Letër
drejtuar Fjalës së Lirë
Nga
Mëhill Velaj
Në
Londrën e mbuluar zakonisht me mjergull dhe brymë - rreh zemra e zjarrtë e
elbasanlliut, studiuesit, publiçistit, kritikut, prozatorit, poetit, të
nderuarit Dr Fatmir Terziu.
Fatmir
Terziu!
Ky
pasionant zemërbardhë i artit, letërsisë dhe gazetarisë, krahas përpjekjeve për
t'iu përshtatur kushteve ekonomike që ka çdo emigrant, i mban sytë dhe shpirtin
nga mëmëdheu. Fatmir Terziu shpërndan ngado vetëm ngrohtësi, sikurse një shpirt
që ka vetëm diell përbrenda.
Nëqoftëse
shqiptarët e SHBA e kanë në traditë shumë të pasur të lidhjeve me atdheun,
mendoj që miku ynë Fatmir Terziu, bën pjesë në atë bazament që do të krijojë të
njëtën traditë në Mbretërinë e Bashkuar. Është një akt sublim i virtytshëm që
bëhet vetëm e vetëm për të bashkuar shpirtrat krijues të letrave shqipe, të
ndriçojë vlerat, traditën gjuhën, çështjen shqiptare, - sidomos çështjen
kombëtarë për të cilën të gjithë si shqiptarë të Shqipërisë sonë etnike - na
intereson - na vlon në shpirtin, zemrën e brezin tonë.
Dhe
gjithshka miku yne Fatmiri, e bën në sajë të urtësisë, profesionalizmit,
domosdoshmërisë së kohës, përcjelljes së mesazhit ndër breza, ruajtjes së
traditës, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar. Pa asnjë kompleks e tendencë të
përfitimit personal e material, - bukur, shpirtërisht, ndershmërisht dhe me
dashuri të pakufishme për Shqipërinë e shqiptaret. Është një nder i madh që ai
na bashkoi ne te “Fjala e Lirë”, e mendimit dhe e shprehjes, e krijimtarisë, sa
e lirë, e larmishme, konstruktive, dinjitoze, produktive argëtonjëse dhe
largimit nga streset e problemet e ditës që në këtë mërgimin tonë është shumë i
nevojshëm, i domosdoshëm, vetkërkues nga koha, që po jetojmë.
Ne që kemi nderin të jemi pjesë e Fjalës së lirë,
përpos nderimit, respektit, dhe mirënjohjes që ne i detyrohemi, mikut tonë,
Fatmirit, - duhet të respektojmë rregullat e “lojës” ("the policy of
"Fjala e Lirë") - të mirëkuptimit, respektit reciprok, të ndjenjave
intelektuale, njerëzore, aftësive dhe kontributit krijues të anëtareve të saj.
Të çlirojmë veten nga komplekset e debateve shterpë, ofendimeve e polemikave,
që janë në kundërshtim me natyrën e të qënit intelektual, krijues, dashamirës
të artit e letërsisë.
Është e trishtueshme se, disa bashkëgjakas tanë, në
mungesë të atdheut dhe prej streseve të krijuara gjatë kësaj mungese, lëndojne
shpirtrat e të tjerëve me fyerje, sharje, kërcenime, e-mail-e anonime dhe bëjnë
përpjekje të "thyejnë" passwordet personale të njërit apo tjetrit, -
deri në keqpërdorim të emrit të krijuesve. Aftësitë e tyre në informatike - në teknollogjinë
kompjuterike - do të ishte mirë t'i
përdorin për më të mirën në dobi të artit, letërsisë, kulturës - në të mirë të
shqiptarëve. Sjellje të tilla perverse i shërbejnë përçarjes ndër shqiptarë -
që ne - krijuesit jo vetëm nuk na nderojnë - por edhe na "sakatojnë"
si komb.
Nëpërmjet
këtij mesazhi, te “Fjala e Lirë” - ju bëj thirrje të gjithë së bashku -Të duam
njëri tjetrin, mos lëndojmë ndjenjat e askujt - të jemi të bashkuar - me
dashurinë e respektin njerëzor, - të ruajmë fisnikërinë shqiptare - që si e kam
shprehur në një nga poezitë e mija - shekujt të mos tallen me në - Por të na
përjetësojnë - ashtu si i kanë përjetësuar Rilindasit tanë.
Si
një ekipi (team) krijuesish, me aftësitë, eksperiencat tona, të larmishme - në
gjini të ndryshme - me mikun tonë Fatmir Terziu - le ta shëndrrojme “Fjalën e
Lirë” në një kohë të Rilindjes së dikurshme - të konvertuar në një Rilindje të
re të Shekullit 21-ë.
Ju
uroj suksese në krijimtarinë Tuaj!
Fatmirit
i uroj Suksese & Fat!
Ju
faleminderit!
Mëhill
Velaj
Stamford
CT USA.
2008
No comments:
Post a Comment