-Tregim-
Nga Raimonda Moisiu
....Kishte javë që televizioni lokal ,jepte herë -pas -here lajmin që kishte tronditur qytetin-zhdukja e një adoleshenteje.Në ekran cfaqej porteti i saj ,me flokë kafe të errët ,të dallgëzuara deri mbi supe,me sy të zinj ,të mëdhenj ,në formë bajame. Televizioni tregonte prindërit e saj të tronditur ,dëshpëruar , rrethuar nga mikrofonët e gazetarëve .Nëna e saj nuk fliste ,por vetëm lotonte , ndërsa i ati, një burrë i imët ,me buzën që i dridheshe ,-kërkonte t'i gjenin të bijën ,duke ju drejtuar edhe asaj vetë të kthehej në shtëpi.
Ajo vajza që ishte zhdukur aq papritur e mistershëm ,-sapo pat kaluar në krah të Lirikës.
Lirika kishte mbetur e shtangur.
Stavri ,burri i saj ,si kishte bërë disa hapa ,ndjeu që Lirika nuk ishte më në krah të tij.
U kthye për njëherë :
"Lirika?"-shqiptoi emrin e saj , me atë zërin nervoz e të trashë nga cigarja .
Qëndruan në qoshe të Pallatit të Kulturës .Ishte e shtunë paradite dhe trafiku i makinave ishte i rralluar, por kalimtarë të shumtë ecnin me hap të shpejtë në drejtim të pazarit.Lirika ndiqte me sy vajzën që po ecte në pjesën veriore të bulevardit.
Stavri duke shfryrë me vete, i tha :
-Cfarë po bën?
-Shshshshsh... - i tha Lirika duke vënë gishtin tregues mbi buzët.
Po përfytyronte potretin e gjimnazistes ,asaj brunes ,që shfaqej në ekranin e TV-it.Lirika mbylli sytë.Sillte në përfytyrim ,mollëzat e faqeve të ngritura paksa ,flokët,sytë dhe i lidhte tiparet e vajzës së ekranit me atë që sapo i kaloi pranë .
Krahasonte e bënte kontrastin.
Në foto,vajza kishte flokë kafe të errët ,të dallgëzuara deri te supet ,por ,ajo gruaja,jo gjimnazistja që sapo kaloi pranë saj dukeshe më e rritur ,me flokë të ngjyer në të kuqërremtë ,e për më tepër i kishte të prera shkurt.Vajza e fotos nuk mbante syze ,Ndërsa ajo që sapo e pat parë,kishte syze të modës të errëta,në formë drejtkëndëshi.Rrobat e saj dhe tualeti ,ishin si për të rritur .
Lirika kishte një pasion të vecantë për të studiuar fytyrat e njerëzve .Sapo i kishte lënë të 60-t.Ajo ishte një nga ato të pakta femra mjeko-ligjore të moshës së saj,e specializuar si Ekspert-kriminalist; në vecanti në fushën e gjenetikës.
Një pjesë e trurit të saj ishte gjithmonë në veprim,biles edhe kur ajo ishte larg vëndit të punës.Ishte e pamundur ta largonte nga mëndja.
Kishte punuar për shumë vite si eksperte- kriminalist në qytet.Miqtë e familja e saj ishin mësuar me të kur jau ngulte sytë njerëzve e nuk i shqitëte,duke i studiuar fytyrat e tyre.Njerëzit e panjohur ndjenin një besdi e hutoheshin ,nga ngulmimi i syve të saj.Ajo nuk donte t'ja dinte ,i injoronte ,e këtë e bënte shpesh edhe kur ata i thoshin:
“Kush je ti? C'ke moj që më vështron ?
Ajo ndjente kënaqësi tek i vështronte fytyrat.U vështronte mollëzat e faqeve ,rrethin poshtë syve,gjatësinë e veshëve ,konturet e pjesës së nofullave,dhe hapësriën mes tyre.Kjo ishte aresyeja ,që pavarësisht ndryshimit të ngjyrës së flokëve,krehjes ,pavarësisht ,syzeve të modës ,tualetit ,si të një 40 vjecareje ,rrobave demode, Lirika kishte njohur vajzën e zhdukur.
-"Ajo" sapo kaloi ,me një burrë - i tha Lirika të shoqit .
- Cfarë?-e pyeti Stavri,i cuditur ,i hutuar nga ajo cfarë po fliste e shoqja.
Lirika pa e kuptuar as vetë, kishte folur me zë të lartë.
-Gjimnazistja!
Stavri vrënjti vetullat .
-Për atë Zot, për cfarë po flet,Lirika?
-Për fotografinë -atë -foton e asaj gjimnazistes .E ke parë qindra herë në lajmet?
.Ajo fotoja që të ngjall emocione të dhimbshëme.Me një shikim ,mund të dallosh të kaluarën ,të ardhmen.Ndjen gëzimin rinor,ndjen nostalgjinë .Nuk e merr vesh se sa shpejt ,je rritur,ikin vitet e shkollës ,martesa,fëmijët e kaq.Kur ajo e njëjta foto ,cfaqet herë -pas herë në ekranin e lajmeve ,zemra tënde terrorizohet.
Ti , e ke parasysh atë fytyrë të bukur ,të mjerë që mundohet të të buzëqeshë,me shpatulla të njoma e paksa të përkulura,e mëndja të punon vetëm për të keqen.Hë, Stavri??!!
Sa kohë kishte Ardiana -ishte emri i gjimnazistes,-që kishte humbur??
Lirika u përpoq ta sillte në kujtesë.Një muaj…gjashtë?Ngjarja jepej vetëm në Televizionin lokal.Qyteti ishte tronditur dhe njerësit ishin në panik ,për fëmijët e tyre.Kishte nga ata që mendonin se vajza ishte larguar me dëshirën e saj.Ardiana Bryli,sapo i kishte mbushur të shtateëmbëdhjetat ,pak ditë para se ajo të zhdukej.
-Qofsha e gabuar ,ndoshta nuk ishte ajo -mendoi Lirika për një cast.
-Nxito!,-i tha ajo Stavrit.
-Cfarë ?Ku po shkojmë ?
Kësaj here zëri i tij ishte më i fortë ,nervoz dhe i lartë.
Nuk ju përgjigj.Vazhdoi të ecte nxitimthi.Ndoshta vajza ishte një rrugë më sipër.Nuk dëshironte ta humbiste nga sytë.Stavri po e ndiqte nga pas.Ai ishte një mjek obstetër-gjinekollog.Ishte burri i dytë i Lirikës.Burri i parë pat qënë një figurë e njohur në fushën e mjekësisë-ligjore shumë i pashëm dhe pasionant.Kishte një huq .Ishte i dhënë shumë pas grave .Që në fejesë e pat tradhëtuar Lirikën,biles edhe me studentet.Ndoshta nuk është e drejtë cfarë mendonte këtë moment ,por kjo ishte e vërtetë .Ideja për tu martuar me një docient ,nisi si një lojë në fillim .Faktikisht gjërat nuk shkuan mirë ashtu si ajo i pat menduar . Bashkëshorti e kishte kuptuar se ajo më tepër ishte dashuruar pas profesionit e famës së tij,.Gjithashtu Lirika ishte më shumë e dhënë pas mjekësisë ligjore ,aspak e interesuar të krijonte një familje ,të kishte fëmijë ,për të qënë nënë.
Vazhdonte të ecte me atë hapin e shpejtë .Trotuaret ishin me njerëz dhe ajo ecte në bulevard ngjitur me betonin anësor të tyre.
Stavri përpiqej me sa mundej t'i shkonte nga pas.
-Vetëm ,qëndro me mua !
Ai e arriti :
-Nuk e marr vesh,cfarë po bëjmë,Lirika?
Ajo nuk ja vuri veshin fare .Sytë e saj po kërkonin flokëkuqen.
-Atje ,shikon atje lart ,në të majtë ,te qoshja e Bonbonerisë ,-duke i treguar me dorë në atë drejtim .
I duhej të shkonte më nga afër .Shpejtoi hapat sa i hanin këmbët.Duke gulcuar ,mundohej të mos e humbiste nga sytë.Qëndroi përballë një gruaje ,duke u përpjekur të mos dukej.Kridhej mbas njerëzve të gjatë .
Kur u ndodh në qoshe të dyqanit ,Lirika bëri një rrotullim.
-Ah ,mos!
Ardiana po vinte drejt saj.Sytë e tyre u ndeshën,për disa caste .Lirika e njohu.
Ishte ajo!
Ardiana Bryli ,ishte në krah të një burrri me flokë të zeza,ndoshta aty rreth të dyzetave .Ata ishin kapur për dore .Nuk ju dukën të shqetësuar .Ajo dukej,mjaft e kënaqur.Ndoshta në dukje.
Ju kujtua një vajzë e vogël,kur e kishin rrëmbyer ,ajo kishte dalë me rrëmbyesin e saj hapur dhe kurrë nuk dha një sinjal për ndihmë .Ndoshta dicka e njëjtë po ndodhte edhe tani.Ardiana i pëshpëriti dicka burrit në krah.Ata kaluan përmes njerëzve ,për në krahun tjetër të bulevardit ,duke u futur në rrugët dytësore ,prapa Mapos.
Stavri sapo mbërriti pranë saj.Ishte gati të thoshte dicka ,por ai vështrim në fytyrën e saj,ja mbajtën gojën.
-Hajde!- i tha Lirika ,të shoqit.Ata nxituan ,duke i shtyrë këmbësorët paksa me duar dhe kaluan në anën tjetër.Flokëkuqja dhe burri ,sapo kthyen në qoshen e parë dhe i humbën nga sytë .
-Dreqi ta hajë!-shfryhu ,Lirika.
-Cfarë?
I humba nga sytë! -ju ankua ajo të shoqit.
Nuk priti .Vazhdoi rrugën andej nga mendoheshe se mund të kishte kaluar cifti.U ndodh në një kryqëzim rrugësh .Qëndroi përballë Cezmës së Hamzës.Vështroi majtas e djathtas ,duke kërkuar me sy për flokëkuqen.
Ishte tepër nervoze.
Asgjë!
Ku shkoi ajo vajzë?
- Lirika?
Ishte Stavri që e thirri .Ajo nuk i tha asgjë.Qëndroi në platformën e Cezmës së Hamzës,zbriti dy tre shkallë dhe hodhi sytë në krahun tjetër ,ku ishin banjat publike.Nuk dukeshë asnjë shënjë e Ardianës.E po qe se ishte diku aty afër , ku mund të ndodhej??!!
Cfarë po bënte Lirika këtu?
A duhet të vazhdonte akoma t'i ndiqte ata?Po ku?E për cfarë?
Po sikur të telefonote policinë ?
Dikush po e godiste lehtë në shpatull.
Lirika u kthye .Ishte Ardiana -vajza e zhdukur .
Pas një kohë të gjatë Lirika do të cuditej për atë -ajo cfarë pa në shprehjen e fytyrës së adoleshentes...
Ishte një vështrim mbrojtës ,lutës ,gjykues, I dëshpëruar, gjakftohtë, I kënaqur, I trëmbur…gëzim..kënaqesi..?
Të gjitha mundi t'i dallonte ekspertia gjashtëdhjetë vjecare që i kish falur shkencës gjithshka,përfshirë edhe dhuratën më të shtrenjtë të jetës ,të qënët nënë,familjen ,që ajo kishte krijuar me Stavrin.
Ishin përballë duke vështruar ngultas njëra tjetrën,për një moment.
Një grup fëmijësh gazmorë duke qeshur ,bërtitur ciltër dhe hareshëm ,u kaluan pranë.Ato nuk i shkëputën sytë nga njëra tjetra .
-Te lutem -foli e para Ardiana me zërin e saj si një fërshëllimë e lehtë ,-Mos i trego askujt që më pe mua!
Tjetra nuk mundi të fshihte asgjë nga fytyra e saj.Megjithatë :
-Kush je ti?Kujt të mos i tregoj ?
-Të lutem....
-Eja të bisedojmë pak....
Të dyja grave u rrihte zemra me forcë .
Unë e dallova qëparë se ti po më ndiqje...hmmm ..kam muaj që fshihem..Jemi në mes të qytetit ....të lutem teta ...mos trego..
Lirika po e shihte me ca sy paralizonjës .
-Fundja ... nuk ka cfarë ju duhet se c'bëj unë me jetën time ..Mirë është të mos futë njeri hundët në punën e tjetrit .
Kësaj rradhe zëri i saj ishte jo më i dridhur .Vajza tani po shihte Lirikën në mënyrë paralajmëruese.
Një taksi qëndroi në këmbët e tyre.Në vëndin e parë të pasagjerit ,Lirika njohu mashkullin që kishte parë pak më parë me adoleshenten.
Vajza hyri në të nxitimthi,në pjesëën e prapme ,duke tërhequr derën fort.Lirika dëshironte të bënte dicka ,të bënte ndonjë gjë që ta ndihmonte ,por nuk mundëte të lëvizte.Shikimi i saj ishte ngulur në fytyrën e vajzës.
-Të lutem mos - shkroi vajza në mjegullën e avullit që ishte në dritare...
Taksia u largua me një zhurmë të madhe duke lënë shtëllungën e pluhurit nga pas.....
*****
Kryepolici morri deponimin e Lirikës.I bënë edhe disa pyetje të tjera .Lirika u largua.Stavri qëndroi me të derisa ajo doli nga komisariati.Ai rrallë e bënte atë.Arritën në shtëpi.Lirika rrëmbeu tiganin dhe vezët .Ishin të uritur .Të lodhur .Ishte një ditë jashtë normales .E stresuar .
Stavri foli i pari:
-Po mendohem gjithë ditën ,rreth asaj që ndodhi sot,me adoleshenten...
-Unë mendoj se ne bëmë më të mirën për të .Shpresoj që plocia ta gjejë atë dhe rrëmbyesin e saj....
Hapi televizorin dhe po ndiqte lajmet ...
****
Një telefonatë e zgjoi herët atë mëngjes Lirikën .Një zë nervos gruaje vinte nga matanë receptorit .Ishte familja Bryli.E kërkonin tu shkonte në shtëpi.Kishin kaluar më shumë se tre muaj nga dita që ajo kishte njohur vajzën e tyre.
Ishte ora tetë e mëngjesit,kur ajo u ndodh para apartamentit të tyre.Trokiti në derë.Violeta ,e zonja e shtëpisë, e hapi menjëherë.Ishte akoma me këmishën e natës. Flokët i kishte të shpupurisura.
-Ardiana është akoma në gjumë të thellë -i tha Violeta .Nuk e di cfarë droge ,i kanë dhënë rrëmbyesit ,sa vërtet ,e kanë trullosur atë.
-Duhet pa tjetër ta coni në spital - i tha Lirika e tronditur.
-Oh .Dr.Ilmiu , miku ynë -e njihni ju atë? Ai erdhi mbrëmë dhe e vizitoi.Ai tha se ajo do të përmisohet ngadalë.
-Cfarë droge i kanë dhënë ata ,di ndonjë gjë?-e pyeti Lirika
Violeta mblodhi supet e buzët .
-Kush e di cfarë i kanë dhënë??!!
Violeta morri frymë thellë dhe vështroi Lirikën në sy.
-Lirika?
-Po-ju përgjigj ajo
-Unë ...Unë nuk dua që Ardiana të shkojë në polici..Të mos ketë punë me askërkënd.Ajo është e sëmurë .Policia të vijë ta pyesë këtu,nëse është e domosdoshme ...Nëse është shumë e domosdoshme ...Bija ime është shumë e tronditur ,e shokuar.
Dua që ta lëmë policinë të merret me këtë problem ,nga shtëpija -Jo, jo nuk dëshiroj që Ardiana të shkojë aty...
Tjetra nuk ju përgjigj.
-Nuk dua që ta pyesni Ardianën ,se cfarë ndodhi- ju lut Violeta asaj.Zëri i saj ishte sa i vendosur aq edhe dëshpërues.Lirika priti se mos ajo thoshte dicka më tepër.
Ajo vazhdoi:
-Vasili dhe unë ,duam që të mbyllet sa më shpejt ky problem ,ky shqetësim.Gjithashtu ne pajtuam një avokat të merret me këtë punë .
-E pse?-e pyeti Lirika ,disi e cuditur.
-Ne jemi prindër dhe na duhet ta mbrojmë cupën tonë.
Nënteksti i atyre fjalëve ishte i qartë.Lirika e kishte mbaruar tashmë punën e saj.Ajo e kishte njohur Ardianën dhe kishte denoncuar në polici.
-Unë të njoh fare mirë ty ,si je ti,Lirika !
-Si jam unë ?
-Ti do që unë të të përgjigjem...Ti dëshiron të dish më shumë.....por unë dua që bija ime të jetë mirë me shëndet dhe e gëzuar.Kjo është më shumë e rëndësishme ,për mua dhe burrin tim.
-Ti as nuk dëshiron të dish se kush duhet të paguajë për këtë?- iu drejtua Lirika .
-Oh,... është ai me nofkën" Qimja",-më duket se quhet..... Robert Kalani.....Ai është i vdekur tashmë.E vranë rivalët para dy ditëve .Ardiana ishte aty kur e qëlluan.Në një makinë me të .Por ajo ishte e droguar.Nuk e ka marrë vesh akoma cfarë ka ndodhur.Zoti më shpëtoi cupën!- i tha Violeta me sy të lotuar....
-Ne ,vazhdoi ajo, duam që së bashku me Ardianën ta hedhim pas tërë këtë të keqe,e vajza jonë të vazhdojë shkollën në muajt e ardhëshëm.
-Secili flet për Ardianën që të vazhdojë shkollën -është një mendim dhe vendim i përkryer.Por cfarë do të ndodhë më fëmijën,që ajo ka tashmë ?Është një bebe i porsalindur.
-Edhe për fëmijën do të kujdesemi ne.Ty të faleminderit që na ndihmove në gjetjen e vajzës.Në sajë të përkushtimit tënd ,vajza jonë është gjallë dhe në shtëpi.
-Faleminderit - u dëgjua zëri i butë i Lirikës.
Lirika doli duke tërhequr derën nga pas.
Nga dhoma vinin të qarat e fëmijës.Dëgjoi zërin e Ardianës. Ajo po përkëdhelte foshnjën e saj...
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Nëntor 2008.
No comments:
Post a Comment