Friday, 19 December 2008

MELANKOLIA

Roland Gjoza
( ese per Dritan Çelen )

Binte shi me debore. Qielli sikur kishte shkare poshte. Dajti ishte fshire.Ishte fshire gjithashtu Stadiumi,Hotel Rogner,Pallati i Spektakleve.Ishte nje dite e trishtme,mbytese.Nje piktor i dekoreve u duk ne taracen e Radio-Televizionit.E njihja,ia bera me dore,po ai kishte pune me grine e mistershme te asaj dite perplot melankoli.S'kishim pune,prej kohesh nuk kishim pune.Vejevinim ku te na çonin kembet,flisnim me gjysma fjalesh,benim sikur se shikonim njeri-tjetrin,perfundonim ne kafe.Si,ku,mut,sa,beje per mua,asgje s'bej per njeri,shukun ne dore, se pa para s'bej asgje..Te gjithe benin pune private.Paga e televizionit s'dilte as per kafen e perditshme.Kush ia mbathte jashte ishte me fat.S'kishte rrugezgjidhje tjeter.
E pashe perseri piktorin e dekoreve,vertitej si hije mbi tarraca,here dukej, here zhdukej si nje njolle e çuditshme.Ç'bente ai njeri atje lart?Ja ku u shfaq te tarraca e brendshme,ajo qe lidh Radion me Televizionin.Iu afrua skajit dhe pa poshte,u ul ne gjunje dhe qendroi ashtu per nje kohe.Ate po shikonte dhe Dritani,aty ne tavolinen ngjitur.Ai me vuri re,qeshi nje grime dhe m'u afrua.
-- Po te kerkoja sot,shkova nga Pergola,po s'te kishin pare.Si ke qene?
-- Kot.Vi sa per t'u dukur.Dera e zyres se filmit, rri e mbyllur prej kohesh.Ç'dite e merzitshme.Po ti,Tani?
-- Kam gjetur nje pune.
-- Ç'eshte kjo pune?
-- Eshte vertet diçka e pabesueshme.
Ai vuri buzen ne gaz lehte me njefare ndrojtje,qe nuk e di pse te shkaktonte aq dhimbje.Ne qofte se ishe i nervozuar,qetesoheshe papritur,po qe se kishe ndermend diçka te keqe ,ngurroje ta beje.Te shikonte me ca sy tejet shprehes si prej deliri te nje artisti qe e kishte gjetur me ne fund temen muzikore.Ai ishte ne kete jerm te delirte kur nis e ngjizet nje veper dashurie.Sa i embel e i kendshem ishte ne tavoline midis miqsh.Te degjonte me padurimin e nje temperamenti te zjarrte,gati per t'u pergjigjur,po gjithmone ne kohen e duhur.Ai sikur kishte frike se mos prekte njeri.Ishte i kujdesshem.Tej mase i kujdesshem,sikur donte te bente sa me pak gabime.Si e kishte fituar kete pjekuri qe ta falin vetem eksperiencat e hidhura? E kisha perballe me ate grime te qeshure aq te bukur,sepse ishte melankolike.
-- Me ndihmo me diçka,-- me tha -- kam nje mik ne Gjermani,qe si ka fituar letrat.Po vuan shume.Ai ka nje rast gjakmarrjeje ne familje.I kane vrara babane.Ju keni bere nje film dhe e keni trajtuar gjere e gjate kete histori.Ka mbetur puna te nje prove bindese.Mendoj se s'ka prove me te forte se ajo,imazhi filmik eshte me i forte se nje leter e nje kryetari keshilli.Po s'kisha ku ta gjeja filmin,se,ai eshte i bllokuar, me sa di une.Nuk eshte shfaqur ende ne Televizion.
-- Ta sjell neser.Kam nje kopje.
-- Kaq shpejt?Nuk prish ndonje pune?
-- Filmi eshte shfaqur kudo,vetem ne Shqiperi,,jo,se ketyre u eshte mbushur kaplloqja qe ne Shqiperi s'ka gjakmarrje.Cenzura vazhdon.
-- Faleminderit qe do te ma sjellesh neser.
-- S'ka gje,ndihmoje mikun tend.Ti ke lindur per te bere mire.
Dolem nga kafeneja ne shiun me debore ne nje dite gri qe kishte fshire gjithçka.Tani me tha te shkoja me te, ne qofte se nuk kisha ndonje pune.Natyrisht qe s'kisha asnje pune.Puna ishte fshire si kjo dite.U futem ne Radio nepermjet tunelit te nendheshem,nje katakomb piramide.Kishim humbur poshte.Ishte me mire se lart.Zeri kishte njeqind jehona.Me keto njeqind jehona qe u bene dyqind e katerqind, ai me tha se po ndihmonte dhe nje mik tjeter qe ishte emigrant ne Itali.U futem ne studiot e arkives se fonotekes.Tanin e prisnin mire kudo.Ia kisha zili ate buzeqeshje te thjeshte si prej te afermi.
-- Ai ishte tip qe mbahej. -- me foli Tani -- I ecte.Me gjithçka i ecte.Teper modern.Ne veshje,shije.Pelqente Metalika.Muzika popullore e terbonte.Nje dite me thote ne telefon;Tani,me gjej ca jare shkodrane.Pse,qesha une,ç'i do jaret?Te kane ardhur pleqte ne Itali?Ç'pleq,me thote ai,i dua per vete.Ç'ka ndodhur?e pyes.Nuk e di,me pergjigjet,po ti mos gjej rast te tallesh me mua.Ja,ato jaret po kerkoj tani.Nje tjeter qe çmendej pas Niçes,Keshtu foli Zarathustra e dinte pothuaj permendesh,tani kerkon komedi,skeçe per te qeshur.Ai jeton ne Belgjike.Ç'tu bej shokeve.I keputi malli.
Tani vertitej atyre studiove si ne shtepine e tij,ndersa une shikoja nga dritarja tarracen bosh ku binte debore pa shi,vetem debore me nje drite te zymte sikur ta kishin goditur per vdekje.Degjoja here-here nje ze gruaje qe i drejtohej Tanit me kaq gezim dhe embelsi tunduese;Tanke,po kete nuk e do?Degjoje sa e bukur qe eshte,arie e vertete,e kendon Bik Ndoja.
Tani me ate buzeqeshjen qe s'i ndahej kishte pune me mallin.Gje e rende.Ne nje qytet te huaj ku s'pyesin per ty,me nje ndjenje nenshtrimi dhe rebelimi,po me fort nenshtrimi,pret te degjosh jaret qe do t'i çoje Tani.Ke per te qare pak.Pastaj do te vije nje drite,se prej nga ti nuk do ta marresh vesh dhe do te kuptosh se je nga nje vend qe se kishe zbuluar.Dhe atje larg ku je do te filloje njohja e te panjohurave qe ti mendoje se i dije,po si pate ditur,keshtu ka per te ndodhur gjersa nje dite do te ulurish kur kane per te share vendin tend,pikerisht ti qe pothuaj e mohove kur ia mbathe.E çuditshme vertet kjo teknologji e mallit.Me te po merrej Tani,i kishte gjetur vetes nje pune delikate per sherimin e shpirtrave.
Dola ne debore.Ai me ndoqi pas.E more vesh, me tha i tronditur,ai u hodh nga tarraca.Ai,piktori i dekoreve.Kishte dite qe se shikoja mire.Heshtje tejpertej.Sikur nuk kishte ndodhur asgje.Kafeneja plot.Debora binte me nje drite te zymte si e goditur per vdekje.

No comments: