Monday, 14 April 2008

MATERIAL-OREKSET LETRARE QË DUHET TË SHIHEN NËN DRITËN E RIPREZANTIMIT


Nga Fatmir Terziu

Supozoni se ju jeni thirur të jepni mësim ose leksione në një nga shkollat shqiptare, në orët e letërsisë shqipe. Cilën prozë do të zgjidhni ju për nxënësit? Kjo është një pyetje e zakonshme e mësuesve të letërsisë për orët letrare (nëse ekzistojnë), por nuk është pyetja ime këtu. Natyrshëm unë pyes: Çfarë principes do të ndiqnit ju për të zgjedhur prozën që do tu afroni nxënësve për mësim, për orët letrare? Principet prapa shanseve pedagogjike janë për të dy palët; për mësuesit dhe për nxënësit, sepse nxënësit duke mësuar bëhen mësues, dhe gjithashtu një mësimdhënie e mirë nxjerr dhe prodhon nxënës, në plotë kuptimin e fjalës “Nxënës për letërsinë”. Një numër prozash kanë parë dritën e botimit pas viteve 1990, duke shënuar ecuri emrash dhe pasqyrim emrash të rrinj, duke kanonizuar dhe një risi në derivation ‘letërsi dhe krijimtari e re e prozës shqiptare’ të diskutuar në nivele të ndryshme dhe ‘diçka’ e përzgjedhur sipas një kriteri meta-difuziv dhe kontradiktor, për të plotësuar një ‘tender-kurs’ si të mbyllur. Paternitete të tilla, në një kohë kur në skenën shqiptare, Kosova tashmë është shteti i ri i Botës, dhe pjesët e tjera me shqiptarë kanë lëvrime të ndryshme, me një pasuri e tematikë të larmishme, kur letërsia shqiptare më shumë lëvrohet në hapësirën e emigracionit, ku ‘bota e lirë’ është ushqim për të, dhe ku krijimtaria shqiptare tashmë nuk njeh kufij, mosha e pragje, duke mos harruar edhe qindra arsye të tjera, që në këtë pikë duken një rrëmujë koincidencash.
Diskutimi ndjekës përqëndrohet në letërsinë shqiptare, kryesisht atë fikshën. Pa përsëritur argumentet rutinë që janë thënë e stërthënë në forume, politika apo simpoziume për ndryshimin e këtyre kornizave të njohura e të panjohura në rrugën e re, unë do të riparaqes disa nga rrugët që shumica mendon se duhet prodhuar për të bërë ndryshimin. Qëllimi është të risjellë nën vëmendje dy diskutime që më së shumti janë diktuar në mbështetje të njëra – tjetrës: teorizimi i riprezantimit dhe poltikës së rimendimit të materialit për tu studiuar. Unë konsideroj vështirësitë e riprezantimit me të ashtuquajtuarin material të kondicionit në mësimdhënie, dhe pastaj do të argumentojë më gjërë për zëvendësimin e nocionit tim për rishikimin ose revizionimin e materialeve të ‘ish-përzgjedhura’ dhe të kryera nën shpejtësinë tenderike, për instance poltike.


1. Reprezantimi


Mësimdhënësit jo gjithmonë pyesin direkt se cilët principe dhe rregulla duhen ndjekur për të seleksionuar një pjesë letrare për nxënësit, por ndodh dhe jopakherë qëllon që përgjigjet janë zakonisht të njëjta me ato që ne kemi dëgjuar nga kritikët kur sqarojnë ‘shijet e tyre për të mësuarit’ ose kur pyeten rrastësisht nxënësit, se cilat krijime do tu pëlqenin atyre. Në një form ose në në një tjetër, përgjigjet më prezente janë ato që thërasin me zërin lartë për letërsi të mirrëfilltë, për prozë e poezi të nivelit bashkëkohor, pra kur ato riprezantojnë disa kategori të inkuadruara tek interesi Letrar Shqiptar. Ngul këmbë këtu tek riprezantimi i interest letrar shqiptar që unë shkurtimisht do t’a quajë I.L.Sh. për të krijuar lehtësi institucionale komunikimi. Të thuash ‘mëtë mirën krijimtari’ unë medoj se duhet të thuash qartë se kjo krijimtari ‘riprezanton më të mirën e diçkaje’. Shumë kritikë janë pragmatikë dhe janë lidhur në disa emra dhe libra dhe madje janë në sensing e parcelizimeve semestrore, kur ndajnë autorët e letërsisë së zgjedhur në ‘cilën problematikë ata kanë lidhje me riprezantimin e jetës shqiptare, apo tërësisë shqiptare...’. Disa mendojnë se zgjidhjet që jepen në pjesët e përzgjedhura duhet të jenë një ide në rrjedhën domethënëse për përfshirjen. Por çështjet që ne përzgjedhim dhe krijimet letrare që kemi lexuar ose kemi shfletuar janë gjithashtu janë seleksionuar mbi mënyrën e riprezantimit, ku ne pamendësisht kemi kryer lidhjen e këtyre principeve të pashkruara si një derivate medje-dëshirë, duke përjashtuar situatat që lidhen ‘me përzgjedhje profesionale të komisioneve me ‘profesionalë’. Këta komisione i përzgjedhin krijimtaritë dhe i bëjnë pasuri! Një përzgjedhje dhe një pasuri që mbetet viteve, e trashëgohet brezave më pas. Në planin e thjeshtë kjo duket shumë thjesht një problem i vogël. Në planin kompleks, kjo është një kompleksitet me probleme të paimagjinueshme për vlerat kombëtare, për vlerat në kornizat e I.L.SH.-së. Këto përgjigje që variojnë ndërlidhen me insinuatën e riprezantimit në fakt. Ndërlidhen me këtë sepse në planin politik qeveritar apo ministror sot kritikët dhe mësuesit adresojnë nevojën e riprezantimit të një ‘game’ dhe ‘diversiteti’ të shqiptarëve ose të riprezantohen grupe të ndryshme, etnicitete, burra e gra dhe të rrinj e të reja, gjithëmoshorët shqiptarë, natyra dhe jeta shqiptare në rrugën e saj të riprezantuar të integrimit.
Në një diskutim kritik ose në një theks që mbulon tetë deri në dynbëdhjetë shkrimtarë, që në letërsinë shqiptare tratojnë tematikën e riprezantimit të elementit ndërlidhës të kohës së para viteve 90-të me situatën e pas viteve 90-të, në domethënien e vetë riprezantimit, nëse ne do të shohim tendencën e interest kombëtar shqiptar, kjo duket qartë si një aspect i problemit. A është një riprezantim i dukshëm? A është një seleksionim i ndjeshëm i ndonjë literarture, prej një shtysë-komisioni që të flirtojë dhe krijojë pasurinë letrare në Shqipëri? Kush e jep verdiktin? Tetë a dynbëdhjetë të përzgjedhurit shohin emrin e tyre dhe heshtin. Jashtë këtyre numrave të tjerët presin fjalën e kritikës. Disa edhe ndihmën e shoqërisë ‘mësues-drejtues’ që të krijojnë tregun e blerjes së librave nga nxënësit (sipas shtypit shqiptar, kur mësuesit u inponojnë blerje librash nxënësve nga miq dhe shokë)....
VAZHDON....

No comments: