(Në kujtim të Drita Çomos, poetes brilante që vdiq e dashuruar me poezinë.)
Nga Fatmir Terziu
Ti u dashurove natën e dashur. Erësira
zgjatej mbi qytet si tezgjah,
duar të errëta si nata
askush nuk tjerrte veç ata;
asnjëri nuk të pa,
veç një yll me pesë cepa në mes të Cërrikut
krekosej si një gjel në majë të furrikut.
Po ja që ky yll i këputur,
i ngulur me beton në asfalt
ra papritur në mes sheshit i drobitur
dhe tregoi çdo gjë për atë natë.
Dhe vetë mallkimi mbiu mes njerëzve
udhëtoi nën dhëmbë një kohë të gjatë
mallkoi atë udhë të pështirë të tjerrësve
që edhe dashurinë ta vranë.
Po cilën dashuri e dashur Dritë?
Vërtet cilën dashuri?
Ti u dashurove vetëm me poezitë
e përqafuar mbete vetëm në poezi
se me poezi doje t’ja bëje natën ditë
atij që e doje aq shumë, të pavdekshmit Njeri!Ismail Cala, Riza Braholli, Bardhul Toda and 325 others like this.- Ethem Cipi Sa bukur dedikuar ... Vargu kur shkruan per poetet merr nje ngjyrim emocionues , urime shume
- Xhavit Gasa "Ti u dashurove vetëm me poezitë
e përqafuar mbete vetëm në poezi
se me poezi doje t’ja bëje natën ditë
atij që e doje aq shumë, të pavdekshmit Njeri!" Nuk kam çfar të komentoi më shumë miku im i nderuar Fatmir Terziu...të përshëndes... - Agim Shehu Poezi shumë e ndjeshme, e gjetur me mjeshtëri poeti. Metafora ngarkuar me dramë. Përgëzime, Fatmir!
- Luci Cerma po u dashurua me erresiren e asaj kohe me dhimbjen qe te dhimbte ne shpirt kur e shikoje une e njoh shume mire ishte nje vajz inteligjente e urte e paster dhe e bukure shihnja i flisnja ngadale dhe ktheja koken se mos me shikonte njeri kjo eshte erresira e asaj kohe qe kurre mos ardhte me sa bukur e pershkruani profesor flm qe jam dhe une pjese e kesai dhimbje te madhe
- Luti Zeneli · Friends with Kozeta Zylo and 2 othersGjynah qe nuk jetoi gjate se do ishte bere nje shkrimtare e famshme dhe do te kishte pare edhe ndonje dite te bardhe keto vite.Kete mendova para shume vitesh (mbas viteve 90) ,kur lexova librin e saj,ditarin.E kishte shkruar jashtzakonisht shume bukur.Me ka lene shume mbresa.Ishte aq e re dhe aq e talentuar.Me vjen shume ,shume keq per ate vajze qe e kam pare ne Progonat sa here shkoja me pushime si dhe vellain e saj dhe me vinte shume keq per ata dy femije te pafajshem..Beni mire qe e kujtoni dhe e publikoni.Ju pershendes profesor.
- Astrit Sanxhaktari · 42 mutual friendsSkam kulturen e mjaftueshme sa i perket poezise Por njoh mir historin e familjes Como .Respekt per kete VAJZE
- Anila Themiu Dashuri sublime si dhe vargu juaj mengushellim pa emer ,po per te gjithe poetet e vdekur ngushellim,se ata nuk vdesin jetojne me poezine
- Vlash Gjonaj · Friends with Qemal Ruci Burrelshume domethense poezia,zgjon ne zemeren e piktorit nje kompozim.
- Goge Minella · Friends with Agim Cani and 4 others.....Vargje qe pervec respektit , endres se prere ne mes !... la pas dashurin per pjesen ''Engjellore''Ligjerimin e poezise!...
- Rozeta Xhaferllari Lala Ti u dashurove naten e dashur ...,qe prej ketij vargu nis e verteta e atyre shpirtrave fatkeqe te asaj epoke Nate ! Nje poezi qe me ka emocionuar ne Cdo varg te Saj .Faleminderit per kenaqesine e leximit .
- Vojsava Dinaj Xhani · 4 mutual friendsDriten e kisha komshije , por qe sme linin ti flisja,ishte nje femer shume e thjeshte dhe e bukur!ajo rrezatonte miresi dhe inteligjence,ishte si njelule e eger ne ate acar komunist.fati i saj i keq e treti e i mori jeten!ne funeralin e saj ishte vetem e jema dhe vellai, e tmerrshme se te gjithe ne qe e adhuronim qanim pas dritareve me dhimbje te madhe per kete yll qe u shua shume shpejt!!!
- Fjalaelire Lire Ju pershendes Midret Kulla Demeti, Vojsava Dinaj Xhani, Rozeta Xhaferllari Lala, Goge Minella, Vlash Gjonaj
- Shpresa Cela Karalliu · 7 mutual friendsPergezime Fatmir Terziu qe i ke kenduar aq bukur kesaj vajze sa te vecante aq edhe fatkeqe historia tejet e dhimbshme e se ciles eshte nje deshmi edhe me shume i makabritetit te asaj kohe absurde...!
- Luljeta Stamati Zhonga · 2 mutual friendsDrita!! Nje engjell i lindur ne kohe te gabuar.Jam krenare qe e pata njohur dhe kam kujtime shume te vlefshme prej saj.U prefsh ne paqe Drita.
Sunday, 30 March 2014
Kur tjerrte nata si tezgjah
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment