Wednesday, 9 April 2008

FARUK MYRTAJ DHE PROZA E VLERE



Nga Dhimiter L. Gjoka
Qeparo



Kur permendim bëmat letrare të prozatorit empirik Faruk Myrtaj, na duhet të përsiatim me përkorësinë e tij në të shkruar, me të njëjtën sqimë, me hapin e tij avanguardist. Ëmbëlshtrimi i materialit që mozaikon gjininë e tregimit të tij më kujton shkrimtarët e “Brezit të Humbur”, nga të cilët dhe nobelista. Ndoshta një Remark i kapërcyer, ndoshta një Pasternak, apo mo Pasan modern, e pse jo një Zh. P. Sartër. “Brezit të Humbur” i përket edhe Mitrush Kuteli e Foqion Postoli disi romantik deri tek Haki Stërmëhilli, por në nivelet zanafillore të të prozës shqiptare.
Diçka tjetër është Faruk Myrtja. Me sa e përgjoj, nga tregimi në tregim, mendoj se proza e tij pretendon; ndaj dhe më tërhoqi, se “vetëtin”. Duket vlera, në peshoren përkatëse! Me përvojë dekadash, ai po shkel në kthim mbi gjurmët e veta për t’u nisur gjithnjë nga qendra për çdo tregim, deri sa e arrin gjahun e vet, suksesin. Myrto shkeleshkon anamesa “imareve” vizive të prozës së traditës dhe me elemente të reja pikante artistike, pararend në prozën e shkurtër shqiptare. Urime Faruk! .

No comments: