Friday 18 April 2014

DITA E VERËS SHQIPTARE (2)

DITA E VERËS SHQIPTARE  (2)
EKSKLUZIVE NGA PROF. DR. LUTFI ALIA
Festa e Dites se Veres, brenda realitetit dhe miteve nga e mori zanafillen, ka arrijt ne ditet tona me fizionomine e saj antike, si festa pagane pelasgo – iliro – albaneze, e paster, e gezueshme dhe mbareshqiptare.
Dita e Veres, apo ekuinoksi pagan, shenon kalimin nga stina e dimrit ne pranvere dhe ky kapercim, kremtohet me rite pagane te “kodifikuara”,me ceremoni gazmore disa ditore, me manifestime familjare dhe kolektive, te cilat kulmohen diten e 14 marsit. Ritet, ceremonite dhe manifestimet per kete feste, jane me origjine ne antikitetin e larget pagan, te transmetuara brez pas brezi, per 25 shekuj me rradhe deri ne ditet tona. Megjithe modifikimet e pjeseshme, qe ka pesuar ne rrjedhen e viteve, Dita e Veres mbetet ende e paster, festa e te gjitheve dhe mbareshqiptare, dita hiroshe e kremtimit te fillimit te pranveres dhe gjallerimit te jetes.
Dita e Veres qe festojme ne shqiptaret, eshte e lidhur me mite te lashta, me festat e hyjneshave Artemise, Diana dhe Zana, qe na e perkedhelin embel fantazine tone, deri ne ate pike, sa na hutojne me bukurine dhe magjite e tyre. Festimet per keto hyjnesha jane pjese integrale e Dites se Veres tone, qe ne teresine e tyre shprehin rigjenrimin, ripertritjen, kalimin nga bota e “nenedheshme”, pra kalimin nga dimri i ftohte dhe izolues, qe ne koshiencen tone asht i lidhur me letargjine e flores dhe te faunes, ne rizgjimine natyres, te jetes dhe te spiritualitetit.
Me ekuinokset pagane, te lidhura me solsticet, sipas kultures pelasgo – iliro – arberore, vihen ne levizje ritmet e natyres, ndahet viti djellor ne stinet, pra ne kater pjese te barabarta, qe jane pauzat dhe kercimet e valles se madhe kozmike, pjese e te ciles jemi dhe ne.
Eshte me interes te rikujtoj se ekuinoksi pagan festohej dhe nga popuj te tjere. Kesisoj latinet organizonin pelegrinazhe ne tempujt e hyjneshes Diana; ne traditen neo-druide, ekuinoksi pran-verore quhej Alban Eiler (drita e tokes) dhe i referohej diellit dhe dites qe barazohej me naten. Po keshtu popujt nordike, kete dite organizonin festa per nder te Ostara, hyjnesha antike e agut (alba), por dhe hyjnesha e praneveres dhe e dashurise, e cila eshte ekuivalente me hyjneshen Freya te popujve skandinave (vikinget). Te gjitha keto festime te shenjta, kane si teme qendrore ripertritjen e natyres, kalimin nga dimeri letargjik, ne rizgjimin e natyres dhe ne gjallerimin shpirteror.
Ne menyre te veçante dhe me shume perkushtime, Dita e Veres festohet nga e gjithe fshataresia malesore dhe fusharake, sepse kjo feste eshte e lidhur ngushtesisht me bujqesine dhe blegtorine e ky aspekt sugjeron origjinen e lashte, qe humbet ne shekujt e antikitetit, si shprehje e festes te Hyjneshes Diana, e cila nderohej si mbrojtese e pyjeve, korijeve, arave, e kafsheve ne pergjithesi dhe e shpendeve, andaj romaket shkruanin: "In deae Dianae ara agricolarum columbae erant” –“Ne altarin e Dianes jane pellumbat e bujqeve". Ne shkrimin pararendes, permenda zbulimin e nje pllake guri ku jane gdhendur dy zogj, por nuk bera komente te metejshme, andaj po e them mendimin tim: Ne kete fragment bazorilievi jane gdhendur “pellumbate bujqeve - agricolarum columbae”, qe dikur zbukuronin tempullin e Dianes ne Kandavia – Kunavia.
Me festen Dita e Veres, celebrohet fertiliteti (pjelloria) e tokes, qe shenon fillimin e te mbjellave, andaj kremtimet e ardhjes te pranveres, perkojne me punimine tokes.
Ne paganizmin e territoreve mesdhetare, ekuinoksi pagan shenon rikthimin e stines se bukur, ripertritjen e plazmimin e natyres, rikthimin e dallandysheve, fillimin e mbjelljeve te reja etj etj.
Simbologjia e hyjneshes Diana lidhet me boten e kafsheve te egra, andaj gjithmone prezantohet e shoqeruar nga dreri i shenjte e kesisoj statujat dhe pikturat me Dianen zbukuronin tempujt qe iliret i kishin dedikuar Asaj. Kesisoj e imagjinojme ne sot, por ne nje qirimbajtes ne muzeun e Vatikanit, hyjnesha Diana nuk ka forme njerezore, por prezantohet me disa simbole, si pemë dafine ku jane varur armet e gjuetise, si shtylle konike ku vendosen brinjet e drerit dhe si flake zjarri, qe sipas mitologjise konsiderohet origjina e perendeshes te drites etj.
Keto simbole te hyjneshes Diana, i ndeshim kudo ne familjet fshatare shqiptare, ku pasqyrohet ne forma te thjeshta simbolike, si psh ne guret e latuar te portave te shtepive gdhendet motivi i diellit, ose ne porten e shtepise vendosen brinjet e cjapit, ose brinjet e dashit, apo te kaut, ndersa ndonje gjuetar me fat, vendos dhe brinjet e drerit. Brinjet e kafsheve vendosen edhe ne dhomat e shtepise, si ka qene e praktikuar masivisht nga fshataresia malesore dhe fusharake.
Vendosja e brinjeve te kafsheve ne mjediset e shtepive fshatare, nuk eshte ekspozim trofeshë gjuetie, as forme zbukurimi, por respektimi i nje riti te lashte pagan, qe simbolizon nderimin dhe devocion nda hyjneshes Diana dhe njekohesisht e kerkojne te jete e pranishme dhe ne mbrojtje te jetes e te pronave. E konsideroj me rendesi te theksoj se kjo feste eshte me origjine dhe me permbajtje pagane e nuk ka elemente fetare as katolike, as ortodokse, as islame dhe as bektashiane, madje ka deshtuar çdo tentative e shume klerikeve per t’i bashkangjitur elemente fetare.
Dita e Veres shqiptare, nuk ashte nje argetim i thjeshte popullor, por asht feste teper komplekse, eshte festa mbareshqiptare, qe zhvillohet me ritualet e veta ne nje spacium disa ditorë, e shtrire ne pese faza, qe do t’i trajtoj ne vazhdim, ashtu si i kam perjetuar ne vendlindjen time ne bjeshket e larta te Martaneshit e ne veçanti gjate viteve, qe kam jetuar ne Elbasan, ne kete qytet gazmor e fatdhenes, qe per shekuj mbeti zemra dhe tempulli i kesaj feste te bukur dhe vitale popullore.
- Faza e pare:Perfshine pergatitjet per festen. Impenjimet parapergatitore jane te shumta dheme angazhim te gjithe pjestareve te familjes, por ne vijen e pare, jane “specialistet” e festes, gjyshet dhe nenat, te cilat drejtonin te gjitha aktivitet pergatitore, duke respektuar rradhen e tyre.
Pergatitjet e festes fillojne 3 dite para, pra me 11 mars dhe konsistojne ne grumbullimin e harxheve per gatimet, me lyerjen e shtepise me gelqere, me pastrimin e mjediseve, me larjen dhe sistemimin e veshjeve, sidomos te atyre qe do te vishen diten e festes. Dikur, ne vite te shkuara, pergatiteshin kemisha lini e triko leshi dhe shume me vone filloj te perdorej bezja e bardhe e pambukut.
Ne disa treva jugore te vendit, si ne Korçe, Kostur, Kolonje etj, Dita e Veres festohet me 1 mars, sipas kalendarit te vjeter Julian, qe ende respektohet nga kisha ortodokse, çka ka ndikuar te kremtohen dhe festat e tjera jo fetare, nder te cilat dhe dita e veres.
Ne pjesen me te madhe te trojeve tone, populli shqiptar e feston Diten e Veres me 14 mars e nuk duhet te çuditemi, qe faza pergatitore fillon me 11 Mars, pra perkon me festen e Hyjneshave Artemise - Diana (per iliro-albanezet Zana-Thana), nje reminishence e lashtesise me rituale, qe na kujtojne pikerisht pelegrinazhet me dhuratat e shumta dhe tufat e luleve, qe viheshin ne altaret e tempuje dhe me sakrifikime qe beheshin ne nderim te ketyre hyjneshave.
Ne disa enciklopedi italiane theksohet: “Iliret, nga te gjitha anet e Ilirise, udhetonin me muaj per te nderuar dhe per te shprehur devocionin ndaj Hyjneshes Diana, perendesha e Universit dhe e Riprodhimit”. Ne perandotine romake, Diana ishte mbreteresha e maleve, e pyjeve (Montium nemorumque regina erat Diana), mbrojtese e natyres, e ripertritjes, e sythimit dhe lulezimit, mbrojtese e kafsheve, hyjnesha e pranveres e drites, prandaj per ta nderuar dhe ne perkushtim te saj, ne tempullin e Dianes çoheshin lule, shporta me fruta, ushqime, ndizeshin pishtaret (ato kohe me urna pishe) dhe beheshin sakrifikime.
Si kuptohet, grumbullimi i harxheve ne fazen pergatitore te festes, evokon pergatitjen e dhuratave, qe banoret i çonin dikur ne tempullin e Diana Kandavia – Kunavia dhe te Doklea, ku nderonin hyjneshen e tyre me lule, ushqime, emebelsira, sakrifikime dhe ku luteshin per jete me te mire, te shendeteshme e te begate, nen mbrojtjen e kesaj hyjneshe.
Keto rite te lashta u ruajten nga populli yne, por me nje veçori. Pasi barbaret e Teodrikut (shekulli V pas Krishtit), i shkaterruan tempujt e Dianes ne Doklea dhe te Dianes ne Kandavia - Kunavia, iliro – albanezet e ruajten traditen e nderimit te hyjneshes Diana, por duke e zevendesuar me ritualet imitatore te autokufizuara, me vendosje te tufave te luleve ne porten e shtepise, mbledhjen e ushqimeve me nje rregull preçiz duke i grumbulluar miellin, mishin e thate, frutat ne shporta, vezet, perimet e duke sakrifikuar nje cjap ne naten e fundit para festes.
I gjithe ky arsenal “dhuratash” ishin te paprekeshme, deri ne diten e festes te Dites se Veres.
Ne ditet para festes te Dites se Veres mblidhen lulet e thanes (ne malesi çelin te parat), qe shenojne jo vetem ardhjen e pranveres, por simbolizojne dhe forcen (i forte si thana). Kesisoj lulet e thanes,  deget e luleve te qershise, te kumbulllave, tufat e vjollcave (manushaqe), karakaftet etj, i vendosin mbi porten e shtepise dhe brenda ne mjediset e shtepise me urimin: “te lulezoj e begate dhe e forte jeta ne shtepine tone”.
Keto rituale pagane, zakonisht kryhen nga gjyshet, te cilat shqiptojne me ze te larte disa formula urimesh, duke u lutur te vijne e mira, miresia, bukuria, begatia, shendeti ne familje, por dhe me rite magjie, per te larguar te keqen, tersellekun, varferine, semundjet, per t’u mbrojt nga syri i keq etj.
At Bernardin Palaj, ne pershkrimin e festes te Dites se Veres ne Malesine e Shkodres dhe te trevave te tjera veriore, tregon se familjet malesore i grumbullonin me nje anë harxhet, qe do te gatuheshin ne festen e Veres dhe njekohesisht kryenin disarite magjike te veçanta, kesisoj “Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë, mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nuk lidhet gja “.
Keto rituale pagane jane ruajtur deri ne ditet tona e kush ka pasur fatin te asistoje ne festimin e Dites se Veres, se bashku me banoret e malesise verilindore dhe sidomos ne Elbasan, ka ndjekur me emocione dhe me kenaqesi keto rite te lashta magjie. Per te krijuar atmosferen festive, gjyshet dhe nenat pergatisin veshjet e reja per te gjithe pjestaret e familjes, sidomos kemishat e bardha.
Nje zbukurim tipik dhe me perdorim masiv per kete feste jane veroret, te bera me penjë leshi te kuq e te bardhe, te gershetuara ne menyre elegante, qe i u lidheshin femijeve ne qafe dhe ne kyçet e duarve. Per djemte dhe vajzat e rritura, pergatiten me shume mjeshtri unaza dhe doreza, apo rrathet (byzylyket), me dege te holla kulpre.
Veroret (e kane marre kete emer se perdoren veten ne festen e Dites se Veres), te pergatitura me fije leshi me ngjyra, rrathet dhe unazat e kulpres etj, pra keto lloj “gjerdanesh” dhe “byzylykesh”, mbaheshin fshehur ne vende te caktuara dhe i u viheshin femijeve ne mengjezin e 14 marsit.
Ne fazen pergatitore gatuheshin kuleçet e veres, qe i embelsonin me mjalte ose me musht. Fillimisht pergatiteshin me miell gruri, ndersa nga shekulli XVIIdhe ne vazhdim, kur ne trojet tona filloj te kultivohej masivisht misri, qe sollen turqit, banoret e Elbasaniti i zevendesuan kuleçet e grurit, me kulaç mielli misri, nje embelsire e veçante e shume e shijeshme, e gatuar me majë mielli misri e njohur masivisht ballokume Elbasani. Miku im i femijerise Kadri Çopja dhe bashkeshortja e tij Gjyljana, me treguan se per te bere ballokumet ne nje familje me 5 persona, duhen 7 - 8 kg miell misri, te situra disa here, per te marre 1 kg majë mielli dhe pasi perzihet me gjalp dhensh, me veze dhe sheqer, pergatitet brumi per kulaçet e vegjel, te cilet pasi piqen ne furre, dalin ballokumet e embela me shije te rralle dhe me arome te kendeshme.
Emeri origjinal i kesaj emeblesire eshte “kulaçi i veres”, ndersa emeri ballokume eshte shume i vonshem, rreth fundit te shekullit te XVIII dhe i u dha nga Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi provoj shijen e embel dhe butesine e kulaçit te vogel te gatuar me miell misri, gjithe kenaqesi thirri: “eshte ba si llokume”. Kesisoj, ballokume u ba emeri “zyrtar” i kesaj embelsire tradicionale elbasanase.
Per festen Dita e Veres, banoret e Elbasanit gatuajne nje embelsire tjeter te rralle: revanine me miell misri, madje kush e ka provuar, preferon kete emeblsire para ballokumeve, prandaj miku im Kadri Çopja krenohet “Gjylka gatuan me mirë revanine” dhe me ka premtuar disa here: “do te dergoj nje tepsi me revani, se eshte mbreteresha e embelsirave”, por deri tani, nuk ka arrijt ne Siena, nderkohe qe i ka ndjekur rruget e Londres, Parisit, Romes, New York-ut, Stambollit etj.
Ne trevat e Dibres, Tetoves, Prizrenit dhe Opojes – Kosove, gatimi tipik per diten e veres eshte flija.
Ne 3 ditet para festimit te Dites se Veres, ne malesi praktikohej nje ritual i lashte, burrat i fshihnin veglat e punes, nuk perdornin armet e gjuetise, grate i fshinin shoshat, furkat dhe kreherat e tjerrjes se leshit, per t’i ruajtur nga syri i keq. Burrat nuk duhej te preknin instrumentat qe i perdornin grate ne aktivitetet shtepiake, pasi sillte tersellek.
- Faza e dyte eshte 13 marsi. Eshte dita e vigjiljes te festes. Paradite perfundohen sistemimi e pastrimi i mjediseve te shtepise. Ne vazhdim grate impenjohen me gatimin e ushqimeve, qe do te konsumohen ne dreke dhe ne darke dhe sidomos me pergatitjen e hiseve (rracioni i ushqimeve), qe do te merren ne piknikun e Dites se Veres me 14 mars, qe do te kremtohet masivisht ne natyre te hapur ne vende me bukuri te rralle.
Te paret tane pelasgo – ilirë, per te zbutur zemerimin dhe per te kerkuar mbrojtjen e hyjneshes Artemise dhe me pas te Dianes, sakrifikonin nje cjap ne tempull. Ky ritual praktikohet masivisht ne festen e Dites se Veres, kesisoj ashtu si veprohej dikur per hyjneshat Artemise dhe Diana (Zana – Thana), shumica e familjeve sakrifikonte nje cjap, ose nje dash. Ne vitet e me pasme, me renien e nivelit ekonomik, kjo tradite filloj te kufizohej e kesisoj nje dite para festes therej nje qingj, ose nje kec, ndersa familjet e varfera sakrifikonin nje pule (shpesh gjela), por ishte e ndaluar te gatuhej mishi i kafsheve te egra te vrara ne gjueti, çka behej per te mos fyer hyjneshen Diana.
Kjo atmosfere prefestive, perjetohet me gezim ne familje, sidomos nga femijet, qe te ne ditet e ardheshme do te mblidhen per te festuar se bashku. Si shkruan Konica“keto pergatitje sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi ... djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”.
Me 13 mars femijet dalin neper korije e mbledhin lulet, fillimisht lulet e thanes e me pas dege me lule qershie, kumbullash, bajamesh etj si dhe mbledhin vjollcat (manushaqet), qe jane lulet e para qe çelin me bukuri delikate dhe rriten gradualisht me ngrohtesine e rrezeve te diellit pranveror.
Ne Elbasan, djemt ngjiten ne Ullishte e vrapojne te mbledhi sa me shume vjollca, per te pergatitur buqeta te vogla me kete lule, qe te josh me bukurine e petaleve ngjyre te ndezur violet. Tufat me vjollca, te lidhura me delikates me nje fije bari, i sistemojne me kujdes, ne nje shport te vogel te thurur me kercellet e gjata dhe te buta te nje bime (nuk e di emerin), qe çel ne kete kohe. Tufat me vjollca, djemt u a dhurojne prinderve e me te rrituri me shume kenaqesi vajzave.
Viollcat jane lule te gjinise viola te familjes Violacea, ku perfshihen rreth 600 specie. Ne trojet shqiptare lulezojne dy tiper violash, qe mblidhen me preferencene diten e veres dhe kane emera shkencor te bukur si pamja e tyre. Ata quhen:Viola albanica dhe Viola epirota – albanica. Te dyja keto specie violash, jane klasifikuar nga botanisti A. Baldacci ne vitin 1896, i cili i njohu keto lule si specie tipike dhe autoktone albaneze.
Lule vjollca ka dhe nje sinonim, kesisoj njihet masivisht me emerin Manushaqia – lulja mavi, pra i kane dhene kete epitet, per ngjyren violet te ndezur. Manushqes – lulia e pranveres, Naim Frasheri i ka thurur nje poezi te bukur, ashtu si populli i Kolonjes, i Laberise dhe i Çamerise i kendojne kenge, ku poetet dhe kompozitoret anonim popullor, kane bashkuar gezimin e veres, me idilin e dashurise per vajzen e bukur si manushaqe.
Manushaqe lule
lule qe keputen
do t’i bej varse per gushen
diten qe do behesh nuse
Ne Elbasan dhe ne trevat malore per rreth, mblidhet nje lule tjeter e bukur dhe e rralle, e njohur gjeresisht me emerin Karakaftja. Djemt rendin ne ullishta, ku e kerkojne me kujdes kete lule, qe rritet e fshehur nen hijen e ullinjeve. Karakaftja eshte lule e rralle dhe jane fatluma ata djem, qe arrijne te bejne nje bukete. Ashtu si eshte e rralle, kjo lule ka dhe emer te veçante. Ne Elbasan quhet Karakafte, ne Martanesh quhet lule “sy zeza”.
Gjithmone me ka terhequr kjo lule me bukuri te rralle dhe butesi te kadiftë e ndersa po kerkoja te dija sa me shume rreth mitit te kesaj lule, gjeta dy materiale informative, se pari nje poezi te bukur per Karakaften, te shkruar nga miku im Fatmir Terziu, nje nder poezite e rralla te dedikuara ne veçanti per kete lule dhe disa komente shkencore per natyren e kesaj lule misterioze.
Karakaftja bene pjese në familjen Iridiacea, një specie e rralle tuberose e gjinise risomatosae, qe çel vetem nje lule. Emeri latin eshte Hermodactylus tuberus. Fruti i kesaj lule, ka forme bishtaje, qe eshte krahasuar me gishtat e Hermesit (Hermodactylus) dhe permban shume fara ne brendesi.
Njihet me emra te ndryshem, kesisoj romaket e quanin “vejusha e bukur”, italianet e quajne “gojë ujku”, bullgaret e njohin si “irisi i zi”, ne fshatin tim e quajne lulja“sy zeza”, madje dhe banoret e Xibrrakes, si tregon poeti Fatmir Musaj e quajne lulja “sy zeza” etj.
Aktualisht, populli i Elbasanit vazhdon ta quaj me emerin qe i dhane turqit “karakafte”, qe si thote Fatmir Terziu, ngjizi mire dhe mbeti kesisoj deri ne ditet tona. “Fjala ‘Kara’ si pjesë përbërëse e fjalës ‘Kaftja’, është me një siglim honorik nga titulli, që u jepej ushtarakëve në kohën e Turqisë, atyre që plotësoni 12 kushtet për të qenë lider ushtrie, si p.sh Kara Mahmud Pasha etj. Kaftja ishte shtysa e ngjyrës, qe i u bashkua pamjes te kadiftë te saj, te saktesuara në elbasançen tipike si karakaftja, lulja me bukuri te rralle, qe lajmeron ardhjen e pranveres”.
Sipas mitologjise greke Hermesi ishte mesazheri – lajmetari i hyjnive, andaj besohej se lulja “sy zeza”, që rritej poshtë hijes së ullinjve dhe në ballë të diellit, ishte lajmëtarja e hyjnive te pranveres.
Shqiperia, ashtu si vendet e tjera te Mesdheut, janë kopshtet e karakaftes, e cila lulezon me fillimin te marsit dhe eshte lajmetarja e ardhjes te dites se veres. Pra shihet qartë se, çdo emër tjetër është larg elbasançes ‘karakafte’, që e bën atë të veçantë, tipike, te bukur si kryelulja dhe tejet natyrale për traditën e Dites se Veres, që e mban gjallë.
Autorë të shumtë elbasanas piktorë, poetë, shkrimtarë, etnologë, gazetarë, dashamirës dhe autor tektesh kënge, e kanë karakaften si frymëzim ne krijimtarine tyre dhe kjo lule, “përditë e sheh dhe ndjehet” e pangopur në mjedisin e artit, ndaj duhet përditë e më shumë të mbahet si nusja e bukur, që ka vendin e saj ne atmosferen e festes Dita e Veres.
Ne vazhdim po citoj pjese nga poezia “Karakaftja”, qe e frymezoj poetin Fatmir Terziu, t’i thuri keto vargje te bukura, plot art e ndjenja:
Bukuria jote bojalleshë në petalet e buta.
Drita amshuar ngjiz përmallimin hyjnor tek bruca,
buzët e mia ngjiten mes flatërzëve të tua si fruta.
Mos ik kaq shpejt lule ‘nostradamus’
ta them hapur të nëntën profeci, ç’është e vërteta,
nën ullinj paqen vajzat ende mbledhin,
mbi nurin, që trupi yt lë duke u kallur nga jeta,
edhe pse sakrifica të tilla vërtetë dhembin,
ti paqshëm na mjalton si bleta.
Mos u tret duke kujtuar, se do të ikësh,
stinët vijnë shpejt sall e shtojnë dashurinë,
ti je vetë një risk zbritës,
për vetë jetën, paqen, rininë
dhe mitin tënd të pavdekshëm.
.....................................
Dita e 13 marsit, eshte e mbushur me plot impenjime, sidomos per dreken dhe darken e vigjiljes, qe paraprijne festimet  dhe dreken e Dites se Veres. Ne keto dy dite gatuhen ushqime te rralla, si p.sh qepet me mish – çomleku, nje gjelle tipike dhe shume e lashte. Sipas mitologjise greke, qepa personifikon perjetesine. Gatimi i ushqimeve me qepe aplikohej ne Egjyptin e lashte, si deshmojne zbulimet arkeologjike, ku kane evidencuar qepë te pikturuara ne afresket e varreve te faraoneve.
Ne pasditen e 13 marsit, gjyshet, ose nenat zjiejne vezet. Ky rit eshte i perhapur ne te gjitha trojet shqiptare, nga veriu ne jug. Ne veçanti ne Elbasan dhe ne disa treva si Martanesh, Çermenike, Polis, Shpat, Prizren, Kukes, Tropoje, Gjakove, Çamerise, Laberi dhe ne qytetin e Elbasanit, vezet duhet te jene te bardha dhe uji i ku vlojne vezet, ruhet per mengjezin e 14 marsit, pasi te gjithe pjestaret e familjes, do te lajne fytyren me kete uje, me profecine “te jete e bardhe jeta e familjes”, ndersa per te tjere me profecine “vitin faqebardhe”.
Ne trevat e Dibres, Pogradecit, Korçes, Kosturit, Kolonjes, Skraparit, Gjirokastres, Lushnjes vezet e ziera ngjyrosen, por ky zakon u praktikua vone dhe eshte nje imitm i vezeve te pashkeve ortodokse.
Veza e zjere eshte simbol universal i rilindjes dhe i kozmosit. Ne antikitet ky rit lidhej me mitin e zogut Feniçe, qe sipas mitologjise, para se te vdiste, pergatiste folènë ne forme veze, qe ngrohej nga rrezet e diellit dhe me hirin e kurmit te tij formoheshin vezet, qe pasi çelnin, lindete zogu Feniçe, prandaj antiket e quajten “zogu i zjarrit”.
Vezet e zjera i u jipeshin femijeve ne mengjezin e 14 marsit. Pasdite vone, amvisat e shtepise pergatisin hiset (rracionet e ushqimit), per secilin pjestar familje, duke i a vendosur pjesen ne frutjere, apo ne nje pjate veçmas, ose ne nje pecete, qe do ta marrin diten e neserme, kur te shkojne per ta festuar Diten e Veres, bashkerisht me te gjithe banoret.
Gjithashtu me 13 mars amvisat pergatisin hiset, qe do t’i u çohen “dhurata” familjeve te tjera gjate vizitave per te uruar festen Dita e Veres me 14 mars. Ne traditen elbasanase, dergimi i hiseve ne familjet e tjera thuhet se do bejme “kembë”, pra do te shkohet ne vizite per urime, te shoqeruara me dhuratat (me hisen e gjelleve, embelsirave dhe frutave), qe kane pergatitur se pari per fisninë, pra bejne “kembe” te gjyshi, gjyshja, dajat e xhajat, tek hallat dhe tezet, ne menyre te veçante shkojne per vizite tek motra e martuar, kur eshte me vjerrë dhe vjerr. Vizitat kryhen dhe nder komshijt e miq.
Dita e Veres eshte e vetmja feste shqiptare, ku vizitat e urimit shoqerohen me dhurata, duke evokuar kesisoj nje ritual te lashte, depozitimin e dhuratave ne tempullin e Dianes.
Darka e 13 marsit eshte e mbushur me aktivitete dhe argetime kolektive.
Ne pasdite vone, djemt shkojne ne korije, ne kodra e ne mal, ku mbledhin shkarpa dhe dru, me te cilat formojne turra, qe do t’i vejne zjarrin ne darke. Zjarri eshte ritual i zakonshem ne te gjitha trojet shqiptare dhe ndizen sapo perendon dielli e mbremja fillon te ndiçohet nga drita e henes.
Ne trevat Malesi e Madhe, Opojë, Prizren, Gjakove, Diber, Martanesh, Golloborde, Çermenike, Shengjergj, Mollagjesh, Polis,Shpat etj, djemt shkojne ne mal te mbledhin dellenja e pasi krijojne nje pirg me keto peme, ne darke ndezin zjarre.
Zjarret krijojne atmosfere magjike, ku flaket dhe xixat e zjarrit grisin erresiren e ndriçojne fytyrat e pjesmarresve. Kur zjarri fillon te pakesohet e te shuhet, sejcili nga pjesmarresit pergatit nje pishtar, me drute, qe ende nuk jane djegur teresisht e duke i tundur bejne te shperthejne xixa te shumta.
Ne malesi, pishtari pergatitet me dru pishe, apo si i thone ne Martanesh me dhena pishe.
Ne Gostivar, Karshiakë, Kerçovë dhe ne Lushnje, organizohen zjarre me pirg kashte, si dhe behen pishtar, me kashten te lidhur ne majen e nje shkopi, ose perdoret nje litar, duke i lidhur ne skaj nje tufe kashte e pasi u vihet flaka, rrotullohen, duke krijuar tym dhe xixa te shumta.
Ne Diber, sapo ndizet zjarri, djemt gjuajne gure me bahe (nje mjet i lashte, qe perdoret per te hedhur guret sa me larg, i njejte si fjonda e Davidit te Izraelit). Ky rit kryhet per te vrare te keqen, per te larguar djajt dhe shtrigat, qe sipas bestynive dalin naten.
Te gjithe, djem e vajza mblidhen rreth zjarreve dhe kryejne rituale te ndryshme. Pergjithesisht kendohen kenge te tradites vendase dhe hidhet valle ne rreth e perqark zjarrit, njelloj si vallja e amazonave te Artemises, si vallja e nimfave te Dianes dhe vallja e shtojzovalleve te Zanes ilire.
Pas argetimeve me kenge e valle, kryhet nje rit tjeter i lashte, kapercehet zjarri e kesisoj realizohet profecia e magjise per t’i djegur ne flaket e zjarrit te keqiat, shtrigat, semundjet, syrin e keq etj.
Sipas bestytnive ne malesi, kur zjarri me dellenja dhe pishtaret çlirojne shume xixa, parathote se pranvera do te jete me shume reshje, me begati e me te korra te bolleshme, qe do te kontribuojne per te perballuar periudhen e gjate te izolimit nga dimeri i eger.
Keto bestytni kane ushqyer zakonet, qe malesoret te pyesnin njeri tjetrin: “Si dole kete vere?”, “Sa nxorre kete vere?” (sa bageti i shpetoj dimrit), pra pyetje me kuptimin si e mbijetove dimerin e eger e izloues, si e kalove te “keqen”, si e prite veren dhe ne kete plan, Dita e Veres simbolizon rikthimin e te mires, miresise, mbaresise, drites, gezimit, begatise.
Zjarret ndizen nga grupe familjesh, zakonisht ne pjese kodrinore, qe i bejne me te dukeshme ne fshat dhe ne nje fare menyre, behet nje gare, kush te ndezi zjarrin me te madh.
Flaket e zjarreve ne darken para dites se veres, sipas mitologjise simbolizojne Dianen, flaken dhe origjinen e saj nga flakerimi i drites, Dianen perendesha e drites.
Sipas mitologjise, Diana ishte krijesa e pare ne zanafille, kur u shfaq Kaosi, qe u nda ne drite e terr. Luçiferrit i ra hisja e drites dhe Diana me urinë per driten, e gelltiti te vellane dhe ndjeu ne trup flakerimin e pasionit. Ky flakerim ishte agu (agimi). Pas kesaj, kur do te fillonte agu, Luçiferri i shpetoj motres serish dhe zbriti nga qielli ne thellesi te tokes, por Diana e ndoqi pas, me shitime e shajni, prej nga linden Nimfat (Zanat) dhe krijesa te tjera, qe ngjasonin me njerezit, por qe ishin te pavdeksheme. Rikthimi i Dianes me driten, simbolizon fillimin e pranveres, ripertritjen e jetes, qe nis diten e ngjitjes te hyjneshes nga thellesite e sketerres dhe rikthimi i saj triumfues ne siperfaqen e tokes, duke marre me vehte dhuntine e drites, te ngohtesise e te fertilitetit human.
Rikthimi i Dianes me driten, celebrohet ne diten e ekuinoksit pagan, qe banoret antike e nderonin duke ndezur zjarre, ne menyre qe te gjithe pjesmarresit te shohin flaket e zjarrit te Dianes.
Diten e veres, latinet ndiznin zjarre neper kodra dhe sipas tradites, sa me gjate te rrinin ndezur, aq me prodhimtare do te ishte toka. Kete dite, latinet ujisnin livadhet, per te rritur prodhimin e barit.
Ne traditen druide, riti zjarrit kryhej pikerisht ne perkimin perfekt te barazise te dites me naten, pra ne diten e ekuinoksit pagan te pranveres, kur dita zgjatej e ndriçuar nga dielli pranveror.
Pasi kane perfunduar aktivitetet e shumta ditore, ne darke zhvillohen disa rituale te veçanta e shume interesante, dhe kryhen ritet e magjise. Pergjithesisht, proçedurat e magjise zhvillohen uniforme ne te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret, si brenda dhe jasht kufijeve shteteror.
Ne darke vone, familja mblidhej rreth zjarrit e pasi hane darken me çomlek, tave pestili, tave kosi etj, gjyshet, apo nenat fillojne te kryejne ritet e magjise te dites se veres, qe evokojne lashtesine iliro-albaneze, çka shihet ne simboliken tipike qe shprehin. Keto rite, vazhdojne te zbatohen dhe aktualisht nga malesoret, pavaresisht se jane modifikuar e ne nje fare menyre jane “modernizuar”.
At Bernardin Palaj na ka lene nje pershkrim te bukur, se si kryheshin keto rite ne malesite e veriut, ku tregon ritualin e zjarrit dhe lutjet, profecite pagane dhe magjite, per te larguar shpirtin e keq, te ligen, semundjen, djajt e shtrigat.
Keto rite magjike kryhen duke i lidhur me nje fije peri te zi, te gjitha te keqiat, qe te mos demtojne, te mos lendojne, te mos shkaterrojne, te mos bejne keq.
Lidhja nyje e perit te zi, behet per sejcilen te keqe dhe per sejcilin demtues ne veçanti.
Ne pershkrimin e tij te kahershem At Bernardini tregon me art teresine e riteve, qe zhvilloheshin ne festen e Dites se Veres, pa asnje medyshje, me origjine te larget, ne lashtesine pelasgo – iliro – albaneze, rite qe ishin praktikuar rreth nje shekull me parë nga malesoret e mbi Shkodres.
At Bernardin Palaj tregon:"Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat dhe të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë laknat e bathën, shpendin emën për emën dhe krimbat e tokës mos t’u bajnë dam ndër ara. Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë:”Lidhe Zot, nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shumë! Po lidhim shtringat’ etj. etj. Kështu përsërisin këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë".
Pra si shihet, magjia kryhej nga kryefamiljari, i cili duke lidhur nyje nje pe te zi, lidhte te gjitha te keqiat e te ligat, per t’i larguar nga shtepia e tij, per te mos i prekur pjestaret e familjes dhe pronat. Ky rit kryhej sipas nje proçedure dhe me rregulla strikte, duke i permendur me rradhe e duke i shituar nje e nga nje te gjitha shtrigat, djajt e te keqiat, qe mund te preknin shendetin e pjestareve, por me keto rite magjije kerkonte mbrojtje dhe te objekteve te sferes materiale, prandaj me perin e zi lidhte te gjitha ato dukuri qe demtonin te mbjellat, shiun, bresherin, termetin, qe mund te demtonin shtepine; lidhte mjetet e punes, por kerkonte dhe te “lidhte” dhe te keqiat e semundjet lidhte lepurin te mos haj laknat, lidhte krimbat e tokes te mos i bajne dam bimeve ne arë etj.
Ne Elbasan, Diber, Martanesh, Çermenike, Polis etj, pasditen e 13 marsit, femijet merrnin nje shat e shkonin neper korije dhe ne pyll, ku mblidhnin nje lloj tuberi, pra nje zhardhok, qe rritet ne pyje e nder livadhe. Banoret e Elbasanit e quajne “buka e derrit”, martaneshasit e quajne burkthi.
Banoret e Martaneshit, pasi i hiqnin gjethet burkthave, i pastronin dhe hidhnin ne tavan dhe ne çatine e banesave, me profecine per te larguar xhindet dhe shtrigat nga shtepia, ndersa pjesen tjeter te burkthave e ndanin pergjysem, i u hiqnin pjesen e brendeshme dhe benin kupa, per t’u perdorur diten e veres me 14 mars, per te pire tre here ujin ne mengjez heret.
Si me tregon Shqiponja Haslika dhe Sami Alhasa, nje rit tjeter magjie me burkthat, kryhej me femijet. Keto kupa u viheshin ne koke femijeve, te cilet me nje levizje te trupit e hidhnin ne toke. Ne se burkthi bie permbys, parathote se personi do te kete nje shendet te dobet gjate vitit, por per te rregulluar shendetin ne te ardhmmen i keshillonin te persersnin kete veprim, deri sa te binte per se mbari. Kur burkthi bie me pjesen e kupes lart, pra i hapur, atehere do te gezonin shendet te mire.
Martaneshasit mblidhnin dhe caronkthat, nje bime me zhardhok me pamjen e karrotes, qe rritet nentoke e pasi e shkulnin dhe e pastronin nga gjethet dhe nga dheu, e rrihnin me nje dru, deri sa e shkriftonin, duke e bere fije – fije. Keto fije i merrnin dhe i lidhnin nyje, ose i gershetonin ne qark, me profecine, se me kete veprim po lidhnin te ligat e gjithe pjestareve te familjes. Proçedura e lidhjes te fijeve te caronkthit shoqerohet me kenge, qe kendohetne veçanti per sejcilin femije.
Gjate femmijerise time, i kam perjetuar keto proçedura magjie, fillimisht i kryente gjyshja ime Aishja e me pas vajza e dajes Sybe Kurti e shquar per intiligjence dhe kujtese te rralle, e cila i ka konservuar dhe praktikuar vazhdimisht ne ditet e sotme me 40 nipat dhe mbesat e saj, duke i perseritur formulat e magjise te shoqeruar me kenge, per sejcilin me rradhe dhe duke i lidhur caronkthat, deri sa femijet t’i zinte gjumi.
Kete formule magjike, po e prezantoj ne vazhdim, ashtu si e kendon kusherira ime Sybe Kurti:
Ne kete dite te veres,
Jam tuj lidh dhesin dhe perdhesin e Rosselles
Jam tuj lidh dhesin dhe perdhesin e Emmes,
Jam tuj lidh buburrecin
Ate qe rri neper malet,
Ate qe rri neper livadhet,
Ate qe rri neper trapet,
Ate qe rri neper gardhet,
Ate qe rri neper ferrat,
Ate qe rri neper vijat,
Ate qe rri neper pyjet,
Ate qe rri neper shtigjet,
Ate qe rri nen urat ...
Do ta mbledh
Ta gjymtoj, ta bej trung si caronkthi,
Kur te baj me krujt kryet,
I dalshin syte,
Kur te baj me krujt faqet,
I dalshin zorret dhe zberrnaqet ...
Perpos ktyre ritualeve, bashkfshataret e mi, me rrenjet e shkriftuara te caronkthave, pergatisnin nje varg (gjerdan), ku i shtonin penje leshi me ngjyra dhe u a lidhin ne qafe femijeve ne mengjezin e 14 marsit, qe sipas bestytnive garantonin mbrojtjen nga syri i keq, nga shtrigat dhe xhindet deri ne veren e ardheshme. Ky gjerdan mbahej nga femijet der me 6 maj, diten e festimit te Shen Gjergjit, kur mblidheshin te gjithe femijet e i hidhnin ne lumin e fshatit, kesisoj uji i merrte dhe i çonte larg te gjitha te keqiat, terselliqet dhe semundjet.
- Faza e trete: mengjezi i 14 marsit. Eshte mëngjesi festiv i Dites se Veres. Çdo shtepi e Elbasanit është e mbushur me gëzim te veçante, është një ndjesi shpirterore, qe i pushton njerëzit ne menyre spontane, gjtheçka e lidhur me ardhjen e pranveres, me shperthimin e gjelbërimit, me ripertritjen e natyres, qe inspirojne begati dhe vazhdimësinë e jetes.
Shtëpite mbushen plot me ushqime, me gatime te veçanta dhe me bollëk. Portat zbukurohen me lule dhe lastarë te lulezuar, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe ripertritjen e natyrës.
Ritualet e mengjezit te dites se veres jane te njejta ne te gjitha trevat shqiptare, diku me shume, diku me pak, diku te plota, diku te pjeseshme, por te gjitha plot me elemente antike iliro - arberore, qe jane ruajtur e transmetuar brez pas brezi, deri ne ditet e sotme.
Per te evokuar lashtesine e ketyre riteve, por sjell nje pershkrim te historianeve romake, dedikuar festimit te pranveres per nder te hyjneshes Diana, ku gjejme plot ngjashmeri, me ritet qe kryhen ne festen tone te Dites se Veres. “Ne feste merrnin pjese dhe sklleverit. Ne mengjez, pronaret dhe sklleverit zgjohen heret, lahen e fillojne pergatitjet per festimet. Grate falen ne tempullin e hyjneshes, ku shenjteronin veshjet e reja. Ne kete dite, grate i luteshin e i kerkonin ndihme Dianes ne cilesine e Luçina, mbrojetsja e lindjeve; gjuetaret i dedikonin armet, dhembet e derrave dhe brinjet e drerave. Pas ketij rituali, nga tempulli, turma e popullit shkonte te festonte ne pyllë, te gjithe mbanin ne duar pishtare ...
Si rezulton nga ky fakt historik, keto rituale jane te njejta me ato qe praktikohen ne ditet e sotme nga banoret e Elbasanit dhe te trevave malore te Shqiperise se mesme.
Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim te veçante hapin dyert, qe te hyje drita, te futet e mira dhe te dali e liga e te hapet bujaria per vizitoret.
Ne mote te shkuara, elbasanasit zgjoheshin ne agim dhe deren e hapte me i moshuari. Djemt dhe vajzat merrnin shtamen dhe shkonin ne krua, per t’i mbushur me uje te fresket dhe gjate kthimit shkulnin nje plis bari te gjelberuar, qe e vinin ne pragun e deres. Djemt e rinj shkonin te pleheronin e te ujisnin portokallat, ullinjt dhe pemet e tjera frutore ne kopeshtin e shtepise.
Ne Martanesh, zgjimi behet ne 5. 30 te mengjezit dhe te gjithe dalin jasht per te degjuar kenget e zogjeve, qe gjallerohen duke shoqeruar lindjen e diellit, ndersa djali me çapken ngarkohej me detyren te kepuste tufa me bare te gjelber, qe i ndaheshin te gjithe pjestareve te familjes.
Ne Elbasan, ne mengjez heret, nje pjese e banoreve i lajne sytë me lulet e verës, me vjollcat - manushaqet dhe me karakaftet dhe me pas pihet ujë me kupen e "bukës te derrit". Martaneshasit e pijne ujin me kupen e burkthit, ndersa te tjeret e lajne fytyren me ujin e vezeve te zjiera.
Pirja e ujit me "bukën e derrit" dhe me burkthin, simbolizon një vit te shëndetshëm dhe te begate.
Para se te hahet mengjezi, gjyshet dhe nenat, i u lidhin femijeve veroret ne qafe dhe kyçin e duarve, ndersa femijeve te rritur i u vene unazat dhe gjerdanet e kulpres, ndersa ne Martanesh u lidhin ne qafe gjerdanet e pergatitura me fijet e caronkthit, te cilat zbukurohen me penje leshi me ngjyra.
Keto rite kryhen ne intimitet familjar e ne se aty prane kalon dikush dhe te therret, nuk duhet te pergjigjesh, por shqiptohet formula mbrojtese: “Te lensha gjumin e sabahut, ethet e veres,morrat e pleshtat”.
Pasi vishen te gjithe me rrobat e reja (ose me rrobet me te mira), organizohet ceremonia e urimeve dhe e shperndarjes te dhuratave ne farefisni e nder miqt me te afert. Hiset e ushqimeve, qe kishin pergatitur ne darke, vihen ne shporta, ose ne shamia-peceta, shkulet nje tufe bari e u jipen ne dore djalit me te vogel, i cili duhet te jete me prinder gjalle dhe qe do te  ngarkohet me detyren te beje “kembe”, pra te kryej vizitat per te uruar Diten e Veres dhe per te derguar hiset - dhurata. Misioni i vizitave u ngarkohet vetem djemeve dhe jo vajzave.
Vizitat fillojne ne shtepite e gjyshave, te xhajave e dajave, te tezeve dhe hallave, si dhe te motrave te martuara e me pas nder kusherinj e miq. Kur arrijne ne shtepite e te afermeve dhe te miqeve, djali e le tufen e barit ne dere dhe me urimin “gezuar diten e veres, ju sjellte shendet e begati” hyne brenda me kemben e djathte dhe dorezon hisen – dhurate.
Familja, qe ka pritur djalin per vizite-urimin, e percjell deri jasht oborrit dhe i jep pjesen e vet te hises-dhurate, pra kryhet shkembimi i dhuratave ndermjet familjeve.
Si kuptohet, Dita e Veres, permbane dhe nje aspekt spiritual te kesaj feste, qe asht burim i gezimit dhe i lumturise te individeve, familjes dhe te shoqerise, i kryer me rituale te veçanta urimesh, qe jane refleksione te riteve antike, te cilat shprehin:
- perfitimin personal dhe kolektiv, me sodisfaksionin e gezimit, qe sjell festa e Dites se Veres, festa
e ripertritjes te natyres dhe te jetes;
- perfitimin nga profecite e shumta per vehte dhe ndaj te tjereve (ritet magjike). Keto rite nga nje
ane krijojne sugjestionim personal per shendet e begati, por shprehen dhe ndaj te tjereve, me
vizitat dhe urimet, si dhe me aktivitetet e shumta argetuese, qe zhvillohen me 14 mars, qe sipas
koncepteve moderne, kane karakterin e nje festivali popullor.
Sa me shume te kthehemi prapa ne kohe, aq me shpesh i ndeshim keto aspekte spirituale pagane.
Ne treven e Skraparit, ne mengjezin e 14 marsit, femijet shkojne dere me dere, duke kenduar kengen e Dites se Veres dhe pasi shkembenin urimet, i u japin veze, qe femijet i thyenin ne kokë. Gjithshtu, amvisat skraparllije, ne paraditen e dites se veres, krahas embelsires (ballokumet), gatuanin dhe anak (laknur) me hithra.
Ne disa fshatra te Lushnjes, krryesisht te besimit ortodoks, dita e veres festohet me 1 mars, ne te tjerat me 14 mars dhe krahas vezeve, zjejne kallinj misri dhe grure, qe grate e shtepise u a dhurojne femijeve, qe vijne duke kenduar dhe duke perplasur dy gure ne menyre ritmike. Pasi urojne diten e veres, femijet kerkojne misra dhe veze te zjera.
Faza e katert. Eshte pikniku i Ditës së Verës, i organizuar ne paraditen e 14 marsit, deri ne pasdite vone kur fillon te erret. Pikniku nis ne orën 10:00 dhe organizohet ne menyre krejt te rastishme. Festa Dita e Veres, me 14 mars kremtohej dhe vazhdon te kremtohet ne natyren e ndriçuar nga bukuria dhe gjelberimi i njome, ne mjedise me lulezim masiv, mbeshtjelle me te ngrohtin perkedheles te diellit pranveror; organizohet ne mjedise te hapura, qe lejojne pjemarrje masive, qe jane vende te shenjta, tradicionalisht te koheve pagane, por te pa lidhura me ato fetare.
Ne piknikun e Ditës së verës elbasanasit lëne qytetin dhe u drejtohen vendeve me te aferta me bukuri te rralle natyrore, kryesisht shkojne tek Rrapi i Mansit, te Kroji i Kalit, tek Ulliri i Qejfit, te Çezma e Lepurit, Çezmja e Kasines, ne Byshek, Gjinar, Gurra e Labinotit, ne Llixhat etj.
Banoret e Lures mblidheshin ne bjeshke, ne livadhet e lulezuara rreth liqejve te Lures.
Ne Martanesh pikniku organizohej sipas fshatrave, kesisoj banoret e Lenes shkonin ne livadhet e Vaut te Deas, rreth gurres me uje te bollshem e te fresket, qe buron ne qender te livadhit. Banoret e fshatit Gjon shkonin ne livadhet e Luçanes, ato te Peshkut ne Ballenje e Vogel, ndersa valatoset ne sheshin e keshtjelles te Qytezes, pra ne vende te shenjta te lashtesise pagane.
Shqiptaret e Shkupit e organizonin piknikun ne Kalane e Shkupit, ashtu si lezhjanet,  qe mblidhen ne sheshin e Keshtjelles se Lezhes. Malesoret e Malesise se Madhe mblidheshin ne livadhet e bukura te Vermoshit, ne Theth e ne Rzem etj, etj.
Nenat dibrane i percjellin femijet ne piknik me nje shprehje urimi “ferci, ferci nona, u befsh me i forte se thona”.
Te gjitha familjet  marrin ushqimet e gatuara nje nate me pare dhe i gezohen festes ne qetesine dhe bukurine e natyres te lulezuar, me bollekun e gatimeve, duke u argetuar dhe me kenge, valle, humor e lojra te shumta popullore.
Nje aktivitet terheqes eshte thyerja e vezeve, pra djemt e vajzat i rroknin, apo i perplasnin vezet dhe ai apo ajo me vezen me te forte, i fitonte dhe grumbullonte vezet, qe u a thyente te tjereve.
Gjate piknikut kendohen kenge dhe hidhen valle, ne grupe dhe me pjesmarrje masive. Vallet e vajzave, te kapura per dore ne rreth, jane jo vetem nje aktivitet argetues, por shprehin dhe nje simbolike te lashte,  jane si vallet mitologjike te amazonave te Artemise, te nimfave te Dianes dhe te shtojzovalleve te Zanes iliro-arberore. Vallet e djemeve, jane me dinamike dhe shprehin jo vetem karakterin burrenore, por permbajne dhe elemente luftarake.
Ne festen Dita e Veres, ishin dhe dhe jane aktive lojrat dhe garat popullore. Dita e Veres e festuar me 14 mars perkon me diten e perendise te luftes Marsit, kesisoj lojrat dhe garat, evokojne pikerisht nderimin dhe devocionin per perendine Mars, prandaj ato imitojne situata me elemente te luftes si p.sh loja Kalaja Dibrançe, garat me kuaj ne Diber dhe Shishtavec, sporti i mundjes ne Golloborde, prova e forces se krahut ne te gjitha trevat nga veriu ne jug etj, etj. Gjithashtu ne kete dite, ne mjedise te hapura zhvillohen dhe lojra te tjera, si cingel, dokerr, loja me zare dhe me arra.
Ne mjediset ku zhvillohet pikniku, rinia mbledh edhe lule dhensh (latinisht: Bellis perennis – e bukura e perhereshme), e njohur me emera te ndryshme sipas trevave si: lule shqerre, lule dele, lule bukurishte, lule dashurie, lule kacidhe, lule buke etj. Lule shqerrat, me bardhesine diellore, jane simbol i pastertise trupor dhe shpirterore. Kete dite, vajzat mbledhin lule shqerre dhe me ato pergatisin kurora te bukura, njeren me te madhen e mbajne vete dhe e vejne ne koke gjate gjithe dites te 14 marsit, te tjerat u a dhurojne shoqeve.
Per djemte, lule shqerra eshte dhe simbol i dashurise se fshehte, pasi nepermjet kesaj lule, hetojne ne se dhe vajza ka te njejtat ndjenja dashuri per ate. Ky sekret zbulohet, duke hequr nje e nga nje petalet e bardha, duke pyetur ne menyre alternative, per çdo petal qe shkul: “me don?” - “nuk me don?” Ne se keputja e petalit te fundit perkon me fjalet “me don”, atehere gezohet se ka marre nje konferme profetike, se e dashuron dhe vajza. Keto veprime zakonisht kryhen ne intimitet, pasi asnje nuk do ta bej publik emerin e vajzes, qe ka ne zemer dhe te fshehur ne mendje (dashuri Platonike). Pas kesaj prove, djali duhet t’i dhuroj vashes se tij nje tufe me luleshqerra, por kujdes se duhet t’a japi me shume fshehtesi, qe te mos e shohin  te tjeret, ne rast te kundert prishet “magjia e dashurise”. Pra kjo lule e thjeshte, ka forcen te dhuroje buzeqeshje dhe gezim te dashuruarve, andaj e quajne dhe lulja e dashurise.
Ne treva te ndryshme zhvillohen dhe veprimtari te veçanta, te natyres spirituale. Ne veçanti grate frekuentojne vende te shenjta pagane, kesisoj vizitojne shpella, lajne duart dhe fytyren ne burime te veçanta, ulen nen hijen e lisave te lashte, ose qendrojne te veçuara ne lendina te shenjta, me sugjestionin, se keto vende kane efekte sheruese, fatsjellese dhe mbrojtese te shendetit etj. Kesisoj, si shkruan etnologu Afet Jashari, grate e treves se Dibres, ne diten e veres frekuentojne shpellen e Vertekices, te tjera shkojne ne burimin e Ujit te Kuq, me bestytnine se keto vende do te sjellin pjellshmeri te mbare, fatin e mire dhe shendetin per femijet.
- Faza e peste. Eshte vazhdimi i jehones te Dites se Veres. Zgjatja e kesaj faze, varjon sipas trevave dhe mbyllet me disa rituale te karakteristike.
Elbasanasit fillojne t’i heqin veroret, kur shohin dallendyshen e pare, dhe i hedhin ne ferra, qe dallendyshja t’i marre per te bere folene.
Vajzat dhe djemt e Malesise se Shkodres, i heqin veroret me 20 mars, diten e ekuinoksit pranveror dhe i vejne neper deget e pemeve te kopshteve te shtepive e presin te vijne t’i marrin zogjte.
Ne Martanesh, veroret dhe gjerdani i caronkthit mbahej nga femijet der me 6 maj, diten e festimit te Shen Gjergjit, kur mblidheshin te gjithe femijet dhe i hidhnin ne lumin e fshatit, kesisoj uji i merrte dhe i çonte larg te gjitha te keqiat, terselliqet dhe semundjet.
Djemt dhe vajzat e Skraparit, Beratit, Lushnjes dhe Çamerise, i mbajne veroret deri me 2o mars, diten e ekuinoksit pranveror e kete dite i heqin dhe i hedhin mbi ferra ose mbi trendafilat dhe presin te vijne t’i marrin dallandyshet, qe t’i perdorin per te ndertuar folene.
Vajzat dhe djemte e Korçes, Kolonjes dhe Kosturit, veroret i heqin pas nje jave dhe i vendosin mbi shkurret e rruges te fshatit, apo ne deget e pemeve te oborrit dhe prisnin te vinin t’i merrnin zogjte. Kur zogu i merrte veroren e vajzave te rritura, do te thoshte se vajza do te martohej brenda vitit.

No comments: