Tuesday, 30 December 2008

Kredoja e Bashkimit shqiptar ne UK- Transparenca


Ruzhdi Jata



11111 031 Nje tjeter besim dhe optimizem qe na afron zoti Vata:-zbatohet formula magjike e bashkimit
Transparenca , kjo formule magjke e Bashkimit te Shqiptareve ,sikur por zbatohet e konkretizohet ne punen per Bashkimin tone nga udheheqesi i ketij bashkimi zoteri Lutfi Vata. Ky Bashkim, - theksoi ai ne fjalen e fundit dhe pershedetese per punen e bere jate vitit 2008 do te jete unik, do te veproje si nje trup i vetem dhe per kete une ju garantoj. Nuk do te kete punera te fsheta te individeve te vecante,por nje transparence briliante dhe krejt vellazerisht do te justifikojme barren e madhe qe ne kemi marre persiper per te udhequr ashtu sic duan njerezit, me zemer te hapur. 11111 027
Shqiptaret si shume te ndjeshem per kete aspekt te demokracise tanime do te kene vertete nje lider qe eshte me se i perkushtuar per transparence,per besueshmeri dhe per procese demokratike te integrimit.Intelektuali Selman Lokaj ne nje email qe me dergon ne diten e fundit te vitit 2008 shkruan “Kam deshire qe lufta te pushoje por pena,lapsi dhe fjala e lire dhe demoraktike kurre te mos ndalet per te treguar se tash na jemi shqiptaret e shekullit te 21-te, me te bashkuar se kurre”. Dhe kjo deshire e gjithsecili perben te perbashken e kredos shqiptare ne UK. O sot o kurre.
11111 041 Me daten 28 dhjetor ne Chiswick London borough of Hounslow u mblodhen te gjithe kryetaret e shoqatave dhe organizatave te ndryshme ne UK qe aderojne ne Bashkimin Shqiptar.Ishin te pranishem edhe mjaft intelektuale dhe aktiviste te tjere.Rraporti me shkrim “Puna e bere dhe bashkepunimi i shoqatave shqiptare per vitin 2008 mbajtur nga kryetari i ketij Bashkimi zoti Lutfi Vata, analizoi mjaft qarte arritjet e shkelqyera te vitit te lame pas, si manifestimin para Numerit 10 ne Dawning Street, per Shpalljen e Pavaresise se Kosoves ne Trafalgar Square,festimin e Pavaresise se Shqiperise e tjere. Keto u previjuan edhe nga diskutimet e te gjithe pjesemarresve te cilet , e vleresuan ate si nje sukses dhe zhvillim te metejshem te levizjes shqiptare dhe te tere komunitetit tone ne UK.
Falenderoj , uroj dhe pergezoj per sukseset jo vetem te pranishmit ne kete sale,por te gjithe shqiptaret ,te gjithe biznesment , te cilet kane meriten e tyre te padiskutueshme ne keto arritje,-theksuan diskutuantet Kadri Billali, T.Pllana. Daut Daut,_R. Thaci,_S.Lokaj e te tjere.Ata gjithashtu e vune theksin te rendesia e bashkepunimit , te planifikimi ne kohe i aktiviteteve, e vecanerisht u ndalen ne punen per te ardhmen per Festen e pervjetorit te pare te Pavaresise se Kosoves. Te tjere diskutuante dhe veprimtare te shquar si , Valbona Luta, Gazmen Hasani, Mithat Ibrahimi dhane mendime dhe ide mjaft te vlefeshme per t’u paraqitur sa me denjesisht me 13 Shkurt ne Hammersmith Town Hall ,ne pervjetorin e pare te Pavaresise se Kosoves aktivitet me vlera politike,prezantuese e njohese, por edhe organizativ i ketij Forumi per Vitin 2009, i cili ka synynime mjaft largpamese. Ne vijim te kesaj ideje diskutuan edhe Burbuqe Paqarada, sekretare e ketij Bashkimi,Kadime Jata, aktiviste si dhe Sherif Bllaca nenkryetar, i cili ishte edhe iniciatori per kete Bashkim ne fillim te vitit 2008. 11111 029
Ne mbledhje,u theksua gjithashtu se edhe shoqatat e tjerat qe duan te bashkepunojne jane te mirepritura dhe kontributi i tyre do te vleresohet jo me llafe por me punen dhe perpjekejet e gjithsecilit. Duke vazhduar te mbeshtesim dhe rrisim interesimin per kete bashkim te ri gjithsecili kontribon per komunitetin ne teresi,per forcimin e tij ,qe kudo te jemi te respektuar, te kemi besimin e mbeshtetjen e bashkeatdhetareve tane per rolin dhe misionin qe ne i kemi vene vetes. Duke qene krenare per punen dhe kontributin e gjithsecilit,optimist per arritje te reja gjate 2009, Zoti L. Vata u ndal me gjate te detyrat qe ka Bashkimi Shqiptar per t’u bere vertete nje promotor i fuqishem i levizjes Shqiptare ne UK. Kryetaret e shoqatave dhe aktivitetet e tjere moren persiper detyrat e tyre si dhe u angazhuan per te kurorezuar me sukses Festen e Kosoves. U mbeshtet nga te gjithe te pranishmit ideja per organizimin e festimin madheshtor te 8 Marsit si nje koncert bamiresie per te varferit dhe jetimet ne Shqiperi dhe Kosove, forcimi dhe bashkepunimi me shtypin shqiptar dhe ate te huaj dhe ,mbi te gjitha puna me shkollat shqipe,me te rinjte e te rejat qe kane me teper nevoje per ndihme dhe mbeshtetje.
Gjithashtu u percaktuan objektivat per vitin 2009 dhe plani i punes.Nder objektivat kryesore ishte edhe krijimi i strukturave te Forumit,si Grupit te Grave , Forumit Rinor dhe nje database per antaresine e komunitetit shqiptar ne bashkepunim me dy Ambasadat.
Ky forum se shpejti do kete websiten e tij te cilin ungarkua ta pergatise zoteri Besnik Rika.

Kredoja e ketij takimi si dhe tere ideja e qellimi i Bashkimit Shqiptar eshte Transparenca. Anetaret e Forumit ,plot besim ne kompetecen e drejtimit te Forumit nga Zoti Vata, do te takohen perseri me 18 Janar per te raportuar gjithsecili per detyrat qe ata moren si dhe per te dsikutuar projekte te reja per te ardhmen e Bashkimit Shqiptar.

Ruzhdi Jata

Kredoja e Bashkimit shqiptar ne UK- Transparenca



Ruzhdi Jata


Nje tjeter besim dhe optimizem qe na afron zoti Vata:-zbatohet formula magjike e bashkimit.
Transparenca , kjo formule magjke e Bashkimit te Shqiptareve ,sikur por zbatohet e konkretizohet ne punen per Bashkimin tone nga udheheqesi i ketij bashkimi zoteri Lutfi Jata.Ky Bashkim, - theksoi ai ne fjalen e fundit dhe pershedetese per punen e bere jate vitit 2008 do te jete unik, do te veproje si nje trup i vetem dhe per kete une ju garantoj. Nuk do te kete punera te fsheta te individeve te vecante,por nje transparence briliante dhe krejt vellazerisht do te justifikojme barren e madhe qe ne kemi marre persiper per te udhequr ashtu sic duan njerezit, me zemer te hapur.
Shqiptaret si shume te ndjeshem per kete aspekt te demokracise tanime do te kene vertete nje lider qe eshte me se i perkushtuar per transparence,per besueshmeri dhe per procese demokratike te integrimit.Intelektuali Selman Lokaj ne nje email qe me dergon ne diten e fundit te vitit 2008 shkruan “Kam deshire qe lufta te pushoje por pena,lapsi dhe fjala e lire dhe demoraktike kurre te mos ndalet per te treguar se tash na jemi shqiptaret e shekullit te 21-te, me te bashkuar se kurre”. Dhe kjo deshire e gjithsecili perben te perbashken e kredos shqiptare ne UK. O sot o kurre.
Me daten 28 dhjetor ne Chiswick London borough of Hounslow u mblodhen te gjithe kryetaret e shoqatave dhe organizatave te ndryshme ne UK qe aderojne ne Bashkimin Shqiptar.Ishin te pranishem edhe mjaft intelektuale dhe aktiviste te tjere.Rraporti me shkrim “Puna e bere dhe bashkepunimi i shoqatave shqiptare per vitin 2008 mbajtur nga kryetari i ketij Bashkimi zoti Lutfi Vata, analizoi mjaft qarte arritjet e shkelqyera te vitit te lame pas, si manifestimin para Numerit 10 ne Dawning Street, per Shpalljen e Pavaresise se Kosoves ne Trafalgar Square,festimin e Pavaresise se Shqiperise e tjere. Keto u previjuan edhe nga diskutimet e te gjithe pjesemarresve te cilet , e vleresuan ate si nje sukses dhe zhvillim te metejshem te levizjes shqiptare dhe te tere komunitetit tone ne UK.
Falenderoj , uroj dhe pergezoj per sukseset jo vetem te pranishmit ne kete sale,por te gjithe shqiptaret ,te gjithe biznesment , te cilet kane meriten e tyre te padiskutueshme ne keto arritje,-theksuan diskutuantet Kadri Billali, T.Pllana. Daut Daut,_R. Thaci,_S.Lokaj e te tjere.Ata gjithashtu e vune theksin te rendesia e bashkepunimit , te planifikimi ne kohe i aktiviteteve, e vecanerisht u ndalen ne punen per te ardhmen per Festen e pervjetorit te pare te Pavaresise se Kosoves. Te tjere diskutuante dhe veprimtare te shquar si , Valbona Luta, Gazmen Hasani, Mithat Ibrahimi dhane mendime dhe ide mjaft te vlefeshme per t’u paraqitur sa me denjesisht me 13 Shkurt ne Hammersmith Town Hall ,ne pervjetorin e pare te Pavaresise se Kosoves aktivitet me vlera politike,prezantuese e njohese, por edhe organizativ i ketij Forumi per Vitin 2009, i cili ka synynime mjaft largpamese. Ne vijim te kesaj ideje diskutuan edhe Burbuqe Paqarada, sekretare e ketij Bashkimi,Kadime Jata, aktiviste si dhe Sherif Bllaca nenkryetar, i cili ishte edhe iniciatori per kete Bashkim ne fillim te vitit 2008.
Ne mbledhje,u theksua gjithashtu se edhe shoqatat e tjerat qe duan te bashkepunojne jane te mirepritura dhe kontributi i tyre do te vleresohet jo me llafe por me punen dhe perpjekejet e gjithsecilit. Duke vazhduar te mbeshtesim dhe rrisim interesimin per kete bashkim te ri gjithsecili kontribon per komunitetin ne teresi,per forcimin e tij ,qe kudo te jemi te respektuar, te kemi besimin e mbeshtetjen e bashkeatdhetareve tane per rolin dhe misionin qe ne i kemi vene vetes. Duke qene krenare per punen dhe kontributin e gjithsecilit,optimist per arritje te reja gjate 2009, Zoti L. Vata u ndal me gjate te detyrat qe ka Bashkimi Shqiptar per t’u bere vertete nje promotor i fuqishem i levizjes Shqiptare ne UK. Kryetaret e shoqatave dhe aktivitetet e tjere moren persiper detyrat e tyre si dhe u angazhuan per te kurorezuar me sukses Festen e Kosoves. U mbeshtet nga te gjithe te pranishmit ideja per organizimin e festimin madheshtor te 8 Marsit si nje koncert bamiresie per te varferit dhe jetimet ne Shqiperi dhe Kosove, forcimi dhe bashkepunimi me shtypin shqiptar dhe ate te huaj dhe ,mbi te gjitha puna me shkollat shqipe,me te rinjte e te rejat qe kane me teper nevoje per ndihme dhe mbeshtetje.
Gjithashtu u percaktuan objektivat per vitin 2009 dhe plani i punes.Nder objektivat kryesore ishte edhe krijimi i strukturave te Forumit,si Grupit te Grave , Forumit Rinor dhe nje database per antaresine e komunitetit shqiptar ne bashkepunim me dy Ambasadat.
Ky forum se shpejti do kete websiten e tij te cilin ungarkua ta pergatise zoteri Besnik Rika.

Kredoja e ketij takimi si dhe tere ideja e qellimi i Bashkimit Shqiptar eshte Transparenca. Anetaret e Forumit ,plot besim ne kompetecen e drejtimit te Forumit nga Zoti Vata, do te takohen perseri me 18 Janar per te raportuar gjithsecili per detyrat qe ata moren si dhe per te dsikutuar projekte te reja per te ardhmen e Bashkimit Shqiptar.

Ruzhdi Jata





Wednesday, 24 December 2008

KRISHTLINDJET E KUQE


( tregim nga Roland Gjoza )


Ishin tre vete.Babai,70 vjec,i tretur,i kalamendur,kokejashte,me kapele ne dore,vajza 13 vjece,djali 15 vjec,kokeulur te dy.Kalonin neper rrugicen me muzike.Ishin Krishtlindjet.Portat rrinin te hapura.Feneret me vajguri benin drite blu.Binte bore e penguar.Nuk ishte ftohte.
Babai ishte 20 vjec.E thirren te zyra e floririt.Aty ishte nje trikembesh.E varen kokeposhte pa i thene asgje.E liruan,e ulen ne karrige.Keshtu do t'ia benin po te mos dorezonte floririn.Ai tregoi vendin ku i kishte fshehur 100 000 napolona flori.Derguan dy ushtare.Pastaj edhe dy te tjere.U desh dhe i pesti.Ishin futur ne nje arke metalike.I thane babait te tregonte te verteten,sepse nuk ishin te kenaqur.Teper pak.I treguan trekembeshin.Babai hapi duart me deshperim.E cuan ne burg.Atehere tregtaret i quanin shushunja.Shushunja qe i kishin pire gjakun popullit.E nxorren me dy vjet lirim me kusht.Pa pune.E moren ushtar.I binte fizarmonikes.Tango,valse dhe rumba.
Babai tani vuante nga melankolia.Femijet i kishte shume te bukur.Djali me kokoridhka,vajza me gershet.Nena kishte vdekur nga nje semundje e panjohur.Fatkeqesia ishin Krishtlindjet.Sa here vinin ato te uruara,babai mblidhej grusht,nena behej keq,zinte shtratin.Babai vinte gishtin ne buze dhe peshperiste;sheet!Ajo po fle.Baba,po sonte jane Krishtlindjet.E di,,jane vertet,po ajo do zgjohet.Kur,babi?Me gjashte.Fiks,me gjashte.Keshtu ndodhte.Atehere binte bore dhe jashte kishte drite blu.Nena ngrihej ne gjashte.Therte kaposhin,e shtinte ne uje te valuar,e rripte me duar te dredhura,fliste pak,me ze te ulet.Kishim kaposh,kaq mjaftonte.Kishim kaposh me pilaf.Jashte binte bore.Atehere bente vertet dimer dhe ajri kishte arome dhe drite blu.
Burri qe kalamendej me dy femijet perdore u fut ne shtepine e pare,ne oborr,perballe dritares me drite te kuzhines ku nje grumbull njerezish kercenin dhe qeshnin me te madhe.Babai trokiti ne xham.Nje here,dy,tre.U shtypen hunde,docka,sy femijesh.U hap dera,doli dikush;Eja,profesor,eja brenda.Jo,,ju lutem,femijet duan ta festojne ne shtepine e tyre.Erdhem t'iu themi,gezuar Krishtlindjet!Faleminderit,profesor,vetem per kaq?Si te them,natyrisht,vetem per kaq.
Ky ishte avokati.
I vune tatim nje shume te jashtezakonshme.Dyqanin ia dyllosen.Krishtlindjet e para e gjeten me gjysmen e shtepise te ngritur nga permbarimi.Kokoshi qendronte ne nje pjatance fajance te Bohemise.Perdoren luge argjendi dhe pine vere Kianti te Luftes se Pare.
Pastaj mbeten me kutine e bizhuse gati te boshatisur,vetem me nje unaze me diamant te zi.U shit dhe ajo.15 Krishtlindje u kembyen me ar e diamant.Erdhi dita qe s'kishin me asgje.Ajo dita me bore blu.Aq e bukur ishte ajo dite,aq e shenjte sa te dukej se jetoje lart.Ah,sikur te ishte keshtu!Babai nuk jepte me mesime muzike.Vivaldin,Veberin,Shubertin,Bethovenin,Mozartin,i kishin zene nje shtrese pluhuri.Edhe pianon ia moren,edhe fizarmoniken.Femijet pyesnin per kaposhin.Kaposhin me pende te kuqe dhe lafshe te kuqe flake.Ktheheshin nga shkolla,po nuk e gjenin kaposhin,qe i ndiqte dhe i cukiste me sqep.Pastaj nena u zhduk.Kur u kthye ishte e verdhe dylle,zuri shtratin.Babai peshperiste;sheet!Ajo po fle.Kaposhi kishte ardhur.Ishte strukur mbi stiven me dru.Kjo u perserit 15 vjet te tjere.Nena zhdukej,kthehej e verdhe dylle dhe zinte shtratin.Ku shkonte nena?Askush askurre nuk e tha.
Babai me dy femijet perdore hyri ne shtepine e dyte.Edhe atje behej rremuje e madhe,gezonin,qeshnin me zhurme,degjohej muzika popullore,Napoloni.Digjej nje shami.Benin si te cmendur.
Vajza u kollit.Baba,kam ftohte,kur do te kthehemi ne shtepi?Djali nuk fliste.Ai kishte turp.
Babai trokiti.Nje here,dy,tre.Nuk doli njeri.Djali degjoi si neper jerm;mos e hapni,,jane ca lypesa.
Babai qendronte ne kembe i kalamendur ne vend sikur do te binte ne nje krah ose ne tjetrin.Edhe ai i degjoi fjalet,po trishtimi ishte aq i thelle,sa nuk i behej te levizte.
Ky ishte kasapi.
Ne shtepine e peste i vune ne dore nje kaposh te vogel.I ftuan brenda ,po babai tha se femijet donin ta festonin ne shtepi.
Ai ishte Kokoshi,punetori i Qendres Higjienike,qe hidhte klor neper qoshet e rrugeve dhe ne vendet e grumbullimit te plehrave.Gjithmone behej tape dhe kendonte per Katinen,gruan e vdekur.Vetem ai e mbante mend prej disa vitesh pse vinte babai,megjithese i dehur,dilte perjashta ne kemishe dhe i zgjaste tasin e madh me kokosh dhe pilaf.
Keshtu.
Pse zhdukej nena?15 vjet qe ajo zhdukej papritur diten e Krishtlindjeve.Ne e prisnim vetem ne dhomen e ftohte.Ajo ndizte zjarrin.Ajo piqte kokoshin.Jashte binte bore.Atehere per Krishtlindje binte bore.Ajo vinte.Pastaj s'erdhi me.Sepse ajo vdiq.Nuk e harroj ate nate.Nata e pare pa nenen.Krishtlindjet jane blu kur bie bore.Po atehere binte bore.Tryeza ishte bosh.Buke dhe vere.Vetem buke e zeze dhe nje shishe me vere te kuqe.Nje shishe jeshile.Baba,ku eshte kaposhi?
Babai na mori perdore dhe ne dolem ne rrugicen me muzike.Profesor,peshperisnin,profesor,ishin hije.Trokiti te porta e pare e hapur.Keshtu filloi.Nuk e pashe te qante.Po e pashe te kalamendej.Sikur do te binte, here ne nje ane e here ne anen tjeter.
Tani ai po vdes I rrime te koka.Jashte bie bore.Bore blu Krishtlindjesh.Une i mbaj njeren dore,tjetren ia mban motra.Per here te pare e pashe te qante.Ia fshime lotet me dore.
Baba,pse qan?Ai nuk foli.Heshtje.Degjonim boren ne qelqe.Bora ne qelqe eshte rreqethese kur nuk ke c'te hash.Mos qaj,baba,i tha motra,ne jemi rritur tani.
Babai nuk fliste.Ai shume rralle fliste,po ne e kuptonim.Nuk kishte as piano,as fizarmonike,po ai kompozonte.Ne i ruanim pentagramet e tij.Nuk e dinim c'kishte ne to.
Baba,pse zhdukej nena?e pyeti djali.Babai beri nje levizje.E ngritem mbi jasteke.Mezi merrte fryme.Baba,ne duam ta dime,na thuaj,pse zhdukej nena?
I tretur,i rregjuar krejt,me duart e shtrira perpara,me gishterinjte e gjate te thate,qe i rrinin si te ngrire.Hapi gojen,leshoi nje renkim,heshti nje grimehere,prap leshoi nje renkim dhe foli;Jepte gjak!Per te blere kaposhin e Krishtlindjeve.Jepte gjak.Po e kishte te tmerrshme..Nena juaj ishte delikate ne shpirt,ishte rritur si princeshe,po...Keshtu, 15 vjet.Keshtu,femijet e mi..,belbezoi duke qare,po ju mbajeni koken lart,megjithese babai s'beri dot asgje per ju..,mos harroni, Krishtlindjet jane te kuqe...
Dhe vdiq.Baba,folem me nje goje.Po ai s'degjoi c'i thame.Ne i thame se ai kishte bere shume per ne.Sepse per 15 vjet te tjera ne nuk na mungoi kokoshi ne tryeze.Nena dha gjak,ai u be lypsar.Per kokoshin e Krishtlindjeve.Ajme!

Në vazhdën e diskutimit - Kritika ndryshe




Arqile Gjata

Shkrimtari Xon Stajbek, në romanin e tij '' Vilet e zëmërimit '' thotë: '' Ne mund të mos arijmë asgjë....Por ç' të duam e bëjmë . '' nga ky mendim, në kushtet e mendimit të lirë '' aforizma'' e XH. Stajbekut se ne mundë të mos arrijmë asgj....Por ç'të duam e bëjmë, është jo vetëm e pranueshme por dhe e moralshme .



Gjatë këtyre 10-15 viteve ka rrjedhur dhe po rrjedh një lum i bolshëm me krijime letrare në të gjitha gjinit, por sidomos në poezi . Thuhet, se në botë, në këto çaste numërohen rreth 20 miljon poetë dhe shkrimtarë, ndoshta kjo e dhënë i përngjan atyre statistikave të disa shoqatave jo qeveritare, për luftën kundra korupsionit. Më pëlqen që gjate këtij shkrimi të përdor një shprehje shumë të bukur dhe kuptim plotë, që një gazetar thotë : '' Në shtetet e bashkuara të Shqipërisë ( Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, SH.B.A, Itali, Angli, Gjermani dh gjetk......'') Duke marr këtë mendim si të vërtetë, kemi aq e aq poetë e shkrimtarë sa realishtë nuk e dim numrin e përafërtë të tyre . Vetëm këtu në Greqi numërohen rreth 70 poetë e shkrimtarë. Kudo shkruhet dhe thuhet se, ky, apo ai poetë dhe shkrimtarë është virtuoz, një zë i veçantë në krijimtari, brilantë në poezi, e tjera e tjera . Jo më shumë se para një viti, në takimin për diskutim të krijimtaris poetike të një poeti, u tentua dhe u shpreh mendimi, se ai poeti plotëson kushtet për të marr dhe çmimin Nobel . Tash e ca kohë po krijohet '' bindja '', se në '' shtetet e bashkuara të Sshqipërisë ''mrekullija krijuese i ka tejkaluar viset e tjera përtej kufijve. Një dukuri të tillë, në përgjithësi e gjejmë dhe lexojmë (si raste të veçanta) në faqet e internetit, në faqet letrare të gazetave që botohen në gjuhën shqipe, apo në takimet poetike dhe promovime të ndryshme .
Duke marr për bazë mendimet e Profesor Johan Lye për Kritika Ndryshe, po veçoj kushtin e dyt që Profesori i citon, sipas prurjes nga Zoti Fatmir Terziu . '' Pasi e dim se letërsia përdor gjuhën, imazhet, proceset enseciale të kuptimit, analiza përdor zbulimet dhe kopjet më të kuptueshme të krijimtarisë të autorit të përzgjedhur . '' Për sa më sipër them se, bota për reth nuk të mbron nga realiteti, janë qëllimet, idet, intelekti dhe masa e veprimeve ato që të mbrojnë, ose dhe të shkatërojnë,,,,Një nga pyetjet më të moçme në historinë e njerëzimit është mendimi , '' Si ta lexojmë poezinë, si ti shijojmë bukurit, kënaqësitë dhe të fshehtat e poezisë '' . Por, për këtë lypset një gjurmim drejt thelbit të estetikës, që e ndihmon ta përqafoj poezinë pa e lënduar, duke ndjerë respekt dhe dëshirë për ta prenzatuar poezinë e '' shteteve të bashkuara të Shqipërisë '' astu siç është, pa teprime dhe lëvdata....që mjeshtëria e kritikës të kreh dhe të përqas vlerat bashkëkohore e të traditës te krijues të ndryshëm.
Sot më epër se kur ka pabarazi, heshtje dhe përçmim, midisë poezisë dhe mendimit kritiko letrarë ( kritika ndryshe ) . Ky realitet është akoma larg së qëni udhëtar i lexuesit . Këto dy raporte duhet të përqasen nga kushti i lartë përmendur (i Profesorit Lye ) duhet të qasen nga poezia në poezi dhe nga njeri poet te tjetri, duke çelur dritaret e sejcilit për të parë se ç' frymëmarje kanë këta poetë dhe poezitë e tare . Duke qën se poezia është në udhëtim natë e ditë dhe se ajo nuk ka mort.... rrugëve të poezisë shqipe i duhen udhërrëfyes dashamirës, të sinqertë, këshilltar profesionistë me dije bashkëkohore të kritikës ndryshe, për të cilën besoj se gjëndet në mjedisin letrarë dhe artistikë në emigracion . Shkrimtari Xon Stajbek, në romanin e tij '' Vilet e zëmërimit '' thotë: '' Ne mund të mos arijmë asgjë....Por ç' të duam e bëjmë . '' nga ky mendim, në kushtet e mendimit të lirë '' aforizma'' e XH. Stajbekut se ne mundë të mos arrijmë asgj....Por ç'të duam e bëjmë, është jo vetëm e pranueshme por dhe e moralshme .

Sunday, 21 December 2008

Kur kërkojmë “Tjetrin” në letërsi dhe e kemi mes nesh



(Një bisedë që sjell Roland Gjozajn në bisedë)

Fatmir Terziu

Atë ditë binte shi. Me gazetarin e shquar shqiptar, Hasan M. Shahinaj, rrëkëllenim kafenë e mëngjesit. Ishte një mëngjes i rastësishëm. E rastësishme ishte edhe kafeja me njeriun e talentuar, autor i disa vëllimeve me tregime, poezi dhe publiçistikë. Autor i “Gurët e Skënderbeut’’, ’’Vajkali- vaji i kuajve”, ’’Pelë a dhi- peladhija”, ’’Sfetigradi, kryekështjella e paepur...” etj. I ratsësishëm ishte pastaj edhe muhabeti. Ai shkrumbohej nën risi gjethesh që mbushnin parmakët e oborrin e lokalit me aromë deti vjeshtak. Por çuditërisht gjethet ishin ndryshe në oborrin e lokalit në Shkozet. Ishin shumëngjyrëshe. Veprimi i tyre dukej monoton. Binin si me urdhër. Zhvishej pema nën syrin tonë! Stërkalat e shiut pastaj thyheshin si me dënesë nën qelq. Dhe pas qelqit, dihama jonë e shqipëruar nën fjalë lakonte kinemanë, letërsinë, publiçistikën e njerëzit e saj. Emra të shumtë zbrazeshin nga ky lakim dashamirës. E në këtë paradë fjalësh ndalesa të shumta mbi emra të ndryshëm bënin stacionime të nevojshme. Ishin stacione për Esat Musliun, pastaj disa ndalesa të arsyeshme për Roland Gjozën…
“Skenarist, prozator, poet, …”- shton njeriu i letrave.
Unë tund kokën dhe veshët i mpreh aq shumë sa më duhet të perfeksionoj në detaj ato fjalë që shpreh Shahinaj. Janë fjalë që më tërheqin. Më flet për emra konkretë, për emra që lidhen me këtë emër të mrekullueshëm të penave shqipe. A nuk kërkohet prej kohësh në letrat shqipe ‘Tjetri’? Dhe “Tjetri” ekziston. Është mes nesh! Është mes nesh dhe ne e harrojmë. Është në këtë listë të madhe që nis me dhjetra krijime të mëparshme në mjaft fusha e udhëton tek filmi “Rrethi i Kujtesës” (1987) mes emrave që lidhen në një rrjesht të gjatë arti, Esat Musliu, Roland Gjoza, Thimi Filipi, Ermira Gjata, Marieta Ljarja, Rikard Ljarja, Agim Qirjaqi, Stavri Shkurti , Ilia Shyti, Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani. “Rrethi i Kujtesës” është vetëm sa për të zgjuar kujtesën se vargu është i madh…
“Por, Gjozaj është një emër i spikatur në të gjitha trevat shqiptare në mjaft lëmi të krijimtarisë”- shtohet në bisedë.
“Ai tashmë lexohet më lehtë edhe në hapësirën internetike, dhe vjen më i plotë. Unë e kam lexuar tek blogspoti i krijuar nga njeriu i letrave Kolec Traboini për të. Një ditë ma dërgoi djali i një miku tim nga Struga dhe pastaj në një darkë në Llabunisht të Strugës më treguan shkrimet e tij në internet…”- shtoi shkrimtari Hasan Shahinaj. “Ja”,- më thotë, - “shiko këto printime”. Ishin vërtet printime nga interneti. Nga blogspoti i krijuar me dashamirësi nga Traboini. Aty lexova: “ROLAND GJOZA - mjeshtër i fjalës e lirik i spikatur.” Dhe kjo nën siglën e talentit Traboini e bënte edhe më të bukur bisedën pas qelqit me simfoni stërkalash shiu dhe vallzim gjethesh vjeshtuke aty ndanë lokalit që sillte jodin e Adriatikut. E nga aty sillja ndërmend kokrizat digjitale të internetit që e sillni aq lehtë Gjozajn në çdo skaj. Traboini shkruan: “Roland Gjoza është mjaft i njohur në rrethet artistike në Tiranë e Prishtinë, nder lexuesit e letërsisë dhe amatoret e filmit. Ai është poet lirik, prozator me një stil të veçantë dhe skenarist filmi. Që në vitet e hershme te gjimnazit ai dallohej për talentin e rallë si poet. Në moshën 18 vjeçare botoi librin e parë“Mozaik”, një vëllim lirik që la mbresa në qarqet letrare të kohës për ndjenjat e holla e të brishta, si dhe imazhet e freskëta poetike që sillte. Pas mbarimit të Fakultetit Gjuhë-Letërsi, u emerua mësues në Pukë. Jeta si mësues në një rreth të vështirë të Veriut të Shqipërisë, ku ashpërsisë së natyrës i shtohej dhe varfëria e tejskajshme e malësorëve, e frymëzuan në krijimin e tregimeve dhe novelave mjaft realiste.
Pas disa vitesh në Veri, kaloi skenarist filmi artistik në Kinostudio, Tiranë, ku do të kishte një veprimtari të gjatë e të frytëshme. Disa nga filmat ku ai është skenarist, janë çmuar në festivalet dhe konkurset kombëtare. Filmi dokumentar “Të zhdukurit” me skenar të R.Gjozes, është nderuar me çmim të parë në Vashington. Eshtë autor i rreth 20 librave të gjinive të ndryshme, romane, tregime e novela dhe poezi. Në vitin 2006 ka botuar e në Tiranë vëllimin poetik “Bukë e verë” dhe në Prishtinë librin me tregime “Nord Mort”.
Proza në librin "Nord Mort" ka plot karaktere, situata e skena befasuese që të futin në një botë sa konkrete, aq surrealiste. Në terë tregimet ka një stil të veçantë dhe modern. Realiteti me fantazine nuk dihen ku fillojnë e ku mbarojnë, ku bashkohen e ku ndahen, ato janë emocionuese e tronditëse e të lenë mbresa të pashlyeshme. Nje tjetër dimension të shfaq poezia në librin"Bukë dhe Vere". Poezia e Roland Gjozes është perjetimi i thellë, shpirti i tij është pasqyra ku reflekton jeta me të tera dritë hijet e veta. Që nga mbresat intime në vite të shkuara kur jeta rridhte e qete deri ne mosdukje, e në vazhdim, në kohën e çmendur ku permbysjet sociale sollën shpërftyrimin e njeriut, koh kur dominoi dhuna, perversiteti dhe ligësitë njerëzore shperthyen duke krijuar panik e kaos. Mjerisht, koha jonë në shumë kuptime u shpërftyrua. Poetët që i përkasin një hapsire e një drite hyjnore, por që në ferrin e të gjalleve quhet mallkim, të shituar nga Zana pra, gjithësesi shpirtin nuk ua shiten djallit e as u ka vdekur kurrë, se fryma krijuese mbijeton, ketë e tregojnë edhe lirikat e thella, perjetimet emocionale e mendimet filosofike që e përshkojnë tej e mbanë librin e Roland Gjozes, ofruar për admiruesit e poezise, si në tryezë Krishti u ofronte dishepujve, “Bukë dhe verë”. Poeti e prozatori Roland Gjoza ka disa vite që jeton familjarisht në Nju Jork.”
Ndërsa lexoja letrën e printuar me siglën e Traboinit, sillja sërrish para syve të mi atë distancë gjeografike që zvogëlohej e zvogëlohej në bisedën tone duke e prurë Roland Gjozajn nga Nju Jorku në atë sallë të vogël klubi, në atë sallë që ka nevojë për fjalën rreth tij, për pozinë e tij, prozën e tij, se me thënë të vërtetën edhe ato salla të vogla janë fryrë nga bisedat për politikë e politikanë, për ata që mbinë si vemje për të harruar “Tjetrin” dhe e detyruan të marrë torbën e ‘shkretëtirave letrare’ ashtu siç vetë Gjozaj shprehet diku në shkrimet e tij.
Roland Gjoza ishte tashmë në tryezë me ne. Në bisedën tonë ai nuk ishte prezent, se edhe kur është ai është i tillë, fjalëpak, modest, i kursyer, dëgjues dhe vlerësues. A nuk është i tillë ai në fjalët e tij lapidare tek esetë e krijuara në vite? Ai e sjedh jetën e të tjerëve me tone të larta, me penelata të zjarrta. Shkruan për të gjithë që ai njeh, shkruan me zemër dhe mendje. Dora është një instrument në shërbim të filozofisë së tij. Këtë e kanë diktuar shkrimtarët Ismail Kadare, Pëllumb Kulla, Lazër Stani, Faruk Myrtaj, Ndue Lazri, Vahid Hyzoti e mjaft të tjerë teksa e kanë thënë hapur se ai është modeli i esesë së sotme shqiptare. Është i tillë, ashtu sic e thotë dhe e pikas edhe Dismondy si një eseist që sjedh jetiken dhe realen jashtë bezdisjeve historike.
Pra ja “Tjetri”. I kompletuar dhe model i letërsisë shqipe. Përse heshtet nga instancat përkatëse? Përse heshtin ata që ende shpresojnë se dosjet zyrtare janë profesioni i tyre? Përse hesht Kultura zyrtare shqiptare? Gjoza është një penë që duhet vlerësuar. Këtë duhet ta thotë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Këtë duhet ta ketë parasysh edhe gjithkush që e do pakëz krijimtarinë dhe jetesën e saj. Talentë si Gjoza vijnë nga skutat e severgjenta shqiptare për t’u dëshmuar brezave dhe historisë. Është dëshira dhe detyra jonë historike që ti vëmë në piedestalin e tyre. Detyrë apo detyrim?! Unë do të mjaftohesha se “Të tjerët” është mes nesh, e kemi ditur dhe kemi heshtur…

Tjetër është profecia, tjetër realiteti



Roland Gjoza


I dashur Fatmir.


Zoti të ka falur si dhunti tjetër dashamirësinë. Na ke hapur një portë. Ti vetë rri në natën e çuditshme të letrave me një fener që bën dritë për të gjithë. Ti i dashur u thua hyr të gjithëve dhe me një fjalë të ngrohtë, qoftë kushdo në dukje e në karat, u jep zemër. Kjo është vërtet zemër. Sepse sot për fat të keq s'ka zemër, po fjalë që vret më fort se plumbi. Letërsia është me dobësinë më pranë se me forcën. Ajo prodhon forcë, po nga dobësia. Të dobëtit kërkojnë strehë, ata kanë pallate, po nuk e dinë. Shumë vonë kuptohet kjo gjë. Tjetër është profecia, tjetër realiteti.
Gjon Pagëzori u shfaq në shkretëtirë dhe lëshoi profecinë. Tek ai zbriste fryma. Ai nuk u harrua. Po kjo është vlerë për idealin,se në jetë bëjnë pallë mbretërit. Ata s'kanë frymë,po gëzojnë instinktin. Sot është koha e instinktit. Gjon Pagëzori i ri ndoshta është një homles, që se dëgjon njeri. Poetët janë prej racës së tij katandisur më keq se e keqja. Është bërë për të thirrur; ndihmoni Homerin!
Ti mendon se ke përmendur emrin më të madh, zotëria i pallatit do të mëshirojë si homles dhe do të zgjasë një dollar. Kaq kushton Homeri! Kjo kohë ka ardhur dhe ne vijmë për dreq drejt kësaj kohe, sepse kryqëzimi s'qe trillim.
I dashur Fatmir, nuk e di pse më erdhën në kokë këto persiatje të çuditshme sapak të frikshme. Mos duhet të heqim dorë sa më parë nga ky mallkim? Dhe të biem në qetësi. Po e keqja është se ne nuk e mbajmë fjalën. Prandaj s'na duan në jetën reale, se ne seriozisht nuk e mbajmë fjalën.
Të tjerët nuk e mbajnë kurrsesi, po nuk e shpallin. Sepse ata janë në lojë. Ne gjithmonë jemi jashtë lojës. Na marrin për pak tuafë e budallenj. Ngaqë ne i themi gjërat siç janë. Ç'naivitet! Dhe na lënë pa strehë. Shkretëtirave të letrave. I mbjellim me profeci të vogla,po ato s'mbijnë. Përpiqemi sërish e sërish, gjithë jetën në këto shkretëtira. Ka kohë që s'na e vënë veshin ne. Dhe mirë e kanë. Kush ua vë veshin letrave të shkretëtirta, kur në qarkullim kërcasin letrat e florinjta? Karati me kallpin. Kështu e mendojnë.
Ndoshta kanë të drejtë,ndoshta s'kanë. Jep një letër me poezi,merr një ngërdheshje, në qoftë se këmbëngul, shtypet numri i policisë. S'ecën, zotëri, nuk e pranojnë. Të shkruash poezi dhe të vdesësh. Në qoftë se do të mbetesh i pastër. Po kush është i pastër? Marr trenin dhe shkoj në punë. Shkruaj vargje rrugës, të më falin zonjat, me brekë nëpër këmbë. Me këtë dilemë jam; të shkruaj,apo të mos shkruaj. Po ja, dalin ca Fatmirë me fener te porta dhe na bëjnë strehë ne të pastrehëve, dhe na japin tesha ne të paveshurve, dhe na japin bukë ne të uriturve. Gjon Pagëzori e kishte vendin në shkretëtirë, për të mos folur pastaj për Mesinë.Që andej nga vuajtja e vuajtjeve nxorrën dritën e përjetshme, që bota e di, bën sikur e ndjek, bën sikur e trashëgon,ia kremton dhe festën, po atje e lë sërish, të lindurin me damkën e qielltë, të vuajturin e vuajtjeve. Ajme!

Me dashuri Rolandi.


Friday, 19 December 2008

BURGU I GRAVE


( Ese nga Roland Gjoza )
Ajo ishte nje fidanishte ne burg.Hotensa,krizantema,trendafile,shpatore,zambake,natyrisht dhe vajza te reja e gra me veshje te cuditshme,te perhime,qe u rrinin te medha.Ishin veshje burgu.Fidanishtja ishte mbuluar me nje celofan te trashe ngjyre blu ku dukej njolla e lebyrte e diellit.Na i treguan vajzen.Nje hollake e perkulur mbi shkurret me trendafile te kuq.Nuk kishte emer.Vetem numer.21.Ashtu ishte mesuar ta therrisnin.Permendja e emrit i shkaktonte merzi,vecim,perhumbje.I thirrem 21 dhe ajo ktheu koken.Sa e zbehte qe ishte.Sy me nje drite te marrte,floke te fshehura ne nje shami te zberdhylur.Duart te holla me gishterinj te thate tere damare e eshtra.Ishte 19 vjec,po dukej si 30.Atje prane luleve qeshte nje grime,ashtu kot,vetem pse lulet ndoshta krijojne asosacione te forta te vajzat.
Fidanishtja u mbyll.Kishte mbaruar orari.2 ore me lulet ne dite.Pastaj tri ore ne sallonin e bukurise.Ajo mesonte si te bente nuse.Ketu ishte rekuizita e nje teatri te vogel.Ajo mesonte,po s'kish per t'u bere vete.Ishte denuar me 16 vjet burg.Ajo vajze e imte aq e heshtur,qe prekte me duar grim,vello,fustane nuserie,e kishte te ndaluar te mendonte per nje idil per vete.Ishte burg grash.Nuk kishte asgjekundi meshkuj.Ajo ishte perjashtuar perfundimisht nga nje fjale dashurie,nga nje puthje pasioni.21 enderronte.Kete herezi nuk ia ndalonte askush.Po vec e tradhtonte nje nenqeshje e embel,ngasese,e pafajshme dhe me hir te cuditshem mekati.Iu afrova dhe e pyeta;
-- Si ndodhi?
Ajo pa nga gardiania,qe tundi koken lehte dhe i dha leje.
-- Babai.Vrava babane.
-- Pse?
-- Vinte i pire dhe rrihte nenen.E bente per vdekje.Njehere i theu doren.Njehere tjeter i nxorri njerin sy.Atehere nena vendosi ta vriste.Isha me e madhja e femijeve.I dola krah nenes.
-- Kush e vrau?
-- ...
-- Te pyeta kush e vrau.
-- Une.
-- Pse ti dhe jo nena?
-- Ishim pese femije.
-- C'do te thote kjo?
Ajo nuk foli me.Dukej shume e emocionuar,i dridhej buza,qerpiket e lagur,me shikonte sikur kerkonte ndihme.Nuk munda te mesoj me asgje.Merrej me nusen e improvizuar ne karrige.Me duar te dridhura,gati per t'ia shkrepur te qarit.Sidoqofte aty kishte nuse,po mungonin dhenduret.Dhe kjo nuk ishte e thjeshte.
Te nesermen e pame perseri ne fidanishte.I merrte trendafilet e kuq me gonxhe te medha me duart e vogla,i vinte ne faqe e ne gushe dhe fliste pa pushim me nje ze qe degjohej deri te une.Ishin fjale kaq te thjeshta,fare te rendomta,po qe te preknin thelle.Ajo u kishte vene luleve emrat e vellezerve dhe motrave.Trendafili me i madh,nje gonxhe e kuqe gjak qe kishte shperthyer bujshem,ishte nena.Babai s'kishte trendafil.
-- I pershendet cdo mengjes? e pyeta duke u afruar prane saj.
Ajo tundi koken.
-- Ato e degjojne -- i peshperita.
-- Si e degjojne?
-- Me eren e shpirtit.
-- C'bejne kur e degjojne?
-- Flasin per ty.Te vine zerat e tyre?
-- Ku e di ti zoteri qe me vine zerat e tyre?
-- Cfare te thone?
-- Se me duan shume.
-- Dhe ti u thua se i do shume.
-- Eshte e vertete.
Pastaj ajo qau.
-- Pse qan?
--Sepse nena qan.
-- Pse qan nena?
-- Ajo thote se une jam treguar e nxituar.
-- E marr me mend.Ti e bere qe vellezerit dhe motrat te rriteshin me nene.Kjo eshte gje shume e madhe.
-- Vertet?
-- Ti tani ke pune vetem me zotin.Te tjeret nuk te kane kuptuar dhe s'kane per te kuptuar kurre.E fshehta jote eshte e fshehta e zotit.Kuraje.Ngrije koken.Shto dhe nje trendafil qe e ke harruar,nje trendafil per vete.
-- Faleminderit,zoteri!
Po nuk mbaron me kaq.E dija qe isha ne nje burg grash,po ende nuk kisha zbuluar te fshehten.Pervec fidanishtes dhe sallonit te bukurise ne ate burg kishte dhe maternitet.Nje vile e bardhe me kopsht e rrethuar me nje gardh me tela.Hyme brenda.Pasterti vezulluese,kuzhine,sallon pritje,dhome gjumi.Nje grua qe pergjon foshnjen ne barkun e vet.C'eshte kjo grua?Nje vrasese.Dilnin neteve bashke me burrin ne rruget malore dhe plackisnin taksistet,i vrisnin,u vidhnin makinat.Ne paraburgim ai gjeti mundesine dhe e la shtatzene,,jo per ta ndihmuar,po qe te vuante e te mos binte ne duart e policeve.Dhe ajo vertet ndjehej keq.Rrinte kokeulur,nuk fliste,degjonte mjeken dhe shikonte barkun e saj.
-- Foli me ze,-- i peshperiste mjekja -- po edhe me mend,foli gjithmone fjale te embla dashurie.Rrite me dashuri.Ai te degjon.Foli sa me bute,kendoji ninulla.Ai te degjon.Ferkoje,perkedhele.Ai e shikon doren tende.Shikoje me shume dashuri.Ai e shikon fytyren tende.Tani ai eshte nente muajsh,kur te dale ne drite do te jete nente muaj e nje dite.Jo nje dite,po nente muaj e nje dite.Kete mos e harro.Ai nuk di asgje per ty,po di qe ti je nene.Sillu si nene.Ai fle dhe rri me fytyre nga ty ,prandaj do dashuri.Ai nuk ben gabime,prandaj nuk do fjale qortuese.Mos sill neper mend c'ke bere,mekati dhe pendimi jane per veshin e zotit,ndjej dashuri dhe shprehi sa me shume dashuri.Ti thua s'ndjej me asgje,po kjo s'eshte e vertete.Ti ndjen,se je nene.Provo te ndjesh dhe kur te duket se s'ndjen.Nuk je ne burg.Hiqe nga mendja burgun.Mos ia thuaj.Je ne nje vile.Ne nje vile te bardhe me kopsht.Kete thuaji.Ai vjen nga parajsa,po ti mos i trego ferrin tend.Dhe kete mos e harro.
Ajo i mbante syte ulur.Nje grua e madhe,e veshur me te bardha.Nuk ia pashe mire fytyren.Nuk e ngriti asnjehere.Vetem here-here i shikoja buzet e trasha qe belbezonin dicka.Ndoshta fjale dashurie.
Dolem perjashta dhe mjekja me tha;
-- Edhe kjo eshte nje viktime.Pothuaj te gjitha grate e ketij burgu jane viktima,se gruaja s'vret,ta them une,s'vret.Marrim rastin e kesaj gruaje fatkeqe,ajo s'ka gisht ne vrasje,ato i ka bere ai,po ajo e ka shoqeruar,se gruaja eshte besnike dhe ne poshtersi.Po ajo i ka marre te gjitha mbi vete,Te gjitha vrasjet.Ju besohet?Vetem qe ai te dale i pafajshem.Ja,c'ben gruaja.Prandaj i flas ashtu,se e di qe me kupton.Me mire te fitoje instinkti i nenes,se i dashnores.Po jam e bindur se ai ka fituar.
-- Po per 21 c'mendim keni?
-- 21 ka marre persiper krimin e nenes,qe femijet e tjere te rriten me nene.Kjo eshte,e kam thene dhe me pare,Krishti eshte e seksit femer.Prandaj s'po ecin mire punet, se e kane fshehur kete te vertete.
A ishte e vertete qe burgu i grave ishte burgu i viktimave?Kush do te me jepte nje pergjigje? Muzgu qe po binte,apo feneri i rojes qe kerciste neper ere,porte me porte,ndersa dyert e burgut mbylleshin?

Rruga e halleve tona të përditshme



Zholi

Një analizë në vend të një urimi

Sa halle kanë shiptarët ? Ose më mirë, sa kilometra vargon shumatorja e halleve tona? Për më pak, cilat janë hallet tona të përditshme?

Nuk ka ndonjë filozofi të veçantë për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Një vëzhgues empirik i evidenton shpejt dertet e shqiptarëve me një të parë në rrugë. Ato më së paku e kanë emrin, politikë e egër dhe gënjeshtare, ekonomi shtëpiake me xhepa të grisur, ecje pa drejtim, mungesë drite, uji, banese, shëndetsi, dhe arsim. Pse çalojmë ne të vjetrit e evropës (këtë e themi me krenari, për të tjerat padashur ulim kokën), kaq shumë në kondicionet minimale të jetesës kur çdo ditë e më shumë flasim për standarte europiane. Ja disa nga pikëhallet tona:

Uria e huaj e televizioneve

Vitet e fundit, televizionet e shumta shqiptare po ofrojnë për teleshikuesit, filma, emisione, këngë, dokumentarë të prodhimeve dhe programeve të huaja të përkthyera në shqip. Mund të themi se 70 % e programeve televizive përbëhet nga prodhimet e huaja. Kuptohet që uria e teleshikuesit shqiptar, ka nevojat e veta për t’u ushqyer me marka jokombëtare, por vendi ynë ka shumë këngëtarë cilësor, drama, filma, koncerte, spektakle..Bile që na merr malli ti shohim. Pse nuk po i gjejmë, apo i kemi më larg se prodhimet e huaja ?!!! Së afërmi në Shqipëri do flitet çdo gjuhë, por...do të harrohet shqipja (përderisa dhe Kryeministri Berisha flet italisht në zyrën e tij me kryeministrin Berluskoni përpara kamerave). Na duhen përkthyes në atdheun tonë.

Nga e huaja tek “malli” i vendit...politika

Ajo që spikat në emisionet që flasin për ne banorët e këtij vendi është ngritja në piedestal e liderëve të partive, sherret për karriget në pushtet, për postet e ministrive dhe gjithçka që ka të bëjë me politikën. Pa dyshim që kjo ka aspektin pozitiv sepse sjell në kohë reale atë çka prodhojnë kryesuesit e vendit tonë. Por, po televizioni çfarë raportesh ka me produktin që shet???! Shërbimi mediatik është një mjet për të transmetuar jetën e secilit, bashkësisë dhe një globi të tërë me ngjarjet më pikante, ndaj dhe rëndësia e tij është më shumë se forca e perëndisë. Po çfarë prodhimi mediatik i dhurohet sot admiruesit të ekranit shqiptar? Allishverishe të mëdha, dredhi alarmante, televizione biznesi që e dredhin politikën e lajmit nga fryn era e fitores… Televizionet sot i përcjellin teleshikuesve vetëm ndjenjën e korrupsionit, luftës së ashpër për pushtet, dhe makinacioneve që nuk kanë të bëjnë hiç me moralin dhe qëllimin e ngritjes së partive dhe televizioneve, që t’i shërbejnë popullit. Pa diskutim që politika është pjesë e lajmit mediatik dhe si e tillë do të përbëjë lajmin e ditës. Por nëse bëjmë një bilanc të lajmeve që dëgjojmë në edicionet kryesore të vjen keq që jeton në një vend të qytetëruar. A ka më njerëz të mirë në këtë Shqipëri të mbytur me halle dhe probleme, me kriza dhe post kriza, me internerare luksi kryeministrash apo deputetësh nëpër botë dhe (si kontrast), njerëzish që dalin para super fuoristradave me dorën e shtrirë para “Më fal një grosh zotni”!

Shkurt...

Politika e shet popullin si mall, nëse ai hesht në kohën kur duhet të flasë.

Qendra e Tiranës

Duke lëvizur në qendër të Tiranës ende (dhe pse po punohet në periferi) është e pamundur ti shpëtosh gremisjes. Bulevardi është kthyer në një kalaqafje plasaritjesh, gropash, galope hapash, fuoristradat grahin në zigzaket e qendrës si në shkretëtirë. Punimet kanë ngrirë për ti lënë kohë apo vend punimeve të tjera. Por qendra mbetet qendër. Aty nis drejtimi I përditshëm jetësor për kryeqytetasit por edhe për gjithë shqiptarët. Është qendra e kryeqytetit të Shqipërisë. .. Këtu nuk bëhet fjalë për luks, apo për përzgjedhje ngjyrash të pllakave apo cilësisë së asfaltiti por për sheshim

KESH

Na ishte premtuar nga qeveria e re që nuk do kishte më afrofe. Jo vetëm që këto të fundit nuk janë hequr, por janë shtuar akoma më shumë duke u sjellë si premtim edhe rritjen e cmimit të energjisë elektrike që do të thotë shkatërrim i ekonomisë së shqiptarëve të varfër. Dhe sikur kjo gjë të mos mjaftonte Keshi na jep dhe dënime kolektive. Ky institucion po nxjerr në pah dhe njëherë që është një institucion shtetëror që nuk mund ta përballojë furnizimin me energji të shqiptarëve. Në kohërat kur pagesat janë individuale kurrsesi shqiptarët nuk mund të vuajnë me tufën sepse ai që erdhi dje në Tiranë nuk do të paguajë energji. Dhe kjo gjë është normale. Jetojmë në një kohë kur duke mos e dënuar individin ky i fundit përfiton. Pa dyshim që kjo është një shtysë për abandonim të ligjit nga qytetarët e ndershëm. A e dëshiron konsumatori afrofenë kur paguan dhe mbi të gjitha dënimin se fqinji nuk paguan???!!!

Reforma komuniste

Ne shqiptarët jemi mjësuar me reforma komuniste. Një gjë të tillë po jetojmë dhe me urbanizimin e banesave të paligjshme. Egziston një ligj. Kur njeriu e shkel ligjin duhet të vuajë dhe pasojat, përndryshe bëhet një qytetar i pandreqshëm. Duke marrë mbi krahë pasojat dhe vështirësitë e së ardhmes një pjesë e madhe e të ardhurve ndërtuan shtëpinë në tokën e tjetërkujt duke u bërë pronarë me thirrjen e peshkut. Tashmë këta pronarë të rinj thërrasin me zë të lartë se nuk mund të paguajnë një tarifë të lartë për tokën që kanë zaptuar. Kompromisi qeveritar i heshtur, por egzistues kërkon të favorizojë këta njerëz thjesht për përzgjedhje elektorati. Ligji është individual. Cdokush paguan atë që dëmton. Pra pasojën e veprimit të vet.

A duan autoktonët të paguajnë taksë për jabanxhinjtë???!!!

Shëndetësia

Një nga krimet më të rënda që po bëhen ndaj popullit shqiptar është ngritja e shëndetësisë mbi tempullin e interesit të paskrupullt. Klientelizmi ka nisur të ketë rrënjë të thella në këtë profesion që në vend të jetë humanitar është kthyer në një biznes të llahtarshëm ku vilet gjaku i popullit. Adresimi i pacientëve në rrjetin mafioz të mjekëve është kthyer në një praktikë të përditshme në rrjetin spitalor në të gjithë Shqipërinë. Faturën e paguan populli, që po e rrjepin të gjallë.

A dëshirojnë pacientët të paguajnë për një shërbim apo e kërkojnë vetë mjekët???!!!

Arsimi

Një nga problematikat e tjera të mëdha është dhe arsimi. Cdo ditë e më shumë studentët po ankohen për mësuesit e tyre që i kërkojnë shuma të mëdha për të kapërcyer provimet. Thuhet nën zë që tarifat janë shumë të mëdha dhe prindërit e studentëve po e vuajnë këtë problem të përditshëm në kurrizin e tyre. Dhe problematika nuk është kaq e cekët. Sepse studentët do paguajnë, por problemi është se po edukohet një brez me lugën në brez. Ky brez në çdo front pune (sofër) ku do emëroheet do nisë të nxjerrë lugën dhe do hajë ç’të gjejë përpara, sepse kështu është edukuar që në rini të tij. Pra po krijojmë një brez të edukuar me korrupsion…

Virtytet njerëzore

Virtytet njerëzore, sot, duket se i ka zbehur shkëlqimi i krimit, i parasë dhe superluksit mafioz. Sot rrëpira e mirëqënies ka krijuar një thepisje qytetare që po rrëzon dhe rregullat më të larta të moralit. Nuk është krim (nuk dua ta përgjithësoj, aspak, dua të jem i sinqetë me lexuesin), të vjedhësh, të prostituosh, mjafton që të kesh një benz pesëmijësh, të kesh Rolleks dhe kartë krediti. Kjo paradë e shtirë ku nuk vërehet njeriu normal do të ketë pasojat e saj tek brezi që po rritet. Ai po shkollohet me dëshirën për të pasur një diplomë në xhep dhe pse e di fare mirë që nga përvoja e prindërve, fqinjëve, kushërinjve më mirë jeton ai që ka zhgyer duart me gjak, që dikur ka qenë skafist apo ka shpërndarë kaushat e drogës nëpër udhët e Berlinit, doganier, tutor…Njeriu pozitiv po shkallafitet në idealet e tij. Pamvarësisht se qëndrimi i tij modest, i heshtur, i nënshtruar, pa fjalë të mëdha duket se nuk ka vend në maratonën e sotme qytetare të majmunërisë dhe egoizmit prepotent.

Njeriu pozitiv

Por ai është mes nesh por nuk duket, Ai di të punojë, të shkruajë, të analizojë, të ndërtojë, të ideojë.... Çdo ditë njëri prej tyre mund të hap një bibliotekë, shkruan historinë e një njeriu, përgatit futbollistët e ardhshëm, shpëton të rinjtë nga droga, bën një poezi të mrekullueshme, frymëzuese, ndihmon një të vobektë, fal diçka nga puna e tij me zemërgjerësi, fal dhunën apo fyerjen, poshtërimin e politikës…Ka plot njerëz të tillë me zemër të madhe në këtë Shqipërinë tonë. Ka njerëz që pasionet i kanë të shenjta dhe përpiqen çdo ditë që të vënë një tullë në madhështinë e veprës së tyre për të tjerët. Ata njerëz që me gjithë vështirësitë e jetës, ia dalin të sakrifikojë veten e dhe të bëjë diçka dhe për të tjerët. Por ata nuk duken dhe si duket nuk i duan fare sot. Ata i mënjanojnë, u rrëmbejnë frytete e punës, u bëjnë presion, i lënë në hije, su japin atë që u takon, i shtyjnë mes turmës, ua heqin të drejtën e evidentimit.

Përse kemi nevojë ?

Nëse nga kanalet e huaja dixhitale kamerat fiksohen me dhjetëra ditë për të parë se si kafshët flenë gjumë dhe pozicionohen ekologjikisht me ambjentin, ne shqiptarët kemi nevojë të shohim njëri tjetrin, të dëgjojmë këngët tona, traditat, të kaluarën, të ardhmen, shkencën, të rigjejmë me kamerat, me diktofonët, penën tonë, vëllezërit tanë në emigracion, të dimë se ç’halle kanë dhe si jetojnë. Të pasqyrojmë realisht ku jemi dhe ku vemi...Dhe nëse me patericat tona po i afrohemi Evropës me hapin e breshkës, vetëm duke bërë këtë punë mund të kemi dhe ne krenarinë, apo ndërgjegjen e pastër që të mund ti shfajësojmë mëkatet tona, por jo për ti larë përjetësisht.

Sështë e lehtë, por është e dhimbshme

Nuk është aspak e vështirë të evidentosh hallet e shqiptarëve. I sheh çdo ditë me sy, i ndjen çdo ditë. Para disa vitesh një film i Beninjit mbi Holokaustin tronditi gjithë botën e kinemasë duke e nderuar këtë regjizor të madh Italian me çmimin Oskar. Të gjithë e kujtojnë që thelbi i këtij filmi ishte shpjegimi foshnjor që i ati i jepte të birit për torturat dhe tmerrin e nazizmit duke ia shpjeguar si një lojë. Sigurisht që duke hyrë në llogjikën e atyre që përmendëm më sipër nuk besoj se mund të shpjegojmë këtë holokaust gjigand që politika shqiptare këto 18 vjet është duke i sajuar qytetarit të ngratë për ta përcjellë (problemet e mësipërme), si ushqim shpirtëror (më të mirë) tek ndonjë fëmijë shqiptar. Nevojat dhe mungesat tek fëmijët shqiptar janë aq të mëdha dhe kanë përmasa aq gjigande dhe mjerane sa besoj se aktualisht nuk ka fëmijë ( të rritur para kohe nga hallet), që të mos e kuptojë gënjeshtërn apo të vërtetën dhe ta marrë atë në kuptimin e dyanshëm si një përallë. O zot, që të mos na mishërosh, na e ndriço gjithmonë rrugën e së vërtetës. E vërteta është e hidhur, por hallet na kanë bërë aq të pa ndjeshëm ndaj helmit saqë edhe këtë të vëttetë të hidhur do ta kapërdijmë, por e dimë që do të na bëjë mirë në të ardhmen.

MELANKOLIA

Roland Gjoza
( ese per Dritan Çelen )

