Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë të kudondodhur jashtë Shqipërisë “DRITA”, në bashkëpunim dhe me ndihmesën e Ambasadën të Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Lidhjes së Botuesve të Shqipërisë organizojnë:
“Itaka e fjalës”
PROGRAMI
1. Promovimi i Antologjisë Poetike “Itaka e fjalës”.
Antologjia përfshin njëqind e dyzetë autorë, që jetojnë, punojnë e krijojnë në Greqi dhe në gjithë shtetet e Europës, në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Kanada e deri në Australi. Është përgatitur nga Nase Jani, redaktor: Robert Goro, botim i Shtëpisë Botuese “TOENA”, me 564 faqe. Çmimi: 1200 lekë (10 €).
2. Ndarja e Çmimeve të Konkursit Letrar: “KADMUS”-2007
Me krijimet e botuara, gjatë vitit, te Revista Letrare “Pelegrin”
Kjo veprimtari organizohet qysh prej vitit 2005, kur Revista “Pelegrin” ishte në vitin e dytë të botimit. Në këtë veprimtari do të prezantohen edhe Nr. 10 dhe 11 të Revistës, të porsa dalë nga shtypi.
3. Dhënia e Çmimit Vjetor “Ali Asllani”
“Liriku më i mirë i vitit”2007
Është viti i dytë që Klubi i Shrimtarëve “Drita” dhe Ambasada e Shqipërisë organizojnë konkursin dhe ndahet Çmimi “Ali Asllani”
Çmimi jepet për librin poetik më të mirë të vitit shkruar nga poetë shqiptarë të kudondodhur jashtë Shqipërisë dhe që marrin pjesë në konkurs. Këtë vit ky Çmim jepet edhe në 125 vjetorin e lindjes së “Lirikut të Fjalës së Bukur”, Ali Asllani dhe i nderuar: “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi.
4. Shpallja e Konkursit Letrar “KADMUS”-2008
Lidhje a Botuesve të Shqipërisë, Klubi i Shkrimtarëve “Drita”
dhe Revista letrare “Pelegrin”
Krijuesit do të paraqiten me Vepra letrare në gjininë e prozës (Roman, Tregime-Novela), Poezisë dhe Letërsisë për Fëmijë. Librat fitues, sipas gjinive, do të botohen nga Shtëpia Botuese “TOENA” dhe pjesëmarrësit e tjerë do të nderohen me diploma, sipas vlerave të krijimtarisë së tyre. E veçantë e këtij viti është se “TOENA” shënon 15 vjet veprimtari botuese, ku vetëm me Klubin e Shkrimtarëve “Drita” dhe krijuesit emigrantë ka pasur bashkëpunim botimi të tre Antologjive dhe dy Konkurseve letrarë.
Veprimtarisë nuk do t’i mungojnë: Fjala poetike dhe përshëndetjet muzikore, urimet dhe përshëndetjet nga pjesëmarrësit.
5. Lidhja e Botuesve të Shqipërisë
nderon Klubin e Shkrimtarëve “Drita”.
Do të marrin pjesë:
1. Shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E veçantë e këtij viti është edhe pjesëmarrja e shkrimtarëve dhe intelektualëve nga Franca, Anglia, Italia, SHBA etj.
2. Miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke.
3. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë z. Vili Minarolli dhe personeli i Ambasadës.
4. Drejtuesit kryesorë të Shtëpisë Botuese TOENA, Presidenti, z. Fatmir Toçi dhe Drejtorja Ekzekutive znj. Irena Toçi etj.
Veprimtaria do të organizohet:
Ditën e shtunë, më 19 prill, ora 19.
Vendi: Godina: “INERAMERIKAN”
autostrada “A. Singru”, 124
No comments:
Post a Comment