Saturday, 12 April 2008

“ITAKA E FJALËS”




Nga Fatmir Terziu


Nuk është vjeshtë. Nuk është as dimër. As verë nuk është është dhe pse kalendarikisht është pranverë, as njëra dhe as tjetra nuk është në fakt. Nuk është këtu, ku jam unë. Nuk është?! Nuk është se natyra, nasolli cabreshër, pak shi, pak borë dhe pak diell, që pastaj u fsheh nën re,… e më pas erdhi nata. Sot është një ditë e re dhe unë e ndjej Diellin që ka dalë mes maleve, diellin e mocëm që ushqeu poezinë, që ushqeu këngën Ballkanase, që ushqeu prozën dhe që solli Homerin e Madh, ashtu me verbërinë e tij në dritën e madhe, në dritën e pafundme të stinëve. Në këtë pafundësi stinësh sot është festë. Është festë e shkrimit, është festë poetësh, shkrimtarësh. Festë shqipe nën Diellin e Homerit, festë domethënëse. Në këtë festë është edhe qënia jonë. Në këtë festë është edhe ndjesia qytetare, morale, njërëzore, sepse është shpirti krijues, është molekula që vë në lëvizje mendje, duar e sy për të lënë stinët, ndoshta ashtu sic bën Moti Londinez, duke t’i dhuruar në një ditë, për brezat që pasojnë. Sot është një Ditë e Madhe. Është Dita e fjalës, vargut, tekstit, diagnozës letrare shqipe. Është një Ditë e Madhe edhe për atë që s’e ndjen, se bota sot është aq e vogël, aq e shpejtë sa kurrë nukështë imagjinuar. Për pasojë edhe për atë që sot nuk gjendet fizikisht tek kjo festë e shkrimtarëve “Drita”, nga të katër anët e Botës, natyrshëm që gjendet brenda pak minutave, ndoshta edhe pak sekondave. Është koha e teknologjisë moderne që na dha shansin edhe ne shqiptarëve të jemi pranë në ditë të tilla. Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë të kudondodhur jashtë Shqipërisë “DRITA”, në bashkëpunim dhe me ndihmesën e Ambasadën të Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Lidhjes së Botuesve të Shqipërisë organizojnë “Itaka e fjalës”

Një poezi në tre gjuhë ndoshta do të thotë më shumë për këtë eveniment:

Thjesht, poezi

Kënga e vjeshtës
Një ligjësi e gjatë
E vjeshtërisë
Së violinës
Që gric telat e zemrës sime
Me një monotoni
Rraskapitëse.

E gjitha mbytëse
E zbehtë, kur
Orët pickëllojnë lavjerrësit
Unë kujtoj
Ditët e shkuara
Dhe lotoj;

Dhe unë shkoj
Me erën e drushme
Që më tejcon si një trung
Aty dhe kudo

Ngjashëm me një
Gjethe në rënie.

Ne gjuhen Frenge:

Poème

Chant d'automne
Les sanglots longs
Des violons
De l'automne
Blessent mon cœur
D'une langueur
Monotone.

Tout suffocant
Et blême, quand
Sonne l'heure,
Je me souviens
Des jours anciens
Et je pleure ;

Et je m'en vais
Au vent mauvais
Qui m'emporte
Deçà, delà,
Pareil à la

Nw gjuhwn angleze

Autumn's Song
The long laments
Of autumn's
Violins
Wound my heart
With a monotonous
Fatigue.

All suffocating
And pale, when
The hour chimes,
I remember
The old days
And I cry;

And I go
With the nasty wind
That is carrying me
Here and there
Similar to the
Falling leaf.

****

Me pas poeti Luan Xhuli ka krijuar enkas kete poezi:

Nga Luan Xhuli

Ketu ne Itake

mbledhim reze..

Buqetat e endrave,

ne shpirtra poetesh
jane zgjuar....

Vende bosh,

per metaforat e reja,

qe mesazhe te reja prekin....

Itaken,

pjese te peste

e bene zemrat.....

Stacione te pa numurta ka ngritur

dhe s'di ku te te pres ....me bileten e mirseardhjes....

E di,

qe sdo vonohesh.....

NJË MËNYRË PËR TU NDJERË NË ATHINË

Nga Faruk Myrtaj

Në librin me poezi "Qyteti Fle Ne Xhepin Tim", të Andi Meçajt*, botuar në Athine 2006, është edhe poezia:

PËRGJIM

Shtëpia rënkon nën kornizat varur mureve
dhe ti një ditë do të mbyllesh atje, muret përsëri
do të ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bërtasësh,
fjalën e tyre të fundit dyert e thanë,
të trokiturat ndalohen me ligj,
tashmë ka humbur fletankesa jote,

dhe trupi rebelohet, duart thyejnë kornizat,
këmbët shqelmojnë dyert, mishi trokitjet rikujton,
muret rënkojnë, përsëri rënkojnë muret, nuk ka më korniza,
vetëm sy nëpër dritare.


I jam rikthyer shpesh krijimtarisë së Andit. Jo veç si “shpresë e pohuar”, por edhe si pashmangshmëri e Hiqmet Meçajt. Prishin punë Etërit, ndonjëherë, por me shume ndreqin!
Raporti jo i kollajshëm më kujton Anil Frashërin, djalin e aktorit të madh Naim Frashëri (aktorit). Ia kujtonin babanë, vend e pa vend, ia kthyen në makth: “Naimi është Naim, e kështu ka për të qenë”, “babai Yt ishte tjetër Ai, aha...!”, “Nuk bëhemi dot si Ai ne, as ti...”!

Po lexoja “Përgjim-in” sot dhe (a thua intuitivisht) klikova në google për “Mammy Blue”. Thjesht si emigrant me nënën larg, pafundësisht larg...Aq larg sa mund te perkufizosh ndryshe ekzistencen fizike...
Për disa minuta, dhe disa minuta të tjera, sërish edhe disa minuta, dëgjova këtë këngë prej Demmis Rousse, pastaj në interpretimin e grupit spanjol Pop Tops, pastaj Ricky Shayne, Bernd Cluver, prej Dalida dhe Nicoletta, prej Julio Iglesias, më pastaj të Celine Dioni, interpretim i hershëm i saj, Roger Whittaker, Brother Louie group, Franck Pourcel, Juan Torres, Ian Lloyd, dhe s’ndenja dot pa iu kthyer Demmis Rousse qw i ngrè himn tokës greke, mesdhetare, diellit dhe dashurisë aty!

http://64.233.169.104/search?q=cache:PkuAU2IIiGUJ:oldies.tuneforums.com/thread_view.php%3FthreadID%3D141+mammy+blue&hl=en&ct=clnk&cd=2&gl=us&client=opera

Oh Mammy, oh Mammy Mammy Blue
Oh Mammy Blue
.............
I may be your forgotten son
Who Wandered off at twenty-one
It's sad to find myself at home
Without you
If I could only hold your hand
And say I'm sorry, yes I am
I'm sure you'll really understand
Oh Mammy...
...............
...........

Po e lexoja poezinë e Andit si gjendje-afërt me Mammy Blue?!
Në të gjitha gjuhët, në të gjitha zërat, “shtëpia e ndjenjës rënkon nën kornizat varur mureve të zemrës” perifrazojmë poezinë. Në të gjitha kohët, në të gjitha moshët, në të gjitha poemat dhe në secilin prej vargjeve, prej të gjithë lexuesve, prej njerëzve, të gjithë të vdekshëm, të shndërrueshëm në blue...
Në përgjim të qenies njerëzore brenda vetes, brenda shtëpisë, brenda e jashtë atdheut, si i bëhet paracaktimit që Njeriu “një ditë do të mbyllet atje, në njerën nga kornizat” dhe Jeta, ajo që e ke lindur Ti?
Ti, Mammy që (si mund të ) bëhesh Blue, Ti Mëkëmbësja e Zotit në Tokë, Ti Krijuesja që kurrë nuk e ke ngritur zërin për tu lëvduar si e tillë...si mund të pranojmë kornizash? Nëse jeta mbetet pas, është thjesht provë e dëshmi jotja, por pa Ty...E këngës, pavarësisht këngëtarëve, gjuhëve, ndjenja që prej së gjalli ka siguruar përjetësinë dhe që së vdekuri bëhet qenie e të gjallit...
Muret, si gjithë gjërat e palëvizshme, ankohen për fatin e tyre, e përcjellin mërinë në përplasjet e dyerve që mbyllen e hapen, prej trokitjeve të të panjohurve dhe hyrjes pa trokitur të Njerëzve të Shtëpisë. Këta mbeten without You, më dhimbshëm se You without them. Ndjehen kështu. I shohim kështu. E dinë ligjin e jetës, e dinë që “të trokiturat në Botën Andej ndalohen me ligj”, madje eh, bëjnë gjithçka që të qetësojnë merakun e Mammy të ngjyruar në Blue, në të gjithë zërat, në të gjitha figurat letrare, përjetësisht të lidhura me lindjen, me Nënën...

“Rebelohet”, aq më shumë kur ka joshur veten në kahen e krijuesit, muret e zemrës që gjithnjë ashtu kanë rrahur për të Dërguarën e Posaçme të Zotit për Të, rënkojnë duke këngëzuar fjalësh, rimash, “s’ka korniza”, dhe lotët me se s’bën duhen ndaluar me ligj, si gjithë gjërat që përbëjnë Lirinë e njeriut!

Andi Meçaj e ka shkruar “Përgjimin” sikur të këndonte “Mammy Blue”. Them kështu për gjendjen. Së paku siç e lexova sonte, e Premte, 11 prill 2008, Toronto, Canada

Faruk Myrtaj

*Andi Meçaj u lind në Vlorë më 6.06.1975. Aty mbaroi liceun artistik për pikturë. Në Greqi, një ekspozitë pikture vetjake, iu vlerësua nga shtypi vendas. Në vitin 2001 boton librin poetik “PUTHJE UJORE”. Më pas boton: “Tokë e bekuar”, poezi, 2002, “Nga letërkëmbimi me një fantazmë”, poezi, 2003; “Qyteti fle në xhepin tim”, poezi, 2006. Është përfshirë në disa antologji dhe përmbledhje dhe është vlerësuar me disa çmime letrare.



No comments: