Roland Gjoza
( Ese per piktorin Kel Kodheli )Nana nji dhe grueja dy.Mos ishin te dyja isha ba pernjimend piktor i madh.Tash s'di c'jam.Jam vesh e mbath e pres nji grue.Kostumi asht shik,dhurate nga ambasadori italian Foresti,kepucet i kam ble ne Milano me paret e nji grueje qe m'i dha paret pa e ble pikturen.Une nuk shes piktura.Ishte nji zadrimore me nji sy te madh si italiankat e nxehta te shkallueme te Karavaxhios.Ajo ia vuni synin e s'iu da dy dite,po as diten e trete kur ia bana te qarte se une isha Kazanova i grave te pikturueme ne kanavacat e bleme lire,se nuk i shisja pikturat.Ajo,megjithate m'i dha paret.Me to bleva kepucet me maje dhe kravaten vishnje.Kemishet,nji dyzine i pata prej nji nudoje ( uli zerin ) qe asht grueja eme,e bana vjedhtas ne gjume, se ajo s'donte kurrsesi qe une te vizatojsha nudo.E quente marre,i vinte turp,i skuqshin faqet e i merrej zani.Kel,me thoshte,pu pu,je tu m'fut ne dhe te gjalle.Ta dijshe kete mbrapshti s'kisha per te marre,kaq ta bajshe dhambin.E kisha keq me gruen,s'donte e delira qe une t'i hiqsha petkat e kurmit.Po une e bana ate tradhti,e pikturova ne gjume.C'grue ishte,pse o zot e more ate ma pare e me le mue qe te qes kesi marrezinash.E kujt i duhem une qyqari?Per pak mbush 80 vjec.Prita sa me vdiq grueja dhe qysh atehere e deri sa te vdes do te baj vetem nudo,gra te zhveshuna,cipillak,me tane hirin e hireve,si nje peme qe s'ka turp kur mbushet me kokrra te fryme e shkelqen me ngjyra te ndezme.
Kel Kodheli qesh me mahi,nen mustaqet ala Mopasan,me nje pamje prej dashnori klasik te operave te teteqindes.Ne dhome mungon nje fener antik dhe ajo shtepia e stilit barok me mezonine,ku jep shpirt Mimia.Mungon vertet,po megjithate ndjehet.Ai pikturon me pastel nudo ne uje.Po pse me pastel dhe pse ne uje?Pasteli eshte nje laps i dyllte,qe krijon velature te dridhshme,qe ai ka qejf ta quaje pahu i krahut te flutures.Ai pah i ndritshem dhe ajo terratisje e imte qe krijohet mbi kurmin e femres ne uje, shpikur nga persosmeria dhe ideali i poetit,te lene nje mbrese te cuditshme,hem e pelqen si forme ,hem ndjen zili,se nuk e ndesh aq shpesh ne jete.Kjo ndjehet ne tere atmosferen e apartamentit,ne faqet e mureve mbushur perplot me piktura.O zot,nuk kam pare askund nje dyndje te tille tablosh nga tavani gjer poshte ne dysheme.Mbi nje mije a me shume piktura,nje bote e trazuar,nje kaos gazmor,ku nje beteje te Skenderbeut i jep hir te cuditshem nje madone seksapile e Kelmendit,rrugicave te Shkodres i sjell paqe nje grup grash dukagjinase me veshje te krahines,qe megjithese shternguar me rripa e mberthecka,format nazike nuk i fshehin dot.Betejat epike dhe grate e shendetshme,peisazhet baritore dhe portretet krejt shqiptare mbushin me nje muzike pagane sui generis,si me orkestrinen popullore te Ndue Shytit apartamentin e kendshem ne rrugen e Durresit,ajo muzike fantastike ndjehet gjer te dhoma e gjumit e te kuzhina ku nusja e djalit po gatuan e rrethuar nga kanavacat e vjetra.Nje sy kureshtar shikon me cudi se pas dyerve rreshtohen dhjetra tablo ,mbi to ne varese duken veshje,ne nje vend tjeter nje varg me qepe e hudhra,kusi tigan,rafte,poshte ne kornizat prej druri te bera vete flene ne kembe pikturat pesedhjete vjecare.
A e dini c'jane pastelet,zotnij?Mbi treqind lapsa me ngjyra e nuanca pa fund,tane pasqyrlinat e nji xhungle.Atje ne ate metropol bimesh i gjen tane grimat e ngjyrave ma te fresketa.Me u marre me pastel te quejne femen.E dojsha pa mase pastelin,po edhe per nji arsye intime.Kisha nji profesor ne Itali.D'amato.I gjori plak.S'kishte provue sukses.Vetem me pastel punonte.Nga fundi i jetes hapi nji ekspozite.Me pastel.Vetem femna.Ai plak i vetmuem,beqar,kishte ba ne njifare menyre kompensimin e vet moral.Kishte pase 500 dashnore. Se aq femna kishte pikturue tane jeten e vet.500 dashnore qe u blene per tre dite.Mbreti mori pese me te bukurat.Ta shikonit o zotnij si mbeti ne mes te salles se zbrazet,si sillej rrotull si budalle,si nuk donte me u largue prej andej,priste t'i ktheheshin dashnoret.U ba i famshem,po ishte njeriu me i trishtuar ne bote,sepse i kishin marre dashnoret.I shkova ne papafingon ku jetonte bashke me ca pellumba qe cukisnin ne cati,ku dukej qielli dhe kambanoret.Ai s'punonte me.Nuk me foli.Me priti me buke te zeze dhe vere,po nuk me tha asnje fjale.Ishte tejet i trishtuar.Kambaleci,telajo,paleta e bojerave,perparesja e flakur pertoke dhe ajo e perjetshmja gugugu e pellumbave qe gjithsesi eshte nje grime shprese per te mbledhur fuqite e fundit dhe per te pritur.Besonte vertet se duhej pritur?Kutia me pastela,lapsa gjithkund,nga hutimi shkela nje te kuq dhe u trondita.Ai plak vdiq te nesermen.D'amato.E kisha dashur shume.
Me pare se te flas per ate qe me donte me shume,nanen,e cila me mori me qafe,dua me ju tregu si u bana dhe une njihere i famshem,jo ne vendin tim,po ne..Australi.
Na erdhi nji australian qe merrej me tregtine e demave.Kishte ferme te pafundme ne shkretinat e atij vendi.Ishin vitet 80.Fjeti ne hotel Dajti.Na pa ne mur nji pikture;Dy qe.Nji malsor kelmendas grahte dy dema qe terhiqshin nji parmende druni.E pelqeu pa mase.Demat e mi,tha dymetroshi,due ta blej kete pikture.Nuk shitet,iu pergjigjen.Po ai bani namin,e due se s'ban.Ajo pikture kushtonte 5000 leke ne ate kohe,pra 3 dollare.Kur e mori vesh prej meje kete cmim qesharak,vendosi me me marre ne Australi.I rregulloi vete te tana punet.Shkuem.Per tre dite pikturat e mia u mbushen me shenjen e kuqe,pra ishin shite.Une e kisha sqarue se nuk shitsha piktura.Ai s'besonte,a don me u mahite,burre i dheut?Po une e kisha me gjithe mend.Do fitosh 200.000 dollare,me tha.Une ngulsha kambe si mushka.Ku ta dinte i shkreti njeri qe shoqeruesit e mi ishin..ashtu..Atehere me mori,me coi ne nji vend shume te bukur dhe me la me punue.Bana 35 tablo me gjithfare temash shqiptare.Ato po,u shiten,po une s'mora gja,se 1milion dollaret (o zot,sa te pafat na bane! ),ia dorezuam shtetit komunist kur u kthyem.Ai dymetrosh i mire kujtoi se me bani te lumtun.Ai kishte gjak shqiptari dhe donte me ndihmu nji shqiptar qe i pikturonte si te gjalle demat e tij.
Tash vijme te nana eme.Me ka dashte shume.Aq sa nuk duhen nana Mari me Krishtin ne krahe.Kur kam ike me studime ne Itali, zuni shtratin.Une isha njeri i qejfit,zotnij.Nuk e vritsha fort.I rashe kryq e terthor Italise,punojsha si i marre,profesoret me dojshin.Aq shume me pelqeu ai vend i bekuem,sa nuk dojsha me u kthye ma.Mos bana gabim qe ju thashe te verteten?Po keshtu ka qene.Ai asht vendi i piktoreve ma te medhenj te botes.Ate nate isha ne nji kinema me nje kaush kikirika dhe po shifsha me nji mike nji film te Grifit,me duket Intolerancen,kur me thane se po me vdiste nana.Une indiferenti u bana si budalle.Ishte avioni i fundit,se kishte filluar lufta.Me ate avion u nisa.Mezi i majsha lotet per nanen dhe per Italine,adio Italia.Une qe s'dojsha me u kthye kurre i kisha ba hesapet pa hanxhine.U ul avioni ne piste dhe pashe nji grue me nji tufe lule.Kush ishte ajo zonje e veshur aq bukur qe buzeqeshte me nje ndrojtje qe i shkonte?Nana eme.Me kishte rrejte.Me mori ne krahe dhe me puthi duke qare.Filloi Lufta e dyte boterore dhe une mbeta ne Shqiperi.
No comments:
Post a Comment