Saturday, 26 April 2008

M I S H K A



Nga Aleko Likaj



Mishka Svjetllovi,ate prag pranvere,ishte emigranti i pare qe kishte kerkuar azil politik,ne qytetin e vogel buze Sharontes. Tridhjete vjeçari nga Rusia,ishte shfaqur qe nga fillimi i viteve 90 te per te paren here ne Paris, e punonjesit e "Franc Tere Azil" aty,e kishin nisur me nje pusulle ne dore per ne Angueleme. Me nje trup,qe nuk e kalonte mesataren,dhe fytyre te skuqur,ku mezi dalloheshin dy sy gri te futur brenda nje guacke e qerpikeve te zbardhur poshte flokeve te verdha,qe i mbulojne ballin e sheshte, moskoviti u duk per banoret e pakte te atij qyteti,si nje alien i vertete,qe e meriton nje vemendje jo te paperfillshme. Ndonese indiferente,anguelemasit treguan interes,per te sapoardhurin. Leruan nje dhome prane Bashkise se qytetit fillimisht,dhe shume shpejt i gjeten nje hyrje me kater dhoma,plot ajer e drite,ne nje lagje prane periferise. Tre shoqata bamirese ja mobiluan brenda dites,me te gjitha orendite krejt te reja,duke i marre nga magazinat tregtare te qytetit.I dorezuan dhe çelesat, ne diten e trete te mbritjes ne Angueleme,duke i thene " Rri me shendet ne shtepine tende . E meriton,sepse ke braktisur sheshin e nje lufte te padrejte,ku te kishte derguar vete shteti yt "
Historia e Mishkes,shetiti shume shpejt ne familjet e qytetit,qe te kujton nga arkitektura,Beratin tone te njembienje dritareve. Moskoviti kishte mbaruar shkelqyeshem shkollen e pilotazhit,ne Akademine Ushtarake te kryeqytetit rus,dhe madje,kishte punuar per disa kohe si pilot ne avionet qeveritare,kjo per shkak te aftesive,por edhe te nje garancie politike,pasi vete Mishka Svjetllovi,ishte i biri i gjeneralit Svjetllov ne pension,dikur perfaqesues i larte ne Traktatin e Varshaves. Por nje dite Marsi,e kishin thirrur ne Ministrine e Mbrojtjes,dhe i kishin thene: " Kemi nevoje per ty. Do te pilotosh avionin bombardues me te rende luftarak,per disa seanca,ne Ceçeni. Ti duhet te kuptosh,qe ne keto momente luhet emri i Rusise, nenes sone te dashur,nga nje çete bastardesh,qe nuk e di,se ç'kerkon ne te vertete.Kane masakruar,e vazhdojne mbi njerezit tane te pafajshem,qe jetojne prej dhjetra vjetesh atje. Na duhet patriotizmi yt. Sot eshte ora e Rusise..."
Mishka ne fakt nuk tha Po,por as dhe Jo,duke mos i a prishur shefave. Te nesermen e çuan ne nje aerodrom ushtarak,ne periferi te Moskes,dhe i dhane ne dorezim makinen fluturuese te rende,luftarake. Aty e priste edhe ndihmesi i tij, nje djalosh me i ri ne moshe,qe kishte ardhur ne kryeqytetin rus,nga tajgat e Siberise.Nje qytet i vogel perballe ngushtices se Beringut,qe nga tiparet zor se e dalloje,nga vete eskimezet e veriut. Ajo dite i u duk moskivitit krejt ndryshe nga te tjerat. Kuptoi se per te,po niste keshtu nje periudhe tjeter,ne jeten e tij.
Kafenete ku kalonte mbremjet ne shumicen e rasteve,nuk i a merrnin parate qe i a jepte " Assedik -u" cdo muaj,dhe qe rrotulloheshin aty tek tremije frangat.Kjo shume, per nje beqar siç ishte Mishka,delte e tepronte per nje jete normale,pasi edhe ata te ndihmes,i siguronin disa para te thata te tjera,qe moskoviti,te mos e ndjente veten ngushte,ne ate qytet te vogel buze Sharontes, ujeshume. Piloti rus,ishte kryetema e bisedave te pakten per nje vit,deri sa aty,u shfaq nje kerkues tjeter azili,nga Angola e Afrikes.Kishte punuar ashtu siç thoshte, ne administraten e larte te atij shteti. Sidoqofte, Mishka u kishte hyre ne zemer anguelemasve,dhe Veronika,bija e vetme e Ana Marise,se vese se ish kryetarit te Bashkise se qytetit,shume e shume vite me pare,i fali dashurine e virgjerine e nje 27 vjeçarje.Ajo me sa duket nuk,kishte ngjallur ndonjehere vemendjen e meshkujve, jo vetem te kesaj qendre,qe nuk i kalonte te 50 mije banoret.Mbase, edhe per shkak te portretit te saj aspak terheqes,me nje fytyre gati te varur e te fryre,dhe te ngjallur tej mase,ku dy sy te zinj si te dale,e nje goje e zmadhuar,ne nje pozicion pak te shtrember,e kishin bere,qe te ishte larg kesaj bote mashkullore, me plot mistere.Por Mishka,qe nuk kishte deklaruar ndonjehere se kishte qene i martuar,dhe se kishte ndonje te fejuar ne qytetin e tij,qe vajzave franceze,pak pune u prish ky problem,e pranoi Veroniken,si nje zgjidhje teper interesante jo vetem per momentin.Kuptoi qe vajzat franceze,mjaftojne te ta shtine syun,e pastaj mori fund gjitheçka. Veronika ishte nje nga keto.Jo se kishte mbetur beqare,dhe se,nuk i a kishte fershellyer asnje,por Mishka i hyri ne sy qe diten e pare,tek e pa te mbeshtetur pas nje peme ne trotuar,ne sheshin " Stalingrad ".Zakon ky i keq i djemeve qe vinin nga lindja,se ketu nuk sheh djale apo vajze,qe te vrase kohen kot poshte ndonje peme,apo masivi te gjelbert.
Ngjarja ishte vertete befasuese,e dasmen i a bene çiftit te ri,vete ata te qendres se ndihmes sociale per azilantet politik,ne nje nga lokalet e ketij qyteti.Dhenderit te ri i u gjet edhe puna prane bashkise,ne mirembajtjen e lulishteve e gjelberimin qe ze hapsira te pamata ne kete zone,sepse Anguelema, nuk ka fare industri. E vetmja krenari e ketij qyteti, eshte fakti,se Duka i Anguelemes,i ka dhene per grua vajzen e tij mbretit te Frances,ne mes te mijevjeçarit te kaluar,te ciles i kane ngritur edhe nje bust para bashkise. Ne ate periudhe,ajo ka derguar here pas here edhe ushtare e harketare,por edhe dhurata ne Kruje tek kryetrimi yne,i caktuar prej Papes,si Atlet i Krishtit. Kete fakt e pohon edhe Barleti yne,ne librin e tij per historine e luftrave me osmanllinjte.Ne veri kishte edhe nje keshtjelle tipike per ate kohe,ku thone se i fameshmi Zhan Mare, ka luajtur sekuenca te gjata,ne filmin "Kapiteni"
U duk se ne jeten e emigrantit lindi pranvera, por s'ishte e thene qe ajo te vazhdonte gjate. Ne fillim Veronika,qe ne te vertete ishte sqimtare e vajze e ndershme me karakter,edhe pse nuk kishte hiret e bukurise se nje femre,qe te tundoje nje mashkull, kuptoi se pas periudhes se "mjaltit" ne jeten bashkshortore, Mishka ngrihej pas mesnate,e ndersa qante pa kuptim ne heshtje per me shume se nje ore, hapte deren e zbriste nga pallati,per t'u futur ne nje park te gjere qe niste para hyrjes,ku banonte vete ai. Policet e sherbimit e moren per nje vjedhes shtepish,ndersa e shihnin qe te ecte ngadale e i fshehur nen hijen e pemeve e shkureve,qe kufizonin rruget e panumerta ne ate park, por e kuptuan se kishin te benin me nje somnambul. Doemos qe u erdhi keq. Aq me shum,kur behej fjale ketu per Mishken,qe ja dinin mire historine. Po kjo ishte si te thuash,nje fatkeqesi per vete moskovitin,dhe nje semundje qe duhej ta perballonte vete ai.
Ngjarja mori dhene,dhe ata qe e mesuan u erdhi ne te vertete keq,per pilotin rus.
- Nje hall do ta kete djali,se kjo semundje,ka vetem baze nervore - tha Zherardi, nje plak 72 vjeçar, komshiu perballe familjes se re. - Nuk i a kam vene re me pare kete fatkeqsi Mishkes sone.
- S'i ka hyre ne zemer,ajo dreq vajze,qe ka ne shtrat i gjori. Nuk ta tek fare Veronika. Zere se nuk eshte grua. - u thoshte shoqeve madam Kizel, shitesja e bizhuterive ne sheshin " Sant Nikola ".Ajo i kishte lene te 50 pranverat dhe e mbetur e ve tre vite te shkuara, dukej se donte qe ta shfaqesonte pilotin rus,te cilit i kishte falur nje gjerdan te arte 24 karatesh,6 muaj me pare.Kishte qene vertete nje kopliment nga ato qe grate dine tu a bejne veçse njerezve qe u plagosin zemrat ne distance.Natyrisht, ne kuadrin e "ndihmes",per azilantin Rus.Te fshehten per te kaluar nje nate ne shtrat me moskovitin,dukej se e kishte kyçur thelle brenda zemres,qe madama mendonte se rrihte vetem per Mishken. Edhe pse simpatia e pare,kishte qene deri ne çastin qe Svjetllovi beri dasmen,e lidhi kurrore me te bijen e Ana Marise ne kishen e "San Andreas" , madames zor se i fshihej endera e vjeter,per te patur fundja nje çast intim tani,qe i mungonte Danieli i saj i dashur.
Fransua, nje punonjes i vjeter hekurudhash ne ate qytet,i cili banonte ne nje vile prane pallatit te emigrantit nga Moska,i kishte thene konduktorit te trenit te fundit,qe mbrin ne Angueleme pak çaste para mesnates,se pilotin e kishin lajthitur ledhet e perkujdesja e bashkeqytetareve te tij. Sidoqofte, Mishka Svjedllovi vazhdonte si zakonisht inkursionin neper gjume,e kjo histori me sa dukej, nuk do te harohej shpejt.Nje mengjez komshinjte pane Veroniken me shenja ne fytyre.Qante me ngasherim,ulur ne shkalle,prane apartamentit te saj. Asnje nuk guxoi ta lendoje. Dy ore me vone,Ana Maria nxitoi per ne strehen e çiftit te ri,e doli qe andej,nje ore para mesnates,kur ra sipari i erret i mbremjes. Nuk e pa njeri. Pak dite me vone,komshinjte degjuan zhurme ne banesen e familjes Svjetllov,por asnjeri nuk guxoi serrish,te hyje ne jeten e dramen e tyre,ashtu siç ndodh jo rendome kesaj Europe. Te nesermen Mishka nuk doli ne pune. Pasdite e pane qe u ngul tek klubi i nje marokeni,dhe qe andej doli vetem afer mengjezit,duke fershellyer fillimisht motivin e njohur te "Rabinkes",e pastaj me nje ze baritoni,duke i a perseritur vetem refrenin " Ah! Rabinka, Rabinka..." por njeri nuk u be i gjalle. Ato pak ore qe i kishin mbetur nga shfaqia e mengjezit,i kaloi tek shkallet e pallatit, ku gjumi pastaj i a kishte rrenduar qepallat,duke i a varrur koken ne gjoks.Ata qe kaluan te paret ne shkalle,e gjeten te shtrire e me pantallona te lagura. Poshte deri ne katin e shtate,nje vije e gjate urine gjarperonte ne te 16 parmaqet e veshura,me granil te kuq. Zhan Luk Bertome,rrites e njohes i vjeter i kuajve,te cilet konkuronin ne te vetmin hipodrom te qytetit,e qe banonte nje kat me poshte se familja Svjetllov,ne te shtatin,perpara se ti drejtohej ashensorit,syu i kishte rrokur trupin e nje njeriu te shtrire ne mes te shkallines. Nuk u besoi syve ne fillim.U trondit kur i ktheu fytyren dhenderit te ri.Pamja ishte vertete e pazakonte.Ne dy a tre vende ishte e gerryer me sa dukej nga thonjte.I erdhi keq dhe pas nje hezitimi ku syte ishin te fiksuar mbi portretin e moskovitit,e terhoqi me dashamiresi per ta futur brenda ne shtepi,tek Veronika qe e priste nje nate te tere pa vene gjume ne sy,edhe pse Mishka i saj kishte qene nate,fare prane. Ja atje tek shkallet. Te nesermen azilanti nuk doli perseri ne pune,por edhe tek klubi i marrokenit nuk u duk me. Termeti nisi serrish ne çerdhen familjare. Dy dite me vone ne mesnate,ne vend te Mishkes qe nuk e harronte zakonin e vjeter, doli kete here Veronika. Dukej e tjetersuar. Perpara deres se ashensorit, piloti nxitoi qe ti grise fustanin,dhe pasi i a terhoqi floket,sikur donte te ngrinte keshtu avionin sa here qe nisej nga pista apo i a karkonte situata e krijuar nga mitralimet e çeçeneve,qe ishin instaluar ne gryka malesh si dikur,e peshtyu ne fytyre.Pastaj e perplasi brenda ne kutine e çelikte qe levizte nga kati i pare ne te dhjetin.
- Bushter e ndyre. Mos ti pafsha syte.
Mbasdite mberriti Ana Maria,qe ndryshe nga pjella e vet,ishte nga ato femra qe mbesin perjetesisht te reja,dhe me tipare e hire te bukura si ne rinine e hershme. Ajo bisedoi koke me koke me burin e se bijes,plot kater ore,por me sa dukej,nuk mundi te realizonte ndonje mareveshje xhentelmenesh. Veronika qe prej asaj dite,nuk u pa me ne ate dere, por kete here ne lokalet e qytetit te vogel. Ne fillim paradite,se mbasditeve mbyllej ne shtepine e se emes,dhe qante deri ne mesnate. Banakieret,klienten e re e gostitnin me ndonje xhin apo skoç,te cilet Veronika i rrekellente,sa te hapesh e te mbyllesh syte. Pasi koleksiononte 5 dopio, kthehej ne banak nga tavolinat,dhe ne ate çast,syte e skuqur e te fryre, rrotullonin kokerdhoket e dale,si per te kerkuar diçka qe i mungonte prej kohesh.Kosta,nje emigrant i vjeter ekonomik,nga nje vend jugor i Ballkanit,e pronar i nje prej lokaleve ne sheshin "Stalingrad",u kishte thene nja dy klienteve pleq,qe nusja e pilotit rus,kishte filluar te shkonte me udhetare te zakonshem,dhe kalimtare ne ate qytet,qe gjendeshin aty sa per te pire nje kafe. Nje profesori,i ardhur ditet e fundit nga nje vend fqinj me grekun,ne jug te Ballkanit si azilant politik, Veronika qe i a kishte vene syun,i perseriste vazhdimisht ," Ty te kam ne zemer" ,dhe pese gishtat i hapte si nje yll ne krahun e majte te kraharorit. Mishka,nga ana tjeter kontrollonte supermarketet me rradhe,dhe koleksiononte pije te ndryshme,te cilat i shijonte i vetem ne shtepi,deri ne mengjez. Pasi dremiste dy a po tri ore,perseriste pike per pike,ate qe kishte bere nje dite me pare.Ne pune jo se jo.Ata te bashkise, pasi i derguan disa njoftime ne kutine postare,e lane ashtu ne harrese,ne mjerimin e tij. Nje muaj me vone,Mishka doli ne "San Mishel",atje kur ne te 5 ditet e javes shiten regullisht rrangullina e orendi shtepiake,te dale boje e te perdorura. Ne fillim moskoviti,gjeti nje klient per televizorin e tij te markes "Sony";Ky ishte nje banor i ri ne Angueleme,nga Sri Lanka, azilkerkues politik i ardhur pak dite me pare,nga rrethinat e Lionit. Te nesermen,kolltuqet prej meshini e nje kanape bezhe me dru arre i iken pothuejse falas.Vetem per 1000 franga,sa per te siguruar nja tre shishe "Xhini Uoker",dhe dy"Rum" nga Haiti. Pastaj i erdhi rradha nje magnetofoni e nje radioje,me te cilen ne ditet e para degjonte me nostalgji,fshehurazi "Radio Mosken",si dhe nje celulari "Nokia",se bashku me karikuesin e tij.Ketij te fundit,nuk i kishte futur qe prej kater muajsh,asnje karte nga ato te firmes " Bouygtel", vetem per 500 franga. Pas shitjes se trete, Mishka nuk u duk per nje jave ne "San Mishel". U shfaq nje mengjez,vetem sa per te takuar nje bleres,i cili nuk i a dinte shtepine,dhe qe me furgon,i a perlau dhomen e gjumit te çmontuar disa ore me pare, dyshekun e jorganin me dy jasteke zbukurimi. Bleresi erdhi serrish pas dy ditesh,dhe mblodhi ato qe kishin mbetur,ne shtepine e pilotit rus.
Mishka Svjetllovi,qe dukej se kishte vene tashme ca para ne duar, hoqi dore nga supermarketet,dhe vizitoi ne fillim lokalin e marrokenit,e pastaj te tjeret me rradhe ne sheshin" Stalingrad".Ky emer i kujtonte vendlindjen dhe kishte lidhje me te.Sa here qe vinte ketu i shfaqej si ne nje celuloid,xhaxhai i tij me i madh Sasha,ashtu i heshtur e babaxhan.Ai ne rinine e hershme,kishte punuar ne kabinetin e "shokut Stalin",duke i dhene keshtu emer familjes Svjetllov
- Ketu ka diçka prej rusie, - tha nje mengjez sapo hyri tek Kosta, nje bure pak i trashe qe kishte shkelur te gjashtedhjetat- Kjo me ben mùa dy here te lumtur. Te lumtur....Lumturia ime iku e u tret si kripa ne uje.Ka qene babushka, ajo dite kur me thane qe te pilotoja ate mekine,per te cilen thuhej,se ishte fjala e fundit e shkences ruse dhe krenaria e saj.Mjet vrastar,qe hedh bomba pa mbarimisht ne fragmentin e sekondes,duke mitraluar me predha dhe me raketa...Ah!, babushka, babushka...
Kosta qe kishte zene vend perpara ekspresit te kafese,u kaloi doren mustaqeve qe i mbaronin pertej cepave te buzeve,dhe me nje ze ku ndjehej me teper dashuria, tha
- Si qenke bere keshtu o biri im...
- A kupton babushka-
Mishka qendroi para banaku,dhe hodhi veshtrimin ne tavolina,te cilat i u duken bosh ne ato momente.
- Kam vrare njerez.
U duk,sikur do te nxirrte diçka nga goja,por volli.
- Une Mishka Svjetllovi me graden major,kam qelluar mbi njerez te pafajshem,ne Grozni. Kam shkaterruar ndertesa. Edhe Komitetin Qendror e rrafshova.Po ç'me kishin bere mua ata?Asgje.Ishte urdher.A kupton se çdo te thote urdher? Ju greket e drodhet shpejt. U bete me perendimin e na late ne balte. Pune Junte...
Kosta,doli nga banaku,dhe i mori doren pilotit rus. Ndersa e mbertheu me pellembe,kuptoi se tjetri ne ato momente dridhej i teri,edhe pse i u duk esull fare, pa asnje grahme alkoli ne buze. E uli ne nje tavoline,ne krahun e djathte,dhe i solli nje oranxhe.
- Ceshte kjo? - pyeti moskoviti,dhe u gogesi ne ate çast.
- Pije.Te ben mire - tha i zoti i lokalit.
- Qe kur jam bere per tu meshiruar une?.-Mishka hodhi syte serrish nga tavolinat.Kete here i u duken plot kliente - A e kupton babushka? Une kam vrare njerez te pafajshem. Jam vrases femijesh, pleqsh. Kam qelluar mbi njerez,sikur te mos ishin te tille. Shteti kishte urdheruar. Doemos qe ai eshte vrases,edhe pse thone,qe u beme se fundi shtet demokratik,e pluralist. E di se çdo te thote qe te jete shteti vrases?...
Kosta uli syte ne dysheme. Mishka tentoi te ngrihej nga karrikja.
- Edhe kolonelet tuaj kane vrare ne emer te demokracise, gjoja komunistet,por shteti im i ka kursyer ata. Armikun e gjeti tek Ceçenet. Aq sa ka prodhuar per 30 vjet predha rusia,i hengri per tre muaj ceçenia. Rrafsh fare.Hajde kohe moderne,qe çon ne lufte,Mishka Svjetllovin. Pse?Ta them une. Kishin marre urdher nga bota. Do te pranohesh ti Rusi ne vendet demokratike?Asgjeso arsenalin luftarak.Dhe shteti im babushka,e beri realitet,ne njerez te pafajshem. Nuk kishte rast me te mire per te nxjerr nje kuj te vjeter. Frances i heq kapelen. Por nuk ç'behet nje pilot vrases,qe vendosi te mos jete i tille gjithe jeten,dhe qe i a mbathi,se nuk donte me te zhytej ne krim e gjak. Braktisa avionin por nuk me braktisi ai. Me ndjek edhe ketu ku jemi te dy bashke. Ne tavoline.
Kosta,tentoi ta ule serrish emigrantin,duke e vene perballe. I vuri duart ne supe qe vazhdonin te dridheshin,dhe i mori shuplakat,per ti vendosur ne tavoline.
- Leri ato. Jane me gjak te pafajshem. Mekanizma te ndyra,te nje urdheri shteteror,vrases.-Mishka u duk se do te villte perseri,por pasi u percoll duke e ngulur veshtrimin tek dera,nenqeshi duke shfryre e nxjerre nje tingull,qe mbeti midis dhembeve te bardhe.Banakieri u ngrit nje çast dhe i mori koken Mishkes ne gjoksine tij.
- Qetesohu o bir, qetesohu.
- Faleminderit. Faleminderit. Me ju greket na lidhin ende dy gjera ne kete bote. Qenia ortodokse fanatike,dhe alfabeti yne cirilik. Qe te dyja i kemi te perbashketa,qe pas kryqezimit te Krishtit
Kur u duk se Mishka Svjetllovi u qetesua,ne tavolinen e qoshes se djathte, tek dera u shfaq portreti i Veronikes. Ata pese kliente,qe kishin qendruar te heshtur ne tavolina, dy afrikane vendas,dhe nje spanjoll,qe kishte mbritur ne Angueleme per pune tregetie ate mengjez,si dhe dy punonjes hekurudhe,te cilet kishin vendosur te pinin nga nje kafe perpara se te merrnin turnin e dyte, nxituan te grumbullonin ato pak gjera personale te lena ne syprinat e tavolinave.Me sa dukej,per te mos u bere deshmitare ndoshta te ndonje katrahure,qe mund te ndodhte sipas tyre,ne ate çast. Perveç spanjollit,i cili nuk kishte asnje dijeni per merrite e ngjarjet e fundit ne familjen Svjetllov, te tjeret pothuajse njihninte gjithe hollesite me te fundme midis Mishkes e Veronikes. Vajza e Ana Marise,kohet e fundit merrte rregullisht doza te larta heroine e kokaine,te cilet i siguronte nga disa djem arabe,ne qender te qytetit. Cilen te gjente me pare,sipas rastit, pas pirrjes se hashashit,qe diten e ndarjes me pilotin rus.
Qendroi per nje çast te vetem para banakut,dhe ashtu medyshas,i kthehu menjehere krahet atij,me te cilin kishte shkuar ne krevatin bashkshortor e virgjer,siç e kishte lindur Ana Maria.U ul ne nje prej stolave.Vendosi pastaj,te dy duart mbi banak,dhe kerkoi me sy Kosten.Pronari i lokalit u ngrit nga tavolina, duke e lene Mishken ne nje gjendje qetesie e te pergjumur,dhe i u drejtua klientes qe posa hyri,ne klubin e tij
- Do te benit mire moj bije,qe te mos vinit ne keto çaste. Djali eshte ne nje gjendje.... si te them une.... Ka nevoje qe te qetesohet.
Tjetra beri sikur nuk e degjoi per nje moment. Ngriti supet qe kishin filluar te rrezoheshin,dhe u kthye nga greku;
- Vertete,qe une shkoj me burrin me te pare qe me del perpara, por vetem burrit tim i kam thene te dua. Kaq mjafton dhe pike.
Hodhi syte tek kliente qe ishin ngritur tashme nga tavolinat.Nje prej dy afrikaneve,ende kerkonte çanten e vene poshte karrikes.I u drejtua me gishtin e majte tregues.
- Apo nuk eshte e vertete Kvama?.Te pakten,ti duhet ta pranosh burrerisht.
