. 
Po armë keni dhe ju more bir…
Po, po ne me armët e Poliçanit, ata kanë mitraloza me shtatë gryka oree!.  .  . 
Po të paska hyrë frika në palcë more trim po mos bën kështu përpara gruas dhe përpara fëmijëve…Mos e lësho veten more bir, po të më lejonin shkoja unë në vendin tënd. 
Ta kishim menduar më përpara…Ah të kishim ndonjë mik more baba që të na i kishte ndërruar emrat atje në Degën ushtarake…Po rri, rri, se tashti nuk bëhet ajo punë se më njohin, tashti që u kujtuan e dinë vetë ata se ç’bëjnë, nuk do të më ndahet helmeta për së gjalli, po bëj ashtu siç të thashë, rri e kujdesu për fëmijët e për shtëpinë, amanet gruan e fëmijët.  Nuk i dihet, luftë i thonë!. 
Mbeçi me shëndet…
Të shkosh e të kthehesh shëndoshë.  Zoti të ruajtët…

Ai i ngarkuar me pajisjet luftarake, mezi doli nga dera.  I ati mbante në njërën dorë kundërgazin e tij dhe hejbet me ushqime dhe i shkoi nga pas.  Të tjerët e përshëndetën deri sa doli në rrugë, sa mori kthesën dhe u mbyllën në shtëpi duke qarë sikur të kishte vdekur.

No comments: