Tuesday, 4 November 2008

Mbi të brishtën natyrë të njeriut…



Fatmir Terziu


Linda Velaj, sportistja (Socer) e shkelqyer shqiptare ne SHBA, ishte në natyrën e saj. Në gëzimin e saj normal. Një makinë e ngarë nga një grua, një shkujdesje e drejtueses femër, fatkeqësisht tentoi të shuajë ëndërrat e sportistes model, shqiptares së mirë…, Por, jo! Ishte një dhuratë e Zotit për familjen Velaj, që të mos fikej natyra gazmore, të mbetej kjo natyrë e ndezur deri në fundin e saj, deri në shpalosjen e gjithë ëndërrave të saj.



Natyra njerëzore duket paksa ndryshe në plan të parë me natyrën që e rrethon njeriun. Por në fakt si njëra dhe tjetra janë plotës të sinqertë të fjalës që e formon vetë shqiptimin e fjalës ‘natyra’. Natyra! Natyra qesh, qan, zemërohet… Natyra!? Dhe mes kësaj klauzole që pjell natyra, njeriu është vetëm një aspekt. Një grimë që siglon gjithë “mëkatin”, gjithë fatin dhe lukuninë që krijohet përpos kësaj hapësire, ku njeriu mbetet simptoma e gjendjes. Mbetet si i tillë, pasi mbi të ndërlillen me mijëra lidhje e zgjidhje që i fikson vetë natyra. I fikson deri në detaj! Dhe në atë detaj shpeshherë natyra dhe rrethinat e saj bëjnë të vetën…
Bëjnë të vetën me natyrën njerëzore. Me të brishtën natyrë të njeriut. Me atë natyrë që vec ka sajuar në tërësinë e tij njerëzore dicka përkore me natyrën reale. Po a është njeriu i dobët para natyrës? Jo!
Këtë “jo” e mora nga morali i vajzës së mikut tonë Mëhill Velaj, soceres që cudit Amerikën, për të cilën Greca shkruajti me madhështi para ca kohësh. Dhe këtë “Jo” të madhe e fiksova në mendjen time teksa dëgjova për ‘aksidentin automobilistik që i ndodhi kësaj sportiste talent i rradhë shqiptar në Amerikë, teksa gëzonte fitoren dhe golin e saj të fitores kundër nënkampiones amerikane, përkrah shoqeve të saj nga e gjithë bota, që luajnë në ekipin e saj…”
Linda ishte në natyrën e saj. Në gëzimin e saj normal. Një makinë e ngarë nga një grua, një shkujdesje e drejtueses femër, fatkeqësisht tentoi të shuajë ëndërrat e sportistes model, shqiptares së mirë…, Por, jo! Ishte një dhuratë e Zotit për familjen Velaj, që të mos fikej natyra gazmore, të mbetej kjo natyrë e ndezur deri në fundin e saj, deri në shpalosjen e gjithë ëndërrave të saj.
Kështu Linda ka sfiduar peshën e një makine të tërë që ka ngecur mbi dorën e saj. Ajo ka sfiduar dhimbjet, ka sfiduar … gjithë keqësinë që momenti i shkërmoqi mbi fatin e saj…
I ati i Lindës, poeti Mëhill Velaj, shqiptari dashamirës dhe patrioti i ndershëm, ndjehet ende në hutimin e tij. Por zemërgjerësia e tij, flet për nënën e sëmurë që ka harruar sëmundjen e saj, nën peshën e dhimbjeve për Lindën, mbesën e saj të mrekullueshme, flet për shokë e miq, flet për shqiptarinë, flet për dashurinë njerëzore,… dhe nuk harron të shtojë “ah, kjo natyrë, kjo Amerikë… i falëm shpirtin dhe trupin e tani po na shkul pjesë trupi… Por, Mëhill Velaj nuk nxjerrë lotë. Ai ka një natyrë njerëzore të fortë, se pranë ka grimcat zanore që i vijnë përmes sistemit fonik nga e gjithë hapësira tokësore, duke mos e lënë atë në vetmi, në mërzitje.
Me një natyrë të tillë njerëzore, me një shpirt të tillë edhe “dhimbja ikën nga sytë këmbët”!
Lindës i urojmë shërim të shpejtë dhe sa më shumë gola në emër të sfidës, fitores me jetën!

No comments: