Friday, 25 April 2008

Veprimtari letrare i klubit "Drita" dhe revistës "Pelegrin" në Athinë


(Veprimtari të tillë s’kemi parë as në Tiranë)
Në një nga sallat “INTERAMERIKAN” , në Athinë u zhvillua mbrëmja letrare “Itaka e fjalës”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kudondodhur jashtë Shqipërisë “Drita” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë. Mjedisi ishte i gjithi festiv dhe familjar, ku të zinte syri portretin e zmadhuar të Antologjisë “Itaka e Fjalës”, “Çmimi “Ali Asllani”, “Pelegrin” në Anfiteatrin Antik, ... dhe deri tek e veçanta që kishte sjellë nga Ankona poetja dhe piktorja, ku në një beze kishte pikturuar në kompozim gjithë veprimtarinë sipas frymëzimit të saj, ku nuk mungonin edhe urimet për Pelegrinin, Fituesit “Kadmus” dhe Klubin Drita... Në tavolinën ballore të sallës syri të zinte: Antologjinë “Itaka e fjalës”, Revistat “Pelegrin 10 dhe 11, Librin Fitues i Çmimit “Ali Asllani”, shporta ku ishin vendosur Diplomat dhe Plaketat e Fituesve “Kadmus” dhe tre shporta me guaska-deti e qirinj... Këto pamje, çdokush e shihte dhe e mendonte sipas emocioneve që i krijoheshin... Veprimtarinë e nderuan: Shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E ardhur nga Nju Jorku (SHBA), poetja Iliriana Sulkuqi... dhe nga Ankona-Itali znj. Mimoza Hametaj, poete-piktore dhe Presidente e shoqatës qytetare, përfaqësuese e emigrantëve në Këshillin Teritorial të Ankonës. Miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë z. Vili Minarolli, së bashku me zonjën e tij dhe personeli i Ambasadës. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Institutit të Librit dhe promocionit "Toena", z. Fatmir Toçi. Si dhe miqtë tanë dashamirë të letërsisë e kulturës shqiptare. Dy fëmijë shqiptarë, të veshur me kostume kombëtarë, me “shportën e Kësulëkuqes” në dorë (të mbushura me karamele e çokollata,) qerasnin për mirëseardhje, ata që hynin në sallë... Znj. Flutura Tafillaku, që e drejtoi veprimtarinë me kompetencë dhe kulturë, pasi falënderoi pjesëmarrësit, ftoi Kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, z. Nase Jani për ta vazhduar së bashku prezantimin e Fituesve. Duke nderuar, dy nga 140 pjesëmarrësit e Antologjisë, poetët Milla Bala dhe Zaho Balili, që kanë ikur nga jeta, aktorja Eglantina Kume dhe Odise Goro recituan nga poezitë e tyre. Pastaj poeti Nase Jani prezantoi gjithë autorët pjesëmarrës dhe falënderoi për ndihmesën e dhënë që nga redaktori z. Robert Goro, dhe deri tek z. Besim Mero dhe botuesi z. Fatmir Toçi, që mundësuan botimin e Antologjisë.
“Emërimi i Veprimtarisë “Itaka e fjalës”, nuk ishte rastësi. Për poetët e ndodhur jashtë Shqipërisë dhe të bashkuar në një Antologji Poetike, ky Emër merr vlera të veçanta: Vlerat e bashkimit, vlerat e kujtesës kombëtare-tha ndër të tjera z. Nase Jani. z. Besim Mero, pasi foli për veprimtaritë cilësore të Klubit “Drita” dhe Revistës “Pelegrin”, shprehu vazhdimësinë e ndihmesës financiare për botime të kësaj reviste.
Ndarja e Çmimeve “Kadmus” nisi me recitimin e një poezie të poetit Kolec Traboini, fitues i Penës së Artë. Drejtuesja e veprimtarisë ftoi Presidentin e Shtëpisë Botuese “Toena” z. Fatmir Toçi, për të marrë “Plaketën Gold” dhe diplomën në mungesë të Fituesit Kolec Traboini. Çmimin e Mirënjohjes të Gazetës ILIRIA dhënë nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita” dhe Revista “Pelegrin” iu dorëzua gazetarit të mirënjohur z. Robert Goro, i cili foli për kolegun e tij të nderuar, gazetarin Dalip Greca dhe uroi punën e tij. Ndarja e Çmimeve vazhdoi me Diplomat e Çmimeve të para: shkrimtarit Faruk Myrtaj (proze), Odise Goro (poezi), Vasil Qesari (ese), Katerina Dhima-Aliaj (përkthim), Rudina Xhunga (Reportazh-Intervistë), Dionis Qirzidhi (Studim) si dhe Çmimet e tjerë “Kadmus” që u nderuan Eglantina Kume, Albana Mëlyshi, Bujar Muça, Aida Bode, Ëngjëll Telegrafi, Merita Bajraktari, Albana Temali, Aida Dismondy, Raimonda Moisiu, Thanas Boçi e deri tek “Pranvera letrare” Ali Gjika, Erinda Llakaj e Argentina Tanushi. Pasi u lexuan dhjetëra vlerësime nga poetë e studiues të letërsisë për poezinë e Iliriana Sulkuqit dhe veças për librin e saj të fundit: “Poezi”, Ambasadori i Shqipërisë Dr. Vili Minarolli i dha Çmimin “Ali Asllani” Poeti më i mirë i vitit”, poetes Iliriana Sulkuqi. Poetja Sulkuqi përshëndeti me poezinë e vet “Pelegrin”. Gjithashtu z. Minarolli vlerësoi punën e Klubit “Drita”, që tashmë ka arritur të ketë shtrirje në gjithë botën letrare, ku vete revista moderne “Pelegrin”, me bashkëpunëtorë nga njëri kontinent tek tjetri, ku shkruajnë e botojnë shkrimtarët shqiptarë... Violinisti i shquar Zeqir Sulkuqi, nuk ishte i vetmi që u gjend në urimin e motrës-poete. Bashkë me të ishin, mjeshtri i muzikës Sandër Çefa, poetët Stefan Martiko, Myslim Maska, Luan Xhuli e Algert Siqeca, aktorët Lefter Simoni e Merita Dabulla, kompozitori i ëmbël Spartak Tili, shkrimtari Murat Aliaj e Angjelina Xharo, biznesmenët Pavllo Apostoli, Ari Stefa, Kozeta Vrusho, etj. Kryetari i shoqatës së ushtarakëve Stavri Llusho, përshëndeti dhe i dhuroi një buqetë-lulesh “Poetes ushtarake”... dhe shumë miq të poezisë... E veçanta: Poetja Mimoza Hametaj, i dhuroi poetes Iliriana Sulkuqi “Gjerdanin Stafetë”, që do kaloi tek Fituesit nëpër vite... Përshëndetjet e bashkëpunëtorëve dhe miqve të revistës “Pelegrin” vinin nga të gjitha anët: Vasil Qesari dhe Aleko Likaj (Bordo-Francë). Albana Temali (Bolonjë-Itali), Ajshe Ramadani (Shqipja) dhe Radije Hoxha nga Prishtina, Dritëro Agolli, Faslli Haliti, Rudina Xhunga, Ardita Repishti, Fatime Kulli (Tiranë), Perikli Jorgoni (Durrës), Bardhosh Gaçe, Myrteza Mara (Vlorë), Robert Martiko (Korfuz), Farruk Myrtaj (Toronto-Kanada), Arben Kondi (Melburn-Austyrali), Fatmir Terziu, Amy Elizabet (Londër-Angli), Julia Gjika (Naçi) Lika Pesha (Naçi) (Boston-SHBA), Primo Shllaku (Beograd-Serbi), Nehat Sopaj, Puntorie Ziba (Shkup), Ardita Jatru (Selanik), Vera Hanxhaku, Luçie Neçaj, Liliana Saliaj, Luan Pecani (Kretë), Miradie Maliqi (Zyrih-Zvicër)... etj. Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë z. Fatmir Toçi lexoi Diplomën e Mirënjohjes që Shoqata e Botuesve të Shqipërisë ka nderuar z. Nase Jani, President i Klubit të Shkrimtarëve “Drita” në Athinë: “Për arritje të ndjeshme në krijimtarinë letrare si shkrimtar e poet, veprimtar i dalluar dhe organizator i palodhur në drejtimin e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, me qendër në Athinë dhe shtrirje në gjithë botën. Për kontribut të shquar në ruajtjen pasurimin dhe mbajtjen gjallë të traditave, vlerave, zakoneve dhe frymës patriotike në rrethet e ndryshëm të shqiptarëve në emigracion”. Dhe ftoi Ambasadorin Vili Minarolli për të dorëzuar paketën dhe diplomën. Pastaj z. Fatmir Toçi në emër të bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe Promocionit "Toena", Klubin e Shkrimtarëve "Drita" dhe Revista letrare "Pelegrin" shpalli Konkursin e vitit 2008, ku krijuesit do të paraqiten me vepra letrare në gjininë e prozës (Roman, Tregime-Novela), vëllim me poezi dhe letërsisë për Fëmijë. Librat fitues, sipas gjinive, do të botohen nga Shtëpia Botuese "TOENA" dhe pjesëmarrësit e tjerë do të nderohen me diploma, sipas vlerave të krijimtarisë së tyre. E veçantë e këtij viti ishte se "TOENA" shënon 15 vjet veprimtari botuese, ku vetëm me Klubin e Shkrimtarëve "Drita" dhe krijuesit emigrantë ka pasur bashkëpunim botimi të tre Antologjive dhe dy Konkurseve letrarë. Grupi lab “Lotët e kurbetit” u duartrokit për këngët përshëndetëse... Në hollin, jashtë sallës, u shtrua një banket i pasur, nga z. Fatmir Toçi. Pjanua sa ndjeu mjeshtërit Aleksandër Çefa, Spartak Tili, Andrea Ndreçka, i bashkoi krijuesit te kënga qytetare shqiptare, në vallëzime, recitime poezish, urime me trokitje gotash... “Veprimtari të tilla nuk i kemi parë as në Tiranë”- u shpreh Fatmir Toçi. “Vitin tjetër i ftoj Çmimet-Pelegrin, në Ankona” tha Mimoza Hametaj... Dhe kështu do organizohen veprimtaritë e Çmimeve “Kadmus”, nga Athina, në Prishtinë, Tiranë, Itali, etj. ... aty ku shkon Pelegrin-i dhe ku janë ata që i japin jetë letrare “Pelegrini-”it.
Korrespodenti “Pelegrin” Athinë, pranverë, 2008

No comments: