Sejdi BERISHA
Me rastin e 16-vjetorit të Epopesë
së Dukagjinit (24 mars 1998)
KULLA E QËNDRESËS
-Poemë (në frymën popullore)
kushtuar Gllogjanit-
(Nëse dëshironi për këta trima e dëshmor
diç më shumë të mësoni, lexojeni këtë poemë
e mos përtoni!)
KULLË E DUKAGJINIT NË GJLLOGJAN
-SIMBOLI I DIELLIT QË DJEMTË
AMANET NA LANË!...-
(Një çun
i vogël, krejtësisht i vogël, afrohet tek dera e oborrit të madh të Kullës dhe,
shikon e shikon anë e përreth. Zemra i rrahë si lepurit. Ndoshta jo ashtu.
Diqysh ndryshe, dhe fjalët e tij era i bën jehonë. Jehonë i kthehen edhe përgjigjet!
-Çka
ka në këtë Kullë?!... Pse aq shumë lule në oborrin e saj!
-Kjo
është Kulla e Qëndresës… aty pushojnë dëshmorët e kombit.
-Si?!...
–afrohet vogëlushi me plot lecka në trup e me sy zjarr, vetëm në hyrjen e
Varreve të Dëshmorëve. Shikon e shikon. Tërë atë vend flakë e bën me dritën e
syve.
-A japin
këtu bukë për të ngrënë?
-Bukë?!
–dëgjohet një zë jehonë.
-Po po,
bukë. S’e shihni çfar kulle.
Një yll
i madh e shndërrit vocërrakun dhe, sikur gjerë e gjatë i shpjegoi për varret,
për lulet, për kullën, për qëndresën…).
Janë do
kulla në Gllogjan,
Që
tregojnë për historinë,
Rezistencën
dhe trimërinë,
Për
çfarë tjetër pos për lirinë.
Janë
do male e do shkrepa në Dukagjin,
Prore
llastohen, nuk durojnë robërim
Për
këtë kanë kurorë madhështore,
Që
tregon për rritën e pastër
Me
qumësht nënëlokeje, bukë – kore.
Nëpër
shekuj edhe mote,
Rritet
zemra hidhërake
Me
dritën e pranverës.
Si e tërë Kosova pra,
Ka djem në Deçan, edhe në
Gllogjan,…
Që fushave dhe maleve
zemrën ua dhanë.
Kullave përplot histori
Ngjarje të mëdha e të
përhershme
Burrërinë ua bëjnë edhe
më t’përjetshme.
1.
Të shkojmë radhazi, kurorë për kurorë,
Le të flasim pakëz për dëshmorë:
Në një kodër në Gllogjan,
Pesëdhjetë trima diellin amanet na e lanë.
Është Luani me lulet e majit
Që gjithnjë i kishte në zemër si stoli.
Kur kërkohej
Shlirë t’merr frymë kjo tokë,
Luan Haradinaj bashk me shokë,
Me Fehmi e Xhevë Lladrovcin
I madhështojnë bjeshkët e larta,
Kënga dhe fryma e tyre
Ujisin tokë e gjelbërojnë bokë.
Te Qafa e Mullarit diçka është parë
Afër fshatit Larë diçka ka ngjarë!
Po dëgjon o Deçan,
Junik, Hulaj e Prapaqan,
Le të jehojë kjo fjalë
Edhe në Irzniq,Isniq e në
Gllogjan,
Po, po,… edhe në
Gllogjan,
Se pikërisht me gjashtë
maj të vitit ’97,
Lulet kur marrin hov e
shtojnë dashuri,
Luan Haradinaj në to-
Përgjithmonë u shtri!...
Të gjithë pyesin si me
habi:
Ç’është ky diell kaq i
madh?
Thotë Luani duke i qeshur
fytyra:
Mos u trembni o të
dashurit e mi,
Se ja,… këtë tokë po e
shoh n’liri!
