Më kujtohet si sot një thënie e Lisien Bashkurtit teksa u drejtohej pilotëve të rrinj në vitin 1987, në një ditë kur një pilot i ri nga Lushnja ,Zenel Hoxha, do të bënte një heroizëm të pashoq, duke ulur avionin e tij me fanar të hapur në Rinas, një fakt të cilin zoti Bacelli duhet t’a dijë mirë dhe bukur. Atëherë shkruaja për gazetën “Luftëtari” dhe Bashkurti si i dërguar i KQBRPSH-së së asaj kohe do të shprehej: “Ju jeni dy herë shqiponja…, duke tundur në ajër gazetën me shkrimin tim për pilotin Hoxha”. Atë ditë në krahun tim ishte edhe piloti Riza Lahi, që rrinte ashtu me qetësinë e tij, dhe me karakteristikën e mbajtjes së shënimeve. Tregimi i mëposhtëm i Bacellit dhe mënyra e të shkruarit të tij më risollën atë kohë mes pilotëve, mes dy-herë-shqiponjave që shquheshin për kulturë, njohuri dhe aftësi krijuese. Kështu edhe krijimtaria e Bacellit si e tillë kërkon vëmendje. ë
Ate Diten e Madhe...
Agim Bacelli
Njezete vjet me pare, si sot ne oren shtate te mengjezit, une si zakonisht fillova punen. Me ishte bere zakon qe para se te punoja do te pija nje kafe tek Roza (kjo ishte banakjerja e klubit te Regjimentit te Aviacionit Gjader). Hyra vetem dhe pashe qe klubi ishte plote si asnjehere tjeter. Mora nje kafe dhe nje ferrnet dhe u ula ne tavolinen ku ishte vetem nje person, miku im Mehdi Dashi dhe duke qeshur i dhashe doren duke i thene: "Te rroni vete se mendja ju ka lene!" (Kete shprehja ja thosha prej disa kohesh pasi e gacmoja per Kadarene te cilin ai e adhuronte si askush tjeter. Kadareja ne ate kohe kalonte peripeci te panumurta familjare dhe shpesh ishte shume kondradiktor me mendimet e tij.)
Mehdiu u zverdh pernjehere dhe pa rreth e rrotull i shqetesuare.
- Ule zerin te marte e mira te marte! Ke luajtur menc apo do te perfundosh ne burg?! - Me tha ai me ze te ulet. Une qesha akoma me shume dhe kete 'paralajmerim ogurzi' e mora si shaka por qe nuk vazhdoi gjate...
- Agim, c'dreqin ke qe sot ben shakara me zarar, a nuk di c'far ka ndodhur?!
- Jo, c'far ka bere vaki? - I thashe.
- Vertete s'di gje?!
- Hajt tani se nuk po bej shaka, vertete nuk di asgje. C'far ka ndodhur?
- Ka vdekur ai...
- Kush?
- Ai pra, i madhi fare....
- Enveri?
- Ule zerin ta marre dreqi ta marre. C' m... ke sot qe flet keshtu? Ai pra, ai vdiq por mos ja zer emrin ne goje se kushedi se cfar na ngjet.
Mehdiu kishte vellane e vet (Kujtim Dashin) sekretar te Komitetit te Pratise se rrethit Lezhe i cili ate nate e kishte gedhire ne Komitetin e Partise dhe keshtu qe Mehdiu ishte i mireinformuar.
Me Mehdiun une beja biseda te lira per shume probleme dhe ai ka qene shok besnik me mua ne cdo rast. Keshtu qe ai ishte veretet i frikesuar per ato qe une thosha sepse e dinte qe ajo situate mund te kthehej ne nje gjeme per cdo te dyshuar dhe sidomos per mua qe shume here kisha perfunduar ne hetusine e shefit te sigurimit te regjimentit. Njekohesisht Mehdiu ndihej edhe shume i gezuar pasi atij i pelqente shume liria e mendimit dhe ishte tip qefliu si shumica e shkodraneve. Vdekja e Enverit ate e gezonte pa mase por kishte edhe po aq frike te madhe...
- Hajt ta pime edhe nga nje dopio i thashe! - Dhe u ngrita te beja porosine.
- Jo, jo se eshte me zarar. Kushedi se cfar do te flasesh ti pas asaj dopio...dhe ketu eshte komisar Kicua (Kristaq Burda) qe po na shikon...
Ne kete kohe ne klub hyri nje oficer i shtabit (Dhimiter Panxhi) dhe na tha: "Sot nuk do ti nxirrni avionet jashte tunelit. Shikoni se cfar mund te beni ndonje gje vete deri ne oren 12 kur do te mblidhemi ne kinema dhe do te japim nje lajm te KQPPSH." Kaq tha Miti dhe iku.
- Qenka e sigurte i thashe Mehdiut dhe e ftova qe te shkonim ne Gjader pasi dihej mire qe fshati Gjader ishte "reaksionar" dhe atje do te kishte patjeter feste.
Ashtu beme. Shkuame ne fshat. Bashke me ne erdhi dhe miku e shoku im i mire Veprim Muca nga Shkodra i cili nuk kishte lene vend pa me kerkuar.
- Agim, ti e ke fituare bastin me mua dhe une dua te te qeras sot. (Ne kishim vene bast per vdekjen e Envereit qe nga viti 1981; une i thosha qe Hoxha do te vdese jo me larg se viti 1985 dhe Veprimi me thoshte qe ai do te vdeste ne vitin 1989.Kur pershendeteshim ne regjiment, une i thosha ne italisht, Hej! ottanta cinque! dhe Veprimi ma kthente, Hej! ottanta nove! )
- Une jam vete i dyte prandaj lere bastin per nje dite jeter. Sot do t'ju qeras une pasi kam sebep, - u thashe te dyve.
Veprimi cakerqef nuk dinte se si ta shprehte ate gezim te madh qe ndjente ne shpirt dhe me kapi per qafe dhe me puthi. Po ashtu beri dhe me Mehdiun. Te gjithe e dinin qe Veprimi 'ishte armik' i pushtetit dhe per te mbildheshin te dhena nga shefi i sigurimit te regjimentit dhe informatoret e tij.
Shkuame ne fshatin Gjader dhe hyme ne klub. Si asnjehere tjeter fshataret e gezuar e festonin me nga nje gote perpara dhe ne heshtje. Askush nuk guxonte ta shprehte kete gezim te madh por, gezimin e tyre ua lexoja ne fytyrat e qeshurua. Te gjithe gjadrasoreve ate dite u kishte rene nuri i bukurise. Nuk me ishte dukur kurre Gjadri me i bukur se ate dite!
Sapo u ulem, menjehere me vjen Hila, berberi i fshatit (te gjithe oficeret e therrisnin kulak) me goten ne dore dhe pasi e ciku me mua, pa bere asnje fjale iku jashte sepse prania e tij ishte shume e rrezikeshme per kedo dhe mbi te gjitha per ate vete. Me Hilen une kisha bere biseda te guximeshme sa i shkreti, me tregonte me von, ne fillim ishte trembur aq shume sa gjumi naten nuk e zinte nga qe kishte menduare se une isha ndonje provokator i felliqur qe desha ta marr ne qafe...Por kur hyri demokracia ai nuk la njeri pa i thene se une kisha qene ne kohen e komunizmit po aq kulak sa Hila vete, e mos me shume!
- Kemi apo skemi feste? Hajt me fund te na rroje Nexhka! - Beri shaka Veprimi dhe e rrekelleu nje dopio me konjak. Disa fshatare qe ishin prane nesh kthyene koken duke na pare me habi. Besoj se ata me emerin Nexhke do te kene kuptuare kamarjeren e klubit te fshatit me emrin Nexhi qe ne e kishim patur guzhiniere me pare.
Klubi dalengadale po mbushej plot e perplot si asnjehere tjeter. Une pashe qe te vinin ne ate klub te gjithe 'demokratet' e repartit te aviacionit; pashe shokun tim te ngushte Vasil Micin qe kishte terhequr pas pilote e teknike 'liberale' qe po i qeraste ne kete Dite te Madhe. (Vasilin do ta denonin komunistet kater vjet me von.)
Ne ate klub te vogel fshati, ate dite pashe te hynin njerez qe e kishin enderruar prej kohe kete vdekje dhe qe pas kesaj dite do te prisnin te vinin ditet e shpreses se madhe.
No comments:
Post a Comment