Tuesday 30 April 2013

PERANDORЁT ROMAKË, ILIRO - SHQIPTARЁ





Shqiptarёt dominonin nё elitёn e Gardёs Proteriane tё Romёs. ... ata mundёn dhe shpesh u bёnё perandorё,  ose thyen perandorё. (E. J., “shqiptaret”,  f. XII).  Kёta bij tё paepur tё shqipes ishin djenjё tё Akilit, Filipit, Aleksandrit tё madh dhe Pirros. Nuk ka se si tё impresionohesh nga numuri i madh i kёtyre ushtarёve perandorake dhe tё mos mbetesh i mahnitur nga zotёsia e tyre. ( E. J., “Shqiptaret”, f. 150).
DECI (249 – 251 e.s.)                                                                                                                                                                         Me origjinё nga Panonia e Ilirisё sё Veriut. Trupat e komanduara prej tij, e detyruan tё pranonte fronin perandorak ose, pёrndryshe, e priste vdekja. Gjatё sundimit tё tij tё shkurtёr ,ai u muarr kryesisht  me luftёn kundёr pushtuesve  gotё.  Duke vijuar në bazё tё filozofisё politike tё Mark Aurelit sipas sё cilёs “Ç’ёshtё e keqe pёr kosheren, nuk mund tё jetё e mirё pёr bletёn”. Deci ndёrmori pёrndjekjen e parё tё pёrgjithshme sistematike kunder tё krishterёve. Periudha e frikshme e torturrave dhe e burgimeve, e nisur prej tij vazhdoi deri nё vitin 259 e.s. (T. Z. “Historia e Shqiperise”, f. 43).
AURELI (267 – 268 e.s.)
                Aureli u shpall perandor nga legjionet e tij nё Iliri. Luftoi gjatё fushatave ushtarake nё Persi dhe Spanjë. Vuri nё zotёrim Italinё e veriut, por u vra nё njё betejё pas njё viti.
                Edukata e shёndoshё dhe burrёrore e shtresave mё tё gjёra tё fiseve iliriane dhe koncepteve politike ushtarake qё u pёrvehtёsuan nё kёto rrethana historike, shpёtuan botёn romake nga dobёsimi fatal dhe nga kriza e madhe e shekullit tё III-tё. (f.41).
                Kur çdo shpresë dukej e rёnë, erdhёn nё fuqi njёri pas tjetrit tre perandorё tё racёs iliriane, tё cilёt patёn zotёsinë  dhe kurajën  t’i japin fund anarkisё politike dhe e bёnё pёrsёri Romёn sundimtaren supreme dhe tё pashoqe tё botёs sё lashtё. Kёta tre perandorё, ishin Klaudi i II-tё, Aureliani, dhe Probi, që mbretёruan nё shek III-tё, stabilizuan rregullin dhe qёtёsin e mbrёndёshme, u prenё hovin sulmeve barbarёve, pёr mёse njё shekull e gjysёm. Mandej, erdhёn dy kolosёt e vёrtetё nga inteligjenca dhe karakteri, Diokleciani dhe Kostandini i Madh, dy gjeni konstruktiv, qё plotёsuan veprёn e tre tё parёve, duke çelur njё fazё tё re dhe mё tё shkёlqyeshme nё historinё e Romёs.
                Historiani Cambridge thotё: “Diokleciani solli nё vend edhe njё herё madhёshtinё e Romёs ... Ndёrsa Konstadini, ishte njё nga figurat i rralla qё la gjurma deçizive nё historinё e njerёzimit. ... qё vazhdoi disa shekuj rrugёn ngadhnjimtare tё Çezarit dhe të Augustit”.  (cambridge Ancient histori – vёl.XII, f.  241). T.Z. f. 43.
                T. Zavalani  thotё: “Po bëj njё pёrshkrim tё shkurtёr tё jetёs dhe të veprave tё pesё perandorёve  ilirianё qё mbretёruan nё Romё, nё Nikomedi, dhe nё Stamboll gjatё shekujve tё III-tё dhe tё IV-tё, e. s.
KLAUDI  (268 – 270 e.s.)
                Para ardhjes nё fuqi tё Klaudit, perandori i parё  prej gjakut ilirian, shkatёrimi i pushtetit  imperial kishte arritur nё pikёn e fundit nёn paraardhёsin e tij Gallius. Ky ishte i kёnaqur tё sundonte vetёm Italinё dhe tё gёzonte tё mirat materiale tё jetёs, pa çarё kryet pёr rezikun qё afrohej nga barbarёt. Ushtria e Danubit  proklamoi perandor prijёsin e saj Aurel, i cili marshoi menjёherё drejt Romёs nё krye tё armatёs, kapёrceu Alpet dhe rrethoi Milanin. Mjerisht, para se tё fillonte lufta, Gallius ra viktimё e një komploti dhe kur ishte duke dhёnё shpirt, la porosi qё kurora imperiale t’i jepet Klaudit, Klaudi ishte Dardan (Kosova e sotme.) Duke filluar si ushtar i thjeshtё, ai arriti të bëhej komandant i njё ushtrie. Porosia e Galiusit  u brohorit  nga tё gjithё. Kёshtu Klaudi u aprovua perandaor nga senati dhe filloi operacionin kundёr  Aurelit, i cili u kap rob dhe u ekzekutua. Mandej iu pёrvesh punёs pёr tё vёnё nё rregull financat e shtetit dhe luftoi çrregullimet dhe abuzimet, solli nё vend qetёsinë dhe rregullin e brendshem,  Klaudi ndezi entuziazmin e ushtrisё pёr tё luftuar barbarёt qё kёrcёnonin tokat e perandorisё nga çdo anё.  Rreziku mё i madh ishin Gotёt (Gothёt), tё cilёt ishin nisur me njё flotё tё madhe nga brigjet e Detit tё Zi, kishin zbarkuar nё malin Athos  dhe ishin duke sulmuar Selenikun.
                                Klaudi u nis nё krye tё ushtrisё, pёr tё dёrrmuar armikun. Me shkathёsi dhe guxim, shpartalloj forcat armike pranё Nishit tё sotёm, mbeturinat e focave gotike u shpёdanё nёpёr rajonet e Ilirisё. Klaudi i ndoqi këmba-kёmbёs dhe i shfarosi pjesё- pjesё nё tokёn iliriane. Klaudi u dha edhe mbiemrin Gotik. Ai ra i sёmurё dhe vdiq nё tokёn iliriane, mbasi mbretёroi dy vjet, duke lёnё mbrapa njё popull tё pangushёlluar  pёr kёtё humbje kaq tё pa pritur dhe tё vajtueshme.  (T. Z., f. 44).
AURELIANI (270 – 275 e.s.).
                 Menjёherё mbas vdekjes sё Klaudit, ushtria e Danubit  veshi Aurelianin me petkun e kuq, simbol i pushtetit imperial. Aureliani ishte njё gjeneral trim dhe i regjur nё luftё. Ky kishte lerё ne Sirmium nё perendim tё Beogradit, provicё Ilire qё pёrfshinte  pjesёn jugore tё Hungarisё, Austrisё dhe Kroacisё.  Karjerёn ushtarake e filloi nga ushtar i thjeshtё dhe arriti tё bёhej kryekomandant i kavalerisё.  Gjatё luftёrave kishte fituar titull: “Shpёtimtari i Ilirisё”.
                Areliani i dha fund luftёs kundёr Gotёve, dolli fitimtar kundёr barbarёve qё invaduan Europёn Perёndimore, shkatёrroi mbretёrin e Palmirёs nё Azinë e Vogel, qё drejtohej nga mbreteresha e hekurt Zenobi.
                Auleriani, vuri disiplinё nё ushtri, ai ndaloi rreptёsisht ushtarёt e legjoneve tё dehen, tё lozin kumar, dhe tё plaçkitin pasurin private tё qytetarёve tё Romёs. Duke thënë: Ushtarёt duhet  tё pasurohen me plaçkёn e armikut. Çdo shkelje disipline dёnohej me njё rreptёsi tё tmerrshme. Fajtori ndahej mё katёrsh, kjo mjaftonte qё tё gjithё të rrinin urtё.
                Njё rrezik i ri u çfaq gjatё kufijve Perendimor të Perandorisë. Kur fiset e Allamanёve arritёn tё pushtonin deri te lugina e lumit Po, ata plaçkitёn sa mundёn derisa u tёrhoqёn . Aureliani u zuri pritё pёrgjatё lumit Danub dhe i shpartalloi.  Mbrenda tre vjetëve, Aureliani kishte çliruar nga sundimi i armiqёve tokat e Perandorisё Romake nё Europё, në Azi dhe nё Afrikё.
                Kthimi i Perandorit nё Rome, ku kishte dalё ngadhnjyes, quhej triumf, qё pёrmёndet nё analet e historisё  sё Romёs antike. Triumfi u çel me 20 elefantё, me 200 shtazё tё çuditshme, me 1600 gladiatorё, me shumё robёr tё zёnё nga legjionet, si Gothё, Allemanё, sirianё,egjyptianё etj. Asistuan edhe ambasadorё tё ftuar nga tё tre kontinentet . Pёrmёndet, se shpenzoi 700 kile ar pёr tё ngritur tempullin “Diell ZEUSI” në kodrёn Quirinali, qё kishte njё devocion tё veçantё si Ilir i vёrtetё.
                Aureliani dyshoi se njё nga sekretarёt e vet se kishte abuzuar detyrёn dhe e kёrcёnoi se do tё merrte masa dёshkimore kundёr tij. Ky nga frika pёrpiloi njё dokument  gjoja prej dorёs sё Perandorit, sikur ai kishte vendosur tё zhdukte disa prej komandantёve tё ushtrisё. Ata e besuan se dokumenti ishte autentik dhe vendosёn tё shpёtojnё veten, duke vrarё Aurelianin.
                Ky zuri vend nё histori si njё sundimtarё dorёhekur qё rimёkembi njё Perandori, e cila kishte zёnё rrugёn e dizintegrimit.
                Triumfi i Aurelianit na kujton ndodhinë katёr shekuj mё parё. GENTI, mbreti i fundit i ILIRISЁ u ekspozua si rob lufte nё triumfin e Pal Emilit. Tani njё Perandor i lindur nё Iliri, kaloi triumfalisht nёpёr rrugёt e Romёs duke patur nё kortezhin e tij sovranё tё robёruar tё mbretёrive tё tjera. Rrota e historisё kishte ardhur pёrqark një xhiro tё plotё.  (T. Z. F. 44).
PROBI  (276 – 282 e.s.)
                 Kur vrasёsit e Aurelianit kuptuan gabimin tragjik qё kishte bёrё, sekretari, i dhanё dёnimin qё meritonte dhe ushtrinё e pllakosi dёshpёrimi. Kёtё herë vendin vakant e zuri Probi, i treti ndёr ushtarёt fshatarё  tё Ilirisё, qё shpёtuan Perandorinё Romake nga kriza e shekullit tё III-tё.
                Probi i kishte thurur vetes kurora dafine, duke udhёhequr legjionet nё luftrat e Renit, Danubit, tё Eufratit dhe tё Nilit. Nёn Aurelianin. Kur u bё vet Perandor ishte 44 vjeç , i adhuruar nga ushtria nё kulmin e famёs, tё energjisё trupore dhe tё shkathёsisё mendore.
                Nё letrёn qё informoi  senatin  thuhej: “... Ushtarёt nuk shkelin nё drasё tё kalbur mё afruan titullin August. Por unё dua t’i parashtroj  mirёsisë  dhe dёshirёs  tuaj, meritat dhe pretendimet e mija”.  Patrёt apo baballarёt e kombit , Probit i akorduan njё zёri tё gjith titujt e ofiqet imperiale.
                Probi ndodhej gjithmonё vetë, aty ku ishte rasti vendimtar i njё ndeshjeje me armikun.  Ai solli nё gjashtё vjet tё sundimit tё tij paqe dhe rregull nё tё gjitha krahinat e Perandorisё. Ai dinte tё zgjidhte mёkёmbёsit e tij nё krye tё armatave tё ndryshme si Dioklecianin dhe Kostandinin e Madh.
                Lufta mё e madhe qё bёri Probi ishte kundra fiseve gjermane (franke, vandale etj.) qё invaduan Galinë (Francёn e sotme). Ai i detyroi hordhitё barbara tё kapecenin Lumin e Renit, dhe i ndoqi derisa kapitulluan. Probi vendosi garnizone trupash romake nё kufij tё tokave gjermane midis Renit e Danubit dhe ndёrtoi njё mur tё lartё me kulla vёzhgimi. Nga ana tjetёr i detyroi popujt gjermanё tё furnizonin ushtrinё romake me 1600 rekrutё, nga djelmoshat mё tё mirё e trima tё racёs sё tyre. Krijoi kolonira bujqёsore  me tё arratisur dhe robёr nga krahina tё shkretuara tё kufijve tё Perandorisё.  Probi vuri ushtarёt, kur nuk ishin nё luftё, tё punonin në punёra tё dobishme, pёr tё mos i lёnё tё dembeloheshin. Kur ishte komandant nё Egjipt, legjionet e tij kryen punime tё mёdha pёr pёrmirёsimin e lundrimit mbi lumin Nil. Kur ishte nё Iliri, nё atdheun e tij tё lindjes, i vuri ushtarёt tё mbiellnin vreshta. Por ushtarët prfesionist nuk e donin punёn e bujkut e tё ergatit, humbёn durimin dhe flakёn tej shatat e lopatat, rrёmbyen armёt  dhe shpёrtheu nё kamp njё kryengritje e furishme. Perandori e pa rrezikun dhe u mbyll nё njё kullё qё ishte ndёrtuar pёr tё mbykqyrur punimet. Turma e legjionareve tё egёrsuar shkallmuan dyert , u turrёn brenda dhe coptuan trupin e Probit. (T. Z.  f. 47).
                “Probi ishte po aq i vyrtytshёm sa edhe luftarak, me tё drejtё ai konsiderohet si njё nga Perandorёt mё tё mёdhenj romakё”.  (E. J. “Shqiptaret” f. 151).
DIOKLECIANI  (284 – 305 e.s.)
                 Mё 284, ushtria romake qё kishte ngritur kampin nё brigjet e Bosforit, proklamoi si Perandor Dioklecianin. Ai kishte lindur nё fshatin Diokles, nё pellgun e liqenit tё Shkodrёs, pёr njё kohё tё gjatё kryeqiteti i Ilirisё. Duke parë se sulmi i barbarёve u ashpёrsua sё tepёrmi, ai u lidh me kolegun e tij ilir Maksimianin, tё cilit gjithashtu iu dha titulli “August” nё vitin 286. Maksimiani, ishte pёrgjegjёs pёr Perandorinё e Perёndimit, kurse vetё Diokleciani mbante krahinat Lindore. Kёrcёnimi i vazhdueshёm i persёve nё Lindje dhe i fiseve barbare nё Veri bёri tё nevojshme njё ndarje tё mёtejshme tё pёrgjegjёsisё. Prandaj nё vitin 292, Diokleciani zgjodhi dy ilirё tё tjerё: Kostandin Klorin dhe Galerin. Diokleciani qeveriste pjesёn lindore, Maksimiani  Italinё dhe Afrikёn, Kostandini Britaninё, Galinё dhe Spanjёn, kurse Galeri, Ilirikun deri nё kufi me Danubin. Ata ndёrmorёn fushata tё sukseshme kundёr britanёve, persёve dhe barbarёve veriorё. Diokleciani u shqua si shtetar i zoti edhe pёr organizimin me mjeshtёri tё Perandorisё.  Megjithatё, ai e konsideroi besimin e vjetёr romak si tё domosdoshёm pёr unitetin e Perandorisё. Duke parё krishtёrimin si pёrçarёs dhe i nxitur nga Galeri, nё vitin 303 ai nxori dekretin fatal, duke marrё  njё fushatё tё ashpër pёrndjekjesh kundёr tё krishterёve, me synim qё t’i shfarroste.Pёr rrjedhojё, vdiqёn aq shumё tё krishterё, ( nё histori quhet,Martirologjia e hershme), sa qё autoritetet, ndёrtuan njё monument, me fjalё latine: Extincto nomene Cristianorum” (Emri i tё krishterёve ёshtё shuar). Kjo ёshtё njolla mё e errёt nё figurёn e kёtij njeriu tё mirё e tё madh. Nuk donte tё ekspozohej figura e Perandiorit nё mёshirёn e ushtarёve, tё cilёt sot e çonin nё qiell dhe nesёr e shponin me thika.
                Kur mbushi 20 vjet si Perandor, Diokleciani u kthye nё Romё dhe triumfi i tij u celebrua me tё tёrё shkelqimin qё i takonte. Kjo ishte e fundit ceremoni e kёtij lloji qё u zhvillua nё Romё. Ai suprimoi  privilegjet e gardёs dhe ngarkoi dy legjone tё zgjedhura tё Ilirisё me detyrё tё gardёs imperiale. Diokleciani ishte i pari sundimtar nё histori qё lёshoi vullnetarisht pushtetin politik nё moshёn 59 vjeç. Ceremonia e abdikimit të tij u bё nё njё fushё pranё Nikodemis nё brigjet e Bosforit. (T. Z. F. 49-53).
KOSTANDINI I MADH (312-337 e.s.)
                 Sistemi qeveritar qё ai vuri nё zbatim, veproi me sukses derisa qe gjallё vet. Sado qё nё teori, tё katёr princat kishin pushtetin e barabartё, autoriteti dhe prestigji i Dioklecianit qёndronin aq lartё, saqё tё tre kolegёt e tij, njё August dhe dy Qezarë, ishin mё tepёr mёkёmbёsit e tij, se sa sovranё tё fuqishёm nё pjesёn e tyre tё Perandorisë.
                Porsa u tёrhoq Diokleciani, u prish harmonia dhe plasi grindja ndёrmjet katёr princave. Filloi një faze e re luftrash civile qё vazhdoi pёr 18 vjet. Tё katёr sovranёt  rrёmbyen armёt kunder njeri-tjetrit. Lufta e fundit u bё nё mes tё Kostandinit dhe Maksimianit.
Kostandini kishte lindur nё njё familje fisnike Iliriane nё Nish (Naissus).  I ati i Kostandinit, ishte nё kohёn e Dioklecianit një nga dy Qezarёt qё  mbretёronte nё Gali, Britani dhe Spanjё. E ёma Shёn Helena, u kanovilua si shёnjtore mbasi kishte zbuluar kryqin e vёrtetё. Ajo ishte ndarё nga i shoqi, i cili ishte martuar pёr sё dyti me tё bijёn e Augustit Maksimian, mbasi u shqua si komandant ushtak  nёn Dioklecianin. Helena u kthye me Kostandinin e vogёl nё vendlindjen e saj princore te prindёrit nё Kosovё. Kjo nuk u martua, por qёndroi pёr edukimin e djalit me fenё e krishterё, në fshehtёsi,  nga frika e gjuetisё qё u bёnin tё krishterёve. Kur u rrit Kostandini, u lejua tё shkonte pranё tё atit dhe mori pjesё nё ekspeditёn kundёr uzurpatorit tё Britanisё. Dy vjet pas Dioklecianit, vritet Kostanti nё York, në Anglinë e veriut. Legjionet romake proklamuan menjёherё si Qezar Kostandinin,i cili ishtё 32 vjeç nё vitin 306 dhe pastaj August nё vitin 308. Gjatё marshimit pёr nё betejёn vendimtare tё Milvianit nё Romё, ai pa vizionin e kryqit tё shndritshёm nё qiell me fjalёt: “Me kёtё do tё sundosh”.  Nё vitin 312  shёnoi pёrqafimin e  krishtёrimit nga ana e tij. (E. J. f. 152). T. Z.  F. 53.
                Kostandinin, u martua nё moshёn 32 vjeç me tё bijёn e Maksimianit, Faustёn. Kostandini mori titullin “August” nga i vjehёri. Pas tre vjetëve, kur vdiqёn dy protogonistёt kryesorё, Maksimiani dhe Galeri, iu çel rruga Kostandinit si i vetmi sundimtar i Perandoris romake.
                Maksenti ishte i biri i Maksimiantit, kolegu i Dioklecianit, njëkohёsisht dhe kunati i kostandinit. Pas abdikimit tё Dioklecianit dhe tё Maksimiantit, Roma zgjodhi si perandor Maksentin. Ky ishte njё harpaçi, lakmitar, i pashpirt, nё Romё, kur ushtarёt  rrёmbeni, grabitnin, gjithfare abuzimesh dhe ligji nuk i kapte. Kostandini nё krye tё legjoneve tё zgjedhura tё Ilirisё, kaloi Alpet nё Montcenis dhe arriti nё Piemont, pushtoi me radhё Turinin, Milanon, Veronёn dhe beteja e fundit  u zhvillua disa kilometra jashtё Romёs. Mbrёnda ditёs doli ngadhënjyes, duke parё rivalin e tij Maksentin tё mbytej nё lumin Tiber. Kostandini kishte siguruar suksesin e fushatёs me forca mё tё pakta nga ajo e kundërshtarit, por me trimat Iliriane, fitoi betejёn mё tё shkёlqyer tё jetёs sё tij. Roma e priti si shpёtimtar.
                Kostandini ka zёnё vend nё histori, si njё nga mbretёrit mё tё mёdhenj tё njerёzimit. Dy veprat pёr tё cilat ai pёrmёndet:  pranimi i krishtёrimit si feja zyrtare e Perandorisё dhe ndёrtimi nё brigjet e Bosforit i kryeqytetit qё mbanё emrin e tij tё pavdekshёm deri nё ditet tona.
                U pa se Roma nuk mund tё ishte e vetmja kryeqendёr, Diokleciani pёrcaktoi Nikomedin dhe Milanon. Por, Kryeqyteti i ri duhej tё vendosej nё njё vend ku mund tё kalohej sa mё shpejtё nёpër të dy kontinentet, pёr tё dalё nё lumenjtё Danub dhe Eufrat. Kostandini zgjodhi Bizantin, qё ishte ndёrtuar nё shekullin e VII-tё p.e.s. nga pellazgo-finikasit nё brigjet e ngushticёs sё Bosforit, atje ku Europa puqet me Azinë dhe ku i ndan vetёm njё pash ujё. Njёmijë vjet histori konfirmuan urtёsinë e vendimit  tё Kostandinit, pёr ndёrtimin atje ku ёshtё sot, të qyteti qё mban emrin e tij plot 15 shekuj.
                Vitet e para tё mbretёrimit tё tij, Konstandini i shkoi perandorisё nga njёri skaj nё tjetrin, duke ngrtur kampin e ushtrisё, kudo ku kishte njё armik tё jashtëm, apo zullumqar tё brendshёm.  Ndёrtimi i Kostandinopolit, filloi mё 324 e.s. dhe u konsakrua solemnisht mё 334 e.s.  Me njё dekret tё posaçëm, Kostandini u bёri tё ditur breznive tё ardhshme, se vuri themelet e qytetit si mbas urdhёrit tё Zotit. Llogaritet se vetёm pёr themelet, muret dhe portat, u harxhuan  gati 25.000 kg. flori. U ngritën Kapitoli ose tempulli i diturisё, Hipodromi ose cirku pёr zbavitjen e popullit, dy teatro, tetë banjo publike etj.
                Njё shekull pas vdekjes, Kryeqyteti u zgjerua dhe u rrethua me mure mbrojtёs që sprapsёn me sukses sulmet invaduese, deri nё vitin 1453, kur u pushtua nga turqit.
                Ndёrtimi i Kostandinopolit, si kryeqytet i dytё i Perandorisё Romake, afektoi gjithë zhvillimin  e qytetёrimit Perёndimor. Mbas shekullit tё pestë, Roma dhe e gjithё Evropa Perёndimore u pushtua nga popujt barbar dhe bota e qyteteruar u mbulua nga errёsira e Mesjetёs. Gjatё asaj kohe, Perandoria Romake e Lindjes, apo Bizanti, mbajti gjallё traditat e kulturёs pellazgo-greko-latine. Atje shpёtuan thesaret e letёrsisё dhe tё kulturёs antike. Kёshtu, kur Evropa perёndimore u zgjua prej gjumit tё Mesjetёs, ajo gjeti nё bibliotekat dhe shkollat e botёs bizantine kryeveprat e kulturёs klasike, qё i dhanё frymёzim intelektual fazёs sё re tё qytetёrimit i cili ёshtё duke vazhduar edhe sot.
                Vepra e dytё e Kostandinit tё Madh, qё shёrbeu si bazё shpirtёrorё dhe morale e qytetёrimit modern, ёshtё pranimi i Krishtёrimit si feja zyrtare e perandorisё romake. Kostandini lёshoi njё proklamatё qё idha fund  persekutimit të kristjanёve dhe vuri themelet e supremacisё spirituale tё Kishёs Katolike nё botёn perёndimore. Proklamata pёrmёndet nё histori  si “Edikti, ose Dekreti i Milanit”. Dekreti i Milanit, u ktheu nёnshtetasve kristianё tё Perandorisё tё gjitha tё drejtat civile dhe lirinë e besimit fetar qё u ishte mohuar. Faltoret dhe pasurinë, qё kishte qёnё konfiskuar, iu kthye Kishёs Katolike. (T. Z. “Historiae Shqiperise”, bot.1998, f. 53).  
                Kostandini plotёsoi veprёn e riorganizimit tё Perandorisё Romake qё kishte filluar Diokleciani.
                Tё gjithё kёta Perandorё të Romёs, djem fshatar tё Ilirisё, tё zgjedhuur nga legjionet Ilire nё fushëbetejat pёr trimёri, guxim, organizim, vazhdonin nё plotёsimin veprёs qё u kishte lёnё paraardhёsi pёr ta çuar mё tejt  pasardhёsin nё zhvillim tё mёtejshёm duke kaluar  shkallёt e degadencёs dhe tё barbarisë, qё arriti Roma si epiqendra e kulturёs botёrore.
                Iliria e djeshme qё mbulonte tёrё Ballkanin ёshtё sot e reduktuar nё Iliri,(Kosovë), Maqedoni Dhe Epir, tre shtete pasardhёs tё Pellazgёve.
                Mbas rreth 1700 vjetёve histori, kur Shqipёria u konsolidua si shtet me mbretin Zog, i cili pёr 10 vjet e çoi vendin nё njё zhvillim dhe përparim të paparë, ua kaloi edhe sheteteve tё Ballkanit qё ishin me tё vjetёr nga standarti i jetesёs.
                Por Enver Hoxha nuk vazhdoi tё plotёsojё  veprёn e lёnё nga mbreti zog pёr mё tej? Jo! Nё fillim tё Luftёs sё Dytё Botёrore, u lidh me “aleancёn e internacionalizmit proletar”, ndёrmjet tri partive komuniste: Jugosllave-shqiptare-greke, nё dёm tё Shqipёrisё etnike dhe ne vaçanti tё Kosovёs dhe Çamёrisё. Ndermjet mё tё kёqiave: Zhvilloi luftёn e klasёs dhe diktaturёn e proletarjatit, eleminoi ajken e kombit, ngjalli luftёn civile, hoqi fёnё, zhduki ngushёllimin, hoqi pronёn private “prona e gjidhkujt, prona e askujt” mbushi burgjet dhe kampet e internimit, me mijёra tё ekzekutuar dhe tё sakatosur, vendin e mbushi me bunkerë, populli e çoi ne mjerim.  Kjo skёterё  mbaroj me vdekjen e tij më 1985.
                Pasardhёsi Ramiz Alia e çoi me keq mjerimin, duke i hapur dyert grekut plotёsisht. Kur njё grusht minoritet grek, prej 0.87 pёrqind tё popullsisё, bёn ligjin nёn drejtimin e priftit tё tyre Janullatos, qё pёrpiqet  tё ndёrrojё kombin shqiptar me helenizimin grek dhe ne heshtim si kemi heshtur me fshirjen e Çamërisё, që ёshtё mё shumё se gjysma e Shqipёrisё.
                Kjo urrejtje e natyrshme e çdo shqiptari do tё shpёrthejё aq mё tepër, kur grekёt po ruajnё edhe pas shtatё dekada “ligjin e luftës” me ne. Kurse ne, tё ndrojtur, tё pёrulur, tё poshtëruar, tё fshirё nga harta si popull i huaj i kёtij vendi dhe të dёbuar me dhunё nga vendlindja. Ne, vallё, nuk kemi tё drejtё tё shkojmё nё shtёpitё tona nё Çamёri?... Prandaj gjithandej zien ngasja për ta kthyer Shqipёrinë në një Legjion lufte, për dy arsye: - Jemi nё gjendje lufte me grekun dhe duam tё shkojmё nё vendlindje. Na nxitin nё mendime: Frashёrllinjtё, Hasan Tahsini, Noli, Konica, Bilali etj. dhe amaneti i tё gjithё atyre qё kanё vdekur tё dëshpëruar qё nuk u kthyen nё Çamёri. 
Sot është koha më mirë se kurrë: “EJANI, MBLIDHUNI KËTU KËTU!” se vendi ynë ka pjellë perandorë qe kane drejtuar tri perandoritë më të mëdha të botes dhe pjell ende e janë gjallë sot, për të kapur situatën në dorë. Përpara ne ÇAMET, se të gjithë vërshojnë pas nesh.
Rasim Bebo  Addison Çilago prill 2013. XX                      

No comments: