( ese nga Roland Gjoza )
Mendoja per tre shkrimtare,po ne te vertete mendoja per te katertin.Perse u semur Mopasani?Perse vdiq aq i ri, valle?Perse e shtyne,e menjanuan,e cuan ne gremine,nuk e donin me?Perse?Ai u semur nga nje hipokondri e thelle,keshtu thone,degjonte zera,i dukej sikur e ndiqnin per ta vrare.Si mund te jetonte si te tjeret ai oxhak qe digjte dru dhe ne vere?Perse u semur?Po valle perse u semur Cehovi?Perse u largua dhe humbi Beketi?Perse hakmarrja vjen ne fund,po aq e forte sa dhe suksesi?Perse e sulmojne ngulmueshem e asgjesueshem Kadarene?Kane dicka te perbashket keta shkrimtare te perjetshem.Perse ndodh kjo zezone?Ata shkruan me aq sqime te holle sa vete sqima i vrau.Ata shkruan me kaq mendjelehtesi dhe seriozitet sa mendjelehtesia dhe serioziteti i vrau.Ata shkruan duke u tallur dhe ironizuar,sa tallja dhe ironia i vrau.Ata shkruan me shume dhimbje per dhimbjen ne pergjithesi,sa dhimbja i vrau.Ata shkruan me shume dashuri sa dashuria i vrau.Kur them u vrane kam parasysh hakmarrjen.Mjere ai qe behet i madh.!
Mopasani e pa veten midis pleqve te rregjuar dhe mjekeve cinike,Cehovi midis kamariereve dhe mjekeve adhurues,po te paafte,Beketi midis pleqve te azilit qe e quanin truthare dhe humbamen nopran.Per Kadarene u pergatit nje dosje e cmendur nga shqiptaret,se nuk donin qe ai te fitonte cmimin Nobel.Arsyet ishin me teper politike,po dhe morale.
Mopasani u quajt i cmendur ne kohen e tij.Cehovi vuante nga tuberkulozi dhe ne moshe fare te re e kuptoi se tallja e tij ishte marre seriozisht.E kishin denuar me vdekje.Ishte mjek,e dinte mirefilli se do te vdiste,po nuk donte te katandisej si nje coftine,prandaj qendroi shkrimtar gjer ne fund,trilloi nje dytes Cehov qe ben shaka dhe ne dergjie e hjeke. Mopasani e la veten,sepse ai e kuptoi ndryshe fundin,iu duk se kishte bere shume mekate,pra, ngaterroi mekatet letrare me ato te jetes se tij.Ai e pesoi nga kjo genjeshter qe e shpiku per te keqen e vet.Te dy i sfiliti semundja.Ajo iu ngriu doren.Dhe sa te parendesishem u bene!Po lexuesit c'benin nderkohe?Lexonin librat e tyre dhe pinin caj.I meshiruan ne kete rrezim shumefish te zmadhuar.Po vec i pelqenin pa mase.Iken te dy,Cehovi duke kerkuar shampanjen e fundit,te cilen e vuri ne buze,si per feste,ndersa Mopasani i lidhur duar e kembe,sepse u be i rrezikshem,ngaqe te gjitha kronikat e kohes,historite e gjyqeve,anekdotat e kafeneve i
shnderroi ne tregime te mahnitshem dhe beri shume armiq.Frances iu komplotua privacia e intimitetit diskret.Orgjite e nates ( se ai bente jete nate ) i shkruante diten duke i hapur petet lakrorit.Konteshat dhe markezet,kontet dhe duket,oficeret dhe komandantet trima,nuk ia falen laperdhite e tyre,dafrungat,tradhtite dhe pabesite,mekatet me te zeza,dashurite me te furishme,pasionet me turbulluese.Dhe semundja e tij ishte hakmarrja e tyre.Kushedi sa kane gezuar qe ai vuante.Pastaj i jane lutur zotit qe shkrimet e tij te harrohen shpejt.Cehovi vdiq duke pire shampanje dhe nuk i shpetoi fineses se tij te perkore dhe ajo zhurma banale e tapes qe kerciti si nje e shtene revolveri.Banaliteti dhe merzia meskine e provinces qe ai i talli,u hakmorren me kete "shkrepje"idiote ne fund te jetes.Mopasani pa pleq dhe coftina te shperfytyruara qe dergjeshin ne shtreter te piste.Ai pa mjerimin pa ngushellim.
Beketi jetonte ne nje vile madheshtore ne France.Buze ujrave.I ngopur me lavdi.Po i palumtur.Po pse valle i palumtur?Te kesh cmimin Nobel,para,autoritet te padiskutueshem dhe te vuash.Nga i vinte kjo hakmarrje?Nga fundi i jetes talenti i tij i madh kunder absurdit,kotesise dhe merzise u rrenua dhimbshem nga absurdi,kotesia dhe merzia.Ishte koha e hakmarrjes kunder shkrimtarit te madh.Kjo kohe ekziston gjithmone.Asaj nuk i shpeton dot.Ndjesia divine e perjetesise se shkrimeve,logos infinitus,shoqerohet pikellueshem nga perkohesia e njeriut vdeketar,se shkrimtari eshte dhe nje individ delikat i shoqerise njerezore.Ave Dominus!Dhe pikerisht ketu ze pusi hakmarrja.Ajo do te vije se s'ben.Nese nuk godet dot shkrimin,thelbin,ajo kerkon te shkaterroje trupin,ekzistencen.Bashke me te te pikelloje dhe shpirtin.
Beketi duhet te priste ne shtepine e tij shume adhurues,qe vinin nga te kater anet.Gruaja kenaqej,kalonte kohen,te aferm e miq llomotisnin gjera pa interes,ai cmendej,merzitej pa mase.Zhakline,Fransuaze,Zhozefine,Madame Puf,vishnjat e glikose se hidhur,papucet dhe sapuni Kamai.C'vika pas lavdise,permbushjes finale.Ai nderroi emer,identitet dhe u regjistrua ne nje azil pleqsh.Askujt nuk i interesoi ardhja e tij.Heshtja dhe vetmia e rrethuan nderkaq.Andej matane prisnin gjeniun,te shtepia e madhe buze ujerave,ketu s'pyesnin per te.Ai ishte askushi,nje njeri pa fare vlere dhe kjo cuditerisht e gezonte pa mase.Me ne fund kishte rene ne qetesi.Ishte njeriu i zakonshem,pa vemendje.C'endje te pafundme po provonte.Nuk e respektonin me.Nuk e duronin,se ishte nopran.Kepucet i mbante pa lidhese,flinte me dritare hapur,qe te degjonte zogjte mistike te nates dhe dallget.I mbushte muret me shenime,po ashtu dhe dyshemene,xhamat e dritareve.Padyshim i lojtur.Here pas here kthehej ne shtepi.Atje gjente shume njerez.Zhurme.Llomotitje.Njehere shkoi si njeri tjeter,i nderruar,si nje manjat kinse i varfer arti,nga ata milioneret qe fshihen pas zheleve,po megjithate bejne pershtypje.Uluni,i tha e shoqja tejet e kenaqur,e ngeshme per muhabet,priteni,ju lutem,ai eshte ketej rrotull.Me c'pune merreni,zoteri?Me glikanxo,nje lloj pije.Si e beni glikanxon,mund t'iu pyes?Ai ia shpjegoi.Ajo i tha tejet e kenaqur se mund te flinte aty,kishin plot dhoma te pazena.Me gjithe ate lavdi te madhe,te perbotshme,ishte i tepert ne shoqerine e te vegjelve.Zoti sikur ia sillte enkas,si ato mushkonjat e bezdisshme te veres qe s'ke c'u ben,si ato minjte e neveritshem qe pandehin se iu ke zene bimsat.
Sa njerez qe kishte ne ate shtepi te madhe!C'baterdi merzie e kotesie!Te gjithe pyesnin;Kur do te vije Samuel Beket?
Ai ndoshta mendonte se Duke pritur Godone kishte qene kodi i tij,me ate kod pat lindur.Dhe per fat kishte rastisur ne kohen dhe vendin e pershtatshem.Ndoshta aty e kuptoi mirefilli per te njeqinden here se me c'fare gruaje kishte jetuar kaq vjet dhe me c'njerez te kote e te merzitshem ishte mbushur bota.Godo nuk do te vinte kurre.
Kadare po perballet me nje hakmarrje me se shumti politike,nga njerez qe s'e kane lexuar.Atij i kane pergatitur dosjen.Rremojne neper rafte te vjeter te gjejne "pacavrat qe zune myk nder tempuj".I vetmi shkrimtar i madh ne bote qe ka nje dosje nga nje pjese e madhe e shqiptareve,te cilet ngulmojne ububushem qe Ismail Kadare,kandidat i perhershem,te mos e marre kurrsesi cmimin Nobel.Pra,shqiptaret nuk duan nje nobelist nga vendi i tyre.Kjo i torturon pa mase.Ndoshta kishte te drejte Konica kur thoshte se s'ka asnje shqiptar ushtar ,te gjithe jane kapedane.C'kohe patriotike kane ardhur!Adhurohet si totem martiri,jo me shkrimtari.Dhe babloket e cmimit Nobel,ata mjekroshet e gabuar,pa fare precizion,me keq se ata te cmimit vjetor te Ministrise se Kultures,Rinise dhe Sporteve te Shqiperise,gogesijne mbi dosjen dhe qeshin,madje gajasen,sepse kjo farse e dosjes nuk ka gjase te ndodhe as ne asgjekundistan.
Nje amerikan i qete me tha se Amerika e sotme nuk e kishte nje shkrimtar kalibri si Ismail Kadare.Une ia kthej se ne vendin tim ka shume shkrimtare qe jane me te medhenj se Ismail Kadare.Shkrimtare moderne,se Kadarese sipas tyre i ka ikur koha,madje eshte nje kufome e qelbezueme mu ne mes te rruges per lavdi.Ai shqyen syte.Ashtu mendojne ata,i them une.Madje kane arritur deri aty sa te thone se Kadare ka vrare njerez,ka zhdukur me arme nukleare e baktereologjike nje qytet te cuditshem si Gjirokastra.Ejani,thone ata,te shikoni qe ai s'ekziston me ne harte.Dhe kete e bejne qe te nxisin babloket e Nobelit te shfaqen ne Shqiperi,jo per Kadarene,po per vete.Dhe vertet Kadare e ka bere kete krim,po kjo s'eshte gje,ai ka gisht dhe ne sulmet terroriste te 9/11 ne Amerike.Ai e kuptoi mahine time dhe qeshi me trishtim.Po,kjo ishte hakmarrja per shkrimtarin.Kjo hakmarrje morbite po i vinte me nje dosje plot me firma shqiptaresh patriote qe atij kurrsesi te mos i jepej cmimi Nobel.Ketu eshte nyja Gordiane, te ky cmim i flamosur.Jo e merr,jo se merr Kadareja ate cmim.Na eshte bere cmimi Nobel si mustaqet e Celos.Tek e fundit s'na prishet gjiza qe babloket pa precizion te fjordeve, nuk e "qellojne" dot ne shenje Kadarene.
Ai e dinte me intuiten e gjeniut se dhe vete do ta kishte nje hakmarrje.Pa te nuk mund te shkonte ne Panteon,e kam fjalen, o shkrues te dosjes patriotike, per Panteonin kaq te rralluar boteror.
A ndjen pikellim Kadareja?Padyshim qe ndjen.Ai po merret me shtepine ne Gjirokaster,me arkitektin e saj,qe ka zbuluar aty nje burg. Shtepi me burg.Nje mendesi e vjeter e izolimit.Sa bukur tingellon per artin,sa hidhur per simbolin.Sa prane dhomes se leximit kemi patur burgun.Ai paska ekzistuar,pikerisht ne shtepine e Kadarese,si nje paralajmerim,si nje shenje e kesaj hakmarrjeje.Kete shtepi ai ia ka falur qytetit,botes, bashke me burgun.
Qofte nje shtojce lojcake e teatrale e guides turistike!
No comments:
Post a Comment