Monday, 12 May 2008

Një tematike e gjere, një gjuhe e re


Naim Berisha
Shkrimtar

E lexova librin tënd poetik me titullin e bukur, domethënës e kuptimplote "Mos hesht", titull qe me sa kuptova ishte inspiruar prej thënies gjeniale te filozofit dhe shkrimtarit te madh Volter, thënie te cilën ju e kishit vendosur me te drejte ne krye te librit.
Nejse.
Perpara se te lexoja librin ne fjale, ne te vërtete, e kisha hasur emrin tënd qysh ne Shqiperi, ne faqe gazetash e revistash letrare. pastaj me vone hasa dy ciklet e tua me poezi respektivisht ne dy antologjitë poetike "lërmëni pak atdhe" qe janë botuar vitet e fundit (me autore shqiptare) nen kujdesin e shoqates kulturore "Edith Durham" dhe, posaçërisht te kryetarit te saj, poetit Petrit Kucana.
Thuhej dikur qe poeti i mire njihet edhe me nje poezi apo me nje cikel.
Une asnjehere nuk i kam besuar dhe nuk i besoj kesaj thenie, pasi po te ishte ashtu, atehere te gjithe do te stërmundoheshin pergjate jetes se tyre deri sa te shkruanin nje a disa poezi me qellim qe te beheshin pjese, po themi, e klases se poeteve. Mirepo kete titull, nder a privilegj nuk mund ta fitojne te gjithe sado qe te mundohen. Kohet e fundit mijera vete sidomos te rinj rreken te shfaqin a promovojne veteveten ne shume fusha te ndyshme. Dhe mire bejne. Kjo eshte e natyrshme. Fjala vjen, deshtojne ne muzike, pikture, teater, kinematografi a gjetke dhe i perdafen poezisë a prozës letrare me mendimin "ku rafsha mos u vrafsha" me shpresen se mos cajne e behen te njohur. Mirepo shume syresh harrojne qe se pari duhet talenti qe lind bashke me njeriun, (predispozitat trashëgohen) pastaj shume pune dhe sakrifica, pasi po s'punove talenti qe është një shkëndije, venitet dhe shuhet.
Ti i ke pare dhe vete si krekosen neper takime e promovime librash poetike jopoetet, autoret e nje te ashtuquajture poezie apo cikli.
A mund te shkruajne libra ata? Ata qe, shumica e te cileve, nuk kishin e nuk kane lexuar as edhe nje liber artistik deri ne fund !? Le me te flasin per autore te shquar shqiptare dhe te huaj...! Pra, ne keso rastesh, kemi te bejme me pasinqeritet. Une sinqerisht gezohem per te gjithe shqiptaret qe kane talent, qe punojne, lodhen dhe mundesojne shkrimin e nje libri te mire. Por nuk mund te pajtohem me shtirantet, me vjedhesit e figuracionit, gjuhes poetike te te tjereve. Kjo eshte marrezi qe s'duhet lejuar te zgjase.
Libri yt ka nje tematike te gjere. Per mjaft tema, si ajo e natyres, dashurise, punes, shkolles, mallit per atdhe, vendlindje, veseve, virtyteve, e tjere, kane shkruar qindra ne te shkuaren e larget dhe te afert si dhe do te shkruajne mijera ne te ardhmen. Ketu me vjen ndermend nje thenie ekzemplare e Getes: " Krijuesit me te mire te sotem nuk jane ata qe thone gjera te reja, por jane disa te tjere qe gjerat e njohura i thone ne nje menyre te tille qe ty te duken sikur po i degjon a lexon per here te pare." Qe te jem i sinqerte mua m'u duken pergjithesisht vjershat e librit ne pershtatje me thenien lapidare te Getes se pavdekshem. Ti e di qe une jam fansi i rimes. Me pelqen qe vjershat e tua kane rime, por jo foljore se kjo do te ishte sic e di vete edhe si kritik i mirefillte qe je, vdekje e vjershave. Poezite e tua jane te mbushura me jete, me gjendje poetike. mendimet dhe figurat vijne e shfaqen spontanisht dhe jo si dicka te kerkuara me stermundime, sic ndodh me disa poete te tjere. Ndoshta jeta juaj e larmishme dhe relativisht e gjate si gazetar, mesues, e tjere, e ka pasuruar poezinë tende me kolorit te gjithcfarshem. Poezite e tua posedojne figuracion te gjetur e përdorur me kujdes ne funksion te mendimeve dhe ideve te larmishme. Pastaj kuptova qe përpos prurjeve tematike origjinale qe sillni, ju dini mire te zoteroni metrin e, sidomos, ritmin. Tek-tuk shperfaqni deshiren per te prezantuar veten edhe me mungesen e rimës, me vargje te lira, te bardha. Por ato, me se shumti, me sa pikasa, keni mundur t'i ingranoni brenda poezive ku dominon gjithsesi, mbreteresha e poezise, rima. Edhe përthyerjen e vargut, mendoj se e keni realizuar me vemendje dhe fantazi, gjithe ne funksion te idesë, qëllimit dhe mesazhit filozofik qe mbart poezia.
Gërshetimi i rimes ne poezi me thyerjen e vargut dhe, vecanerisht, me mungesen e rimes, per te cilen fola me lart, mesojme ne ne kursin qe po ndjekim per kritiken, po shihet si nje mjet i ri i formes a si nje dukuri e poezise bashkekohore kudo ne bote dhe kohet e fundit, une po them se po vihet re edhe ne poezine e disa poeteve te njohur shqiptare. Nje gje e tille mendohet se thyen monotonine qe krijon rendomthi rima, por dhe ndersjelltazi, kur futet si pyke rima ne mes te vargjeve te bardha.
Shkrimi i poezise suaj, mendoj se ka dy qasje, E para, malli dhe nostalgjia per gjithcka ke lene ne vendlindje, ne atdheun e shtrenjte dhe si qasje te dyte, vemendjen ndaj virtytit duke e perdorur ate si nje ndeshkim per vesin, paburrerine, maskarallekun, fenomene negative qe hasen ne jeten shoqerore, politike, e tjere. Keto dy perpjekje te frytshme mendoj se te kane cuar drejt nje poezie larg abstraktes, te pakapshmes, nje poezie te perceptueshme jo vetem nga rinia dhe intelektualet, por edhe prej adoleshences e cila priret te lexoje poezine per te rritur. Mjaft poezi jane te bukura, te shkruara me shume frymezim dhe mjeshteri artistike. Ne vjershat e tua gelojne te gjitha llojet e tropeve dhe figurave letrare, si epitetet, krahasimet, metonimia, metaforat, simbolet, prozopopete, personifikimet si dhe mjete te tjera te formes si asindeti, anaforat, polisindeti, metateza, haplologjia, e te tjera. Nje vend te vecante, qe ndihet si nje fllad i fresket ne liber, zene vjershat e shkurtra, shkurtimat, ku me penelata te shpejta, brenda pak fjaleve shprehen shume mendime, shpoti dhe alegorira te ndryshme qe te kujtojne thumbin nen shtrojere neper odat shqiptare. Me fal qe ne kete ore te vone te nates, kur ndihem i lodhur, jam i pamundur te sjell ilustrime me vargje nga libri.
Urime dhe lart e me lart zellin per pune sic e ke pasur dhe e ke zakon, gjithe duke zgjeruar kerkimet e tua ne ato fusha te artit dhe letersise, (krijimtari letrare, kritike, kinematografi, fotografi artistike, gazetari, publicistike, perkthime, e tjere, te cilat ju prej kohesh po i levroni me sukses si rrallekush ne gjithe boten shqiptare. Ti, je krenaria jone, se paku, ketu ne Londer. Dhe ne kemi te drejte te gezohemi me ty dhe arritjet e tua, qe s'kane nevoje per komente.

1 comment:

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.