Vaid Hyzoti
Makina e zezë dhe me perde frenoi rrëzë këmbeve të mia.U trebë në çast,por mendova se është lojë e ndonjë shoku të vjetër,që sa nga malli,sa nga krenaria e të pasurit makinë e bënin shpesh këtë marifet.Dhe s’kishin faj:duke qenëe ndaluar pasja në pronësi personale e një automjeti për një periudhë gati 50-vjeçare,njeresve si duket,u duhej dhe po kaq kohë që të ambientoheshin me të kundertën.
-Na,more qorr,ku shkon?-dhe një krah i zgjatur parandalues më dha një të shtyrë rrëzë mjekrës-nuk e sheh që po zbret zoti Edison?Uff,çna plasën këto çeçenët që kan mbulu Tironën!
Nga dera e hapur u shtyt lart per ngritje një kokë e rrjepur,ku shkarazi mund të hamendsoj se për 2-3 muaj koka s’do t’i mbante më asnjë qime.Pastaj ushfaq kollarja e gjatë dhe e trashë që arrinte deri në mesin e ndarjes së këmbëve me njëra-tjetrën.E njoha:ishte Soni që kishte mbaruar me mua edhe liceun artistik për pikturë dhe Institutin e Lartë të Arteve.Ai ngriti doren shoqëruar me një buzëqeshje të madhe që i kapercente kufinjtë e gojës dhe supeve të tij të ngushta dhe shpejtoi drejt derës së restorantit ku e priste vetë pronari,një milioner shqiptaro-amerikan që kish blerë ‘për dy lekë”,siç thoshin,një goxha lokal në qendër të kryeqytetit.Dhe s’kish paguar lekë jo.As dollarë,por kish sjellë që përtej oqeanit faxse,makina shkrimi,banderola,flamuj,shaptilografe...”Jo,more,ka paguar edhe para”,ngulte këmbë dikush.Sigurisht që kishtë paguar edhe rushfete për shokët e partisë në pushtet,por derisa ishin të paligjëruara,ç’më duhet mua t’i permend.Soni u përqafua me milionerin dhe u tret pas xhamave të akullt e të padepërtueshëm,thua që i kishin lyer me dhjamin e ndonjë qengji të therur që mund t’i priste shtruar në lokal.
E dija,kisha lexuar nëpër gazeta që Soni ishte bërë i madh dhe më i besuari i më të madhit.Jo vetëm se ishte deputet(kishte 140të tillë),por ai kishte fuqi të të çonte ambasador ku të doje ti,mund të të jepte tendera,tokë në bregdet,fabrika(nese kishte ngelur ndonjë m.ë këmbë pas rrënimeve të shumta)që ti t’i bleje vetëm me letra me vlerë,pra gati pa shpenzuar fare....Sa per viza perëndimore...krejt e lehte...a do 100 ne ditë?Dhe flisnin mirë se ishte mjaft i komunikuesëm,i thjeshtë,shkurt:shpirt njeriu.
-Ky po,ky është djalë i mrekullueshëm!Me të tillë bëhet Shqipëria!-foli sa me veten aq dhe me mua një mesoburrë në krahun tim që akoma mbante lart dy gishtat që i kish harruar që kur i ktheu pershëndetjen Sonit.
- E njoh-ia ktheva ashtu kot,- e kam pasur shok të ngushtë.-Dhe krejt pa lidhje bëra një budallallëk dhe e pyeta:
-More a ka ndërtuar oxhak në restorant...a ka dhomë pritje me oxhak ky lokal?
Tjetri më pa me sy të çakarritur,më ktheu krahët dhe u largua.Sigurisht më mori për ndonjë të rrjedhur.Por mua s’di pse mu kujtua ajo shprehja e oxhakut që aq shpesh ma përmente gjyshi im.Ia kish thënë disa herë edhe Sonit.”Oxhaku s’behet buxhak!”,ngulte këmbë ai kur donte t’i vinte kapakun ndonjë muhabeti.Se pasi u bëmë aq shumë shokë me Sonin në të mesmen,e merrja shpesh në shtëpi për fund jave.Edhe im atë dhe sidomos gjyshi e donin shumë.Nëna limte gati ndërresat për të që të bënte dush dhe sajonte ndonjë gjë më shumë për Sonin.Dhe Soni e meritonte.Ishte i urtë,i dëgjueshëm dhe “shumë i pjekur” për moshën që kishte.Tregonte për familjen e tij në atë qytet të largët malor;i ati ishte nip i një Heroi Populli që e kishte vrarë mbreti(“S’e patën kuptuar në atë kohë mbretëninë,por si mbretënia nuk i vjen kurrë Shqipnise”sqaronte gjyshi im që pat punuar xhandar në kohë të Mbretënisë,por pat fituar davanë se doli edhe partizan më vonë në Luftën e Dytë),se sot i ati i Sonit qenka drejtor banke,se kulla e tyre paska qenë gjithjë kullë e parë dhe me...oxhak!Ja oxhaku më pat mbetur në mendje mua,se “oxhaku nuk u bëka buxhak”.
Vitet e të mesmes kaluan si pa u vënë re,por dhe në të lartën edhe Soni e fitoi konkursin.Vazhduam ta ruajmë shoqërinë,por ende s’kisha njohur asnjë të shtëpisë së tij,madje as baba-drejtorin që vinte aq shpesh sipas Sonit,me shërbim në Tiranë.Ndonëse më rrallë,Soni vazhdonte të vinte tek ne.Qe lidhur me një vajzë që studiomte për veterinari në Kamez dhe shumë kohë i kushtonte asaj. Por kujtoj mirë atë ditë dimri të vitit të fundit.Profesori kishte vendosur që javën e praktikës dimërore ta bënim në Veri dhe një ditë do të qëndronim tek qyteti i Sonit.Masat i morëm mirë se e dinim për dëborën e rënë.Ndalonim herë pas here dhe hidhnim me një frymë në kanavacë ato peizazhe mahnitëse,duke na ardhur keq vetëm për ketrat se ku do të gjenin ushqim tash që bora kishte mbuluar gjithçka.Bënte shumë ftohtë por mosha,shoqëria me shumë vajza që ishin në praktikë me ne...Teksa po afroheshim qytetit të Edisonit,ky ndërroi vend dhe erdhi u ul në sediljen time.”Lum si ti Soni ku je lindur e je rritur!Në keto male,mes kësaj bardhesie marramendëse,edhe pa pasur talent,bëhesh artist”,recitoi e frymëzuar deri në marri Laura,një shoqe e kursit.Soni nuk kishte kohë t’i jepte pergjigje.Tjetër shqetësim e brente.
-Dëgjo,se ty të kam shok.-mu drejtua mua syulët-Kur të mbërrijmë unë do t’u them shokëve që të vijnë për një vizitë në shtëpi,por të lutem...s’di në më kupton...të lutem ngul këmbë që të mos vijnë...
S’po e merrja vesh.Më lutej sinqerisht,kishte një brengë:
-Jo për ndonjë gjë,por ne këtej s’i kemi kushtet e kryeqytetit...si të them,se kam një shtëpi të vogël,bukë hamë akoma në sofër...Ja,keto dhe të tjera se ty të kam si vëlla...
Nuk doja ta lija më të vuante për të më shpjeguar mua kushtet e banimit,apo pse nëna e tij kurrë s’e hiqte shaminë prej kreje,ndonëse edhe unë për herë të parë i dëgjoja.I premtova të rrinte i qetë,se askush s’do të shkonte në shtëpinë e tij,se të gjithë ishin të lodhur dhe mezi prisnin të shkonin në hotel.
-Por unë dua ta takoj të paktën babain tënd,t’i çoj të falat e gjyshit.Se ti e di,s’mund t’i tregoj atij që erdha këtu dhe nuk takova asnjë nga prindërit e tu...
-Dakord,nesër pijmë kafe të tre tek turizmi.
Me shumë zhurmë u sistemuam ne hotel dhe Soni e bëri adetin e ftesës dhe unë ngula këmbë me zë të lartë:Ik,o Soni.për kokën tënde!Thuaj prinderve se të gjithë mirë jemi!Na lerë të pimë ndonjë gotë e të flemë si ketrat mbuluar me dëborë..
Soni nuk priti reagimet e të tjerëve,por u zhduk për të ardhur të nesërmen të më takonte me të atin.Ia kujtoj si sot tiparet,të folurën babait të Sonit,që të imponohej me mirësinë e tij.Me nofulla të gjera e të dalura,me një kolare të trashë si kjo që Soni kishte lidhur sot,me sytë e zgjuar,me thjeshtësinë karakteristike dhe plot kolor të shprehuri si burrat e atyre anëve që disa i kishim hasur në folklor e disa në ndonjë kronikë televizive.Më kenaqi që më pyeti me emër për të gjithë familjen time e sidomos për gjyshin. “Na jena të thjeshtë e të vojtur.Ka ca kohë që mbarova një kurs për ekonomi dhe bereqatvers kam fillue ne zyre,jam sportelist në bankë...”.Sonin e mbuloi e verdha,por s’beri zë.U ndava me të,por s’e dija që ngapak e ngapak më vonë Soni pa ndonjë shkak do të ftohej aq shumë dhe nga unë.
Emerimin për mua e dhanë ne një fshat në Veri,ndersa Soni...piktor animator në Kinostudio.Që atehere,kanë kaluar vite.Soni kishte marrë shtëpi në qender të Tiranes,pasi ishte martuar me vajzën e një drejtori drejtorie ne ministrine e Brendshme,ndërsa unë...nga mësues vizatimi me hapjen e kufinjve kisha marrë arratinë për në Greqi.Erdha vetem njeherë pas dy vitesh mërgimi.Më lajmëruan për vdekjen e gjyshit.Gjeta numrin në numrator dhe lajmërova Sonin për vdekjen dhe orarin e varrimit.U duk shumë i pikëlluar,më premtoi se do të bënte të pamundurën të vinte,por...
U ktheva prapë në Greqi,jo se po bëja ndonjë preokopi,por punoja si piktor nepër kisha,nxirrja diçka,se po të vazhdoja të punoja mësues...Ju e dini se mesuesi është katandisur...lëre mos e pyet.Në gazeta e në internet mësoja për zhvillimet politike në Shqipëri,ku emri i Edisonit lakohej gjithjë e më shpesh.Nuk kisha kurajon t’u thosha të tjerëve se e kisha patur shok fare të afërt,ndonëse një ditë u gjendëm thuajse përballë dhe gjithë mirësi më përshëndeti pa patur kohë të më jepte dorën.Shtëpinë në qendër e kishte dhenë me qera për një fondacion joqeveritar,kishte blerë edhe tre shtëpi të tjera si dhe dy vila:një në zonen turistike të Dajtit dhe një në gjirin e Lalzit ku siç thoshin ishte e ardhmja e turizmit.Sigurisht që Edisoni nuk kishte kohë të rrinte me mua një piktor kishash në Greqi,veçse sepse jam kurios të di në vilat e ndërtuara i ka me oxhak si kullat e qëmotshme?Nëse e dini, ju lutem më tregoni...
No comments:
Post a Comment