Njeriu me çante,nxitoi pas shokut te tij.Salutoi ne heshtje pronarin e lokalit,dhe u zhduk indiferent,pas deres se xhamte qe u mbyll ne çast, sikur te mos kishte ndodhur asgje aty.Lokali ishte tashme i boshatisur,dhe gjithçka,ra ne nje heshtje te plote. Pas dopios se trete, Veronika u be serrish e gjalle.
-Degjo ketu - tha pa percaktuar se kujt i drejtohej ne ato momente. - Femer jam ta haje dreqi. Kam nevoje ashtu si gjithe femrat.Keshtu eshte gatuar kjo bote. U bene plot tre muaj...
Mezi priti qe Kosta te mbushte dopion e katert,per te cilen i kishte thene nje çast perpara,se do te ishte e fundit per sot.E rrokelleu si e zhuritur.
- Pijne arrinjte, pijne edhe minjte - u degjua nga krahu i djathte i lokalit zeri i Mishkes,qe vazhdonte ta mbante te mbeshtetur koken pas syprines se tavolines. Kosta beri me gisht ne buze nga Veronika,e cila me sa duket,e gelltiti me veshtiresi kete fyerje nga ish buri i saj,per te cilin betohej se e mbante vazhdimisht ne zemer. Nje krisme qelqi erdhi nga tavolina e Svjetllovit,dhe Kosta doli nga banaku,per te kontrolluar klientin e qoshes se djathte te atij lokali.Pamja e atij çasti e tmeroi. Mishka Svjetllovi po priste damaret e dores se djathte,me nje cope qelqi,nga gota e thyer.
- C'ben ashtu? - nxitoi greku
- Te jetosh nuk eshte ndonje gje e re, por edhe te vdesesh,nuk eshte aspak e re.
Fraza qe i kujtoi vete poetin rus,Eseninin, lirikun e stepave,por edhe te izbave plot dashuri, ne te fundit çast te jetes se tij,e tmerroi Kosten.Kuptoi,qe tjetri kishte marre tashme nje mendim fatal,vrastaresh. Gjeja me e mire qe mund qe te bente ne keto momente ishte,te nxitonte e ta nderpriste ate lloj krimi,qe ta merr jeten si ne nje loje te vertete.Nxitoi qe te dale nga banaku,dhe ndjeu veshtiresi ne frymarje nga shendeti i tepert.Nje rrekeze loti i rreshqiti ne faqene e majte,ndersa hidhte ato shtate hapa deri tek tavolina e pilotit rus,i cili vazhdonte pa kurrfare merraku a brerje ndergjegje,ta çonte deri ne fund nismen e marre. E bija e Ana Marise mbylli deren e xhamte,dhe zbriti ne trotuarin perballe,per te kaluar keshtu ne rrugen " Daguin". Pronari i lokalit i a rrembeu Svjetllovit ate cope te xhamte,dhe me nje shami qe e nxorri shpejt nga xhepi i majte,i a lidhi doren e prere ne nje menyre te atille,qe te ndalonte rrjedhen e gjakut qe ishte shfaqur si nje njolle,duke zene me teper se gjysmen e tavolines.
- Eshte gjak vrasesi. Le te rrjedhe, babushka. Keshtu ne fund te fundit me lehtesohet ndergjegja. U kam shkaktuar shume gjak te tjereve. Hi-i-i-i. Hi-i-i-i
Edhe kete ngjarje qyteti e mesoi shume shpejt,si shume histori qe kishin te benin me moskovitin, emigrantin qe kishte kerkuar i pari azil politik ne kete qytet krejt te qete,dhe me nje jete,gati monotone.
- Thashe une qe djali e kishte nje hall- tha perseri 72 vjeçari Zherard Shevre
- I gjori Mishka. Ruset perpara se te benin nje genocid te pashembullt, kane vrare pjellen e vet, hija e te cilit erdhi ketu ne France,midis nesh - i tregonte Fransua,konduktorit Mishel,i cili do te nisej ne ate çast me linjen e trenit rregjional, qe shkon ne Bordo nepermjet Kutras e Liburnit,ne rrjedhen midis dy lumenjve Sharonte e Garonte
- Eshte e tmershme pendesa - thoshte gati gjithe diten me vete,mjeshtri i vjeter i kuajve Zhan Luc Bertome,ndersa sterviste qe nga mengjezi nje hamshor ne nje stalle ne periferi te qytetit,duke e patur mendjen tek piloti rus e komshiu nje kat me siper.
Shitesja e bizhuterive ne "Place San Nikolla" madam Kizel,nuk kishte qetesi. I pershkruante ato 26 metrat katrore te dyqanit te lene nga i shoqi,me nje brenge ne zemer.
- Ajo femer qe i u fut ne shtrat,nuk mundi ta shpetoj ate mashkull,nga nje turbullire e nje kohe te shkuar. Keto jane kusure,kur meshkujt nuk gjejne dot nje femer per te qene.Nje femer,qe ti kenaqe ata qofte sensualisht,por edhe t'u gjenden e te behen ashtu si thone " vetja e tyre e dyte "
Madam Odi,nje plake e krrusur,ku dukej se bukuria ,ende nuk e kishte haruar, ndonese i kishte kapercyer te shtatedhjetat,tundi koken e pezmatuar.Nuk dihet se e beri kete, per rusin apo per shitesen qe jetonte tjeter bote.Ajo kishte ardhur per te blere nje gjerdan floriri per mbesen studente,me rastin e perfundimit te provimeve,gje qe ajo i a kishte premtuar me pare.Qendroi nje çast para pronares,qe i u duk se fliste perçart,dhe pasi thartoi buzet,u kthye pas,pa mundur qe te bleje dhuraten e premtuar. Kizel doli tek dera,por plaka ishte zhdukur,si era.
Pas faktit,qe Mishka Svjetllovi u largua ne nje qytet tjeter,diku ne jug te Frances, ndersa kirurget e qytetit i qepen venat e prera,nga nje qelq i gotes se thyer, asgje nuk u muar vesh me,per te. Si per çudi,ne Angueleme mungoi edhe Veronika,e bija e Ana Marise,se vese se kryetarit te bashkise se qytetit,te njezet e ca viteve te shkuara.. Per zhdukjen e saj misterioze njeherazi, nga lokalet e qendres,dhe asaj te "San Nikolles" , pronari grek i lokalit,Kosta,i tregonte nje dite profesorit emigrant,qe kishte qene njekohesisht klient i rregullt i nuses se re,se "... ajo ishte nisur te kerkonte dashurine e humbur,dhe pas Mishkes se gjore te cilin e donte si e marre... shpresonte. Kjo eshte nje e drejte e saj.
Asgje nuk u degjua me ne Angueleme,dhe keshtu historite e pilotit rus, me vajzen vendase, gati u haruan. Njerezit qe ishin mesuar me to,u zhuriten si toka qe pret shiun.Ne kishen "San Andre"qe ishte fare prane shtepise se emigrantit rus, prane parkut "Andre Zhide",ate te djele te 16 Shtatorit, te vitit te kaluar,ne meshen e drekes te se djeles se trete te muajit,u kujtuan qe te gjithe te vraret,e pastaj viktimat e kesaj bote.Njeriu me raso te zeze e kapuçon te varur poshte supeve, kerkoi ne ate proçension pershpirtje,paqe dhe qetesi per shpirterat e tyre,por edhe per ata qe kryen masakrat,per te zbatuar nje urdher vrastar shteterore.
- Fali o zot,se nuk dine,se ç'bejne - tha prifti Gijom
-Shpetoi dhe Mishka yne - tha serrish Zherardi Leval
- Nuk eshte kollaj,te dalesh nga ai dete gjaku,qe u ke shkaktuar te tjereve - kujtoi punonjesi i vjeter i hekurudhes,Fransua.
- Nje mashkull sensual siç ishte i miri Mishke, e meriton nje larje mekatesh,nga krimet e atyre qe e urdheruan
Pas kesaj, gjitheçka u harua ne Angueleme,dhe per Mishka Svjetllovin, nuk u fol me.

2 comments:

Anonymous said...

Kjo faqe dhe keto shkrime, vijne si freksi ne temperamentin tone etnik.
sinqerishte xhevat Latifi, Gjilan

金太郎 said...

まさか家のエレベーターでフ ェ ラされるなんて思ってなかったよ。。ww
「ここでフ ェ ラさせてくれたらもっと報 酬あげるよ♪」
って言葉に負けましたwww
途中で扉が開いた時は焦ったけど、おかげでもっとオッキしたwww
http://pak3.net/yutori/