Flakët
(lexo
me zë!)
1.
sonte
në Prekaz
flakët e lirisë
Komandantin
përkujtojnë
me shkëlqimin e
flakës
lirisë
njerëzishëm ia hapem derën
më në fund erdhën
lulet
se bashku me
pranverën
sakrificë e
paparë
e padëgjuar nder
shekuj
shqiptarët
qëndruan të pathyer
kurrë nuk e
mohuan rrënjën e vet
o botë e madhe a
dëgjon
këngën tonë të
fuqishme
që luftëtarët e
lirisë e kënduan
një shekull
rrugëtim
deri me sot
sot në agim
një shekull
rrugëtim i këngës sonë
për t’u kënduar
sonte
tek Jasharët
me gojën tonë
tek të pavdekshmit
tek të gjallët
tek Jasharët
2.
Adem
sonte pa ty
këngët e lirisë
nuk do të kishin kuptim
pa ty
pranvera nuk do
të sillte lulet e lirisë
pa ty
marsi do të ishte
muaj i rëndomtë
pa ty
nuk do të kishin
harmoni notat e melodisë
Adem
ylli i hyjnisë
Adem
frymëzim i
djalërisë
Adem
palca e
shqiptarisë
Adem
sonte do
thërrasim deri në kupë të qiellit
në Prekaz
aty ku ka lindur
s’pari rrezja e diellit
3.
Adem
po
me ty erdhi
pranvera
me ty
krenarinë
kombëtare madhështojmë
me ty
të kaluarën e
lavdishme nderojmë
në flakën e
zjarrit që sonte për ty ndizet
u dogj robëria e
gjatë
në Prekaz
në arenën
legjendare
ku kanë rënë si
me le burrat dhe gratë
atje ku themeli i
lirisë është i lashtë
atje ku loza jote
sonte shkëlqen flakë
atje ku lirisë i
këndohet gjatë
atje ku burrat e
dheut flasin pak
atje ku krisma e
mitralozit të lirisë
ndihet larg
atje ku flakë do
të ndezim prapë
e prapë do
ringjallesh ti
për Plavë e Guci
Preshevë Medvegjë
e Çamëri
për Bujanoc
Tetovë e shqiptari
atje në Prekaz
ku po linden
përditë
Adema të ri
atje ku ngrihemi
dhe biem me emrin Shqipëri
atje ku ëndrrat i
shohim shqip
atje ku ti ke
vënë këmbën mbi dhe
atje ku kemi
shumë shokë e miq
atje ku
trimërisht këngën e the
për liri
për atdhe
për besë e dhe
Adem flakë e
rrufe
4.
sonte
zjarret do ndezim
sonte do qajmë e
do qeshim
sonte do
vallëzojmë deri në mëngjes
sonte lot do
qesim
nga malli e
mallëngjimi
për ju nëna
për ty nënëmadhja
Zahide
nënë e të gjitha
nënave
nënë e Mic
Sokolave
nënë e zanave
arbërore
sonte në gjunjë
do biem për ty
lokemadhja Zahide
nusja e Shaban
Plakut
motra e bacë
Osmanit
nderi i konakut
nëna e Ademit
djalit
nënë e Hamzës
nëna e shqipeve
të malit
nëna e Zarifës e
Hidajetës
nëna e Igballit e
Valdetës
nëna e Igballës e
Feridës
nëna e Afetës e
Besimit
nëna e Selvetës e
Blerimit
nëna e Fatimës e
Blerinës
nëna e Adilës e
Fitimit
nëna e Kushtrimit
dhe Lirisë
nëna jonë
nëna e madhe e
shqiptarisë
nëna e lirisë
Lavdia e Shqinisë
5.
sonte do kujtojmë
motrat
nuset
fëmijët
baballarët
bacë Shabanin
Ademin
Hamzën
do kujtojmë djalërinë
kryengritëse
Prekazin
legjendar
pushkët e lirisë
kushtrimin
shqiptar
pushkën e parë
Komandantin
Legjendar
6.
në ballë të
atdheut kush po prinë
si gjithmonë
luftë në Prekaz
bacë Shabani me
martinë
po ia vret
Serbisë ushtrinë
o ta puthsha
çarkun e pushkës
mustaqen e bardhë
shallin me
qeleshe
e kalin me shalë
njëherë ka lindur
burri
dragua në këtë
konak
ku flakët sonte
prekin qiellin
për çdo yll
bajrak
flamur përjetësie
mbi varr të bacë
Shabanit
brezat shohin
diellin
nën qiellin e
përflakur
mbi këtë tokë të
gjakut
të biem në gjunjë
në shenjë nderimi
me respekt ta
puthim
muranën e Shaban
plakut
shqipen e
bajrakut
e s’do i dalim
hakut
rreke lumi i
gjakut
gjak lirie
të lumtë ne që të
kemi
ty o burrë
Shqipnie
7.
sonte në Prekaz
nata është ndezë
flakë
troket në
ndërgjegjen tonë fort
të kujtohemi pak
për ata që ranë
për ata që
gjymtyrët e trupit
peng lirie
në gjoks të
atdheut
si medaljon i
falën
i lanë
dëshmi të një
kohe
testament
pavarësie
flamur mbi kullë
të Jasharëve
pranverë mbi
tokën tonë
në zemër të
shqiptarëve
fole dashurie
bënë
ata
kurrë nuk u
penduan
asgjë nuk kërkuan
kurrë nuk u
hamenden
kurrë nuk u
lëkundën
respekt nga ne
respekt për këtë
dhe
respekt për jetë
për duart e këmbë
shkëputur të luftëtarëve
për liri të
atdheut
8.
sonte t’i kujtojmë
edhe ata që nuk
kanë kulm mbi kokë
edhe ata që nuk
kanë sa duhet për të ngrënë
edhe ata që dita
e nesërme nuk i gëzon
edhe ata që nuk
kanë natën ku ta bëjnë
edhe ata që
“koha” po i harron
edhe ata që
skamja po i sfidon
edhe ata që në
heshtje digjen zjarr
dhe gjoksi tym u
lëshon
mos harroni
amanetin
bacë Shabani pati
thënë
lirinë të gjithë
së bashku do ta ndajmë
të robëruar toka
s’na pranon
sofrën thatë për
askënd
mos me e lënë
ta nderojmë
secilin luftëtar
të lirisë
së cilin birë të
denjë të shqiptarisë
9.
sonte
dikush si hije
përfton
pas hijeve të
flakëve do fshihet
nata e zezë
fytyrën ia mbulon
sonte dikë
flaka e lirisë e
përcëllon
para bote e tallë
shenjë i vë në
ballë
a ka gjë më rëndë
për ata që ikin
nga flaka e lirisë
për ata që
mohojnë se janë bijtë e Shqipërisë
për ata që
vetëdijshëm i bëjnë gropën lirisë
për ata që vrasin
idealin e djalërisë
për ata që i bënë
dredhi lirisë
10.
sonte edhe ju
pa përbuzje do ju
shohim
në flakën e kuqe
të kandilit
pa vrasje
ndërgjegje
pa skuqje
kuqësinë tuaj do
e djegim sheshazi
sonte do të
takohemi
për të ia thënë
njeri-tjetrit të gjitha
në sy
sonte mund edhe
të mos puqemi
sonte mund edhe
të skuqemi
nga gjithë kjo
flakë që atdheun po e ndriçon
sonte në këtë
natë zjarresh
a mbet ndonjë
fjalë pa u thënë
a do të ketë lum
që të ligjtë i lanë
a do të ketë
flakë që ata i thanë
a do të ketë kush
i qanë
11.
sonte festoni
sonte kujtoni
gjymtyrët e
këputura të trupit tonë
Çamerinë
Preshevën
Medvegjën
Bujanocin
Shkupin
Tetovën
Plavën
Gucinë
Ulqinin
Peshterin
atje
ku flaka e lirisë
pret të ndizet
atje
ku zjarri i
robërisë po djeg liridashësit
atje
ku plaga e vjetër
e atdheut tonë
peng e
ndërgjegjes mbet
atje ku ajo që
kërkohet nga ne
nuk jemi duke e
dhënë
atje ku rrugët e
lirisë
gjak po kullojnë
atje ku yjet
vranësirat po luftojnë
atje ku një ditë
mbi të ligat
do të fitojmë
përfundimisht
shqipatrisht
12.
sonte
flaka e lirisë
nuk shuhen dot
e ndezi
Komandanti
e ndezën
Jasharajt
e ndezi
Ushtria Çlirimtare
e tokës shqiptare
sonte ushtarët e
vërtetë
me flakën e lirisë
në gjoks
krenar festojnë
ata
kujtojnë ditët e
mira
kur u mobilizua
djalëria
kujtojnë ditët e
liga
kur toka
shqiptare po digjej
kur dikush po
piqej
kur dikush po
hiqej
kur dikush po
krihej
kur dikush po
zgërdhihej
kur dikush po
qëndronte
kur dikush po marshonte
kur dikush po
shante
kur dikush po
ikte
kur dikush po
dhunohej
kur dikush po
masakrohej
kur dikush po
vendnumëronte
kur dikush në
anën e armikut shkonte
kur dikush po
meditonte
kur dikush po
mohonte
bijtë e atdheut
13.
sonte ata
festojnë qetë
modestë e të
çiltër
si gjithmonë
me shpirtin e
tyre të dëlirë
zhveshur nga
ligësitë
të shikojnë pa
ndrojtje në sy
të vërtetën e
madhe
e kanë thënë me
vepra
jo me fjalë
të nderuar e të
respektuar
kudo në Shqipëri
bijtë tanë më të
mirë
me zjarrin e
lirisë në gji
14.
si dje
edhe sot
të heshtur e
njerëzor
njerëz të tokës
modest
pjesë të
historisë
të mbuluar me
petkun e lavdisë
pa e tepruar
sonte festojnë
të vetëdijshëm
për peshën mbi supe që kanë
sonte ata
shkëlqejnë
sonte ata nuk
rrëmbehen
sonte ata flakën
s’e ndalin
sonte ata
mallëngjehen për më të dashurit
që shqiptarisë ia
falën
me shpirtin e
madh
me zemrën e kuqe
si flaka
sonte ata janë
nder ne
me burra
me gra
fëmijë
djem
me pleq e me
plaka
me tokën
me dhe
sonte ata janë
krenaria jonë
kombëtare
nëse kjo mjafton
ata
për jetë do të
mbesin
dinjiteti jonë
15.
sonte
rreth kësaj flake
dikush gëzon e
këndon
dikush qanë e
kujton
dikush skuqet e
fshihet
dikush
paturpësisht zgërdhihet
dikush nëpër
poret e pushtetit përbirohet
dikush hiqet si
zot e nuk durohet
dikush ulë kokën
e turpërohet
dikush nuk digjet
nga skuqja
dikë skuqja e
djeg
dikush po ha ulur
dikush po ha në
këmbë
dikush kafshon
buzën
dikush zë gjuhën
me dhëmbë
dikë s’e zë turpi
dikush turpin me
bukë e hanë
dikush krenar e
ballëlartë
dikush me dhimbje
në asht
16.
sonte do t’i
këndojmë lirisë
për një çast
s’do t’i sjellim
nëpër mend
kujtimet e
hidhura
nesër
të përpiqemi për
ditë më të mira
të kujtojmë të
pabërat
të gjykojmë të
paburrat
të shpëtojmë
atdheun nga skuqja
nga vuajtja
nga nëpërkëmbja
nga përbaltja
nga nëpërkëmbja
të ecim krah
botës me hallet tona
si të gjithë të
tjerët
të jetojmë të
lirë
në atdheun tonë
të shtrenjtë
të mirë
17.
sonte
ndizet flaka e
madhe
në shenjë kujtimi
porosi për brezat
mos luani me
fatin e atdheut
se kjo flakë ju
djegë
mos luani se
atdheu nuk është lojë
mos luani se për
të keq
përjetësisht do
t’ju kujtojmë
atdheut shërbim
atdheut nderim
mos ta shajmë
atdheun
atdheun mos ta
mohojmë
mos e keqpërdorin
atdheun
se toka brenda
nuk do të na
le
tunduni
fjalë e madhe është
ATDHE
18
edhe sonte
jetë e mot
flakën e lirisë
do ndezim në Prekaz
në vatrën e
lirisë
në kërthizën e
shqiptarisë
sonte e
përgjithmonë
do kujtojmë me
dinjitet
Komandantin tonë
legjendarin
atë që ndezi
flakët e lirisë
në zemër të
kombit
në Prekaz
në zemër të
shqiptarisë
Komandantin
Adem Jasharin do
e kujtojmë
si sonte
për jetë e mot
emri i tij qoftë
lavdue
për të populli ka
me këndue
sa të jetë jeta
me jetue.....
(pjesë nga balada
në dorëshkrim- autor Mehmet BISLIMI)
mars, 2014
Mehmet BISLIMI
No comments:
Post a Comment