Thursday 9 May 2013

INTERVISTA Mimoza Çekiçi Rista



INTERVISTA

 Mimoza Çekiçi Rista


1. Çfarë ndjeni ndërsa qëndroni para një fotoje të fëmijërisë të bërë buzë Liqenit të Pogradecit?

Së pari dua t’ju falenderoj për ftesën dhe për realizimin e këtij emisioni. Për mua është kënaqësi të jem mysafire e emisionit tuaj dhe e mikrofonit të Radio Tiranës….
Ehhh.   Fëmijëria ime i përket periudhës së fundit kur ishte fotografia bardhë e zi. Kështuqë, për të kërkuar përgjigjen e pyetjes suaj do me duhej  qe te mbaja ne duar nje foto bardhe e zi te atyre viteve....Bardhe e zi edhe ne kuptimin e kontrasteve te thella qe kishte vete jeta jone ne ate periudhe….Tek shikoj fotografine me vjen ndermend nje Moze e vogel buze liqenit. Qe rrinte me ore te tera ne ujin e kthjellet te gjolit, duke notuar, duke kapur peshq me nje vazo qelqi ose duke luajtur me rere ne breg duke ndertuar pirgje e keshtjella prej rere...Gjoli yne i bukur na terhiqte shume, atje mblidheshim, atje kishim lodrat tona me te preferuara, atje vraponim pas daljes nga mesimi, atje njiheshim me femije qe vinin nga rrethet e tjera ne kampin e pioniereve per te pushuar ne qytetin tone. Ndersa ne dimer shikoj edhe tani si ne nje film bardhe e zi  nje Moze qe luante me deboren , bente plakun prej debore tek rrugica perpara shtepise, gjuante me topa bore. Nje vogelushe se ciles faqet i  ngeleshin gjithenje te kuqe ne vere nga dielli dhe ne dimer nga i ftohti....Edhe pse kushtet ishin te veshtira, mendoj se  kam kaluar nje femijeri te bukur, ne saje te magjise qe fal qyteti yne ne çdo stine, te kujdesit te prinderve dhe te shoqerise se shume femijeve te tjere. Gumezhinte lagjja mbasi ishim shume femije moshatare qe i jepnim jete gjithckaje ..duke luajtur me top, me litar, me disa lojra te vecanta qe sot nuk njihen nga femijet tane...Vertet nje femijeri e bukur qe shpesh here e kujtoj e mallengjehem...
2. Ka shume poete qe i kane kenduar Pogradecit dhe piktore qe e kane pikturuar kete qytet, ti, si do ta pershkruaje?
Pervec nje Pogradeci te jetuar, kam dhe nje Pogradec te lexuar nga pena te mrekullueshme te letersise sone si LASGUSHI, KUTELI, LIRI SEITLLARI, etj. APO TE SHIJUAR NEPERMJET PIKTOREVE, KU DO VEÇOJA KOMSHIUN TIM, ANASTAS KONSTANDINI,  APO SKENDER LAKO, SI DHE NGA PIKTORE QE VININ NGA QYTETET E TJERA.  MIDIS TYRE MUND TE PERMEND KUJTIM KAMBERIN.  KETA PIKTORE ME NGJYRAT E TYRE  KANE HEDHUR MBI TELAJO ATO SFUMATURA TE SHUMTA NGJYRASH TE RRALLA QE OFRON QYTETI DHE LIQENI I POGRADECIT, POEZINE E MUZIKALITETIN E JETES NE KETE QYTET...  SIGURISHT POGRADECI NGELET FTESE E HAPUR PER NE DHE PER BREZAT E ARDHSHEM QE T’I KENDOSH, TI THURESH VARGJE, TA PIKTUROSH..TE FAL KETE FRYMEZIM NE ÇDO STINE..EDHE ATEHERE KUR LIQENI HESHT,  EDHE ATEHERE KUR MALI I THATE FILLON E ZBARDHET NGA BORA,  EDHE ATEHERE KUR ZGALEMT SHFAQEN E ZEVENDESOJNE MJELMAT QE LARGOHEN PER NE UJRAT E NGROHTA...EDHE ATEHERE KUR VALA BEHET DALLGE E TERBUAR DHE PERPLASET FUQISHEM NE BREG TE LIQENIT..
   JU ME PYESNI SE SI DO TA PERSHKRUAJA UNE...PADYSHIM, NUK MUND TA PERSHKRUAJ ME BUKUR SE Ç’E KANE PRSHKRUAR  POETET E PIKTORET QE PERMENDA. UNE MUND TA PERSHKRUAJ ME NGROHTESINE E NJE BIJE QE FLET PER QYTETIN E VENDLINDJEN E SAJ,  QE ESHTE E LUMTUR QE KA LINDUR NE AT  QYTET E NUK ARRIN TA PERFYTYROJE VETEN  NGA NJE QYTET TJETER. MUND TE FLAS ME MALLIN E DALLENDYSHES QE IKEN E KTHEHET TEK FOLEJA E SAJ, SE TASHME SI NJE DALLENDYSHE E NDJEJ VETEN, PASI JETOJ LARG POGRADECIT. POR PER FAT TE MIRE KTHEHEM HERE PAS HERE DHE ATEHERE E NDJEJ SE ÇFAR PERFAQESON PER MUA POGRADECI, TEK I CILI GJEJ E RIGJEJ VLERA E BUKURI QE ME DUKET SE SYRI IM NUK I KISHTE KAPUR ME PARE EDHE PSE ATO ISHIN ATY. POGRADECI PER MUA ESHTE DASHURIA E PERJETSHME.
3.- C'ka ndryshuar ne jeten tuaj, qe nga ajo dite kur late Pogradecin dhe u vendoset ne Athine?
GJITHÇKA…SA SHUM GJERA KAN NDRYSHUAR…NE GUSHT TE VITIT 1991 UNE LARGOHEM NGA POGRADECI DHE VENDOSEM NE ATHINE… SIÇ E DIN TASHM MIJRA E MIJRA SHQIPTARE QE E KANE PROVUAR,  EMIGRIMI NE NJE SHTET TE HUAJ KA VESHTIRESITE E NJOHURA E TE SHUMTA. ..ATY CDO DITE TE SHFAQET ME SHUME TE PANJOHURA. MUNGESA E GJUHES PER TE KOMUNIKUAR, GJENDESH NE NJE QYTET JASHTEZAKONISHT TE MADH E TE PANJOHUR ME PARE, KU NUK DI RRUGET E KU NUK ORIENTOHESH DOT. PROBLEME TE NDRYSHME PER TE GJETUR NJE PUNE, PROBLEMI I VAZHDIMIT TE SHKOLLES NGA FEMIJET,
E NESERMJA PERHERE  E PASIGURT…I THON TA FILLOSH JETEN NGA E PARA NE NJE MOSHE TE PJEKUR E PERIUDHA E STABILIZIMIT NA KA NGRENE SHUME KOHE E KA VENE NE PROVE DURIMIN E VENDOSMERINE TONE.
    POR MUND TE THEMI SE ME KALIMIN E VITEVE JA DOLEM MBANE E FILLUAM  TE SHIJONIM EDHE MUNDESITE E REJA QE NA OFRONTE NJE KRYEQYTET I MADH SIÇ ESHTE ATHINA. JANE TE NJOHURA VLERAT E JASHTEZAKONSHME TE KULTURES E TE QYTETERIMIT HELEN, PER TE CILAT SHKRIMTARI YME I MADH, ISMAIL KADARE, THOTE SE ISHIN DRITARJA E PARE QE I DHA DRITE EUROPES. NJE INTELEKTUAL DHE KRIJUES GJENDET MIRE NE AMBIENTET HISTORIKE, MUZEALE, ARKEOLOGJIKE, TE CILAT I SHEH NE TE KATER ANET E PREJ TE CILAVE ESHTE I RRETHUAR VAZHDIMISHT. ATO TE MBUSHIN ME NJOHURI TE SHUMTA, TE PASUROJNE SHPIRTERISHT E TE MBUSHIN ME FRYMEZIME E ME MOTIVE EDHE PER KRIJIMTARINE. TE GJITHA KETO DO TE BENIN QE NE T’I PERSHTATESHIM NJE MNYRE TJETER JETESE… PER FAT TE MIRE U NJOHEM E LIDHEM MIQESI ME FAMILJE GREKE, QE NA DESHEN , NA PERQAFUAN E NA RESPEKTUAN..NA NDIHMUAN QE NE HAPAT E PARA..PER TE CILET RUAJME RESPEKT DHE KEMI MARRDHENIE SHUME TE MIRA EDHE SOT....E PADYSHIM  U JEMI SHUME MIRENJOHES.
4. Mimoza vajze, pastaj grua, pastaj nene, cila periudhe eshte me e bukur per ju dhe pse?
he.... mendoj se çdo periudhe ka bukurine e saj  dhe te veçanten e saj...Vajzeria..dikur me endrra , e dashuruar me te bukuren , kujtoj ulesha me ore te tera ne pragu i portes ne lagje. Ajo ishte nje rrugice shume e dashur per ne, nje nga ato rrugicat karakteristike pogradecare, ku nenat dilnin qe ne mengjes heret e pastronin sokakun, ku dritareve kishte lule dhe perde te qendisura me grep, ku ne dreke shikoje amvisat qe dergonin lakroret apo embelsirat ne furra. Nje atmosfere qe te mbetet ne mendje gjithe jeten. Aty ne rrugica mblidheshim koke me koke shume vajza te moshave te ndryshme dhe qendisnim pajen ...Se e tille ishte koha...Bisedonim, , kendonim ndonje kenge si nen ze, degjonim njera-tjetren e peshperisnim ato sekretet e embla te moshes. Mbremjeve dilnim te shetisnim ne shetitoren buze liqenit e cila mbushej perhere plot... Nje pjese te rinise sime e kam kaluar si mesuese ne fshatin SELCE E SIPERME NE MOKER..PER afersisht 6 vjet punova e jetova atje dhe te shtune e te diele gjendesha ne Pogradecin tim qe me mungonte shume.
    Mimoza grua...Nje grua dinamike, shume e lidhur me bashkeshortin e me familjen, e gatshme per te mare jeten ne duar, te perplaset e t’i jape zgjidhje problemeve te perditshme qe shtron jeta ne familje, por duke vene mbi te gjitha edhe nje lloj entuziazmi e sensi pozitiv qe eshte pjese e natyres sime. Mimoza eshte nje grua qe i kushtohet vetes, nje shpirt i dlire, e gatshme te ndihmoje, te keshilloje e te pranoje keshilla,  ta jetoje jeten ashtu sic vjen...
  Si nene..jam mama e dy vajzave, qe me kane falur shume lumturi dhe i kane dhene kuptim te ri jetes sime. Perpiqem qe ato te rriten e te jene njerez te denje ne radhe te pare per veten, por edhe per shoqerine, bej çmos  si çdo nene, qe te mos ju mungoje asnje gje. Ju kushtohem, kujdesem , jam shume prane me vajzat jemi tashme shoqe qe te tria, bisedojme , ju fal shume dashuri dhe i mesoj te falin dashuri... dhe ndjehem edhe vajze mes tyre....
5. Keni shkuar vete drejt poezise apo ajo ju ka perfshire per te mos ju leshuar me?
   Me duket se nje shtytje drejt poezise ka qene lindja dhe rritja ime ne Pogradec...Nje vend me kulture, me nje bukuri natyrore te vecante, Kalaja qe kur ngjitesh ne lapidari e ke Pogradecin ne pellembe te dores, Voloreka me shelgjet lotuese qe i perkulin deget deri mbi uje e mbi varketaret qe vozitin, nje nga pikat me piktoreske te ketij qyteti ,shetitorja e gjelberuar, Liqeni me  peshkataret qe hedhin rrjetat e tyre ne mbremje dhe kthehen ne mengjes, debora qe mbulon gjithçka , tymi ne oxhaqet e shtepive, pylli i geshtenjave,  njerzit e dashur e mikprites...pershendetja e embel e mengjezit me komshiun , me shokun, me shoqen , me mysafirin, me jabanxhiun qe vinte te pushonte muajt e veres ne Pogradec jane ato qe te rrembejne e te behen flete e bardhe per te shkruar ,,,,Keshtu erdhi tek une poezia, hodha frymezimin tim ne disa vargje, te cilat u mirepriten dhe u perkrahen nga miq te shumte. Kjo me dha kurajon qe te vazhdoj te shkruaj derisa erdhi nje moment dhe keto krijime i permblodha tek libri im i pare, qe shpresoj te mirepritet e te jete nje kenaqesi per lexuesin... Dua te perfitoj nga rasti qe te shpreh falenderimet e mia, per mikun e mire te familjes sone, Ndue Lazri, i cili me ka ndjekur e inkurajuar qe ne vargezimet e para, duke me dhene kurajo, por edhe ndihme te vlefshme profesionale. Kam kenaqesine qe ai eshte  edhe redaktor i librit tim e do te doja qe sot ta ndaja me te kete arritje te pare ne krijimtarine time. Sidoqofte, nepermjet mikrofonit tuaj i dergoj pershendetje e falenderime nga zemra.
    Ky eshte hapi im i pare. Ne vazhdim te pergjigjes per pyetjen tuaj, mund te them se tani e ndjej qe me ka perqafuar poezia dhe e kam perqafuar edhe une....Tani per tani kjo eshte gjendja . Le t’ja leme  kohes te tregoje nese do vazhdojme te jemi bashkudhetare edhe ne te ardhmen …
6. Jeni poete lirike e ndjenjes, çfare iu çon me shpesh te poezia: malli, trishtimi apo lumturia?
    Besoj qe jane te tria se bashku, ose te alternuara. Here - here frymezim me behet malli per vendlindjen, malli per njerezit e mi te dashur. E ne fakt ne krijimtarine time ze vend shume Pogradeci, me poezi direkte kushtuar atij apo mallit per te, apo edhe me poezi ku ai permendet shkarazi, qofte edhe me nje varg a me nje figure. E njejta gje ndodh edhe me njerezit e mi te dashur, mamane, mbesen, motrat qe i kam larg, apo edhe miket e femijerise e te rinise sime. Ka raste kur pikon  malli per njerezit te cilet nuk jetojne me...dhe aty fillon trishtimi, i cili shpesh gjen vend ne poezite e mia...Doja te veçoja ketu babane, humbja e te cilit ka lene shume dhimbje e shume boshllek tek une e here pas here malli kthehet ne vargje qe burojne vetvetiu. Lumturia eshte nje motiv nxites i permasave te medha, kur eshte e pranishme. Natyrisht, njeriu nuk mund te jete i lumtur ne çdo moment te dites, megjithese mund te them qe ajo eshte e pranishme ne jeten time e ne qenien time . Burim i saj kryesor eshte familja, qe per mua eshte e shenjte. Kam nje bashkeshort, i cili eshte ne radhe te pare shok e mik, eshte baba shume i mire, bashkeshort qe  me perkushtohet, me fal lumturi ..me qendron prane ne ore te veshtira dhe te gezuara, eshte ai qe me dha kohen e duhur per te shkruar kete liber… Pra besoj qe nderthuren te tria ato qe permendem ..her perparesi merr njera dhe here tjetra..Dhe jane te tria qe i japin veçanti jetes se çdonjerit prej nesh ..duke e bere ate te bukur edhe pse syri loton..apo qesh...edhe pse nje dite eshte gri dhe s'ka diell por le shprese qe e nesermja do jete me e bukur....E keto gjendje shpirterore qe alternohen lindin edhe poezine, me lamine e motiveve te saj.
7.C'fare ju ka dhene poezia?
Poezia me ka dhene shume. E para, ka zbuluar tek une ate dhunti qe nuk e dija  se e kisha, me ka dhene frymezimin per te shkruar. Me ka dhene nje motiv te ri, per ta veshtruar jeten me nje tjeter sy, per te vezhguar me me mprehtesi deri ne detaje te ambientit e te fenomeneve te jetes qe mbase me pare u kaloja disi indiferente. E dyta, me ka bere me te ndjeshme e me te prekshme, ose mbase keto tipare ishin brenda meje, por poezia i zgjoi ne nje menyre te re, duke bere qe diten ta filloj me buzeqeshje, me nje drite te veçante ne sy, me nje mendim pozitiv, me nje varg qe me buron e me nxit te ulem ta hedh ne leter. E kjo me ndodh kur ec rruges per ne pune, kur shetis, kur kryej rolin e amvises ne shtepi. Hyrja e poezise ne mes, sikur i ben me te kendshme edhe ato qe per nje grua jane punet e perditshme rutine. E kjo nuk eshte pak…
     Çfare i kam dhen une poezise? Mendoj se eshte ende shpejt te jap nje pergjigje, sepse ky eshte vetem libri im i pare, hapi im i pare. Di qe poezia me fton çdo dite te hedh ne leter mbresat e mia, ndjenjat e mia, pjese te botes sime shpirterore, perceptimet e mia per boten qe me rrethon. Por e di qe rruga e saponisur eshte shume e gjate, aspak e lehte, me te perpjetat e te panjohurat e saj. Kesisoj, pas disa vitesh do jene te tjeret qe do vleresojne nese une kam arritur t’i jap sadopak poezise, nga e cila kam marre shume.
8. Ne poezine tuaj ka shume muzike. Rastesisht kjo apo...?
Eshte e vertete ...Muzika eshte nje pjese e dashurise sime...eshte ushqim per shpirtin , oksigjeni i trurit…Nuk mund te rri pa degjuar muzike. I pelqej pothuajse te gjitha llojet e saj, qe nga serenatat, muzika e lehte e popullore, ajo klasike e lirike.Degjoj muzike ne çdo ore te dites dhe e ndjej shume melodine, e cila zgjon brenda meje sensacione te jashtezakonshme. Dikur endrra ime ishte te behesha dirigjente...Per shkolle te mesme kam studiuar ne Liceun artistik Tefta Tashko Koço ne Korçe. Emri dhe repertori i kesaj kengetareje te madhe, por edhe serenatat korçare apo studimi i vepres se shume kompozitoreve shqiptare e te huaj, e nxisnin kete ender. Por, per fat te keq mbeti vetem e tille, se pastaj jeta ime mori drejtim tjeter. Sidoqofte muzika ka mbetur brenda meje e mbase ne menyre te vetvetishme i jep sadopak muzikalitet vargut apo poezise sime.
9. A mund te na thoni dicka per njerezit tuaj me te afert? Ç'jane ata ne jeten tuaj?
   Ne jemi nje familje qe sot do te konsiderohej familje e zgjeruar, domethene me shume femije. Ne fakt jemi pese motra dhe nje vella. Kemi qene gjithnje nje familje shume e bashkuar, me nje dashuri  te madhe per njeri-tjetrin. E mendoj se per kete merita u takon prinderve tane. Ata ishin gjithnje te lidhur e te dashuruar me njeri-tjetrin, e degjonin dhe respektonin njeri-tjetrin, çdo gje e vendosnin sebashku. E kete lloj dashurie e edukuan edhe tek ne, duke na rrenjosur ato vlera themelore qe ka familja e qe mendoj, secili nga ne femijet e ka trasheguar dhe e reflekton ne familjen e vet. Kete e shikoj me kenaqesi tek te gjitha motrat e mia, por edhe tek vellai.
    Njerezit e mi kane qene gjithçka per mua e te tille mbeten. Per fat te keq, babai nuk jeton me, por asnje nga ne ende nuk e beson se ka ikur vertet perfundimisht. Na duket sikur eshte nisur ne nje nga ato udhetimet e tij te gjata me makine e pastaj kur te bjere mbremja do kthehet, do parkoje makinen tek rrugica e do hyje ne shtepi i ngarkuar me frutat e stines, siç bente me karpuzin, rrushin, mollet, geshtenjat etj. E ne do mblidhemi serish te gezuar rreth tij, duke e perqafuar e duke ndezur gezimin ne ata syte e tij te paharrueshem.
     Prinderit na kane rritur me sakrifica, na kane dhene gjithçka e ne kemi qene perhere te lumtur prane tyre. Tani jeta na ka shperndare, jo vetem ne shtete, por ne kontinente te ndryshme. Por edhe distancat e medha nuk na kane ndare e nuk e kane pakesuar dashurine midis nesh. Perkundrazi malli i perhershem, na ben qe te degjohemi thuajse çdo dite ne telefon, te flasim, te organizojme vizita familjare tek njeri-tjetri. Te gjitha keto ndjesi e kane pasuruar edhe me shume krijimtarine time, kane lene gjurme te pashlyeshme ne te, prandaj edhe ne librin tim te pare njerezit me te dashur jane protagoniste, madje mbase jane poezite me te realizuara qe kam shkruar.
10. Ndersa mbani tani librin tuaj te pare te sapobotuar, ç'i thoni vetes?
Eshte nje emocion i veçante...i pajetuar....nje dashuri qe me rrenqeth... nje enderr qe e jetoj  zgjuar...Kete liber e presin me padurim shume njerez...ka vargje qe shume prej lexuesve do gjejne veten aty brenda...shume njerez do emocionohen (besoj) per dedikimet e bera ....Eshte nje liber qe lindi e u rrit ne disa muaj. Ne pranvere vjershat e mia ishin ende te brishta, te pasigurta, une shkruaja sepse e ndjeja qe duhet te hidhja ne vargje ato qe ndjeja. Por ideja e nje vellimi me poezi nuk kishte lindur akoma. Ishte redaktori im qe ma hodhi kete ide dhe une u gjenda ende e papergatitur dhe e pasigurte. E megjithate iu vura punes. Muaj pas muaji vjershat u shtuan, u seleksionuan dhe ja, tani ne fund te vitit libri doli nga shtypi. Me duket ende e pabesueshme, ndaj e mbaj keshtu shtrenguar prane vetes si nje femije te vogel. Besoj se per shume veta do jete  nje dhurate e bukur ne pragun e festave te ketij fundviti....
    Çfare me thote mua ky liber?…Eshte nje shtytje per mua. Kur e dorezova per shtyp, per disa dite mendova se e kisha mbaruar misionin tim e nuk kisha me ç’te thoshja. Mendoja se nuk do te shkruaja me. Por dite pas dite e ndjeva se tashme poezia me kishte rrembyer, vazhdonte te  me jepte frymezime te reja, motive te reja, vargje te reja. E vjersha te tjera kane lindur qe kur libri ka hyre ne shtyp. Ky liber me thote: Vazhdo, Moza, ke akoma shume per te thene. Ky eshte vetem hapi i pare, por duhet te ecesh me tej. Edhe femija, pasi ben hapin e pare nuk ndalet me, por vazhdon te ece, vazhdon rrugen e jetes. Shpresoj te mos i zhgenjej lexuesit e miqte e mi.
11.Po miqve te tu c'deshironi t'u thoni e perfshire nga keto emocione?
Do doja t’i kisha prane ne kete moment, t’u zgjasja librin time te pare,  t'ju thoja qe i dua shume, qe  me kane munguar...jam e lumtur qe ndodhem mes tyre....ndjej mall shpesh here per shume prej tyre....mezi pres t'i takoj, t’i shikoj, te degjoj e te mesoj te rejat e tyre..te ndaj me ta gezimin tim ... Eshte kenaqesi te gjendesh mes shokesh qe te duan, qe te respektojne qe dine te te japin nje dore kur te nevojitet, te te thonje nje fjale te ngrohte kur duhet..te te japin nje perqafim ne nje moment te caktuar...atehere kesaj shoqerie i behen zili me qindra e mijra vete... Miqte e mire te japin krahe ne jete. Une ndjehem mire ne miqesine e tyre, ndjehem krenare per pranine e tyre, i falenderoj perzemersisht dhe u them qe jane ata protagoniste te vargjeve te mija, si ne kete liber, edhe ne te tjere qe do te vijne.
12.Si ishte ardhja juaj kete here ne Shqiperi dhe si do te jete kthimi ne Athine?
Kete here ardhja ime ne Shqiperi ishte e trishtuar se kam pervjetorin e babait tim i cili nje vit me pare u largua nga jeta dhe ngelet nje lot i pathare ne syrin tim..Paralelisht si per te me lehtesuar disi dhimbjen vjen dhe botimi i librit tim te pare. Sa do te doja qe kur te kthehesha ne Pogradec, te me priste tek dera babai. E kete radhe do te isha une qe do kisha nje durate per te. Librin tim te pare. E di se sa do shkelqenin syte e tij, se sa krenar do te ndjehej, si do me perqafonte…Por ai nuk eshte me. E une do ua dhuroj librin miqve e lexuesve, qe shpresoj ta mirepresin e te me falin ndonje mungese, meqe eshte hapi im i pare.
  Keto dite takova njerez qe i dua,..u çmalla me ta, biseduam ngrohtesisht. Me mbushen serish me mbresa e me boten e qytetit tim. ....Sa per ikjen..eshte interesant...nje lot i ngrohte me shoqeron duke u ndare nga perqafimi i perzemert me nenen time, me vellane , me mbesen time qe e dua shume...gelltas lotet qe duan te ngjajne me lumin..dhe marr rrugen qe dredhon per ne Plloçe....me shoqeron liqeni dhe me uron rruge te mbare..edhe pse heshtur une i premtoj qe s'do vonoj shume dhe pa ikur e ndjej qe malli fillon te me pushtoje mbasi e di qe aty ngelet nje pjese e shpirtit tim....qe do vonoj ta ritakoj...Megjithate marr force se me presin vajzat e mia te cilat i dua pafundesisht eshte ajo qe Moza femije largohet nga nena e saj dhe kthehet nene ne femijet e saj...
    Do kthehem atje ku tashme eshte jeta ime e dyte, puna, shtepia, familja, mbresat e eksperiencat e reja te jetes. Duke ju falenderuar per minutat qe me rezervuat, mund te them se do kthehem serish e do ishte kenaqesi qe te pija serish nje kafe me ju, me kolege te tjere te Radio Tiranes, me miqte e shtepise botuese Ada, qe dua t’i falenderoj e edhe me lexues, qe do kene krijuar nje mendim per poezine time. Faleminderit.

No comments: