Sunday, 23 November 2008

Licencë për mjekër?!



Fatmir Terziu

Tani flasim për modë, për mustaqe, madje edhe për mjekëra. Mjekëra të ndryshme, të gjata të shkurtra, të lyera të ngjyera! Mjekra edhe si të Leninit, … mjekra si të Marksit. Bukur mjekra. Sikur këto mjekra të ishin në Shqipërinë e viteve 1944-1990, dihet se si do të kishin përfunduar. Do të ishin …, shkulur, më kujtohet të ketë thënë dikush në Parlamentin shqiptar, duke bërë debat-inat me një ish – lider partie me mjekër. Pra për punë njekre. Kur ne normalisht pastrojmë fytyrën me brisk, një lloj mode tenton të nakthjë në vitin 1894, një vit që në gjuhën e ‘mjekrave’ ka mbetur një lloj e shkuare që lidhet me atë që quhet “clean-shaving mania”.
Vërtet shumë komentatorë kanë kohë që kanë përfaqësuar këtë të shkuar të quajtur “clean-shaving mania”. Jo vetëm në pamje, por edhe në një lloj mode tjetër që vjen nga media. Po ti referohemi një gazete lokale britanike dhe pikërisht “The West Cumberland Times” gjejmë se në atë vit, pra në vitin 1894 një kuotim i shkruar gjendet në arkivën e saj ku thuhet: “Fytyra të zhubravitura – dhe sat ë till ana rrethojnë ne! – e bën prezencën tonë në mesin e tyre të njëjtë dhe më shumë të vështirë, kjo pamje sfumon moshat, shpërfill të qënit njeri”.
“Mbajtja e një mjekre të parruar është një lloj prerogativiteti të seksit mashkullor dhe e bën kësisoj cdo mashkull që të jetë krenar, por kur kjo mjekër vjen si një mjekër për arsye të tjera të cilat i fokuson media, mashkulli s’ka arsye të mbetet vetëm një mashkull me mjekër të paruar…”, shkruan kjo gazetë.
Prapa në vitin 1894 këto sentimente kanë skarcuar dhe krijuar shumë komente. Mjafton të skanojmë disa grupe fotografish të asaj periudhe dhe shihet qartë cfarë gjendet. Mjekra të ndryshme, forma të ndryshme dhe me madhësi të ndryshme. Dhe rradhë për ndonjë të ri që s’e ka atë, ndjeshëm mund të dallosh mustaqet, edhe këto në forma të tjera. Qenia i rruar në atë kohë, natyrshëm thuhet se ishte një normë e papëlqyer. Kolumnisti i atij viti në gazetë thotë: “Gratë admironin maskulinizmin dhe interferonin në pamjen e burrave të paruar. Kjo jepte forcë, dinjitet, karakter tek cdo fytyrë. Ajo pamje na mban ne burrave me dy ‘rr’, dhe na jep më shumë largim nga fytyrat si tepsi e lyer me vaj, nën krem. Ajo pamje nën mjekër jep variacione mode dhe kulture”.
Mjekrat variojnë. Në Britaninë e Madhe Sir Wilfrid Lawson, në vitet e tij të fundit të jetës id ha mjekrës së tij një pamje të një testamenti profetik, ashtu sic bënë Darvini dhe Karl Marksi. Ashtu sic bënë më parë edhe shumë fetarë, shumica jokonformistë. Arsyetimi i tyre është edhe teologjik edhe praktik. Disa kanë perifrazuar Tertulianin, një mendimtar kristian i hershë, që mbajti mjekrën e tij të gjatë dhe tha: “mjekra është një ngjizje me fytyrën”.
Ata gjithashtu kanë deklaruar se shumë predikues kanë vuajtur nga bronshiti (bronchial disorders) sepse ishin pa mjekër dhe kur ata janë me të rastet për tu sëmurë me problemet e fytit janë të pakta. Kjo ndoshta është një pikë ku shumë kërkues duhet të referohen.
Unë nuk jam një njeri me mjekër dhe nuk mendoj të kem një të tillë ndonjëherë.
Por ajo që kam lexuar dhe njoh është se të qënit i pastër ishte një e dëshiruar e viteve të shekullit të njëzetë. Gjatë 1926-tës ishte një lëvizje e disa Aspatrianëve që u krijuan në Ëar Memorial Garden, por më vonë ata u ndaluan me ligj nga veprimtaria e tyre. Dhe kështu shumë pak mbetën me modën e mjekrave…
Po sot si është puna e mjekrave? A janë ata një e favorizuar? Si ndodh kjo? A dini ndonjë politikan apo të përafërt me mjekër? E rëndësishme është se ka pak të tillë, edhe ata që ishin me një të tillë, apo ende janë, duket se janë jashtë modës…, më mirë jashtë kohës. Jo se ata kanë frikë nga ajo që ndodhi në Rusinë e vitit 1698 kur Pjetri i Mad hi Rusisë vuri taksë për mjekërmbajtjen. Atëherë s’kishte shpëtim. Atëherë ishte e pamundur të hyje në qytete pa u qethur nga taksambledhësit. Nëse ju kishit mjekër, ju duhet të paguanit për mbajtjen e saj, dhe duhej të kishit licencë për mjekër, dhe kjo të paktën për një vit. Licencë për mjekër?!

No comments: