Vaçe Zela, ikona e shenjtë e muzikës shqiptare
Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të vitit 1939, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do ta përfshinin në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris, e krahasuar me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina, teksa poeti , Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes, një pjesë të lirisë së munguar. Do të këndonte që e vogël në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj, ku u zbulua si talent për të qenë paskësaj pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në radio dhe më vonë në radio- televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë. Por ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, në të cilin ka interpretuar shumë këngë, pjesë e muzikës së filmave. Për yllin e muzikës shqiptare, do të vinin njëri pas tjetrit çmime të shumta. Këngët "Çelu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Ëndrra ime", "Lemza", "Nënave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Të lumtur të dua", e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë.
"Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare
Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje. Sot, në moshën 69 vjeçare, ajo kujtohet me adhurim nga publiku që ruan ende sot për këngëtaren e madhe. Prej kohësh Vaçe Zela, për shkak të sëmundjes së saj mungon fizikisht në aktivitetin muzikor, teksa mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ndonëse e larguar prej 8 vitesh në Zvicër, e lumturon fakti që njerëzit e kujtojnë, që ata nuk i kanë harruar këngët e bukura që ajo i përcillte nga skena e festivaleve. E ndërsa të gjithë shqiptarët do t'i shprehnin në këtë ditë, urimin për një jetë të gjatë. Vaçe Zela jeton me bashkëshortin e saj, Pjetër Rodiqi dhe vajzën, Irma. Studenten e shkëlqyer të ekonomikut dhe më pas pedagoge në këtë fakultet dhe që tashmë punon në Institutin e Statistikave në Zvicër. Por rikthimi në Shqipëri, mbetet dëshira më e madhe për Vaçen. E kujt si ka rënë në sy ballkoni me lule në qendër të Tiranës, pranë Sheshit Avni Rustemi në Tiranë. Ballkoni i shtëpisë së saj, vazhdon të jetë i mbushur plot me lule. Sepse ajo nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe "gruaja e luleve". Për to kujdeset e motra e saj, sigurisht me shpresën se një ditë ajo do t'i prekë ato sërish .
Presidenti Topi i uron ditëlindjen Artistes së Popullit
Presidenti Republikës, Bamir Topi, i uroi dje ditëlindjen, nëpërmjet një komunikimi telefonik, këngëtares së madhe shqiptare, Artistes së Popullit dhe Nderit të Kombit, Vaçe Zela. Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Kreu i shtetit shprehu urimet më të mira e të përzemërta me rastin e 69 vjetorit të lindjes së ikonës së shenjtë të muzikës shqiptare, interpretueses së jashtëzakonshme të këngëve të muzikës së lehtë e popullore shqiptare, duke i uruar njëkohësisht edhe shëndet të mbarë dhe jetë të gjatë. Artistja e Popullit, Vaçe Zela, e falënderoi nga zemra Kreun e shtetit për urimet dhe interesimin që tregon në vazhdimësi për figurat e shquara kombëtare dhe sidomos ato të fushës së artit e kulturës.
Artistja e Popullit, Vaçe Zela ka lindur në qytetin e Lushnjes në 7 Prill 1939. Studioi për art dramatik, por iu kushtua këngës së lehtë dhe këngës së përpunuar popullore. Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e parë. Në vitin 1998 është nderuar me Diskun e Artë të Institutit Amerikan të Biografive, ndërsa në vitin 1999 me urdhrin Mjeshtre e Madhe e Punës. Vitet e fundit jeton në Zvicër
Dhjetra çmime për artisten e madhe
Çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta. "Artiste e Merituar" në '73-in, "Artiste e Popullit" në '77-ën, "Mjeshtre e madhe e punës", "Qytetare nderi e Lushnjes", po në qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", ndërsa u shpall edhe "Qytetare Nderi" e Qarkut të Fierit. Çmime të tjera ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Ajo ka marrë Diskun e Artë nga Amerika, për kontribut në shoqëri në vitin '97, është zgjedhur gruaja e vitit '97-98 në Kembrixh të Anglisë, "Mikrofoni i Artë", nga Ministria e Kulturës e Kosovës, "Çmimi i karrierës" e shumë të tjera. Ndërsa Instituti Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij, ndër 500 njerëzit më me influencë.
NGA NJE FORUM:
VALS O VALS TI JETO
NE ME T’BUKRIN ATDHE
Kur mesuesja e letersise mundohej me kot ti shpjegonte arrogances time se vargjet permbanin nje mal me kuptim brenda, nuk e dinte se do mjaftonte vec nje mengjes i ngadalte pune, dhe dy clicks tek albumi i Vace Zeles per te kuptuar plotesisht ate mesim letersie. VACE ZELA fuqia e zerit Shqiptar, ishte drita ne fund te tunelit komunist. Simbol i fuqise se lirise, dashurise per te ardhmen e re, shtytje per shpirtin dhe zemren e te shtypurit:
Ne ky Vals na bashkoi
Dhe na fali lumturine
E kujtoj tek degjoj
E me te kujtoj rinine
Eh moj, Vace…sa pak te vleresuam, e sa zemer na dhe. I kujtoj si sot ato dite, kur pas 25 diteve sherbim, ai hapte deren me kengen tende ne goje. Kur ulej me te ne cep te ballkonit dhe kendonin te dy me ze te ulet “dhe shiu pike pike pike/binte pa pushim…….”. E me pas nen valsin tend “valseronin” te dy , duke harruar per pak caste rradhet e gjata, apo se ai do largohej prape pas 2 oresh per 25 dite te tjera. Per pak minuta Vace rikujtonin se shpirti nuk i perkejt askujt tjeter, mbetet yti. Ate s’ta mer dot njeri e s’ka diktator ta shtypi. Kur zeri yt, ishte serumi yne, ringjallje e shpirtit. Cfare fati pati Shqiperia me ty moj Vace e sa veta kaq thjeshte lumturove ti.
E sot Vace per ta mbetesh akoma fuqi-dhenese. Je nostaligjia ime, je ne zemer te gjithe atyre qe u dhe shprese, qe bashke me mua e me ty sot vazhdojne te kendojne:
…KUR SHPERTHEN JETA E RE.
Faleminderit Vace
No comments:
Post a Comment