(Greca dhe një hap në gazetarinë e kohës)
Nga Fatmir Terziu
Gazetaria po ndryshon me shpejtësi, aq të madhe saqë është vështirë t’a gjesh hapin me të. “Gazetaria është një botë tjetër tashmë, por e njëjta punë për të bërë”, do të shprehej në mbledhjen e fundit të NUJ-së, Paul Mason i BBC Newsnight. Duke qenë anëtar i këtij unioni gazetarësh, kjo thënie e Mason nuk më shkaktoi çudi, por më udhëtoi pak në vite dhe në vend. Vitet e pas 1990-ës dhe vendi: Vendlindja ime e dashur Shqipëria. Lidhja me faktin: Gazetaria, krijimtaria, publicistika…, pra ndryshimi?! Kështu, Mason do të shtonte si për të kthjelluar ‘prapa-udhëtimin’ tim, “edhe gazetarët duhet t’i përshtaten këtij ndryshimi”. E ndërsa Mason e kishte fjalën e tij konkrete për teknologjinë e re, që po ndryshon termin gazetari, unë në mendjen time sillja castet lidhëse me gazetarinë shqiptare, ku fjala teknologji e pas viteve 90-të lidhej vetëm me termin ndryshim, me demokracinë, me fatin e gazetarisë dhe gazetarëve shqiptarë, pra aspak me teknologjine e re, që edhe pse diku tentonte të bëhej oreks-shqetësimi, shkurt biznes-përfitimi. Në këtë ndryshim më erdhi ndërmend diçka që lidhet me gjeografinë gazetareske shqiptare, ku Tirana ‘mbidominon’ me gazeta dhe gazetarë të të përditshmeve dhe shtirret si një hijedominim mbi fatin gazetaresk që vjen nga periferia. Kur ndodh që edhe periferia ‘shkëlqen’ dhe sfidon gazetarinë e kryeqytetit shqiptar, në Tiranë, pakkush mund të mendojë ndryshe, madje edhe harron të të urojë ose përgëzojë për arritjen tënde, arritjen Kombëtare. Se kur dikush grabit, vjedh, rrjep, vret, dhe …, çfarë nuk bën është në faqet e para të gazetave, si një ushqim i kronikës së zezë, (turpëron Kombin) … ndërsa kush përgëzohet dhe lavdërohet për punën e tij, këtë rast në gazetari, ose edhe në publicistikë, zor se gjenden dy rrjeshta për ta përgëzuar atë. Në këtë ndryshe hapi i dikujt mbetet një hap i pandjeshëm, një hap që mbytet nga shugurimi njërëzor i zyratekave shqiptare.
Prej kohësh në këtë ndryshim të hapit gazetaresk kam ndjekur edhe fatin e një gazetari shqiptar, që ka një emër jo pak të vogël në gazetarinë shqiptare, e pse jo edhe në publicistikën shqiptare. Dalip Greca është një udhëtim ndryshe, një hap ndryshe në hapësirën gazetareske. Një hap që nis me gazetarinë e tij të hershme e të pëlqyer dhe pikëtakohet me “Ora e Fjalës”, organ i Lushnjës ku ai vuri në interes të lexuesve shembullin e Pluralizmit dhe shembullin e tij si një Sekretar i Komitetit Pluralist, ku u zgjodh me siglën e hapit të tij të matur gazetaresk. Greca është një hap më shumë tani në itinerarin Atdhe-Amerikë, në itinerarin që ende mban nën sqetull dorëshkrimet e tij të guximshme të “Rebublika”-s dhe i qëmton tani me stilin e tij dhe profesionalitetin e veçantë në drejtimin e seksionit shqip të gazetës “Illyria” të shqiptarëve të Amerikës. Në këtë ndryshim Greca është një shembull, është një hap i sigurtë, që ka treguar se si duhet të arrihet kjo botë ndryshe, me të njëjtën punë, të cilën Paul Mason e pasqyroi në Unionin e Gazetarëve Britanikë, vetëm pak kohë më parë. Kur Mason foli, dhe unë sillja ndërmend Grecën, natyrshëm unë nuk e dija se një grup gazetarësh, kritikësh dhe artistësh shqiptarë kishin një mendje ndryshe, të propozonin Grecën të bëhej një “Qytetar Nderi” i merituar i qyetit të Lushnjës. …
Vazhdon…
No comments:
Post a Comment