Pak lot i shkojnë
t’vëllait, Ramushit,
Edhe shokëve tjerë,
Por edhe më shumë
Zemrat forcohen e
bashkohen;
Kemi forcë bjeshkët t’i
bashkojmë,
Pak me lot e pak me
mallë,
Për herë të fundit Luanin
e përqafojnë.
Uruan, kënduan e thanë:
O Luan…!
E bëre krenar Duakgjinin
e tërë Kosovën,
E të mos flasim për
Gllogjan.
2.
Në mars,
për farën ëndërrojnë arat,
Merr kokë gjelbërimi,
Edhe lulet janë ndër
t’parat
Në këtë muaj,… në
Gllogjan,
Sa bukuri, sa madhështi;
Për këtë pranverë ishte i
gatshëm,
Çdo plak dhe i ri,
Kurse shkolla edhe më
shumë,
Bëhet
vulë për dituri.
Mu për
këtë,
Agron Mehmetaj
me shokë t’vet:
Gazmend Mehmetajn
e Himë Haradinajn
I
mbrojnë nxënësit edhe shkollën,
Jo nuk
ikin, kanë zënë priten:
Jemi të
lumtur për të vdekur,
Fëmijët
tanë shlirë duhet t’rritën.
Sikur u dëgjohen fjalët e
fundit:
Nëna të vuajtura e
baballarë,
Ruajini fëmijët e kësaj
toke,
Janë filiza e bëhen
trung,
Kështu do të shkojmë deri
në fund –
Prej epoke në epokë!
Tash më shumë,
Ushton qielli dridhet
toka,
Marsi përherë është i
bukur,
Sot është edhe më i
dashur;
Pra, me njëzetë e
tre t’këtij muaji,
Të vitit ‘98 ranë
dëshmorë,
Të përjetshëm kanë mbet
Agron Mehmetaj, Himë
Haradinaj,…
Por edhe Gazmend
Mehmetaj,
Ranë këta trima për atdhe
t’vet.
3.
Do të
jetë pranverë e nxehtë
Dikush këtë fjalë si
dritë e ndezi,
Dëshmoi Arben Qerimi
e Faruk Elezi.
Lufta e
marsit edhe më tepër
Shumë të
rinj i trimëroi;
Rruga
Deçan-Gjakovë,
Në
Prejlep e Ratavicë,
Për
Arbenin ishte pritë e mirë
Sepse
armikut s’i lente rrugë as rrugicë.
Në
muajin maj,
Kur edhe
në zemër
Dashuria
e lulet gufojnë,
Ori
motra, ore vëllezër mbani mend:
Predhat
e as sulmet e armikut
Nga Suka
e Baballoqit,
As nga
Hulajt e Podi i Gështenjave
S’kanë
çka m’bëjnë!
Me
njëzetë e gjashtë maj ’98 në Rastavicë,
U bë e
përmotshme një dritë.
Në këtë
rrugë, prej Deçani në Gjakovë,
Arben
Qerimaj sikur u shndërrua
Në zanë
të malit, në orë mbarë,
Siç
ndodhi me Faruk Elezin
E
Gjurgjevikut – pesë ditë më parë…
Në
Grabanicë duke luftuar
Për Kosovë, Dukagjin e
Drenicë.
4.
Ah,
gjithmonë kemi pasur dëshirë
Popullin tonë ta shohim
të shlirë;
Kështu kanë thënë
vëllezërit
Likaj nga Carrabregu,
Ka thënë Enveri, Samiu
dhe Lavdimi:
Oj toka e Kosovës
Ky
është i yn’ kushtrimi,
Nuk
na bën mirë jeta n’kurbet,
Do
të kthehemi në Dukagjin
Për
të luftuar edhe ne të tret’.
Iku
maji e vjen qershori ‘98
Në
Kosovë bëhet nxehtë e më nxehtë…
Në
Carrabreg, Prejlep e në Deçan
Vjen
armiku, por çap s’ia ban,
Se janë besatuar disa djem
Dhe i tërë populli krejt
Që këtë vend për ta mbrojtur
Me gjak e jetë:
Përballë shkollës “Lidhja e Prizrenit”
Po, po në Carrabreg,
Ku kanë mësuar shkronja e janë kalitur
Fëmijët e kësaj toke
E kanë forcuar dashurinë
Edhe historinë e ditën për lirinë:
Bien Lavdimi më trim se trimi
Edhe një fanar lirie-
Një qershori ‘98
Do të shënohet vjet për vjet.
Aty vritet edhe Blerim Dërvishaj
nga Irzniqi,
Por
trupi i tij nuk u gjet.
Kishte
ikur, lart ishte ngjitur,
Tokën
e Kosovës për ta bekuar,
Lirinë
për t’na uruar!...
Një
ditë më vonë,
Faik e Besim Haxhaj,
E
mbrojnë fshatin Carrabreg;
Nuk
lejojnë të merret fshati,
As
popullit
Në
duar t’armikut t’i mbetët fati,
Ballë
për ballë me armikun:
Si
Faikut si Besimit
Gjoksi u bëhet mburojë
Sa Deçani e sa Juniku.
Jemi djem të kësaj toke,
Mos u mërzitni baballarë
As ju nënëloke –
Na varrosni në livadhe plot gjelbërim
Këtu le të mbesim si dashuri e si kujtim.
Muaj qershor
Plotë dashuri e me zë kasneci
Tek po thotë Armend Kukleci,
Si shqiponjë e si rrufe:
Prejlepi, Juniku, Vokshi e Sllupi,
Edhe Pobërgja, Shapteji,
Gramoçeli e Carrabregu-
Janë këto vende
Ku gjithnjë lëvizte Armendi.
Nuk i linte vend armikut ky “Pejani”
Dhe me dritë të madhe në zemër
Bie trimërisht në Drenoc te Deçani:
Katërmbëdhjetë qershor ‘98
Armend Kukleci për tokë t’Kosovës
Mbetët i gjallë përjetë.
Në fund t’qershorit me datë tridhjetë
Jakup
Agushi nga Drenoci i Klinës,
Vazhdon traditën e gjyshit,
Të babait dhe të të vëllait,
Tash jo në Lëvizjen Kaçake
Të Nue Përlleshit,
Por, për çlirimin e Kosovës
Në njësitin e komandant “Malës”,
Përherë i vërente të gjitha anët e medaljes.
Në Dranoc të Klinës
Jakupi i familjës Agushi,
Guximtar si kurrkush,
I shkaktonte humbje e tmerr armikut
Dhe me tridhjetë qershor ‘98
Jakup Agushi n’histori ka mbetë!...
5.
Pas qershorit vjen korriku;
Kudo në Dukagjin
Mposhtët armiku,
Ushton Loxha e Juniku.
Më saktësisht, me gjashtë qershor ‘98
Nga dështimet armiku ç’orientohet krejt.
Sa ligësi e në shenjë hakmarrjeje
Armiku i vranë tre të rinj në Qerhane –
Afër Loxhës, në Dardani:
Bashkim
Mehmetaj, Ahmet Xhekaj
E Niman Bajraktari,
Biejnë dëshmorë
Pa u frikësuar asnjë grimë,
Se janë nisur nga fshati Rudicë,
Të rritur me frymë toke,
Që i thonë Klinë e Drenicë.
S’është asgjë paraja n’mërgim-
Thotë Rexhë Qorraj
Duke pritur me padurim
Që të kthehet në atdhe shqim;
Sepse, në Carrabreg e në Deçan,
Janë
shumë nëna e motra
Që
në shpirt të gjithave u dhemb,
Shumë
baballarë e fëmijë
Që
iu rrezikohet votra.
Vrasja
e Osë Qorrajt në vitin 1912,
Gjithnjë
duke u rritur,
Rexhën
e shoqëron kudo në jetë.
Jemi
vëllezër shumë, or…
Nëse
unë kam me vdek,
Edhe
pesë kanë me mbetë!
Mos
mendoni se mërgimi
Dashurinë
për atdhe ta zvetënon;
Përkundrazi,
Heroizmi
i këtij trimi
Më
së miri na tregon:
Me
trembëdhjetë ‘98
Në
një luftë fyt për fyt
Ra
në tokën e vendlindjes-
Aty
pushon,
Dheu
sipër trupit tij
Sikur
këngën e lirisë
Gjithmonë
e këndon!
Po këtë ditë,
Tërë Carrabregu n’mend e mbanë:
Ra edhe një i ri me emrin Artan,
Bir i Qorrajve- vjeç tetëmbëdhjetë,
E fali shkollën edhe gjakun
Të tjerët të rritën të qetë,
Të lumtur e në liri.
Dhe, sikur dëgjohet zëri i Artanit:
Por,… mos harroni o vllazni,
Vetëm bashkë ecim në ardhmëri.
Mos më mb’loni me dhe trash,
Të dëgjoj kam dëshirë
Si do të ecni të lumtur e shlirë!
Prej Deçanit,
Kalojmë pakëz në Lug t’Baranit,
Për t’i thënë vetëm dy fjalë
Për një trim e për një djalë.
Ilmi
Mushkolajn e mbani mend,
Nga betejat në Gllavicë t’Vranocit
E në Qallapek…
Por Ilmiu vazhon apet:
Në Rrasë të Zogut qenka shkru’
Për t’u ndalur e për t’luftu’.
Dhe Ilmiu,…ishte më i riu
Nga gjashtë fëmijët që i kishte Sadriu-
Bie dëshmor në këtë vend.
Rrasa
e Zogut e ka t’vjetër historinë,
Dhe,
sikur pikërisht për këtë,
Me
nëntëmbëdhjetë korrik ’98,
Ilmiu
me gjashtë shokë të tij,
E
bëri edhe më të fortë përjetësinë!
6.
Më nënt gusht paskan thënë,
Çka
lajmëron Sokol Sejfijaj
Nga
fshati Gllogjan:
Malli
për Kosovën edhe për nënën
Ma
ka këputur shpirtin,
Ma
ka rënduar zemrën.
Vendlindja
peshë m’ka çuar,
Për
t’u çliruar duhet luftuar!
Në
luftimet në Baballoq,
Gramaqel
e Shaptej,
Kudo
si shqiponjë gjendet Sokoli…
Në
Prejlep, Rastavicë e Jabllanicë,
Po
po,…!
Me
nëntë gusht të këtij viti,
Ra
Sokoli,…lum nëna që e rriti!
Vetëm
dy ditë më vonë
Çlirimi
i Kosovës kështu e don:
Enver e Orhan Halilaj,
Po
ashtu nga Gllogjani,
Mu
tek shkolla “Hasan Prishtina”,
Ranë
dy lisa, u vranë dy trima.
Po
këtë ditë,
Arton
Hasanaj nga Rakoci,
I
shtëpisë së Zhel Hasanëve,
Pos
betejave në Gllogjan,
Në
Bitesh-Dobrigje-Gramaçel,
Mbahet
mend trimëria e tij,
Përballë
s’ka kush t’i del.
U
flijua për tokën, për lirinë,
E
fali jetën, e nderoi Kosovën,
E
madhështoi nderin e shtëpinë.
Edhe
Naim Nimanaj nga ky fshat
I
bashkohet Shtabit t’Gllogjanit,
Betimit
dhe besës,
Simbolit
të qëndresës;
Në
Gllogjan, afër blinave,
Naimi
bashkë me Artanin bëjnë dritë,
Kurrë
për të mos u fik’.
Në
korrik – dita e trembëdhjetë,
Bëjnë
luftë trimat-djem të rinj;
Arben
Ahmetaj kundron qiellin,
Sepse
e ka profesion dhe ëndërron diellin,
Në
fshatin Irzniq u bë dritë për t’mos u fik.
Nga
fshati Qyshk i Pejës,
Dikush
një tragjedi ceku,
Dhe
pikërisht prej këtij vendi
Na
është trimi Skënder Çeku.
S’do
t’ia numërojmë as vetitë
As
trimëritë…,
Por,
fshatin Loxhë gjithkush e di,
Edhe
betejën dhe çdo shtëpi;
Me
shtatëmbëdhjetë gusht ’98,
Skënder
Çeku ndërroi jetë.
Për
heroizëm, për trimëri,
Me gradën Gjeneralmajor
Skënder Çeku nderohet
Dhe kurrë nuk harrohet!
7.
Edhe në shtator ’98,
Vazhdon
lufta për t’u çliruar
E
jo për t’vdekë.
Sërish
si gjer më tani,
Kemi të bëjmë me një djalë nga Gllogjani,
Është ky Xhevat Sejfijaj,
Figurë e shumë betejave,
Në Dukagjin e gjithandej,
Më së shumti në Prejlep,
Por, edhe në Shaptej:
Jemi nëntë fryte
Të Muharremit e të nënës Ajnë,
Shpresat dhe vendosja për liri na mbajnë.
Në Bogiqe – bjeshkë me nam
Vritet Xhevati, por nuk shkon dam;
Bashkë me te-djemë si begu
Shpëtim
Bobi i Lybeniqit,
Dhe Sadri Vishaj nga Belegu.
Me
njëmbëdhjetë shtator ’98,
Kufiri
shpërthehet mal pas mali
E
breg pas bregu!
Dhe,
kështu me radhë,…
Gjashtëmbëdhjetë
ditë më vonë
Një
zë tjetër thekshëm jehon:
Është
vrarë Sadri Lokaj në Netic,
Trupi
i tij është shndërruar
Në
frymë kosove e lule bore,
Pra,
nuk është gjetur
Por,…
as nuk është tretur.
Kështu
radhazi,
Në
Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan,
Edhe
trupi i Mahir Lajçit tash pushon.
8.
Te Kulla e Dukagjinit,
Shumë
dëshmorë po bëjnë dritë:
Hysni
Ramosaj e Agush Gjoci,
Ranë
në janar – u bën fanar!
Në
prill kur bari dhe lulet
Fillojnë
t’gufojnë,
Djemtë
e Dukagjinit edhe më rrufeshëm
Trojet
e veta tek po i mbrojnë.
Nga
fshati Arrën afër Kukësit,
Dëgjohet
zëri i Halit Cokës:
Po
më pritni o vëllezër kosovarë,
Se
kjo tokë duhet çliruar,
Ah
medet, sa shumë ka qenë e robëruar.
Sa
krenar është ky dhe,
Në
Ratishë ra Halit Coka -
Tek
u shtua edhe një faqe e re,
Tani
janë krenari eshtrat e tij!
Një ditë më vonë,
Poashtu, në vitin ’99,
Artan
Mehmetaj bëhet fli:
Ah
mor djalë sa fortë toka t’përqafon,
Kurrë
Kosova s’të harron.
Nuk
e njohe armikun,
Artan,
zemrën kurrë nuk e ke prishë,
Përgjithmonë
u bëre dritë
Në
fshatin Ratishë!
Në
vend se fakultetin për t’a menduar,
Nga
bangat shkollore,
Në
lëvizje është inkuadruar;
Është
ky Sylë Bezeraj nga fshati Rashiq,
Si
në trimëri ashtu edhe në vendosmëri,
Dot
s’ia kaloi kush hiq!
-Mos
trembi o vëllazni,
E
kuptoj, edhe ju jeni të ri,
Por,
na thërret Dukagjini,
Fshati, bjeshka e vrrini!
Më pesëmbëdhjetë prill ’99,
Paska qenë një moment i rëndë,
Ra Sylë Bezeraj në fshatin Maznik:
-S’është kjo asgjë o shokët e mi,
Se pa mu’ Kosova s’është fikë!
…
Me gjashtëmbëdhjetë prill ’99,
Disa trima siç është Shkëlzen Hima,
Nuk ka laps që shkruan
Për heroizmin dhe rezistencën,
Që
ata treguan.
Nuk
është Maja e Shkëlzenit,
Por
është Shkëlzen Haradinaj,
E
do dukagjinas tjerë-
N’vija
të frontit në Ratishë e Dashinoc,
Në
Pozhar e kudo mbarë,
Kanë
vendosur që armikut t’i bëjnë ballë.
Ç’po
ushtojnë malet e Maznikut,
Frikë
e tmerr t’madh
I
shkaktuan armikut.
Duke
mbrojtur popullatën,
Në
Duboçak të Bardhaniqit,
U
shënua edhe një datë në histori;
Pas
gjashtë vjet lufte për liri,
Bie
Shkëlzeni me shokë të tij,
Janë
këta Fatmir Nimanaj,
Hasim
Halilaj e Luan Nimanaj.
Që
në moshën dymbëdhjetë vjeçare,
Shefqet
Mustafa i Gllogjanit,
I
kishte pasur do veti e do teke:
Përjashtohet
nga shkolla
Pse
kishte shpërndarë pamflete…
Prej
këtu atdheun
Edhe
më shumë e adhuroi,
Për
këtë u dasht edhe t’emigrojë.
Me
njëzetë e gjashtë mars ’98,
Ai
n’vendlindje kthehet apet.
Ka
luftuar ky i ri për liri,
Në
Baballoq, Gramaçel,
Në
Prejlep e Carrabreg,
Në
Rastavicë, në Loxhë e Raushiq
Pa
u hamendur hiq as hiq!
Me nëntëmbëdhjetë prill ’99,
Në Rrasë t’Kosharës askush s’po qanë,
Por,… bëhet legjendë emri i një trimi-
Është ai Shefqet Mustafaj-“Dukagjini”.
9.
Fill’ në ditën e parë
Të majit ’99,
Lulet dhe gjelbërimi siç e kanë zakon,
Ngrisin emocionet-bari provokon,
Vullnetin për liri e fuqizon:
Agim
Selmanaj veten e vë në sprovë,
Më së miri tregojnë aksionet
Në rrugën Pejë-Gjakovë.
Katër
herë u plagos,
Por
kurrë dhe hiq nuk u plandos;
Kështu
ishte në Rastavicë,
Në
Shaptej, Dashinoc e në Dujakë,
Zemra
e tij qitte flakë.
Vritet
trimi në Ratishë,
Edhe
pse trupi i pushoi,
Syrin
edhe tash e kishte pishë.
Gjithmonë
lirisë i besoi,
Kështu
veten e përjetësoi!...
Vjen
armiku t’uj u ngulfat,
Këtë
ia bëjnë djemtë sokola,
Siç
është Skënder Gegaj
Nga
fshati Turjakë.
Vepra
e tij anë e kënd Dukagjinit,
Në
Maznik, Buçan e në Zhebel,
Në
Prigodë, Radavc e në Vrellë,
Në
Ozdrim e sërish në Jabllanicë
Pa
pushuar as pak as hiq!...
Me
trembëdhjetë maj ’99-sa madhështi,
Po
lufton Skënderi në Llugagji…
Atje
bie për këtë tokë
Duke
ia falur trup e kokë!
Dy
ditë më vonë,
Po
n’muajin maj ’99,
Një
i ri nga fshati Cërmjan,
A
është shqiponjë apo asllan,
Sadri
Shala luftë po bën,
Për
jetë palla nuk i han:
Mortajë
as armë tjetër
S’ka
çka m’ban,
Thërret
Sadriu si drangu si luan,
Trupi
tij pushon n’Gllogjan,
Këtu
pushon e vëzhgon,
Dhe
për shumëçka,…
Për
shokët e tij,
Edhe
për vetveten prore tregon!
Po
n’këtë maj të datës njëzetë e pesë,
Dy
zemra përgjithmonë pushojnë
Dy
trupa përherë tokën e përqafojnë:
Islam
Berisha e Arsim Rama,
Është
e vërtetë-kështu thonë,
Ishin
djelmosha si vetëtima,
Ashtu
siç ishte,…edhe
Luan
Qerimaj e Sinan Morina.
11.
Po n’këtë vit-në muajin qershor,
Përjetësohen
edhe tre dëshmorë:
Jeton
Dedushaj i lindur në fshatin Vuthaj,
Pasuron
historinë e kësaj ane;
Kësaj
radhe nuk janë
As Jabllanica as Rastavica,
As Loxha as fshati Tomoc,
Por janë fshatrat Lumbardh e Dashinoc.
Është edhe Burimi i Sadik Mustafajt,
Edhe Shpend Zeqë Malaj.
Kanë traditë për liri e për atdhe-
Njësiti i “Zhelave” as nuk njeh,
Nuk i trembet asnjë force
As armëve të rënda të armikut:
Tek Penda e Radoniqit,
Në
Hulaj e në Zagermë,
As
të atyre të Podit të Gështenjave.
Veç
kësaj,…
Duke
ndjerë përgjegjësinë
Ndaj
popullit dhe opinionit,
Nga
Novosella e Gjakovës,
Ai
e sjellë sallën e operacionit.
Dhe,
me gjashtë qershor ‘99
Në
Ratishë ra Burim Mustafaj…
S’është
ngushllim por nderim-
Simbol
i gjallërisë mbeti emri-Burim.
Edhe
Shpendi si Burimi,
U
amshua, u nderua
Për
trimëri, për liri.
12.
Në korrik ‘99-data dhjetë,
Radhiten
në altarin e dritës diellit:
Mustafë
Abazi e Nasip Bytyçi;
Zëri
i tyre arrin n’kupë të qiellit,
Për
liri, për Kosovë e për njerëzi!...
13.
Çuni i vogël viziton,
Lule
më lule e varr më varr,
Diç
mendon e diç kërkon:
Ka
dhe shumë të tjerë…
Që,
në mend i mbani,
Sali Çeku, Agim Ramadani,…
Shpend
Mazrekaj që la gjurmë
Në çdo vend e në çdo trevë,
Në Kosovë, në Tanushë e në Preshevë!...
-Çohuni o burra!...
Tërë Kosovën ta shëtisim,
Ta vizitojmë,
Të përqafuar e dorë për dore
E moj Kullë e Dukagjinit…
Gjeneratat vijnë e shkojnë,
Për këta trima këngë do t’këndojnë!
Dhe, shih…vogëlushit
Sa shumë lotët i pikojnë!...
* * *
(Vocërrakun e kishte zënë gjumi mu në mesin e kurorave dhe luleve.
-Sa
bukur, sa bukur!... A bën përgjithmonë këtu të rri? –kishte thënë ai në të
zgjuar. Por, nuk kishte harruar,… të drejtohet kah kulla me afshin e bukës.
Dhe, tash me plot shpresë:
-
Këtu,… a japin bukë?...
-Jo.
Prej këtu vetëm drita përhapet anë e kënd! –dëgjohet zëri jehonë. Kulla, por
edhe hapat e vogëlushit ushtonin. Toka dridhej!...).
(Marrë nga
libri im, “Fjala e gjakut”, kushtuar betejave në Prekaz, Gllogjan dhe në
Koshare - botuar në vitin 2006)
No comments:
Post a Comment