Binte shi me debore. Qielli sikur kishte shkare poshte. Dajti ishte fshire.Ishte fshire gjithashtu Stadiumi,Hotel Rogner,Pallati i Spektakleve.Ishte nje dite e trishtme,mbytese.Nje piktor i dekoreve u duk ne taracen e Radio-Televizionit.E njihja,ia bera me dore,po ai kishte pune me grine e mistershme te asaj dite perplot melankoli.S'kishim pune,prej kohesh nuk kishim pune.Vejevinim ku te na çonin kembet,flisnim me gjysma fjalesh,benim sikur se shikonim njeri-tjetrin,perfundonim ne kafe.Si,ku,mut,sa,beje per mua,asgje s'bej per njeri,shukun ne dore, se pa para s'bej asgje..Te gjithe benin pune private.Paga e televizionit s'dilte as per kafen e perditshme.Kush ia mbathte jashte ishte me fat.S'kishte rrugezgjidhje tjeter.
E pashe perseri piktorin e dekoreve,vertitej si hije mbi tarraca,here dukej, here zhdukej si nje njolle e çuditshme.Ç'bente ai njeri atje lart?Ja ku u shfaq te tarraca e brendshme,ajo qe lidh Radion me Televizionin.Iu afrua skajit dhe pa poshte,u ul ne gjunje dhe qendroi ashtu per nje kohe.Ate po shikonte dhe Dritani,aty ne tavolinen ngjitur.Ai me vuri re,qeshi nje grime dhe m'u afrua.
-- Po te kerkoja sot,shkova nga Pergola,po s'te kishin pare.Si ke qene?
-- Kot.Vi sa per t'u dukur.Dera e zyres se filmit, rri e mbyllur prej kohesh.Ç'dite e merzitshme.Po ti,Tani?
-- Kam gjetur nje pune.
-- Ç'eshte kjo pune?
-- Eshte vertet diçka e pabesueshme.
Ai vuri buzen ne gaz lehte me njefare ndrojtje,qe nuk e di pse te shkaktonte aq dhimbje.Ne qofte se ishe i nervozuar,qetesoheshe papritur,po qe se kishe ndermend diçka te keqe ,ngurroje ta beje.Te shikonte me ca sy tejet shprehes si prej deliri te nje artisti qe e kishte gjetur me ne fund temen muzikore.Ai ishte ne kete jerm te delirte kur nis e ngjizet nje veper dashurie.Sa i embel e i kendshem ishte ne tavoline midis miqsh.Te degjonte me padurimin e nje temperamenti te zjarrte,gati per t'u pergjigjur,po gjithmone ne kohen e duhur.Ai sikur kishte frike se mos prekte njeri.Ishte i kujdesshem.Tej mase i kujdesshem,sikur donte te bente sa me pak gabime.Si e kishte fituar kete pjekuri qe ta falin vetem eksperiencat e hidhura? E kisha perballe me ate grime te qeshure aq te bukur,sepse ishte melankolike.
-- Me ndihmo me diçka,-- me tha -- kam nje mik ne Gjermani,qe si ka fituar letrat.Po vuan shume.Ai ka nje rast gjakmarrjeje ne familje.I kane vrara babane.Ju keni bere nje film dhe e keni trajtuar gjere e gjate kete histori.Ka mbetur puna te nje prove bindese.Mendoj se s'ka prove me te forte se ajo,imazhi filmik eshte me i forte se nje leter e nje kryetari keshilli.Po s'kisha ku ta gjeja filmin,se,ai eshte i bllokuar, me sa di une.Nuk eshte shfaqur ende ne Televizion.
-- Ta sjell neser.Kam nje kopje.
-- Kaq shpejt?Nuk prish ndonje pune?
-- Filmi eshte shfaqur kudo,vetem ne Shqiperi,,jo,se ketyre u eshte mbushur kaplloqja qe ne Shqiperi s'ka gjakmarrje.Cenzura vazhdon.
-- Faleminderit qe do te ma sjellesh neser.
-- S'ka gje,ndihmoje mikun tend.Ti ke lindur per te bere mire.
Dolem nga kafeneja ne shiun me debore ne nje dite gri qe kishte fshire gjithçka.Tani me tha te shkoja me te, ne qofte se nuk kisha ndonje pune.Natyrisht qe s'kisha asnje pune.Puna ishte fshire si kjo dite.U futem ne Radio nepermjet tunelit te nendheshem,nje katakomb piramide.Kishim humbur poshte.Ishte me mire se lart.Zeri kishte njeqind jehona.Me keto njeqind jehona qe u bene dyqind e katerqind, ai me tha se po ndihmonte dhe nje mik tjeter qe ishte emigrant ne Itali.U futem ne studiot e arkives se fonotekes.Tanin e prisnin mire kudo.Ia kisha zili ate buzeqeshje te thjeshte si prej te afermi.
-- Ai ishte tip qe mbahej. -- me foli Tani -- I ecte.Me gjithçka i ecte.Teper modern.Ne veshje,shije.Pelqente Metalika.Muzika popullore e terbonte.Nje dite me thote ne telefon;Tani,me gjej ca jare shkodrane.Pse,qesha une,ç'i do jaret?Te kane ardhur pleqte ne Itali?Ç'pleq,me thote ai,i dua per vete.Ç'ka ndodhur?e pyes.Nuk e di,me pergjigjet,po ti mos gjej rast te tallesh me mua.Ja,ato jaret po kerkoj tani.Nje tjeter qe çmendej pas Niçes,Keshtu foli Zarathustra e dinte pothuaj permendesh,tani kerkon komedi,skeçe per te qeshur.Ai jeton ne Belgjike.Ç'tu bej shokeve.I keputi malli.
Tani vertitej atyre studiove si ne shtepine e tij,ndersa une shikoja nga dritarja tarracen bosh ku binte debore pa shi,vetem debore me nje drite te zymte sikur ta kishin goditur per vdekje.Degjoja here-here nje ze gruaje qe i drejtohej Tanit me kaq gezim dhe embelsi tunduese;Tanke,po kete nuk e do?Degjoje sa e bukur qe eshte,arie e vertete,e kendon Bik Ndoja.
Tani me ate buzeqeshjen qe s'i ndahej kishte pune me mallin.Gje e rende.Ne nje qytet te huaj ku s'pyesin per ty,me nje ndjenje nenshtrimi dhe rebelimi,po me fort nenshtrimi,pret te degjosh jaret qe do t'i çoje Tani.Ke per te qare pak.Pastaj do te vije nje drite,se prej nga ti nuk do ta marresh vesh dhe do te kuptosh se je nga nje vend qe se kishe zbuluar.Dhe atje larg ku je do te filloje njohja e te panjohurave qe ti mendoje se i dije,po si pate ditur,keshtu ka per te ndodhur gjersa nje dite do te ulurish kur kane per te share vendin tend,pikerisht ti qe pothuaj e mohove kur ia mbathe.E çuditshme vertet kjo teknologji e mallit.Me te po merrej Tani,i kishte gjetur vetes nje pune delikate per sherimin e shpirtrave.
Dola ne debore.Ai me ndoqi pas.E more vesh, me tha i tronditur,ai u hodh nga tarraca.Ai,piktori i dekoreve.Kishte dite qe se shikoja mire.Heshtje tejpertej.Sikur nuk kishte ndodhur asgje.Kafeneja plot.Debora binte me nje drite te zymte si e goditur per vdekje.

Thursday, 18 December 2008

Mysafire në shtëpinë e Mark Twain-it




Nga Kozeta Zavalani



Në Hartford, vizitova shtëpinë muze të shkrimtarit amerikan shumë të njohur Samuel Clemens, të mbiquajtur Mark Twain.

Dy nga thëniet e tij të fuqishme:

"Një nga idealet e mia më të larta është që të mbetem i pashkatërrushëm në këtë botë të paqëndrueshme" dhe "Kur keni dyshime tregoni të vërtetën"
Nga Mark Twain

Hartfordi është kryeqyteti i shtetit Connecticut (Kënektikat) dhe ndodhet në brigjet e lumit me të njëjtin emër. I mbiquajtur "Kryeqyteti i sigurimeve të botës", Hartfordi strehon shumë prej qendrave të kompanive të sigurimeve më të mëdha të botës, ashtu sikurse sigurimet janë dhe industria kryesore në rajon. Thuajse 400 vjecar, ai është një prej qyteteve më të vjetra të SH.B.A.-ve dhe pas Luftes Civile Amerikane ishte qyteti më i pasur i Amerikës. Në vitin 1868 Mark Twain e përshkroi qytetin si më poshtë: "Nga të gjitha qytetet e bukura që kam patur fatin të shoh, ky [Hartfordi] është kryesori".
Shkrimtari Mark Twain do të mbetet një nga njerëzit më të dashur e të përkushtuar dhe një nga autorët më të lexuar të të gjitha kohërave. Ka lindur në vitin 1835 e pikërisht më 30 nëntor. Si shkrimtar, humorist, lektor, kritik social dhe sipërmarrës, ka hapur një dritare unike në jetën amerikane. Personazhet e tij të pavdekshme dhe mitet janë ende të gdhendura në letërsinë amerikane e atë botërore. Si njeri familjar Mark Twain apo Samuel Clemens ndërtoi një shtëpi elegante komforti dhe gjithë sharm, e cila u bë vendlindja e legjitimitetit të tij artistik. Këtu ai shkroi klasikët që ndikuan në krijimin e një terreni të ri për shkrimtarët e tjerë. Ndaj në ditët e qëndrimit tim në Hartford, vizitova këtë shtëpi, tashmë të kthyer në "Muzeu Mark Twain". Më shoqëruan bashkatdhetarët Doria Nasto e Ardit Sholla, që tashmë kanë vite që jetojnë e punojnë në Hartford. Shtëpia muze ndodhet pranë qendrës spitalore St.Francis, ku ne pasi morëm daljen 46 në Sisson Avenue, tek semafori, kthyem djathtas për në veri e pasi vazhduam edhe katër blloqe, tek semafori i dytë u kthyem majtas, në lindje deri në Farmington Avenue. Ndaluam makinën "kadillak" që bashkëshorti Carlos i kishte blerë Dorianës për lindjen e djalit Adam në hyrjen për tek shtëpia muze. Shtëpia e Mark Twain-it, shtëpia ku lindi letërsia amerikane moderne është një vilë me 19 dhoma, dekoruar nga Luis Komfort Tofanz. Familja Clemens jetoi këtu nga viti 1874 deri në vitin 1891, në një kohë kur ai udhëtoi shumë dhe u dha jetë dy djemve me emrat Tom dhe Hak. Një monument historik kombëtar shtëpia është e hapur gjatë gjithë vitit. Sodita gjatë dhomën e rinovuar të bilardos, ku Twain shkroi "Një Janki nga Kënektikat" Në dhomën e gjumit mjaft mbresa më la krevati i tij i madh e i lartë, me kokën e drunjtë të gdhendur mjeshtërisht bukur. Këtu shkrimtari i madh flinte rrethuar nga engjëjt, që për t'i soditur më mirë ato figura që e frymëzonin në krijimtarinë e tij, ai flinte duke vënë kokën nga këmbët... Ambientet e reja të restauruara të kuzhinës dhe sallonit kanë një dekor viktorian dhe mirëpresin veprimtari e takime gjatë gjithë vitit.
Në muze gjen trashëgiminë bashkëkohore të thesareve të krijimtarisë së Mark Twain, që të fut në botën e tij duke pikturuar ekspozenë e thjeshtuar të jetës. Përjeton biografinë e një fituesi të çmimit, admiron dhuntitë e një lexuesi të diskriminuar dhe koleksionues objektesh të artit delikat.
Si fëmija i gjashtë ndër shtatë fëmijët e familjes Clemens, ai nuk njohu përkëdheki nga jeta. Në vitin 1847, kur Sem ishte 11 vjeç, i vdes i ati dhe ai lë shkollën pas klasës së pestë për të punuar si ndihmës në një shtypshkronjë lokale. 18 vjeç ai drejtohet për në lindje të qytetit të Neë Yorkut, ku punoi në disa gazeta të ndryshme. Më vonë shkroi për Sipërmarrjen Territoriale, një gazetë e qytetit të Virxhinias në Nevada, ku ai për herë të parë përdori emrin e vet të artit, Mark Twain. Letrat e tij të udhëtimit, plot me përshkrime të gjalla dhe vërejtje të goditura, gjetën një audiencë kaq miratuese saqë më vonë u ripunuan për librin e tij të parë "Te pafajshmit" jashtë shtetit, në vitin 1869. Po në këtë udhëtim ai takoi kunatin e tij të ardhshëm, Charles Langdon. Siç thuhet, ai i tregoi atij një foto të së motres, Olivia dhe Semi ra në dashuri me shikim të parë. U martua pas dy vjetësh me të. Në një përpjekje për të qenë më afër me botuesin e vet, Semi zhvendosi familjen e tij në Hartford, Connecticut në vitin 1871. Në vitet e para Clemens-ët morën një shtëpi me qera në Nook Farm, një zonë rezidenciale që ishte strehë edhe për shumë shkrimtarë, botues dhe figura të tjera të shquara. Në vitin 1872 lindi vajza e parë e Clemens-ve, Suzi, kurse djali i tyre Langdon vdiq në moshën dy vjeçe nga difteria.
Në 1873 ai e ktheu fokusin e shkrimeve të tij rreth kritikës sociale. Pasi shkroi novelën që sulmonte politikanët e korruptuar, biznesin e madh dhe obsesionin amerikan për t'u pasuruar, që dukej se e zotëronte atë epokë. Për ironi, një vit më vonë përfundoi shtëpia e tij me 19 dhoma në Farmington Avenue
Për 17 vitet që pasuan (1874-1891), Semi, Livi dhe tri vajzat e tyre (Klara lindi në 1874 dhe Xhin në 1880) jetuan në shtëpinë në Hartford. Gjatë atyre viteve Semi përfundoi disa nga veprat e tij më të famshme. Romane si "Aventurat e Tom Sojerit" (1876) dhe "Jetë ne Mississippi" (1883) kapën kujtimet e tij në Missouri dhe mbresat nga skenat amerikane. Gjithsesi komentet e tij për shoqërinë vazhduan. "Princi dhe i varfri" (1881) zbuloi marrëdhënie klasore po ashtu si edhe "Një Jenki nga Kënektikat në oborrin e mbretit Artur" (1889), i cili duke shkuar edhe një hap më para, kritikoi shtypjen në përgjithesi duke ekzaminuar bumin teknologjik të periudhës. Dhe në ndoshta veprën e tij më të famshme, "Aventurat e Hakëllberi Finit" (1884) Clemens satirizoi institucionin e skllaverisë dhe kundërshtoi dështimet e restaurimit dhe trajtimin vazhdimisht të varfërisë të afro-amerikanëve mbi të gjitha.
Megjithëse Semi jetoi suksesin financiar gjatë viteve të tij në Hartford, ai vazhdimisht bëri investime të këqija në shpikje të reja, që e çuan në falimentim. Në përpjekje për të ekonomizuar dhe për të shlyer borxhet, Semi dhe Livi u zhvendosën me familje për në Europë në vitin 1891. Kur shtëpia e tij botuese falimentoi në vitin1894, Semi u detyrua të dilte për një tur mbarë boteror leksioni për të fituar para.
Në vitin 1896 e goditi tragjedia kur Susy Clemens, 24 vjeçe, vdiq nga meningiti gjatë një vizite në shtëpinë e tyre në Hartford. I lënduar thellë ai e pati të pamundur për t'u kthyer në shtëpinë e vdekjes së saj, kështu Clemens-ët nuk u kthyen kurrë më në Hartford. Ata udhëtuan nëpër botë nga viti 1900. Në vitin 1903 pas tre viteve që jetuan në New York , bashkëshortja Livy u sëmur rëndë dhe ata kthehen në Itali, ku pas një viti ajo vdes. Kurse Sam Clemens vdiq fizikisht më 21 prill 1910 në moshën 74 vjeçare, por shpirterisht ai jeton ne zemrat e lexuesve te tij anembane botes.
Në çdo sezon festash shtëpia dhe muzeu i Mark Twain-it zbukurohen ashtu si vetë Sami dhe Livi do ta kishin zbukuruar për Krishtlindje. Kurora të ndryshme ngjiten deri në katin e tretë degë të vogla ashjeje, bimës tradicionale të Krishtlindjeve vendosen në raftet e librave dhe mbi mbulesë, ndërsa vajzat e çiftit bëjnë zinxhirë shumëngjyrësh prej letre në dhomat e tyre.
Sami i referohet kësaj periudhe si "ajo vetëvrasja e skëterrshme e Krishtlindjeve" dhe shton se "Krishtlindjet u shpikën për të shaktërruar shëndetin dhe forcën e grumbulluar përgjatë 11 muajve të mëparshëm dhe për të shurtuar jetët e njerëzve me 10% çdo vit e kjo e bën punën e vet dhe përmbush misionin me një siguri mizore". Livi e kalonte këtë periudhe duke përgatitur shporta për të varfërit, ndërsa vajzat mbajnë mend si bëheshin gati për ceremoninë e vigjiljes së Krishtlindjeve e niseshin me saja e slita duke shpërndarë shportat nëpër qytet.
Një gjurmë çizmeje është lënë në hollin e hyrjes nga Santa: "Nëse çizmja ime do të lërë njollë mbi mermer George [ Griffin , shërbyesi] të mos e fshijë atë. Lëreni aty përherë në kujtim të vizitës sime dhe kurdoherë që ta shikoni ose t'ia tregoni ndokujt lejoni që ajo shenjë t'ju kujtojë se duhet të jeni vajza të mbara…" Në katin sipër, në mëngjesin e Krishtlindjeve vajzat hapnin dhuratat dhe u shkruanin letra falenderimi të afërmëve, shokëve dhe shoqeve. Ato merrnin dhurata si patina akulli, kukulla letre, libra, rruaza të vogla floriri dhe madje piano nje vit! Krishtlindjet ishin një kohë e magjishme për këtë familje, ndaj le të gëzojmë edhe ne ashtu si ata.

“Pse më solle lule për ditëlindjen?!”

Klubi “Drita” dhe Libri-2008

Nase Jani

Është libri i dymbëdhjetë i “Lirikut të Bregut” Odhise Goro dhe libri i dytë i botuar gjatë këtij viti. Poeti Odhise Goro, kalendarin e viteve e mat me dashurinë për vendlindjen...

“Një artist nën pentagrame të kryqëzuara”

Pas romanit të suksesshëm “Shpirt i braktisur”, Leon Lekaj, doli me një libër-monografi, për të atin, Mjeshtrin e Muzikës, Zef Lekaj. Artisti vjen tek lexuesi, ashtu siç ishte, i thjeshtë e i mençur, për të mbetur jo vetëm në kujtesën e bashkëkohësve, por edhe në kujtesën artistike të Kombit. Një sprovë e suksesshme për Leonin edhe në këtë gjini, duke dalë “jashtë” marrëdhënieve fëmijë-prind.

Suksese krijuesve tanë, me libra të rinj në vitin 2009!


ALEKO LIKAJ – JO VETËM PËR TË RRITURIT

Fatmir Terziu

Tregimi i Aleko Likajt “Madhi i Atdheut”, shpalos një ide të arrirë dhe të realizuar nëpërmjet kombinimit të konceptit dhe mënyrës së të treguarit. I shkruar dhe i treguar për nxënësit, ky tregim paraqet një arsye reale në argumentin që pasqyron, jo thjesht se është në një kënd ‘patriotik’, por parë në strukturën dhe filozofinë e tij, tregimi shihet si një mënyrë e re e rëfimit të lirë, ku struktura lineare thyhet dhe e struktura e thyer e bën atë më të zhdërvjedhët dhe më interesant. Tregimi shpalos idenë, e rikthen atë në mënyrën e tij dhe i rikthehet sërrish aty ku niset nëpërmjet figuracionit, për të argumentuar në kohë, hapësirë, dhe vend. Nëpërmjet serive të lidhura të naracionit lexuesi kupton lidhjen e tyre të detajuar me njëra-tjetrën dhe mbart deri në detaj kuptimin filozofik. Nëpërmjet kësaj lidhjeje narrative ndërtohet fija topologjike që realizon gjithë rrethanat që rethojnë ngjarjen dhe zbulohet labirinti që ndiqet në një rrugëtim të gjatë për në Atdhe: “Kishim lënë pas brigjet italiane, e trageti ynë dukej si një lëvozhgë are dhe i vetëm, në detin e paanë. Ishim nisur që nga Londra përtej, duke kaluar tunelin e La Manshit, e pastaj përshkruam gjithë Francën, nga veriu ne jug. Edhe gadishullin Apenin deri në portin e Barit, u duk se e bëmë "me një frymë". Plot dymijepesëqind kilometra. Dy ditë rrugë të lodhshme e rraskapitëse për gjithë familjen. Ktheheshim në Atdhe.”
Ky kthim në Atdhe i një grupi njerëzish nuk është arsyeja e vetme e fabulës. As përzgjedhja e simbolikës së babait që "nuk e ndjente fare lodhjen", as edhe karakteret që hyjnë në tregim nuk janë të vetmet plotësuese të mesazhit që gatuhet nga fabula e tregimit. Tregimi zbulon në gjuhën e tij të thjeshtë konceptin e kohës, mallit dhe dëshirës. E gjitha lidhet në një mënyrë eksploruese me faktin dhe figuracionin që prodhohet për të krijuar e treguar bukur. Autori zgjedh pikërisht verdhësinë e florinjtë të stërlinës angleze që të sjellë diellin mbi detin shqiptar e në Atdhe, zgjat dorën e njeriut që të gjej krahasimin me brigjet shqiptare, pritjen tipike të Atdheut që krenohet me bijtë e tij që i rikthehen gjirit të tij.
Në këtë pikë tipari dallues është pikërisht ai që vjen pas qëllimit didakt, edukativ. Kjo mënyrë është e prekshme pikërisht në mënyrën se si autori e shpreh dhe e tregon atë. Kjo është një mënyrë e lehtë ndikuese nga tregime të tilla që frymëzohen nga realiteti it ë qënit larg Atdheut dhe në këtë rast është vetë autori që e ndjen atë nga përvoja e tij.
Lidhjet kohë dhe vend pa përjashtuar edhe hapësirën, që në këtë rast është një arsye më shumë për të kuptuar ‘kthimin në Atdhe’ shihen deri në detaj në momente që shihen tek ‘turisti’, ‘anija’, ‘qielli’ e mjaft të tjera që vijnë si domosdoshmëri sqaruese. Ndryshe nga sa kemi lexuar rreth kësaj teme, ajo që kuptohet si e tillë është natyra poetike e të treguarit. Kjo vërteton tematikën përshkruese për të treguar që diktohet në terenin e shëndoshë të fjalës në marëdhënie të ngushtë me heshtjen, që në këtë rast sintetizohet nga rrahjet e zemrës, sytë që vëzhgojnë dhe zbulojnë ndryshimin, ajrin që ndihet ndryshe, freskinë si motiv lidhës, apo edhe mjaft detaje të tjera.
Autori përdor ngjyrat si elemente të domosdoshme të arsyes në shërbim të fabulës. E verdha e stërlinës, e kaltra e qiellit dhe jeshilllëku janë disa nga këto ngjyra që forcojnë bindjen në idenë e parashtruar. Në këtë mënyrë ai gatuan edhe fabulën e tregimit “Genti në Paris”. Ky tregim ashtu si edhe “Madhi i Atdheut”, është një lidhje ndjenjash dhe emocionesh që vijnë nga të qënit larg dhe shpërthejnë emocionalisht për Atdheun. Likaj në këtë rast gjen fjalët e duhura dhe tregimet realizojnë bukur idenë e tij. Duke intriguar me gazetarin e një televizioni francez që interviston karakterin e tregimit, Gentin, Likaj forcon idenë e tregimit dhe tregimi krijon sintaksë të plotë të bashkëkohores, mer fuqi shprehëse dhe fuqqizon argumentin. Nëpërmjet këtij argumenti mesazhi vjen më se i bukur dhe në kohën e duhur, ashtu mes “përqafimeve dhe lotëve” që shuhen e ngjizen nga dhimbjet shpirtërore dhe dashuria për njeriun e afërt e Atdheun.
“Një histori cigane”, ashtu si edhe mjaft tregime të tjera të Aleko Likajt, vjen nga shënimet e tij, nga përvoja e tij gazetareske. Njohuria e tij për shoqërinë shqiptare, njhoja e plagëve të saj dhe analiza e saj në mendjen e tij e bëjnë autorin në këtë kategori tregimesh një penë që vjen e lexuar për të gjithë dhe jo vetëm për moshat shkollore. Në këto tregime Aleko është më i hapur, më didakt dhe më kritik. Ai e pasqyron realitetin shqiptar me një ndjesi të hollë e të kuptueshme. “Një histori cigane”, sjedh në mendjen e lexuesit të prekshmen, sjedh njeriun në pamjen e tij, fatin e këtij njeriu në shoqëri, diktatin e tij sipas racës dhe faktorik që e rrethon. Tregimi pasqyron jetën e Fikiriut, nëntëmbëdhjetëvjeçarit që jeton tek “Ura e Bakallit”, duke piketuar në këtë mënyrë dy detaje të mprehta. Vendi ku ai jeton për lexuesin pasqyron shumë qartë kuptimin dhe emri sqaron lidhjen e tij me shoqërinë ku ai jetoj. Fikiriu dhe pasqyrimi i tij janë lehtësiht të kuptueshëm dhe Aleko i ka detajuar mjeshtërisht. Pastaj sy-jeshilja si fat i jetës dhe vendosja e fatit të këtij karakteri në rrugëtimin Evropë dhe Amsterdam, është një arsye tjetër e njeriut të paragjykuar dhe të lirë.
Por Aleko është edhe një mjeshtër i tregimthit për fëmijë dhe përrallës edukative. “Eskursion në shtëpinë e ujqërve”, “Zonja dhelpër e ariu buçko”, “Kur nuk njeh zërin e maçokut” etj., janë krijime që e plotësojnë analizën tonë dhe vlerësimin për të, që me plot gojën mund të themi se ai është autor për të gjithë moshat.

Pasuria e zgjedhur figurative

Kur nisa të shkruaj për kategorinë e veçantë dhe tipike të Aleko Likajt në zhanrin e literaturës për fëmijë, që tashmë po synon lëvrim në të gjitha fushat, u ndjeva paksa i mpiksur. Jo se shkruaja për një vepër plot nëntë vëllimëshe, por se diçka më ngacmonte nga brenda të shprehesha për mikun tim koleg të vjetër në një kohë shumë të ashpër shqiptare. Por prapë këtu mu duk se nuk qëndronte e gjitha, se kritiku nuk duhet të jetë ‘kritiku mik’ që dikush e ka thënë e përcaktuar publikisht por një ngacmues dhe shtytës vlerash…
Gjithësesi ajo që më bën të vazhdoj kërkimet në krijimtarinë e Aleko Likajt është pasuria e zgjedhur figurative dhe e përshtatur për një moshë që shihet delikate dhe problematike nga kritika letrare e të gjitha kohërave. Krijimtaria e Likajt synon në vetvete të shpërthej si një lajtmotiv në këtë fushë, që sot ndjehet më shumë se kurrë dhe nevojitet si asnjëherë tjetër, kur mendon se penat shqiptare që kanë lëvruar në këtë fushë ndodhen në një problematikë kohore dhe moshe gjithashtu. Krijimtaria e Likajt në fakt është ajo që rishtazi ka flakur ambulanten e një servirjeje të hershme dhe ka një intuitë që përfaqësohet nga fantasia dhe eksplorimi i gjërave të akumuluara në ndjesinë e krijuesit. Me një bagazh letrar dhe profesional autori në më të shumtën e rasteve zbret në pasurinë popullore dhe tejkalon modestinë e tij duke u ushqyer në melosin e pasur popullor që të ilustrojë dhe përshtasë atë për moshën e tij lexuese. Në anën tjetër duke qenë i mësuar të shoh penën e likajt në piedestalin e gazetarisë shqiptare, padyshim më kaplonte ajo ndjesi tulatjeje, që vepra e tij ma flaku tutje dhe më bëri të qetësohem e të them atë që në fakt e thotë vepra e tij. Vepra e Alekos nuk është vetëm sasiore por ajo është edhe kualitative dhe me vlera që kanë shtuar interesin e kritikës me kohë. Një ngacmim të hershëm e kanë bërë edhe shkrimtarë me nivel dhe studiues me vlera, ndërsa nuk kanë munguar edhe urimet e shkrimtarëve dhe krijuesve të të gjitha ngjyrave letrare të thonë hapur fjalën e tyre për shkrimtarin në rritje e sipër.

Kush është Aleko Likaj:

Filloren e ka kryer, në Tiranë-Cërrik, në vitin 1956-1960. Shtatëvjeçaren, dhe të mesmen, në qytetin e Cerrikut. Studimet universitare i ka filluar, në Institutin e Lartë Pedagogjik "A.Xhuvani", të Elbasanit, me koorrespodencë, në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1981.
Ka punuar si mësues në zonën e Dumresë e të Cërrikut. Gjate kësaj kohe është marrë edhe me gazetari. Në vitin 92 drejtoi dhe botoi për disa numra gazeten "Modeste" se editor. Në Nëntor të vitit 95, ka filluar në të përditëshmen "Koha Jonë", si gazetar e reporter për prefekturen e Elbasanit, deri në Gusht të vitit 2001. Për një kohë prej tre vjetësh ka qenëedhe një kontributor i mirë i njerit prej televizioneve shqiptare. Pastaj ka emigruar familjarisht në Francë, ku jeton edhe sot, në qytetin e Bordosë.Vazhdon të merret me gazetari dhe letërsi në shtypin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Gjate viteve të emigracionit eshte shquar për intervistat e tij, sidomos atë për shkrimtarin e madh Naun Prifti, kineastë dhe krijues të rinj etj. Në vitin 2007 është nderuar me çmimin "Kadmus" për esè-në "Si e vranë Drita Çomon », dhënë nga klubi i shkrimtarëve "Drita" dhe revista "Pelegrin”
Pas botimit teë 9 librave artistikë për fëmijë, që nga viti 1976, si romane, novela e tregime,skenare, ka gati për botim, edhe dy libra përralla për fëmije si dhe një tjetër me tregime.Ndërkohë që revista « Pelegrin » ka filluar që të botojë fragmente të romanit, « Sezoni i gaforres », me temë nga vitet, 80 –të. Për të rritur ka në proces një vëllim poetik e një tjetër me tregime nga tema e emigracionit.

Wednesday, 17 December 2008

MOS ISHTE NANA ISHA BA DA VINCI

Roland Gjoza
( Ese per piktorin Kel Kodheli )
Nana nji dhe grueja dy.Mos ishin te dyja isha ba pernjimend piktor i madh.Tash s'di c'jam.Jam vesh e mbath e pres nji grue.Kostumi asht shik,dhurate nga ambasadori italian Foresti,kepucet i kam ble ne Milano me paret e nji grueje qe m'i dha paret pa e ble pikturen.Une nuk shes piktura.Ishte nji zadrimore me nji sy te madh si italiankat e nxehta te shkallueme te Karavaxhios.Ajo ia vuni synin e s'iu da dy dite,po as diten e trete kur ia bana te qarte se une isha Kazanova i grave te pikturueme ne kanavacat e bleme lire,se nuk i shisja pikturat.Ajo,megjithate m'i dha paret.Me to bleva kepucet me maje dhe kravaten vishnje.Kemishet,nji dyzine i pata prej nji nudoje ( uli zerin ) qe asht grueja eme,e bana vjedhtas ne gjume, se ajo s'donte kurrsesi qe une te vizatojsha nudo.E quente marre,i vinte turp,i skuqshin faqet e i merrej zani.Kel,me thoshte,pu pu,je tu m'fut ne dhe te gjalle.Ta dijshe kete mbrapshti s'kisha per te marre,kaq ta bajshe dhambin.E kisha keq me gruen,s'donte e delira qe une t'i hiqsha petkat e kurmit.Po une e bana ate tradhti,e pikturova ne gjume.C'grue ishte,pse o zot e more ate ma pare e me le mue qe te qes kesi marrezinash.E kujt i duhem une qyqari?Per pak mbush 80 vjec.Prita sa me vdiq grueja dhe qysh atehere e deri sa te vdes do te baj vetem nudo,gra te zhveshuna,cipillak,me tane hirin e hireve,si nje peme qe s'ka turp kur mbushet me kokrra te fryme e shkelqen me ngjyra te ndezme.
Kel Kodheli qesh me mahi,nen mustaqet ala Mopasan,me nje pamje prej dashnori klasik te operave te teteqindes.Ne dhome mungon nje fener antik dhe ajo shtepia e stilit barok me mezonine,ku jep shpirt Mimia.Mungon vertet,po megjithate ndjehet.Ai pikturon me pastel nudo ne uje.Po pse me pastel dhe pse ne uje?Pasteli eshte nje laps i dyllte,qe krijon velature te dridhshme,qe ai ka qejf ta quaje pahu i krahut te flutures.Ai pah i ndritshem dhe ajo terratisje e imte qe krijohet mbi kurmin e femres ne uje, shpikur nga persosmeria dhe ideali i poetit,te lene nje mbrese te cuditshme,hem e pelqen si forme ,hem ndjen zili,se nuk e ndesh aq shpesh ne jete.Kjo ndjehet ne tere atmosferen e apartamentit,ne faqet e mureve mbushur perplot me piktura.O zot,nuk kam pare askund nje dyndje te tille tablosh nga tavani gjer poshte ne dysheme.Mbi nje mije a me shume piktura,nje bote e trazuar,nje kaos gazmor,ku nje beteje te Skenderbeut i jep hir te cuditshem nje madone seksapile e Kelmendit,rrugicave te Shkodres i sjell paqe nje grup grash dukagjinase me veshje te krahines,qe megjithese shternguar me rripa e mberthecka,format nazike nuk i fshehin dot.Betejat epike dhe grate e shendetshme,peisazhet baritore dhe portretet krejt shqiptare mbushin me nje muzike pagane sui generis,si me orkestrinen popullore te Ndue Shytit apartamentin e kendshem ne rrugen e Durresit,ajo muzike fantastike ndjehet gjer te dhoma e gjumit e te kuzhina ku nusja e djalit po gatuan e rrethuar nga kanavacat e vjetra.Nje sy kureshtar shikon me cudi se pas dyerve rreshtohen dhjetra tablo ,mbi to ne varese duken veshje,ne nje vend tjeter nje varg me qepe e hudhra,kusi tigan,rafte,poshte ne kornizat prej druri te bera vete flene ne kembe pikturat pesedhjete vjecare.
A e dini c'jane pastelet,zotnij?Mbi treqind lapsa me ngjyra e nuanca pa fund,tane pasqyrlinat e nji xhungle.Atje ne ate metropol bimesh i gjen tane grimat e ngjyrave ma te fresketa.Me u marre me pastel te quejne femen.E dojsha pa mase pastelin,po edhe per nji arsye intime.Kisha nji profesor ne Itali.D'amato.I gjori plak.S'kishte provue sukses.Vetem me pastel punonte.Nga fundi i jetes hapi nji ekspozite.Me pastel.Vetem femna.Ai plak i vetmuem,beqar,kishte ba ne njifare menyre kompensimin e vet moral.Kishte pase 500 dashnore. Se aq femna kishte pikturue tane jeten e vet.500 dashnore qe u blene per tre dite.Mbreti mori pese me te bukurat.Ta shikonit o zotnij si mbeti ne mes te salles se zbrazet,si sillej rrotull si budalle,si nuk donte me u largue prej andej,priste t'i ktheheshin dashnoret.U ba i famshem,po ishte njeriu me i trishtuar ne bote,sepse i kishin marre dashnoret.I shkova ne papafingon ku jetonte bashke me ca pellumba qe cukisnin ne cati,ku dukej qielli dhe kambanoret.Ai s'punonte me.Nuk me foli.Me priti me buke te zeze dhe vere,po nuk me tha asnje fjale.Ishte tejet i trishtuar.Kambaleci,telajo,paleta e bojerave,perparesja e flakur pertoke dhe ajo e perjetshmja gugugu e pellumbave qe gjithsesi eshte nje grime shprese per te mbledhur fuqite e fundit dhe per te pritur.Besonte vertet se duhej pritur?Kutia me pastela,lapsa gjithkund,nga hutimi shkela nje te kuq dhe u trondita.Ai plak vdiq te nesermen.D'amato.E kisha dashur shume.
Me pare se te flas per ate qe me donte me shume,nanen,e cila me mori me qafe,dua me ju tregu si u bana dhe une njihere i famshem,jo ne vendin tim,po ne..Australi.
Na erdhi nji australian qe merrej me tregtine e demave.Kishte ferme te pafundme ne shkretinat e atij vendi.Ishin vitet 80.Fjeti ne hotel Dajti.Na pa ne mur nji pikture;Dy qe.Nji malsor kelmendas grahte dy dema qe terhiqshin nji parmende druni.E pelqeu pa mase.Demat e mi,tha dymetroshi,due ta blej kete pikture.Nuk shitet,iu pergjigjen.Po ai bani namin,e due se s'ban.Ajo pikture kushtonte 5000 leke ne ate kohe,pra 3 dollare.Kur e mori vesh prej meje kete cmim qesharak,vendosi me me marre ne Australi.I rregulloi vete te tana punet.Shkuem.Per tre dite pikturat e mia u mbushen me shenjen e kuqe,pra ishin shite.Une e kisha sqarue se nuk shitsha piktura.Ai s'besonte,a don me u mahite,burre i dheut?Po une e kisha me gjithe mend.Do fitosh 200.000 dollare,me tha.Une ngulsha kambe si mushka.Ku ta dinte i shkreti njeri qe shoqeruesit e mi ishin..ashtu..Atehere me mori,me coi ne nji vend shume te bukur dhe me la me punue.Bana 35 tablo me gjithfare temash shqiptare.Ato po,u shiten,po une s'mora gja,se 1milion dollaret (o zot,sa te pafat na bane! ),ia dorezuam shtetit komunist kur u kthyem.Ai dymetrosh i mire kujtoi se me bani te lumtun.Ai kishte gjak shqiptari dhe donte me ndihmu nji shqiptar qe i pikturonte si te gjalle demat e tij.
Tash vijme te nana eme.Me ka dashte shume.Aq sa nuk duhen nana Mari me Krishtin ne krahe.Kur kam ike me studime ne Itali, zuni shtratin.Une isha njeri i qejfit,zotnij.Nuk e vritsha fort.I rashe kryq e terthor Italise,punojsha si i marre,profesoret me dojshin.Aq shume me pelqeu ai vend i bekuem,sa nuk dojsha me u kthye ma.Mos bana gabim qe ju thashe te verteten?Po keshtu ka qene.Ai asht vendi i piktoreve ma te medhenj te botes.Ate nate isha ne nji kinema me nje kaush kikirika dhe po shifsha me nji mike nji film te Grifit,me duket Intolerancen,kur me thane se po me vdiste nana.Une indiferenti u bana si budalle.Ishte avioni i fundit,se kishte filluar lufta.Me ate avion u nisa.Mezi i majsha lotet per nanen dhe per Italine,adio Italia.Une qe s'dojsha me u kthye kurre i kisha ba hesapet pa hanxhine.U ul avioni ne piste dhe pashe nji grue me nji tufe lule.Kush ishte ajo zonje e veshur aq bukur qe buzeqeshte me nje ndrojtje qe i shkonte?Nana eme.Me kishte rrejte.Me mori ne krahe dhe me puthi duke qare.Filloi Lufta e dyte boterore dhe une mbeta ne Shqiperi.
Mos ishte nana isha ba Da Vinci.

FESTA E “SFIDA”-s



Ka kohë që në mjedisin e shqiptarëve në imigrim emri “Sfida” lidhet me festiven, angazhimin dhe ndihmën integruese. Është fjala për shoqatën që drejtohet nga intelektualja e palodhur shqiptare, Kadime Jata. Dhe këtë rast është një sigël tjetër: “Festa e “Sfida”-s. Një festë krejt ndryshe. Një festë tradicionale në kuadrin e festives së fundvitit. Ja dhe ky lajmërin flet qartë:
“Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në festën tradicionale të Fundvitit në Kalamari Restaurant në 4 Chiswick High Road, London W4 1TH, ditën e dielë, datë 21 dhjetor 08 nga ora 18 deri ne orën 22.00.
Të pranishmit, të rritur e fëmijë do të bëjnë një takim të shkurtër rreth 15-20 minuta ne hollin e Restaurantit, pastaj ata do të zënë vend në pjesën e restaurantit të rezervuar për ne, nën tingujt dhe atmosferën e këngës shqiptare. Do të fillojnë përshëndetjet dhe urimet si dhe do të shpërndahen disa dhurata të thjeshta- simbolike për individët e aktivizuar më shumë me komunitetin, teksa të pranishmit do të shijojnë një darkë të këndshme me mish, pilaf dhe patate si dhe me sallatra të shumëllojshme. Ndërkohë do të serviren edhe pije alkoolike dhe jo alkoolike. (Rakija e rezervuar posaçërisht për shokët dhe miqtë). Kostoja e ushqimit, perfshire edhe pijet do te jete vetem £5 per person, pasi pjesa tjeter do te perballohet nga SFIDA. Mund te vije edhe M.Allushi nga Ambasada Shqiptare, por ende nuk eshte konfirmuar. Kuptohet i ftuar nderi do te jete Kryetar i Bashkimit Shqiptar ne UK dhe Irlande, Zoti L. Vata, drejtor i Ardhmerise. Nga menyra se si eshte ndertuar komuniteti Shqiptar, kuptohet se simpatizantet e njeres shoqate jane edhe te tjetres, pra do te kete pjesemarres nga Faik Konica, Shpresa Programme, Peja etj. Pjesemarrja eshte pra e kufizuar per aresye te fondeve dhe te cmimeve shume te larta.
Rozana do te demonstroje Albanian Rook (Flamuri).”

Pra një festë me kuptimin e plotë “Sfida”. Një festë që duhet marë si model, në një kohë kur dihet se mjaft festime me ‘këngëtarë’ janë kthyer në biznese dhe shpeshherë në sherre.
I lumtë “Sfida” që jep shembullin e bukur në këtë drejtim…